Menu

Artistja Monika Moloholli përmes pikturës kujton fëmijërinë e saj (Foto)

User Rating:  / 0
PoorBest 

Monika Moloholli

Artistja shqiptare nga Tirana Monika Moloholli, përmes një pikture ka arritur të pasqyroj në detaje kujtimet e saj të fëmijërisë. Këtë vepër me vlera të larta artistike e ka realizuar nga një frymëzim i pashtershëm.

Vasha si një engjëll kolovitet në gëzimet dhe lumturinë e jetës së saj fëmijërore. Kolovajzën e ka rrënjosur në degët e pemës pranverore, ku shpresat kanë lulëzuar dhe janë nisur drejt një ardhmërie të shëndoshë, të pasur e të sigurt.

"Piktura më kujton pikërisht fëmijërinë time ku në ato net të zymta të regjimit enverian të asaj kohe i vetmi argëtim ishte të kolovitej nën qiellin e bukur me yje dhe ndërkohë të dëgjojë cicërimat e zogjve të cilët kërkonin të të drejtonin drejt të ardhmes, të bënin të harroje për një çast hallet dhe problemet e ditës dhe të endërroje për një të ardhme më të begatë. Pikturën e kam pasur pasion që në vegjëli, ndoshta e kam paksa edhe të trashëguar nga xhaxhai im, piktori elbasanas Hilmi Molloholli i cili ndërroi jetë në moshë të re. Mund të them me plot fjalë që ai ka qenë edhe mësuesi im i parë dhe frymëzuesi im drejt pikturës. Me penelat e tij me bënte të futesha thellë në ëndërrime. Motivet e pikturave të mia janë kryesisht natyra, portretet dhe kujtimet e fëmijërisë. Por shpesh here nxitem edhe nga vajza ime Viola (6 vjeçe) e cila me frymëzon edhe me historitë e saj fëmijërore. Kam pasion edhe portretet e shume filmave vizatimorë (natyrisht i bëj për të kënaqur vajzën time). Kohen time të lirë e kaloj me pikturën dhe përkthime nga gjuhët e huaja pa lënë pas dore edhe muzikën e cila është pasioni im", shkruan piktorja e njohur Moloholli. /DritarjaOnline/

* * * * *

Disa nga shumë punimet e znj.Moloholli

Flutura/ Schmetterlinge/ mariposas/ butterfly /farfalle

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm