Menu

Aroma që zgjon - Kasam Shaqirvela

User Rating:  / 0
PoorBest 

AROMA QË ZGjON
(lulja e pranverës sime)

Vështrimi im në tyKasam Shaqirvela
është i pafund
ndërsa shikimi yt,
me thellësinë e detit
dhe kthjelltësinë
qiellore,
për çdo mëngjes,
edhe palcën time
të ngrirë,
ma ngroh, edhe
trupin t'rënduar
nga stresi
e ndjenjat e mia
t'acaruara
m'i zbut ndjeshëm!
vetëm ajo
buzëqeshja jote
e ëmbël, që mua
butësisht më zgjon
herët në të gdhirë
sepse, bukuria e cila
rrezaton thellë
ngrohtësia e saj,
kurrë, s'të pengon
edhe pse zemrën,
aty, brenda
t'kallur, apo t'fikur!?
e bën thelë thelë!
por shpirtin e lënduar
e t'strukur n'zgafellë
prej vuajtjesh,
që të sfilitin
maramendthi,
ajo ndjeshëm
bile, bile etshëm
e shëron!
o, shqiptar!
këtë dije mirë!
edhe gjumë ariu,
më mos fli!
se, aromë Atdheu
ka veç n'atdhe,
atë e kam unë, e ke ti
atë ta mba trupi
qëkur ke le,
s'ka as forcë
Prometheu
që e ndryshon,
as peshore
që e peshon!
ajo, vetëm aty,
aromon, ajo
n'Atdhe rron!

© Kasam ShAQIRVELA

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm