Menu

Zbuloni njëzet klubet futbollistike shqiptare në Zvicër

User Rating:  / 0
PoorBest 

F.C. Dardania Basel

Sipas faqes zyrtare të Federatës Zvicerane dhe duke u bazuar në emrat me domethënie në gjuhën shqipe, në Zvicër veprojnë 20 klube shqiptare të futbollit

Në kuadër të Federatës Zvicerane të futbollit bëjnë pjesë 13 federata regjionale, të shpërndara në tërë Zvicrën. Të gjitha klubet garat e tyre i zhvillojnë në kategoritë si në vijim: Super liga apo liga e parë shtetërore; Challenge League; Liga e parë promocion; Liga e parë; Liga e dytë interkantonale- 6 grupe; Liga e dytë kantonale; Liga e tretë kantonale; Liga e katër kantonale; Liga e pestë kantonale

Në kuadër të këtyre ligave në klube të ndryshme janë të angazhuar numër shumë i madh i lojtarëve shqiptarë. Është vështirë të gjendet ndonjë klub ku nuk ka futbollist shqiptar.

Në mesin e këtij numri të madh të klubeve në liga të ndryshme, aktivitetin e tyre e zhvillojnë edhe disa klube shqiptare të futbollit. Sipas faqes zyrtare të Federatës Zvicerane dhe duke u bazuar sipas emrave me domethënie në gjuhën shqipe, figurojnë 20 klube shqiptare. Disa nga këto klube kanë brenda vetes edhe nga disa skuadra të kategorive të ndryshme. Mund të ndodhë të ketë edhe klube tjera shqiptare por jo me emra në gjuhën shqipe.

F.C. Dardania Lozanë

Ka po ashtu edhe klube me emra jo shqiptarë e ku pjesën dërmuese të lojtarëve e përbëjnë futbollistët shqiptarë. Kërkojmë ndjesë për ato klube që nuk ceken në këtë shkrim dhe çdo plotësim eventual është i mirëpritur nga lexuesit e albinfo.ch.

Nga klubet shqiptare në kategorinë më të lartë, në ligën e dytë interkantonale apo në ligën e pestë shtetërore, këtë sezon futbollistik zhvillojnë aktivitetin e tyre: FC Dardania nga Lozana, (e cila edhe deri para 4 viteve ishte në këtë ligë gjatë 5 kampionateve); FC Kosova nga Cyrihu dhe FC Dardania nga Bazeli Këto klube, si më të mëdhatë, kanë edhe skuadra tjera në gjirin e tyre.

Ja lista komplete e klubeve shqiptare

Liga e dytë interkantonale

  • 1. FC Dardania-Lozanë
  • 2. FC Kosova Zurich
  • 3. FC Dardania Bazel

Liga e dytë kantonale

  • 1. FC Besa Biel-Bienne
  • 2. FC Iliria Solothurn
  • 3. FC Kosova Gjenevë

Liga e tretë kantonale

  • 1. FC Eagles (Shqiponja) Aarau
  • 2. FC Prishtina Bernë
  • 3. FC Ilirida Bernë
  • 4. FC Kosova Cyrih-ekipi i dytë
  • 5. FC Kosova Neuchâtel
  • 6. FC Iliria Payerne
  • 7. FC Rilindja Burgdorf
  • 8. FC Shqiponja Langenthal

Liga e katërt kantonale

  • 1. FC Liria Othmarsingen
  • 2. FC Besa Biel-Bienne-ekipi i dytë
  • 3. FC Dardania Bazel-ekipi i dytë
  • 4. FC Dardania St. Gallen
  • 5. FC Iliria Solothurn-ekipi i dytë
  • 6. FC Albania Schwerzenbach
  • 7. FC Tetova Dübendorf
  • 8. FC Dardania Lozanë
  • 9. FC Bashkimi Vevey
  • 10. FC Iliria Payerne

Liga e pestë kantonale

  • 1. FC Diaspora Delémont
  • 2. FC Ilirida Bernë
  • 3 .FC Prishtina - ekipi i dytë
  • 4. FC Besa St. Gallen

Nga ky numër i madh i klubeve shqiptare, bazuar në nivelin dhe përhapjen që kanë, mund të formohej pa problem një si ligë e përbashkët shqiptare e Zvicrës. Po ashtu klubet në fjalë mund të zhvillonin gara në mes vete në forma të ndryshme. Iniciativat ekzistojnë por duhet edhe konkretizimi.

Setmer Selmani / Albinfo

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm