Menu

Rilindja e mësuesit atdhetar Ibrahim Selimi

User Rating:  / 0
PoorBest 

Nga Albert ZHOLI - Brahim SelimiNë fillim të shekullit 20, nën frymën e Rilindjes Kombëtare dhe përpjekjeve të shqiptarëve për çlirimin kombëtar nga zgjedha e turqisë edhe krahina e Tepelenës nxjerr krye me kontributin e saj në lëvizjen kombëtare. Ishte koha kur shqiptarët nisën zgjimin e tyre kombëtare për krijimin e shtetit të tyre të pavarur dhe gjallinën e ndarjeve të tyre kombëtare.

Në këtë sfond historia edhe treva e Krahësit përfshihet gjallërisht në kryengritjet antiturke 1908-1912, si dhe çeljen e shkollave shqipe. Një rol të veçantë në Krahës të Tepelenës ka luajtur dhe mësuesi atdhetare Ibrahim Selim Zyka, i cili në librin e ri monografik shfaqet si një personalitet i lëvizjes kombëtare dhe arsimit kombëtare.

Mbi supet e mësuesit atdhetare Brahim Selimi qysh pas vdekjes së tij në vitin 1935 mjegullat e kohës hodhën një heshtje të rëndë.

Po kush ishte Ibrahim Selimi?! Sipas librit monografik të autorit Bardhosh Gaçe, të parët e tij Selim Zyka dhe Zykë Velika kanë marrë pjesë si luftëtarë të shquar popullorë në luftrat dhe kryengritjet kundra pushtuesve turq 1834 dhe 1847 në krahë të kapedanëve të labërisë Tafil Buzi, Veiz Vasjari, Zenel Gjoleka e Rapo Hekali, për mbrojtjen e trojeve shqiptare në Plavë e në Mal të Zi. Mësuesi atdhetarë Ibrahim Selimi qysh në rinin e tijë u ushqye me ndjenjat kombëtare duke mësuar gjuhën shqipe të Sheh Ademi në Berat sëbashku me kunatin e tij Dervish Medini dhe Krahsiot të tjerë. Në fillim të shekullit të 20 Ibrahim Selimi ishte zëvendës I komandantit të shquar Ismail Lesko Progonati në xhandarmërin e Janinës, i cili tregoj trimëri të rrallë në bandat e andardëve Grekë që vrisnin e digjnin fshatarët e digjnin fshatrat shqiptarë e vllehë në Meçov e Paramithi.

Në Janin Ibrahim Selimi gjeti mjaft miq e shokë të lëvizjes kombëtare me të cilët bashkëpunoj ngushtë në vitet 1905-1908 nën këshillat e atdhetarëve Isuf Bushi Halil Gjirokastra Theim Ezhgorani dhe Kadri Gjata, së bashku me Shaqo Buzin e Shuko Dalipin shpërndanin librat e gazetat shqipe në Përmet,Tepelenë e Mallakastër.

Siç shkruan në letërkëmbimin e tij atdhetari Aristidh Ruci, "Puna e çmuar për hapjen e librave shqip në Tepelenë kishte rënë në sy dhe të xhandarmërisë".

Ibrahim Selimi pati besim të madh te lëvizja Xhon-Turke 1908 dhe shpallja e Kushtetutës nga Turqit e rinj për përfitimin e autonomis së vendit dhe lirisë së popujve të robëruar.

Ai mori pjesë në demostratat e Janinës por edhe në shpërndarjen e armëve në Çamëri e Himarë për nxitjen e kryengritjes Shqiptare për shkëputjen nga Turqia.

Në vjeshtën e vitit 1908 Ibrahim Selimi sëbashku me baba Ahmet Resulin e Qamil Rustemin sipas këshillave të klubit Shqiptarë të Manastirit u përfshi në çeljen e shkollave shqipe në Tepelenë fillimisht u çel shkolla shqipe e Koshtanit e cila ashtu si shkollat e tjera shqipe në Matohasanaj, Progonat, Tepelenë e Labovë u bë një vatër e zjarrt për hapjen e diturisë. Ishte kjo koha që baba Ahmet Resuli dhe Ibrahim Selimi patën marrdhënie dhe takime të ngushta e Petro Nini Luarasi, Çerçiz Topullin, Klubin Bashkimi te Janinës me Kadri Gjatën, Klubin Dritat e Gjirokastrës me Petro Pogën të cilët dhanë një gjallim të veçantë lëvizjes kombëtare në jugë të shqipërisë. Në vitet 1911-1912 krahës çeljes së shkollës Shqipe të Krahësit mësuesin Rilindas Ibrahim Selimi e gjejmë edhe në rradhë të kryengritësve në Tepelenë Kurvelesh e Mallakstër ku bashkëpunuan me mjaft figura të tjera të shquara si Namik Delvina, Riza Runa, Ismail Kasua Kanan Mazja, Selam Musai, për mbështetjen e morandiumit të Gërçes në veri dhe autonomin e shqipërisë. Jeta dhe veprimtaria atdhetare e Ibrahim Selimit në fillim të shekullit XX u dallua edhe nga përkrahja e flakët e pavarsis kombëtare dhe qeveris së Ismail Qemalit. Në gusht të vitit 1912 emri I tij shënohet krahës krerve të tjerë kryengritës të kuvendit të Fierit në takimin me Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin si dhe përfaqsuesve të tjerë të trevave të jugut.

Edhe në shpalljen e pavarsis Ibrahim Selimi dhe atdhetarë të tjerë Krahsiot morën pjesë në luftën kundër andardeve Grekë që dogjën e shkatrruan viset jugore të vendit. Nga Tepelena Ibrahim Selimi sëbashku me baba Ahmet Turanin, Feim Ezhgoranin, Ismail Kason Arshi Shehun, She Beqirin I dërgojnë letër Ismail Qemalit dhe qeveris së vlorës për masakrat e ushtarëve Grekë në jugë. Një kontribut të çmuar mësuesi Ibrahim Selimi ka dhënë edhe në vitet 1919-1920 në protestat dhe memorandumet e dërguar Koferencës së Paqes në Paris. U takuan në Tepelenë me të dërguarin e Presidentit Wilson të SH.B.A në Tepelenë Gjirokastër Përmet konsullin Josuf Havan për mbrojtjen e të drejtave kombëtare shqiptare. Në vitin 1920 emri I Ibrahim Selimit gjendet si anttarë I komitetit të mbrojtjes kombëtare në Tepelenë me në krye baba Ahmet Duranin si dhe në takimet e trevave të Tepelenës për organizimin e luftës së Vlorës kundër pushtuesve Italianë. Ai ishte i pranishëm në takimin e Kurveleshit me Riza Runën Halim Xhelon dhe Kanan Mazen, Gani Alikon, Ismail Kason në takimet e Teqesë së Turanit si dhe armatosjen e luftëtarve për në betejat e luftës së Vlorës, së bashku me baba Ahmet Turanin Riza Runën e Selam Musain ai mori pjesë në kuvendin në Beunit ku u takua me miqtë e tij Osman Haxhiu dhe Ahmet Lepenica krismat e armëve të luftëtarit të shquar popullore Ibrahim Selimi oshëtinin krahës Kanan Mazes e Selam Musait e luftëtarëve të tjerë Tepelenas, oshëtinin dhe në Kotë, Dreshovic, Bestrov, Risili, Qishbardh Qafën e Koçiut dhe Ullishtet mbi Vlorë. Në kujtimet e Çerçiz Sihatit thuhet: Atje në Bestrov u sulën si luan mbi trim çelën e armikut Riza Runa, Ismail Kaso e Ibrahim Selimi e Tepelenas të tjerë dhe garnizoni ndaj të gdhirë u dorzua. Edhe pas luftës së Vlorës si kryeplak I fshatit Krahës Ibrahim Selimi dhe parësia e Krahësit si Baro Mersini, Kalo Brahimi, Tafil Zeqo, Muhamet Ramadani, Zano Ysenji, Dervish Medini, Sulo Selmani në bashkpunim me Osman Haxhiun, Halim Xhelon në Vlorë dhe Asaf Cipin e Thoma Papapanon në Gjirokastër u riçel shkolla Shqipe në Krahës me Zyber Abedin Leskaj. Në vitin 1921-1924 Ibrahim Selimi mori pjesë gjallërisht në lëvizjen Demokratike të kohës duke bashkëpunuar ngusht dhe Arshi Shehun, Halim Xhelon, Avni Rustemin e Veli Harshovën të cilët dëshironin një fytyrë të re të Shqipërisë sipas qytetërimit Europian. Mjaft kujtime e dorshkrime të bashkëkohësve të bën përshtypje qëndrimi I Ibrahim Selimi e fshatarëve të tjerë të Krahësit në përkraheje të deputetëve Petro Harito e Sulejman Delvina të krahut demokratik si dhe debatëve të ashpra të Myfyt Bej Libohovo e partin e asllanistëve. Duke u përfshirë në lëvizjen demokratike të kohës Ibrahim Selimi mori pjesë në revolucionin e qershorit 1924 dhe përkrah Fan S Nolit qeveria e Nolit e caktoi dhe oficerë në Lushnjë, Peqin e Laprakë. Ai ndjeu zhgënjim të thellë nga mefshtesia e qeverisë dhe administratë shtetërore por dhe mjaft probleme sociale e shoqërore që nuk merrnin zgjidhje, takimet me Naum Priftin në Lushnjë dhe Qazim Koçulin dhe Spiro J Kolekën në Tiranë për mjerimin dhe varfërin e fshatarëve dhe moszgjidhjen e tyre nga ana e qeverisë e brengosën shumë atë.

Më 28 nëntorë 1924 Ibrahim Selimi mori pjesë në Kuvendin zakonorë të Labërisë që u zhvillua në Kuç të Kurveleshit, si përfaqsues I trevës së Krahësit. Ishte kjo një ngjarje e rëndësishme në jetën e banorëve të labërisë që ndikojë thellë në emancipimin e jetës dhe eliminimin e gjakmarrjes dhe zakoneve të egra. Ai mori vetë pjesë në disa pajtime grindjesh sherresh e gjaqesh në Lopës, Mallakastër dhe Kudhës si përfaqsues I pleqësis së labërisë. Jeta dhe veprimtaria e Ibrahim Selimit këtij atdhetari të flakt të Krahësit si mësues dhe patriote ka lënë gjurmë të thella në trevën e Krahësit e Tepelenës si një Rilindas I vonë që nuk kurseu asgjë për çështjen kombëtare dhe të atdheut.

Ai vdiq në vitin 1935 duke lën si amanet që koka e varrit të ishte në drejtim të shkollës shqipe të Koshtanit, kështu qysh atëherë e deri më sot ai mbeti I harruar atje te Bregu I Shahut mes lisave I harruar nga koha. Nëpërmjet monografis mësuesi atdhetarë Ibrahim Selimi figura dhe portreti I tij ndriçohen për shërbimet e mëdha që ai I ka bërë Atdheut.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm