Menu

Valbona Peraj merr "Çmimin e Publikut" dhe "Artistja me Performancë të Shkëlqyer"

User Rating:  / 0
PoorBest 

Ajo ishte ndër këngëtaret që u duartrokit më shumë në këtë Festival. Këngët e saj, sharmi, veshja por dhe mënyra e komunikimit me publikun e kanë bërë atë të veçantë në këtë event. Mund të themi se Peraj është e vetmja këngëtare veriore që e ka ndjekur këtë Festival qysh në çeljen e tij të parë. Për karakteristikat e zërit, për këngët specifike, ajo është e privlilegjuara e këtij Festivali deri në arritjen e moshës 10-vjeçare. Sexi, elegante, serioze kur duhet, Valbona në skenë duket tjetër njeri. Arti për të kërkon shumë cilësi.

Valbona Peraj

Ja si shprehet ajo për këtë sukses të ditëve të fundit:
Do doja të falënderoja organizatorët e këtij evenimenti të përvitshëm "Unionin Artistik të Kombit Shqiptare", ku ky sezon ishte 10 vjetori i saj, por mbi të gjitha do doja të falënderoja publikun e Sarandës që më mbështeti për 3 net radhazi me duartrokitjet e tyre si dhe jurinë që më vlerësuan si "Artistja me Performance të Shkëlqyer" si dhe me "çmimin e publikut".

Përzemërsisht Faleminderit!

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm