Menu

Arbëri është territori i përcaktuar në Shqipëri Qendrore, ndërsa Arbëria përfshin territore më të gjëra

User Rating:  / 1
PoorBest 

Principata e Arbërisë

ILIRËT - ARBËRIT - ALBANËT

Sipas burimeve historike dhe arkeologjike, konioni më i rëndësishëm i Ilirisë, ishte Parthania e cila pëfshinte teritoret e ultësirave nga lumi Vjosa deri në lumin Mat dhe teritoret malore deri në liqenet Lynkeste bashkë me Kosturin. Kryeqëndra e Parthanisë ishte qyteti Partha (Berati). Brënda këtij konioni lulëzoi qyteti mitik Brysaka i ndodhur rrëzë malit të Vilës dhe grukrjedhjes së lumit Erzen, e cila ishte selia e mbretit Ilir Glaukia. Partha ruajti brënda mbretërisë Ilire vetqeverisjen e qytetit duke ndikuar ndjeshëm në zhvillimin e jetës ekonomiko-kulturore të zonave përreth saj.

Në vitin 168 pk, si rezultat i inkursioneve pushtuse të "Perandorisë Romake", u shëmb mbretëria 300 vjeçare Ilire dhe gjithë Ballkani u pushtua nga romakët. Thrakët dhe Dakët, popuj pellazg të ngjashëm me ilirët u romanizuan dhe u quajtën romenj. Ilirët nuk u romanizuan, por ruajtën identitetin, kulturën dhe traditat e trashëguara brez pas brezi, në vijëmësinë e paraardhësve të tyre pallazgë. Ushtritë romake rrafshuan kështjella dhe vendbanime të panumërta të Ilirisë. Partha i shpëtoi shkatërimeve duke ruajtur të gjallë në themelet e kështjellës mitike, historinë e saj mijëravjeçare dhe gjurmët e vazhdimësisë të ilirëve nga pellazgët. Roma i ndau vendbanimet e ilirëve në tre provica: Epiri i Ri, Maqedonia dhe Iliriku. Në Provincën Ilire "Epir i Ri", krahinën e kufizuar nga lumenjtë Erzen dhe Mat, bashkë me prapatokën deri me liqenet Lynkeste, administrata romake e quajti Albanoi.

Në shek.II mk, gjeografi aleksandrin Ptolemeu, njofton praninë e një fisi ilir me emërin Arbër në hapësirën midis Durrësit e Ohrit. Në fakt edhe pas këtij shekulli burimet vazhdojnë të përdorin termat Ilirë apo Iliri, për të treguar vendin dhe popullsinë e rajoneve të Ballkanit Perëndimor. Burimet e antikitetit të vonë e mesjetës së hershme shek.V-VI, ku përfshihet edhe Prokopi i Qezaresë, shënojnë se kufiri mes Ilirisë dhe Greqisë ndodhej paksa në veri të Selanikut. Ky përcaktim është bërë edhe pas përmbysjeve etnike të shkaktuara me dyndjet sllave në shek. VI-VII, ku burimet flasin për ilir dhe Iliri deri në "farë ilire" apo "popull ilir". Po ti referohemi Porfyrogjenetit, thotë Prof. P.Xhufi, ai ndikohet mjaft nga terminologjia administrative e kohës së tij dhe hapësirat e banuara nga iliro- arbënorët i përcakton jo mbi baza etnike por mbi baza teritoriale. Në këtë kuptim, ai me termin "Durrës" nënkupton temën bizantine me të njënjtën emër krijuar në shek.IX e cila ka vazhduar deri në shek XII dhe përfshinte tokat prej Tivari në Himarë. Në përputhje me emërin e Temës së Durrësit edhe banorët thirreshin durrsakë edhe strategu quhej "strateg i Durrësit" edhe malet quheshin "malet e Durrësit" etj. Mjaft historianë të huaj si Straboromani, Eustathi, Pahimeri, Skutarioti, e Kritobuli, duke filluar nga shek. XI deri në shek. XV, kanë përdorur vazhdimisht në burimet e tyre termin antik Ilir dhe Iliri krahas termit mesjetar Arbër dhe Arbëri (latinisht alban dhe albani), duke na bërë me dije barazvlershmërinë e tyre. Në një dokument të fillimit të shek. XV me autor S.Lambros thuhet: "Shqiptarët janë farë ilire". Duke vënë në dukje lidhjen që ekziston midis etnikonit alvanoi të Ptolemeut në shek.II m.k. dhe alvanoi të Attaliatit e të autorëve të tjerë bizantinë pas shek. XI, historiani dhe albanologu i shquar G.Han hedh hipotezën origjinale mbi origjinën e emërit. Sipas tij, etnikoni Alvanoi i kohës romake e bizantine, s'është gjë tjetër veçse përkthimi i emërit të fisit ilir të Parthenëve, përmëndur disa herë nga autorët antikë, bashkë me kryeqëndrën e tyre Parthon (Partha = Berati). Sipas G.Han, autorët antikë e lokalizojnë Parthaninë, pikërisht në po atë rajon të Shqipërisë Qëndrore, ku vendosen edhe Arbërit (Albanët). Han e shpjegon etimologjinë e fjalës partha me fjalën shqipe bardha. Duke hedhur idenë e kalkut bardh-parth-album (latinisht album= male me dëborë = alpet) dhe albanoi, ai lë të kuptohet që albanët janë pjesë e fisit ilir të parthinëve dhe banojnë në vëndet midis lumenjve Erzen dhe Mat, të cilat ndodhen brënda teritorit të Parthanisë.

Autorë të ndryshëm, e kanë vendosur Arbërin në viset midis Ohrit –Dibrës dhe Durrësit. Por duhet kuptuar që nga njëra kohë në tjetrën, nga njëri dokument në tjetrin nga njëri autor në tjetrin, kufijtë e Arbërit rezultojnë më të gjërë apo më të ngushtë.

Sigurisht emrat Arbërit dhe Arbëria përfaqësojnë dy masa të ndryshme. Për ta qartësuar kuptimin e termit "dy masa të ndryshme" shpjegojmë: Arbëri është teritori i përcaktuar në Shqipërisë Qëndrore, ndërsa Arbëria përfshin teritore më të gjëra, përfshin të gjitha vëndet ku banojnë shqiptarët. Termi arbërit ose albanoi në burimet bizantine përdoret gjithmonë për të shënuar banorët e Arbërit, ndërsa termi tjetër arbëresh ose albanitai, i prejardhur pikërisht nga Arbëria ose Albania, u përdor për të treguar shqipëtarët që jetojnë përgjithësisht brënda Arbërisë. Jo rastësisht autorët bizantinë, kur i reshtojnë shqiptarët krahas kombeve të tjera, përdorin termin arbëreshët dhe termin "kombi arbëreshëve", duke i dhënë vlerën e një etnonimi të mirëfilltë, atribuar banorëve të mbarë trevave shqiptare. Shfaqja nga burime bizantine e emërit Arbëria (Albania), në treva të tjera të shtrira nga gryka e Kotorrit në gjirin e Ambrakisë, hedh poshtë përcaktimin dashakeqës, që "atdheu i parë" i shqiptarëve përkon vetëm me trungun qëndror të Shqipërisë së sotme. Referuar dokumentave historike të autorëve bizantinë dhe realitetit të vendbanimeve të shqiptarëve, mund të besojmë që terminologjia e përdorur në përcaktimet Arbër ose Alban dhe teritor i Arbërit (trungu qëndror i Shqipërisë së sotme, krahas terminologjisë arbëresh ose albanitai dhe teritor i Arbërisë i vendos ata nga Kotori në gjirin e Ambrakisë. Bëhet pyetja: A janë përfshirë të gjitha teritoret e banuara nga shqiptarët në dokumentat e kohës bizantine. Disa studiues të huaj hedhin teza mohuse për shqiptarët duke thënë që emrat Ilir dhe Arbëresh (Albannenses), janë emëra eksogjenë, të pëdorur nga të huajt e jo nga vetë vendasit, duke cilësuar banorët e saj' që njihet me emërin Shqipëri. Këto teza, shtrohen për të kundërshtuar tëzën e pranuar nga shumë shkencëtar historianë dhe gjuhëtarë, të cilët kanë pranuar tashmë prejardhjen e ilirëve nga pelazgët dhe të arbërit nga këta të fundit.

Pas këtij deduksioni shkencor, lind pyetja.

Po shqiptarët kur u shfaqën?

Janë ata arbërit e kohës mesjetare bizantine e osmane?. Fillimet e emërit shqiptar i gjejmë që në shek.XIV, kur ky përcaktor shënon emërin e një qytetari nga Drishti. Në shekullin e XVI, kur dëshmitë e para të letërsisë në gjuhën shqipe filluan të shfaqen, mësohet se banorët e këtij vëndi e quanin veten e tyre shqiptar dhe vëndin e tyre Shqipëri. Edhe në kohët e sotme, termat shqiptar dhe Shqipëri janë përcatorët etnik që shqiptarët përdorin për veten e tyre, ndërsa diaspora shqiptare identifikohet me termin arbëresh (albanese, arvanit, arbanas, arnaut). Prezantimi i diasporës shqiptare jo me termin etnik "shqiptar", por me termin "arbëresh", "albanes", "arvanitas" apo "arnaut", ndodh edhe sot dhe kjo lidhet me faktin, se kështu na njohin të huajt. Ky përcaktim është i lidhur me probleme gjuhësore, pasi emëri është një, por në gjuhë të ndryshme paraqitet në forma të ndryshme.

Kjo dukuri hedh dritë në argumentin e barazvlefshmërisë të emërave arbër, arbëresh, alban, shqiptar dhe Arbëri, Albani, Shqipëri.

Harallamb Kota -  Studiues 

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm