Menu

Albin Kurti - Kujtime nga burgu

User Rating:  / 0
PoorBest 

Albin Kurti në burg

"Kur kam qenë në burg, bashkë me mua në burg ka qenë një djalë shumë i mirë që e ka pas emrin Rrahim Mirena. Rrahim Mirena ka qenë bashkë me mua edhe në burgun e Nishit edhe në burgun e Pozharevcit. Ai ka ardhur prej burgut të Dubravës, ku e ka përjetuar masakrën e Dubravës, e edhe në burg ka qenë i plagosur. Një djalë i jashtëzakonshëm, që nuk i kish gajle plagët e veta, por iu ndihmonte të torturuarve dhe të plagosurve të tjerë.

Të plagosur në Serbi, e kanë rrahur dhe e kanë torturuar. Ai ka dalë disa muaj prej burgut para meje. Kur ka dalë prej burgut, ka shkuar dhe e ka vizituar familjen time dhe iu ka thënë që Albini është mirë. Kur unë kam dalë prej burgut e kam vizituar Rrahimin dhe jam takuar me të. E kam takuar edhe një herë në vitin 2002 dhe për shumë vite, nuk e ka takuar më. Në vitin 2009, pas 7 vjetësh që e kisha takuar për herë të fundit, e pashë emrin e Rrahim Mirenës.

E pash emrin në gazetë, sepse bashkë me krejt familjen e tij, edhe me fëmijë, edhe me gruan e tij, është mbytur në lumin Tisa, midis Hungarisë dhe Serbisë.

Merreni me mend se çfarë sikleti duhet me pas njeriu, që pas krejt torturave që i ka përjetuar në Serbi, pas plagosjes në masakrën e Dubravës, pas torturave edhe si i plagosur, duhet me i marrë gruan e fëmijët, e me u mbërthy nëpër Serbi prapë, për ta kaluar lumin Tisa, e mos me mujtë me dalë në Hungari, por në dimrin e ftohtë të vitit 2009 me mbetë i vdekur me grua e me fëmijë. Kjo nuk është fatkeqësi natyrore. Kjo është keqësi politike! Këta politikanë të mbrapshtë me modelin e tyre të mbrapshtë po i detyrojnë qindra e tash edhe mijëra shqiptarë ta lëshojnë Kosovën, thua se jemi nën okupim, thua se jemi prapë në luftë."

Albin Kurti

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm