Menu

Koha lakuriqe - Mustafë Krasniqi

User Rating:  / 0
PoorBest 

KOHA LAKURIQE

Një natë me MarkezinMustafë Krasniqi
Isha duke udhëtuar
Ik më tha
Syzet merri me vete.

"Toka e rrumbullakët
Si në portokall ..."
Ursulës ju sos durimi.

Rrotat u dogjën n'flakë
Kondi shkruante për kohën
Francezja e lebetitur
I numëronte vdekjet.

Koha lakuriqe
Kuçedra hante pëllumba-fëmijë
Kali i zi dekorohet
Fshati i zhytur n'lum, mbet ka.

Thanë...
Shumë kohë n'ikje
Në kërkim, nuk u gjetën dot
Selishta eshtrat po i pret kotë

Ju..., që bëni sehir,
Në pikë vape, ore sehirxhinj
Po na vrisni dashurin
Lotin derdhur në kuti!

Ju... që po hani me politikë
hangëshi kokën o kobzinj...!

Mustafë Krasniqi

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm