Menu

Muharrem Rushiti - Kapedan i Çamerisë, luftëtar i Çështjes Kombëtare

User Rating:  / 0
PoorBest 

Muharem-RushitiÇameria lindi e perkundi mendimtare e prijes te shquar. Ne rradhen e prijesve qendron edhe Muharrem Rushiti, nje nga udheheqesit e mirenjohur te kryengritjeve ne Shqiperine e Jugut per mbrojtjen e teresise territoriale shqiptare.

Ai lindi ne nje familje te njohur per trimeri e shpirt luftarak ne tere Shqiperine e Jugut. Keto virtyte te prinderve, qe ne femijerine e tij ne fshatin Koske te rrethit te Filatit, i pervetesoi edhe Muharremi.

Muharrem Rushiti u be udheheqesi popullor ne luften e jetes dhe te luftes. Si bir i nje antishoveni dhe si vuajtes me te gjithe bashkefshataret e tij, ai urrente pa mase cilindo te huaj qe neperkembte lirine.

Veçanerisht, ishte i papermbajtur ndaj obskurantizmit osman dhe terbimit shovinist grek. Ai u perfshi ne levizjen atdhetare e çlirimtare, qe ne hapat e para te pjekurise dhe mbeti tere jeten e tij nje luftetar e prijes i permendur i Çamerise.

Përballë osmanllinjve

Ne vitin 1900 Turqia shpertheu nje vale te re raprezaljesh, te cilat nuk reshten per disa vjet, me synim qe ta mbyste edhe nje here me gjak Çamërinë. Kundrejt ketij genocidi shpertheu e mori permasa te reja hovi clirimtar per pavaresi, qe ziente kudo ne Shqiperi.

Idete e Rilindjasve te medhenj kishin rrembyer edhe Muharrem Rushitin, tashme i formuar. Si e tere Çameria, edhe rrethi i Filatit, ku vepronte M. Rushiti, ishte perfshire ne levizjen masive.

Ne vitin 1902 Filatin (kryeqendra e Çamërisë), me rrethinat e tij, çamet e gezonin te lire. Malesite e larta te Shendellise e te Likojanit ishin shnderruar ne baza mbeshtetjeje per aksionet. Te organizuar, te nxitur e te drejtuar nga kapedani popullor Muharrem Rushiti, forcat kryengritese me shpejtesi te rrufeshme, ne befasi e nga lartesite perqark Filatit sulmuan me trimeri.

Brenda disa oresh lutimi ata shpartalluan dhe carmatosen trupat turke. Muharremi luftonte vete e njeheresh drejtonte luftimin.

Veliu i Janines, nuk do ta permbante inatin per humbjen, dhe me pas, nuk do te kursehej me tabonet e tij gjakmarese per ta ndershkuar Çamerine me hekur e zjarr. Karshi nje mesymje ne mase te forcave te panumerta pushtuese, kryengritesit u gjeten ne befasi jo nga mesymja e kundershtarit, por nga tradhetia e kundisur prej agjentures osmane. Rushiti, bashke me qindra luftetare, u mbyll ne burgun e tmerrshem te Janines.

Bashkeluftetaret nuk mund ta linin veten pa udheheqesin e tyre, keshtu qe ndihmuan arratisjen e tij nga burgu i Janines dhe u gjet perseri ne vatrat e kryengritjeve.

Ne kete situate te re Muharrem Rushiti projektoi nje manover forcash ne brendesi te Çamerise. Forcat e perbashketa came-labe, me pajime luftarake teper modeste, kaluan lumin Kalama dhe iu drejtuan Qafes se Smartes. Shpertheu nje beteje e pergjakshme ndemjet tyre dhe trupave osmane. Ishte nje perpjekje qe zhvillohej ne shkembinj. Permbi gjashte ore kryengritesit, me nje luftim te ashper, arriten te fitojne mbi trupat turke. Valiu nuk mund te pajtohej me disfaten, sepse cenohej autoriteti i Edrenese. Ai nuk ia falte Rushitit turpin qe ia shkaktoi kesisoj, kunder kryengritesve ne rajonin e rendesishem taktik, u derguan trupa nga forcat e reja turke. Gjate ecurise se luftimeve, luftetaret shqiptare rrezikoheshin te rrethoheshin. Prijesi ushtarak Rushiti, nga pervoja si nje komandant trim e i arsyeshem, çmoi gjendjen dhe mori vendim: perballe rreth 3000 trupave osmane ishte aventure te rezistoje me tej, prandaj varianti i carjes se rrethimit ishte me i drejti.

Përballë shovinizmit grek

Ne vigjilje te shpalljes se pavaresise e gjate konsolidimit te saj e te shtetit te pare shqiptar, Muharrem Rushiti nisi perseri luften.

Platforma per copezimin e Shqiptareve sipas perkatesive fetare, perkonte edhe me objektivat e reaksionit grek, te cilit gjoja i dhimbseshin te krishteret e Çamerise. Ndersa osmanllinjte "perpiqeshin" per myslimanet, greket konkuronin "me helenizimin e popullsise krishtere shqiptare te Çamerise". Qellimi strategjik i qarqeve greke ishte futja sa me ne thellesi te territorit shqiptar per t'i zgjeruar kufijte ne kurriz te Shqiperise. Per te permbushur keto synime, megalideistet perdoren po ato metoda: percarje e maskara, sikurse osmanllinjte. Madje, ata i tejkaluan e i shtrine ato qe nga Çameria e deri ne Gjirokaster e Korçe.

Perballe genocideve, luftetaret e M. Rushitit rrembyen armet. Ne cetat qe ai komandonte hynin luftetare te rinj nga Çameria. Ne tetor te vitit 1912, Rushiti i drejtoi kryengritesit mbi bandat e terbuara te andarteve (reparte te specializuara) greke ne Cuke te Sarandes. Me pas, kapedani sypatrembur, i pameshirshem ndaj armikut te pandare te Çamerise, i hodhi shqiponjat e tij per te goditur me rreptesine me te madhe kriminelet e tjere, qe vinin nga burgu i Gjiritit (Krete), te cilet Greqia i kishte veshur si oficere per te mbuluar llumin shoven.

Per afro dy vjet (191-1914) Muharremi qendroi ne lartesine e prijesit e te luftetarit per te mbrojtur fitoret historike te 1912-se.

Muharrem Rushiti nuk u afirmua vetem si ushtarak, por edhe si politikan. Me bashkeatdhetarin Alush Taka ai formuloi ne emer te çamëve nje perkujtese per Konferencen e Paqes ne Paris (1919) ku kundershtohej shkeputja e Çamerise prej trungut shqiptar.

Nje udheheqes popullor i gjithanshem,qendroi i papajtueshem edhe me pushtuesit italiane. Se bashku e ne krye te luftetareve came,ashtu si mbare krahinat vame, ai vrapoi drejt Vlores me 1920 dhe i rreshtoi forcat e veta perballe ushtrise kryengritese te kesaj epoke madheshtore. Veçse, ai tani luftonte e komandonte disi i moshuar. Ne keto luftime plogasoset rende, ndersa i vritet djali dhe nipi.

Pas fitores mbi ushtrine pushtuese italiane, ne pamundesi per te jetuar ne vendlindje, sepse ndiqej si "koke e zgjedhur" nga qeveria greke, Rushiti u vendos te bashkefshataret patriote ne Markat (Konispol). Ai nuk e shijoi rivieren, perlen e bregdetit jugor, pasi lufta e gjate i kihte shkaktuar shume plage ne trup. Ne 9 prill 1931 ndahet nga bashkeatdhetaret nje nga prijesit ushtarake popullore te qendreses e te luftes kunder sundimeve te huaja, kapedani i shquar i Çamerise, Muharrem Rushiti.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm