Menu

Toplica e përgjakur - Osman Caka

User Rating:  / 0
PoorBest 
TOPLICA E PËRGJAKUR

Balada në rrënjët e një molleOsman Caka
Gurë që tremben të flasin
Të rrokullisur në tingujt
E latuar të dashurisë
Së përjetshme...
Histori e përgjakur
Trishtim i trefishtë
Me brenga të thinjura
Toplica e zemrave tona
Furtunë e mosharresës
Murmurimë e degdisur
Deri në Nish…
Kushtrime Ilirike
Me zjarrin e shhpirtit tim
Me vërshime tingujsh
E trazime lirike
Furtuna e kujtesës
Balada e dashurisë…
Brengat do të degdisen
Me fluturim shpresash
Kur deri në Nish
Do t’i ritrasojmë
Shtigjet e Dardanisë…


Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm