Menu

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani dekoron boksierin Erzen Rrustemi me dekoratën "Mjeshtër i madh"

User Rating:  / 0
PoorBest 

Në ambijentet e Presidencës së Shqipërisë, u mbaajt ceremonia e dorëzimit të dekoratave nga ana e Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani, për sportistët e merituar, e ndër ta edhe boksieri i peshave të rënda dhe supertërënda Erzen Rrustemi, Kampion bote në versionin WBF, ngjarje që u zhvillua më 15 qershor të këtij viti.

Në ceremoninë e zhvilluar, lidhur me dekorimin e Erzen Rrustemit, në arsyetimin e Presidentit Bujar Nishani, mbështetur në dekretin 10451, të datës 13, qershor të vitit 2017 thuhet:

"Presidenti Nishani dekoron zotin Erzen Rrustemi me Titullin "Mjeshtër i madh"

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dt. 13/06/2017, nr. dekreti 10451 zotit Erzen Rrustemi Titullin "Mjeshtër i madh" me motivacionin: "Për veprimtarinë e tij të suksesshme si boksier, si dhe rezultatet e tij të larta të arritura në këtë sport, duke ngritur lart emrin e kombit shqiptar me titullin e Kampionit të Botës."

Në këtë ceremonin të organizauar nga Presidenca Shqiptare, me rastin e dekorimit të Erzen Rrustemit me Titullin "Mjeshtër i madh" ishin të pranishëm familjar të Erzen Rrustemit, miq, sportëdashës dhe përkrahës të këtij sportisti nga Shqipëria, Kosova, Presheva e Maqedonia.

I impresionuar dhe entuziazmuar me këtë Titull, Erzen Rrustemi, në postimin e tij për opinion shprehet:

"Më lejoni tju njoftoj dhe njëkohësisht përmes jush ta falënderoj Presidentin e Shqipërisë, z.Bujar Nishani i cili, me 15 qershor 2017, më dha Urdhërin: MJESHTËR I MADH, si mirënjohje dhe falëmnderim që i solla Shqipëris dhe shqiptarve titullin Kampion Bote (W.B.F) në peshat e rënda.

Ishte kënaqësi dhe privilegj i rrall të vlersohesh nga njeriu i parë i shtetit shqiptar.

Me këtë rast, Presidentit Nishani, si një figurë unike e Kombit, i uroj shëndet dhe angazhime të mëtejmë në misionin e tij të shejtë, afirmimin e Shqipëris dhe shqiptarëve kudo në Botë.

I juaji Erzen Rrustemi".

Kariera e Erzen Rrustemit ka këtë rrugëtim deri në majet e boksit profesionist duke arritur deri në titullin e kampionit të botës në versionin WBF.

Debuton kundër hungarezit Attila Toth me 07.04.2012, ne Elzach te Baden Wurtenberg-të Gjermanisë ku shënoi fitoren e parë me TKO, për të vazhduar me:

- Më 24.02.2013 kundër turkut Muhammed Ali Durmaz në Lucern –fitore me TKO

- 13.04.2013 kundër boshnjakut Sanid Imamoviq në Elzach te Baden Wurtenberg, fitore me TKO

- 12.10.2013-kundër kroatit Josip Jallushiq në Regensburg-Gjermani me ndërprerje;

- 12.04. 2014, kundër boshnjakut Marko Çoliq, në Elzach-Gjermani, me ndërprerje;

- 26.04.2014 kundër boshnjakut Asmir Imamoviq në Bucks të Zvicrrës fitore me TKO;

- 29.11.2014 kundër rumunit Vasile Dragomir në Elzach-Gjermani, fitore me TKO;

- 09.05.2015 kundër boshnjakut Nemanja Kragul në Niedersachen-Gjermani, fitore me TKO;

- 27.06.2015 kunër turkut Ata Dogan në Nordrhein-Gjermani fitore me ndërprerje;

- 24.10.2015 kundër serbit Aleksandar Todoroviq, në Hamburg-Gjermani-fitore me pikë;

- 23.04.2016 kundër argjentinasit Miguel Angel Mino në Burgdorf-Zvicër shënoi fitore me KO dhe së fundmi, më datë 18 mars të vitit 2017, për titullin vakant për Kampionj bote në versionin ËBF, shpalosi vlerat, aftësitë dhe shkathtësitë e tij në ringun e qytetit Aarhus të Danimarkës, u ngjit në ring kundër argjentinasit Ricardo Humberto Ramirez, shënoi fitore me KO dhe u shpall KAMPION BOTE për peshat e rënda në versionin WBF.

Tiranë, qershor 2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm