Menu

Austro Hungaria dhe Shqipëria deri te lufta ballkanike

User Rating:  / 1
PoorBest 

Në këtë kapitull shtjellohen këto ngjarje:

  • -Pse Austria interesohej për Shqipërinë gjatë shekujve XVI-XIX.
  • -Lindja e Serbisë ndryshoi detyrën e Shqipërisë në programin Austriak për të depërtuar në jug.
  • -Puna e Austrisë në Shqipëri nga fillimi i shekullit XIX deri më 1878.
  • -Austria për Shqipërinë në Kongresin e Berlinit.
  • -Austria me duar të lira në Shqipëri.
  • -Pas disfatës së Italisë në politikën e kolonizimit pushtues vërejtje që ti mos qaset Shqipërisë.
  • -Austria përmes shtypit italian e dezorienton vëmendjen e Italisë nga Shqipëria në çështje tjera.
  • -Nga parlamenti italian drejtohen sulmet kundër veprimtarisë Austriake në Shqipëri.
  • -Italia paraqitet si kundërshtar i Austrisë në Shqipëri.
  • -Kërcënimet e Austrisë kundër Italisë për Shqipërinë dhe anasjelltas.
  • -Austria shumë gjallërisht punon në Shqipëri duke pas për qëllim okupimin e saj.
  • -Furtunë në Itali në lidhje me këtë çështje.
  • -Marrëveshja mes Austrisë dhe Italisë për mbajtjen e status kuos të territorit otoman në Detin Adriatik.
  • -Fitore nga pikëpamjet Italiane për autonominë e Shqipërisë.
  • -Austria dhe Italia publikisht alet kurse fshehurazi armiq për shkak të Shqipërisë.
  • -Shqipëria njollë e zezë në marrëdhëniet austro-italiane.

Të shtihet në dorë Shqipëria është njëra nga pikat e programit austriak për depërtimin e saj në gadishullin ballkanik.

Nga Shefki Sh. Voca - Shefki Sh. VocaKah fundi i shekullit XVI dhe fillimi shekullit XVII, derisa Turqit sundonin në tërë Gadishullin e Ballkanit dhe Hungarinë, Austria kënaqej, po që se do të arrinte të provokoj një lëvizje në Shqipëri, me çka do ta kthente vëmendjen e Turqve nga kufijtë e saja me ç'rast më lehtë do ti dëbonte nga Hungaria. Njëqind vjet më vonë, kur i mbrapsi Turqit nga Hungaria përtej Savës, tek Austria, me dëshirë që ta pushtojë Bosnjën, paraqitet edhe një dëshirë, që ta pushtojë edhe Shqipërinë. Që prej asaj kohe e deri te lufta Ballkanike, Austria nuk e lëshonte së vështruari Shqipërinë, vetëm se në kohëra të ndryshme i caktonte role gjithfarëshe.

Për deri sa Serbia nuk u çlirua nga Turqit, ajo edhe për nga terreni edhe për nga banorët paraqiste rrugën më të mirë për Austrinë që të depërtoj në jug. Për nga terreni, lugina e Moravës i shtrinte përshtatmëni më të madhe, kurse popullata serbe në Serbi, jo vetëm që nuk i pengonte,por ishte edhe ndihmësi më i mirë. Por Austria kishte mundime të mëdha me Bosnjën dhe popullatën myslimane të saj. Aty Austria çdoherë haste në rezistencë të fort, ashtu që nuk pati sukses të depërtoj më thellë, e lere më që ta pushtoj edhe Bosnjën. Duke mos mundur me anën e sulmeve frontale përmes Savës dhe Unës, por as nga sulmet anësore nga Serbia ta pushtojë, sikurse që ishte përpjekur gjatë viteve 1688-1689, 1716-1718, 1736-1738, 1788-1790, Austria duke e pasur Serbinë nën pushtimin e vetë mundohet ta shtjerë Bosnjën e Hercegovinën, ta ndaj nga krahinat tjera otomane që në këtë mënyrë më lehtë ta mposhtë. Në hallkën, me të cilën Austria dëshironte ta shtjerë Bosnjën e Hercegovinën, Shqipëria paraqiste përbërësen e një hallkë.

Këtë rolë e kishte Shqipëria në programin e Austrisë për të depërtuar në Ballkan deri te fillimi i shekullit XIX. Në këtë kohë Austria arriti një privilegj , e cila kishte mundësi për t'i ndihmuar që të krijoj lidhje më të forta me Shqipërinë. Me marrëveshjen e paqes me Portën nga 26 janari 1699 në Karllovac (të Sremit, shënim i përkthyesit Sh. V.), pastaj me atë të Pozharevcit më 21 qershor 1718, vazhdon marrëveshja tjetër në Beograd më 18 shtator 1739 dhe në Svishtovkski (qytet në Bullgari) më 4 gusht 1791, Austria fitoj të drejtën e mbrojtjes së klerikëve dhe misionarëve katolik në Perandorinë Osmane, por edhe në Shqipëri, dhe mundësitë që përmes tyre të bëjë propagandë për vete në ato anë. Por gjatë tërë kësaj kohe ajo nuk e shfrytëzoi privilegjin e dhënë. Gjithashtu ajo pak bëri që atje t'ia hapë vetes rrugët e tregtisë. Për kishën katolike në Shqipëri kujdesej Roma, kurse tregtia kryesisht ishte në duart e Venedikasve; por edhe Napulasit edhe Dubrovnikasit më shumë punonin me Shqipërinë se sa me Austrinë. Austria vazhdimisht deri në fillim të shek. XIX mendonte për Shqipërinë për shkak dobive që nga atje mund t'i kishte me rastin e luftës me Perandorinë Osmane, por ajo nuk punonte asgjë seriozisht përveç tentimit të atyre luftërave.

Në fillim të shek. XIX Serbia vetë u krijua si shtet. Për këtë arsye ndërrohet drejtimi i depërtimit austriak në jug. Në vend të Serbisë tani orientimi i depërtimit austriak në jug u bë Bosnja, e cila edhe më tej paraqiste një objekt të fort rezistues. Tani më Serbia nuk paraqiste një teren të përshtatshëm për ato caqe, por ajo paraqiste pengesa. Është e vërtet që në njërën anë Austria po e humbte Serbinë, por në anën tjetër e fitonte Dalmacinë, dhe me te, të drejtën për Republikën e rënë Venedikase në Shqipëri. Që nga ai moment Austria me fitimin e krahinës së territorit Dalmatin kufizohet me Shqipërinë, por aq sa i përshtatej që me Shqipërinë t'i mbajë lidhjet tokësore, aq më e madhe ishte edhe dëshira e saj për detin, përmes së cilës depërtonte në pikat më të thella të Shqipërisë. Veç kësaj, duke trashëguar Republikën e Venedikut, Austria fitoi të drejtën që në Shqipëri t'i ketë përfaqësuesit e vetë në cilësinë konsullore. Terreni i vërtet i punës saj u bë Shqipëria e Veriut, por ajo nuk e la pas dore as Jugun. Si komshiu më i mirë, dhe përveç kësaj me privilegjin e arritur plot një shekull më parë, Austria atje i mbronte, jepte para dhe i ndihmonte shqiptarët katolik dhe në prapashpinën e mëtejme të Bosnjës e Hercegovinës, duke i shtyrë Shqiptarët në Serbinë e Vjetër dhe në Sanxhak, vepronte edhe kundër Serbisë edhe kundër Perandorisë Osmane.

Kundër të parit për shkak që t'i nxiste Shqiptarët kundër Serbëve ortodoks, kurse kundër të dytit përgatitej që ta shkëpuste lidhjen mes Bosnjën e Hercegovinën në njërën anë dhe të krahinave fqinjësor të sulltanit në anën tjetër.

Në këtë punë Austrisë askush nuk i pengonte përveç Serbia. Vetëm Serbia e shihte punën e Austrisë që në Shqipëri mund të ishte e dëmshme. Dhe me të vërtet Austria në vitin 1829 nxiti në Bosnje një lëvizje për autonomi, dhe ajo lëvizje Serbinë e shpinte rrugës për Kosovë, të cilën edhe vetë e dëshironte, derisa në anën tjetër donte që Shqiptarët t'i vente në kontakt me Boshnjakët, në mënyrë që lëvizjes t'i jep përmasa të gjëra ndërsa vetes më shumë drejtë për intervenim, e pastaj edhe për plaçka të luftës. Sa i përket Bosnjës këtu implikohet edhe Serbia, por ndërmarrja shkatërrohet, e me te edhe shpresa e Austrisë për arritjen e qëllimit. Pastaj Austria vazhdoi punën në Shqipëri paralel me punën në Bosnje. Kjo punë e tij në të dy anët ishte në dëm të Perandorisë Osmane dhe Serbisë. Perandoria osmane ishte e pa fuqishme që të luftojë, por as Serbia nuk kishte guxim që kësaj t'i kundërvihej haptazi, edhe atë që fshehurazi e ndërmerrte në dobi të vetes, nuk mjaftonte që ta pengoj punën e Austrisë. Dhe në gjysmën e dytë të shek. XIX nuk u gjend askush nga fuqitë e mëdha që në këtë punë të Austrisë të gjejë ndonjë interes të rrezikuar të tyre. Aq më tepër asnjëri prej tyre as që ia kthente vëmendjen punës së Austrisë në Shqipëri. I vetmi konsulli francez në Shkodër Hiasing Hekar, shkrimtari i veprës së njohur për Shqipërinë, "Historia dhe përshkrimi i Shqipërisë Veriore", shihte se puna e Austrisë atje merrte përmasa të mëdha, dhe me këtë rast ai në vitin 1857 i drejtohej qeverisë franceze në Romë me lutjen që në Shkodër, si një vend kryesor në Shqipërinë e Epërme, të hapet shkolla latine dhe që të mos lejohet që Shqiptarët katolik të atjeshëm plotësisht të varen nga agjentët Austriak.

Ky hap mbeti pa veprim. Ndërkaq punës së Austrisë në Shqipëri nuk i pengonte asgjë as Mali i Zi, me punët e jashtme tepër të kufizuara; nuk i pengonte as Serbia, e cila nuk ishte në gjendje që me pak mjete parash të luftoj kundër saj, ashtu që punën e vetë më tepër e orientoj kundër Perandorisë Osmane dhe në mbrojtjen e atdhetarëve të vet; por nuk i pengonte as shteti tjetër më i afërt e cila formohej në anën e kundërt të bregdetit Adriatik. Ajo ishte mbretëria Italiane, që kishte preokupime dhe brenga më parësore. Për këtë shkak Austrisë i mundësohej aktiviteti veprues në Shqipëri, e cila aty vepronte mjaftë gjallërisht dhe nëse asaj i shpëtonte më shumë pushtet në bregun perëndimor të detit Adriatik, për ç'gjë ajo kishte dy mjete të fuqishme: parat dhe tërë aparatin që mund ti ofronte papa, kundërshtari më i madh i mbretërisë së re i themeluar në Gadishullin Apenin.

Gjatë këtyre rrethanave lindi viti 1878, ku Austria si dhuratë mori atë, të cilën shekuj me radhë e kishte ëndërruar dhe të cilën kurë nuk do të munde me forcë me marr: Evropa në Kongresin e Berlinit ia dhuroi Bosnjën dhe Hercegovinën, që ta okupoj dhe të administroj me te, që ta vendosë rendin dhe paqen. Me vendosjen e Austrisë aty, ajo mendonte se më kurë nuk do ta lëshojë. Kjo ishte etapa e parë e saj për depërtim të më tejmë në drejtim të qendrës së Gadishullit Ballkanik. Ajo, për këtë llogariste hala kur e dëshironte për vete Bosnjën dhe Hercegovinën, sepse edhe më tej kërkonte që përmes Sanxhakut t'i lejohet një rrugë e lirë. Përkrahësit e saj i jepnin të drejtën që në duart e veta t'i mbaj të gjitha rrugët ushtarake dhe tregtare, dhe që atje po ashtu t'i mbaj edhe garnizonet ushtarake. Në këtë drejtim i ndihmonte edhe Italia, e cila më vonë do t'i vërente qëllimet e çoroditura të Austrisë me ç'rast do të detyrohet ta pres momentin e duhur, që t'ia merr ato drejta.

Për depërtimet e mëtejme të Austrisë në këtë rrugë ishte edhe Mali i Zi. Austria medoemos duhej ta kontrollonte nga të dy anët, nga toka dhe deti. Për t'i penguar Mali i Zi sa më pak në këtë drejtim, Austria me ndihmësit e vetë reduktoi daljen e Malit të Zi në deti në masë më të vogël, që përmes bregdetit të ketë lidhje më të lehta me Shqipërinë; kurse përmes Sanxhakut edhe vetë Shqipëria, donte që Malit të Zi t'i jap sa më pak Shqiptar, se pse ajo kishte nevojë për qëllimet e veta të mëtejme. Megjithatë, kongresi sjelli diçka kundër dëshirës së Austrisë, për ç'gjë ajo menjëherë pas përkufizimit të Malit të Zi shpejtoi që ta korrigjojë. Plava dhe Gucia, të banuar me popullsi shqiptare iu dhanë Malit të Zi. Me këto anë Mali i Zi nuk fitoj dhe aq shumë, më së paku në planin ekonomik, por Shqipërisë së ardhshme të Austrisë iu mor një pjesë. Që të mos humbet as një pëllëmbë e tokës së krahinës së ardhshme të Austrisë, asnjë nënshtetas i ardhshëm austriak, ndonëse në atë anë lajmëroheshin komisar austriak dhe menjëherë më pas edhe lëvizja e shqiptarëve të asaj krahine të cilët assesi nuk dëshironin të mbeten nën Malin e Zi. Austria pati sukses në këtë qëllim: Plava dhe Gucia mbetën edhe më tutje nën Perandorinë Osmane. Por me këtë ajo ia mundësoj Mali ti Zi të kompensimin me bregdet, ndërkaq ajo distancë mes asaj ane të detit dhe Shqipërisë duhej të ishte më e madhe se sa që e kishte përshtat në fazën fillestare.

Duke u angazhuar ndaj shqiptarëve kundruall serbëve, Austria në kongres tanimë i prezantoj qëllimet e saja të mëtejme. Ajo pas kësaj ia kushtoi vëmendjen edhe anës së Sanxhakut por edhe poshtë Shqipërisë së vërtetë. Në atë emërim të krahinës austriake, Shkodra u bë kërrigë mëkëmbës i Austrisë në rolin e konsullit gjeneral. Ndihmësi i kësaj ishte ipeshkvi i atjeshëm, i cili thjeshtë ishte njeri i Austrisë. Kuria romake tjetër person as që mund ta vendoste. Agjentët e tyre ishin klerikët katolik. Ata i paguante Austria. Shefi suprem i tyre ishte konsulli austriak, prej të cilit lëshoheshin urdhëratë dhe udhëzimet. Por që Austria nuk kujdesej vetëm për katolikët Shqiptar. Ajo mendonte edhe për shqiptarët mysliman. Ajo po ju ndihmon dhe po i bënë për veti, dhe duke ju ndihmuar i udhëzon kundër ortodoksëve serb. Ndaj serbëve shqiptarët janë duar lirë. Për çdo delikt ndaj serbëve ata janë të mbrojtur dhe marrin shpërblime. Këto maturi vlerësohen sipas veprave të këqija dhe të mëdha: sa më i madh që është delikti, aq më e fuqishme është mbrojtja dhe shpërblimi.

Me duar plotësisht të lira në Shqipëri, Austria atje po punon si ia kona. Akoma nuk u gjend dikush që do ti pengonte. Turqia është e pa aftë, kurse njerëzit lajkatarë nga paria e saj thellë i përkulen arit austriak. Mali i Zi nuk mund të bëjë asgjë. Serbia ka filluar lundrimin nëpër ujërat e Austrisë dhe me te është lidhur me një konventë të rëndë ushtarake e edhe më fuqishëm me një marrëveshje ekonomike, kurse për brenda me një politik shumë të ndytë. Ndërsa Rusia mbas marrëveshjes po bashkëpunon me Austrinë, duke ia dhënë kësaj perëndimin kurse për vete e mbante pjesën lindore të Ballkanit. I vetmi shtet është Italia, e cila në atë anë i ka interesat më të fuqishme, e veçanërisht në bregdet. Por Shqipëria për te paraqet një objekt të vogël. Pas një lufte të rëndë mbretërore me Francën po sa kishte filluar të këndellej dhe ta vendos buxhetin e shtetit në ekuilibër, ndonëse tanimë e kishte kapluar sëmundja për madhësi. Dhe duke iu përmbajtur shembullit për koloni të shteteve Evropiane, Italia i kërkonte përtej deteve më të mëdha nga se që ishte deti Adriatik. Ajo dinte që Austria ishte strukë në Shqipëri, dhe kjo i paraqiste një fushë-ndeshje të vogël. Asaj i duhen hapësira më të mëdha. Për këtë arsye ajo shkoi në bregun e detit të kuq, në Xhibuti dhe më tej në Eritre. Por këtu pësoj shumë ithtë. Në disa konflikte të vogla dhe më pas në betejën te Adue Menelik, mori një goditje asisoj, me ç'rast Italianëve ju kaloi dëshira e aventurave tej detare, të cilat ata i quanin ekspedita koloniale.

Pasojat e drejtpërdrejta ishin të rënda. Italia ishte e hutuar, kurse populli fuqishëm e kundërshtoi politikën e tillë. Ne edhe tani i kemi para syve fytyrat e zymta të ushtarëve të rinj italian, të cilët nisen nga stacioni hekurudhor i Milanos në drejtim të Napolit, për tu vendosur nëpër anije, që në Eritre t'i shpëtojnë shpresat e humbura. Edhe tani i kemi para syve fytyrat e pikëlluara të zonjave Italiane që shkojnë kah Galeria, sheshi rreth katedrales dhe nëpër rrugët e Milanos me fustane të zeza dhe me një lidhëse të bardh të lidhur në dorën e majtë, në të cilat me shkronja shtypi shkruante: "Kërkojmë që ushtria jonë të tërhiqet nga Afrika"; ndërsa njerëzit këto fjalë protestuese, të shtypura në karton, i bartnin në cilindër (kapelë, shënim i përkthyesit Sh. V.). Ato protesta të qeta të shtresave të ngritura të qytetarëve italian e përfshiu në mënyrë masive popullatën. Filluan demonstratat. Qytetarët e të dy gjinive në mënyrë masive ia mësynë stacionit të trenit, filluan t'i sulmojnë trenat, t'i grabisin ushtarët duke mos i lejuar që të shkojnë dhe vdesin në kontinentin e zi. Populli nisi të bie në konflikt me pushtetin e armatosur, dhe nga mllefi dhe zemërimi i madh ata në stacionin e trenit filluan të shkatërrojnë çdo gjë që arrinin. Më pas demonstratat u shkallëzuan në përmasa edhe më të rrezikshme. Ushtria doli në rrugë me ç'rast filloi ta sulmoi popullatën që ishin duar thatë, ku filloi të derdhej edhe gjaku. Gjaku i një të riu në një demonstratë më impozante në Itali, në Milano, ende nuk e krijoj një revolucion, por e përshpejtoi rrëzimin e pushtetit të Krispit. (Franqesko Krispi, burrështetas Italian; Kryetar i Qeverisë dhe Ministër i Punëve të Jashtme 1887-1891 dhe 1893-1896, ishte ithtarë i politikës së pushtimeve koloniale, u tërhoq pas disfatës së Italisë në Etiopi tek Adue më 1896. Shënim i përkthyesit Sh. V.).

Politika e pa suksesshme e pushtimeve koloniale i udhëzoj Italianët që të shikojnë më afër rreth vetes. Në verën e vitit të njëjtë u dëgjua thirrja e parë e qeverisë Italiane që të shikoj se çfarë bënë Austria në afërsi të saj, në Shqipëri. Thirrja vinte nga përfaqësuesi popullor i parlamentit dërguar qeverisë. Mirëpo ky zë nuk u dëgjua sa duhet. Përveç shtypit dhe grupeve ultra-nacionaliste të tjerët nuk ia vënin veshin. Ndërsa qeveria më së paku, duke e ditur situatën në të cilën atëherë gjendej Italia. Zëri në parlament kaloi pa u marr fare në shqyrtim, ndërsa, pse erdhi deri tek kjo heshtje, sepse kësaj i ndihmoi Austria me shkathtësitë e veta dhe me cektësitë politike të shtypit Italian.

Është e njohur se Austria e ka shtypin Italian në duart e veta, nëse jo tërësisht, në mos pjesën e madhe të saj. Këtë, ne serbët e kemi ndier në kohën e aneksimit të Bosnje e Hercegovinës dhe në gjysmën e dytë të Luftës Ballkanike. Shtypi Italian, i pa informuar për çështjet nga burimet e para, ndoshta edhe me pa dëshirë, i shërbente interesave Austriake dhe i pranonte temat për të shkruar, të cilat i hidheshin nga Austria. Kjo gjithmonë dinte që shtypin Italian ta bëjë të interesuar për çështjet e nevojshme ashtu që, as ajo e vendit të vetë më mirë nuk do t'i kishte shërbyer. Mjaftonte që vetëm nga një njeri në çdo redaksi të gazetave politike vazhdimisht t'i përkrah ato çështje dhe t'i prezantoj me ngjyrën dhe ndriçimin ashtu si ajo ka dëshirë; e që në këto të mos bëhen lëshime,këtu janë agjenci të shumta nëpër qendra të vogla, të personifikuara me konsultues austriak, që qëndrojnë në lidhje dhe nën udhëheqjen e agjenturës kryesore të shtypit të verdh në këndin nga Sheshi Kolona në Romë, të përshtatur si një biro e vërtet e gazetarisë, dhe të cilën nuk e di se për satën herë nga dashuria e madhe, ndjenjat e sinqerta të popullit Italian e sigurojnë (ruajnë) me karabinierë dhe ushtarë.

Kur Austria në duart e veta ka këso vegla, asaj i vjen shumë kollaj që Italisë t'ia kthej vëmendjen në kahe tjetër. Ndërsa ajo ende ato i ka në dispozicion. Aty vazhdimisht provokohet konflikti mes Sllavëve monarkist dhe të Italianëve. Kur është fjala për Sllavët monarkist dhe për çfarëdo qoftë dëshire të tyre, pse atëherë atë mos ta vemi në kontakt me Rusinë, mbrojtësin e Sllavëve? Pse atëherë konfliktet lokale mes Sllavëve monarkist dhe të Italianëve të mos prezantohen si nxitje Pansllaviste, përfaqësuesi i së cilës është Rusia, mu ashtu sikurse që veprohet me rastin e çdo lëvizjeje të nënshtetasve Sllav të Austrisë?

Kishte qenë e mjaftueshme që në disa provinca të Austrisë të botohen nëpër gazeta dhe organe politike Italiane disa artikuj dhe shkrime, të cilat mbretërisë Italiane do t'ia largonin vëmendjen prej rrezikut nga Austria e të përqendrohen ndaj rrezikut pansllavistë, e cila nuk i kanosej vetëm Austrisë por edhe kombit Italianë. Kampanja dinake e udhëhequr në këtë drejtim sjell deri te qëllimi: që sipas shtypit Italian, e cila me pa vetëdije punon për dëshirën e Austrisë, Sllavët në bregdetin Adriatik dhe nga prapa territori janë një bubazhel, pas së cilëve qëndron ariu rus, i cili shputën e vetë e shtrinë deri te bregdeti Adriatik. Mirëpo gjatë kësaj kohe Austria çdo herë e më tepër e forcon pozitën e saj në Shqipëri, dhe kur më 1898 në parlamentin italian u dëgjuan fjalët për Shqipërinë, ajo nuk ishte një nënshtrim i qeverisë që të ketë kujdes se ç'bënë Austria, si shtet e cila po ashtu është kundër Italianëve sikurse që është kundër Sllavëve, por një vërejtje për kujdes "që Deti Adriatik mos të bëhet liqe sllave".

Qeveria Italiane dinte se çfarë bënte Austria në Shqipëri, e përcjellke atë punë të saj, ajo e kuptoi edhe qëllimin e vërtet që kishte me Shqipërinë, dhe bëri hapa që t'i mbroj interesat Italiane. Tani këtë e kishte më lehtë ta arrij se sa më përpara. Ajo në vitin 1897 gjatë çështjes së Kretës iu pat afruar Francës., ndërsa në vitin 1899 me te bëri një marrëveshje, me të cilën Tripolisi i takoi sferës së interesave të saja. Në këtë mënyrë u zgjidh një çështje më primare e politikës koloniale të saj, e cila trembëdhjetë vjet më vonë do të zgjidhet në mënyrë definitive. Përveç kësaj ajo tani u forcua edhe politikisht edhe ekonomikisht, e me këtë forcim u forcua edhe lëvizja nacionale, e cila tani u drejtua edhe kundër Austrisë, që deri më parë ishte kundër Francës. Por, Italianët botërisht ende nuk ishin mjaftë të interesuar për çështjen e shqiptarëve. Kjo çështje botërisht u theksua më shumë vetëm kah fundi i vitit 1900, në lidhje me çështjen e politikës së përgjithshme Austriake në Ballkan. Vetëm atëherë kur publikut të gjerë ju bë e qartë se Austria nuk kishte synime që vetëm përmes Sanxhakut e kah Serbia e Vjetër dhe Maqedonia të depërtoj në rrugën për Selanik por edhe të mbisundojë me tërë gjysmën e pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Kuptohet, se aty, ishte edhe Shqipëria, të cilën ajo kishte dyqind vjet që nuk e lëshonte nga sytë, në të cilën vazhdimisht punonte me sistemin e forcimit që ta grabis në momente të volitshme. Për këtë arsye në parlamentin italian nuk dëgjohej zëri propagandues vetëm kundër Greqisë dhe Serbisë, por edhe kundër Austrisë. Shumë më tepër sulmohej ky i fundit. Për te thuhej se sulmohej haptazi dhe shumë vrazhdë. Atje thuhej se Austria, vet i emëron peshkopët dhe klerikët, të cilët thjesht janë agjentë austriakë; ajo po ndërton spitale dhe institucione tjera të ngjashme, në të cilat nëpunësit janë po ashtu agjent austriak; ajo e ka monopolin e telekomunikacionit postar, mbas së cilës bënë kontrollimin dhe pengon punën e çdo të huaji që do ta dëmtonte atë; ajo në duart e saja e mban lidhjen detare mes Shqipërisë dhe Stambollit; ajo i mbledhë bijtë e bejlerëve më të pasur të Shqipërisë, të cilët i sjellë në Vjen, i shpërndan nëpër institute të edukimit më të lartë të aristokracisë Austriake, dhe në këtë mënyrë përgatit agjent për punët e veta, pasi që kthehen në atdheun e tyre; në fund ajo përgatitet ta ndërtoj hekurudhën, e cila për kohë shumë të shkurtë do të qonte nga Sanxhaku në zemër të Shqipërisë.

Që nga kjo kohë Italia i kushton më shumë rëndësi Shqipërisë, kurse propaganda austriake në Shqipëri çdo herë e më tepër bëhej element i theksuar i shtypit Italian. Po ashtu, edhe në parlamentin Italian çdoherë e më shumë flitej për Shqipërinë dhe për mbrojtjen e interesave italiane në atë krahinë otomane, kurse në gjuhën Italiane brenda një viti botohen më shumë broshura dhe vepra për Shqipërinë, se sa që botoheshin më parë për dhjet vjet. Por, para se gjithash më me rëndësi është që në parlamentin Italian dëgjohej zëri, mbas së cilës pavarësia e Italisë do të goditet, po që se do të ndërrohej gjendja në Shqipëri dhe nëse në Durrës dhe Vlorë do të valonte flamuri i kujt do qoftë tjetër, përveç asaj të sulltanit apo të autonomisë së Shqipërisë.

Me këtë Italia shtroi çështjen për një interesim të vetin shumë më të madh në Shqipëri; protesta ekskluzive kundër punëve Austriake në Shqipëri; principi për status kuon territoriale të bregdetit Adriatik otoman; kërkesa që pa te të mos zgjidhej çështja e Shqipërisë; dhe e drejta për ndarjen e sferës në Shqipëri me Austrinë.

Për Austrinë kjo nuk ishte e drejtë. Aq shumë të punoj që Shqipërinë ta ketë vetëm ai, e tani ta ndaj me tjetrin. Por nga ana Italiane njëherë u shtrua pyetja dhe Austria tani nuk mund ta pengonte me tjetër. Mjetet që i shfrytëzonte më parë për raste të tilla tani më nuk mund t'i ndihmonin. Çështja e Shqipërisë tani më kishte hyr në programin e punëve të politikës së jashtme të shtetit Italian dhe ajo më nuk hiqet. Dhe kur qeveria italiane përgatitej ta vendos konsullatën dhe postën e vete në Durrës, si dhe përveç kësaj ajo konsujve të vet në Shqipëri ju dërgonte udhëzime, që sa më saktësisht ta informojnë për gjendjen atje, Austria i qaset mjetit më të madh: kërcënimit. Lëvizjes Italiane për çështjen shqiptare, Austria përmes kancelarit të saj grofit Golluhovski, i përgjigjet: se nuk do të lejojë kurrfarë përzierje të politikës Italiane në Shqipëri.

Por kjo nuk i ndihmoi asgjë. Italia për një konflikt me Austrinë, veten e kishte siguruar mjaft, dhe para këtyre kërcënimeve Austriake ajo nuk tërhiqej. Për kundër këtij kërcënimi në parlamentin italian çdo herë e më tepër dëgjoheshin zëra mjaft serioze. Për Austrinë haptazi flitej se me njërin sy e shikon Selanikun ndërsa me tjetrën Shkodrën, dhe se agjentët e tij enden nëpër Shqipëri prej vendit në vend diku duke u kërcënuar, ndërsa diku duke shpërndarë të holla. Për deri sa njëri prej deputetëve më të shquar në parlamentin Italian kërkoi nga ministri i punëve të jashtme që kërcënimeve të grofit Golluhovski t'i përgjigjet me zë të njëjtë: që as Italia nuk do t'i lejoj Austrisë aso përzierje në Shqipëri.

Ndërkaq, Austria, punonte në të dy drejtimet: nga Sanxhaku dhe nga bregdeti shqiptar. Ajo në Sanxhak ishte zotëruese e vërtet: pushteti i sulltanit atje ishte vetëm me emër. Atje nuk kishte kush t'i pengoj në punët me Shqiptarët, sepse as nuk kishte ndonjë forcë, por as nuk mund të derdhte dikush tjetër më shumë para në mesin e Shqiptarëve. Për t'i dalë përpara me forcë këtyre lidhjeve, ishte obligimi i pushtetit turk, por kjo nuk ishte e aftë që ta përdorë forcën, ndërsa po ashtu edhe ajo sikurse Shqiptarët ishte e gatshme që të merr pare. Për këtë arsye ajo me një intensitet të madh, duke e pasur nën pushtetin e vet Sanxhakun, me ndihmën e Shqiptarëve përgatit dhe provokon okupimin e Serbisë së Vjetër dhe të Shqipërisë me çka do të vijë edhe deri te ndërrimi i status kuos së Maqedonisë.

Në të njëjtën kohë kur në këtë drejtim, punonte nga Sanxhaku, ajo (Austria)punonte edhe nga ana tjetër. Detyrë të parë në këtë drejtim e kishte që ta pengoj përzierjen dhe kontrollin e kujtdo qoftë mbi punët e saja. Sidomos ajo dëshironte që t'i ketë tërësisht duart e lira në vendin kryesor të Shqipërisë "së saj", në selinë e përfaqësuesit të vet në Shqipëri, në Shkodër. Ajo dëshironte me qenë e informuar për këdo qoftë tjetër që punonte aty, kurse në anën tjetër t'i pengoj të tjerët që të dinë se ajo çka punon. Për këtë arsye qeveria italiane në vitin 1901, përmes drejtuesit të postës në Trieste, urdhëroi që anijet postare, kur arrijnë në limanin Shën Gjovani di Medua mos t'ia dorëzojnë postën çdo konsulli, siç u veprua më herët, por t'i dërgohet konsullit gjeneral Austriak në Shkodër i cili pastaj do t'i shpërndaj dërgesat secilit që i dedikohej, po edhe konsujve të shteteve tjera. Në këtë mënyrë konsulli Austriak në Shkodër kishte marr detyrën e inspektorit të policisë dhe shefit të spiunazhit mbi punën e konsujve të shteteve tjera, të cilët do të informohen se çka ju duhet dhe më pas për to t'i lajmërojnë qeveritë e veta, ndërsa në anën tjetër të pengoj që bota të marr vesh diç në lidhje me propagandën dhe përgatitjen e okupimeve austriake, e ndoshta edhe aneksimin e Shqipërisë.

Kur në Shqipëri u kuptua për punën e Austrisë dhe doli në pah qëllimi i saj për aneksimin e asaj krahine turke, në Itali u krijua një furtunë e vërtetë. Në parlamentin Italian u dëgjuan zëra tepër serioze në lidhje me makinacionet Austriake në Shqipëri. Çështja shqiptare tani më nuk ishte vetëm çështje e programit të parlamentit, ajo u bë problem i punëve të jashtme të shtetit Italian. Nga qeveria nuk kërkonin qëndrim vendimtar vetëm përfaqësuesit e shumicës së saj, por edhe përfaqësuesit e subjekteve tjera politike. Filloi ashpërsimi i çështjes së Shqipërisë. Ajo hyri në çështjen e politikës austriake përballë popullit italian, të politikës armiqësore, bashkë me çështjen e Trientit, Triestes dhe dhunës austriake kah Italianët në të gjitha pikat. Pranë zërave tjerë, në parlamentin italian u dëgjuan edhe fjalët e deputetit de Marinis ci cili mes tjerash tha:... "Interesat dhe e drejta për detin Adriatik të Italisë do të varen nga e ardhmja e Shqipërisë. Kush do ta zotëroj limanin e Vlorës, ka me qenë edhe zotëruese e Detit Adriatik", fjalë këto përmbajtja e së cilave në variante të ndryshme vazhdimisht përsëritej nga ana Italiane gjatë gjysmës së dytë të Luftës Ballkanike. Kurse ministri i punëve të jashtme Pineti, duke mos treguar tërësisht se çka ka punuar qeveria dhe se çka mendon për këtë çështje, kishte deklaruar se "Austro-Hungaria nuk ka në Shqipëri të drejta më të mëdha apo më ndryshe nga ato që i ka Italia dhe cila do qoftë fuqi tjetër e huaj".

Plani i Austrisë për aneksimin e Shqipërisë, që ishte përgatitur me aq përkushtim që moti, dhe veçanërisht pas Kongresit të Berlinit, kur heshtazi Austrisë iu kishte pranuar koncesioni për gjysmën e pjesës perëndimore të gadishullit Ballkanikë dhe caktuar rruga për depërtimin e tij në jug, u shkatërrua për shkak të qëndrimit vendimtar të Italisë. Austria deshi apo nuk deshi u detyrua që Italisë t'ia njoh drejtën në Shqipëri, të cilën deri atëherë e kishte uzurpuar për veti.

Sipas deklaratave të ministrave të punëve të jashtme, Austriake dhe Italiane, të vitit 1902, na del që atëherë mes Austrisë dhe Italisë ishte arritur marrëveshja për mbajtjen e status kuos të territorit otoman në detin Adriatik-Shqipërisë. Për hollësitë e asaj marrëveshjeje kishin heshtur edhe njëra edhe tjetra. Ajo ka qenë një shenjë se aty ka diçka për të cilën nuk dëshirohej që t'i përkushtohet edhe i treti. Por nga qëndrimet e këtyre dy shteteve në lidhje me çështjet e iniciuara gjatë luftës Ballkanike, e veçanërisht nga paraqitja e ushtrisë serbe në Shqipëri e edhe më shumë nga çështjet e parashtruara para konferencës së ambasadorëve në Londër, shihej se marrëveshja mes këtyre dy shteteve parashihte më shumë se sa mbajtjen e status kuos të territorit turk në detin Adriatik. Të dyja këto shtete kishin rezervuar më shumë të drejta në Shqipëri nga ajo që do të kishte një vend i tretë, dhe eventualisht në mënyrë të pa kontestuar kishin parashikuar se çka do të ndodhë me status kuon në rast se anulohet marrëveshja, të cilën e kushtëzonin. Megjithatë një gjë është e qartë: në kontekstin rreth Shqipërisë në vitin 1901 dhe 1903, mbizotëronte qëndrimi italian, e cila parashihte një shkallë të evoluimit të çështjes shqiptare, me qëllim që të dy anët të fitojnë njësoj. Ajo ishte autonomia e Shqipërisë si një krahinë e Turqisë, me drejta të barabarta për të dy shtetet për depërtim të qetë. Këtë qëndrim Italian deputeti Gviçar në parlamentin e datës 8 qershor 1901, e quajti : se "Shqipëria paraqet interesin jetik të Italisë. Ne, kurë nuk do mundemi të lejojmë që Shqipëria të bëhet pronë e rendit të parë, apo edhe më pak i rendit të dytë të cilit do qoftë fuqi, e cila i takon sistemit politik të fuqisë së parë. Duhet ta përgatisim situatën diplomatike dhe lokale, nga të cilat, në kohë të duhur, mundet me u mbi autonomia e popullit shqiptar...Autonomia është e drejtë dhe zgjidhje oportune e çështjes shqiptare. Është e drejtë, sepse del nga principet kombëtare, ndërsa oportune sepse nuk e fyen asnjë nga shtetet të cilat i kanë interesat në Detin Adriatik apo në rajonin e Ballkanit."

Me këto pikëpamje dolën Austria dhe Italia para konferencës së ambasadorëve në Londër. Sa i përket çështjes së Shqipërisë ata në mënyrë më energjike e futën, përfaqësuan dhe e mbështetën edhe me bajoneta gjithë Paktin trepalësh, dhe nën kërcënimin e forcës i mposhtën vendimet e konferencës.

Kjo njëzëshmëri e tyre në përfaqësimin e qëndrimeve për autonomin e Shqipërisë, po thua se ishte menduar qysh ende pas marrëveshjes së vitit 1903 dhe të përsëritur më 1907, kur sundonte një pajtueshmëri e plotë mes Italisë dhe Austrisë për çështjen shqiptare. Megjithatë, kjo nuk është e vërtet.

Edhe pranë asaj se që të dy këta janë anëtare të Paktit trepalësh dhe se kishin lidhur marrëveshje për një punë të përbashkët në Shqipëri, secili prej tyre mundohej që të punoj më shumë për vete dhe që sa më parë ta zmbrapsi tjetrën. Për këtë çështje Austria ishte më argjile. Ajo në mënyrë sistematike punonte në këtë drejtim, që aleatin e vet Italinë të arrij ta mashtrojë. Është e vërtet që edhe Austria punonte për një autonomi të Shqipërisë, por për llogarinë e vet. Dëshmia për këtë qëndronte në zënien e një letërkëmbimi të një agjenti austriak në Shqipëri. Me rastin e blerjes së armëve në Shqipëri dhe Maqedoni nga ana e ushtrisë serbe, një punëtor i ri shkencor i joni, z. Ristiq T. Nikoliq, si kapter në aradhen e parë të thirrjes dytë të divizionit të Moravës, gjatë bastisjes së shtëpisë të njërit nga bejlerët më të njohur në Dibër, kishte gjetur dhe konfiskuar letërkëmbimin e baronit Nopça, i cili nëpër Shqipëri udhëtonte në cilësinë e hulumtuesit të shkencave gjeologjike pastaj ato raporte edhe i botonte, kurse, thënë thjeshtë dhe me të vërtet ai ishte një agjent austriak i propagandës në mesin e shqiptarëve. Nga letërkëmbimi i tij shihet qartë se ai veçanërisht punonte në mesin e të parëve shqiptar mysliman dhe katolik, të cilët ngarkoheshin që të kërkonin autonomin e Shqipërisë nën mbrojtjen e Austrisë!Ky shembull konkret i punës së Austrisë në Shqipëri ekskluzivisht vetëm për llogari të vetin, pa dyshim se nuk ishte i njohur për aleatin e tij Italinë. Por është e pa dyshimtë se Italia kishte plotë dëshmi tjera për punë të tilla të aleatit të saj në Shqipëri. Ajo ishte shumë e ndjeshme dhe rrinte syhapur në këtë drejtim, përherë e gatshme që t'i pengojë ngjarjet, të cilat dot donin të zbatoheshin kundër qëndrimeve dhe interesave të saja. Prandaj sa do që shtypi italian potencon në solidaritet të aleatit në Shqipëri, është e pa dyshimtë se frika Italiane e vitit 1901, çdoherë e më shumë i afrohej realizimit. Që nga viti 1905, Shqipëria ishte bërë mollë sherri mes dy shteteve aleatëve. Çështja e iridentës në Trientë, Trieshtë dhe Istër, u qitën në rendin e dytë; kjo ndodhi për shkak të çështjes së Shqipërisë. Në marrëdhëniet Austro-Italiane çështja shqiptare ishte bërë njollë e zezë shumë e ndjeshme. Ajo ashtu ka qenë edhe gjatë viteve 1906, 1908, 1911, 1912, po edhe më 1913. Me vendimin e konferencës së ambasadorëve në Londër për krijimin e një autonomie në Shqipëri me kufijtë e gjerë për pjesën veriore të saj, aspak nuk ju ka zvogëluar karakteri i rrezikshëm për marrëdhëniet mes Austrisë dhe Italisë. Ata munden publikisht të ngushëllohen e po ashtu edhe të duhen; diplomacia dhe shtypi i tyre mundet me ia mbush mendjen opinionit botëror për solidaritetin e dy aleatëve-por e vërteta dhe realiteti qëndrojnë ndryshe. Për sinqeritetin e aleatëve ndryshe flet puna e deritanishme për kufizimin e Shqipërisë, ndryshe flet ai moment i rrezikshëm i çështjes së intervenimit ushtarak të dy aleatëve në Shqipëri për shkak të Shkodrës dhe për tërë atë që kishte ndodhur me atë rast. Por po tejkalohet ajo të cilën bashkësia austro-hungareze po ia përgatit Italisë në Shqipërinë Veriore. Për këtë Italia nuk shpresonte, por ajo as që donte të shpresoj. Me të vërtet plani është mjaft interesant dhe deri më tani mirë po zbatohet.

Përktheu dhe përgatiti Shefki Sh. Voca

*Kapitulli i dytë nga libri i Jovan N. Tomiq, "Austro-Bugarska i Arbanasko Pitanje" (Austro-Bullgaria dhe Çështja Shqiptare") Beograd, 1913, faqe 21-39.

 

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm