Menu

Kadri Zeka, gjithmonë në shërbim të atdheut

User Rating:  / 0
PoorBest 

Nga Ramiz Dërmaku - Kadri Zeka në një demonstrat në cyrih - 1981Në historinë e çdo populli Ramiz Dërmakuka data që i bëjnë njerëzit të ndalen e ti hedhin një sy të kaluarës, për të parë se nga erdhën, ku janë e ku po shkojnë, ç' rrugë kanë bërë ata, e ç'rrugë kemi për të bërë ne sot. Në shenjë përkujtimi e nderimi të 30 vjetorit të rënies heroike të tre dëshmorëve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, vendosa ta shkurtoj një skrim të gjatë duke e përqëndruar vëmendjen te njëri nga ta. Kadri Zekën e vranë duke menduar se do të zhduken shqiptarët nga faqja e dheut, por u mashtruan, sepse pas vete ai la veprat, librat dhe kontributin e tij patriotik. Kadri Zeka nuk ishte vetëm atdhetar, por mbi të gjitha ishte BURRË i fjalës dhe BESËS.

Ai ishte një kokë e aftë, një GJINI për çështjen kombëtare shqiptare. Në PAQË por edhe në luftë ishte më i fortë se shkëmbi e graniti. Ishte shumë i matur ne bisedat e tij, por kur flitej ne dëm të çështjes kombëtare i qetë dhe me fjalë të buta orvatej ta bindëte bashkëbiseduesin. Kadri Zeka ishte një gazetar e njeri me mendje të mbrehtë, me një diapazon të gjërë të njohurive, shoqërore, politike e organizative. Vitet kur lindi dhe u rrit Kadri Zeka, ishte kohë e keqe. Ai lindi, u rritë u shkollua dhe punoi ca vite nën thundrrën e shkaut, por kurrën e kurrës nuk iu nënshtrua armikut. Gjatë tërë jetës kaloi nepër sfida te shumëta por i pa trembur i kaloi ato. Që në rini të hershme, Kadri Zeka e kuptoi qëllimin dhe strategjinë sekrete ushtarake të armikut. Ai shumë i ri e gjeti rrugën drejtë Lirisë dhe me një vendosmëri e përkushtim të madh e vazhdoi deri në vdekje. Çdo herë ishte në krah të popullit, dhe me popullin.

Kadri ZekaKurrë nuk e pranoi gënjeshtrën, intrigën, kriminalitetin, dhunën, familjarizmin, bajraktarizmin, e shumë dukuri tjera negative të cilat e dëmtonin çështjen kombëtare shqiptare. Çdo herë dhe me të gjitha forcat e tij mendore, intelektuale, u angazhua maksimalishtë për internacionalizimin dhe zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare me mjete demokratike. Kadri Zeka me shokë nuk dorëzoheshin, ata kërkonin ndihmë nga politikanët, mërgimtarët dhe populli sepse e dinte se vetëm të bashkuar mund të korrim fitore. Gazetari ynë, patrioti dhe atdhetari Kadri Zeka çdo herë ishte ne luftë me armikun, edhe kur flente, edhe kur shkruante, edhe kur ligjeronte, edhe kur udhëtonte, edhe kur organizonte demonstrata, pra ai gjatë tërë jetës ishte ne luftë dhe kurrë s’iu frikësua armikut.

Ai filloi ta kundërshtojë politikën ushtarake barbare sllave edhe në kohën kur koka të fluturonte prej qafe, më lehtë se sa kur këputej një qershi prej dege. Ai me plotë dëshirë e vullnetë vendosi të bëhet kurban i çështjes shqiptare. Emri dhe vepra e gazetarit, intelektualit, atdhetarit dhe martirit të Kombit Kadri ZEKA, do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë kombëtare. Ai do të jetojë sa do të jetojë Kombi shqiptar. Jeta dhe vepra e këtij martiri të shqiptarizmit do tu shërbejë gjeneratave të reja si mësim se si duhet sakrifikuar dhe luftuar për Atdheun.

Ne gjeneratat e reja, duhet jo vetëm të mësojmë për te, por duhet të përkulemi e të betohemi se deri në vdekje do ta mbrojmë e realizojmë amanetin e Tij. Po, Kadri Zeka ai burrë me trimërinë, me burrërinë dhe me heroizmin e Tij dëshmoi botërishtë para miqëve e armiqëve, para trimave e servilëve, para atdhetarëve, trathëtarëve e qyqarëve, se si duhet punuar, se si duhet vepruar, se si duhet luftuar dhe se si duhet flijuar edhe jetën për çlirimin e Atdheut, njiherë e përgjithmon nga një pushtues barbarë, i cili e terrorizonte dhe masakronte popullin shqiptarë. Ndjenjat dhe atdhedashuria e këtij burri kishin lindur shumë herët, me tërë qenjën e urrente sistemin jugosllav dhe hyzmetqarët shqiptarë të asaj kohe. Në ditët më të vështira të kombit tonë, kur çështja kombëtare arriti edhe në pikën e vlimit, ku faktori politikë injoroi politikën tonë, kur çështja kombëtare arriti në pikën më të lartë të vlimit. Kadri Zeka ka gjetur tek vëllezërit Gërvalla shokët e idealit, të luftës e të përpjekjeve. Ata rreth një vit do të veprojnë bashkë. Përkundër intrigave të UDB-së ata nuk do të përçahen, por do të punojnë për fuqizimin e Lëvizjes për Pavarësi dhe për krijimin, përmes veprimeve të përditshme, të një organizate të vetme në shkallë kombëtare, të strukturuar dhe të përgatitur për t'u përballë me kërkesat dhe sfidat e kohës. Prandaj nuk është e rastit pse ata nuk i ndau as vdekja.

Muzeu Kadri Zeka në Poliçk

Kadriu me vëllezërit Gërvalla vritet tinëzisht nga UDB-a jugosllave më 17 janar 1982 në Untergrupenbach afër qytetit Heilbronn landi i Stuttgart-it (Gjermani). Pas luftës së fundit në Kosovë në fshatin e lindjes në Poliçkë vitin 2007-të u përurua Muzeu Kadri Zeka. Le të na kujtohet, amaneti i tyre, i cili do të na ndjekë deri në realizimin e plotë,sepse rrugën që ata filluan duhet ta vazhdojmë ne, të vendosur dhe unik sepse vetëm kjo rrugë do t'na shpie drejt realizimit të amanetit të tyre. Po në Janar të vitit 1982 në Untergrupenbach të Gjermanisë u vranë ne mënyrë tinëzare e qyqare tre dëshmorët tanë: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Emërat e vrasësëve, gjithësesi të njohur: Shovenistët, çetnikët së bashku me UDB-ën jugosllave.

Ky ishte fjalimi i pregaditun për Akademin përkujtimore në Koblenz.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm