Menu

Ukshin Hoti - Vizionar i madh i çështjes Kombëtare

User Rating:  / 1
PoorBest 

A mund të ndërtohet vizioni i moralit nga mendësia amorale!?

“Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të,
pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj,
sepse fëmijët e mi dhe jo unë vet, janë kuptimi i jetës sime.
Atdheu e fiton kuptimin me ta dhe jo pa ta,
pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër
të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe”. ( Ukshin Hoti )

Shkruan: Mustafë Krasniqi Ukshin Hoti- Mustafë KrasniqiNjë Popull çmohet kur në të lindin burra të mëdhenj, e padyshim popullit shqiptar i lindën shumë burra të tillë ku në mesin e tyre është edhe i urti atdhedashësi Ukshin Hoti.

Një dekadë pa mësuesin e filozofisë, pa njeriun e madh të kombit, pa njeriun e frymëzimeve, pa njeriun e qëndresës, dhe pa vizionarin e madh të çështjes kombëtare, Ukshin Hotin, kaloi. Kaloi kjo dekadë, siç kaluan shumë histori të mëdha, e mjegullt, e paqartë, pa vizion, e pa filozofin e thjesht të popullit, pa respektin e atyre që duhej të respektohen, e krejt në fund, e gjithë kjo për filozofin, diplomatin, politologun, shkencëtarin, historianin, vizionarin dhe humanistin e atdhedashësin e madh të kombit shqiptar do të ishte e pakuptimtë, nëse nuk vihet në jetë ajo filozofi, apo ajo sakrificë për të cilën janë sakrifikuar bijë dhe bija të këtij kombi.

Sikur të ishte në mesin tonë, ky vigan s’do të pushonte, sikur që jam i bindur se ideja, filozofia dhe morali i tij tek njerëzit e ndërgjegjshëm dhe tek populli i gjerë nuk ka pushuar, edhe pse sa ishte në mes nesh, përmes vrimave të hekurta, në ato çeli, që i dergjej trupi i tij, na i bënte të fala kësaj toke arbërore, që të ndihemi të sigurt, se e drejta mbi vetëvendosje i takon ati që ka moral dhe guxim, e padyshim sipas Ukshin Hotit edhe popullit të tij i takon kjo e drejtë.

Ukshin Hoti jo që ishte bazuar vetëm në emocionet e tija, por rrënjësisht kishte studiuar mbi të drejtën dhe filozofinë e saj dhe kështu konstatimet e tija buronin nga një filozofie e zbërthyer mirë, këto jo që nuk i dinte Ukshin Hoti, por për të ishte e qëllimtë që ta njohë botën e qytetëruar se kjo tërësi e filozofisë mbi vetëvendosjen dhe qytetërimin e lirë po mjegullohej dhe po vihej hi syve kësaj bote nga një popull që nuk ka histori, por thjeshtë është nisur nga mendësia amorale dhe me këtë amoralitet synon që ta ndërtoi vizonin e moralit.

Për këtë filozofi të amoralitetit Hoti kishte shkruar shumë dhe mbi të gjitha kishte ngritur zërin, pa e llogaritur se çdo t’i ndodhte më vonë, për këtë guxim të tij më së miri fletë periudha e 81-shës dhe më vonë përgjigjja e tij kundër disa shqipfolësve (siç ishte Azem Vllasi, Agim Zatriqi, e shumë të tjerë) që kishin rënë në ndikimin e politikës së amoralitetit dhe më këtë politikë ndiqte luftën e shenjtë të një populli që më moralin e tij fisnik kërkonte ta ruante tërësinë e moralit që e gëzonte populli i trungut të tij.

Ukshin Hoti me këtë ndihej krenarë pse i takonte këtij trungu dhe me këtë krenari, vihej në interes të kombit më tërë qenien e tij, në qoftë në atë filozofike, politike, shkencë, histori dhe mbi të gjitha këto me tërë qenien shpirtërore e fizike.

Ukshin Hoti kurrë nuk do t’i kishte përshkruar burgjet famëkeqe të ish-Jugosllavisë si ndonjë parajsë, por edhe kurrë nuk do t’i kishte përshkruar si një poshtërim, sepse ky ferrë, nëpër këto burgje, për Ukshin Hotin dhe të burgosurit të tjerë, do të ishte një dritë për popullin e tij, në të ardhmen. Ndoshta, sot dikush nëpër shkrimet e veta, pa ndonjë qëllim, apo dikush tjetër që qëllimisht e bënë këtë nocion të dritës dhe ferrit, sepse më ka rënë të lexoj dhe të dëgjoi, se gjoja të burgosurit shqiptar kanë kaluar burgjeve si nëpër parajsë.

Vallë Çdo të thotë kjo. . . !? - kjo për një të burgosur mund të ishte një fyerje, të paktën nëse dikush edhe me një metaforë të paqëlluar, e të paqëllimtë ka shkruar, për t’ia përshtatur rimën apo vargun tekstit të tij, që për lexuesin të jetë e tingëllueshme, por realisht në kohën kur po jetojmë, ndoshta edhe për 100 vite të tjera ky tingëllim do të ishte shumë i vrazhdë dhe fyes për shumë ata djem që janë dergjur burgjeve. Sikur të doja të rrëfeja për ferrin e burgjeve të Jugosllavisë, tërë jetën nuk do të kisha mundësi ta zbërtheja ashtu siç e zbërthejnë personazhet që me lëkurën e tyre e kanë përshkruar historinë e përgjakur të burgut, sikur që rrëfen Hilmi Muzaqi, Ramadan Pllana njëri ndër ideologët, e veprimtar i shquar i kombit, poashtu edhe Sylejmon Qyqalla, e shumë, shumë të tjerë.

Kur flasim për nocionin e ferrit, më kujtohej një tregim i shkurt dhe domethënës i njeriut, veprimtari të palodhshëm dhe pse jo dëshmorit, që për fat të keq nga 1999-ta e deri më sot nuk është në mes nesh, atë e kishte vjedhur koha e atyre që kishin frikë nga ai dhe koka e tij për të shkruhet shumë pak, nuk e di se ndoshta ende kanë frikë nga njeriu i urtë, nga njeriu që i kishte kushtuar jetën atdheut vetëm buzëqeshja e tij thoshte shumë, “fjalë pak, e punë shumë” siç thotë populli. Ai diku është, e me ne ecë shpirti i tij, jam plotësisht i bindur se shpirti i tij rri mbi ne, sepse i tillë ishte, kishte pasion dashurin dhe heroizmin e popullit të tij, ishte udhëtar i rregullt dhe i regjur për këtë Shqipëri të lirë, e të bashkuar.  Ndoshta nuk ishte filozof me profesion, por filozofia e tij e mësuar nga vetë populli ishte një filozofi shumë domethënëse, po krahas filozofit Ukshin Hotit ky na thoshte (Xhavit Haziri): - “Ukshin Hoti e ka të drejtë, pa këtë filozofi nuk mundem të arrinim qëllimin ku e kemi”. Ukshin Hotin e çmonte si engjëll, por edhe si figurë që simbolizohet liria e tërësisë. Kjo filozofi e tij dhe e Ukshin Hotit, janë një filozofi e zbërthimit, por asnjëherë e larguar nga ajo realja, sepse gjithnjë duke vë në pah realitetin kanë trajtuar si duhet filozofin e së drejtës, por njëkohësisht kanë trajtuar edhe jo realen, e amoralitetin.

Nocioni i ferrit dhe i parajsës sipas fesë, përshkruhen në botën e pas vdekjes, kurse shkenca këto dy nocione i merr si figurë reale në jetën e sotme të njerëzimit, që tek shumë popujt tjerë janë trajtuar dhe trajtohen si të tilla, me definicion të qartë, ndërsa tek populli ynë ende mbetën të tilla, duke ju referuar situatave që kalonin dhe vinin si shtriga të natës. Meqë citat i Kuranit dhe i Biblës thotë: “O zot i madhërueshëm ke mëshirë për ne”, kurse Jezu Krishti i varur në shtyllë, kërkon nga zoti që t’i shpëtojë ata që ishin varur me të. Atëherë na del se për ne, Ukshin Hoti, ishte profeti, ishte jezukrishti, ishte ai që gjithmonë është lutur për popullin e tij, ishte lutur për ata njerëz që ishin hy rrugës së turpit dhe ishte lutur që gjithësia ta bënë tërësinë, sepse sipas tija kjo ishte forca mbi të cilën do të triumfonte filozofia e tërësisë. Hoti asnjëherë nuk kishte menduar për vetën, sepse po të kishte menduar për veten, sot ndoshta do të ishte ndonjë profesor në universitetet e mëdha të Amerikës, por ja që nuk e pranoi këtë ofertë, sepse deri sa populli i tij vuante për liri, shpirti i tij i thoshte qëndrimi me popullin është lartësi dhe e ndërgjegjshmëri, e siç thoshte edhe vet: - “Edhe nëse ky qe fati im, unë pajtohem me të, pavarësisht nga çmimi që mund ta paguaj, sepse fëmijët e mi dhe jo unë vet, janë kuptimi i jetës sime. Atdheu e fëton kuptimin me ta dhe jo pa ta, pasi që për atdheun mund të luftohet vetëm në emër të njerëzores dhe kurrsesi ndryshe.

Ukshin Hoti me punën dhe filozofinë e tij trajtoj në thelb problemin e Ballkanit dhe veçmas problemin e popullit të tij që ishte i ndarë në pesë pjesë. Ishte i vetëdijshëm se pa një luftë ballkanike nuk do të ketë zgjidhje problemi i Ballkanit, ndërsa tërësia e kombit shqiptar ishte si një problem në vete, por edhe jo i pazgjidhur, sipas Ukshin Hotiti, detyrë e parë për ta bërë Shqipërinë e bashkuar ishte ndërgjegjësimi dhe madje lufta e pakompromisë, por sipas tij tashmë ishte edhe një arsye duke u nisur nga thyerja e tabusë se Jugosllavinë, nuk ka fuqi që ta shkatërronte atë dhe kjo u shkatërruar, thua nga studentët dhe populli shqiptar, dhe arsyeja tjetër ishte bashkimi i Gjermanisë, thyerja e murit të Berlinit, këto dy arsye i epnin një argument të fortë që t’ua thoshte popullit troç, që të tërhiqen nga një politik që për shumë kohë kishte mbjell frikë, e në anën tjetër me politikën e turpit, kishin penguar luftën e drejtë të rinisë dhe atdhetarëve shqiptarë që kishin dal hapur kundër politikës diskriminuese dhe kundër elitës famëkeqe që mbillnin huti në popull, siç ishte politika e heshtjes, politika e servilizmit, politika e pacifizmit me një fjalë politika rugovjane, ajo politikë që edhe sot pas një viti që është bërë Kosova shtet synon që këtë njeri ta vë si baba të shtetit më të ri të botës, gjë që do të ishte edhe një shkelje e gjakut të dëshmorëve, apo edhe një turp më i madh i botës. E i sigurt ai të ishte në mes nesh fizikisht, kurrë nuk do ta kishte pranuar këtë ligësi të sotme, çfarë na është servuar nga të tjerët, sepse për të shteti kishte kuptim të plotë dhe ajo kuptimësi është vetëm Shqipëria e bashkuar, Shqipëria Etnike.

(Këtë shkrim e lëshoi në botim për nderë të heroit, tribunit tonë të madh Kombëtar Ukshin Hotit)



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm