Menu

Homazhe përkujtimore për Dëshmorin e Atdheut Agron Dragoj, eshtrat e të cilit rikthehen në Mauzoleumin e Durrësit

User Rating:  / 0
PoorBest 

Aktiviteti që u zhvillua më datën 15 korrik 2015 në qytetin bregdetar të Durrësit iu kushtohej kthimit e rivarrimit të eshtrave të dëshmorit të atdheut Agron Zaim Dragoj. Ceremonia nisi në orën 10- të, te holli i Pallati të Kulturës ''A. Moisiu'' dhe aty u bënë homazhe e u vendosën kurora me lule nga organet e pushtetit vendore të qytetit të Durrësit si dhe nga veteranët e pasardhësit e familjeve të dëshmorëve të atdheut, nga të afrimit e dëshmorit, nga shokët e repartit ku ai kishte punuar, të afërm e shokët e fëmijërisë së Agronit, nga gjithë qytetarët pjesëmarrësit që ishin të shumtë në këtë ceremoni përkujtimore.

Eshtrat e dëshmorit Agron Zaim Dragoj u vendosën në shtëpinë e përjetësisë në Mauzoleumin e dëshmorëve të atdheut të qytetit të Durrësit. Kurora me lule vendosi kryebashkiaku Vangjush Dako, Prefekti i Qarkut Roland Xhelili, kryetari i Këshillit të Qarkut Alfred Mullaraj. Gjithashtu kurora me lule u vendosën edhe në emër të Ministrisë së Mbrojtjes.

Dëshmori Agron Zaim Dragoj u lind në prill të vitit 1974 në fshatin Zhepovë të Përmetit.

Studimet i mori në vendlindje, dhe në vitin 1995 emërohet nënoficer pranë bazës së flotës sonë detare. Në vitin kobzi të ''97-ës shkon në mbrojtjen e disa tregëtarëve të vegjël atje në vendlindjen e tij. Keqbërsit zënë pusi në rrugën që të çonte drejt Këlcyrës. Kështu keqbërësit e asaj zone, dhe një dorë kriminale vrasin babesisht djalin e Zhepovës, Agron Zaim Dragoj.

Komisioni Qëndror për statusin e Dëshmorëve të Atdheut pranë Ministrisë së Mbrojtjes me vendim Nr. 572 datë 07.03. 2012 nderon Agron Zaim Dragoj me titullin e lartë Dëshmor i Atdheut.

Lavdi dëshmorëve të Atdheut!

* * * * *

Fotogaleri nga aktiviteti

Xhevahir Cirongu

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm