Menu

Kanadaja, ky vend i hokejit në akull

User Rating:  / 1
PoorBest 

Simboli i 'Canadiens' në një zyrë në Montreal

Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada - Kanadaja është shpallur në dy lojrat e fundit olimpike dimërore, kampione në hokej si për meshkuj dhe për femra. Rivali kryesor në të dy këto dy aktivitete prestigjioze të sportit botëror, ka qenë ekipi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndonëse, Kanadaja në Ligën Kombëtare të Hokejit (National Hockey League) ka vetëm 7 ekipe dhe ShBA-ja 23, kanadezët në shkallë kombëtare kanë qenë të pamposhtur...

Hokeji në Amerikën e Veriut

Për dikë të lindur dhe rritur në Europë, futbolli (soccer) është sporti më popullor. Në disa vende europiane hokeji  ose nuk njihet ose njihet e luhet shumë pak, përveç vendeve skandinave.  E pra, europianët e emigruar në Amerikën e Veriut duhet të rikonsiderojnë sportet që ushtrohen në atdheun e tyre të dytë. Kështu në Shtetet e Bashkuara por pjesërisht edhe në Kanada, futbolli amerikanë ka përparësi ndaj sporteve të tjerë. Por, veç këtij sporti duhet shtuar bajzbolli (baseball) dhe basketbolli. Sidoqoftë, mendoj se në Kanada, hokeji (hockey – shqiptohet hoki në Kanada dhe Haki në Shtetet e Bashkuara) zë vendin kryesor. Dhe nuk mund të ndodh ndryshe në një vend ku edhe fjala ftohtë, nuk e ka forcën e duhur për të shprehur temperaturat e ulëta që sundojnë në këtë pjesë të globit në muajt e dimrit.

Në Montreal, hoekeji është mbreti i sporteve dhe ekipi i tij "Canadiens" është një nga ekipet më të nderuara të krejt  ligës së hokejit me 24 kupa STENLEY në inventarin e tyre. Më e fundit është në sezonin 1992-1993. Në këtë vit, ekipi i Montrealit është i vetmi nga ekipet kanadeze që mundi të përfaqësohet në seri. Në këtë kontekst, ekipi i Montrealit ka mbështetjen jo vetëm të provincës së Kebekut por edhe të gjithë Kanadasë.

Hokeji ky sport bashkues

Me ardhjen e pranverës, fillojnë edhe takimet në seri në ligën e hokejit. Çdo ekip ka mbështetësit e vetë që i ka gjithë vitin në arenat e hokejit por sezoni i serive merr ngjyra të veçanta kuptohet për ekipet që ia dalin të futen në seri. Kur fillojnë seritë, flamujt e ekipeve i shikon nëpër makina, në dyqane, në restorante e sidomos në baret sportive që krijojnë një ambient feste. Hokeji i bashkon të gjithë, në atë pikë që ai kalon barrierat e gjuhës, kulturës, origjinës kombëtare, fesë dhe karakteristika të tjera që mund t'i ndajnë njerëzit. Madje, jo rrallë, këtu në Montreal, thuhet se hokeji dhe besimi tek ekipi vendas është një fe më vehte. Por, mund të themi me siguri se ekipi vendas, sidomos me fitoret e tij, ndikon në moralin e gjithë banorëve, jo vetëm të Montrealit por të gjithë provincës dhe më tej.

2014

Montreali, siç thash është ekipi i vetëm kanadez që mundi të hyj në serit e këtij viti dhe në fillim i ra shorti të ndeshet me Tampa Bay të cilin e eleminioi me 4 ndeshje. Por, në turin e dytë Montreali u ndesh me rivalin e saj më të madh në historin e hokejit që është Bostoni. Të dy ekipet janë ndeshur jo pak por 34 herë vetëm në seri dhe nga këto 9 herë është shkuar në ndeshjen e fundit pra në ndeshjen e shtatë. Edhe këtë vit, rivaliteti ishte i jashtëzakonshëm dhe ngase Boston ka ekipin më të mirë në ligën kombëtare, ndeshja mes montrealit dhe Bostonit ishte si ndeshja e Davidit me Goliatin. Dhe si jnë rivalitet historik ai shoqërohet me tensione, me fyerje, me luftë nervash, me luftë psikologjike, brenda dhe jashtë arenës. Dhe Davidi ... fitoi.

Tifoz të 'Canadaiens' e kanë 'shkatërruar' ekipin e Bostonit para fillimit të ndeshjes numër 7

Sezoni i serive është në gjysmën e tij dhe ekipi që do fitoi 8 ndeshje nga tani shpallet dhe kampion. Të gjithë e shpresojnë dhe e urojnë. Ne që jetojmë në Montreal dhe Kanada, urojmë që Montreali, të rishijoj fitoren pas kaq e kaq viteve por nëse nuk mundet, ne shpresojmë vitin tjetër e vitin tjetër. Rëndësi ka që ky sport të n'a dhuroi si deri tani, emocione dhe energji pozitive.

Allez, allez, allez / allez Montréal!

Go Habs Go!

Ajet Nuro
Montreal 16 maj 2014

 

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm