Menu

Reagim: RTK dhe Ministri Murati duhet të distancohen nga mashtruesit

User Rating:  / 0
PoorBest 

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar

Kryesia e Përkohëshme dhe Këshilli Nismëtarë i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, reagon ashpër kundër një grupi prej disa personave të cilët, jo për herë të parë, javën e kaluar dhe me datë 25.03.2017 në RTK, u prezantuan në emër të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.

Disa prej pjestarëve të këtij grupi inekzistentë, po shfaqen në publik duke i dhënë vetes epitete të ndryshme si "Kryetarë...", "Nënkryetarë..."etj., dhe të këtillët, po i gënjejnë dhe po i sjellin në lajthitje institucionet e ndryshme, përfaqësuesit e tyre, mediumet informative etj., qoftë duke i vizituar, dhe qoftë duke u prezantuar dhe duke komunikuar në emër të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.

Kërkojmë nga institucionet si dhe mediat në Kosovë, dhe kudo tjetër që të distancohen nga ky grup, sepse i bëjmë me dije të gjithë se këta persona nuk kan legjitimitet, dhe nuk e përfaqësojnë këtë organizatë që me sakrificë është duke u formuar, dhe po zgjërohet në mesin e diasporës shqiptare në Evropë dhe më gjerë, gjithnjë në të mirë të popullit dhe atdheut tonë.

Rasti më i fundit, është takimi që ky grup i cili po përpiqet t'i rrëmbejë meritat dhe aktivitetet e themeluesve të organizatës, bëri vizitë në Ministrinë e Diasporës së Republikës së Kosovës. Duke e mirëkuptuar ministrin z. Valon Murati, ngase jemi të bindur që ai nuk ka qenë në dijeni se po takohet me persona jolegjitim, kërkojmë nga kjo Ministri të cilën ai e drejton, që t'i demantoj këta mashtrues, të cilët e kanë vënë në lajthitje këtë institucion qeveritar, dhe vetë ministrin Murati.

Gjithashtu, kërkojmë nga Radiotelevizioni Kosovës (RTK) që të reagojë publikisht përmes një deklarate rreth informatës së dhënë për vizitën e këtij grupi në Ministrinë e Diasporës, pasi që menagjmenti dhe bordi i RTK-së, tashmë janë të informuar me kohë lidhur me të vërtetën, pra, lidhur me grupin - fantom që po paraqitet në emër të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.

RTK, nuk është hera e parë që, po u jepë hapësirë të kë tillëve që po përpiqen t'i përvetësojnë atributet e organizatës sonë. Shprehim indinjatën e hapur, sepse RTK si medium publik, me qëllim, pra duke e ditur të vërtetën, po e dëmton Lobin Euro-Atlantik Shqiptar me hapësirën informative që po u jepë, pa asnjë të drejtë atyre që s'janë askush tjetër, veqse një grup i vogël manipulatorësh dhe shantazhistësh.

Ju informoj se, Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, është i themeluar më 20 shkurt 2016 në Gjermani, dhe se aktualisht, vepron në 7 shtete dhe jemi në përgatitje edhe në shumë shtete tjera si në Europë, Azi, në SHBA dhe Kanda ti themelojmë degët në mënyrë që të përgatitemi për Kongresin mbarëkombëtarë. Dëshmi e ekzistimit të ligjshëm të kësaj organizate, është çertifikata e dhënë nga organet shtetërore të Gjermanisë me nr. 402016203599 si dhe është në regjistrim e sipër në të gjitha vendet ku edhe ekziston dhe vepron.

Skenderbeg Klaiqi
Kryetarë i Këshillit nismëtarë i
Lobit Euro-Atlantik Shqiptar
27.03.2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm