Menu

Kurr nuk do ta shes nderin tim në pazar, o zagar - Nehat Jahiu

User Rating:  / 0
PoorBest 

KURR NUK TA SHES NDERIN TIM NË PAZAR, O ZAGAR

Këtë ëndërr asnjëherë mos e ëndrro hiqNehat Jahiu
që të më futësh në shtratin tënd lakuriq,
të mendosh se unë për ty jam një lakër,
të më presh kërthizën për interes me drapër.

Unë jam një mal me shumë brigje,
nuk më ka rritur nëna në udhëkryqe,
mos mendo se unë jam një "nuse",
të më përkëdhelësh ti për gushe.

Ëndrrën mos e ëndrro në mesditë,
se nuk jam një farë e pistë.
Unë veten nuk e kam nxjerrë në pazar
të shtrihem në shtrat me ty, o zagar.

Unë jam mal i mbushur me dëborë,
jam një nuse që kam lidhur kurorë,
mos mendo se unë jam një lakër,
të ma presësh kërthizën me drapër.

Kurr nuk ta shes timin nderin e moralin
tek unë nuk mund ta blesh pazarin,
për një karrige e për një vend pune
të bëhem ty, o pis në shtrat e ytja nuse.

Unë jam shqiptare që kam nder e kam një burrë
nuk jam lavire që për intrese shes ushkurë,
kurr mos ëndërro, o pis, farë e flliqur, o zagar
se nderi im i një shqiptare shitet tëndin në pazar

Vetes nuk i lejoj kusht të futem në politikë
të ia shes moralin një zagarit për një karrigë
Jam një bijë shqiptare si mali me dëborë
Që me gjak lirie atdheut i kam thurrë kurorë.

NEHAT JAHIU

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm