Menu

Feniksi Shqiptar - Shefki Ollomani

User Rating:  / 0
PoorBest 
FENIKSI SHQIPTAR

U lind në Shumeri*)Shefki Ollomani
Kur mbi këtë Dhe
S'kish shtete as njeri
Ky vend me erë u bë Atdhe.

Aty me shekuj e mijëvjeçarë jetuan
Kullën e Babilonit ndërtuan
Deshën të ngjiten në Qiell tek Zoti
Kështu punuan mot pas moti.

Ndërtuan një kohë tepër të gjatë
Derisa Zoti ua dërgoi "dhuratë"
Përmbytjen e Madhe me shtrëngatë
Për të zhdukur këtë popull të ngratë.

U përzie Tokë e Qiell
U errësua Hënë e Diell
Çdo gjë dridhej e përdridhej
Gjithë ky popull lebetitej
Dhe në fund s'mbet kushë i gjallë
Përveç Feniksit Shqiptar.

Ai u mbyt, u dogj në Shumeri
Dhe u ringjallë përsëri
Nga hiri i vet u rilindë
Tutje, larg, në Atlantidë.

Në atë ishull gjeti atdhenë
Feniksi ynë ngriti folenë
Atje Shumerët e stërlashtë
Morën emrin e ri - Atlashtë.

Por kur ishte në kulm të fuqisë
E godet forca e Perëndisë
U fundos gjithë Atlantida
Dhe Atlashtët, porsi drita
Morën sërish rrugën e kthimit
Gjetën vendet e shpëtimit.

Se Feniksi nuk u mposht
Atlashti i urtë me emrin Thot
I priu popullit nëpër det
Në tokë të Khemit (Kthemit)** u kthye
Nga kish ardhë populli i vet
Piramidat filloi me ndërtue.

Atlashtët u shpërndanë gjithandej
Rreth Mesdheut e më tej
Në Shumeri e Feniki
Në Kaukaz e Anatoli
Në Etruri e Pellazgji
Në të bukurën Iliri.

U lindëm si Shumerë
U vjetëruam si Atlashtë
U mplakëm si Pellazgë
U rilindëm si Ilirë
U burrëruam porsi Arbër
Dhe jetojmë si Shqiptarë
Se mbi Dhé jemi të Parë.

Kemi Atlantidën, Shumerinë
Tokën e Kthemit, Pellazgjinë
Kem Ilirinë e Arbërinë
Shqiponjën tonë - Shqipërinë.

Kështu ishte, kështu mbeti
Kështu filloi, kështu vazhdoi
Kështu desh Hyu, Zoti, Perëndia
E para, e përjetshme të jetë Shqipëria.

*****
Feniksi ynë Shqiptar
Nëpër shekuj e mijëvjeçarë
Herë u dogj e herë u poq
Herë u vra e herë u ndoq
Herë vdiq, herë u ringjallë
Por mbet gjithmon Shqiptar.

Për të Atdheu dhe e vërteta
Janë më të shtrenjtë se vetë jeta
Ndaj nuk trembet, nuk tërhiqet
As nga vdekja, as nga rreziqet.

Për Liri e për Shqipëri
Bjen e ngritet përsëri
Bëhet shkrumb e bëhet hi
Derdh gjak të vjetër e gjak të ri
Që Shqiptarët e Shqipëria
Të jetojnë të lirë në Atdhe
Derisa të ekzistojë Gjithësia
Dhe të ketë jetë mbi Dhé.

*****
Herë Sizif e herë Feniks
Herë në sulm, herë në tërhekje
Ky Shqiptari trim, fisnik
Herë në luftë, herë në përpjekje
Herë si grua, herë si burrë
As fiton, as mposhtet kurrë.

Është vendim, vullnet Hyjnie
Që Feniksi kurrë mos zhduket
Është ky urdhër Perëndie
Që Shqiptari të mos shuhet.

--------------------

*) -Shumeria /Vendi me shumë erë/ Babilonia e mëvonshme/Mesopotamia e më pastajme/Iraku qendror i sotëm.

**) -Khemi/Kthemi, Vendi i Kthimit/Egjypti i Lashtë i Faraonëve (Farës sonë, Fisit tonë)

Poezi nga libri më ri – FENIKSI SHQIPTAR, Botoi ShGB “SHKUPI”, Shkup – Nëntor 2012



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm