Menu

Edhe kështu ndihmohej populli dhe lufta më 1998/99

User Rating:  / 0
PoorBest 

Përveç mjeteve materiale cilat grumbullonim për shëndetësinë, arsimin... Më fillimin e luftës, jo vetëm me mjete materiale, por edhe me veshmbathje ndihmonin popullin dhe luftën tonë të drejtë...

Shkruan: Xhafer LECI, Wendlingen, 24.4.2017

Në gazetën lokale „Teckboten", 07.11.1998, Kirchheim/Teck, të Gjermanisë shkruante:

Veshmbathje për njerëzit në Kosovë

Në Kosovë dimri është në prag dhe rreth 300 mijë njerëz sipas të dhënave të LDK-së Qendra Informative e Kosovës (QIK), ishin në ikje e sipër dhe pa kulm mbi kokë. Për këtë arsye LDK në Kirchheim, së bashku me SHKSH "Kadri Zeka", e në bashkëpunim me Diakoni Baden Württemberg, Stuttgart, tubon-mbledh veshmbathje (para së gjithash rroba dimri), këpucë, thasë për fjetje, batanije, etj. Këto mund të dorëzoheshin në Kirchheim, Rr. Wider-holt nr.8 (Vokthaus-te shtëpia e Voktit), duke filluar nga e hëna e deri të premten nga ora 16.00 deri 19.00 si dhe të shtunën nga ora 12.00 deri 16.00 Grumbullimi zgjat nga 9 nëntori e deri më 4 dhjetor.

Informatat: Xhafer Leci, telefoni: 07024/8302, Qemajl Morina, tel: 07021/735452, si edhe Diakonia, në Stuttgart, Telefoni: 0711/1656238

* * * * *

NDIHMAT

Transportimi për veshmbathje në Kosovë është shpërndarë në Prishtinë

Gazeta „Teckboten", 13 mars 1999, f. 19, Kirchheim/Teck shkruante:

Në fund të vitit të kaluar shumë organizata edhe në Kirchheim/Teck, thirrnin për ndihmë Kosovës. Shumë tonelata veshmbathje, këpucë, batanie si dhe mbulesa janë dërguar në Prishtinë dhe iu janë shpërndarë të përndjekurve.

Për këtë ndihmë të madhe falënderojnë nismëtarët. Dimri i sivjetmë ishte njëri ndër dimrat më të egër në 20 vjetët e fundit. Shumë njerëz, për shkak të luftimeve, u detyran t'i lënë vatrat e tyre dhe rrezikohet të ngrihen nga të ftohtit. Mbi 230 mijë burra, gra dhe fëmijë janë në ikje. Në këtë situatë, thirrnin shumë organizata që t'i ndihmojnë të përndjekurit. Dega e Diakonisë në Württemberg mblodhi veshmbadhje të nxehta, këpucë, batanie, mbulesa krevatësh, jogi.... Qendra për grumbullimin e tyre gjendet në Herrenberg.

Katërdhjetë tonelata gjësende janë ngarkuar dhe kanë udhëtuar nga Austria për në Kosovë. Karitasi i Vjenës ka bërë organizimin e transportit, pa pasur ndonjë problem nëpër kufij. Në Kirchheim grumbullimi për veshmbathje u organizua nga LDK-ja me seli në Kirchheim dhe me SHKSH "Kadri Zeka", si dhe me "Asyl Kreis" me zyrtarët e rrethit të azilkërkuesve.

Ashtu si na shpjegon kryetari i Aktivit të LDK-së për Kirchheim, Xhafer Leci, janë grumbulluar 630 paketa, rreth 7 tonë gjësende të për-bashkëta, ndërsa arkëtari Qemajl Morina na tregon se ai ka kontaktuar me anë të telefonit me udhëheqësit e selisë qendrore të Shoqatës "Nënë Tereza" në Prishtinë dhe se atje kanë arritur ndihmat dhe kanë filluar të shpërndahen në vendestrehimet ku janë vendosur të përndjekurit. Nga Herrenberg-u dhe Stuttgart-i për Prishtinë janë nisur edhe kamiona tjerë me nga 20 tonë me makarona, vaj, sheqer, etj të cilat janë finacuar na dhuruesit e Diakonisë gjermane. Për ndihmën e madhe dhe shumë të nevojshme janë falënderuar të gjithë të strehuarit kosovarë me fjalën "Faleminderit shumë" (Vielen Dank).

Edhe anëtarët e kryesisë të Aktivit të LDK-së Leci e Morina janë falënderuar shumë të gjithë atyre që dhuruan, që dhanë ndihma nga Kirchheim-i me rrethinë, si dhe drejtuesve të komunës, të cilët na dhanë në shfrytëzim një dhomë-lokalë për grumbullimin e artikujve të nevojshëm.

Nga gjermanishtja Xhafer Leci

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm