Menu

Provokime serbe në fshatin Martinaj të Plavë Gucisë

User Rating:  / 0
PoorBest 

Fshati Martinaj i Plave Guci është vendbanim që historikisht ka qenë i banuar tërësisht me shqiptar autokton. Në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar mbretëria okupuese Jugosllave kishte sjell ca kolon serb në vendbanime shqiptare në Plave Guci me qellim për të ndryshuar strukturën etnike në vendbanimet shqiptare të kësaj ane. Për të joshur kolonët që të qëndrojnë dhe për të kryer misionin e vet të okupatorit serbëve ardhacak u dhuronte tokat e shqiptarëve të përzën me dhunë ose të përndjekur nga okupuesi i ri në këtë krijesë artificiale të njohur si Jugosllavia mbretërore.

Nga fotoja që ilustron këtë shkrim shihen ca krijesa njerëzore te cilët jan futur në një kafaz (themelet e një kishe kinse inegzistente serbe) në qendër të fshatit Martinaj, dje me datën 12 Maj 2017. Toka ku këta zotëri pretendojnë, është pronë shekullore familjes Prelvukaj e trashëguar ndërshekuj brez pas brezi nga vëllazëria Prelvukaj. Në fakt gjat okupimit të mbretërisë Jugosllave në tokat e vëllazërisë Prelvukaj, pushteti okupues në fshatin etnikisht të pastër Martinaj kishin tentuar për të ndërtuar një objekte të kishës ortodokse serbe, objekt ky i cili nuk arriti te përfundohej kurrë.

Në vitin 2013 ultranacionalistet serb kishin bër po të njëjtin provokim sikurse dje ne Martinaj ku me ndihmën e policisë kishin hyr në fshat me ç'rast banoret e fshati Martinaj patën reaguar ashpër ku policia malaziase pat arrestuar 23 banor të fshatit.

Provokimi i radhës është edhe një presion shtesë ndaj banorëve shqiptar të mbetur aty, se shteti malazias mund të bënë çka të dojë, dhe se shqiptaret janë dhe po ndihen si qytetar të dorës se dyte, dhe në presion të vazhdueshëm në forma të llojllojshme në mënyrë që të dekurajohen për te qëndruar në trojet e tyre stërgjyshore.

Shqiptarët në vendlindje dhe në diasporë duhet të koordinohen që këtyre veprimeve provokuese të u vije fundi dhe se interesi kombëtar është mbi interesin individual dhe partiak, dhe se kur të cenohen vendbanimet shqiptare jemi të cenuar dhe të rrezikuar që të gjithë pa dallim. /Esad Gjonbalaj

Martinaj 12 Maj 2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm