Menu

Exklusive: Këngëtarit kosovar Labinot Tahiri i ndalohet hyrja në Maqedoni

User Rating:  / 0
PoorBest 

Labinot Tahiri

Yllit të estradës shqiptare Labinot Tahiri i ndalohet hyrja në Maqedoni.

Agjencia "Zhurnal" ka siguruar ekskluzivisht vendimin për ndalimin e hyrjes në vendin tonë të këngëtarit të njohur kosovar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19 e 46, në pikën kufitare "Bllace".

Shkaqet e vërteta të ndalesës nuk bëhen të ditura, por mendohet se ajo pason deklaratat politike të këngëtarit lidhur me dënimin e të akuzuarve në procesin gjyqësor "Monstra", bërë gjatë muajve të verës.

Zyrtarisht, në vendim thuhet se shkaku i ndalesës është mospërmbushja e kushteve për hyrje në Maqedoni, sipas Ligjit për Shtetasit e Huaj.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm