Menu

Lufta për trojet 1913-1914

User Rating:  / 1
PoorBest 

Me marrjen e Kolonjës dhe të Picarit, grekët filluan përparimet e tyre në thellësi të Kurveleshit dhe mbas disa ditëve pushtuan Golemin. Fshati kishte mbetur i shkretë dhe nuk ndodhej asgjë, atij i kishte rënë hija e zymtë dhe priste nga çasti në çast të bëhej shkrumb e hi. Fshatarët të tmerruar nga masakrat e grekëve ikën për në Vlorë me ç’kishin veshur. Krimet, masakrat, plaçkitjet që bënë grekët gjatë viteve 1913-1914 kanë mbetur si kujtim i keq në mendjen e jo vetëm të atyre që i jetuan këto ngjarje në fshat, por edhe të pasardhësve të tyre. Shpërnguljet dhe djegia e fshatrave të Kurveleshit janë përjetësuar në shumë këngë:

“Të hiqet Kurveleshi
Të bëhet refugjat
Se perëndia kështu deshi
Se kështu deshi perëndia
Të shkretohet Labëria.”

Në këto vargje rapsodët popullorë kanë paraqitur në ngjyra realiste gjendjen e mjeruar, shpërnguljen e Kurveleshit dhe masakrat çnjerëzore të grekëve, që përdorën ndaj grave e të miturve.

Humbjet e Golemit në këto luftime...

I gjithë fshati u dogj mbi 200 e ca shtëpi, nuk mbeti kasolle në këmbë, me përjashtim të haurit të Mato Bizhgës. Të gjitha pemët e fshatit u prenë, u grabit e tërë pasuria, rreth 30 mijë kokë dele, vetëm djemtë e Hysne Skamjes shpëtuan nga grabitjet e grekëve 5 mijë dhi dhe mbi 2 mijë kuaj, lopë e qe. Të vrarë në përpjekjet luftarake, të masakruar dhe të internuar nga grekët gjithsej 12 vetë.

1. Velo Stroka në Cepo
2. Hodo Godua në Cepo
3. Elmaz Jace Gorica, Golem
4. Teme Goxhaj
5. Qerim Baze Hamzaj në Borsh
6. Azem Nikolli (u vra në 1914 duke ardhur nga Delvina me bagëti)
7. Bino Manaj

Të masakruar dhe të vrare

1. Vait Bizhga-masakruar dhe vrarë me bajonetë
2. Riza Godua
3. Laze Godua
4. Belul Riza Godua
5. Zuho Riza Godua

Rizai dhe Laze vëllezër kurse Beluli dhe Zuhua bijtë e Rizait që të katër u therën nga grekët.

Të plagosur

1. Kaman Shahini
2. Qamil Cakua
3. Kapo Baze Lamaj
4. Sarac Stamo
5. Nexhi Lika
6. Skëndo Bello
7. Rrahim Sulo
8. Bejko Nikolli
9. Mero Demo (vdiq si rezultat i plagosjes)
10. Shero Asllani (grua)
11. Rakup Isufaj (vdiq më vonë si rezultat i plagosjes)

Të internuar në Greqi

  • Shaqir Korkuti
  • Basho Lahaj
  • Dervish Velikaj

Në shtëpinë e Kokë, në fshatin Golem u vendos spitali. Aty mjekoheshin të plagosurit që vinin nga vijat e luftës. Mjekët austriakë përkujdeseshin për te plagosurit.

Masakrat, vrasjet dhe grabitjet që bënë grekët kanë mbetur si kujtim i hidhur, të cilat, janë të gjalla edhe sot dhe kanë hyrë në shprehjet shqiptare të mallkimit si p. sh. “greku i katërmbëdhjetë”, “të zëntë Junani”, etj.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm