Menu

Shqiptari nga Malisheva blenë ekipin grek të futbollit KF 'ARIS'

User Rating:  / 0
PoorBest 

JANINË, 27 shtator  - Për shqiptarët, biznismenët  nga diaspora, qoftë nga Zvicra apo Gjermania nuk e kanë lehtë të investojnë apo apo të blejnë kompani biznesi apo ekipe të fuftbollistëve në Kosovë apo Shqipëri e mos të flasim në Serbia apo Greqi. Por shqiptari nga Malisheva (ne Gjenevë) e bën këtë.   Këtë lajm e mësum nga gazetat greke, se Blerim Hoxha një biznismen i suksesshëm në Zvicër ka blerë ekipin futbollistik në Greqi…(“Oύε καν ιστοσελίδα- πρόεδρος της είναι ο Κοσοβάρος Μπλερίμ Χότζα”) Mediat greke ne shkrimet e tyre me tituj: Tash e tutje KF  ARIS League 2 do këtë për president një shqiptar (“Ποδόσφαιρο, ΑΡΗΣ, Football League 2 ΕλβετοίμεΚοσοβάροπρόεδρο”). Është ky 31 vjecari Blerim Hoxha nga Malisheva e Kosovës, një biznismen i njohur shqiptar në Zvicër drejtues i disa kompanive biznesi dhe sporti, që bleu ekipin grek  duke paguar 1 milionë euro. Biznesmeni nga Malisheva z.Hoxha, ka marrë një vendim të madh për të ardhmen e tij në biznes, duke blerë skuadrën greke, Aris, e cila garon në kategorinë e dytë të futbollit grek.

Shtypi grek: Kosovari blenë ekipin grek KF “ARIS” 1.000.000 euro

Biznesmeni nga Malisheva, Blerim Hoxha, u bë i njohur në shtypin grek këtë javë pasi u bë pronar i skuadrës, Aris. Hoxha bleu klubin grek për rreth 1 milion euro, duke vendosur të investoj atje. Blerimi është menaxher në skuadrën përfaqësuese të Kosovës. Ai njëherësh është edhe drejtuesi  kompanisë që prodhon pije energjike ‘Miami Beach’, e cila njihet si e suksesshme.

Gjurmëve të keitj shkrimi, biznismeni shqiptar në Zvicër z.Blerim Hoxha eshte kontaktuar menjëherë nga agjencia e lajmeve “Presheva jonë” dhe ka folur me gjeresisht për ket lidhje të re me ekipin grekë të futbollit qe mban emrin KF  “ARIS” (Championnat de Grèce de football D2)  ekip ky i ligës së 2-të shtetërore. Përndryshe mësuam, se Blerim Hoxha eshte edhe pronar i nje fabrike të pampersave në Turqi, njëherit manaxher i kombëtares kosovare. Ne Kosovë edhe perendim eshte i njohur edhe si  humanist qe ka ndihmuar popullatën sidomos atyre të kategorisë së varfur.

Në vazhdim  z.Hoxha duke folur për angazhimin e tij në sportin nderkombëtar ka pohuar se “Në vitin 2010 qysh para katër vitesh, Barcelonën e  kam derguar në Marok, ku marokenët ishin mirënjohës dhe tejet te kenaqur. Dhe kthimi i im ne sport eshte pak politik, pak atdhetar e pak nha dhshuria ime për sportin. Thash politike, sepse nderkobëtarizimi apo lobimi siq po thonë tashmë, për vendin tonë,  Kosovën nuk behet vetem me protesta apo me politikë, por edhe përmes portit dhe kulturës.”

Në KF “Aris” qe tash e tutje drejtohet nga Blerim Hoxha do të ket edhe futbollistë shqiptar

“Une kam raporte të mira me Greqinë sidomos ne sferen e biznesit dhe sportit, kam mike të mire presidentin e Kavalos, të cilët edhe më kanë ofruar një ekip me emrin ARIS dhe padfyshim un eisha i intersuar ta blejë. Në këtë ekip momentlaisht gjenden edhe dy shiptar. Natyrisht se perpsktiva e ketij ekip ne te ardhmen do të ejne shum me mire, sespe aty do të inkuadrorhen futbolliste te rinj me emër, natyrisht shqiptare qofte nga viset tona apo nga perendimi për të dëshmuar se shqiptaret edhe ne Greqi mund të shendrritin dhe të korrin suksese..” ka deklaruar fillimisht presidenti i ri i ekipit grek të KF “ARIS”.

Duke folur për integfrimine  kombëtares kosovare ne insitucionet botërore në vazhdim Blerim Hoxha pohon se “Meqe dihet mirë halli jonë në Kosovë, i kombëtare sonë  e cila shpesh eshte viktime e zhvillimeve politike dhe nuk po mund të depërtoj  aty ku duhet, aty ku e meriton, përkunder drejtuesve dhe lojrtarëve tane te shkelqyeshëm. Dhe vazhdimisht sa here flitet për integrime apo anëtarësim të kombëtares sonë, fillimish pyesin se Kosova  a eshte anetare e OKB-së apo BE-së. Pra, politika duhet t’i ngarh pak me shpejtë proceseve nëse kombëtaren tonë  e duan nesër të jetë anëtare e  plotë në UEFA apo FIFA.

Kombëtarja jonë nuk mund te ecën vetëm me Fadil Vokrrin i cili po ben maksiomumin për avancimin dhe integrimin e futboillit kosovar, kombëtares sone ne instancat nderkombëtare, nese politika nuk përshpejton proceset apo nese edhe ne biznismenët nuk e përkrahin dhe e mbeshtesim për anash..” ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” biznismeni i njohur shqiptar z.Blerim Hoxha, manaxher i kombëtares kosovare si dhe president i ekipit grek të KF “ARIS.”

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm