Menu

Shembull i ri, i atdhetarizmit e qëndresës së paepur të shqiptarëve

User Rating:  / 0
PoorBest 

Kopertina e librit - Dhoma 334 - Nga autorët Saranda Iseni dhe Hysen Ibrahimi

Në Strugë, përurohet libri me autorë Saranda Isenin e Hysen Ibrahimin "Dhoma 334", kushtuar Dr.Ziadin Selës, "legjendës së gjallë të shqiptarizmit"

Murat Gecaj

Nga: Prof.Murat Gecaj publicist e studiues*

Më datën 25 korrik 2017, në qytetin e bukur të Strugës u përurua libri i ri, "Dhoma 334", kushtuar deputetit shqiptar të Kuvendit të Maedonisë, Ziadin Sela. Ai ka autorë Juristen Saranda Iseni dhe Hysen Ibrahimin, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve Shqiptarë, "Papa Klementi XI-Albani", në Suedi. Në atë tubim prurues ishin të pranishëm familjarë të Z.Selës, miq e dshamirë të tij, si dhe poetë e shkrimtarë, nga media të ndryshme etj. Ndodheshin dhe të ftuar, nga qytete të Maqedonisë, Shqipërisë e Kosovës.

Ky libër letrar-publicistik është i pajisur me mjaft fotografi, dëshmi, fakte e dokumentë të shumtë e domethënës, gjë që ia rritë vlerën atij.

Pa dhënë një kronikë të kësaj veprimtarie, të bukur e mbrësëlënëse, më poshtë po publikojmë recensionin tim, i cili është vendosur në Hyrjen e këtij libri, bashkë me atë të shkrimtarit të njohur, Viron Kona...Ju falënderoj, të gjithëve, për mirëkuptimin!

Tiranë, 29 korrik 2017

* * * * *

Tashmë, një ndër ngjarjet e rëndësishme të kohëve të fundit, e cila tërhoqi vëmendjen jo vetëm të opinionit publik, në Maqedoni, në Shqipëri, Kosovë e trojet tjera amtare, por dhe më gjerë, ishte ajo, e ndodhur në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, më 24 prill 2017. Sipas njoftimeve në media të ndyshme, gjatë atyre ditëve, por dhe më vonë, flitej për një skenar të mirëpërgaitur nga qarqet antishqiptare, me synim përçmimin dhe nënshtrimin e mendimit të lirë e dhunimin e të drejtave e lirive demokratike të shqiptarëve, në trojet e tyre të stërlashta etnike të atij shteti shumëetnik dhe ku ata plotësojnë kushtet për shtetformim. Siç është e njohur, ngjarja ndodhi pikërisht me deputetin shqiptar DRr.Ziadin Sela, nga Komuna e Strugës. Me atdhetarizëm, guxim e burrëri, por dhe mençuri, nga foltorja e atij Kuvendi ai tregoi fakte bindëse e argumentë të pakundërshtueshme, për shkeljen e panadlshme të të drejtave legjitime të shqiptarëve në Maqedoni dhe për fyerjen, që u bëhej atyre, duke I quajtur, "të egër" dhe që "vinë nga mali"! Ndërsa Dr.Ziadin Sela mbrojti me vendosmëri identitetin kombëtar shqiptar, nëpërballje me shpifjet e shtrembërimet e qëllimshme e pa asnjë një bazë, të historiografisë sllavo-maqedonase.

Ishin këto e të tjera arsyet, se përse elementë huliganë, të stërvitur në "guzhinën" e antishqiptarizmit, kryen tentim atentati, pra e sulmuan fizikisht Dr.Ziadin Selën, brenda sallës së Kuvendit dhe e rrezikuan seriozosht jetën e tij. Me këtë veprim të paramenduar, skenaritët e tërbuar antishqiptarë, mendonin dhe parashikonin se do të arrnin që ta destabilizonin situatën dhe mos të lejohej që shqiptarët të pësrfaqësoheshin denjësisht, në atë forum të lartë ligjëvënës. Mirëpo, plani i tyre dështoi keqas e me turp dhe pranë Dr. Ziadin Selës u ndodhën, menjeherë, vëllëzërit e një gjaku e të një gjuhe dhe e morën në mbrojtje, deri sa ai u shtrua në një spital, në Shkup e më pas në Strugë, për disa ditë.

Kapaku i parë i librit, "Dhoma 334", me autorë Saranda Isenin e Hysen Ibrahimin...

Për këto ngjarje dhe shumë të tjera, përmes fakteve e dëshmive bindëse, fotografive, artikujve e mendimeve të shprehura, në media e në faqet e Internetit, na njohin imtësisht, autorët e librit publicistik e dokumentar, "Dhoma 334" (ku ai ugjend menjëherë pas atentaatit ndaj tij), përgatitur për botim nga autorët Saranda Iseni e Hysen Ibrahimi, të dy veprimtarë të njohur e të palodhur të Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve, "Papa Klementi XI-Albani", në Suedi.

Libri në fjalë, është ndarë në gjashtë pjesë dhe secila prej tyre hedh dritë e na njeh jo vetëm me jetëshkimin e Dr. Zidin Selës, që rrjedh nga një familje atdhetare e arsimdashëse sttrugane, por dhe me personalitetin e tij të spikatur, politik e shoqëror. Ndër të tjera, duke kryer detyrën e kryetarit të Komunës së Strugës, i ka përfaqësuar me nder e dinjitetit vëllezëit e tij shqiptarë, në organin më të lartë ligjvenës, siç është Kuvendi i Republikës së Maedonisë.

Autorët, S.Iseni e H.Ibrahimi, përmes gojës së tyre, por dhe bisedasve të zhvilluara me Dr.Ziadin Selën e tjerë, kanë arritur që të na e japin atë, sa të thjeshtë e popullor, po aq të lartësuar para të gjithë shqiptarëve dhe miqëve tanë të shumtë nëpër botë: sypatrembur, me fjalën "shpatë" e gjuhën "zjarr", me durim e këmbëngulje, në mendimin dhe veprimin e tij. Kundërshtarët e tij politike e akuzuan atë, si "ultra-nacionalist", "radikal" etj. Po, sa domethënëse dhe që nuk duan koment, janë dhe këto fjalë të tij: "Nuk i frigohem askujt, për të drejtat e popullit tim...Nuk ka guxim askush, që të më ndalë"!

Nëpër faqet e ktij libri, lexuesi do të njihet me mbështetjen e gjerë të tij, siç e dëshmojnë faqet e shtypit e të Internetit, si në Tiranë, Prishtinë, Nju Jork, Suedi, Gjermani etj. Janë prekëse e shumë domethënëse mbëstetjet, që i bënë atij poetë e shkrimtarë, artistë dhe veprimtarë të njohur shoqërorë, duke shkruar e krijuar me frymëzim për aktin e tij burrëror dhe të një heroi të ri, në ditët tona. Madhështore ishin dhe pritjet, që iu bënë atij pas daljes nga spitali, si në fshatin e lindjes, Livadhi, por dhe në qytetin e Strugës. Njerëz të thjeshtë, personalitete të jetës politike e shoqërore, por dhe përfaqësues të lartë të fesë,i bënë atij vizita në shtëpinë e tij dhe e përgazuan, për gjithçka bëri e bën ai, për popullin tonë, atdhetar e liridashës, po kurrë të nënështruar nga kundërshtarët as armiqtë e çdolloj kombësie, qofshin ata. Sa bukur e domethënës është cilësimi, që i kanë bërë atij, siç përmendet dhe në këtë libër për Dr.Ziadin Selën: "Legjendë e gjallë e shqiptarizmit"!

...Mund të shkruaja edhe më gjatë, në këtë recension të thjeshtë, për librin e arrirë e të bukur, me përmbajtje atdhetare kombëtare, të kolegve e miqëve të mi të nderuar, Saranda Iseni e Hysen Ibrahimi. Jam i bindur që, ky botim i ri, do të mirëpritet dhe do të jetë një dëshmi tjetër bindëse dhe e argumentuar, sidomos vlerë për brezin tonë të sotëm dhe atë nesër, për të kuptuar e mësuar më mirë, se sa përpjekje e ndeshje, mund e sakrifica të panumërta, u është dashur të bëjnë, në vite e shekuj dhe vazhdojnë të bejnë shqiptarët, deri në ditët tona, për të mbrojtur identitetin, gjuhën, traditat e zakonet e tyre më të mira.

Prandaj, përmbledhurazi, i përgëzojmë dhe i urojmë këta dy autorë, të cilët megjithëse në emigracion, në Mbretërinë e Bashkuar të Suedisë mike, me mendje e me zemër, kurdoherë, janë në vendlindje. Siç e dëshmon edhe ky libër, ata jetojnë aktivisht, me shqetësimet e bashkatdhetarëve tanë dhe japin ndihmesën e tyre, modeste e të pakursyer, që edhe populli shqiptar të ecë, sa më i sigurtë e ballëlart, në rrjedhat e shoqërisë europine e më gjerë!

Tiranë, qershor 2017

------------------

*-Sekretar i Prgjithshëm i Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë;
-Përgjegjës seksioni, në Institutin e Integrimit të Kulturës Shqiptare-Tiranë;
-"Anetar-Nderi" i Shoqatës së Shkrimtarëve e Artistëve Shqiptarë, "Papa Klementi XI-Albani", Suedi;
-"Anëtar-Nderi" i Shoqatës Kombëtare të Miqësisë e Bashkëpunimit, Shqipëri-Itali;
-Nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, me Dekorata e Urdhëra "Naim Frashëri";
-Nderuar me "Mirënjohje" e "Falënderime", nga organizata e shoqata të ndryshme: në Shqipëri, Prishtinë e Vushtrri, Shkup, Ulqin, Boras-Suedi, Filadelfia-Amerikë, Salerno-Itali e tjerë.
-Autor 15 librave të botuar, studimorë e publicstikë letrarë dhe i disa librave tjerë, me bashkautorësi.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm