Menu

Varret e Kosovarëve në Kërçovë të vrarë nga Bullgarët gjatë luftës së parë botërore 1914-1918

User Rating:  / 0
PoorBest 

Nga
Dr.sc. Ilmi VELIU (historian)
Drejtor i Muzeut të Kërçovës

Deri te:
Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina"
Departamenti i Historisë

Pjesëmarrje në Konferencën shkencore ndërkombëtare

Tema bosht e konferencës
"Lufta e parë botërore dhe Shqiptarët 1914-1918"

Tema me të cilën paraqitem
"Varret e Kosovarëve në Kërçovë të vrarë nga Bullgarët gjatë luftës së parë botërore 1914-1918"

Apstrakt: Pas fillimit të Luftës I Botërore, një pjesë e Kosovës bashkë me Maqedoninë mbeten nen sundimin bullgarë (Bugari i Parë). Që armatimi të arrinte më shpejt në Frontin e Selanikut, bullgarët fillojnë ndertimin e hekurudhës së trenit të vogël nga Gostivari për në Ohër. Puntorët e krahut që kanë punuar në sektorin e hekurudhës që ka kaluar nëpër Kërçovë kanë qenë shqiptarë të Kosovës të zënë robër nga bullgarët dhe të sjellur këtu për të punuar. Puna ka qenë shumë e rëndë dhe uria e madhe. Ata që nuk kanë mundur të punonin nga uria e lodhja, janë pushkatuar dhe varrosur nga popullata në varrezat e shqiptarëve vendas. Ka pasur raste kur të lodhurit dhe të sëmurit nga tifoja janë mbuluar me kashtë dhe janë djegur. Nga hulumtimet e deritashme ne terren kam zbuluar dhe lokalizuar disa varreza që popullata vëndase edhe sot i quan "varret kosovare". Me të kaluarën e dhimbëshme të Kosovës janë marrë shumë histrian të një kalibri shumë të madh por askush nuk e ka trajtuar ngjarjen në fjalë dhe askush nuk i ka përmendur këta varre. Mendoj se unë jam i pari që kam hulumtuar dhe vazhdoj ta hulumtoj këtë pjesë të hidhur të historisë së shqiptarëve të Kosovës.

Memoriali në Zajaz - Varret Kosovare të viteve 1914-1918 në Zajaz, do të mbeten të mbuluara nën këmbët e Nënës Shqiptare

* * * * *

(Pjesa e I)

Edhe pse sot përkujtojmë 100 vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore dhe masakrat e shumta të bera ndaj shqiptarëve, brezat e rinjë të Kosovës kanë mbetur të pa informuar dhe nuk dinë se ku mbetën dhe ku dergjen eshtart e katragjyshërive të tyre nga ajo kohë, sepse, askush nga historianët e Kosovës nuk nuk ka hulumtuar dhe nuk është marrë me kit ngjarje aqë të hidhur.    

Nga burimet dhe literatura e konsulltuar shohim se jo vetëm Ballkani por e gjithë Evropa, në vitin 1914  ishte një fuçi e madhe baroti, në të cilën qenë futur shumë fitila. Një prej këtyre fitilave ishte edhe Shqipëria, thotë historiani Michael Schmidt-Neke, i cili analizon rrethanat politike dhe shoqërore shqiptare të kohës së Luftës së Parë Botërore. Ai thotë se Lufta e Parë Botërore nisi nga Ballkanit dhe jo vetëm për shkak të vrasjes së Franz Ferdinandit, por për shkak se Luftërat Ballkanike të viteve 1912-13 ishin një lloj faze përgatitore dhe  prove për fillimin e kësajë lufte.

Askush nga historianët shqiptarë nuk ka shkruar për kosovarët e mbetur në Kërçovë dhe varret e tyre atje

Në vitin 1990 Akademia e Shkencave në Tiranë ka botuar një libër me një përmbëledhje punimesh shkencore të autorëve shqiptarë dhe të huaj me titull "E vërteta mbi Kosovën dhe Shqiptarët në Jugosllavi" ku me punime për Kosovën në vitet 1912-18 bëjnë pjesë: Zekerija Cana, Zamir Shtylla, Marenglen Verli, Limon Rushiti, Ali Hadri, Hakif Bajrami, dhe asnjëri prej tyre nuk e përmend dërgimin me dhunë të kosovarëve në Kërçovë, punën e dhunshme (Kollukun) në ndërtimin e hekurudhës Gostivar-Kërçovë dhe vrasjen ose vdekjen nga uria e sëmundjet e një numri shumë të madh të kosovarëve në Kërçovë. Pastaj varret e tyre që edhe sot gjinden atje.

Në dhjetor të vitit 1991 në  Shkup u organizua një simpozium ku morën pjesë shkencëtarë nga të gjitha trojet shqiptare e që kumtesat e tyre pastaj u botuan më 1994 me titull "Shqiptarët e Maqedonisë" Në kit simpozium për vitet 1910-1918 referuan: Limon Rushiti, Avzi Mustafa, Halim Purellku, Marenglen Verli, Zamir Shtylla, Fatmira Rama, të cilat punime edhe janë publikuar në librin që doli me kit rast "Shqiptarët e Maqedonisë" ku nuk gjejmë kurgjë në lidhje me varret kosovare në Kërçovë nga koha e "Bugarit të Parë". Me siguri se në mungesë të burimeve edhe këto autorë nuk i përmendin dhe nuk na japin asnjë informatë rreth kosovarëve të dërguar dhe të mbetur në Kërçovë në vitet 1915-1918. Habit rasti se si Havzi Mustafa e Halim Purellku që janë lindur e rritur në Kërçovë, në referimet e tyre me kit rast nuk japin ndonjë të dhënë apo informatë të marrë nga popullata vëndase rreth varreve kosovare.  

Limon Rushiti, në veprën e tij "Rrethanat politiko-shoqrore në Kosovë, 1912-1918" e botuar më 1986, në Prishtinë në faqe 184 ka shkruar vetëm 10 rrjeshta për ndërtimin e hekurudhës Gostivar-Kërçovë dhe pjesëmarrjen e kosovarëve atje. Ai eshtë shumë i realtë kur thotë se në mungesë të të dhënave nuk ka pasur mundësi të jepte më tepër shnime për ngjarjet në fjalë, dhe ne në atë simpozium do te kishim pasur te drjetë ta pyesnim se si ka mundësi që ai si kosovar, mos të ketë asnjë të dhënë nga terreni (Kosova) dhe gojëdhënat e pleqëve në Drenicë që flisnin pandërprerë për burrat që u kishin mbetur në Kërçovë. 

Ç'thonë autorë e huaj për Kosovën nën Bugarin e Parë...?

Më 11 tetor 1915, Kryeministri bullgarë Vasil Radoslav proklamoi hyrjen e Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore në krah të Boshtit dhe argumentoi domosdo shmërinë e aleancës me Fuqitë Qëndrore të cilën e shikonte si një mënyrë për t’u mbrojtur nga sulmi i Serbisë, që ishte aleat i Rusisë dhe fuqia më kryesore në Ballkan.

Esat Pashë Toptani, i cili nga Italia erdhi në Nish dhe pas ndihmës që morri nga Pashiqi bashkë me mercenarët e vet nga Dibra Arriti në Durrës, ku e shpalli veten kryetar të “Qeverisë së Përkohëshme”.

Filluan edhe pazarllëqet rreth Shqipërisë, duke u premtuar shteteve ballkanike nga një pjesë të tokave shqiptare. Për këto arsye Greqia, Italia, Serbia e Mali i Zi i  sulmuan shqiptarët nga të gjitha anët.  Por pas kapitullimit të Serbisë  e  Malit të  Zi, në Kosovë dhe viset tjera shqiptare hynë forcat  Austro-Hungareze  e  Bullgare.

Zona e pushtimit Bullgar përfshiu: Podujevë, Prishtinë, Drenicë, Ferizaj, Prizren, Preshevë, Gjilani, Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohrin dhe Prespën. Numër i madh shqiptarësh nga Kosova, të lidhur si kafshë dhe nën diktatin e torturat e ushtarëve bullgarë dërgoheshin në Maqedoni e Bullgari, për të mos u kthyer më kurrë prej andej.

Me marrjen e Shkupit dhe Kumanovës nga bullgarët, Serbisë i priten të gjitha vijat e komunikacionit, si dhe shpresa për tu bashkuar me trupat aleate në Greqi. Trupat Austro-Gjermane kishin pushtuar Beogradin dhe me shpejtësi të madhe depërtuan drejt jugut. Drejtimi i vetëm për tërheqjen e ushtrisë serbe ishte teritori i Kosovës, për të kaluar në Shqipëri dhe nga atje në Mali të Zi.        

Më 19-21 nëntorë në Leposaviç u bë beteja e parë në territorin e Kosovës në mes të ushtrisë serbe e austrohungareze. Serbinë, si duket e kishte zënë haku i shqiptarëve nga masakrat e shumta që kishte kryer ndaj tyre dhe humbi betejën kundër Austrohungarisë, ku mbetën të vrarë numër i madh ushtarësh serbë. Pas fitores së kësajë beteje Austrohungaria, nëpër luginën e Ibrit depërtoi në Kosovë pa luftime të mëdha. Komanda supreme e ushtrisë serbe më 21 nëntor 1915 urdhëroi tërhekjen e ushtrisë serbe nëpër Pejë-Gjakovë-Prizren, drejt Shqipërisë, në kohë dimri shumë të ftohtë dhe terren shumë të vështirë, ku mbetën të vdekur numër i madh ushtarësh të ciln ndodhi pastaj serbët e treguan dhe trasmetuan brez pas brezi me fjalët "Niko ne zna shta su muke teshke, ako nije preshao Albaniu peshke"...... Nuk mund të kuptosh ç'është mundimi i rëndë, nëse ske kaluar Shqipërinë në këmbë.

Autori serb, Janiçie Popoviq, në veprën "Kosovo u ropstvu pod bugarima, 1915-18" te botuar në vitin 1921 në Leskovac, shkruan se Prishtina ra në duar të bullgarëve, gjermanëve dhe austrohungarezëve në të njejtën ditë, më 23 nëntor 1915 në orën 14. Nga ana juglindore në Prishtinë hyri ushtria bullgare, nga ana verilindore, nga drejtimi i Llapit ushtria gjermane, dhe nga ana veriore–drejtimi i Mitrovicës hynë trupat austrohungareze.

Krste Bitovski, edhepse me origjinë sllave, ka qenë i sinqertë në shkrimin e tij me titull "Glad, Stradanja i otpor stanovnishtva Kosova i Metohije za vreme bugarske okupacije" të botuar në "Istoriski Glasnik" nr 4, Beograd, 1963, shkruan se "Bullgarët këto territore shqiptare i konsideronin si pjesë përbërëse të Bullgarisë dhe shumicën e aparatit administrativ e përbënin persona të sjellur nga Bullgaria, edhepse ne disa fshatra përdorej edhe popullata vendase shqiptare. Në komunat  shqiptare të Kosovës që ishin nën sundimin bullgarë, kishte edhe njerëz që bashkëpunonin me okupatorin bullgarë për interesa personale, thotë ai. Bullgarët inkuadronin elementin vendas në poste të ulta administrative apo në organet e policisë për qëllime propagandistike dhe për të fituar besimin e masave të pa arsimuara, kinse i konsideronin si të barabartë me bullgarët, kurse nga ana tjetër vrasjet, represaljet e internimi vazhdonin dhe ishin dukuri e rregullt.

Puna e parë dhe emediate që bënë bullgarët pas pushtimit të tokave shqiptare  ishte urdhëri për mbëledhjen e të gjithë drithit nga prodhuesit dhe vendosjen e tij në magazinat ushtarake bullgare, kinse do të paguhej e që kurrë nuk u pagua. Në kit mnyrë u krijua një krizë artificiale e bukës, ku në mesin e popullatës së varfër filloi uria, e sidomos në muajt e parë të vitit 1916, ku në një letër të naçallnikut të Ferizajit thuhet se në komunën e Shterpcës me rrethinë, më tepër se gjysma e popullatës ushqehet me kunguj, posaqërisht familjet e personave të vrarë ose të mobilizuar nga ushtria bullgare dhe të derguar jashta Kosovës. Atje, shkruan naçallniku, kishin vdekur dhe vdesin për çdo ditë nga uria persona të moshave të ndryshme. Autori i lartë përmendur Kërste Bitovski në shkrimin e tij, f. 84 prezenton dhe e analizon letrën e naçallnikut  ku potencohet se popullata në mungesë të drithit detyrohet të therë bagëtitë e tyre për ti shpëtuar vdekjes, por duke ngrënë vetëm mish, sëmuren edhe më shumë.

Kjo dukuri ishte e përgjithshme për tërë ata vende që gjindeshin nën okupimin bullgarë. Është për tu shënuar se vuajtja për buk është paraqitur edhe në ata fshatra, toka e të cilave ishte e një boniteti shumë të mirë, sepse drithi edhepse prodhohej, merrej nga ushtria bullgare. Skamjen e ndihmonte edhe mobilizimi i dhunshëm i burrave që ishin krahu kryesorë i punës fizike dhe internimi e puna e dhunshme-kullaku jashta Kosovës.

Janaçie Popoviq në veprn e tij "Kosovo u ropstvo pod bugarima" 1915-1918, e botuar në Leskovac, 1921, shënon se vera e vitit 1917 ishte tejet e thatë sa që në tërë territorin e Kosovës nuk u prodhua asnjë lloj drithi, sidomos misri që nuk dha fare rendiment. Në territorin e rrethit të Prishtinës, shkruan ai, nuk punonte asnjë mulli me ujë për shkak të thatësisë së madhe ku të gjithë lumenjëtë ishin tharë tërësisht dhe ushqimi i përditshëm i popullsisë u reduktua në një grusht miell, i zier me hithëra e barishta të ndryshme. Mjerimi pat arritur një shkallë aqë të pa durueshme sa që vdekja çmohej si një rast shumë i lumtur që të shpëtohej nga ky mundim.

Ndikim të madh në varfërimin e popullsisë patën edhe faktorë të tjerë, si kulluku - puna e dhunshme e meshkujve bashkë me qerret dhe kafshët tërheqëse, mandej interrnimi në kampe të ndryshme jashta Kosovës, me qëllim që popullata të mos kishte mundësi të organizohej dhe ngritej në ndonjë kryengritje.

Punët më të mëdha dhe më të rënda, me anë të kullakut, (punë e dhunshme) ku një numër shumë i madh i popullatës e lan edhe kokën, qenë punët në ngritjen e hekurudhave me binarë të ngushtë, Gostivar-Kërçovë, dhe Veles Prilep. Në ndërtimin e këtyre hekurudhave  që nga fundi i vitit 1915 dhe fillimi i vitit 1916 qe angazhuar popullata shqiptare e Kosovës me gjithë qerre e kafshët tërheqëse, po edhe pa ta. Kosovarët morën pjesë me punë të detyrueshme edhe në ngritjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve të ndryshme në Kosovë e Maqedoni për nevojat ushtarake, ku vdiqën nga uria, semundjet ose u vranë me mijëra kosovarë e që historia moderne shqiptare  pak ose aspak nuk i ka trajtuar.

Krste Bitovski dhe Janaqie Popoviq, të cituar edhe më lartë kan paraqitur shkresën nr.43 të inspeksionit ushtarak të Krahinës së Maqedonisë nga vitet 1916-17 ku ka qenë e paraparë që puntorëve të hekurudhës tu jipej buka dhe të paguheshin 1-2 kilogram miell për çdo ditë. Por kjo kishte mbetur vetëm në letër sepse pagesa në miell asnjëherë nuk bëhej e as që kishte rregullisht bukë për të ngrënë, dhe ky ishte shkaku më i shpeshtë për vdekjen e njerëzve që punonin punë të detyruar në hekurudhë. Popullata që punonte në hekurudhë dhe mirëmbajtjen e rrugëve, sipas urdhërit të inspektoratit të lartëpërmenduar domos duhej të ishin larg nga vendëbanimet dhe shtëpitë e tyre që mos të kishin mundësi të iknin dhe largoheshin nga puna. Puna fillonte me lindjen e diellit dhe përfundonte me perëndimin e diellit, nën mbikqyerjen e rrjeptë dhe të vazhdueshme të ushtarëve bullgarë, e që vazhdimisht i  rrihnin puntorët me dru, shkruan autori i cituar.

Dr.Zhivko Avramovski, në punimin e tij me titull: "Konflikti Austrohungarez-bullgarë rreth Kosovës dhe synimet e Bullgarisë për të dalur në detin Adriatik përmes Shqipërisë" (1915-1916), të botuar në Gjurmime Albanologjike III, 1973, Prishtinë, faqe 102-181 dhe Dr. Limon Rushiti, vepër e cituar, faqe 184; potencojnë se kushtet e jetës së kosovarëve nën okupimin bullgarë kanë qenë aqë të papërballueshme sa që eshtë e pamundur që të vehen të gjitha ndodhitë në letër, spes nuk kimi pasur mundësi ti shohim dhe analizojmë të gjitha dokumentet arhivale që mund të eksistojnë nëpër arhivat e ndryshme dhe duke mos pasur të dhëna të mjaftueshme, ne i kimi përmendur vetëm sipërfaqësisht ngjarjet e ndryshme, pa hyrë në detaje thonë autorët e lartëpërmendur.

Dr.Bogumil Hrabak dhe Dr Dragoslav Jankoviq, në veprën e tyre "Srbija 1918" Beograd, në faqe 102-103 shënojnë se bullgarët në territorin e Kosovës vendosën forca të zgjedhura ushtarake nga se Kosova konsiderohej vend shumë i rëndësishëm strategjik ku organet ushtarake bullgare ushtronin pushtetin e tyre të pakufishëm.

Mbi qëndrimin e ushtrisë bullgare në Kosovë e Maqedoni kimi të dhëna edhe nga disa raporte të Komitetit të Kosovës të cilat raporte janë të shkruara në kohën e ngjarjeve kur ushtria bullgare bënte zullume shumë të mëdha ndaj shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni. Raporti i lartëpërmendur gjindet ne Arhivin Qendror Shqiptar-Tiranë, dosje 25 dokumenti 50744, ku flitet për vrasjet e plaçkitjet e shumta në Shkup e Prizren, për dhunimin, keqëpërdorimin dhe keqëtrajtimin e shqiptarëve gjithëandej.

* * * * *

(Pjesa e II)

Të dhënat e marra në terren  për Varret Kosovare në Kërçovë të vrarë nga Bugari i  Parë

Në dimrin e vitit 1974, para plo 40 vitesh isha musafir në fshatin LLoçan, komuna e Deçanit - Kosovë, te familja Rexhë e Binak Stojkaj. Në "Odën e Burrave" që ishte në katin e tretë të kullës, plaku mustaqegjatë e i ulur këmbëkryq, kur kuptoi se isha nga Kërçova, me tha: “….paj shumë  burrat  na i ka ngrenë Kërçova”.

Duke mos kuptuar se për çka ishte fjala, pyeta i hutuar: “Si pasaka ndodhur ajo pune mixha Binak; Kërçova e Sefer Zajazit, Nezir Koxhës e Kalosh Danit i paska ngrënë pasardhësit e Sylë Vokshit, Mic Sokolit, Hazemit e Shotë Galicës.. ”Je i ri more bir dhe nuk i din ato punë, por meqë i ke hyrë shkollës do ti mësosh të gjitha….  

Një vit më vonë u ndodha musafir në fshatrat Bajicë e Damanek të Komunës së Gllogovcit (Drenicë). Edhe Haxhi Hamza Zariqi nga Bajica mu ankua dhe ma tregoi te njetin muhabet, se në kohën e "bugarit të parë" në Kërçovë kishin mbetur eshtart e shumë  kosovarëve.

Në verën e vitit 1975, kur si student i Historisa pran Universitetit të Prishtinës i kisha dhenë provimet te Zef Mirdita, Emin Pllana, Ali Hadri e Muhamet Ternava; dhe e kasha kryer vitin e II, ende nuk kisha dëgjaur që dikush nga profesorët e lartëpërmendur, bile në bisedë të lirë të zinte në gojë kosovarët e mbetur në Kërçovë. Mbeta me shpresë se në vitet në vazhdim profesorët do të ligjëronin për historinë e kohës më të re dhe ndoshta në vitin e fundit të studimeve Skender Rizaj, Shukri Rrahimi, Masar Kodra, Qamil Gexha e të tjer do të na mbanin ndonjë ligjëratë në lidhje me Kosovën  nën Bugarin e parë dhe mbetjen e shumë  kosovarëve në Kërçovë.   

Gjatë pushimeve verore të vitit 1975, në Kërçovën time i takova dhe bisedova me disa nga pleqtë më të vjetër dhe më të njohur të Kërçovës rreth kosovarëve të mbetur këtu në Kërçovë. Plaku Izer Doga skjaronte se kosovarët ishin sjellur këtu, trajtoheshin si robër lufte dhe punonin në ndërtimin e hekurudhës së trenit të vogël Gostivar-Kërçovë, ku disa vdisnin nga lodhja, sëmundja e uria, e disa vriteshin nga vetë ushtarët bullgarë që i ruanin ata ditë e natë.

Ali Ramë Dedja që në atë  kohë kishte pasur 2 mullinjë për të bluar drithin, tregonte se te secili mulli, vazhdimisht ka pasur roje të ushtrisë bullgare dhe ka qenë e pa mundur që dikush ta sillte drithin dhe ta bluante në mulli. Edhe popullata vëndase ka qenë e detyruar, që atë pak misër që kishte mundur ta fshihte nga bullgarët, ta hante pa e bluar, duke e zier në zjarr ose edhe duke e bluar me "gurë bunguri" ne menyrë primitive. Tregonte Ali Rama se hoxha i fshatit  Mulla Ramë Dedja, (nderroi jete 1950) shpesh e kishte tregur ngjarjen me kosovarët edhe në xhaminë e fshatit kur fshatarët kishin shkuar për të falur namazin e Xhumasë. Në kohën e "Bugarit të Parë" kishte thënë hoxha, shumë kosovarë që kishin qenë të sjellur si robër lufte për të punuar me dhunë te hekurudha e vjetër kishin mbetur të vrarë ose vdekur nga tifoja, uria e lodhja. Disa i kishin varrosur bugarët duke qenë ende të gjallë e disa të semurë nga tifoja i kishin berë grumbull, i kishin mbuluar me kashtë dhe u kishin venë zjarrin.

Burri me nam i fshatit Drogomishtit i Vogël - Idriz Rrushaj dhe nipi i tij, arsimtari shumë i njohur i kesajë ane, Baftiar Rrushaj më patën traguar atë që gjyshi i tyre u kishte thenë se kosovarë të varrosur ka edhe te varrezat e vjetra në mes të fshatit të tyre. 

Pas këthimit në fakultet dhe vazhdimit të studimeve, në dy vitet e fundit, profesorët na ligjëruan për Luftën e Parë Botërore, por asnjëri nga ata nuk na dhanë asnjë informatë për mbetjen e kosovarëve në Kërçovë po edhe në qytetet tjera të Maqedonisë apo në Bullgari, duke skjaruar se dokumentet arhivale gjinden në Sofje, Romë Beograd e Berlin e Vjenë ku deri atëherë askush nuk kishte shkuar për ti gjetur e hulumtuar. 

Në ndërkohë, për shkak të sforcimit të hulumtimeve për ngjarjet në fjalë dhe vazhdimit të punës kërkuese në terren e popullatë, po edhe për aktivitete tjera ilegale burgosem në Kërçovë dhe dënohem me 4 vjet burg të rëndë nga Gjygji i Çarkut-Shkup.

Pas daljes nga burgu, ndoshta nga frika dhe traumat që më kishte lënë "Idrizova" i lash pas dore varret e kosovarëve të ngratë dhe dergjën e tyre njëshekullore në Kërçovë.

Për fatin tim të madh në maj të vitit 2009, zyrtarët e komunës "Osllome" më lajmëruan se te fshati Jagoll i Kërçovës, dikush duke dashur ta rrafshonte një tokë të veten kishte hasur në disa varre shumë të vjetra. E vizitova terrenin dhe u vërtetova se bëhej fjalë për një varrezë tumulare e kohës së vonë ilire, kohë kjo kur ilirët kanë qenë nën sundimin romak. E luta pronarin e tokës mos ta rrafshonte varrezën dhe se ne do të vazhdonim  te benim germime arkeologjike në kët lokalitet.

Të njejtën ditë, aty afër varrezës ilire, duke biseduar me plakun 90 vjeçarë të atij fshati-Haxhi Ademin dhe duke i skjaruar se varret e zbuluara ishin shumë të vjetra, më pyeti nese jam i informuar dhe nese dijë gjë për  disa varre kosovare që gjinden aty mbi fshat e që janë nga koha eBugarit të Parë.

Ky lajm më erdhi si një rrufe nga qielli, sepse ende më tingëllonin në vesh  fjalët e plakut Binak Stojkaj nga Lloçani dhe Haxhi Hamza Zariqi nga Bajica e Gllogovcit se "…..shumë burra të Kosovës na i ka ngrenë Kërçova……."

Shkuam te vendi që popullata e quante "Varret Kosovare" ku pamë se varret ishin të vjetra dhe të mbuluara me therra, drunjë e lisa. Mixha Adem po edhe banorët tjerë të fshatit që na u bashkangjitën më vonë treguan se varre ka edhe në Berikovë, Prapadisht, Tuhin, Haranjel; dhe gjithëandej ku ka kaluar hekurudha e vjetër. Treguan se vetë popullata vëndase, me leje të bullgarëve i kishte sjallur aty kufomat dhe i kishin varrosur duke mos dashur që ushtarët ti digjnin në turra drunjësh. 

Profesorit Ahmet Mora i lindur dhe rritur në fshatin Jagoll,i kishte treguar  gjyshja Rabie se asajë në kohën e Bugarit, nga kerri i ngarkuar me kunguj, i kishte rënë një kungull në tokë dhe ishte thyer në disa copa. Dy kosovarë që kishin qenë duke punuar te hekurudha kishin ngarendur i kishin marrë copat e kungullit dhe i kishin ngrenë në shpejtësi, ashtu të pa zier dhe kishin ikur nga frika se do ti shihte roja.

Po në maj të vitit 2009 shkova përsëri në Zajaz dhe i takova  pleqtë më të vjetër të kësajë ane; Xheza i Dautit Liles, Beqir Tufka, Zyli i Bajram Metës, Osman Tufka, Lez Beshku], Medini i Qamil Metit, Ali Abdulla Shehu të cilët mi than të njejtat fjalë që mi kishte thënë plaku 90 vjeçarë Haxhi Ademi; pastaj prfesori i Gjuhës Angleze, - Ahmet Mora, Profesori i Gjuhës Shqipe - Nazif Selimi, profesori i Gjeografisë – Qamil Fejza, historiani Ismet Selimi, të gjithë nga fshati Jagoll komuna e Kërçovës. Pleqtë e Zajazit mi treguan  edhe disa nga vendet në Zajaz e rrethinë se ku kishte varre kosovare: te varret e Babunecit, te Kodra e Xha Lilës, pas kasollës së Xha Xhezës, te varret e tufkallarëve, te kodra e Kolibarëve-afër Sateskës, Llapkidoll-poshtë afër hekurudhës, Trapçindoll-afër rrugës Gostivarë-Kërçovë.

Beqir Tufka, Xha Xheza e Ali Dedja skjaronin se popullata vendase ka qenë e detyruar tu dërgonte kosovarëve nga pak buk. Secila mahallë e Zajazit e ka pasur të caktuar ditën për të dërguar buk te hekurudha, dhe copa e bukës nuk ka guxuar të ishte më e madhe se kutia e duhanit. Nëse dikush eshtë munduar ti jepte dikujt diçka më tepër, roja bullgare e ka vrarë edhe atë që e ka sjellur bukën po edhe ate kujt i eshtë dhenë buka. Të njejtit njerëz që e kanë derguar bukën i kanë marrë kufomat e kosovarëve të vdekur dhe i kanë sjellur ti varrosin dikund te varret eksistuese të ndonjë mëhalle apo fshati, në skaj te varrezave ekzituese e që brez pas brezi nuk janë harruar, por janë ruajtur e kujtuar me emër të veçantë e domethënës: "Varre të kosovarëve të vraë nga bugari i parë".

Në lidhje me ketë ngjarje e konsulltova edhe hoxhën e fshatit Drogomisht i Vogël- Mulla Ali Ademi, i cili mi perseriti fjalët e babait të tij-Hamdinit po edhe fjalët e plakut Idriz Rrushaj se në mes të fshatit Drogomisht i Vogël, te vendi i quajtur "Juria" ka edhe varre kosovare të kohës së Bugarit Parë. Sami Fejza, djali i Muadin Fejzës nga i njejti fshat tregon se babai Muadini i kishte thenë se aty ka mbi 50 varre kosovare të varrosur aty në kohën e bugarit e që erozioni i ka rrafshuar.

Po sa shumë paskan qene keto kosovaret, thash me vedi. Sa shumë varre pasakan lenë në këto toka shqiptare, duke filluar nga Kryengritja kunder Tanzimatit, lufta e udhehequr nga Lidhja e Prizrenit, Kryengritjet e viteve 1909-1910-1911-1912, masakrat serbe te vitit 1913, dy lufterat Ballkanike, Lufta e I Boterore, Levizja Kaçake në mes të dy luftërave, Lufta e II Botërore, lufta kundër Titos-Rankoviqit, lufta kundër Millosheviqit. Po sa i madh dhe sa i fort paska qenë  ky popull. Të  lejshë varre në të katër anët  e vendit dhe persëri të arrishë ti bejsh ballë një Serbie gjakatare, vite me rradhë.

Burimet arhivale për varret kosovare mungojnë por unë si historian me plotë përgjegjësi mundem të pohoj se Historia si shkencë përveç burimeve materijale e të shkruara pranon edhe burimet gojore të mbëledhura në terren, bile edhe kengët e vjetra, të dhenat etnografike, toponimet, etj. E si të mos mungojnë burimet e shkruara arhivale, kur dihet se asnjë pushtues nuk ka evidentuar se sa shqiptarë ka vrarë dhe sa varreza massive ka mbushur me shqiptarë. Plani i "Naçertanies" ka qenë që të zhduket kjo racë që eshtë më e vjetra në Ballkan dhe nuk kishte nevoj që dikush ti shënonte dhe evidentonte, që ne sot të kishim dokumente arhivale.

Unë Ilmi Veliu, doktor i shkencave të Historisë dhe drejtor i Muzeut të Kërçovës ju lajmëroj dhe informoj se në bazë të të dhënave nga terreni dhe informatave që kam marrë nga popullata vendase në dhjetë vitet e fundit, kam zbuluar dhe lokalizuar shumë varreza ku dergjen eshtrat e shqiptarëve Kosovarë të cilat duhet të rregullohen, shënohen dhe vizitohen nga të gjithë nipërit apo stërnipërit e mbetur pas, e që sot kan arritur të jetojnë në Kosovën e lirë, në atë Kosovë për të cilën vdiqën edhe ata kosovarë që sot eshtart u dergjen në Kërçovë.

Falemenderit

* * * * *

Pjesa III

Kosovarët në vitin 1964, përsëri vinë në Kërçovë, por tash të komanduar nga Tito e Rankoviq

Nuk dihet se edhe sa herë do tu përsëritet historia shqiptarëve në përgjithësi e vëllezërive nga Kosova në veçanti. Kishin kaluar vetëm 50 vite nga fillimi i Luftës së parë Botërore dhe masakrat që bullgarët bënë ndaj kosovarëve në Kërçovë; dhe kosovarët, nipërit dhe stërnipërit e atyre të parëve, në vitin 1964 përsëri vinë në po në Kërçovë, me një dallim të vetëm se ata atëherë në vitin 1915 erdhën nën komandën e bullgarëve dhe tash këta të vitit 1964 vinë nën komandën e njerëzve të Titos e Rankoviqit.  

Kujtimet ishin ende të freskëta tek nipërit apo stërnipërit kosovarë  për gjyshërit apo stërgjyshërit e mbetur në Kërçovë në kohën e Bugarit të Parë 1915-1918, duke ndërtuar hekurudhën e trenit të vogël. Tash pas 50 vitesh stërnipërit e atyre burrave vinë përsëri në të njejtin vënd dhe në të njejat male e fusha për të ndërtuar një hekurudhë tjetër, atë të trenit të madh që poashtu do të lidhëte Gostivarin me Kërçovën.

Dallimi i vetëm nga vitet 1915-18 ishte se tash duhej ndërtuar hekurudha e trenit të madh me tunelin më të gjatë në Ballkan edhe dallimi tjetër ishte te pushteti i cili atëherë ishte ai bullgarë dhe tash ai i Jugosllavisë së Titos. Atëherë kosovarët kan vdekur nga lodhja, uria e tifoja e tash Tito i ushqente nga pak, sa të mos vdisnin nga uria dhe u jepte nga një rrogë të vogël sa për ti ushqyer edhe fëmitë e tyre në kosovë. 

Atëherë kan vdekur nga lodhja, uria e tifoja e tash Tito u jepte nga pak ilaqe që të mos i zinte tifoja apo tuberkolozi dhe orarin e punës e kishin të caktuar, dmth kishin kohë edhe për pushim.

Atëherë kan punuar punë të detyruar "kullak" e tash punojnë me orarë të caktuar dhe paguhen me njëfar rroge mujore për punën e kryer. Atëherë me mijëra burra kan vdekur nga uria ose janë vrarë e varrosur këtu, e tash nëse dikush u vra duke punuar sidomos te tuneli i gjatë 7 kilometra e gjysëm që lidhi Gostivarin e Kërçovën, me siguri se dërgohej për tu varrosur në vendëlindje.

Ky pra ishte shkaku që vëllezërit kosovarë që punonin në ndërtimin e hekurudhës, pas orarit të punës ishin të lirë dhe dilnin e shëtitnin nëpër fshatrat shqiptare, sidomos te ata fshatra ku kalonte traseja e hekurudhës së re, Zajaz, Drogomisht, Lagje etj.

Babai im-Veliu  u pat njohtua e miqasua me disa nga ata të cilët i sillte edhe në shtëpi për drekë e darkë por me njëfar Qamili nga Podujeva ishte më i afërt dhe ai vinte shpesh në shtëpinë tonë, bile vinte edhe për të na ndihmuar në punët e fushës. Në fshatin Llagje ishin edhe disa shtepiza të montuara druri ku ata flinin dhe njera nga motra e Feriti u pat dashuruar në njërin  nga ata djemt e rinjë të Dumnicës së Poshtme-Podujevë, dhe u martua për te. Ajo ende eshtë gjallë dhe ai, dhendërri  ka nderruar jetë. Ai pat punuar si konduktor (faturino) i Kosovatransit deri në pension. Bashkë patën 5-6 djem që sot punojnë dikund jashta vendit.

Kur pat ikur motra e Feritit për atë djelin e Kosovës, e gjithë Kërçova u qudit se si një bijë e jona paska ikur për një djalë të Kosovës, shtatë konaçe largë. Si ajo motra me 9 vëllezërit që e kishin martuar shumë largë dhe 9 vëllezërit ishte dashur ti shkonin musafirë nga nje herë në mot dhe asajë do ti ishte dukur sikur ata do ti kishin ardhur për çdo ditë. Kështu thoshte kënga që Hatemi I Rihanit dhe Sefai i Gjetës e këndonin në konakët e Zajazit (odat e burrave) dhe vajzës kërçovare nuk di a i ishte dukur shumë larg dhe a i ka shkuar dikush më shpesh për ta vizituar, sepse babain e kishte në moshë dhe vëllau Feriti ishte shumë i ri në atë kohë. Ndoshta Feriti kur shkoi në Prishtinë për të studjuar shkonte dhe e vizitonte më shpesh.

Duke ikur nga Millosheviqi, Kosovarët erdhën në Kërçovë edhe në vitin 1998

Ardhja e kosovarëve në vitin 1998 në Kërçovë ishte për të tretën herë dhe të shpresojmë se ajo do të jetë e fundit, e ne na mbetet ta lusim Perëndinë që Historia të mos u përsëritet kosovarëve të ngratë si që u eshtë përsëritur deri më tash.

E gjith popullata vëndase ishte ngritur në këmbë për tu ndihmuar vëllezërve kosovarë. Ata i ndiqte serbi i udhëhequr nga Millosheviqi por këtu i priste sllavomaqedoni i cili ishte edhe më i keq se Millosheviqi e bullgari i pare në vitin 1915. Të faënderojmë forcat e Natos dhe Amerikën e cila i detyroi maqedonët të bien përtokë, dmth të përkulen para urdhërit të ndërkombëtarëve dhe të lejonin që të ikurit nga vendëlindja të hynin në Maqedoni se për ndryshe ata do të benin asi kurthash sa qe popullata qe priste në Bllacë do të vdiste nga lodhja e uria si atëherë në kohën e bugarit që mijëra kosovarë, rrugës për në Kërçovë vdiqën nga lodhja e uria.

Të gjitha familjet shqiptare që për momentin ndodheshin në vendlindje morën nga disa familje në shtëpitë e tyre. Ata që ishin në gyrbet kërkuan nga bashkëvendasit që ndodheshin në vendëlindje, ti hapnin të gjitha shtëpitë e gyrbetëçarëve dhe kosovarët ta ndienin vehten si të ishin në shtëpitë e tyre në Kosovë.

Edhe në familejt tona kishte shumë familje të vëllezërve nga Kosova. Pasi Nato hyri në Kosovë dhe iku Serbia, ne të familjes time i tubuam te gjithë kosovarët  që kishin qenë të vendosur tek ne dhe bëmë  një dasëm shumë të madhe për martesën e djalit tonë Veliut po edhe për çlirimin e kosovës. Kjo ishte një dasëm që do të mbahet mend sepse ndodhi menjiherë pasi kapituloi Serbia dhe te gjithë ne ishim te gezuar. Bile ne dasëm morën pjesë edhe disa antarë të Natos (2 gra dhe 3 burra) dhe mbeten shumë të kënaqur me menyrën se si i banim ne dasmat. Afërdita, vajzë e re nga Prishtina, me gjithë familjen e sajë patën vallëzuar shumë në dasëm tone kurse disa nga vajzat e ardhura këtu u martuan me djem kërçovarë dhe u bënë nuse të Kërçovës. Do të thotë se Kosova na e ketheu borxhin për vajzën që na e mori ai I Dumnicës në vitin 1964.

E di që brënda kohës që qëndruan këtu vëllezërit nga Kosova, patën ndërruar jetë dy persona të moshuar dhe u varrosën këtu në Kërçovë. Për momentin nuk kam asnjë informatë nese familjet e tyre më vonë i kan xhvarrosur dhe derguar ne Kosovë. Do të ishte më mirë të mbeteshin këtu ku do tu bënin shoqëri kosovarëve që mbetën dhe u varrosën në Kërçovë para 100 vitesh.

* * * * *

“Graves of Kosovars in Kicevo(Kërçova) killed by Bulgarians during the First World War 1914-1918”

Abstract:

After the start of the First World War, a part of Kosovo and Macedonia remained under Bulgarian rule (First Bulgarian). With the purpose weaponry to arrive quickly in Front of Thessaloniki, Bulgarians start to building railway for small train from Gostivar to Ohrid.

Physical workers who have worked in the railway sector that went through Kicevo(Kercova) were Kosova Albanians which were captured by Bulgarians and brought here to work. Work has been so severe and extreme hunger. Those who couldn’t work because of hunger and fatigue, were executed by Bulgarians and were buried by the local population in the cemetery of local Albanians.

There have been cases when the weary workers and sick with typhus were covered with straw and were burned. From the research so far I have discovered in the ground and I have locate some graves that local population steel calls it as  “Kosovarian graves”. Lot of historians with a great caliber have studied the painful past of Kosovo, but no one till now has elaborated about the topis wich is my subject and no one has mentioned till now these events.

I beleive that I'm the first one who have explored these events and I’m continuing to explore this part of the history of the Kosova Albanians.

* * * * *

Ja çka më shkruajnë vëllezërit nga Kosova pas publikimit të hulumtimeve për "Varret Kosovare"

* * * * *

Qazim Namani,

I nderuari z. Ilmi, te falenderoj për respektin e treguar ne shkrimin tuaj shumë interesant dhe shumë me rëndësi per ne kosovarët. Per ti plotesuar te dhenat për kit ngjarje e ndiej obligim qe te ju jap emerin e kusheririt te gjyshit tim, babi i te cilit ka qene ne atë kohe ne Kerçovë dhe ka shpëtuar i gjallë. Ai është Rexhepi i Bilallit nga lagjeja e Balajve ne fshatin Prapashticë, komuna e Prishtines, malesia e Gollapit. Do te ishte shumë mirë që çdo kosovar që ka të dhena për këtë ngjarje të ju ofrojë te dhena per kosovarët. Nga të dhenat, që unë i posedoj nga një kusheri i gjyshit tim i cili ka qenë me kosovaret tjerë në Kerçovë gjatë luftës së parë boterore; kanë shpetuar vetem një pakicë që kan pasur "LIRA-DUKAT" me ju dhan, ushtareve bullgarë. Ai më ka treguar se bullgaret i kan rreshtuar dhe ju kan thenë "AKO IMASH LIRU IMASH MAJKU". ……nëse ke lira e ke edhe nënën, dmth do të të shohë nëna të gjallë. Ata pakë kosovarë qe kane pasur lira kan shpetuar nga vdekja por te rrahur dhe të sakatuar, ndersa ata qe nuk kane pasur, kane kaluar ne mes te 2 radheve te ushtareve bullgarë duke u goditur me objekte te forta madje edhe me çekiq ne kokë. Te uroj shendet dhe suksese në punë.

* * * * *

Ilir Dede

Respekte.....respekte!!!

I nderuar z.Ilmi, vepra juaj është vepër humane dhe atdhetare, e cila nuk paguhet me pare, dhe ajo që është shumë interesante për historinë dhe vuajtjet e shqiptarëve, kur përpiqen Varrezat e reja me varrezat e vjetra shqiptare, pas një Historie të gjatë një shekullore.

* * * * *

Demir KRASNIQI-Gjilan

Kontribut që nuk peshohet me ari!

Shumë i nderuari profesor Veliu, Kontributi Juaj, në ndriçimin e fakteve historike të nëpërkëmbjeve shqiptare, ka vlera jashtëzakonisht të mëdha dhe nuk peshohet as me para e as me  arë....!. Sado që dikush nga xhelozia, mosguximi, apo mosdija, mundohet që t'i nëpërkëmbë vlerat dhe argumentet tua, vetëm do të mundohet kot, nga se koha nuk i mban të fshehura krimet dhe ato herë do kurë do të dalin në shesh!  Për krimet mëtë reja dhe makabre ndaj shqiptarëve e njerëzve të zhdukur, as edhe në ditët e sotme nuk ka guxim të bisedohet në Bruksel, nga frika se mos do t'i lëkundet dikujt karriga, apo do t'i prishet kumbaria?!... Ju jeni njeri i shkencës dhe jo i politikës dhe jam i bindur se do të vazhdoni me punën tuaj për ti lokalizuar tëgjitha varret kosovare, që ne njëditëtëvimë dhe ti vizitojmë. Uroj nga zemra, që të keni shëndet dhe suksese në ndriçimin e historisë së kombit shqiptarë!

* * * * *

Ukshin Zajmi Gjilan

Përshendetje z. Ilimi, Këtu do të vendos disa emra, mbetjet mortore të të cilëve mbetën në anën e Kërçovës nga Gallapi i Dardanës (ish Kamenicës). Këta janë disa emra që i nxora nga libri i Bislim Pirevës: ”Dhuna shekullore serbe në Gallap I”, Prishtinë 2010. Këta janë: nga Tygjeci:Rexhep Sadik Pireva, Zymer Kadri Pireva, Rrustem Islam Kosumi; nga Sfirca: Munish Rrustem Kadriu-Doda dhe Liman-Man Rrustem Kadriu-Doda; nga Zajqeci: Zahir Rashit Rashiti, Sylë Rashit Rashiti, Hazir Demir Demiri (Koretini), Mehmet Demir Demiri (Koretini), Liman Limani e Rexhep Limani, ndërsa nga Gmica:Ahmet Ajet Krivaça, Shaban Brahim Matoshi, Sejdi Mehmet Kurteshi, Sylë Azem Korça e Selim Brahim Korça.Sipas të gjitha gjasave edhe Emërllah Korça-Balltiçi, Naman Korça e Liman Fetah Klaiqi janë të vrarë në këtë vend, sepse viti i zhdukjes së tyre është i njejt me të këtyre që u përmendën më lart. Sëkendjemi, vetëm nga katër katunde të Gallapit të Dardanës janë evidentuar 19 të vrarë në këtë territor. Për këtë duhet të angazhohen edhe historianët shqiptarë nga Kosova, për të shkruar e për të ndriquar shkencërisht këtë çështje. Me duhet të theksoi se edhe gjyshi im Zajm Hajriz Kasumi ishte marrë për t’u dërguar në këtë anë, por treni me të cilin ishin nisur nga Ferizai, kishte bërë ndeshje në Han të Elezit dhe ai kishte marrë plagë bukur të mëdha, andaj e kishin kthyer për në shtëpi. Shëndet e suksese në punën e mëtejme.

* * * * *

Nga Ilaz Kadriu, USA

I nderuari Ilmi, E lexova artikullin tend në Bota Sot.

Te kuptoj Ty sepse je në të drejtë, por jo edhe servilçt e politikçs ditore shqiptare anëembanë tokave shqiptare. Si ka  mundësi që servilët e politikës ditore të kërkojnë të fitojnë poena edhe te eshtrat e kosovarëve të mbetur në Kërçovë.

Me çudit edhe sjellja e Institutit të Historise në Prishtine! Asnjë reagim institucional i Kosovës kundër këtyre sahanlëpirësve që për interesa të ulta politike, kanë rrafshuar dhe mbuluar varret kosovare dhe mbi ta pastaj kanë ngritur përmendore që nuk i shërben askujt por vetëm partisë shqiptare në qeverinë maqedonase. Ku jane historianet shqiptare ne Shqiperi, Kosove dhe Maqedoni..? A ka dijetare trima dhe te guximshem, apo do ta lejme nje shizofren të na marrë në qafë të gjithë neve shqiptarëve në Maqedoni

Ku jane intelektualet ..? Ku mshifen historianet kosovarë që nuk e ngritin zerin …? Ku kan sharruar akademikët …? Ku eshte mileti i ndershem…? Gjer sa mund të durojë shqiptari i robëruar në Maqedoni…? Deri sa do ti gëzohemi folklorizmit të pseudo politikanëve tonë…..?

Shqiptaret nuk i duruan te huajt, por tani jane ne hall me të vetët dhe veten. A thua do te zgjasi shumë kjo apati shqiptare në Maqedoni apo do të reagoje populli në krye me intelegjencën e vërtetë para se të bëhet vonë!!! Pershendetje, Lazi.

* * * * *

Prof.dr.Metush Sulejmani, Universiteti i Tetovës

Përkrahje….

I nderuari Ilmi, kam nderin dhe respektin që të ju jap një përgjigje rreth reagimit tuaj mbi mbulimin e varrezave kosovare  në Kërçovë dhe të shpalos qëndrimin tim intelektual mbi këtë fenomen. Ate që keni shkruar ju mbi varrezat në fjalë dhe që njëherit është edhe një formë e reagimit tuaj, e lexova me vëmendje shumë të madhe dhe të ju them të drejtën ky zbulim është tepër rrënqethës për mua sepse nuk kamë pasur dijeni për këtë ngjarje.

Ky zbulim padyshim që do të jetë tronditës për gjithë shqiptarët të të gjitha trevave sepse pak shqiptarë kanë dijtur për këtë episodë historike si pjesë e pandashme e filmit mbarëshqiptarë. Zbulimi i këtyre varrezave shqiptare edhe pas një shekulli tregon qartë të kaluarën e tyre të dhimbshme, vrasjet, persekutimet dhe gjenocidin në njërën anë por në anën tjetër kjo është edhe krenari sepse shqiptarët stoikisht i përballuan të gjitha sfidat dhe mbijetuan krenarë si populli më i lashtë dhe i civilizuar i këtyre hapsirave. Thellësisht jam i bindur se pak shqiptarë kanë ditur për këto varreza por punën që keni bërë ju, që është për tu lëvduar, mundëson që të gjithë shqiptarët të njoftohen për të kaluarën e tyre përfshirë këtu edhe varrezat e shumë shqiptarëve nga Kosova në Kërçovë. Është detyrë e të gjithëve e veçanrisht e intelektualëve shqiptarë që të ndihmojnë në këtë drejtim dhe të zbulohet edhe varri i fundit i shqiptarëve sepse nëse ka njohuri për varreza e nuk punohet për zbulimin e tyre atëherë thellë do të anatemohemi nga të parët tanë dhe do të na mallkoj Historia. Është përgjegjësi kombëtare që këto varreza jo vetëm të zbulohen por aty të ngriten shtatore e lapidarë dhe me dinjitetin më të madh ti vizitojmë dhe të përkulemi para tyre. Me këte ne si intelektual jo vetëm që do ta kryejmë borxhin ndaj atyre martirëve shqiptarë por këtë borxh do ta kryejmë edhe ndaj gjeneratave të reja ku do tu ofrojmë një socializim gjithëkombëtarë i cili do të ndikojë tepër pozitivisht në ndërgjegjën e tyre për ta njohur dhe dashur atëdheun e tyre. Mendoj që ka mënyra të shumta se si të rregullohen këto varreza dhe si të duken por duhet të kemi bashkëpunim, mirëkuptim dhe edukim e ndërgjegje kombëtare për realizimin e ideve dhe kërkesave tona të cilat janë me peshë kombëtare. Hulumtimet tuaja në historinë tonë kombëtare do ta ngritin lartë dinjitetin kombëtarë të veprimtarisë tuaj shkencore prandaj ju përgëzoj për të arriturat tuaja dhe ju dëshiroj sukses në karierën tuaj.Me respekt të lartë Prof.dr.Metush Sulejmani

* * * * *

Burime dhe Literatura

(*Fusnotat janë brënda tekstit)

  • AQSH, RPSSH, fondi KMKK, dosje 25, dokumenti nr.50744.
  • Rushiti dr.Limon, Rrethanat politiko-shoqrore në Kosovë, 1912-1918, 1986
  • Bitovski dr.Krste, Glad, Stradanja i otpor stanovnishtva Kosova i Metohije  za vreme bugarske okupacije, Istoriski Glasnik, nr 4, Beograd, 1963
  • Popoviq dr.Janaçie, Kosovo pod bugarima, 1915-1918,Leskovac, 1921
  • Avramovski dr.Zhivko, Konflikti Austrohungarezobullgarë rreth Kosovës dhe synimet e Bullgarisë për të dalur në detin Adriatik përmes Shqipërisë (1915-1916), Gjurmime Albanologjike III, 1973, Prishtinë
  • Hrabak dr.Bogumil dhe Dr Dragoslav Jankoviq, Srbija 1918, Beograd, 1976
  • Aleksandar Mitrović, Srbija u planovima Austro-Ungarske i Njemačke, Beograd, 1981
  • Dimitar Vllahov, Iz istorije Makedonskog naroda, Beograd, 1950.
  • K. Bitoski, Makedonija vo vremeto na golemata istočna kriza (1875-81), Shkup 1982,
  • M. Lutovac, Migracije i kolonizacije u Jugoslaviji u prošlosti i sadašnjosti, Glasnik, Etnografski institut SANU, VII, Beograd, 1958, f. 3.
  • L. Lape, Odbrani tekstovi za Istorijata na Makedonskiot narod, II, Skopje, 1976
  • Arkivi i Serbisë në Beograd fondi i arkivës së Ministrisë së punëve të jashtme të Mbretërisë Serbe; (PJS), Departamenti politik 1912, f-XIII, D-3.
  • P. Stojanov, Makedonija vo vremeto na balkanskite i prvata s. vojna (1912-1918), Skopje, 1969
  • H. Silajxhiq, Albanija i SAD kroz arhive Vašingtona, Sarajevo, 1991, 
  • G. Todorovski, Makedonija po rasparcuvanjeto 1912/13-1915 Shkup, 1955.
  • Dokumenti o spoljašnjoj politici Kraljevine Srbije, Libri VI, fl. 2., Beograd, 1981
  • ˝Radničke Novine˝, nr. 223, Beograd, 22.tetor 1913.
  • Srpski izvori za istorijata na makedonskiot narod 1912-1914, Shkup, 1979.
  • B. Horvat, Kosovsko pitanje, Zagreb, 1988
  • L. Trocki, Srbija, jesen 1912, feltoni ˝Danas˝, Beograd, 15 korrik 1998;
  • L. Trotsky, The Balkan War 1912-1913: The War Correspondence of Leon Trotsky, Mondan Press, New York, 1980.

 

Dr.sc. Ilmi VELIU  (historian) - Drejtor i Muzeut të Kërçovës

* * * * *

Dy fjalë për autorin

Ilmi Veliu, u lind më 1952 në Llapkidoll të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen dhe Fakultetin Filozofik, dega e Historisë në Prishtinë, magjistroi dhe doktorroi në Universitetin e Shkupit.

Dr.sc. Ilmi VeliuMë 1 prill të vitit 1988, për shkak të aktiviteteve ilegale antijugosllave në Amerikë po edhe vendlindje, privohet nga liria, mbahet nën hetime në çelitë e burgut të Kërçovës plotë tetë muaj, nga ku pastaj dergohet para Gjygjit të Rrethit në Shkup ku dënohet me katër vjet burg të rëndë.

Pasi pushteti sllavomaqedonas i kishte mbyllur shkollat e mesme shqipe në Maqedoni, Ilmi Veliu së bashku me të burgosurit tjrë politik kërçovarë dhe me intelektualët e dashamirët e shkollimit shqip, më 1991 hapën shkollën e mesme të pavarur shqipe, „Drita“ ku, përkundër presioneve të mëdha policore, në mënyrë vullnetare, për dy vjet me radhë, qëndroi si  drejtor, në ballë të këtij institucioni të arsimit, dijes dhe dritës.

Për një kohë të gjatë ka hulumtuar në arhivin e Stambollit ku ka zbuluar dokumente osmane që flasin për Skënderbeun dhe bëmat e tij. Ka zbuluar dhe lokalizuar disa fushëbeteja të Skënderbeut në Maqedoni po edhe disa kala që ai i ka përdorur gjatë betejave në Pollog, Pellagoni e Ohër që janë  shumë me rëndësi për Historinë e popullit shqiptarë. Për momentin punon si drejtor i Muzeut të Kërçovës.

Deri më tash ka botuar:   

  • 1. Burimet antike dhe moderrne që flasin për Ilirët, 2004.
  • 2. Skënderbeu në 600 vjetorin e lindjes, 2004
  • 3. Lidhja e Prizrenit dhe kërçovarët që morën pjesë në të, 2005
  • 4. Të mësojmë Histori me harta e fotografi. (libër shkollor) 2005.
  • 5. Islami erdhi në Ballkan para osmanëve. 2006
  • 6. Ku ishte kështjella e Skënderbeut, Svetigradi. 2006
  • 7. Skëndërbëu nuk ishte Sllav, si që thonë maqedonët e serbët, 2006
  • 8. Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine, 2007. (Magjistratura)
  • 9. Skenderbeg vo osmanskite i vizantiskite izvori, 2008.
  • 10. Toleranca ndërfetare te shqiptarët pas ardhjes së osmanëve dhe pranimit të fesës Islame, sh. XV-XVII, 2009 (Doktoratura)
  • 11. Nga Uscana deri te Zajazi e Kërçova, 2010
  • 12. Lëvizja e Kaçakëve, Kalosh Dan Zajazi, 2011
  • 13. Uçestvoto na albancite i vlasite vo Ilindenskoto vostanie, 2012
  • 14. Sulltana Qafa dhe masakrat serbe të vitit 1913 në Kërçovë. 2013
  • 15. Mësuesit e parë dhe shkollat e para shqipe në Kërçovë. 2014

* * * * *

(Kliko dhe lexo)

Varret Kosovare të viteve 1914-18 në Zajaz, do të mbeten të mbuluara nën këmbët e Nënës Shqiptare

 



Komente   

 
0 #1 Shqiptare te kosoves dhe vrasja e tyre ne luftene pare botroreSaim Gashi 2015-02-22 12:57
Ju pershendes shume per kete hulumtim te len pas dore nga Historianet kosovar. Edhe stergjyshi ime Sali Gashi ka pas Fatin e till qe ne kohen e Bugarit te par diku ne vitet 1914-1918 ka qen marre peng dhe nuk eshte kthyer nga atje.
Kam deshire qe gjate veres te vije dhe to vizitoj ato varreza te Kerqoves ku jan varrosur shqiptaret e Kosoves.
Ju pershendes perzemersishte.
Quote
 

Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm