Menu

Shqipëria e vjetër verilindore, para dhe pas Kongresit të Berlinit 1878-1913

User Rating:  / 0
PoorBest 

Shkruan: Reshat AVDIU *  Mars, Preshevë  2014 - Reshat AvdiuSipas burimeve arkivale serbe, AS,MUD; shqiptarët e 14 fshatrave në qarkun e Vrajës siç ishin: Surdulica, Masurica, Suvojnica, Prekodellci, Kalimanca, Allakinca, Allashnica, Llugojnica, Kallababa, Zhitoragja, Gramagja, Drenova, Devetini, Zhapsko etj. Në një mënyrë këta i patën ndihmuar ushtrisë serbe, prandaj pushteti serb ata nuk i kishte shpërngulur që të gjithë, gjatë dimrit të vitit 1877-1878, dhe as gjatë verës të vitit 1878. kështu patën mbetur pa u shpërngulur edhe banorët shqiptarë të 7-8 fshatrat e komunës së Medvegjes të qarkut të Jabllanicës. Porse toka e shqiptarëve të Jabllanicës, nuk ishte  edhe aq pjellore siç ishte e atyre të 14 fshatrave të qarkut të Vrajës, përveçse që ishin shumë të pasur këta të  Vrajës, nuk ishin përgjatë kufirit si ata të Jabllanicës së Leskocit.

Pas tri viteve jo të plota, pikërisht mes viteve 1878-1881, serbët fillojnë t’i sulmojnë dhe mbysin shqiptarët e qarkut të Vrajës në atë pjesë etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Kjo vrasje dhe mbytje e shqiptarëve të mbetur nëpër shtëpitë dhe pasuritë e tyre të patjetërsueshme bëhej me qëllim që t’i detyrojnë të largohen që andej nga vatrat e tyre  shekullore  dhe  t’ua marrin pastaj tokat dhe shtëpitë e tyre.  Sulmet  kinse bëheshin pa lejen dhe dijen e pushtetit serb, së paku jo zyrtarisht. Sipas burimeve arkivale serbe thuhet në një shënim se: “Jusuf H. Rexhepi, nga Surdulica e heton se disa serbë vazhdimisht janë duke e përcjell. Prandaj afro dhjetë herë i drejtohet pushtetit me shkrim që ata ta merrnin nën mbrojtjen e tyre, i shkroi disa herë letër pas letre, mirëpo me kot. Më 25 mars të vitit 1881, e vrasin atë në vendlindjen e vet në Surdulicë.

Nga burimet tjera arkivale serbe, AS, MUD; shihet se vrasja e Jusufit është bërë me dije të Velimir M., i cili më parë ishte kryetar rrethi porse Mulla Selimi, i vëllai i të ndjerit Jusuf Rexhepit, ishte ankuar disa herë. Në një vend tjetër thuhet se Mulla Selimi, për këtë rast e kishte formuar lëndën arkivale prej 30 faqesh, kurse në një vend vërehet se janë gjetur vrasësit e vërtetë të Jusufit, dhe ata ishin “dënuar me nga 20 vjet burg”. Mirëpo, vëllai i tij Mulla Selimi (hoxhë i Surdulicës në Shqipërinë e Vjetër Verilindore-v. a.) edhe më tutje kishte vazhduar të ankohej, për vrasjen e vëllait të tij. Prandaj, nga kjo shihet fare qartë se ata nuk ishin dënuar fare, përndryshe siç thotë në shënimet e veta historiografike, Dr. S. Uka: “Përse vëllai i tij, t’i ankohej edhe më tutje pushtetit kurse vrasësit e vëllait të tij ishin dënuar”[1].

Çështja e vrasjes edhe të shumë shqiptarëve tjerë nga këto 14 fshatra të qarkut të Vrajës, nuk kishte mundur të ndriçohej në hollësi sikurse të mos, e paditnin serbët sekretarin gjegjësisht qatipin e rrethit të Masuricës, Jovan Vukmanoviqin. Ky person kishte filluar të fliste haptazi për zullumet që iu bëheshin shqiptarëve të këtyre 14 fshatrave, për këtë ishin paditur Trajko Peshiqi dhe Dimo Llatica me akuzë se Jovan Vukmanoviqi, po i mbrojtka myslimanët shqiptarë këtu të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Madje, në këto materiale arkivale serbe, thuhet se: “Jovan Vukmanoviqi, po bënte edhe miqësi me shqiptarët, pastaj ai paska lajmëruar se shqiptarët e paskan marrë Kurshumlinë. Tani sekretari J. Vukmanoviqi, për ta mbrojtur veten, kishte filluar të tregoj se çfarë kanë bërë serbët ndaj shqiptarëve të 14 fshatrave në fjalë: “U tužbi protiv mene Trajković i Stojković: kažu da sam ja veliki prijatelj turaka (arnauta-zamerka R. Avdiu),ali to ničim nisu mogli da je potkrepne”. (Ata mua më padisin se jam mik i turqve (shqiptarëve-vër. R. Avdiu), por atë me asgjë nuk kanë mundur këtë ta dëshmojnë). Tani sekretari Vukanoviq, thotë se: “Para 3-4 muajve fshatarët serb të rrethinës së Masuricës, kanë filluar t’ua plaçkitin shtazët turqve (shqiptarëve) dhe kanë filluar t’ua mbysnin gratë dhe burrat, janë vërejtur njerëz të mbytur e të lënë njëri mbi tjetrin në grumbuj sikurse të ishin shtazë, pastaj vëreheshin edhe njerëz të grirë në copa-copa. Ndërsa, sa i përket çështjes së arnautëve që e kanë sulmuar Kurshumlinë,unë tani këtë po e dëgjoj dhe se nuk jam fajtor pse Dimo Llatica e mbanë pa të drejtë anën e turqve (shqiptarëve) dhe se fshatarët e tij, i plaçkitin ata në çdo kohë. Pastaj, ata e kanë vrarë kryeplakun e fshatit Prekodellnicë, dhe pasi e kanë nxjerrë nga shtëpia ia kanë hequr rrobat dhe ia kanë marrë 400 grosh, pasi e kanë plaçkitur mirë e mirë e kanë vrarë. “Kjo është mbrojtja ime ndaj padisë së tyre kundër meje”. Nga kjo vërehet shumë qartë,sipas shënimeve arkivale serbe AS,MUD; sesi kaluan ata shqiptarë të 14 fshatrave të qarkut të Vrajës. Disa kishin filluar të iknin, kurse disa tjerë do të qëndronin në trojet e tyre etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, deri në fund të vitit 1881. Porse më në fund, siç pohuan muhaxhirët e Shoshajës së Poshtme të Preshevës, një natë përgatiten dhe marrin diçka nga pasuria e tyre e tundshme dhe tok me shtazët e veta e kalojnë kufirin serbo-shqiptarë në Davidovc dhe vendosen në rrethinën e Preshevës, Kumanovës, Shkupit etj. Zaten ky ishte edhe qëllimi i shkive të atyre viseve që t’i lirojnë dhe pastrojnë përfundimisht edhe këto vise të pasura nga shqiptaret e Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Kështu i kishin treguar Dr. S. Ukës, fshatarët e moshuar të Shoshajës së Preshevës,gjatë vitit 1968. Ku shumë përfaqësues të tyre edhe sot banojnë në Shoshajë të Poshtme. Ata, i kishin thanë atij se duke pas zullume dhe mbytje të mëdha nga ana e serbëve vendor të Surdulicës, Masuricës, Allakincës, Llugojnicës, Drenovës, Binocit etj. Kishin qenë të detyruar që gjatë vitit 1881-1882, të iknin natën, duke e lënë pas vetes tërë pasurinë e tyre të patundshme dhe shumë nga pasuria e tyre e tundshme.

Vëllai i Jusuf H. Rexhepit, Mulla Selim Rexhepi, nga Surdulica, “ankohet edhe disa herë për vrasjen e vëllait të tij”[2].

Sipas rrëfimit të disa pleqve, që ishin dëbuar dhunshëm nga trojet e tyre etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, pikërisht rrëfimet autentike të Azem S. Zejnullahut-Masuricës, i cili më patë treguar se ata: “Shkiet ia kishin pas dhënë zjarrin plemes (plevicës) dhe hambarëve përplot me drithë dhe se afër me këto ndërtesa kishin qenë edhe ahuret (shtallat) e kafshëve. Shumë vështirë kishte qenë që nëpër atë flakë dhe zjarr të madh për t’i nxjerrë kafshët që andej, edhe ky si shumë raste të tjera ishte lajmëruar tek organet e rendit të Serbisë. Por si zakonisht, i kishin pas pritur shumë keq, duke u tallur me njerëzit tanë hallexhinj, duke u thanë atyre shkoni dhe pritni kur t’u vije ndonjëherë zamani juaj, “ua rregullon dhe paguan shtetën (dëmin)” etj. Apo rasti tjetër, kur imami i fshatit Masuricë kishte shkuar në Surdulicë se atëbotë Surdulica ishte lagje e Masuricës, për një ceremoni  varrimi dhe aty në mes të rrugës, disa vullnetar të shtetit serb, e presin atë diku në mes të rrugës dhe fillojnë me e kërcënua dhe fye me fjalë shumë të rënda që as toka dhe guri nuk i duron. Duke i thanë atij se tash hoxhë kur t’i therim derrat  tanë për boxhiq, (d.m.th. më 7 janar-v. a.), kemi me të ftua në darkë për me ngenë me ne serbët kryet e thiut. Pastaj kishte raste kur shkiet e malësisë së Vardenikut duajt e korrur të grurit e të grumbulluara në stiva (kërstina), ua jepnin flakën dhe i digjnin që të gjithë. Edhe këto raste, si edhe rastet tjera i paraqisnim tek organet e shkaut, porse përgjigja ishte e njëjtë dhe e zakonshme: “Shkoni dhe ankohuni tek turqit vëllezërit tuaj, se ky është heqimët vetëm se për serbët, e jo edhe për ju arnautët”.

Shihej se në Masuricë, s’kishte mbetur vend për të qëndruar dhe gjallëruar edhe më tutje, nga zullumi i madh që ushtrohej ndaj familjeve tona atje në Msuricë në memleqetin tonë të vjetër. Një natë më parë se të vendosnin të iknin dhe kalonin kufirin administrativ të Ristocit nga zullumi i shkaut, për të ardhur dhe vendosur nëpër kazanë e Bujanocit dhe  Preshevës. Ata të njëjtit shkie nga malësia e Surdulicës dhe Masuricës, natën vonë kishin ardhur përsëri te shtëpia axhës tim dhe e kishin kërcyer murin e avllisë dhe me martinat e tyre kishin filluar të shtynin rreth shtëpisë madje njëri nga ata shkiet, grykën e martinës e kishte futur në birën e gjirizit dhe e kishte shkrep atë brenda në dhomë ku e kishte vra një anëtar të familjes sonë. Atëherë, plaku gjyshi im të nesërmen kishte  urdhëruar, që të shtrihej lama se  ishte kohë e lomënajave, të fshihej drithi me kuaj të hiqej kashta dhe grumbulli i grurit me byk të braktisej d.m.th, të mos hidhej dhe se lopatat hedhëse të drurit të nguleshin mbi grumbullin e grurit të pa hedhur. Posa kishte ra nata i kishin bë gati koleshnikat (qerre me dy rrota), bagëtive ua kishin hapur dyert e ahureve dhe i kishin lënë të lira, llambat i kishin lënë të ndezura, gjithmonë dhe çdo herë nga muhaxhirët tanë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, ishte praktikë se kur braktisej memleqeti ynë i vjetër, llambat i linin të ndezura. Nga kureshtja e pata pyetur axhën Azem, përse-përse muhaxhirët tanë të vjetër i linin llambat ndezura? Posi të them, kishte qenë shumë vështirë me ia kthye shpinën vatanit shtëpisë dhe mallit dhe me e lënë natën krejt në terr. Pak u dukej më lehtë, mendonin dhe e mashtronin vet-veten se ishin diku aty nëpër oborr te lama, ndoshta do të bëheshin pishman e do të ktheheshin nga mesi i rrugës, përsëri në shtëpinë e tyre, sa ishte ende nata. Pastaj shtëpia të nemë e zbrazët pa njeri dhe pa dritë dhe e mbetur edhe në terr se njeriu nuk sheh kura-kurës berada (fat) për jetë të jetës.

Nuk ishte fakti se shtëpia, e mbetur në terr të nemë dhe as njeriu nuk do të ketë më kura-kurës fat në jetë, nëse e braktisë pragun e shtëpisë së vjetër dhe e lenë atë të shkretë, pa frymë njeriu brenda dhe e mbetur edhe në terr. Porse, lepuri siç thoshin të moshuarit tanë masuricas “qego” (shiqo), ai gjendej nën një stivë tjetër të grurit. Sepse ekipet speciale të shkaut që ishin formuar gjer atëherë enkas nga vet oborri qeveritar i M. Obrenoviqit të nxitur dhe shtytur edhe nga carët e Rusisë. Dhe se këto grupe kriminelësh ishin të ngarkuara me mision të qartë, se të gjithë ata shqiptarë të mbetur pa u dëbuar, nga trojet e tyre të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, pas mbarimit të luftës dhe Kongresit të Berlinit të 13 korrikut më 1878, duheshin dëbuar dhunshëm dhe në mënyrë më të vrazhdë të mundshme. Ato metoda represive vetëm se banorët e Sodomës Serbi, dinë t’i bëjnë dhe aplikojnë dhe atë në mënyrë selektive ndaj neve shqiptarëve kudo që të jemi dhe ne çdo kohë të mundshme.

Pse liheshin llambat ndezur kur braktiseshin shtëpitë tona atje në Shqipërinë e Vjetër Verilindore? Kjo nuk bëhej për asgjë tjetër se të gjithë ata muhaxhirë që kishin mbetur për të jetuar dhe gjallëruar nëpër pasuritë e tyre të patjetërsueshme. Ishin paralajmëruar në një mënyrë ose tjetër përmes  shantazhit,  siç  na  tregonin  gjyshërit  tanë  siç  ishte: “Kërkimi i vajzave shqiptare nga ana e shkive, për t’u martuar me to, pastaj djegia dhe vjedhja e pasurive, shitja dhe blerja e diellit nga ana e xhandarmerisë pastaj vrasja dhe mbytja me dajak të shqiptarëve pa kurrfarë preteksti gjithkund nëpër memleqetin tonë të vjetër. Pastaj edhe familja e Tefik Haxhiut, sipas konfirmimit të moshuarve tanë nga Surdulica dhe Masurica ishte shumë e tmerrshme dhe e dhimbshme. Këto banda serbe me në krye oficerin madhor të ushtrisë së shkaut me emrin Prota, ia kishin mësy kësaj familje të respektuar shqiptare, me qëllim të caktuar që këtij të fundit Tefikut, t’ia merrnin nëpër këmbë të shoqen e tij Eminën, se ajo kishte qenë shumë e bukur, siç janë të gjitha shqiptaret tona. Tefikun sipas rrëfimit të pleqve tanë ushtarët dhe xhandarët, e krajlit të Serbisë, në mënyrë tinëzare me forcë do ta lidhnin atë këmbë e duar në njërën nga kthinat e shtëpisë së tij. Por siç tregonin muhaxhirët tanë se kur donë Zoti i Madhërishëm me të ndihmuar, atë moment nga Vardeniku, ishte kthyer njëri nga fëmijët e tij. Që e kishte çuar bagëtinë në kullotë e gjen babanë e tij të lidhur ashtu këmbë e duar. Shko biro te cungu! Dhe  sillma sakicën se mua dhe ty na ka shkelur sot shkau. Fëmija pa një dhe dy hidhet dhe shkon dhe e merr sakicën dhe ia pret babait të tij litarët që e kishin lidhur shkiet ai futet në dhomën ku gjendej ai oficeri serb, e kishte pre siç më patën treguar muhaxhirët tanë krejt copa-copa. Por ky muhaxhiri ynë s’kishte mundur natë moment ta mbante veten në atë dakikë dhe do ta priste edhe gruan e tij të pafajshme me sëpatë dhe kështu me fëmijët tjerë, pasi ia jep flakën shtëpisë dhe tanë pasurisë në oborrin e tij, të vjetër, arratiset duke e kaluar kufirin e Ristovcit dhe kishte shkuar për në Turqi.

Nëse, këto metoda nuk sillnin sukses të mjaftueshme, atëherë pasonte reprezalja më e rëndë dhe kapitalja me heqjen e kokave të meshkujve të Masuricës, Allakincës, Allashnicës, Llugojnicës Binocit etj.  Grupet e caktuara të serbëve të metodës së inkuizicionit, pastaj kokat e këtyre fatzinjve shqiptarë i ngulnin nëpër kunjat e rexhnikave dhe i shëtisnin nëpër vendbanimet etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore! Për të mbjellë edhe më tepër frikë dhe panik ndër popullatën e mbetur, e cila edhe më tutje tentonte të qëndronte dhe të mos i lëshonte trojet e tyre stërgjyshore. Dhe se familjarët e këtyre viktimave të pafajshme, i detyronin pastaj këto banda të paguan nga 10 dukat ari për t’i marr mbrapa kokat e të afërmeve të vet për t’i varrosur me trupat e viktimave. 

Metoda, tjetër edhe më e tmerrshme e inkuizicionit sllav që kishte ngjallur tmerr dhe frikë atëbotë, ndër banorët e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, ishte ajo se ishin marr si zakonisht shqiptarët e mbetur nëpër shtëpitë dhe pasuritë e tyre. Ku të njëjtat viktima  ishin lidhur me shokat e tyre pas lisnikëve dhe togjeve të kashtave dhe mullarëve të tallës, kështu që ushtarët dhe xhandarët shkie të Karpateve ua jepnin flakën këtyre grumbujve të hamulloreve të thata dhe kështu shqiptarët e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, ndaheshin nga kjo botë, e padrejtësive që të tjerët ua kishin krijuar për t’i realizuar qëllimet e tyre gllabëruese mbi fatin tragjikë të stërgjyshërve tanë muhaxhirë[3]. Shqiptarët e qarkut të Vrajës, kaluan shumë keq, dëshmohet edhe nga shënimet arkivale serbe, AS, MUD; P. 1879 (5), si edhe në bazë të ankesës Nr. 2504 të 19 majit të vitit 1878. Nga e cila; vërtetohet sesa keq kaluan shqiptarët e fshatrave të lartë përmendura, saqë disa prej tyre e paguan edhe me kokën e tyre, sidomos fshatarët: e Masuricës, Surdulicës, Binocit, Allakincës, Drenovës, Polanicës, Allashnicës, Llugojnicës, Zhitoragjes etj. Sepse shefi i Komandës Supreme të Serbisë, kishte deklaruar se ai nuk dëshironte kurrsesi që principata serbe të shndërrohej në Kaukaz me shumë popuj. Edhe kryetari i qeverisë së atëhershme serbe, e kishte një mendim të njëjtë,lidhur me shpërnguljen e shqiptarëve dhe se këtë dukuri ai e arsyetonte njësoj si edhe shefi i komandës supreme,duke shfaqur frikë nga prania e shqiptarëve në Toplicë dhe gjetiu[4].

Kështu mendonte edhe shkaktari kryesor i Serbisë atëbotë M. Obrenoviqi, të cilin në një mënyrë e ndihmoi miqësia dhe bashkëpunimi i ngushtë me Austro-Hungarinë, Princi Millan me qarqet e tija zyrtare serbe gjithmonë dëshironte që Serbinë ta shndërronin në shtet një nacional, vetëm se me shkie karpatas të Rusisë. Fatkeqësisht, diplomacia austro-hungareze në këtë pikëpamja i kishte ndihmuar tërthorazi Serbisë në sendërtimin e planeve dhe synimeve të veta pushtuese. Ky angazhim i Austro-Hungarisë  u vërejt shumë  shpejt, se  ajo vet  ishte  angazhuar  për mos rikthimin e shqiptarëve të Shqipërisë së Vjetër Verilindore nëpër vendbanimet e tyre të mëparshme. Përmes ministrit serb për punë botore Dr. Jovan Ristiqit, student dhe shkollar nëpër shumë vende gjermane atëbotë. Profesori i tij, Leopold Ranke për historinë dhe letërsinë e shekullit XIX, do t’i shkruante nxënësit të tij, Jovan Ristiqit në Berlin kështu:”Serbia ka fituar pasuri shumë të mëdha që ka mundur të fitoj ndonjëherë”[5], këtu ai i llogariste pjesët e tokave shqiptare të Shqipërisë së Vjetër Verilindore të Arnautllëkut të Nishit dhe të Timokut. Pastaj, edhe përfaqësuesi i dyja shteteve gjermane si: Austro-Hungaria dhe Gjermania pastaj këtyre të fundit do t’u bashkohej edhe përfaqësuesi anglez, lidhur me mos rikthimin e muhaxhirëve nëpër vatrat e tyre të mëparshme[6].

Serbia, nuk ka gabuar që i ka shpërngulur shqiptarët me forcë, pastaj në kohë të fundit nuk po bëjnë mirë të gjithë ata që pohojnë se Serbia ka gabuar që i ka dëbuar shqiptarët me forcë. Nëse nuk i kishim shpërngulur ne ata, sot do t’i kishim prapa shpinës të ushtrisë sonë. Pastaj edhe V. Gjorgjeviqi thotë se:”Nuk është bërë gabim që janë shpërngulur shqiptarët nga Toplica e gjetiu”[7]. Pastaj edhe shkresa e përfaqësuesit anglez, dërguar ministrit Margus Off Salisburi nga Beogradi në Angli, ai përveç tjerash thoshte:“Banorët e 100 fshatrave të luginës së Toplicës dhe Vrajës, u dëbuan nga Serbia në mënyrë të pamëshirshëm nga plëngu dhe trojet e tyre të mëparshme, tani po bredhin diku përtej kufijve. Pastaj familjet muhaxhirësh, hasen duke bredhur nëpër trevat e Preshevës, Bujanocës dhe Kumanovës. Kurse vetëm se në Kazanë e Preshevës, ishin vendosur rreth 250 familje shqiptare, kryesisht nga trevat e Vrajës. Gjendja, këtyre familjeve ishte e mjerueshme sa që shihej edhe prej së largu”[8]. Pastaj kur ishte prishur Vraja këtu erdhën 250 familje shqiptarësh muhaxhir, por dalin e shkojnë për në Turqi. Pastaj Dr. J. Trifunovski, i cili në studimet e tija e trajton edhe çështjen e muhaxhirëve  në vet qytetin e Vrajës, të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, ku në monografinë e tij, ai thotë:“Turqit me kulturën e tyre u treguan superior ndaj disa familjeve shqiptare të vendosura aty. Ata së shpejti e pranuan gjuhën dhe traditën e tyre kombëtare turke. Të tillë ishin edhe arbanasit e fshatit Binoc afër Surdulicës dhe se në tërë fushëgropën e Vrajës deri më 1878 elementi turk ishte përqendruar vetëm se në qytetin e Vrajës”[9].

Shqiptarët e shpërngulur me dhunë nga trojet e tyre të vjetra stërgjyshore, kishin filluar të vendoseshin, nga kjo anë e vijës kufitare  që  ishte definuar në Kongres të Berlinit më 1878 dhe ishte zbatuar nga një grup kontrollorësh francezë dhe serbë gjatë qershorit të vitit 1879. Shumica e muhaxhirëve të Vrajës, Leskocit, Nishit etj. ishin përqendruar me shumicë në këtë pjesë të mbetur nën administrimin turk që nga Ristovci e gjer në Çukat e Kriva Pallankës të Bullgarisë së Shën Stefanit.  Popullata e Preshevës me atë të Bujanocës, me fshatrat për rreth tyre, me shumicë janë të ardhur nga Shqipëria e Vjetër Verilindore, si nga Arnaullëku i Nishit, Leskocit, Vrajës etj.

Një pjesë e muhaxhirëve që nuk rrinin të qetë, kishin filluar shpesh herë ta sulmonin kufirin e lartpërmendur, qeveria osmane filloi t’i depërtonte për në Turqi, ata që nuk rrinin  “rahat”. Një përfaqësues anglez i quajtur Bland, e kishte vizituar atëbotë Hajredin Beun-Valiun e Shkupit dhe në atë rast ai i kishte thënë konsullit anglezë se numri i muhaxhirëve në Shkup sillej rreth 70.000 vetash. Pastaj, në Shkup, veç tjerash, ishin edhe rreth 23.000 muhaxhirë të ardhur nga Bullgaria. Çka do të thotë se edhe në Bullgari dhe në luginën e Timokut kishte shumë shqiptarë, që ishin dëbuar nga trojet e tyre stërgjyshore nga bishat e egra në formë njeriu nga Karpatet e Rusisë.

Blandi, ky konsull anglezë në Selanik, pati deklaruar se myftiu Hajredin Beu, me seli në Shkup, sillej mirë edhe ndaj të krishterëve. Porse ai kishte telashe të mëdha, rreth furnizimin për tërë ata refugjatë të grumbulluar aty nga vendet që i mori Serbia dhe Bullgaria. Dhe me të drejtë  konsulli  anglez  thotë  se ato  pjesë etnike  të  Shqipërisë  së Vjetër Verilindore, i mori Serbia dhe Bullgaria. Nga vet fakti se në këtë pjesë të Vilajetit të Kosovës, ishte koncentruar gjithë ai numër i muhaxhirëve të dëbuar dhunshëm nga shtëpitë dhe pasuritë e tyre të patjetërsueshme.

Shpërnguljen, e mase 813.000 shqiptarëve nga 700 e më tepër vendbanimet e tyre autoktone të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, disa vite më herët na i kishte përshkruar akademiku ynë Dr. S. Uka, njohës dhe studiues i shkëlqyer i rrethanave dhe shkaqeve që e kishin nxitur atë egzot masovik të shqiptarëve nga troje të tyre etnike. “Masuricët erdhën nga Masurica e qarkut të Vrajës, por me kohë migruan d.m.th. u shpërngulën, ishin të fisit Hot. Pastaj këtu përshkruhet edhe një rast nga organet e hiqimetit serb ku thuhet:”Neki Mustafa efendija žali se Porti da su mu lopori ukralji groždje”[10] ( njëfarë Mustafa efendiu i ankohet Portës se hajnat ia paskan vjedh rrushin-v. a). Pastaj këtu thuhet se në rrethinën e Masuricës të qarkut të Vrajës, patën mbetur pa u shpërngulur më se 150 familje shqiptare, edhe këto i patën dëbuar me pretekst se paskan qenë të “armatosura” me lloj-lloj armësh kjo vërehet edhe në shkresën serbe.[11] Këto fshatra të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, ishin tërësisht  ose pjesërisht të banuara me etnos autokton shqiptar, e që patën mbetur pa u dëbuar deri në vitin 1879 dhe diç më vonë, e që më në fund edhe këta detyrohen të shpërnguleshin-gjer nga fund viti 1883. Këto fshatra ishin: Masurica Plakë, Suvojnica, Binoci, Prekodellci, Llugojnica, Zhitoragja, Llugavica, Surdulica etj. Dhe se shqiptarët e këtyre vendbanimeve të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, kaluan shumë keq, vërehet edhe nga shënimi AS, MUD; P. 1879 (5) si dhe në bazë të ankesës Nr. 2504 të 19 majit të vitit 1878, nga i cili shënim vërehet sesa keq kaluan shqiptarët e fshatrave të lartpërmendura saqë, disa prej tyre e paguan edhe me kokë sidomos fshatarët shqiptarë të Binocit[12], siç e kemi cekë edhe më lart.

Shqiptarët, e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, kishin mbetur edhe pas vitit 1877-1878, të jetonin dhe gjallëronin nëpër trojet e tyre stërgji-shore. Duke e ngushëlluar dhe mashtruar veten se; ishte çka ishte, lufta ishte, d.m.th. e shkuar dhe e kaluar dhe se: “Shyqyr Zotit, neve shqiptarët e qarkut të Vrajës, e të rrethinës së Masuricës, nuk do të na nguc më shkau i madhkuar”.Porse, stërgjyshërit tanë si duket i kishin bërë llogaritë e tyre shumë gabim. Se edhe shqiptarët që ishin dëbuar dhunshëm para Traktatit të Shën Stefanit të 3 marsit 1878 edhe ata të tjerët që ishin dëbuar nga bishat e Karpateve pas mbarimit të Kongresit të Berlinit më 13 korrikut 1878. Ashtu edhe ata e ngushëllonin vet-veten, porse dilemat rreth kësaj çështje na e heqin dy publicistët serb të asaj kohe: M. Gj. Miliçeviq dhe M. Spasiq, veç tjerash ata thoshin kështu: “Në fillim kur depërtoi ushtria jonë dhe kur ajo e mori Toplicën dhe Pustarekën, arnautët vetë u shpërngulën, para ushtrisë sonë, kurse pas Paqes së Shën Stefanit, një pjesë e madhe e tyre u kthyen nëpër fshatrat e tyre. Këta pushteti ynë, i shpërnguli përsëri me dhunë dhe i ekzekutoi në mënyrë shumë të ashpër, mirëpo deri më tani, kjo çështje ende nuk është ndriçuar deri në fund. Shkurt, autorët në fjalë shpërnguljen e dytë të gushtit të vitit 1878, e pranojnë dhe e pohojnë, se ajo ishte e dhunshme. Dhe kështu, do të shpërngulej e tërë popullata shqiptare nga trojet e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, përveçse një pjesë e vogël e cila nuk do të shpërngulej dhe ata ishin: Polanica, Masurica, dhe një pjesë e vogël e qarkut të Vrajës. Porse, qarqet qeveritare shoviniste serbe ishin thellësisht të vendosura që elementin shqiptarë, turk, çerkez etj. të dëbohej nga ato vise të Serbisë. Pastaj edhe më tutje përfillej synimi shovinist, i Millan Obrenoviqit: “Udarite što žešće po arnaute, dhe sa më pak që të ketë shqiptarë dhe turq në mesin tonë, aq më e madhe do të jetë merita për atdhe dhe sa më shumë shqiptarë që të shpërngulni ju aq më i madh do të jetë suksesi për atdheun tonë”[13].

Pastaj sipas disa shënimeve arkivale serbe AS, MUD; thuhet se kundër popullsisë shqiptare të 9 fshatrave të Shqipërisë së Vjetër Veri-lindore, si të Polanicës, Masuricës, Allakincës, Binocit, Llugojnicës, Allakincës, Drenovës,Zhitoragjës, Suvojnicës etj. Serbët kishin filluar të bënin zullume të mëdha, “saqë Jusuf H. Rexhepin dhe Mehmet Ahmetin i mbysin serbët dhe populli detyrohet të ikte”[14].

Edhe pas revidimit të qëndrimeve të marrëveshjes të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit. Ato kishin ngelur vetëm se shprehje formale në letër për shqiptarët etnik të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, që e kishte një shtrirje territoriale prej 11.000 km2, duke filluar nga Aliksinci dhe përfundonte lart në Moravën Jugore të Ristocit. E që shqiptarëve etnik të këtyre viseve kura-kurës, nuk iu lejua që të riktheheshin përsëri nëpër pronat dhe pasurit e tyre të patjetërsueshme. Pengesën kryesore në punimet e Kongresit të Berlinit, për mos rikthimin e muhaxhirëve të dëbuar nëpër pronat dhe shtëpitë e tyre, e kishte paraqitur pala ruse dhe pjesëmarrësit e dy vendet gjermane siç ishin: Austo-Hungaria dhe Gjermania e Otto Von Bizmarkut.

O. V. Bizmarku, sipas shënimeve arkivale të disidentit tonë të ribashkimit kombëtarë Mr. Halil Alidemaj, materiale këto të shkëmbyera nga: “Prokolli Nr. 2. i Kongresit të Berlinit, ku thuhet mes tjerash: “Se për të parën herë po dëgjonte se ekzistonte një popull i quajtur shqiptarë, diku në jug të Gadishullit Ballkanik. Bile ishte tronditur kur kishte dëgjuar për zërin e rezistencës dhe luftën e tij për ta siguruar të drejtën e ligjshme për të qenë komb më vete dhe i barabartë me kombet tjera të Ballkanit”[15]. Kështu shprehej Otto Von Bizmarku, në punimet plenare të Kongresit të Berlinit. Ndërsa, interesat ndër më vitalet të Kombit Shqiptarë, atëbotë para botës i mbronte Lidhja Shqiptare e Prizrenit, e formuar vetëm se 4 ditë se të fillonte Kongresi i Berlinit më 13 qershor në vitin 1878.

Të gjitha ato shkrime dhe deklarata boshe të publikuara nga disa serbë të asaj kohe, që do ta mbanin veten si më liberalët gjatë dhe pas viteve 1877-1878. Kinse u kishin dalë në mbrojtje të gjitha atyre padrejtësive që iu ishin bërë shqiptarëve etnik të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, nga ana e udhëheqësisë së tyre atëbotë, mbetën vetëm se farsa dhe gënjeshtra të kulluara. Edhe më lartë në këtë punim monografik e kemi cekë se gjëja më e vlefshme tek serbët është gënjeshtra dhe mashtrimi thonë dhe  krenohen ata, se këto janë reliktet më  të shenjta  të gjenit dhe mentalitetit sllavë. E tëra kjo u dëshmua dhe u realizua në praktikë, fill pas përfundimit të punimeve dhe vendimeve të aprovuara në

atë kongres për çështjen tonë shqiptare. Dy nga paragrafët e vendimeve të saja siç ishte ai i nenit 25 dhe 39, ku parashihej dhe ngulej këmbë, se të gjithë ata shqiptarë etnik të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, e “kishin të drejtën e tyre të riktheheshin dhe të jetonin të qetë nëpër shtëpitë dhe pasuritë e tyre të patjetërsueshme”[16].

Ky vendim, i nenit 39, u pamundësua dhe ishte hedhur poshtë nga pala ruse, edhe propozimi formal austriak, pa kurrfarë mekanizmash të krijuara për t’u jetësuar në praktikë, ky propozim i kongresit në fjalë. Pastaj as propozimi i disa shteteve perëndimore nuk u mur në konsideratë që t’i lejohej shqiptarëve, bare të riktheheshin dhe vendoseshin nga ana perëndimore e lumit të Toplicës. “Neni 39, ishte vendim shumë i rëndësishëm i Kongresit të Berlinit. Ku bënte trajtimin e çështjeve të popujve që deri më 1877-1878, jetonin dhe gjallëronin nëpër viset e tyre stërgjyshore në Shqipërinë e Vjetër Verilindore, si në : Vrajë, Leskoc, Prokupje, Kurshumli, Pirot, pastaj nëpër tërë Luginën e Timokut dhe në Arnautllëkun e Nishit etj. Dhe se pikërisht me nenin 39, duheshin vendosur disa çështje shumë të rëndësishme për popujt e Ballkanit në përgjithësi dhe në veçanti për popullatën muhaxhire që bridhte rrugëve të botës e braktisur dhe e përzënë nga vatrat e veta etnike. Ndërsa neni 25, i Kongresit të Berlinit, sipas Dr. Jovan Ristiqit, parashihte statusin e pavarësisë së Serbisë në tokat e Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Shqiptarët, e këtyre trojeve nuk i ndihmoi askush, ngase territoret e tyre ishin shndërruar në monedhë tregu nga fuqitë e mëdha evropiane, për kusuritjen e pazareve të tyre gllabëruese dhe ekspansioniste.

Neni 39, duhej ta zgjidhte çështjen e pasurisë të shqiptarëve dhe myslimanëve. Porse Kongresi i Berlinit, nuk u thellua, dhe as që kishte krijuar mekanizma përkatës zbatues, me sa dukej, ata vetëm se e kishin kopjuar Rregulloren e Paqes së Shën Stefanit të 3 marsit të vitit 1878 dhe asgjë më tepër. Pastaj, udhëheqësja e Kongresit të Berlinit, nuk ishte thelluar edhe sa duhej rreth zgjidhjes  së çështjes së shqiptarëve të  dëbuar dhunshëm dhe as për fatin e atyre shqiptarëve që ende nuk ishin shpërngulur nga  trojet e tyre  etnike të  Shqipërisë  së Vjetër  Verilindore.

Ku një pjesë e tyre bukur e madhe, kishin mbetur ende pa u dëbuar, gjatë dëbimit të parë, të dimrit të viteve 1877-1878, dhe të verës së vitit 1878 dhe të fund viteve 1881-1883, e diç më vonë, këtu është fjala për rrethin e Masuricës dhe Qarkun e Vrajës.

Këtë, mos interesim të fuqive të mëdha evropiane, e shfrytëzuan qarqet serbe, për t’i dëbuar dhunshëm edhe ata pak shqiptarë. Që patën mbetur të jetonin edhe më tutje nëpër pasuritë dhe shtëpitë e tyre të patjetërsueshme, duke e mashtruar veten se ishte çka ishte luftë ishte dhe më neve nuk do të na ngucin serbët. Këtë mospërfillje nga ana e përfaqësuesve të Kongresit të Berlinit, qarqet serbe, e kishin hetuar  dhe kishin filluan të merreshin me çështjen organizative në katër qarqet e “çliruara”. Dhe se vendbanimet shqiptare të: Vrajës, Leskocit, Prokupjes, Kurshumlisë, Pirotit, pastaj të Arnautllëkut të Nishit dhe Timokut duheshin populluar me  serbë të Karpateve. Ata nëpër pushtetet e tyre lokale, bënin presione të ndryshme të cilët dëshironin të vendoseshin nëpër tokat pjellore dhe shtëpitë e shqiptarëve, turqve, çerkezëve e të tjerëve. Që ishin dëbuar dhunshëm dhe pa kurrfarë mëshire njerëzore nga kohorta vrastare dhe piromane e ushtrisë, xhandarmerisë  dhe vullnetarët tjerë serb.

Përfaqësuesit, e pushteteve lokal serb të këtyre rretheve, e pyesnin anëtarin e qeverisë si dhe ministrin e arsimit dhe përfaqësuesin për punë  kishtare, siç ishte atëbotë, Alimpie Vasileviqi. Diçka, duhej ndërmarrë në atë drejtim, pasi aty vinin shumë shkie, që donin të vendoseshin, nëpër pasuritë dhe shtëpitë e shqiptarëve të dëbuar nga trojet e tyre stërgjyshore të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Ata shkie të Karpateve, i pyesnin përfaqësuesit e tyre kishtarë vrasës se, a ishte miratuar apo jo leja për t’u vendosur në viset e “çliruara” nëpër pasurinë e patjetërsueshme të shqiptarëve etnik të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Natyrisht shkiet e Karpateve ato bisha të egra në formë njeriu, kërkonin të vendoseshin nëpër viset dhe vendbanimet më pjellore të shqiptarëve, ngase  pasuritë më pasive të shqiptarëve etnik do të mbeteshin edhe për një kohë të papopulluara. Pra aty do të vinin familje serbo-malazeze, si nga: Sjenica, Rashka, Novi Pazari dhe nga ana e Vushtrrisë, si edhe shkiet nga ana e malësisë  së  Vrajës,  Leskocës,  Vllasinës  etj.  Kjo  vendosje e  serbëve  nëpër pasuritë tona, do të bëhej e mundur pasi që qeveria serbe atëbotë e Millan Obrenoviqit, u detyrua  ta miratonte një rregullore të  përkohshme dhe mjaft favorizuese për shkiet e Karpateve siç i quanin ata vise  të “çliruara”[17], të Shqipërisë së Vjetër Verilindore.

Largimi, i shqiptarëve, turqve, çerkezëve, hebrenjve e të tjerëve nga tokat e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, kishte shkaktuar lëvizje të mëdha demografike, që do të thotë de popullimi total nga etnosi shqiptarë i trojeve stërgjyshore shqiptare dhe popullimi i të njëjtave me popullatë  serbe. Porse, me kot knjazi i Serbisë Millan Obrenoviqi, e kishte shpallur proklamatën e tij në Nish, ku thuhej se të gjithë njerëzit në vendet e “çliruara”, i gëzojnë të gjitha të drejtat e barabarta si në ekonomi, politikë dhe në lëmin fetare, pa marrë parasysh se çfarë kombit dhe përkatësisë fetare i takojnë ata.

Deklarata, e Millan Obrenoviqit, gjithashtu edhe vendimet e Kongresit të Berlinit, në të cilat thuhej se njerëzit mund të jetojnë, ku të duan nëpër principatën serbe, këto ishin të dhëna pa mbulesë ngase nuk ndodhi ashtu siç tha krajli i Serbisë atëbotë. Dhe m’u për këtë mos precizitet të qarqeve qeveritare serbe dhe përfaqësuesve të Kongresit të Berlinit ndaj shqiptarëve etnik të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, nuk do të përfillej fare nenet 25 dhe 39, të këtij kongresi. Kështu, që qarqet borgjeze serbe me M. Orenoviqin, në krye, vendosën t’i dëbonin nga vatrat e tyre shekullore edhe ata shqiptarë që ende kishin mbetur nëpër pasuritë e tyre atje në Shqipërinë e Vjetër Verilindore.

Përveçse, kësaj gjatë sendërtimit të nenit 39, parashihej e drejta për pasuritë e mbetura e të shpërngulurve më 1878, aty parashihej se do të paraqiteshin vështirësi të ndryshme gjatë sendërtimit të këtij neni, mbi rregullimin praktikë kur janë në pyetje pasuritë e patjetërsueshme të shqiptarëve dhe të tjerëve që ishin dëbuar dhe të atyre që nuk mundën t’ia kthenin shpinën tërë asaj që i  thonë  plangë i shtëpisë. Këtu  do  t’i paraqesim disa veçori të nenit 39, të paraqitura në të ashtuquajturin “Libri i Kuq i Austrisë”, pastaj edhe vetë, Dr. Jovan Ristiqi, kryetar i “partisë liberale serbe, dhe njëkohësisht  edhe  ministër për punë botore të (jashtme), në punimet e tija rreth nenit 39, të Kongresit të Berlinit, shprehet  kështu: “Se shqiptarët, myslimanët dhe të tjerët të cilët dëshirojnë të jetojnë përtej kufirit serbo-turk, mund t’i mbajnë pasuritë e veta dhe mund t’ua japin ato të tjerëve me qesim. Mirëpo, aty nuk precizohet saktësisht, se a kishin të drejtë ata vet të qëndronin aty. Dhe m’u për këtë mos precizitet të prerë iu dha mundësia qarqeve serbe për t’i dëbuar shqiptarët e Shqiptarët së Vjetër Verilindore, për të dytën herë gjatë gushtit të vitit 1878.

Ndërsa në “Librin e Kuq të Austrisë”, në disa raste për nenin 39, thuhet se: “Pronarët shqiptarë, turq, çerkez, hebrenj etj., të cilit ishin larguar nga vendbanimet e veta, kishin të drejtë që me lejen e shteteve, këtu mendohet në Principatën e Serbisë dhe Perandorinë Osmane. Të shkonin personalisht vet dhe t’i paraqiteshin pushtetit lokal serb dhe ta fillonin procedurën e shitjes së pasurive të veta, pastaj pronarët shqiptarë e të tjerët munden edhe ta autorizojnë ndonjë person të atyshëm, serb ose ndonjë tjetër që ta bëjë shitjen e pasurive të veta. Qysh në fillim kështu filluan të vepronin ata që patën mbetur atje disa shqiptarë turq e të tjerë, kryesisht këta perona ishin të shtresave feudale, të cilët ndërmjetësonin në shitjen dhe dhënien e tokës me qesim dhe formave të tjera në natyrë atje në trojet tona të vjetra shekullore në Shqipërinë e Vjetër Verilindore.

Nëse pronarët shqiptarë të dëbuar dhunshëm, nuk duan ta tjetërsojnë apo ta shesin pasurinë e tyre, mund ta shfrytëzojnë atë duke ia dhënë ndokujt tjetër atë tokë të Shqipërisë, për ta punuar përgjysmë me qesim, ose në ndonjë formë tjetër. Pastaj, kohë pas kohe sikundër që ishte paraparë në këtë kontratë të këtyre dy personave, duhej t’i dërgohej pronarit muhaxhir shuma përkatëse e të hollave.

Siç mundet të vërehet nga këto pakë të dhënash, kjo marrëveshje nga pikëpamja teorike ishte e rregulluar shumë mirë, me nenin e sipër cituar. Por kur filloi aplikimi praktik i tij, u has në vështirësi dhe komplikime shumë të mëdha,kështu që neni në fjalë fare nuk ishte zbatuar kurse sa i përket banorëve shqiptarë, turk hebrenj etj. të cilët kishin mbetur në vendbanimet e tyre, e që pas shpërnguljes së dytë, atij të gushtit të vitit 1878, atje në Shqipërinë e Vjetër Verilindore kishin mbetur fare pak shqiptarë. Mu për këtë ma nuk kishte problem për serbët e Karpateve, sepse neni në fjalë u garantonte në një mënyrë atyre shkive dhe bullgarëve të drejtën mbi pasurinë e braktisur të shqiptarëve. Problemi, qëndronte në faktin se neni 39, jo vetëm se  që nuk ishte  mjaft preciz dhe i prerë, por ai nuk u zbatua dhe kontrollua nga ndonjë organ ndërkombëtarë, ose edhe nëse ishte kontrolluar, u bë në mënyrë formale. Në këtë mënyrë shtetet ballkanike ua lënë duart e lira piromanëve vrastarë serb të bënin çfarë të donin me trojet tona të okupuara. Përndryshe, si kishin mundur qarqet qeveritare të atyre shteteve që edhe pas Kongresit të Berlinit, t’i detyronin që të shpërnguleshin edhe ato familje shqiptare që kishin mbetur aty.

Mospërfillja, e vendimit të nenit 39, shihet edhe me formimin e një komisioni të posaçëm serb për ta regjistruar popullsinë dhe pasurinë e shqiptarëve mysliman të ikur nga Shqipëria e Vjetër Verilindore. Puna kryesore do të zhvillohej, vetëm se nën mbikëqyrjen e një përfaqësuesi të qeverisë serbe atëbotë, ky regjistrim e përfshinte një terren mjaftë të gjerë që ishte lindërsuar nga popullata shqiptare në këtë pjesë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, këto qarqe urbane ishin: Nishi, Leskoci, Vraja, Piroti pastaj Lugina e Timokut, me atë të Toplicës, me qendrën e sajë në Prokupje.

Ndërsa, sipas Dr. Vasa Çubrilloviqit, këtij shovinisti nacionalist serb, e që së bashku me bashkëmendimtarin tjetër nacionalistin dhe bastardin pinjoll të popullit kroat Dr. Ivo Andriqin, e kishin shkruar dhe jetësuar në vepër “Naçertaninë”, e Ilija Garashaninit, që ishte plagjiat, i Danillevskit rus, që ishte shkruar shumë para vitit 1844, ku thuhej mes tjerash se: “Serbia duhet ta kuptoj, se ajo ishte ende e vogël dhe nuk mundet edhe më tutje të mbetet ashtu”[18]. Lukunia serbe, për gllabërimin dhe zhdukjen e qenies biologjike të shqiptarëve, kishte filluar që nga vitet 1877-1878, ku do të bëhej spastrimi etnik nga elementi autokton shqiptarë në trojet stërgjyshore të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Dhe se nga përfundimi i luftimeve ballkanike për zhdukjen dhe eliminimin  e etnosit shqiptarë, do të shkruheshin dhe ratifikoheshin edhe 24 elaborate tjera famëkeqe, nga të cilat shkrime serbo-ruse, do të rezultonte dëbimi i dhunshëm i mase 500.000 shqiptarëve nëpër shkretëtirat e pabanuara të Anadollisë. Përmasat, tragjike të këtij krimi të organizuar të serbëve nga Karpatet  e  Rusisë,  nuk  janë  ballkanike,  porse  e  rrezikojnë  dhe  do  ta rrezikojnë sot e kësaj dite paqen dhe lirinë në tërë rajonin e Ballkanit. Dhe ky ishte shkaku që kam ofruar argumente  të  pakontestueshme  gjatë këtij punimi historik, mbi politikën gjenocidiale te krye çetnikëve serbo-rus dhe të antartave vrastare greke në Çamëri.

Ja se çfarë shpaloset në dy a tri rastet gjenocidiale nga historia sodomiste serbe: “Kur ushtria jonë hyri në Sanxhakun e Nishit, më 1878, fshatrat mbetën të shkreta, nuk dihej sesi ishin quajtur më parë ato vendbanime”. Çka do të thotë se gjithçka sublime e shqiptarëve atje në memleqetin tonë të vjetër ishte shndërruar në hi e pluhur nga ushtria dhe vullnetarët serbë. Pastaj, “gjobat, arrestimet, zbatimi i pamëshirshëm i masave policore siç ishin, prerja e pyjeve, ndjekja, lëshimi i qenve, puna angari, rrënimi i varrezave etj”. I detyruan shqiptarët etnik të kësaj ane të Shqipërisë së Vjetër Verilindore dhe ma gjerë, që ta merrnin rrugën e pa kthim për në shkretëtirat e pabanuara të Anadollit.

Nuk duhet pastaj harruar metoda e përdorur nga Serbia, më 1878, kur i digjte dhe i piqte në zjarr e hekur, fshatrat dhe kuartet e qyteteve në këtë anë të Shqipërisë. Me të vetmin qëllim, që të shkaktonte tmerr dhe frikë ndër popullatën e këtyre anëve dhe në këtë mënyrë ajo e bënte spastrimin total etnik, nga popullata autoktone shqiptare nga Shqipëria e Vjetër Verilindore. Studiues shqiptarë i këtyre radhëve të historisë së përgjakshme të muhaxhirisë, të atyre jetimëve të mbetur të shpërndarë gjithkund nëpër botë, se baballarët dhe gjyshërit e tyre ranë nëpër betejat dhe luftërat me ushtrinë dhe vullnetarët e shkaut. Në mbrojte të çdo pëllëmbe të asaj që i thonë Shqipëri e Vjetër Verilindore, pa historinë reale e të përgjakshme të Toplicës, Luginës së Timokut dhe Fushëgropës së Vrajës, nuk do të ketë kura-kurës histori kompakte mbarëshqiptare. Çdo faqe e saj është e larë me lumenj  gjaku, dhe se ploja ndaj shqiptarëve si kolektivitet etnik edhe më titje nuk u ndal kura-kurës.

Një krye çetnik serb do të shkruante dhe shprehej kështu: “Do të jam shumë i lumtur kur Kosta Peçanci, të më japë urdhër e që: Llapi, Sitnica dhe Drini do të bartnin dy muaj koka të shqiptarëve, pastaj ky krye çetnik i odredeve ndëshkuese serbe do të vazhdonte më tutje: “Atje në Kosovë, nuk do të mbetej asnjë plis për fare! Ose do t’i formojmë kampet e përqendrimit! Të gjithë shqiptarët janë kriminel... . Kjo vazhdë mbi zhdukjen e qenies biologjike ndaj shqiptarëve do të filloj qysh nga ploja e përgjakshme e vitit 1878, që u bë ndaj muhaxhirëve të Shqipërisë së Vjetër  Verilindore.  E ku do të vazhdoj  edhe gjatë  viteve 1989-1999, me planin famëkeqe mbi eliminimin e shqiptarëve nga S. Millosheviqi, i cili shprehej kështu:

  • a) Në Kosovë, toka e djegur duhet t’i përfshijë të gjitha anët e saj.
  • b)Tymi i vatrave shqiptare të dëshmoj se ato vise janë fikur    
  • përgjithmonë.
  • c) Botës t’i themi, po i vrasim, se po na detyrojnë.
  • d) Toka, e Shën Savës, duhet të hakmerret.
  • e) Shqiptarët, i pastron vetëm se thika dhe zjarri[19].

Doktrinës agresive serbe, për t’i okupuar dhe gllabëruar trojet etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, nuk i ka ndihmuar dhe kontribuar përveçse Rusisë, më tepër në Evropë, sesa politika dualiste e Austro-Hungarisë. Dhe se e vërteta në literaturën shqiptare, sidomos në atë të  historiografisë, gjithmonë kishte dominuar mendimi prapanik dhe mjaft renegat, kinse Austro-Hungaria, u paska ndihmuar popullatës shqiptare, e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe. Dhe se një fakt mjaft bindës fletë se më 28. VI. 1881. Austro-Hungaria dhe Principata Serbe e M. Obrenoviqit, atëbotë do ta bënin një konventë sekrete, e cila do të vlente për 20 vite. Në këtë konventë, gjegjësisht në neni i sajë të VII. decidivisht thuhej: “Nëse krijohen kushtet e përshtatshme të cilat për momentin nuk mund të parashikohen, Serbia do të jetë në gjendje që të zgjerohet në drejtim të kufijve të saj jugor. Duke e përjashtuar Sanxhakun e Novi Pazarit, të Shqipërisë së Vjetër Verilindore. Në këtë drejtim Austro-Hungaria, nuk do ta kundërshtonte këtë propozim dhe se do të angazhohet, që edhe fuqitë tjera të pajtohen me këtë qëndrim të favorshme për Serbinë”[20].

Doktrinës politike serbe, i kontribuoi në një masë mjaft të madhe edhe marrëveshja mes Rusisë dhe Austro-Hungarisë e 17 majit 1897, asnjë, dokument tjetër i fuqive të mëdha evropiane, nuk ka qenë më tragjik  se  ky  dokument  për  trojet  e  Shqipërisë  në  përgjithësi.  Në  atë marrëveshje në pikën 3b. tekstualisht thuhet: “Pjesët tjera të territorit që e disponojnë  shqiptarët, do të ndahen në mënyrë të drejtë midis shteteve të vogla Ballkanike,  që ekzistojnë sot,  në këtë ndarje  Austro-Hungaria dhe Rusia, do ta ruanin të drejtën që të merreshin vesh në kohën e duhur”[21].

Kjo do të thotë me fjalorin e shqiptarëve, se territori ynë gjithmonë ishte shndërruar në plaçkë tregu për kusuritjen e pazareve të tyre të fëlliqura, shkurt i ndanin tokat e Shqipërisë, për t’i mbajtur dhe ushqyer këlyshët e Rusisë, bishat e pa civilizuara të sllavëve të jugut dhe të lindjes që kishin ardhur atje prapa Karpateve të Rusisë, për t’i gllabëruar tokat e Arbrit.

Shtrohet pyetja, a nuk u realizua kjo marrëveshje më 1913 në Londër? Duke e pranuar vetëm se gjysmën e territorit të Shqipërisë, ku së cilës do t’i pamundësohej ekzistenca e sajë si shtet, sepse ajo ishte krijuar vetëm se nga disa vise shkëmbore e moçalore, sepse Vilajetet e Kosovës,  Manastirit dhe atë të Janinës të Shqipërisë së Vjetër. Falanga kolonialiste Ballkanike i kishte okupuar ku pastaj ia kishte aneksuar Serbisë dhe Greqisë, me ndihmën e Francës, Rusisë dhe Anglisë. Për këto padrejtësi karshi shtetit tonë shqiptarë, dëshmojnë dokumente të shumta arkivale. “Kësaj marrëveshje shqiptarët iu përgjigjën me rezistencë të organizuar politike me sloganin  BESA-BESË- Lidhja Shqiptare e Pejës e vitit 1899, porse asgjë s’mundi ta ndihmonte Kombin Shqiptarë, sepse e tërë diplomacia evropiane, ishte pajtuar me një qëndrim të tillë kriminal”[22].

Serbisë dhe aleatëve të saj të paskrupullt për t’i okupuar dhe gllabëruar tokat shqiptare, nga aspekti politik, diplomatik dhe ai ushtarak, i kishte ndihmuar në një masë të madhe programi, Ruso-Austriak, kinse me reformat në Turqi që kishin filluar nga  Tanzimati më 1839 dhe kishin vazhduar gjer në vitin 1903. Në atë program, akuzohen shqiptarët si anarkist të cilët me çdo kusht duheshin disiplinuar. Këtë disiplinë  këto dy fuqi e mbështetnin në propagandën serbe që e bënte kjo e fundit për nja 5.000 serbë rajë që jetonin atëbotë në Kosovë. Nga këto shënime arkivale shihet se më tepër serbë,nuk kishte që nga viti 1878-1912. Sipas filozofisë kishtare serbo-ruse, kinse këta 5.000 serbë pollutan (hibrid),  sulmoheshin për çdo ditë nga shqiptarët. Një gjë të tillë e kishin demantuar vet pushteti i Turqisë, kur e kishte themeluar komisionin shtetëror më 1899 për t’i hetuar paditë e priftërinjve serb, ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Në programin ruso-austriak, ndër të tjera tekstualisht thuhet se: “Keqpërdorimet dhe teprimet që i kanë kryer shpesh arnautët kundrejt të krishterëve, fakti se keq bërjet dhe krimet e tyre kanë mbetur të pa ndëshkuara. Dhe pikërisht m’u për këto shkaqe gjendja kishte mbetur e turbullt dhe e pasigurt nëpër vilajetet shqiptare, prandaj është detyrë e ngutshme që Qeveria Osmane t’i gjejë pa vonesë mjetet për ta detyruar popullsinë arnaute që t’i respektuar ligjet”[23].

Edhe Austro-Hungaria gjatë viteve 1878-1903, do ta pranonte botërisht sferën e interesit grek deri në lumin Shkumbin,në jug të Durrësit kjo do të thotë në tërë Vilajetin e Janinës dhe një pjesë të Vilajetit të Manastirit. Monarkia greke e pranoi interesin austriak në tërë Vilajetin e Shkodrës dhe atë të Maqedonisë gjer në Selanik të kryeqendrës të Shqipërisë, i cili qytet në një të ardhme do të jetë metropoli i shqiptarëve.  Ajo konventë sekrete Austro-Hungareze, mbeti në fuqi gjer në rastin e ndërrimit të status-quos në Ballkan, d.m.th. gjer në atë kohë kur do të bëhej shkatërrimi i integritetit dhe sovranitetit të Perandorisë Osmane. Me ç’rast të dyja shtetet obligoheshin që t’i ndihmonin njëra-tjetrës në ndarjen e tokave të Shqipërisë së Vjetër, të cilat gjer atëherë Perandoria Osmane e kishte ndarë në katër njësi administrative kryesisht vilajete. Firmat e tyre në këtë dokument kolonialist e kanë vërë Cari Franc Jozef, në emër të Austro-Hungarisë dhe Mbreti Gjorgje në emër të Greqisë[24].

Lidhur me këtë që u tha më lart, shtrohet pyetja se kush u’a dha lejen pashallarëve shqiptaro-turq të sojit të Xhavit Pashait, Shefqet Turkut Pashait e kriminelëve të tjerë si këta, që t’i shndërronin tokat e Shqipërisë së Vjetër të Arbrit, në shkrumb e hi dhe atë disa herë nga vitet 1878-1912.

Nuk ka argumente më relevante se këto që i thamë më lart, sepse, Rusia, Austro-Hungaria dhe Turqia ia kishin mundësuar, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, së pari  do t’i shkallmonte dhe  varfëronte shqiptarët,  në fund do t’i mbështeste për muri me thikë në fyt gjatë viteve 1856, 1877, 1878 dhe gjer nga tetori i vitit 1912[25]. Zhdukja, dhe asgjësimi i shqiptarëve në Shqipërinë e Vjetër Verilindore në veçanti dhe të shqiptarëve në përgjithësi, nuk ka qenë vetëm se doktrinë serbe, porse ajo ishte edhe doktrinë e nxitur dhe e formuluar edhe nga fuqitë e mëdha evropiane dhe se ne shqiptarët e Shqipërisë së Vjetër Verilindore, qysh në fillim këto padrejtësi i përjetuam shumë tragjikisht.

Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve” për Kosovën Lindore me seli në Preshevë.


[1] Dr. Sabit Uka, Jeta dhe veprimtaria e shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit. Prishtinë,1995 fq. 41.

[2] AS, MUD; Mula Selim Redžepović, Vranje, datum 31-III-1881; 25-IV-1881; 27-IV-1881; 4-IV-1881; 5-V-1881, onda AS, MUD-P, 1881, 26-III-1881, AS, MUD-P, 1881, i 27-III-1881. i dalje tog postupka.

[3] Reshat Avdiu, më gjërë “Terrori serb ndaj shqiptarëve të Masuricës dhe Vrajës” (1878-1999), Preshevë, 2006 fq. 227-254. 

[4]Dr. Emin Pllana. Punime të cituara fq. 135, madje Arkivi i Kosovës-Prishtinë; këto dokumente arkivale janë të sjella nga Arkivi i Serbisë në Beograd, veprat Nr. 26/270 signature XII, 30 maj 1879.

[5]Dr. Leopold Ranke, Drang Nach Osten. Marr nga “Terrori serb ndaj shqiptarëve të Masuricës dhe Vrajës 878-1999” Preshevë, 2006. fq. 311.

[6] Kanjaz IV. Srpski Milan Obrenović, odašiljana poruka ministru vanjskih poslova Dr. Jovana Ristića u Berlinu, sig. XXII/22. P-27/650. Beograd,1879.

[7] Vladan Đorđević, Stvar u staroj Srbiji-Putovanje Pere Todorovića. 1898 str.19. Onda ADG, SSIP, PO. 1901, fas. II, dos. IX-X, I/1 pov. br. 109. Atina, 19.IV.1901.

[8] Stojan Novaković, Ballkanska pitanje, str. 8.

[9] Dr. Jovan F. Trifunoski, Moravica, Godišen zbornik, knj.I, Skopje,1948. i Muhadžiri iz Srbije 1878 god.Naselje u Makedonije,Leskovački zbornik,VIII,Leskovac,1978.Të gjitha këto materiale janë shkëmbyer në mas të madhe nga shënimet arkivale serbe AS. MUD; . 

[10]  Arkiv Srbije, AS, MUD; P- 1879-1882/83, i to 23 januara 1879, Beograd

[11] AS, MUD; M- 1879, 9-77, Suvojnica 21.IV. 1879.

[12] Dr. S. Uka, Vepra Nr. II. fq. 58 dhe 98 dhe Vepra Nr. I. fq. 111 bot. 1994, Prishtinë.

[13] Dr. Jovan Hadži-Vasiljević, “Arnautska Liga”. Str. 49.

[14] Arhiv Srbije, AS, MUD-P, fas. VIII, 9.IV. 1882.

[15]Mr. Halil Alidemaj, “Protokolli Nr. 2. i Kongresit të Berlinit, dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Anglisë më 19 qershor 1878.

[16] M. Đ. Miličević, Kraljevina Srbije-Novi krajevi Beograd 1884; i Dr. J. H. Vasiljević. Arbanska Liga… str. 12-15

[17] Krh. Dr. Vidosava Stojançeviq, Naseljevanje, Vranjanaca, Leskovčana i Vlasotinaca u Topličkom Okrug, posle 1878 god. Leskovački Zbornik IX. Leskovac 1969,str. 225-248.

[18] Dr. Ilija Garašanin “Načertanija”. Beograd, 1844. str. 1-2.

[19]Nga Kisha Autoqefale Serbe.

[20] Dr. F. A. Pribram, Die politischen Geheimvertrage Osterreich-Ungarns, 1878-1914 f. 18-20, marrëveshja Ruso-Austr-Hungareze më 1897.

[21]  Dr. A. F. Pribram, Les treits politiques secrete de L’Austriche-Hongarie, I. Paris 1923 fq. 109.

[22] Dr. Akif Bajrami, “Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912” Prishtinë, 2003. fq. 27-28.

[23] Nga aktet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878-1912 Tiranë,1978.

[24] Konventa në fjalë është botuar në qershor të vitit 1906, për here të pare në gazetën e Romës, Courrier des Ballkans.

[25] Dr.Prof. A. Bajrami, “Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912” prishtinë,I-2003

 

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm