Menu

Sami Shabedini - Edhe sot nuk i dihet varri këtij atdhetari

User Rating:  / 1
PoorBest 

Sami Shabedini (1919-1947)

Sami Qazim Shabedini-Berisha, i lindur më 1919 në fshatin Orizare të komunës së Likovës. Ishte njëri ndër nxënësit më të dalluar të gjeneratës së tij në shkollë ku mësonte në fshatin Opajë. Ai ishte i pasionuar për lexim të gazetave dhe librave saqë njërën nga dhomat e shtëpisë së tij e kishte shëndërruar në leximore dhe bibliotekë. Që herët tek Samiu vërehej dashuria e një atdhetari i lidhur ngushtë me çështjen kombëtare. Që nga mosha 25 vjeçare iu bashkua çështjes kombëtare për të luftuar për atdhe, liri dhe bashkim kombëtar.

Sami Shabedini do të jetë njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë deri në vdekjen e tij të përbashkët të atdhetarit të çështjes kombëtare Sulë Hotlës. Ai që në fillim ishte i lidhur drejtpërsëdrejti me udhëheqësit kryesorë të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare. Me ardhjen e profesorit Ibrahim Haki Kelmendit nga komiteti i NDSH-së nga Shkupi për ndihmë komitetit të NDSH-së të Kumanovës Sami Shabedin Berisha dhe Mulla Hajdari që të dytë nga fshati Orizare.

Me angazhimin e tyre të pa kursyer të atdhetarizmës do të arrijnë që të afirmojnë dhe të shtrinë organizatën në të gjitha vendbanimet shqiptare. Pas shmangies së arrestimit që ju bë krerëve të komitetit të Kumanovës të Organizatës së NDSH-së për Kumanovë në Mejtepin e fshatit Orizare Sami Shabedini sekretar i komitetit do të largohet menjëherë për tu vendosur në Shkup e që më pas ti bashkëngjitet grupit të udhëhequr nga Sulë Hotla që të qëndroj së bashku me të deri në vdekje.

Shtëpia e Sami Shabedinit

Në shtëpinë e Sami Shabedin Berishës që edhe sot ekziston e paprishur në fshatin Orizare shumë herë ishin mbajtur mbledhjeje të NDSH-së ku kishin marrë pjesë Sulë Hotla, Ali Staneci, Destan Norça, Hamzë Bellanoca, vëllezërit Aliu, Shefkiu, Iseni dhe Rasimi e shumë atdhetarë tjerë.

Sami Qazim Shabedin Berisha ishte tradhtuar së bashku me anëtarët tjerë të grupit të Sulë Hotlës nga bashkëpunëtorë shqiptar dhe atyre maqedonas të UDB-së gjatë vitit 1947 që asnjëherë nuk ju gjet dhe nuk i dihet as sot varri. Samiu ishte i martuar dhe kishte pasur 4 fëmijë, prej tyre asnjë nuk i ka mbetur gjallë. Masari djali i tij vdes në Kratovë në moshën 4 vjeçare, ndërsa tre fëmijët tjerë do ti vdesin më herët. Bashkëshortja e tij Gjylnazja që një kohë ishte e internuar në Kratovë do ta pres Samiun vite të tëra se mos vallë do të jetë diku i gjallë, kështuqë pas 15 vitesh pritje do të shpërngulet dhe do të martohet në Turqi.

Nehat Jahiu - Prill 2015

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm