Menu

Shqiptarët gjatë vitit 1812-1813 do të triumfonin ndaj bandave kriminale sllave prej Prokuple deri në Nish

User Rating:  / 0
PoorBest 

Shkruan: Reshat AVDIU * - Reshat AvdiuGjatë betejës së parë serbe të viteve 1804-1812, kryesisht pas humbjes së betejës së tyre. Kohordat e ushtrisë të shkapërderdhura sllave të Karagjorgje Petroviqit të I-rë, ishin arratisur, nëpër male për t’i shpëtuar ndëshkimit nga Porta e Lartë e Stambollit. Ndërsa  pjesa tjetër, e këtyre kriminelëve serb do të arratiseshin në Austri dhe  Hungari e gjetiu nëpër shtetet tjera ballkanike.

Rusia Cariste atëbotë akoma nuk e kishte fituar primatin për t’i mbrojtur vendet sllave të Ballkanit në luftë ndaj Perandorisë Osmane, për më tepër ajo nuk ishte  e zonja t’i ndihmonte serbëve në krijimin e një shteti të madhë serbë në Ballkan vetëm se me etnos  sllavë. Porse  tendenca e Rusisë-Cariste dhe e Kishës Autoqefale të Vaselenës ishte dhe mbeti si kurdoherë, në një të ardhme jo të largët nga  vendbanimet autoktone shqiptare të Pashallëkut të Beogradit, Kosanicës, Toplicës dhe Dobriqit të dëboheshin shqiptarët së bashku me turqit dhe etnitë tjera jo serbe nga ajo  pjesë e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, nga kushtet dhe rrethanat që do të krijoheshin në teren nga rrjedhat në analet e diplomacisë së fuqive të medha evropiane.

Këtë orvatje të Rusisë Cariste në fillim të shekullit XIX, e pamundësoi, Napoleon Bonaparta, sepse ai deri atëher ishte ende në supermacion se vet Rusia e atëhershme Cariste. Bandat e shkapërderdhura serbe që ishin si të shumta në numër pas betejës së tyre të Parë më 1804. Ato kishin filluar të operonin me të madhe edhe nëpër vendbanimet autoktone shqiptare të Toplicës dhe Saxhakut të Nishit, ku të njejtat banda do të arrinin edhe në Kosovë. Ku do të ndodhte nga këto banda vrastare serbe edhe masakra e përgjakshme në familjen e Demë Ahmetit nga Mavriqi i Kosovës, e cila masakër ishte kryer mes vitit 1812-1813.              

Atëbotë nëpër Toplicë në përgjithsi kishte fare pak banor serb, por kishte me shumicë banda vrastare plaçkitëse serbe që fshihehin nëpër male dhe i bënin zullume të mëdha popullatës autoktone shqiptare të Shën Konstandinit të Madh nga Naissusi.

E tëra kjo do të ndodhte si rrezulltat i përkrahjes së pakursyer që serbo-sllavëve, ua ofronte Rusia e atëhershme cariste. Motoja e tërë kësajë ishte dhe mbeti lufta e pakompromis mbi coptimin dhe dëbimin në fillim të shqiptarëve  nga të gjashtë nahitë e Pashallëkut të Beograit, pastaj të shqiptarëve nga Kosanica, Dobriqi dhe Toplica etj.

Ky dëbim i shqiptarëve do të zgjaste deri nga fundi i viteve 1864-1868, ku serbët do t’i shpërngulnin me dhunë dhe terror më tepër se 350.000 banor shqiptar nga trojet e tyre autoktone nga Beogradi dhe gjashtë nahitë e tij.

Për tërë shekujt e qëndrimit dhe autoktonisë të shqiptarëve nëpër  vendbanimet e tyre stërgjyshore ata do të përlesheshin jo një herë por shumë herë me bandat e ndryshme të organizuara të kohordave karpatjane sllave dhe se i tërë ky mllef i grumbulluar i shqiptarëve do të rrezultonte qyshë në fillim me Betejën e shqiptarëve gjatë viteve 1812-1813, me në krye Maliq Pashë Gjinollin.

Edhe vet kënga popullore e tragjikës dhe heroikës shqiptare e atyre viteve, fletë më së miri për tërë atë gjakë të pakursyer që do të derdhej nga luftëtarët shqiptarë për mbrojtjen e Prokuples deri në Nish, nga kohordat serbo-karpatjane.

Kënga dhe ngjarja historike e viteve 1812-1813, ishte e ndaluar nga rezhimi i atëhershëm titist jugosllavë, se nxiste urrejtje fetare dhe kombëtare e njejta këngë rrapsodike shqiptare ishte plegjiatuar nga disa këngëtar të papëgjegjshëm shqiptarë. Në vend të komandantit të njisive vullnetare shqiptare të Maliq Pashë Gjinollit, i këndohej Marishalit Tito:

Në vend ku thuhej “Ani Maliq pasha n’kali t’bardhë / hajde  ugurolla o, ju bajraktar/. Thoshte M.Tita n’kali t’bardhë / hajde ugurolla o, ju shqiptarë/ etj.

Vetëm se në Shqipërinë e Re të Enver Hoxhës, atëbotë këndohej dhe flitej për luftën e drejtë të Maliq Pashë Gjinollit! Shqipëria atëbotë ishte bërë Piemonti i ribashkimit i të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të përbashkët mbarëshqiptarë ku kufijt e saj do të ishin  ata të para viteve 1875-1878, të Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit te Molla e Kuqe mes Nishit dhe Aliksincit. Ku gjakun e tij me shumë luftëtar tjerë nga Drenica legjendar e kishte derdhur edhe Zeqir Rrezalla nga Llausha e Kosovës në luftë me bandat kriminale të Karagjorgje Petroviqit të Serbisë, për t’ia mbrojtur dinjitetin dhe moralitetin e shqiptarëve të Toplicës dhe Kazasë së Vrajës në ate pjesë të Shqipërisë Verilindore.

 Sipas legjendës që kishte lindur dhe mbijetuar ndër popullatën shqiptare atëbotë,  thuhet se kali i kreshnikut shqiptar do të rrëxohej dhe mbytej në gjakë, se redifët (rez-ervistët) shqiptarë, në kuaj nga e mbarë Kosova e më gjërë ishin vetorganizuar për t’i dalë në mbrojtje tërë asaj popullate të pambrojtur të Toplicës e më gjërë.

Pastaj në popull flitet edhe sot e kësaj dite se nga vrapi i kuajve për në istikamet e luftës prej Prokuple deri në Nish, kal i bardhë do të bëhej i zi, ndërsa kal i zi do të bëhej i bardhë nga shkuma dhe djersitja e shkaktuar nga vrapi enormë, që i ngisnin redifët (vullnetarët) shqiptarë, që sa më parë të arrihej në frontet e luftës, se nga çasti në çast vriteshin fëmijët dhunoheshin vashat shqiptare, digjeshin për së gjalli nëpër shtëpitë e tyre pleqtë e moshuar dhe personat e sëmurë dhe të pa lëvizshëm nga bandat e egra sodomiste karpatjane të Knjazit të Parë Serbë Karagjorgje Petroviqit.

E kryetrimi Zeqir Rezalla nga Llausha e  Drenicës do ta vazhdonte luftën pa u trembur fare deri në fund me hordhitë dhe bandat kriminale çetniko serbe dhe të vojvodve të tyre.

Flamuri i ballë trimit, të istikameve të para shqiptare, për një moment do t’i binte nga dora në tokë dhe se nga gjaku s’mudë ta gjente dot se gjaku  ridhte si përrua nëpër llogoret e luftës duke luftuar fyta fytë, gjoks për gjoks, perçë për perçë me katilat shkie, ku gjithmon këta të fundit serbët qen të përkrahur dhe nxitur nga vëllezrit e tyre rusë.

Bajraktari i betejës prej Prokuples deri në Nish Zeqir Llausha e kishte lënë amanet nëse bie në luftë të varrosej aty ku do t’i derdhej gjaku dhe pikërisht kështu edhe ndodhi. Varri i Zeqir Drenicës, gjendet aty dikund në kompleksin e madh të KPD të Nishit, jo shumë largë shtëpisë të Shaqir Agës-Nishit. E cila shtëpi sot e kësaj dite përdoret nga të burgosurit për t’i kaluar pushimet vjetore. Shumë serbë që i kishin pasuritë e tyre para se të ngritej KPD i Nishit, vendin e quanin Zeqin grob (varri i Zeqës). Historiografia shqiptare gjer më sot, nuk më është e njohur të ketë shkrua për këtë betejë të lavdishme të shqiptarëve.

Porse shqiptarët të vetmuar ndër shekuj pa përkrahjen nga ndonjë fuqi e madhe europiane atëbotë edhe sot luftojnë dhe përpiqen si gjithmonë për një shtet gjithëkombëtarë, që quhet ndër shekuj“Albani”[1].

Heroizmi i shqiptarëve autokton të Shqipërisë së Vjetër Verilindore në betejën ngadhënjimtare  prej Prokupje deri në Nish (1804-1812)

Siç thamë  edhe më lartë se këto ngjarje heroizmi, do të ndodhnin mes viteve 1804-1812, atje në Shqipërinë e Vjetër Verilindore. Sepse edhe vetë kënga regjiake homerike prej “Prokupje deri në Nish”, fletë mjaft qartë se shqiptarët të Toplicës në Arnautllëkun e Nishit. Do ta zhvillonin një luftë dinjitoze, që ta mbijetonin luftën grabitqare dhe hegjemoniste serbo-ruse, dhe atë nën flamurin dhe stemën e Peradorisë Osmane:

Ani Maliq Pasha o, n’atë dori
Hajde ugurolla moj Shqypni.
O Shqypnia shkojke fushës more
Na e mbloj tymi i pushkës.
....................................................
Ani prej Prokupje o, deri n’Nish
More na u mbush fusha o, plot dervish.
Ani hajde, hajde Zeqir Llausha
More tre llogore me gjak i mbushe! 
........................................................
Flokët e Zeqirit o, fije fije
More mbi llogore o po na bonjnë hije.
O, bajrakxhi çou e nge bajrakun
O s’po mundem o, ta gjej prej gjakut[2].
........................................................

P.S. Lexues i nderuar të tillë ne muhaxhirët e Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Nishit Toplicës dhe Kazasë së Vrajës e patëm fatin tragjik dhe dramatik për të mbijetuar në netët e errëta dhe sterrë të zeza të Bartolomeut për vitet 1876-1878. Pastaj nuk e di se a mundet të përshkohet një rreze drite mes kohës dhe hapsirës së tyre? Dihet se muhaxhirët kohën e patën shumë të zymtë, por edhe hapsirën e kishin teje tragjike nga konjukturat e krijuara të politikës ekspansioniste dhe hegjemoniste të shteteve pan- sllaviste të Ballkanit.

 Për të gjitha këto zymti dhe katrahura të dhunshme disa decenije më vonë do të lindë dhe mbijetojë  një tjetër këngë homerike e tragjikës muhaxhire. Ku flitet se nëpër cilat katrahura dhe represalje kishte kaluar ajo popullatë e 720 katundeve shqiptare gjatë dëbimit të tyre biblik nga trojet e veta stërgjyshore, të shtytur dhe nxitur nga knjazët dhe carët piroman serbo-rusë:

O, për shqiptarët, o, haj medet-e,
O, gjithmonë desin, o, për gazep-e!
O, naj noq shkau, o, pej venit t’vet-e,
O, pej Beligradit, o, teri n’Kik-e,
O, po naj pret, o, shkau me thik-e!
O, se pej Nishit, o, deri n’Sitili-e,
O, po shkon gjaki, o, sikur shi-e!
O, pej Leskocit e teri n’Vrajë-e,
O, poj pret shkau, o, pa pasë faj![3] etj.

Shkurt, Preshevë  2014. Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.


[1]R. Avdiu, “Terrori serb  ndaj shqiptarëve të Masuricës dhe Vrajës”, Presheve,2006.

[2] Këngë e tragjikës dhe heroikës shqiptare nga “VISARET E KOMBIT” dhe “Këngë popullore historike 1” nga letërsia popullore.

[3] Këngë popullore të Rilindjes Kombëtare, Prishtinë, 1978. fq.160.



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm