Menu

Mitrovicë: Në festivalin e IX-të të Komedisë

User Rating:  / 0
PoorBest 

Mbrëmë nga Klina qemë mysafirë në Natën e Parë të Festivalit tradicional të Komedisë, në Mitrovicë, në Qendrën Kulturore "Rexhep Mitrovica. U dha komedia "KEQKUPTIMI" e Teatrit "Osman R. Gashi" nga Klina (i çiftit bashkëshortor Vlora Zhuta-Gashi, dramaturge dhe Alban Gashi, regjisor). Skenogarfia Idriz Berisha, muzika Rasim Gashi. Rolet: Lirjet Gashi, Veton Bekaj, Venera Bojaj, Ardian Toplanaj, Doruntina Doçi, Armir Prenaj dhe Leutrim Berisha.

Është një festival që e ka krijuar traditën e vet. Ky Festival dhe ky teatër, për ndryshim nga qendra tjera të Kosovës, në organizimin e bukur në krye me aktorin e organizatorin e zellshëm e të shkathtë, Halit Baran, ka krijuar një publik artdashës.

Shfaqja "Keqkuptimi" nga teatri "Osman R. Gashi" i Klinës është një komedi me efekte regjisoriale mjeshtërore.

Shfaqja krijoi situata humoristike të freskëta, aspak të lodhshme, por me mbajtjen e publikut pezull në tensionin e pëlqyeshëm komiko-dramaturgjik të ngjarjeve të papritura. Dukuritë negative (me skena groteske) i kthehen burimit të vet: ai që e bën të keqen, ai edhe e pëson! Dhe pësimet, që ngërthejnë porositë tejet edukuese, përcillen me një lojë aspak të imponuar, por të lirshme, argëtuese, çëliruese, do të thoshim dhe maestrale, për këtë grup të rinjsh amatorë dhe majft entuziastë. Do përmendur dhe një gërshetim të natyrshëm, dhe gjithsesi të këndshëm, të mjuziklit komik, baletit të përcjellë me xhez muzikë e me performanca që bëjnë për ta përjetuar shfaqjen edhe nga një përmasë tjetër. (Prend Buzhala)

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm