Menu

Mirë se vjen Gjeneral Ramush Haradinaj - Nehat Jahiu

User Rating:  / 0
PoorBest 

MIRË SE VJEN GJENERAL RAMUSH HARADINAJ!

Mirë se vjen, o Gjeneral Ramush Haradinaj
Në këmbë është ngritur e tërë Prishtina
Fëmijë, burra e gra po bëhen gati për të pritur
E tërë Kosova në këmbë në këmbë është ngritur.

Do ta presin të gjithë se në Kosovë po kthehet trimi
Mic Sokoli, nga Dugagjini,
Sa shumë për ty i ka marr tërë shqiptarinë e ka marr malli
Të kthehesh në Kosovë, o ti trim i madh nga Glloxhani.

Gëzohen fushat e na gëzohen, o trim për ty edhe malet
Trimi i lirisë kurr armikut nuk e ka ndërmend ti dorëzohet,
Po kthehet Ramushi me kokë lart ngritur
E tërë shqiptaria do të dalin sonte për trimin për ta pritur.

Mirë se, vjen, o Gjeneral i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
O djalë i shqiptarisë, o trim i lirisë,
Kthehu, o Ramush Haradinaj se po të presin e tërë shqiptaria ty
Gëzimin do ta ndajnë të gjithë sëbashku me buzëqeshje e lotë në sy

Po të pret, o Gjeneral qe sa kohë Toka e Kosovës tënde martire
Kjo tokë e dashur, kjo Tokë Ilire
Dio të këndojmë të gjithë sëbashku sëbashku sonte, me ty
Lotët nga gëzimi le të na derdhen që në Kosovë po kthehesh ti.

NEHAT JAHIU

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm