Menu

Zgjidhen Sportistët e Vitit për 2015 në Komunën e Prishtinës‏

User Rating:  / 0
PoorBest 

Mbrëmë, në ambientet e ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës, nën organizimin e Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, u ndanë çmimet për sportistët më të mirë për vitin 2015, në Komunën e Prishtinës.

Një fjalë rasti në këtë manifestim e mbajti Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se në vitin 2015 Komuna e Prishtinës ka shtuar subvencionet për sportin, për një herë e gjysmë në krahasim me vitin 2014, nga 100 mijë euro në 250 mijë. Ai i përgëzoi si sportistët, poashtu edhe klubet për mundin e dhënë në kushte relativisht të vështira, e veçanërisht përgëzoi klubin e basketbollit "Sigal Prishtina", për suksesin e tyre, fitues të Ligës Ballkanike, të cilin Ahmeti e quajti suksesin e parë të pas luftës në karakterin ndërkombëtar të garave të klubeve.

Sportistët më të mirë për vitin 2015 në Komunën e Prishtinës u zgjodhën me rradhë nga vendi i 10-të:

  • Ridvan Vllasaliu –Kikboks
  • Njomza Kelmendi – Hendboll
  • Rita Zeqiri – Not
  • Zerina Shatri – Basketboll
  • Qendresa Krasniqi – Futboll
  • Shend Kelmendi – Futboll
  • Diellza Dragusha – Karate
  • Donjeta Sadiku – Boks
  • Alvin Karaqi – Karate
  • Dardan Berisha – Basketboll (Sportisti më i mirë i vitit).

Mirënjohje të veçanta u ndanë edhe për kategori të tjëra, si Pedagogë më të mirë sportiv,(Luljeta Shala, Betim Sylejmani), Punëtori sportiv i vitit (Florian Myftari), Trajneri sportiv i vitit (Taip Kabashi), Gjyqtari (Faton Kurshumliu), Simpatizuesit (Plisat), Shpresat (Rinor Peci, Malësor Ajeti, Era Janjeva, Eda Zeqiri dhe Patriot Behrami).

Ndërkaq, për kontributin e tyre në zhvillimin e sportit ndër vite në Prishtinë u nderuan: Fatmir Makolli (Boks), Blerim Vuniqi (Basketboll), Shqipe Bajçinca (Hendboll), Shqipe Zogiani (Karate) dhe Ahmet Beselica (Futboll).

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm