Menu

Aleanca KuqeZi protestë para FSHF dhe FKF: Duam, 'Një Komb, Një Kombëtare'

User Rating:  / 0
PoorBest 

Aleanca KuqeZi dje në të njëjtën orë në Tiranë dhe Prishtinë ka protestuar njëkohësisht në Shqipëri dhe Kosovë duke prezantuar projektin "Një Komb, Një Kombëtare". Kreshnik Spahiu i ka drejtuar sot një letër kreut të FSHF Armando Duka dhe Kreut të FKF Fadil Vokrri për të realizuar kongres të përbashkët dhe miratimin e strategjisë për një përfaqësuese futbolli kuqezi. Ja çfarë thekson Aleanca KuqeZi në kërkesën zyrtare drejtuar dy federatave: "I nderuari Kryetar i FSHF Z.Armando Duka I nderuari Kryetar i FSHK Z.Fadil Vokri Aleanca Kuq e Zi paraqet kërkesën "1 Komb, 1Kombetare", drejtuar FSHF-se dhe FKF.

Vëmendja mbarë botërore e muajit të fundit ishte futbolli. Sa me krenari dhe dinjitet e priten suksesin e ekipit të tyre Gjermanët pa aq shumë na është ngacmuar ndienja dhe krenaria kombëtare, nga djemte shqiptar që përfaqësuan kombëtare jo–shqipëtare. Mediave botërore nuk u shpëtoi fakti që shqipëtarët ishin prezent në botëror por të shpërndarë. Dhe ne jemi këtu për ti paraqitur zyrtarisht Federatës Shqipëtare të Futbollit dhe Federatës Kosovarë të Futbollit, kërkesën për bashkimin e talenteve dhe kapaciteve, në shërbim të ndërtimit të një kombëtareje, të vetme, e cila do përfaqësonte flamurin dhe krenarinë Shqipëtare në botërorin e Ardhshëm Rusi-2018. Një komb nuk mund të ketë dy kombëtare.

I bëjmë thirrje federatës kosovare të futbollit të bojkotojë çdo pjesmarrje në eventet zyrtare të futbollit, pasi kjo nuk do ishte as në të mirë të futbollit e as në të mirë të shqipëtarëve. Do ishte e rekomandueshme që të dy federat shqiptare tue Shqipuerisë dhe Kosovës të realizonin një kongres të përbashkøet pët të përgatitur një strategji kombëtare për futbollin ku të përfshihen dhe tërhiqen talentet nga Shqipëria, Kosova, Shkupi, Presheva, Ulqini dhe diaspora. Aleanca Kuq e Zi u ben thirrje të gjithë futbollisteve shqipëtarë, nga të gjitha trevat shqipëtare dhe diaspora, ti bashkohen të vetmes kombëtare, kombëtares Kuq e Zi dhe të buehen pjesë e Federatës Shqiptare të Dutbollit duke e mbyllur peurfaqësuesen e Kosovës.

Po ashtu Aleanca Kuq e Zi, risjell në vëmendje të shqiptarëve kërkesën e saj të më hershme, për krijimin e një lige futbolli mbarekombetare, ku ekipet nga të gjitha trojet shqiptare dhe të kenë mundesinë e konkurences dhe zhvillimit Brenda vetvetes. Kjo do ti sherbente mireperfaqesimit, forcimit të një lige, rritjes së vëmendjes, bashkimit dhe evidentimit më mirë të talenteve e për rrjedhojë një kombëtare më të fortë dhe më konkuruese në arenën ndërkombëtare. Aleanca KuqeZi mbështet Federatën Shqiptare të Futbollit dhe i sugjeron Federatës së Kosovës que ti bashkangjitet përpjekjeve të saj. Bashkimi bën fuqinë, Obama tha ~Po, Ne mundemi~, Aleanca KuqeZi: PO së bashku, mund të sfidojmë në Rusi-2018″ kërkon Kreshnik Spahiu në letrën drejtuar FHSF dhe FKF.

* * * * *

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm