Menu

Përse nuk u mbajt mbërmja muzikore e Zanfina Ismajlit në Kumanovë?

User Rating:  / 0
PoorBest 

Përse nuk u mbajt mbërmja muzikore e Zanfina Ismajlit në Kumanovë?

Kumanovë, 25 tetor - Fansat e Zanfina Ismajlit në Kumanovë janë zhgënjyer të premtën. Ishte planifikuar që të mbahej një mbrëmje e këngëtares nga Prishtina, bashkë me këngëtarin Xhezair Elezi dhe Dj Jemesiz -Z, por gjithçka u përmbys për shkak se ndeja u anulua.

Aryseja e deklaruar nga Jetoni, organizatori i mbrëmjes, tha se ishte mungesa e rrymës. I pyetur nga "Zhurnal", ai ka shpjeguar se mbrëmja rinore është anuluar në momentin e fundit për shkaqe objektive të ndërprerjes së rrymës.

"Një ditë më parë kemi kontaktuar me menaxheren e Zanfinës që të mos vijë kot për mbrëmja rinore, sepse në zonen ku është Clubi, nuk kishte rrymë. Megjithatë, mbrëmja rinore është mbajtur pasi që rryma pak para orës 8.30, është vënë në funksion me insistimin tim te zyrtarët e EVN-së", ka deklaruar ai.

Ndërkohë, pronari kishte vendosur që koncertin ta mbajë vetëm me Xhezair Elezin.

Në anën tjetër, këngëtarja Zanfina Ismajli është shprehur e shgënjyer për faktin se u anulua koncerti i saj në Kumanovë.

"Unë isha e gatshme të shkoja sepse isha shumë e entuziazmuar që do përformoja para publikut kumanovar, por një natë më herët organizatori më tha që ka tre ditë që në gjithë Kumanovën nuk kishte rrymë. Mua ky pretekst mu duk shumë i dyshimtë dhe kur e vërtetova që në tërë Kumanovën kishte rrymë. U informova se ai asnjëherë s'e kishte tërhequr reklamën për koncertin, si në Facebook ashtu edhe në posterë në qytetin e Kumanovës, u zhgënjeva shumë se ende ka njerëz të tillë që duan ta mashtrojnë publikun duke përdorur emrat tanë", ka sqaruar Zanfina Ismajli, për "Zhurnal".

Ndërsa, organizatori thekson i ka dalë borxhit Zanfinës për shkak se e ka paralajmëruar një ditë më parë. Ai shpjegon se asnjëherë deri tash nuk i ka ndodhur që të ketë probleme, ndërkohë që ka pasur bashkëpunime me yje të mëdhenj të estradës.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm