Menu

Vokrri dorëzon zyrtarisht aplikimin për anëtarësim e Kosovës në UEFA

User Rating:  / 1
PoorBest 

Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së (ne mes gazetari “Presheva jonë” ne seline  e UEFA-s) dhe Eroll Salihu sekretar i përgjithshëm i FFK-së

-Ne seline e UEFA-s ne Nyon të Zvcrës pas dy orësh kane perfunduar punimet konfrenca e asociacioneve te futbollit evropian, ku prezentoi nje delegacioni nga Republika e Kosovës, përfaqesuar nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës (KKF) te prirë nga Fadil Vokrri, president dhe Eroll Salihu sekretar i përgjithshëm, njofton agjencia e lajmeve «Presheva jonë» nga selia e UEFA-s në Zvicër.

Vokrri: Kosova për t'u anëtarsuar në UEFA nuk duhet të pret vite, por muaj....

Delegacioni i FFK-së, kryetari Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, në selinë e UEFA-s, janë takuar me kryetarin e UEFA-s z. Michel Platini, ku edhe zyrtarisht dorëzuan dokumentacionin e aplikimit për anëtarësim në UEFA.

Përveç, kësaj krerët e FFK-së patën edhe shumë takime me departamente të ndryshëm të UEFA-s si Departamenti ligjor, Departamentin e Garave dhe Departamentin e Licencimit të klubeve dhe të tjerë.

Delegacioni kosovar, nga kreu i FFK-së në selinë e UEFA-s pritet në shqip: Mirë se vini!

Takimi ishte shumë përmbajtjesorë dhe i përzemërt. Dokumentacioni i dorëzuar është vlerësuar lartë dhe të cilin para mediave e lavdëroi edhe vet z. Platini. Aplikacioni do t'i dorëzohet KE të UEFA-s në mbledhjen e radhës ku do të procedohet më tutje në instancat e UEFA-s deri në pranimin e plotë të FFK-së në UEFA.

Pas ketij takimi kryetari i FFK-së z.Fadil Vokrri për agjencine e lajmeve "Presheva jonë" ka deklaruar se "Siq dihet përfaqësuesja e Kosovës ka luajtur disa ndeshje të rëndësishme zyrtare, por vetëm si miqësore, por gjërat nuk ndalen këtu. Takimi i sotem me kreret e UEFA-s ishte nje takim interesant dhe progresiv për Kosovën, federatën tonë ku u njohem me regullat dhe standardet për anetarsimin e vendit tonë në UEFA, të cilat edhe i plotësojme. Me këte rast ne sot kemi aplikuar zyrtarisht për anëtarësim e Kosovës në UEFA. me këte do te thoja se Kosova tashme e ka me lehte dhe nuk numeron më vite, por muajt për antaresimin tone ne UEFA.."

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm