Menu

Elmedina Berisha, vajza që po trondit ekranet e Europës sot

User Rating:  / 1
PoorBest 

Elmedina Berisha

Bukuroshja 16-vjeçare e lindur në Malishevë të Kosovës e cila sotë jeton në Slloveni është bërë figura më e dashur për ekranet dhe revistat e modës në Europë. Vajza që po studion për Juridik në Slloveni ka zgjedhur të konkurojë me bukurinë e saj dhe ka marrë disa çmime në Europë dhe Botë.

Elmedina Berisha

E fundit ku ka marrë pjesë është në spektaklin Miss Shqipëtarja në botë.

Në këtë konkurim është shpërblyer me çmimin Miss Buzëqeshja dhe është rradhitur në vendin e 5-të. Tani vajza po merr pjesë në spektaklin Miss Sllovenia. Prej 600 vajzave që kanë konkuruar, janë përzgjedhur vetëm 12, në mesin e të cilave është edhe Elmedina Berisha, vajza Shqipëtare nga Kosova.

Elmedina Berisha

Pra Nata finale do të jetë më 18 Shkurt mes 12 konkurenteve, ku bukuroshja Shqipëtare nga Kosova pritet të kurorëzohet me një tjetër çmim. Por këtë radhë asaj do ti duhet ndihma e çdo Shqipëtari në Slloveni.

Elmedina Berisha nuk do të ndalojë këtu, ajo është pranuar të marrë pjesë edhe në spektaklin Miss Diaspora që do të zhvillohet me vonë në qytetin e Prishtinës në Kosovë.

Emri Toçilla, 13/02/2017 Tiranë

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm