Menu

Babilonasit dhe egjiptianët e njihnin 3700 vjet para teoremën që sot quhet „e Pitagorës"

User Rating:  / 0
PoorBest 

Nga Reis Mirdita - Më 1945 një numër shkencëtarësh theksonin në pretendimet e tyre se zbërthyen tabletën matematike babilonase që daton nga para 3700 vjetësh ku janë dhënë tabela më të suksesshme trigonometrike në botë. Ata pretendonin se « teorema e Pitagorës » ishte dhënë mbi « Plimtonin 322 » (si referencë për George Plimpton, editor njujorkez i ci ia dhuroi tabletën e argjilit në fjalë rreth viteve të 30-a universitetit të Columbia-s), tabletë kjo e shkruajtur (gdhendur) nga një babilonas i panjohur, 1000 vite para se të lind matematikani grek Pitagora.

Në një studim të ri të publikuar të enjten 21 gusht '17, në The Guardian, thuhet përpos tjerash se bëhet fjalë për «tabelë argjili më të lashtë dhe më të përpiktë në botë, me formë të re trigonometrie, ku "format e trekëndëshit kënddrejtë, përshkruhen me një trigonometri të bazuar në raporte e jo kënde dhe qarqe" dhe që ka shërbyer në ndërtimin e pallateve, tempujve dhe piramidave.»

Litari 13 nyejsh

Kur flasim për egjiptianit, është vërtetuar se ata e njihnin trigonometrinë e pra teoremën që pas mija vjet, do të merr emrin "e Pitagorës" duke përdorur litarin me 13 nyje të bëra në largësi të rregullt dhe e tërhequr në trekëndësh në proporcione 3; 4; 5 fitonin trekëndëshin kënddrejtë i cili u mundësonte themele të përpikta e sidomos pingultësi të përpiktë të mureve. Ky litar është përdorur nga muratorët edhe në gjysmën e parë të qindvjeçarit të XX.

Me këtë zbulim, vihet sot pyetja e kamotshme mbi vërtetësinë e zbulimeve të atribuuar dijetarëve grekë, pa konsultuar seriozisht e thellësisht mundësinë e plagjiaturës ose thjeshtë mosrespektimit për arritjet e popujve tjerë në hapësirat ku ndërlidheshin kulturat.

Sot me deshifrimin e shkrimit kuneiform si dhe hieroglifëve, gjejmë pasuri të reja që kanë rrënjët në Egjipt, Babiloni dhe vende për rreth.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm