Menu

Jahjaga, Thaçi e Sali Berisha krenohen me Xherdanin

User Rating:  / 1
PoorBest 

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i është gëzuar het-trikut të Xherdan Shaqirit kundër Hondurasit që e kualifikoj Zvicrën në 1/8 e finales së Botërorit.

"Hat-Trick në Kampionat Botëror! Xherdan Shaqiri kujdes me zemrat tona! Urime dhe faleminderit të gjithëve për kujtimet që i dhuruat Kosovës sonte", ka shkruar presidentja në Facebook.

Goli i Xherdanit Shaqirit kundër Hondurasit e ka bërë krenar edhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Hashim Thaçin.

"Krenar me shqiptarët në Botërorin Brazili 2014. Krenar me Xhakën, Mehmedin, Xhemajlin, Behramin dhe Shaqirin që shënoi një supergol kundër Hondurasit", ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sali Berisha:

"Xherdani superylli i boterorit sot!

Te dashur miq, sot superylli i boterorit ishte Xherdani me 3 gola ne ndeshjen e Zvicres me Hondurasin. Na beri krenare! Urime Zvicres, urimet me te perzemerta Xherdanit!! sb".

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm