Menu

Uragani shqiptar Toklir Xhoxhaj fiton me nokaut klasik

User Rating:  / 0
PoorBest 

Toklir Xhoxhaj

Më 17.12.16 në Leo´s Boxgym München / Para 1.000 të pranishëmeve, në mesin e tyre edhe një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, u zhvillua meqi i dytë profesionist i uraganait shqiptar, të cilin e fitoj me nokaut kalsik në raundin e dytë.

I udhëhequr nga trajneri i tijë Agim Krasniqi erdhi në shprehje vetem eleganca, maturia, shkathtësia dhe shpërthimi vullkanik kur duhej i uraganit shqiptar Toklir Xhoxhaj, i cili edhe meqin e tijë të dytë si profesionist e fitoj atë, nga një kundërshtar tejet të papërshtashëm Rolland Szabo Hungarez.

Goditjet e Toklirit ishin tejet precize efikase dhe ato vinin vetëm kur e kërkonëte nevoja, duke e rrëxuar kundërshtarin në dysheme dhe quar ate në botën e ëndrrave.

Kjo më kujtoj kohën e artë të boksit shqiptar me mësusein dhe legjenden e palodhur Lah Nimani, i cili me nxënësit e tijë si A.Salihu, Xh.Peci, N.Gashi, M.Bogujevci, B.Hashani ishin të pakonkurencë në gjithë hapësirat e ish-Jugosllavisë.

Ky bashkim forcash shqiptare sidomos më ktheu në kohën e ngritjesë në piadestalin më të lartë të krenarisë shqiptaro-gjermane Luan Krasniqi, i cili dorë të djathte kishte vëllaun e tijë Agim Krasniqin, duke arritë dhe pushtuar majat e boksit botëror.

Ishte Luan legjenda ai i cili na ktheu dinjitetin e humbur, dhe jo vetëm kaq porë ne momentet më të duhura krijoj edhe urën lidhëse në mes dy popujëve.

Ai tanimë ka krijuar BoxGymin e tijë përmes të të cilit afirmohen boksierët e rinjë, dhe njëri ndër ta tanimë është Toklir Xhoxhaj.

Mbrëmja e boksit kishte tri meqe profesioniste, mirëpo keaqesia e mbremjese ishte meqi i palanifikuar i uraganit kuq e zi për gjashtë runde, duke e prëmbyllur ai atë kah fundi i rundit të dytë.

Meqi i tije ishte ai i cili zgjoj interesimin kërshërin dhe kënaqësin e papërshkruar të dashamirëve të boksit, si dhe për shkak dinamikës shkathtësisë, sjelljeve fair dhe sportive përmbushi të gjithë parametrat profesionist.

Kush është Toklir Sefer Xhoaxhaj???

I lindur më 31.10 94 dhe me prejardhje nga një familje e edukuar dhe e civilizuar tejëmase, por edhe punëtore dhe e integruar për mrekulli, duke pas gjithmonë në kokë dhe mendeje edhe atdhedashurin, jo me folklorizëm të rrem, por me vepra dhe fakte, duke qenë që e njëjta është shembulli i familjesë dhe traditës shqiptare, andaj edhe humane dhe e pajisur me idetë e të Shenjëtës Nëna Tereze.

Babai Seferi ka një biznes privat nga i cili jeton me djersën e ballit, duke u dal në ndihmë sejcilit pa dallim përkatësie nacionale as fetare.

Uragani shqiptar Toklir Xhoxhaj në shpirt dhe zemër mban ngjyrat kuq e zi, dhe ka një karrierë të bujshme.

Ai në boksin amator ka zhvilluar 50 meqe me nje humbje të vetme, duke arrir rezultate kulminante si: Tri herë kampion i landit të B.W. dhe më 2014 nënkampion i Gjermanisë.

Ai tanimë ka kaluar në boksin profesionist duke fituar në meqin e parë, dhe të dytë në mënyrë të bujëshëme dhe spektakulare.

Me trainerin e tijë Agim Krasniqin dhe sponzoruesin e tij Ziel Bau Germersheim me pronar Urim Hoxhaj premton shumë.

Tokliri jeton dhe vepron ne Lahr te Gjermanise me 69,79 km² me 43.705 banor (31. dhjetor 2008) është qytet turistik, ku është e koncentruar edhe industria, si dhe me qendrën klinike të zemrës ku mjeku kryesor është Dr. Fatmir Dalladaku ky qytet luan një ndër rolet kryesore në shëndetësi.

Qenëdra klinike është pothuaj adresa kryesore jo vetëm për vendasit porë edhe për shqiptarët, të cilët ndihen si në shtëpin e tyre me trajtimin të cilin u ofron ekipi i udhëheuqr nga Dr.Dalladaku.

Shqiptarët këtu jan të integruar për mrekulli në të gjitha sferat e jetës

Të shkruash për Agim Krasniqin do të thot të kesh parasysh nivelet më të larta të fytyrave publike në Gjermani thjeshtësia dhe koncentrimi total në punë dhe profesion e bëjnë atë një Lah Niman të ri, i cili mjerisht nuk kishte pasur mundësin të punoj në profesionalizëm, fakt dhe fat i cili i buzëqeshi akademikut të sportit Agim Krasniqi i cili këtë titull akademik e fitoj me djerës dhe dije më 1990 në Univerzitetin e Prishtinës.

Qdo herë kur bie fjala për këtë punëtor të palodhur të sportit pashmangshëm imponohet edhe i vëllai Luani, i cili pas legjendës së boksit Muhamed Aliut është boksieri më inteligjent i gjithë historisë së boksit.

Sa për ilustrim artikullshkruesi është një tifoz i madh i boksit, dhe atë e përcjell qysh kur ishte fëmijë i vogël, sidomos ka në kujtesë meqet e legjendës së boksit Muhamed Aliut dhe sharmin e tijë, nga i cili nuk dallon me asgjë prej gjëje ai i Luanit tonë,  i cili me gjithë ekipin e tijë prandaj edhe Tokliri dhe bashkëkombasit e tijë jan tejet të shqetësuar me përshkallëzimet e terrorizmit ndërkombtar, andaj edhe e dënojnë atë e sidomos aktin kriminal i cili ndodhi në kryqytetin gjerman, duke u solidarizuar me anëtarët e viktimave të pafajshëme.

Legjenda shqiptaro-gjermane Luan Krasniqi si dhe i gjithë ekipi i tijë, ftojnë të gjithë ata të rinjë eksploziv me temperament dhe muskuj të zhvilluar qe do të ishte boksi -SportGym Krasniqi adresa më e mirë për shqiptarët e rinjë të cilët disponojnë energji të tepërt ta derdhnin atje dhe të tregonin edhe shkathtësit e tyre

Mustafë Shabani 20.12.16 Emmendingen

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm