Menu

Anketa: Roli i mësimeve për fenë në motivimin për studime dhe sukses në jetë!

User Rating:  / 0
PoorBest 

Teologjia është prej shkencave të vjetra të historisë së njerëzimit, mbase e para kjo duke qenë që besimi fetar është ardhur që me njeriun e parë.

Përgjatë historisë në raport me fenë njerëzit janë grupuar në: fetar, jo fetar dhe antifetar. Të gjitha këto grupe janë dëshmi në dobi të fesë përderisa. Sot shumica e shkencëtarëve perëndimor janë njerëz fetar! Veç myslimanët dhe të krishterët përbëjnë 2/3 e popullsisë botërore.

Botërisht edhe tek gjithë njerëzit me nivel elementar të edukimit është njohur roli pozitiv që ka feja në jetën e njeriut.

Një e anketë e realizuar me një grup të ish kursistëve të mësimeve për fenë nga fshati Lloshkobare i Ferizajt, që këto mësime kanë nisur në vitin 2007 e disa vite më radh, ndërkohë që anketa është realizuar në vitin 2017 kanë treguar praktikisht se si feja ka luajtur rol pozitiv në edukimin e tyre dhe në përpjekjet e tyre për tu bërë njerëz më të mirë.

Dhjet vite pas ku prej tyre kishte që ishin në përfundim të studimeve master e më poshtë, biznismen e deri që kishin themeluar familje janë përgjigjur pyetjes 100% në atë se kurset e mësimeve për fenë që kishin nisur dhjet vite më parë kanë luajtur rol për t'u bër ë njerëz më të mirë.

67% të respodentëve kanë thënë se kurset e mësimeve për fenë kanë luajtur shumë rol të madh në rrugën e tyre për të qenë të sukseshëm në jetë ndërsa 33% kanë thënë se roli i fesë në rrugë ne suksesit ka qenë mesatar.

Për sa i përketë ndikimit të këtyre kurseve për fenë për të qenë të sukseshëm në studime pozitivisht i janë përgjigjur 59% ndërsa se në këtë fushë këto kurse kanë luajtur roli deri diku kanë thënë 41% të respodentëve.

Ajo që dihet është se kurset e mësimeve për fenë në nivel Kosovës organizohen pa plan-mësimor të harmonizuar dhe organizuar dhe janë krejtësisht sporadike. Ndërkohë në këto kurse që prej fillimit mësimdhënësi i këtij grupi të kursitëve Gentian Jetishi ka përdorur metoda bashkëkohore të mësimdhënies të përshtatura nga ato të fitura në studimet në Fakultetin Filologjik – Gjuhë dhe Letërsi Angleze.

Se metodologjia e mësimdhënies e përdorur në këto kurse ka pasur efekt shumë të madh 61% janë përgjigjur pozitivisht ndërsa deri diku 33% ndërsa krejt pak 6%.

Përndryshe respodentët kanë ndarë si momente të veçanta nga këto kurse këshillat praktike nga fusha e etikës, tregime motivuese, aktivitetet sportive, programe, videot motivuse, shoqëria dhe vëllazëria e formësuar e të ngjashme.

Kjo anketë është realizuar më 5 Qershor 2017.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm