Menu

Kryetari Ahmeti priti në takim nënkampionen botërore të boksit, Donjeta Sadiku‏

User Rating:  / 0
PoorBest 

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci pritën sot në takim nënkampionën e botës të kategorinë e juniorëve, boksieren Donjeta Sadiku.

Kryetari Ahmeti i dëshiroi suksese edhe të mëtutjeshme në arenën ndërkombëtare të sportit, ndërsa tha se do të angazhohet që të përkrahen në vazhdimësi sportistët e suksesshëm që sjellin medalje për vendin, si në rastin e Donjetës e cila fitoi medaljen e argjendtë.

Donjeta Sadiku në Kampionatin Botëror mposhti të gjithë kundërshtarët duke qenë befasia më e madhe e Botërorit dhe arriti në finale me ç'rast e rrëmbeu edhe titullin e nënkampiones.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm