Menu

Gjurmë të ndjeshme pas leximit të romanit "Goja e Natës"

User Rating:  / 0
PoorBest 

Autorja e shkrimit Lejla Gorishti dhe autori i librit Petraq Pali

Gjurmë të ndjeshme pas leximit të romanit "Goja e Natës"
të shkrimtarit vlonjat (shqiptaro-amerikan) PETRAQ J PALI

Nga Lejla Gorishti - Sapo mbarova së lexuari romanin "Goja e Natës" të shkrimtarit vlonjat, Petraq J Pali, cili e ka ngjyer penën e tij në plagën më të dhembshme e më të thellë të shoqërisë tonë në këto vite tranzicioni.

Shumë personazhe dështuan, disa humbën jetën, disa u dënuan, ndërsa disa të tjerë u kanosën, mirëpo lufta ende vazhdon,-thotë autori i këtij romani.

Teksa ai shkruan, kujton thënien e madhe të Van Gogut, kur i thoshte të vëllait:
"Leo, do të vijë koha,kur ne do të rrëmbejmë shpatat kundër njeri-tjetrit".

Ja, pikërisht këtë kohë përfshijnë ngjarjet e këtij romani.

Në kërkim të një jete më të mirë, shumë të rinj e të reja, morën rrugën e gjatë të emigrimit, për të gjetur 'parajsën' jashtë atdheut, porse e kalojnë "jetën nën urdhëra" me pasoja katastrofike, duke ua bërë atë skëterrë.

Po, a ka rrugëdalje?

Po të përpiqeshin më shumë njerëzit, mund të ishin në gjendje të rronin në vendin e tyre dhe nuk do të kishin nevojë të merrnin dhenë.

"PUNËT E PISTA KANË FUND TRAGJIK"- mësojmë nga romani.

Nuk ke se si të përligjesh kurrë një dukuri me pasoja të tilla....Trajtimi i motivit të emigracionit në planin e përgjithshëm përshkruhet nga një frymë e ashpër kritike prej autorit të romanit. Vuajtjet e tyre, përbuzja dhe neveria, punët e pista dhe të errta, trafikimi e prostitucioni.....,janë pasojë e ikjes së pamenduar. Fati i nënave të mbetura me kokë prapa, fati i grave të mbetura qyqe, nuk ka qenë i pakët. Kështu qëndrimi ideoemocional i shkrimtarit ndaj këtij fenomeni zgjon te lexuesi një qerthull ndjenjash që të lenë shije të hidhur.

Në të vërtetë kemi dhe shumë shkrimtarë e poetë të tjerë që e kanë "rrahur' edhe me parë këtë fenomen në krijimet e tyre, por shkrimtari P. Pali, është në nivelin e duhur sepse; është i thjeshtë, i kuptueshëm, i drejtpërdrejtë dhe tepër i ndjeshëm në stilin e vet krejt origjinal.

Me shumë të drejte, theksohet nga z Leonidha Naqedhrami, se në këtë vepër letrare gjen: "Një destinim të tillë qytetar e patriotik ka vepra e shkrimtarit Petraq Pali si tërësi dhe romani "Goja e natës", në veçanti. Koha ka firmuar tri parime themelore, që përcaktojnë ekzistencën e çdo vepre letrare:

1 - Artistik,
2 - Patrotik,
3 - Demokratik.

Parime këto që i gjen të mishëruara në roman.

E vlerësoj dhe e përgëzoj z Leonidha, për analizën ideoartistike që i ka bërë këtij romani me kompetencë e profesionalizëm. Një analizë e thellë e stilit të autorit, e aftësive të tij letrare, kushtuar çështjeve madhore kombëtare nëpërmjet tipareve të personazheve real të paraqitur me mjeshtëri.

Përgëzoj dhe uroj shkrimtarin shqiptaro-amerikan, (vlonjat) Petraq J. Pali, për mesazhin që përciell te lexuesi, duke e shkrirë atë e bërë një me problematikën e kohës në të cilën jetojmë, për të gjetur "Të drejtën, të duhurën,optimisten dhe shpresën për të ardhmen...."

Vlorë 06.07.2017

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm