Menu

10 zbulimet e Botërorit

User Rating:  / 1
PoorBest 

Foto nga hapja solemne e Botërorit në Brazil

Botërori që po përfundon ka qenë një mundësi ideale për shfaqjen e disa talenteve.

Përpos që i përfaqësuan vendet e tyre, ata ia panë hairin këtij evenimenti, pasi dolën në pah dhe tash skuadrat e njohura evropiane i kanë drejtuar sytë kah ta.

E përditshmja franceze “L'Equipe” e ka publikuar listën prej 10 zbulimeve më të mëdha të Botërorit, e cila përfshin pesë futbollistë jug-amerikanë.

1. Héctor Herrera – Edhe pse Meksika u eliminua herët nga Botërori, pati futbollistë që ranë në sy. Njëri prej tyre ishte edhe mesfushori i Portos.

2. Rais M'Bolhi – Nëse Algjeria arriti deri në të tetën e finales, duke shënuar sukses historik, pa dyshim se meritat më të mëdha i ka portieri M’Bolhi.

3. Enner Valencia – Të gjithë ishin fokusuar tek Antonio Valencia, por një tjetër Valencia u shqua tek Ekuadori në Botëror. Ishte sulmuesi Enner, ai i cili u dallua tek kjo skuadër.

4. Divock Origi – Belgjika u eliminua në të tetën e finales, por zbuloi yje të reja. Njëri prej tyre ishte edhe sulmuesi i ri i Lilles, i cili e shënoi gol ndaj Rusisë në fazën e grupeve.

5. Fabian Johnson – SHBA-të bënë sensacion në Botëror, duke u kualifikuar në të tetën e finales. Nëse ekipi i Jurgen Klinsmann arriti deri këtu, merita ka edhe mbrojtësi i krahut.

6. Gary Medel – I njohur si mesfushori, futbollisti kilian u rikthye prapa gjatë Botërorit, duke shfaqur siguri në mbrojtjen kiliane.

7. Christian Bolaños – Kosta Rika ishte njëra prej mrekullive të Botërorit. Dhe, meritat më të mëdha për këtë i ka mesfushori i Copenhagen.

8. Joel Campbell – Arsenali nuk besoi kurrë tek ai. Mirëpo, ai tregoi se e meriton një vend në ekipin e Arsene Wengerit.

9. Daley Blind – Ishte futbollisti që e mbajti komplet krahun e majtë të mbrojtjes holandeze. Në defanzivë i sigurt, në ofanzivë kontribuoi me topa.

10. Ahmed Musa – E rivalizoi Lionel Messin, në ndeshje me Argjentinën, duke realizuar dy gola, po aq sa “Pleshti”. Sulmuesi i CSKA Moskës ishte njëri prej zbulimeve më të mëdha.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm