Menu

Lufta e shqiptarit nën flamurin e huaj - Kasam Shaqirvela

User Rating:  / 0
PoorBest 

LUFTA E ShQIPTARIT NËN FLAMURIN E HUAJ

Thuan se betimiKasam Shaqirvela
bëhet para flamurit
aty jepet edhe
besa e burrit,
në çdo luftë të huaj
thuajse shqiptarët
dukshëm bëjnë pjesë,
sa herë që u kërkohet atyre,
pjesëmarrja e pakushtëzuar
ata në luftërat e tjerëve
marrin pjesë
bile guximshëm
e japin edhe jetën e tyre
për fjalën e dhënë
at' fjalën me besë,
e që për shqipet,
shpeshherë, përfundon
dhimbshëm?!
dhe, si e tregon puna tani,
ai që e fiton luftën
nuk e çanë kokën aspak
për atë që në luftë vdes,
sepse ai shikon përpara
dhe vetëm të vetin interes,
dëshiron të shpenzojë
lekë sa më pak
dhe, s'i ha palla se,
kujt i hy ndër hak, apo
kush ia paska dhënë
fjalën me besë!
apo, se kush do lindë
e kush do vdesë?
ose dhe cilin
do ta shkel në besë?!
për atë mjafton
që çështjes së tij,
madje pa merak
nëse duhet
edhe pabesisht,
por besueshëm,
ti vë kapak!?
Një herë e përgjithmonë
ta mbyllë mirë, pra
kjo çka po ngjet me ne
është si një Kuti Pandore
përplot me të papritura?
Që t'bien prej dore
herë nga nërkëmbëza!
e herë nga t'rrëshqitura?
sa më parë duhet rishikuar
situatë pas situate dhe
asesi s'duhet lënur pas dore
e kaluar kohës prore
sepse, edhe ashtu, ne,
si tepër, jemi t'vonuar!?
duke ngecur
në rrugëtimin tonë
të stërgjatë
labirintheve të jetës
e korridore të kohës,
duke i kthyer
dritë e ditë
n'terr e natë!

© Kasam ShAQIRVELA

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm