Menu

Shtresimet e Identitetit Kulturor Shqiptar

User Rating:  / 1
PoorBest 
 
SHTRESIMET E IDENTITETIT KULTUROR SHQIPTAR
 
Muhamed Jusufi-Kajolli / Qemajl Morina / Nexhat Ibrahimi / Ervin Hatibi / Milazim Krasniqi / Fadil Maloku/ Fahrush Rexhepi / Feti Mehdiu / Basri Çapriqi / Agron Tufa / Abaz Veizi / Qazim Qazimi 

Zëri Ynë 
Prishtinë 
2003

Biblioteka Oaza 
Botues: 
Shoqata Kulturore “Zëri Ynë” 
Për botuesin: 
Muhamed Jusufi-KAJOLLI 
Redaktor: 
Milazim Krasniqi 
Copyright © Zëri Yn
ë 
 
Përmbajtja:

Përmbajtja:.........................................................................3 
Parathënie..........................................................................6 
Muhamed Jusufi-Kajolli 
Feja, domosdoshmëri individuale dhe kolektive..........8 
Jeta njerëzore.........................................................................8 
Jeta sipas botëkuptimit të shkencëtarëve........................9 
Jeta sipas botëkuptimit socio-politik.................................10 
Jeta sipas fesë......................................................................11 
Të forcojmë identitetin........................................................12 
Ku qëndron problemi?.........................................................14 
Faktorët që pengojnë përparimin e popullit shqiptar....15 
a. Mosinterpretimi i drejtë i së kaluarës.........................16 
b. Arsimi i kornizuar..........................................................19 
c. Lejimi i shpërnguljeve..................................................21 
Përmbyllje..............................................................................22 
Mesazhi..................................................................................22 
Qemajl Morina 
Identiteti fetar i shqiptarëve...........................................25 
Roli i fesë ndër shqiptarët....................................................26 
Cili është identiteti fetar i shqiptarëve?............................27 
Në vend të përmbylljes.......................................................30 
Nexhat Ibrahimi 
Pengesat dhe perspektiva e dialogut ndërmjet Islamit dhe Kristianizmit (Drejt kapërcimit të paneklezianizmit /evrocentrizmit)....................................................................32 
Përfundim..............................................................................41 
Shtojcë:..................................................................................41 
Literatura...............................................................................42 
Ervin Hatibi Përmbajtja 

Shpluhurosje e një miti....................................................44 
Milazim Krasniqi 
Shtresimet e identitetit kulturor e kombëtar shqiptar: po më tutje?........................................................................................58 
Zhdukja e popujve - për shkak të mizorive dhe degjerimeve morale.................................................................................................59 
Asnjë shqiptar i sotëm nuk krenohet se ka traditë ilire...63 
Zhdukja fizike në periudhën e sundimit serb....................65 
Sami Frashëri – simbol i identitetit të dyfishtë...................67 
Ripërcaktimi i identitetit kombëtar: drejt panamerikanizmit shqiptar?..............................................................................................69 
Amnestohen të gjithë pushtuesit, përveç Turqisë...........71 
Po më tutje?..........................................................................73 
Fadil Maloku 
Shtresimet e identitetit kulturor të shqiptarëve të Kosovës..............................................................................78 
Universalizimi apo ruajtja e veçantive kulturore?............80 
A është i mundshëm globalizimi?......................................85 
A mundet që civilizimi universal të bëhet kulturë universale?.............................................................................86 
Artikulimi i veçantive kulturore...........................................87 
Cila është zgjidhja jonë?.....................................................89 
Fahrush Rexhepi 
Roli krijues i personaliteteve fetare në ruajtjen e kulturës dhe traditës shqiptare të proviencës islame të shek.XVII - XVIII..................................................................92 
Feti Mehdiu 
Gjurmë të bindjes fetare në kulturën popullore shqiptare.........................................................................117 
Si përfundim........................................................................122 
Basri Çapriqi 
Konceptimi i Zotit në poezinë e sotme shqipe.........124 
Agron Tufa 
Traktimi mitologjik i legjendës shqiptare për ylberin132 
SHTRESIMET E IDENTITETIT KULTUROR SHQIPTAR 4 

Abaz Veizi 
Pasqyrimi i identitetit shqiptar në letërsi.....................140 
Qazim Qazimi 
“Erveheja” sintezë e moralit shoqëror të kohës........190 
Elementi islam në "Erveheja".............................................197 
Mesazhi në "Erveheja".......................................................205 
 
SHTRESIMET E IDENTITETIT KULTUROR SHQIPTAR 5
 
Parathënie
Tryeza me temë “Identiteti kulturor dhe kombëtar shqip-tar” është aktiviteti i parë me përmasa kombëtare i Sho-qatës Kulturore “Zëri Ynë”, dhe si i tillë është edhe dëshmi e konceptit që synon të jetësojë ky asociacion. Tematizimi i përmbajtjeve esenciale të identitetit kulturor, kombëtar e fetar të shqiptarëve, në kuptim të gjerë, është aktualizim i vetë ekzistencës dhe veçmas i perspektivave që ka ky komb për të ardhmen e vet, në kuadër të zhvillimeve dhe të rirreshtimeve në botën e sotme. 

Synimi i Shoqatës është që tematizimi dhe analiza e këtyre përmbajtjeve të bëhet në kuadër të debateve publike dhe nga njerëz kompetentë të fushave të ndryshme të di-jes. Materialet e kësaj tryeze e konfirmojnë plotësisht këtë synim. 
Në këtë vëllim janë përmbledhur kontribute të autorëve të ndryshëm, të cilët janë autoritete të njohura në fushat e studimeve ndër ne, ose të krijimtarisë artistike dhe të ak-tivitetit intelektual. Shtrirja e interesimeve të autorëve të përfshirë në këtë botim, që nga tematizimi i domosdosh-mërisë së njeriut për identitet fetar, pastaj i gjasave të ko-munikimit ndërmjet Islamit e Krishtërimit në përmasa globale, e deri te artikulimet e identitetit fetar e kombëtar shqiptar në përmbajtjet e letërsisë popullore dhe të asaj të sotme, janë dëshmi se është mbledhur në një vend një po-tencial solid krijues dhe brenda një koncepti të qartë. 

Rezultatet e studimeve të veçanta mbetet që të vlerëso-hen në kuadër të meritave që kanë vetë këta autorë për punën e tyre studimore. Shoqata “Zëri Ynë” vetëm sa për-piqet që t’u krijojë hapësirë të duhur studiuesve të 
mirëfilltë, ku ata të kenë mundësi që të shpalosin talentin dhe punën e tyre të vlefshme. 
Lexuesi i këtij vëllimi punimesh do të ketë rastin e mirë që për tematikën e identitetit kulturor dhe kombëtar shqiptar, të dëgjojë argumente të shumta, të cilat më parë mbase edhe nuk i ka pasur kaq në mënyrë eksplicite të shpalosur para vetes. Rrjedhimisht, pasi t’i ketë mbyllë kopertinat e këtij libri, ai do të ketë më shumë informacion për veten e vet, për identitetin të cilit i takon dhe për botën në të cilën jeton. 

Kjo edhe për faktin se lidhur me identitetin tonë, në të kaluarën janë bërë jo pak manipulime nga studiues të huaj, të cilët kanë pasur urrejtje ndaj identitetit kombëtar dhe pluralitetit fetar të shqiptarëve, veçmas për shkak të urrejtjes patologjike që kanë pasur dhe që kanë ndaj Islamit. Por, në një periudhë mjaft të gjatë të sistemit totali-tar komunist, edhe një numër jo i vogël i studiuesve shqip-tarë, nën ndikimin e ideologjisë agresive ateiste, kanë kri-juar një pamje të përmbysur të realitetit të fakteve, duke fshehur të vërtetën për rolin që kanë luajtur në historinë e kombit shqiptar vlerat Islame. 
Besojmë se ky libër do të jetë një kontribut modest në rik-onfigurimin dhe në riafirmimin e këtyre vlerave të mëdha. 
Prishtinë, 8 gusht 2003 
Milazim Krasniqi 

Muhamed Jusufi-Kajolli 
Feja, domosdoshmëri individuale dhe kolektive 
Mendja e njeriut në parim konsiderohet si pjesë e së mirës dhe ajo kurrë nuk i paraprinë të keqes. Por, ngacmimet e vazhdueshme të epshit dhe pasioneve ndikojnë nega-tivisht në të. Elementët përbërës të materies në përpjesëtim me ato të shpirtit, në fillim të krijimit të njeriut ishin 2 me 1. Kur njerëzimi u bind se mendja po kapitullonte përballë epshit dhe pasionit, lutën Zotin t’u ndihmonte. 
Ajo nuk mungoi dhe i dërgoi elementit të shpirtit revelatën hyjnore nëpërmes pejgamberëve. 

Jeta njerëzore 
Bota vazhdimisht është në lëvizje. Toka po ashtu bën lëvizjet, si ato kozmologjike ashtu edhe ato biokimike. Lëvizjet e njeriut veçohen nga lëvizjet e të gjitha krijesave të tjera, qofshin ato organike ose inorganike. Lëvizjet e njeriut dallohen ngase ato nuk kuptohen si lëvizje tjera të dirigjuara nga një program i përsosur mbinatyror. Njeriu, lëvizjet i ka të paformësuara, ai duket sikur vazhdimisht është në kërkim të përsosmërisë. Për këtë arsye, njeriu është i lirë në veprime. Atë e ngacmon dëshira për të ar-ritur deri aty ku ai mendon se është fundi, pastaj vazhdon deri tek ai fund tjetër i pafundësisë. Kjo dëshirë buron thellë diku në brendinë e organizmit të njeriut. Kjo ambicie ose forcë e pashterur bën që njeriu të marrë masat për të realizuar atë që e ngacmon.
 
Jeta sipas botëkuptimit të shkencëtarëve 
Për organizimin e jetës së njeriut janë marrë studiues të shumtë të cilët tërë jetën e tyre ia kanë kushtuar këtij or-ganizimi. Për ta kuptuar më mirë se ç’është jeta, do të ci-toja disa shkrime të shkencëtarëve që janë marrë me këtë problematikë. Kështu, biologu zviceran E. Guyenot mbështet mendimin për dallimin thelbësor ndërmjet jetës dhe dukurive fiziko-kimike, ndaj arsyeton: “Fizikantët duhet të jenë të vetëdijshëm për faktin se ne biologët, që kemi bërë aq shumë, mund ta shprehim jetën me formula fiziko-kimike, ndeshëm një gjë që s’mund të zgjidhet, dhe kjo është jeta. Jeta ka zbuluar formën e organizuar. Nuk e ka zbuluar një herë, veçse miliona herë, gjatë miliarda vitesh. Qëndron këtu një aftësi konstruktive që i ikën çdo shpjegimi fiziko-kimik…” 

Po kështu mendon edhe eksperimentalisti Ivan Pavlov: “Prej mijëra vjetësh njerëzimi hulumton dukuritë psikolog-jike, dukuritë e jetës shpirtërore, të shpirtit njerëzor. Dhe s’janë vetëm psikologët specialistë që merren me këtë punë, por gjithashtu edhe arti, tërë letërsia, të gjitha shprehjet e mekanizmit të jetës psikike të njerëzimit. Me mi-jëra faqe janë mbushur me shpalimin e botës së brend-shme të njeriut, kurse deri tani ne s’kemi arritur kurrfarë suk-sesi në këtë orvatje, s’kemi konstatuar asnjë ligj që drejton jetën psikike të njeriut…” 

“Metodat me të cilat organet shërbehen për ndërtimin e vet, janë të huaja për mendjen e njeriut. Tërë ai material rrjedh prej një qelize të vetme, sikur tërë shtëpia të dilte nga një tullë magjike, e cila hedh nga vetja vargun e tul-lave të tjera. Dhe këto, pa pritur projektin e arkitektit, as ardhjen e muratorit, vetvetiu do të bashkoheshin në mure, do të shndërroheshin në dritare sipas nevojës, në tjegulla pullazi, në thëngjij për ngrohje dhe ujë të nevojshëm për kuzhinë dhe banjë...”1 
 
Jeta sipas botëkuptimit socio-politik
Ashtu si shkencëtarët, edhe politikanët deri tani nuk kanë arritur një zgjidhje të organizimit të shoqërisë. Nëse kra-hasojmë sistemet e së kaluarës me të sotmen, vërejmë disa ndryshime shumë të vogla, ato ndryshojnë vetëm emërtimet, por në esencë janë të njëjta. 
Analisti Chantal Millon-Delson sjell disa shembuj në lidhje me këtë. Ai thotë: 
“Morali, apo më mirë, amoralizimi “qëllimi justifikon mjetet”, rrjedh nga përparësia absolute e një projekti historik të dhënë, në dëm të vlerave që s’kanë lidhje me historinë, dhe për pa-sojë, janë të paafta të gjykojnë qoftë qëllimin, qoftë mjetet. Marksizëm-leninizmi nuk është as cinik, as “makiavelik”, në mos po i ka të dyja. Ai i përket një skeme tjetër mendimi, ndryshe nga e jona dhe ka të ngjarë që është pikërisht kjo ar-syeja pse Perëndimit iu deshën afërsisht gjashtëdhjetë vjet për të kuptuar dhe për të çmpleksur fillin e këtyre arsyetimeve të bëra jo me të njëjtin kut matës...”2 dhe po në këtë libër vazhdon duke thënë: 
“Krahasimi midis BRSS dhe Europës Perëndimore nuk është edhe aq i pavend. Sovjetët shtypin, por Perëndimi prish, çka është në të vërtetë, më e keqe. Demokracia parla-mentare nxjerr sheshit përvetësime të paligjshme dhe pa-besi. Të mashtrosh popullin, s’është më pak se sa ta qever-isësh me dorë të hekurt”.3 
1 Alia Izetbegoviç, Islami ndërmjet lindjes dhe perëndimit, botoi: SJRC, Prishtinë 2002, f 46-48. 
2 Chantal Millon-Delsol, Idetë politike në shekullin XX, botoi Onufri, Ti-ranë 2000, f. 48. 
3 Po aty, f. 66. 


Jeta sipas fesë 
Përderisa njeriu nuk mund të dëshmojë krijimin e vet, atëherë ngelet tu referohet librave fetarë të cilët sjellin argumentet e tyre: “O ju njerëz! Nëse dyshoni për Ringjalljen, padyshim që Ne ju krijuam nga dheu (aludon për njeriun e parë), pastaj nga Nutfah {(vezori fekonduar) (aludon për njerëzinë mbarë)}, pastaj nga Alekah (gjaku i mpiksur), pastaj nga Mudgatin (xhungë mishi) disa të formuara e disa të pafor-muara me qëllim që Ne t’jua bëjmë të qartë juve (mundësitë e All’llahut)...”.
 
4Ajeti tjetër: “Pastaj, Ai e formësoi atë në për-masat dhe madhësinë e duhur dhe i fryu atij nga shpirti Tij. Dhe kështu, ju mundësoi të dëgjuarit, të pamurit dhe zemrat, por ja që nga ju, shumë pak janë falendërues”.
 
5 Këto dy ajete, si dhe shumë të tjerë, vërtetojnë se njeriu është i krijuar nga bashkimi i elemetit të materies dhe shpirtit. Duke qenë se njeriu në vete bart ngacmimet e elementit të materies si dhe të shpirtit, ai vazhdimisht është në luftë me vetveten. Epshi dhe pasioni janë pjesë përbërëse e elementit të materies, kurse mendja e atij shpirtëror. Ademi as., bijtë dhe pasuesit e tij, gjykonin me mendje deri në kohën e Nuhut as. Ata kishin njohuri të mjaftueshme për ekzistimin e All-llahut, prandaj mendja u mjaftonte për të mos humbur rrugën. Me kalimin e kohës, Iblisi ndikoi dukshëm në brendinë e elementit të mater-ies dhe njeriu filloi gradualisht të largohej nga besimi në një Zot. Mendja e njeriut në parim konsiderohet si pjesë e së mirës dhe ajo kurrë nuk i paraprin të keqes. Por, ngacmimet e vazhdueshme të epshit dhe pasioneve ndikojnë negativisht në të. Elementët përbërës të materies në përpjesëtim me ata të shpirtit në fillim të krijimit të njeriut ishin dy me një. Kur njerëzimi u bind se mendja po kapitullonte përballë epshit dhe pasionit, lutën Zotin ta ndihmonte. Ajo nuk mungoi dhe 
4 Kuran, Haxh: 5 
5 Kuran, Sexhde: 9 

elementit të shpirtit i dërgoi revelatën hyjnore nëpërmjet pe-jgamberëve. 
Tani, materia dhe shpirti konsiderohen të barabartë përkrah numrit të forcave. Është e qartë lufta ndërmjet këtyre dy elementëve brenda trupit të njeriut. Njeriu që zotëron njohuri fetare dhe është praktikant, ka mendje të shëndoshë, gjithmonë do të triumfojë kundrejt epshit dhe pasioneve. Atë e gjejmë njeri të urtë, shumë të sigurt në vete dhe shembull i rajonit. Kjo përbërje e njeriut nëse kup-tohet nga secili, gabimet ndërnjerëzore do të ishin shumë më të vogla. 

Unë personalisht nuk kisha për të sjellë ndonjë argument logjik shtesë, sepse nuk ia vlen fare që në miliona argu-mente të shtohet edhe një, por përderisa shkencëtarët, psikologët, sociologët dhe të tjerët nuk e përkufizuan jetën deri më tani, atëherë nuk mbetet gjë tjetër veçse të paraqes edhe këtë thënie hyjnore: “Dhe jeta e kësaj bote nuk është asgjë tjetër veçse lojë dhe zbavitje, por shtëpia e botës tjetër (është ajo e vërteta) do të jetë më e mirë për ata që qenë bindur (fjalës së All’llahut), pra a nuk po e kuptoni!?”6 
Dhe thënia tjetër: 
“Dhe Unë nuk i krijova njerëzit dhe xhindet për gjë tjetër veçse të më adhurojnë”, “Nuk dua nga ata ndonjë furnizim (të preokupohen edhe për veten e tyre) e as të më ushqejnë Mua”, “Vërtet All-llahu, është Ai Gjithëfurni-zuesi i Cili posedon Fuqinë më të madhe dhe të përher-shme”7 

6 Kur’an, En’am: 32 
7 Kur’an, Dharijat: 56-58

Të forcojmë identitetin 
Pas gjithë kësaj që theksuam më lart, mendoj se njeriu për bazë duhet të ketë fenë dhe kombin e tij. Feja garanton
rrugëtimin e drejtë dhe harmoninë e jetës materiale dhe shpirtërore. Kurse kombi stabilizon qëndrimin gjithëpopul-lor, neutralizon grindjet eventuale brenda shoqërisë me ideale të ndryshme. 
Para se të japim mendimin rreth forcimit të identitetit, ia vlen të njihemi me vetë kuptimin e fjalës identitet. 
“Të qenët i veçantë nga të tjerët vetëm me vetveten në disa veçori e tipare që shërbejnë për t’u njohur pa vështirësi si i tillë, të qenët po ai”.8 

Bota perëndimore (katolike) na njeh si popull “mentalitet ballkanik”, me identitet fetarë 78% islam dhe 22% i krishterë. Popull i paorganizuar, me ambicie të vogla dhe afatshkurtra, bujar dhe mikpritës. 
Bota lindore (ortodokse) na konsideron si popull i rendit të dytë. 
Kurse bota islame na njeh si popull shumë i shkathët, të vendosur dhe shumë të qëndrueshëm, bujar dhe mikpritës etj.. 

Shumë popuj kanë arritur të bashkojnë forcat dhe në sajë të bashkimit të tyre kanë arritur rezultate. Por shumë prej tyre janë zhgënjyer ngase nuk kanë qenë tok dhe të një fjale. Këta të dytët janë mbështetur në projekte të huaja dhe kështu janë viktimizuar. S’do mend se projektet e huaja kënaqin vetëm disa klane të vogla të atij populli, kurse pjesa tjetër ruhet për ata që përpilojnë projektet. Populli që nuk nxjerr projekte të vetat, vonë do të kuptojë se ata “miq” që i vardisen mundohen për të “mirën e tyre”. Shumë pak para arritjes në vendin e synuar ose të paralajmëruar nga të huajt, kemi vërejtur se paskemi qenë të zhgënjyer thellë. Ndjenja për liri nuk shuhet kurrë, ajo buron në vetë qenien e njeriut, sepse Zoti e krijoi atë të lirë, prandaj gjithmonë njeriu gjen forca të reja për të arritur deri tek synimi. Nëse ne nuk e forcojmë identitetin tonë fetar e kombëtar, jemi në krizë të vazhdueshme.
8 Fjalori i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë 1980 

Ku qëndron problemi? 
Nuk ka dyshim se ne shqiptarët jemi popull i sakrificave dhe të durueshëm. Në sajë të kësaj, vazhdimisht jemi bërë element i shfrytëzimit. Kjo rrjedh ngase ne si popull nuk duam t’i ndërrojmë disa kode dhe zakone të cilat janë treguar të dëmshme, p.sh., ne mashtrohemi fare lehtë. His-toria jonë tregon se si është “martirizuar” një familje duke i qëndruar besnike fjalës së dhënë ose duke mbrojtur kriminelin vetëm se ka hyrë në konakun e tij. Askush nuk e vë në dyshim se populli ynë është besnik dhe nuk trad-hëton, por ato kode duhet të vlejnë vetëm aty ku jemi të sigurt e jo për secilin njeri, si rasti i të panjohurit i cili kërkon konak. Nuk duhet të konsiderohet tradhti po ta dorëzo-jmë. Ai është kriminel dhe duhet ndëshkuar sipas ligjit. Në vend që ta dorëzojmë kriminelin, ne e konsiderojmë si tradhti tonën ndaj tij dhe nuk duam të koritemi para za-konit derisa e kemi mbrojtur ate deri në “martirizim”. Kemi sakrifikuar veten dhe familjet tona. Një grumbull këso shembujsh ka sjellë Mark Milani në librin e tij “Jeta dhe za-konet e shqiptarëve”. 
Mungesa e projektit gjithëpopullor ka bërë që ne t’u beso-jmë edhe sllavëve. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, u bëmë më komunistë se vetë sllavët. I kemi detyruar me dhunë njerëzit të veprojnë kundër dëshirës së tyre vetëm e vetëm se nuk u janë përmbajtur parimeve komuniste dhe po këta komunistë ishin të parët që braktisën idenë e tyre me të cilën torturuan edhe familjarët duke flakur teserat e anëtarësisë së tyre vite më pas, sepse “paskan kuptuar zhgënjimin” e tyre ndaj sllavëve. E keqja më e madhe e jona bëhet atëherë kur ne vazhdojmë të dëgjojmë dhe të përkrahim lëvizjet e tyre të reja edhe pse nuk nxjerrin projekte të reja. Vazhdojmë t’u besojmë gënjeshtrave të tyre në emër të lëvizjeve të reja. 
Politika e të huajve mbështetet në persona të pazotë, në kolaboracionist, lojalë dhe të panjohur ndër ne si familje. Njerëzit që kanë dëshmuar se janë atdhetarë neglizhohen, mënjanohen nga shoqëria duke i etiketuar si “të padobishëm”. Duke përçarë dhe gënjyer popullin, mbajnë pozitat e tyre. 
Shpëtuesi i vetëm mund të konsiderohet ai që nuk ka kurrfarë interesi nga ti ose ne. E ata janë ashtu si i cilësoi i Lartmadhëruari në Kur’an: 
“Bindjuni atyre që nuk kërkojnë nga ju asnjë shpërblim (për vete) dhe që janë të udhëzuar drejt.”9 
“Dhe mbahuni fort, të gjithë ju së bashku pas litarit të All-llahut (Kur’anit) dhe mos u ndani (përçani), dhe përkujtoni Mirësitë e All-llahut ndaj jush kur ju ishit armiq mes vete, por pasi Ai bëri bashkimin e zemrave tuaja u bëtë nga Mirësia e Tij vëllezër, kur ju ishit buzë greminës së zjarrit, kështuqë Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu All-llahu ju bën të qarta ajetet e Tij mbase do të ud-hëzoheni”10
9 Kur’an, Jasin:21 
10 Kur’an, Ali Imran: 103

Mësimet që vijnë nga Hyjnia janë të pagabuara dhe ato duhen patur për bazë. Një njeri ose popull që nuk ka fe, është i humbur. Arabët ishin grupe nomadësh, ata ende-shin nëpër shkretëtirë, por pasi i qëndruan besnikë fjalës Hyjnore, u bënë bartësit e civilizimit botëror! Kanë patur furtuna dhe goditje të pandërprera nga të huajt, por i qëndruan besnikë identitetit të tyre fetar, kodi i të cilit është i shëndoshë dhe shpëtues i njerëzimit. 

Faktorët që pengojnë përparimin e popullit shqiptar 
a. Mosinterpretimi i drejtë i së kaluarës 
b. Arsimi i kornizuar 
c. Lejimi i shpërnguljeve 

 
a. Mosinterpretimi i drejtë i së kaluarës 
E kaluara na mëson të tashmen, e tashmja na mëson të ardhmen, kështu thoshte Xhemaludin Afgani. Vallë, ne çfarë mësuam nga e kaluara? Cila ngjarje e rëndësishme na bëri të jemi më të vëmendshëm për të ardhmen? Të vetmin organizim të mirëfilltë do të konsideroja projektin e Hasan Prishtinës. Një punë e organizuar dhe pa hile rezul-toi me pavarësimin e një pjese të shqiptarëve. Por ende pa u stabilizuar shteti i ri shqiptar, dihet përfundimi i Hasan Prishtinës. Pas mbytjes së babait të shqiptarëve, populli ynë sikur ende nuk e ka marrë veten. Sa herë që vjen një sistem i ri, mallkon të vjetrin se thuajse 100% ka qenë sistem i gabuar. Pikërisht kur ne sillemi kështu, tregon për papje-kurinë tonë si popull dhe me të drejtë perëndimorët na cilësojnë si popull pa strategji dhe të paorganizuar. 

Kështu mendon edhe Dr. Rexhep Qosja i cili thotë: “Pavarësisht pse për çështjen shqiptare me të njëjtën gjuhë politike flitet sot, pothuaj në krejt hapësirën kom-bëtare shqiptare, pavarësisht pse ka marrëveshje të kohë-paskohshme politike mes shqiptarëve të ndarë në shtetet fqinje ballkanike dhe Shqipëri, ne ende nuk kemi një politikë kombëtare... sepse ende nuk i kemi përcaktuar in-teresat tona të përbashkëta kombëtare që do të përpiqej t’i sendërtonte ajo politikë.”11
11 Dr.Rexhep Qosja, Strategjia e Bashkimit Shqiptar, - botim i Toenës, Tiranë 1998, f. 177.

Kështu e sheh Qosja këtë element ndarës ndër ne, por në po të njëjtin libër ai flet për të kaluarën kështu: 
“Robëria turke e ka cenuar rëndë zhvillimin natyror të popullit shqiptar: i ka këputur lidhjet që deri atëherë ka vënë me Evropën; i ka ndërruar drejtimin që deri atëherë ka vënë me Evropën; i ka çrregulluar ritmin jetësor që deri atëherë ka krijuar. Duke e shkëputur prej Evropës pothuaj në të gjitha pikëpamjet, robëria turke do ta vonojë zhvil-limin e popullit shqiptar, mandej, në të gjitha fushat: mate-riale, ekonomike, kulturore, qytetëruese, urbane... do ta rrezikojë rëndë identitetin shpirtëror dhe kulturor të popullit shqiptar, të ndërtuar në njërën anë, mbi kulturën klasike romake dhe mbi krishtërimin”.12 

Konsideroj se nuk duhej të ishte kjo gjuha e një intelektuali, të paktën ashtu si e parafytyroj unë vizionarin e popullit tim. Ai duhet të jetë i pakufizuar dhe shumë i hapur, me vizion liberal. Populli kërkon të jemi të qartë dhe realistë. Fjala e tij duhet të ketë peshë duke mos anashkaluar asnjë faktor të kohës surrealiste. Ato që paraqet z. Qosja men-doj se nuk janë reale. Siç duket, duke qenë i indoktrinuar nga komunizmi i tij i thellë dhe tani nga ateizmi, ai nuk sheh asnjë të mirë nga e kaluara me osmanët. Osmanët na sollën Kur’anin, librin Hyjnor që sot bota perëndimore ka filluar ta njohë si libër të Zotit. Osmanët na sollën lirinë njëlloj si amerikanët që na sollën lirinë nga serbët. Çfarëdo lloj propagande kundër osmanëve konsideroj se është tril-lim dhe mbronë interesat e huaja. Osmanët na shpëtuan nga inkuizicioni i krishterë.
 
Z. Qosja sikur flet me një nostalgji të theksuar ndaj krishtërimit për hir të prezencës së perëndimorëve të tanishëm. Nuk mendoj se ai nuk e kup-ton krishterizmin, por paraqitja e tij servile i paraqet shqip-tarët si popull vajtues dhe të shkretë para perëndimorëve. Populli nuk do që ne të vajtojmë. Atë fat që patëm ne me osmanët e patën edhe serbët, grekët, bullgarët etj. Sikur paraardhësit tanë të kishin strategji, ne sot do të ishim populli më i madh dhe dominues në Ballkan. Nëse z. Qosja dhe shumë të tjerë mburren me veprën e Skënderbeut, mendoj se gafat e tij u bënë shkaktare të shfarosjes së 75% të popullatës sonë. Si do ta kuptonin gjeneratat e ardhme, sikur ne (si muslimanë) të luftonim sot forcat perëndimore kur këto erdhën të na çlironin nga barbaria serbe? Por ja që ne nuk duam të përsërisim gabimin e Skënderbeut, i cili ishte mos falenderues ndaj osmanëve. Luftoi superfuqinë botërore të asaj kohe. Atë kohë askush nuk qe në gjendje t’i përballej osmanëve, ata arritën në portat e Vienës kurse ne mburremi me tragjedinë e popullit tonë i cili u shfaros për t’ia plotësuar ambiciet e mbretit Alfons. Tani nuk mendoj se u duhet lënë faji turqve, por paraardhësve tanë. 
12 Po aty f. 9

Sikur ideologjia krishtere të ishte e mirë, do ta mbanin perëndimorët. Por pas atyre viteve të kobshme inkuizicioni, perëndimorët ende nuk e kanë gjetur veten. Ata u detyruan të sakrifikojnë dhe kështu ndërtuan strategjinë kundër kishës duke zbritur Zotin dhe ligjet e tij në tokë. Sollën ligje që vazhdimisht i zëvendësojnë me ligje të tjera më të mira dhe këto ligje të mira i zëvendësojnë me ligje të tjera të mira e kështu nuk pushojnë së sjelluri ligje, baza e të cilëve është vetëm materialiste. Vetëm në she-kullin XX u njohëm me disa ideologji që u bënë shkaktare të shumë ligjeve “të reja”. Erdhi ideologjia komuniste dhe çdo gjë u rrënua nga dhe filloi nga e para. Kështu veproi nazizmi, pastaj fashizmi dhe tani demokracia. Të gjitha këto tregojnë se perëndimorët dhe lindorët akoma nuk janë stabilizuar. Kjo nuk nënkupton se nuk kanë arritur standardet dhe mirëqenien jetësore materialiste. Kjo do të ishte një temë më vete, se si perëndimorët kanë arritur këtë mirëqenie. 

Nuk mendoj se zanafilla e luftrave vjen nga fetë, njerëzimi fenë e ka përdorur si një element për të arritur te qëllimi tij final, p.sh., kur filloi organizimi i luftërave kryqtare Europa ishte në mjerim të thellë, ishte një krizë e madhe eko-nomike. Në emër të Krishtit u motivuan shumë popuj dhe kështu u organizuan. U nisën për në luftë të shenjtë, por kjo nuk nënkuptonte se ishin fetarë të denjë. Këtë e vërteton fakti se kur ushtritë kryqtare arritën te fiset bullgare, aty ndaluan dhe pjesa dërrmuese e tyre nuk vazhdoi më tutje. 
Aty kishin gjetur atë që u ishte premtuar nga pasuria dhe ajo u mjaftoi. Në këtë mënyrë, edhe përfundoi lufta e parë kryqtare. 
Kur njeriu largohet nga e vërteta, ai e motivon veten me të pavërteta dhe kështu gënjeshtrat e njëpasnjëshme e çojnën popullin deri në kolaps. Kur ata shohin se nuk kanë rrugëdalje, skenojnë luftëra. 

b. Arsimi i kornizuar 
Një popull për të qenë i shëndoshë, pikë së pari duhet të tentojë të ngrihet sa më tepër në arsim. Rëndësinë më të madhe duhet t’ia kushtojë arsimit. Në asnjë mënyrë nuk duhet të përjashtojë asnjë dituri. Çdo pengesë e diturisë sjell pakënaqësi në opinion. Sado e vogël të jetë ajo pengesë, në një të ardhme bëhet shkaktare e rebelimeve dhe dëmtimit të shoqërisë. 

Meqë kumtesa jonë ka elementë të fesë, shfrytëzoj rastin të them se shkollat tona duhet të kenë lëndën e fesë. Feja si një element i domosdoshëm i njeriut nuk duhet përbuzur. Ateistët nuk duhet të pengojnë ndjenjat e teistëve nga populli i vet. Feja duhet të jetë e lirë për secilin që kon-sideron se duhet të besojë. Detyra jonë është që nxënësve t’u mundësojmë lëndën e fesë për ata që duan të mëso-jnë fenë. Arsyetimi i shumicës së “intelektualëve” shqiptarë se ne nuk na nevojitet arsimi fetar, është banal dhe tendencioz. Këta pseudointelektualë e pseudopolitikanë mundohen më kot ta pengojnë arsimin fetar nëpër shkolla. 

Arsimimi është i shenjtë, fjala mëso dhe studjo ishte zbritja e parë hyjnore në tokë. Ai nuk e kufizoi se çfarë duhet ose nuk duhet mësuar. Kurse ne vëmë gishtin mbi këtë shen-jtëri dhe marrim guxim t’i ndalojmë dikujt mësimin që ai dëshiron. Nuk dyshoj se edhe kjo do të rregullohet një ditë, por fati ynë është i tillë që ne duhet të merremi me vet-veten dhe nuk kemi kohë të merremi me të huajt. Kjo humbje kohe po na hakmerret përgjatë historisë. Kur ne duhet të dalim me propozimet tona para ndërkom-bëtarëve, jemi joefikasë, sepse na mungon unisoni. 
Ne jo vetëm që kundërshtojmë parimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, por ajo që është edhe më e keqe ne kundërshtojmë parimet hyjnore. Sa i përket parimeve të OKB-së, do të ishte me vlerë që këtu të sjell një nga parimet e përgjithshme të saj mbi arsimin fetar. 

Parimet e përgjithshme të OKB-së 
Liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fesë shpallen dhe njihen nga të gjitha organet e OKB-së, si të drejta absolute sipas Nenit 18 të Paktit Ndërkombëtar në lidhje me të dre-jtat civile dhe politike. 
“Çdo njeri ka të drejtën e lirisë së mendimit të ndërgjegjes dhe të fesë. Kjo e drejtë përfshin lirinë për të pasur ose për të adaptuar një fe ose një besim prej tij, si dhe lirinë për të manifestuar fenë ose besimin e vet, individualisht ose bashkë me të tjerët, si në publik dhe privatisht, nëpërmjet kultit dhe kryerjes së riteve, praktikave dhe arsimit”. 
Asnjë nuk duhet t’i nënshtrohet ndonjë shtrëngimi që mund të prekë lirinë e tij për të pasur ose për të adaptuar një fe ose besim të zgjedhur prej tij. 
Liria për të manifestuar fenë ose besimin e vet mund të bëhet objekt vetëm i kufizimeve të parashikuara nga ligji dhe që janë të domosdoshme për mbrojtjen e sigurisë, rendit e të shëndetit publik ose të moralit apo lirive dhe të drejtave themelore të të tjerëve. 
Shtetet palë të këtij pakti zotohen të respektojnë lirinë e prindërve dhe, kur është rasti, të kujdestarëve të ligjshëm për të siguruar edukimin fetar dhe moral të fëmijëve të tyre, në përputhje me bindjet e tyre.13 
13 Dr. Gjergj Sinani, Liria e ndërgjegjes, e mendimit dhe e fesë, Tiranë 1998 . 

c. Lejimi i shpërnguljeve 
Strategjia jonë duhet të sendërtohet mbi filozofinë e pengimit të shpërnguljes së popullit. Atij duhet t’i krijohen kushte të mira politike, ekonomike, arsimore, kulturore, fetare, etj. Të motivo-het për të qëndruar në vendin ku ka lindur. Ai, aty i ka kujtimet e tij më të thella, ka identitetin dhe krenarinë e vet. Çdo politikë tjetër, qoftë ajo edhe e përkohshme, konsiderohet politikë e gabuar. Shtresa udhëheqëse duhet të paraqesë platformën e vet për të treguar se si e sheh ardhmërinë e popullit. Mendoj se është manipuluar mjaft në emër të patri-otizmit me këtë popull të urtë. 
I këtij mendimi është edhe z. Nexhmedin Spahiu, i cili thotë: “Këtë vit po kremtohet 200 vjetori i Revolucionit Francez dhe gati kudo në Evropë po radikalizohet çështja e të drejtave dhe lirive të njeriut. Në vendet më të qytetëruara të Bllokut të Lindjes, kanë filluar lëvizjet që po synojnë riafirmimin e këtyre vlerave. Siç duket, vetëm ne në Kosovë po vendnumrojmë... Në fakt, këtu po ndërrohen vetëm njerëzit, por jo edhe me-todat e punës...”14 
14 Nexhmedin Spahiu, Ekuilibret shqiptare, Shtëpia botuese “Marin Bar-leti”, Tiranë, f. 3. 

Se sa jemi dëmtuar nga shpërnguljet, flasin shifrat e së kaluarës. 
Tani, përpos shpërnguljeve që theksuam më lart, të shkak-tuara nga politika e Gjergj Kastriotit, të shohim edhe disa të tjera të cilat ishin rezultat i luftërave ballkanike të shek XX. 
Sipas regjistrimit osman të vitit 1908, në Kosovë kishte 506.862 banorë, prej të cilëve shqiptarët përbënin 81,7%. Regjistrimi i vitit 1921 në Kosovë vlerësoi një numër tërësor popullsie prej 439.010 banorësh, prej të cilëve shqiptarë ishin 280440 veta. Po të krahasohet me vitin 1908, del se popullsia tërësore e Kosovës ishte pakësuar me 67.952 banorë, ndërsa numri i shqiptarëve ishte pakësuar me 133,530 veta, duke u shtuar popullsia jo shqiptare në 65.578... Në vitin 1931, po sipas regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë, numri i banorëve në Kosovë arriti në 552.054 banorë, prej të cilëve 347.213 ishin shqiptarë (ose 62.8% e gjithë popullsisë së Kosovës). Ky ndryshim i theksuar shpje-gohet me shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre dhe kolonizimin me kolonë serbë...15 
15 Kosova në vështrim enciklopedik, botim i Toena 1999, Tiranë, f. 47.

Përmbyllje 
Për këtë arsye kjo, jo gjithëherë dhe gjithkund kuptohet njëlloj. Njeriu me bazë materialiste problemet i sheh nga ky kënd, kurse njeriu idealist i sheh ndryshe nga materialisti dhe së fundi, njeriu me bazë fetare problemet i sheh ndry-she nga materialisti dhe idealisti. 
Në sajë të këtyre perceptimeve, bota fatkeqësisht është ndarë në shumë boshte, në atë racor, gjeografik, politik, ekonomik, fetar etj... Këto ndarje bëhen shkak që njeriu, gjegjësisht populli, ose më saktë popujt, më të vegjël të jenë labilë dhe shpesh të humbur. 
Shpeshherë u mundësohet të (mos)pendohen, por këta i gjen të vonuar sa herë kur ndodhin ndyshimet e mëdha botërore. Kështu, i gëzohen shpëtimit ose triumfit momen-tal, por në realitet janë humbës. Kjo vjen si rezultat i paqëndrueshmërisë së identitetit të tyre. 

Mesazhi 
Pas gjithë kësaj që theksuam më lart, mendoj se njeriu du-het të ketë për bazë fenë dhe kombin e tij. Feja garanton rrugëtimin e drejtë dhe harmoninë e jetës materiale dhe shpirtërore. Kurse kombi stabilizon qëndrimin gjithëpopul-lor, neutralizon grindjet eventuale brenda shoqërisë me ideale të ndryshme. 
Uroj që kjo tryezë të hapë dyert e bashkëpunimit të mëte-jshëm, të bashkëpunojë në përmasa më të gjera derisa shtresa intelektuale ta kuptojë realitetin e popullit dhe ta dre-jtojë atë drejt një të ardhmeje të begatë. 
Synimi ynë është të ngacmojmë elitën tonë të merret se-riozisht rreth programit që do të shërbente për të mirën e përgjithshme e jo për interesa individësh. T’i ofrojë popullit programin me themele të shëndosha derisa ai të identi-fikojë veten. Ta njohin botën me karakteristikat tona të veçanta, kurse ne me vizionet e popullit, afatshkurtra e afatgjata. Ato vizione të dalin sheshazi dhe të kërkohet pëlqimi i tyre. Të vëmë disa baza mbi të cilat do të notojë edhe ky popull në hapësirën e gjithësisë së bashku me të tjerët në këtë glob. 

Qemajl Morina
Identiteti fetar i shqiptarëve 

“Askush s’mund ta kuptojë njerëzimin pa kuptuar së pari fenë e tij, sepse feja përfshin jetën e njeriut prej kohës më të lashtë”. 
(Ninuan Suart) 
Feja ka qenë dhe mbetet një temë madhore për mendi-min njerëzor. Ndjenja fetare është instinkt i natyrshëm i njeriut dhe ai u shfaq që nga kohët më të lashta. Ernest Renana në librin e tij “Historia e feve”, thotë: “Mund të ndodhë të pakësohet çdo gjë që ne dëshirojmë, të dobësohet mendja, të stagnojë shkenca dhe të men-duarit, të zvogëlohet entuziazmi i njeriut për përdorimin e lirive të njeriut. Mirëpo është e pamundur të përfytyrojmë mënjanimin e fesë në shoqëri apo pezullimin e dukurisë së bindjes fetare. Këtë më së miri e vërtetoi dështimi i materi-alizmit që nuk pati sukses të bindë shoqërinë me teoritë dhe konceptet e tij, sepse njeriu me instinktin e tij të natyr-shëm orvatet të ngrihet mbi botën e materies, të plotësojë nevojat e tij shpirtërore dhe intuitive. Besimi i sjell njeriut qetësinë, i zvogëlon streset, tenton ta pajtojë me realitetin, sado i hidhur qoftë ai, i ushqen shpresën për diçka më të mirë, e largon nga hakmarrja, i forcon mbi të gjitha ndjen-jën e drejtësisë, duke goditur egoizmin, burimin e të gjitha të këqijave sociale”. 

Hulumtimet dhe studimet e fesë tek ne janë ende në shkallën fillestare. Aty-këtu kemi ndonjë vlerësim më tepër në nivel intuitiv, sipas njohurive të pakta dhe sipër-faqësore, shpeshherë edhe të ngarkuara me përcaktime e vlerësime ideologjike, politike e fetare, pa ndonjë shqyrtim ndërdisiplinor dhe shkencor.1
1 Don Lush Gjergji, Drita, nr. 6/91, f. 8.
Kjo edhe sot e vështirëson vlerësimin fetar të popullit shqiptar, në këtë gjendje të ndërlikuar politike, ekonomike, sociale, kulturore e fetare. Vlen të theksohet se ndër shqiptarët deri më tash bartëset e vetme të jetës fetare janë bashkësitë fetare, qofshin ato islame apo të krishtera. Institucionet e tjera kombëtare deri tani nuk kanë treguar ndonjë interesim të veçantë ndaj fesë dhe avancimit të saj. Për këtë arsye, vetiu shtrohet pyetja: Çfarë roli a rëndësie ka pasur dhe duhet të ketë feja te populli shqiptar? Kjo do shikuar nga shumë këndvështrime, në radhë të parë nga ai historik, sociologjik, psikologjik, kulturor dhe moral. “Askush s’mund ta kuptojë njerëzimin pa kuptuar së pari fenë e tij…, sepse feja përfshin jetën e njeriut prej kohës më të lashtë”.2 
2 Ninuan Suart, Religije svijeta, enciklopedijski prirucnik, f. 15.

Roli i fesë ndër shqiptarët 
Nëse i hedhim një vështrim rolit të fesë ndër shqiptarët, do të shohim se feja ka luajtur rol pozitiv gjatë historisë. Për këtë, meritë të veçantë kanë prijësit e fesë, të cilët ishin në nivel të misionit të tyre dhe nuk lejuan keqinterpretimin e parimeve fetare. Bashkekzistenca par exellence trikonfe-sionale ndër shqiptarët, e verifikuar ndër shekuj, me një ekumenizëm dhe dialog shembullor, është shtyllë e qytetërimit shqiptar. Multikonfesionaliteti është një proces i përfunduar historik, prandaj shqiptarët evropianë nuk kanë drojë se mund të ballafaqohen me “thyerje” të reja dhe “konvertime” fetare. Fundja, për shqiptarët trikonfe-sionaliteti paraqet një begati të trashëgimisë shpirtërore dhe mendore. Nuk mund të mohohet roli i kulturës kristi-ane në krijimin dhe ruajtjen e individualitetit shqiptar të kul-turës dhe gjuhës, siç nuk mund të mohohet roli i kulturës islame në ruajtjen e qenies kolektive shqiptare.3

3 Shih: Zëri (revistë javore), nr. 1564, 9 dhjetor 1995, f. 4, Prishtinë.

Prandaj, përkatësia fetare tradicionale ndër shqiptarët duhet kon-sideruar si vlerë qytetëruese, kulturore, por edhe kom-bëtare, e cila duhet kultivuar e avancuar në të gjitha sht-resat e popullatës dhe për këtë kontributin e tyre duhet ta japin të gjitha institucionet tona kombëtare. 

Nuk ka dyshim se sundimi gjysmëshekullor komunist te shqiptarët dëmtoi në një masë të madhe çështjen fetare, sidomos në Shqipëri. Për këtë shkak, me fillimin e procesit të demokratizimit të saj, aty nxituan misionarë nga të gjitha anët e botës, sepse mendonin se Shqipëria ishte ter-ren i përshtatshëm për përhapjen e propagandës fetare, sepse aty shqiptarët e në mënyrë të veçantë rinia, kishin humbur identitetin fetar gjatë periudhës së diktaturës së regjimit komunist, i cili bënte shpëlarjen e trurit nga be-simet fetare, duke edukuar popullin në frymën ateiste. 

Feja është trajtuar si formë e vetëdijes konservatore e reaksionare, si “opium për popullin” dhe si e tillë, është luftuar në mënyra të ndryshme, duke varfëruar shpirtësinë e njeriut. Për fat të keq, kjo frymë ateizmi ishte përhapur edhe në Kosovë, në mënyrë të veçantë, mes inteleg-jencës. Në këtë mënyrë, ateizmi iu hakmor popullit shqip-tar dhe po i hakmerret edhe sot e kësaj dite. Ende janë të freskëta pamjet e vërshimit të ambasadave të huaja në Tiranë, si dhe fluksi i madh i refugjatëve shqiptarë, dëshira e vetme e të cilëve ishte të largoheshin nga Shqipëria dhe të merrnin botën në sy. 

Cili është identiteti fetar i shqiptarëve? 
Shqiptarët gjatë historisë së tyre të gjatë nuk kanë treguar ndonjë lloj fanatizmi të tepruar për përkatësitë e tyre fe-tare. Ata tradicionalisht ishin tolerantë në aspektin fetar. Këtë e kanë vërtetuar edhe shumë autorë të huaj, të cilët janë marrë me çështjen shqiptare. Ky realitet vihet në pah edhe në kohët e sotme. Në një raport të Grupit Ndërkombëtar të Krizës, me titull “Feja në Kosovë”4 të 31 janarit 2001, rreth rolit të fesë në konfliktin në Kosovë, përveç të tjerash, thuhet: “Shqiptarët e Kosovës nuk e identifikojnë identitetin e tyre fetar nëpërmjet përkatësisë fetare, por atë e bëjnë nëpërmjet gjuhës dhe kanë një qasje rela-tivisht qetësuese kundruall formave dhe veprimeve të fesë islame. As prijësit e fesë islame dhe as feja islame nuk kanë luajtur ndonjë rol vendimtar gjatë tetë vjetëve të fushatës së rezistencës paqësore, gjatë okupimit të regjimit serb apo rezistencës së armatosur të viteve 1998-99. Islami politik apo fundamentalizmi social, terma këto që për-menden me respekt në Lindjen e Mesme, kanë një ndikim shumë të vogël në Kosovë”. 

Në anën tjetër, imazhi i serbëve të Kosovës paraqitet nëpërmjet panoramave të manastireve dhe kishave orto-dokse serbe. 
Një pjesë e intelegjencës shqiptare, duke u mbështetur në paragjykimet që Perëndimi kishte në të kaluarën ndaj Islamit, disi hezitojnë të shprehin identitetin e tyre fetar is-lam. Sa për ilustrim, presidenti i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili përfaqëson unitetin e një populli me mbi 95% muslimanë, deklaron se ai simbolikisht është musliman dhe sillet vazhdimisht brenda një “universi simbolik” kristian. Në këtë aspekt, duhet kuptuar edhe formimi i Partisë Demok-ristiane, të vetmes parti me konotacion fetar, edhe pse shumica e anëtarësisë së saj janë të besimit islam.
4 Religion in Kosova, International Crisis Group, 31 January 2001. 
 
Në këtë vazhdë, duhen kuptuar edhe paraqitjet e liderëve parti-akë, si dhe të disa intelektualëve në faqet e shtypit tonë me deklarime, si: “Do t’i jap Tiranës shkëlqim perëndimor”, (Besnik Mustafaj, me rastin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, “Bota sot”, 28/8/2000); Sami Repishti: “Krishtërimi, pararojë e hyrjes së shqiptarëve në Evropë”. (Drita, nr. 2-3, 149-150, viti XXIII); “Me PSHD-në në Evropë”, me rastin e zgjedhjeve lokale të PSHD-së në Kosovë; “Vetëm Perëndimi mund t’i nxjerrë në dritë vlerat tona kombëtare”, dr. Engjëll Sedaj, (“Opinioni i tretë”, nr. 4, 29/9/2000); “Selia e Shenjtë shqip-tarët i konsideron perëndimorë” (Opinioni i tretë, nr. 3, 22/9/2000); “Nga të gjitha gjërat që ka krijuar Zoti, më e madhja ishte Nënë Tereza”, (Bota sot, 27/8/2000); “Krishtërimi, identitet shqiptar”, (Rilindja, 4 janar 2001); “Në Prishtinë të ngrihet katedralja e identitetit tonë”, (Rilindja, 24 mars 2001); “Ku është kisha jonë?”, (Ali Podrimja, “Ga-zeta e Re”, 28 janar 2001); “Shqiptarët janë popull perëndimor”, (Qerim Ujkani – “Interesi nacional”, nr. 8, 12 nëntor 2001), etj. 

Në anën tjetër, kur në shtypin tonë shkruhet për Islamin, fesë së cilës i përkasin shumica dërrmuese e shqiptarëve, ku nuk vërehen kurrfarë shenjash të ndonjë ekstremizmi, hasim në titujt si vijon: “Islami kulturë a rrezik?” (Java, nr. 36, 13 fruer 2003); “Tradhtitë ndaj shtetit shqiptar”, (dr. Kajmak H. Deda, “Opinioni i tretë”, nr. 16, 3 tetor 2001), “Rreziku i afërm i shqiptarëve muhamedanë”, (“Fjala e lirë”, janar 1996); “Fundamentalizmi islamik në Ballkan”, (Stefan Shfarc, “Kombi”, 20 tetor 2000); “Kërcënimi islam për Shqipërinë”; “Bijtë e rinj të Allahut”; “Bij të ndarë të Alla-hut”, (Revista “Klan”, Tiranë); “Konaqet e Bin Ladenit” (“Bota sot”) etj. 

Nga këta pak shembuj që përmenda, mund të sjellim për-fundimin se në momentin aktual, fetë tona nuk kanë një trajtim të barabartë, si rezultat i faktorëve të jashtëm. Jemi dëshmitarë se shprehja publike e identitetit fetar të njerëzve publikë, qoftë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi apo në diasporë, vlen vetëm për ata të për-katësisë së krishterë e jo edhe për ata të përkatësisë islame. Sa për ilustrim mund të marrim kryeministrin e Shqipërisë, Fatos Nano. Atë asgjë nuk e pengon që ta bëjë martesën në kishë para kryepeshkopit të Kishës Ort-odokse, Janullatos. Ndërsa deri më sot nuk dimë se ndonjë nga figurat publike me përkatësi islame të ketë marrë pjesë së paku në një ceremoni fetare islame. Në Kosovë disa nga figurat publike praktikojnë pjesëmarrjen në me-sha me rastin e festave të Kishës katolike, por jo edhe në xhami me rastin e faljes së namazit të Bajramit. 

Në anën tjetër, nëse dikush nga intelektualët tanë merr pjesë në ndonjë ceremoni fetare islame, gjë që është e drejtë e çdonjërit, për fat të keq, ai bëhet objekt talljeje nga ana e shtypit tonë. Ky akt tregon nivelin e ulët të kul-turës së një pjese të inteligjencies sonë. Sa për ilustrim, po përmend vetëm dy shkrime: “Lulet e verdha të Xhenetit”, (Bujku, tetor 1995), ku kritikohen disa poetë për pjesëmarr-je në një iftar, si dhe shkrimi i Mehmet Krajës “Miqtë e mi pelegrinë”, (“Koha ditore”, 23 shkurt 2002). 

Këtu vlen të përmendim se Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan i kishte bërë vërejtje senatores së Nju Jorkut, Hil-lay Klinton, lidhur me komentet e saj ku kishte përmendur mbrojtjen amerikane të “muslimanëve të Kosovës”, si fakt se SHBA nuk është në luftë me Botën Islame. Këshilli Kom-bëtar Shqiptaro-Amerikan zonjës Klinton i kishte shkruar: “Në Kosovë dhe më gjerë ka shqiptarë që janë katolikë, ortodoksë, hebrej dhe muslimanë. Prandaj, shqiptarët nuk e identifikojnë veten nga ndonjë religjion, por sipas et-nitetit të tyre”. 

Në vend të përmbylljes 
Nga e gjithë kjo që u tha mund të nxjerr këto konkluzione: 
E para: Inferioriteti i të qenit musliman është një psikozë me synime të dëmshme, si në aspektin fetar, ashtu edhe në atë kombëtar. Prandaj është koha e fundit që inteligjenca jonë të lirohet nga ky kompleks që i është imponuar për shkak të mosnjohjes së mjaftueshme me vlerat e larta që predikon Islami. 

E dyta: Tek shumica e intelektualëve tanë, Islamizmi identi-fikohet si fe e Lindjes. Ata harrojnë se edhe Krishtërimi e ka burimin në Lindje. Të dyja fetë, në mënyrën e tyre, shpre-hin të njëjtën gjë: të mos i gjunjëzohemi askujt përveçse Zotit; njeriu të dojë njeriun, të ndryshojë egoizmin vetjak, të mos cenojë lumturinë e të tjerëve dhe t’i japë paqe e be-gati njerëzimit. 
E treta: Ne muslimanët shqiptarë duhet të jemi krenarë për përkatësinë tonë fetare. Nga radhët e hoxhallarëve tanë kanë dalë jo pak patriotë për fatet e kombit, midis të cilëve mjafton të përmendim muderriz Ymer efendi Priz-renin, kryetar i Lidhjes së Prizrenit dhe Haxhi Vehbi Dibrën, i cili më 1912 u zgjodh kryetar i Pleqërisë, organ konsultativ në ndihmë të Qeverisë së Vlorës, me të drejtë të zëvendë-sonte kryeministrin Ismail Qemali kur mungonte. 

E katërta: Ne shqiptarët duhet të kuptojmë se ushtrojmë besimin islam në Evropë, të rrethuar nga shtete kristiane, gjë që na detyron të jemi përfaqësues të denjë të besimit islam. 
E pesta: Publiku evropian dhe ai perëndimor e kupton sot fenë në mënyrë demokratike, prandaj, nëse edhe ne e kuptojmë fenë dhe rolin e saj në shoqëri në mënyrë të qytetëruar, nuk duhet të krijojmë inferioritet ndaj Evropës për cilëndo fe tonën. 
Nga gjithë sa u tha, besoj se intelektualët tanë, në të ardhmen, çështjes së identitetit fetar dhe atij islam në veçanti, do t’i qasen me një maturi dhe në mënyrë më shkencore. 

Nexhat Ibrahimi
Pengesat dhe perspektiva e dialogut ndërmjet Islamit dhe Kristianizmit
(Drejt kapërcimit të paneklezianizmit /evrocentrizmit) 
Kur’ani mëson se Islami nuk është fe që është paraqitur me Muhammedin a.s., sikur as All-llahu nuk është Zot i veçantë vetëm për muslimanët. Po ashtu, as Muham-medi a.s. nuk ka pohuar për veten se është i pari prej të dërguarve të Zotit, por ka pohuar se Islami dhe kristianizmi mbajnë prejardhje nga gurra e përbashkët shpirtërore,1

të njohura gjatë shekujve në traditën primordiale ibra-himiane, të cilat ndërsjellësisht takohen dhe gërshetohen gjithnjë në pikëpamje fetare, kulturore, qytetëruese, politike, ekonomike dhe gjeografike. Mirëpo për shkak të ekskluzivizmit doktrinar dhe historik, të cilin kristianizmi në format tashmë të njohura religjioze i konfirmon pa kushte, i çon përpara dhe i mban për veten, ndërsa i konteston për religjionet jashtëkristiane, takimi dhe bashkëjetesa e Islamit dhe kristianizmit gjatë historisë më tepër ka kaluar në shenjë kontestimesh, armiqësish dhe konfliktesh herë-herë të hapur e herë-herë të kamufluar.2 

Inkuizicioni, kryqëzatat, kolonializmi, neokolonializmi, luftërat lokale dhe anatemat e vazhdueshme në të gjitha fushat që kristianizmi ka zhvilluar dhe plasuar kundër botës islame, janë vetëm pikat më eklatante nyjore të asaj 
Pengesat dhe perspektiva e dialogut ndërmjet Islamit dhe Kristianizmit 
ngarkese negative me të cilën bota kristiane ka rrezatuar kundrejt botës islame. 
Në distancën kohore prej shekullit XII-XV, është krijuar tërë një literaturë, esencën e së cilës e përbëjnë sulmet e pa-ramenduara dhe propagandistike në personalitetin e Pe-jgamberit, Muhammedit a.s. dhe në autenticitetin e librit të shenjtë të muslimanëve, Kur’anit. Një pjesë e kon-siderueshme e një literature të tillë është shkruar me gjuhë aq jodinjitoze dhe me stil aq çoroditës, sa çdo pasardhës të ndershëm të kësaj kohe, të cilësdo kulturë, të cilitdo re-ligjion dhe të cilitdo civilizim qoftë, do ta kaplojë ndjenja e turpit dhe e shqetësimit.3 

Pasoi periudha e Renesansës (shekujt XV-XVI).4 Fryma e kësaj periudhe, sikur edhe faza e parë, karakterizohet me armiqësi të shfrenuar të botës kristiane kundër botës islame. Personifikimi eklatant i gjallë i kësaj armiqësie është kardinali Nikolla nga Cuse (1401-1464) dhe vepra e tij De pace fidei, Guillaume Postel dhe vepra e tij De orbis terrae concordia (1543) dhe Jean Bodin5 në Evropë dhe Marin Barleti,6 Pjetër Bogdani7 e të tjerë ndër shqiptarët. 

Me qëllim kundërshtimin sa më të themeltë të ekzistencës islame, të botës muslimane, në këtë kohë është bërë edhe përkthimi i Kur’anit në gjuhën latine nga Ludovic Maracci me titull Refutatio Alcorani, më 1698.8 
Me kalimin e Renesansës, erdhi periudha e Iluminizmit (shekujt XVIII–XIX).9 Literatura në këtë periudhë është diç më e butë, më pajtuese ndaj islamit dhe muslimanëve. Dëshmitar për këtë është vepra e grofit francez Boulain-villiers me titull Vie de Mahomet (1730), ku Muhammedin a.s. e paraqet në figurën e mendimtarit të lirë, të krijuesit të një religjioni natyror dhe intelektual. Në këtë kohë, edhe francezi Du Ryer në vitin 1647 publikon përkthimin e parë në frëngjisht të Kur’anit, kurse autori Sale në veprën e tij Preliminary Discourse në vitin 1734 ofron ekspozenë e parë objektive mbi Islamin.10 

Në shekullin XIX Napoleoni, komandant i njohur ushtarak francez dhe pasardhës i filozofisë së Iluminizmit, pati shprehur simpati të theksuar ndaj Islamit në letrat e tij dër-guar Kleberit, duke e quajtur Pejgamberin a.s. “…profeti ynë Mahometi”.11 Mirëpo, tërë kjo nuk e pengoi Kishën ka-tolike të asaj kohe që me kolonializmin, i cili ishte në rritje e sipër, të bëhej bashkëpjesëtare në agresionin dhe gjeno-cidin, etnocidin dhe kulturocidin mbi botën islame.12 

Shekulli XX do të prodhojë shumë shkencëtarë, historianë dhe orientalistë të cilët, pak a shumë objektivisht, do t’i 
qasen hulumtimit të religjionit dhe shpirtërores islame. Mjafton të përmendim Buhlen, Blacherin, M. Wattin, M. Rodinsonin, Miguel Asin Palaciosin, Louis Massignonin, Henry Corbinin që, secili në mënyrën e vet, botën islame ia afroi Evropës në dritë krejtësisht të re.13 Mirëpo, kthesa kulminante në marrëdhëniet e islamit dhe kristianizmit do të ndodhë me mbajtjen e Koncilit të dytë të Vatikanit (1962-1964).14 Pas këtij koncili në Vatikan, Kisha katolike pushoi së shqiptuari anatema ndaj Islamit dhe muslimanëve dhe filloi të shkruajë në frymën e re koncil-iane: 
“Kisha i shikon me respekt edhe muslimanët, të cilët i luten Zotit një, të gjallit dhe subzistentit, të gjithëmëshirshmit dhe të gjithëmundshmit, krijuesit të Qiellit dhe të Tokës, i cili u ka folur njerëzve.”15 

Ata shpresojnë në frymën e re ekumenike: 
“Meqë gjatë shekujve ndërmjet kristianëve dhe musli-manëve erdhi deri (puna) te konfliktet dhe armiqësitë e shpeshta, Koncili i Shenjtë fton të gjithë që, duke harruar ç’ka qenë, sinqerisht të angazhohen rreth mirëkuptimit re-ciprok dhe që të mbrojnë dhe avansojnë bashkarisht të drejtën sociale, të mirat morale dhe liritë për të gjithë njerëzit.”16 

Ndërsa Kisha katolike deklarativisht dhe në segmente të caktuara, edhe praktikisht, tregon shenja pajtimi, por jo edhe pranimi e njohjeje, bashkësitë evangjeliste, të per-sonifikuara në teologët e tyre me ndikim – W. C. Smith, H. Kramer, Marius Baar e të tjerë, mbajnë qëndrime ek-streme, duke përjashtuar muslimanët si partnerë për bised-ime dhe duke i konsideruar si armiqtë më të rrezikshëm për Perëndimin.17 

Muslimanët, sigurisht, nuk do të mund t’i harrojnë të gjitha armiqësitë, dhunën dhe padrejtësitë që u janë bërë dhe që aktualisht po u bëhen nga ana e kristianëve, por do të bëhet provë t’u falet, si shenjë e vullnetit të mirë dhe e zo-timit fillestar për takime ekumenike të reja, më të frytshme, më efektive dhe më të barabarta me të gjithë popujt, kul-turat dhe traditat religjioze, veçanërisht me ato kristiane.18 Por takime frytdhënëse dhe efektive ekumenike nuk do të mund të ketë nëse nuk plotësohet kushti fundamental për takime të tilla, e ai është barabarësia e pashmangshme e përfaqësuesve të të dy traditave religjioze në takimin dhe kuvendimin e tyre ndërfetar.
 
Në rrafshin doktrinar, kjo barabarësi asnjëherë nuk mund të arrihet, sepse kristian-izmi nuk do të mund ta pranojë islamin si religjion të shpal-lur, Pejgamberin a.s. si një prej të dërguarve të Zotit
dhe dëbimi nga Evropa, siç ndodhi në të kaluarën, por edhe në luftërat e fundit të zhvilluara nga pasardhësit e civilizimit kristian ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve të besimit musliman, në frymën e idesë së apostull Palit mbi paneklezianizmin dhe pankristocentriz-min,duhet të përfundojnë. Nëse u hidhet një vështrim porosive të Koncilit II të Vatikanit dhe politikës aktuale ev-roamerikane, të cilët lavdërohen me liri e demokraci, do Kur’anin si Fjalën e shenjtë autentike dhe të frymëzuar prej Zotit, të zbritur nga qielli dhe që në këtë proces të anullojë raison d’etre (arsyeja e të qenit) vetjak.
 
Për këtë arsye, edhe dialogu mbi tridhjetëvjeçar ndërfetar ndërmjet kris-tianëve dhe muslimanëve në rrafshin e doktrinës fund-amentale religjioze është zhvilluar më kot. Përveç konfir-mimit më të thellë të dallimeve të pakapërcyeshme re-ciproke, pjesëmarrësit e takimeve dialoguese ndërfetare nuk kanë arritur asgjë më shumë.19 Dhe ndonëse për Islamin nuk është me rëndësi thelbësore njohja, pranimi dhe dëshmimi nga ana e kristianëve për Islamin si religjion burimor, i mirëfilltë dhe universal, megjithatë, thelbësore është që kristianët t’u pranojnë muslimanëve të drejtën e ekzistimit dhe shfrytëzimit të të mirave dhe vlerave në kupën qiellore dhe t’i trajtojnë si popull të Zotit,20 numri i të cilëve aktualisht e kalon shifrën mbi një miliard e gjysmë. Injorimi i muslimanëve, në kuptim të vargut të Palit në Le-tra Efesianëve 1,921 22 të shohim se deklaratat janë të paqëndrueshme, qesharake e madje edhe hipokrite.23 
 
Mirëpo, që të eliminohet qëndrimi i standardeve të dy-fishta në zbatimin e të drejtave njerëzore brenda civilizmit kristian dhe brenda civilizmit jokristian, është imediate që civilizimi jokristian në ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të tjerët, e veçanërisht me civilizimin islam, të heqë dorë përfundimisht nga dy ide që deri tash kanë ork-estruar krijimin e strategjisë globale në botë e kjo është ideja e paneklezianizmit,24 jashtë të cilit gjoja nuk ka shpëtim për shpirtin individual dhe komunitar, ide të cilën e inicion Shën Agustini në Civitae Dei dhe ideja e evro-centrizimit, të cilën e inicion shoqëria sekulare e Evropës, e cila pretendon të bëhet kriter i të gjitha gjërave dhe të gjitha vlerave në ‘shtëpi’ dhe në ‘botë’.
 
Kisha duhet ta udhëheqë vetë këtë betejë kundër dy ideve të sipërpër-mendura, sepse tërë fatkeqësia e tyre do të godasë në fund të fundit vetë Kishën. Nëse ideja e paneklezianizmit aplikohet me dhunë, ajo përfundon në kryqëzata dhe inkuizicion, kurse kjo do të thotë bumerang që kthen pro-jektilin e hedhur në start. E njëjtë është edhe me evrocen-trizmin, i cili në vend të procesit të akulturimit dhe inkul-turimit, ku do ta kishin vendin idetë e fokusuara të panek-lezianizmit dhe evrocentrizmit, ato imponohen me forcë ushtarake, ekonomike, politike dhe kulturore dhe gjithnjë përfundojnë me ‘fashizëm’, i cili pas dëmeve që shkakton, vdes në vetëvete, në gjakun e vet.
 
Civilizimi kristian duhet të ballafaqohet vetë me këto dy ide në evroperëndim, sepse duhet të ketë parasysh se pikërisht nga kjo frymë rezultoi fantazma dykrerëshe e modernizmit të paskrupullt dhe sekularizmit të pashpirt, të cilat në pangopësinë dhe nepsqarinë e tyre, së pari do t’i këpusnin kokën vetë Kishës, sepse në gjenet e tyre më shumë pulson fryma e Evropës pagane se sa fryma e gjakut të Krishtit.25 

Prognozat futuriste të Samuel P. Huntingtonit dhe të të tjerëve mbi konfliktet ndërmjet civilizimeve në shekullin XXI26 dhe konfliktet aktuale në botë me elemente luftërash ndërmjet civilizimeve (Indonezia – Timori, Sudani – jugu pagan dhe kristian, Rusia (dhe komploti botëror) – Çeçenia, Serbia (sllavët) – Bosnja, Serbia (sllavët) – Kos-ova, Evro-Amerika – Afganistani, Evro-Amerika – Iraku, etj.),27 janë elemente të mjaftueshme që: 

1) Kisha katolike të ofrojë, kurse Islami të pranojë dialogun konstruktiv e të mirëfilltë, të nxitur nga burimi i tyre i për-bashkët shpirtëror, të identifikuara në gjenin primordial semit apo në traditën e përbashkët primordiale ademite. Në të kundërtën, do të ketë afrime (aleanca) të civi-lizimeve të tjera dhe mundësi për konfrontime të tjera ndë-rmjet civilizimeve në shekullin aktual; 
2) Frymën luftarake që po sjell politika dhe ideologjia pa-gano-evropiane dhe evro-amerikane, me aleatët e vet: shkencën e pafe, teknikën e pashpirt dhe moralin indifer-ent e servil, po mbjell frikë nga shkatërrimi dhe zhdukja me përmasa të mëdha, ta zëvendësojë me dialog. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë nuk do të ketë kuptim cilit komb i përkasim, çfarë doktrine ndjekim, cilin civilizim përqafojmë; 
3) Të zhvillohet vetëdija nëpër vendet evropiane dhe në Amerikë mbi të drejtën në diversitetin nacional, fetar, kulturor etj. Përkatësisht, të zhvillohet vetëdija në kuptim të porosisë së Zhan-Pol Sartrit, i cili, lidhur me veprën e Franc Fanonit, shtron pyetje tejet interesante: 
“Përse ta lexojmë këtë libër kundër vetes?” 
për t’u përgjigjur: 
“… të na tregojnë se ç’kemi bërë prej tyre, për të kuptuar se ç’kemi bërë prej vetes… sepse, Evropës po i kërcëno-het rreziku i madh i shkatërrimit.” 
“Dhuna kolonialiste nuk ka për qëllim vetëm të mbajë në fre ata njerëz të robëruar, por ajo synon edhe t’i dehu-manizojë ata.” 
“Asgjë nuk do të kursehet për të zhdukur traditat e tyre, për të zëvendësuar gjuhët e tyre me tonat, për të shkatër-ruar kulturën e tyre pa ua dhënë tonën.”28 

“Meqë të tjerët bëhen njerëz kundër nesh, del se ne jemi armiq të gjinisë njerëzore. Vlerat tona të dashura i humbin krahët; po t’i shohim për së afërmi, nuk do të gjejmë asnjë që të mos jetë e zhytur në gjak.”29
Në të kundërt, mirëkuptimi dhe ekumenizmi do të jenë pa kuptim dhe pa synime të larta.30 
Thëniet e politikanit indian, Xhavahel La’al Nehru, se “qytetërimi islam është nëna e qytetërimeve të reja” dhe të shkrimtarit anglez George Bernard Show se “Islami është fe e ardhmërisë”31, janë manifestim i largimeve nga shtre-simet dhe komplekset e trashëguara të konservuara32 gjatë shekujve. 
 
1 Shih disa ajete Kur’anore për këtë qëllim: Ahkaf: 9; Hixhr: 10; Rrum: 47; Gafir: 78; Bekare: 136, 285; etj.
2 Filip Hiti, Istorija Arapa od najranijih vremena do danas, botimi III, Sa-rajevë, 1985.
3 Gjerësisht për burimet, shkaqet dhe pasojat e paragjykimeve të kris-tianizmit kundrejt islamit shih: Ismail Ibrahim Nawwab, Muslimani i Za-pad u povijesti, në: Enes Karic, Tumacenje Kur’ana i ideologije u XX stoljecu, Sarajevë, 2002, fq. 403-438; Nexhat Ibrahimi, Paragjykimet ndaj islamit gjatë shekujve, Prizren, 2000, fq. 3-120.  
4 Miroslav Pantic, Humanizam i renesansa, Cetinje, 1967, fq. 5-185. 
5 Resid Hafizovic, Muslimani u dijalogu s drugima i sa sobom - Svetop-ovijesne i hijeropovijesne paradigme, Sarajevë, 1423/2002, fq. 72. 
6 Historia e jetës dhe e vepravet të Skënderbeut, botimi II, Prishtinë, 1982, fq. 45-490. 
7 Çeta e Profetëve, I, Prishtinë, 1990. 
8 Qëllimi i përkthimit të Kur’anit nga L. Maracci ishte refuzimi i tij i Kur’anit, që tregon edhe vetë titulli në përkthim “Refutatio Alcorani”, 1698. Sipas: Maurice Bucaille, Biblija, Kur’an i nauka, botimi II, Sarajevë, 2001, fq. 405 … . 
Shih: Ekmeludin Ihsanoglu, Uvod u povijest prevodjenja znacenja Kur’ana, në: Enes Karic, Semantika Kur’ana, Sarajevë, 1998, fq. 587–590; Nexhat Ibrahimi, Dimensione kur’anore, Prizren, 2003/1424, fq. 97-100, në botim e sipër. 
9 Samuel Enoccch Stumpf, Filozofia: Historia & Problemet, Tiranë, fq. 184 
10 R. Hafizovic, Muslimani u dijalogu …, op. cit., fq. 73. 
11 Ibid. 
12 Hisham Xhait, Islam i Evropa, botimi II i plotësuar, Sarajevë, 1985.
13 Ahmed Smajloviq, Felsefet’ul-istishrak we etheruha fi ‘l-edeb’il-arabijj’il-measir, Kairo, 1980, fq. 780. 
Po ashtu: Grup autorësh, Svijet islama, Beograd, 1978; Sufizam, përga-titi I. Shop dhe D. Tanaskovic, Beograd, 1980; Eva de Vitrej Mejerovic, Antologija sufijskih tekstova, Zagreb, 1990; Rozhe Garodi, Islami dhe kultura, Sarajevë, 1990. 
14 R. Hafizovic, Muslimani u dijalogu …, op. cit., fq. 74. Krhs.: Maurice Bucaille, Biblija, nauka i Kur’an, botimi II i plotësuar, Sarajevë, 2001, fq. 17-28. 
15 Nostra aetate, Concile oecumenique Vatican II, p. 696, sipas: Resid Hafizovic, Muslimani u dijalogu …, op. cit., fq. 74. Shih: Dokumentet Konciliare –Lumen Gentium, Dei Verbum, Gaudium Et Spes, Ferizaj, 1992. 
16 Sipas: Resid Hafizovic, Muslimani u dijalogu …, op. cit., fq. 74-75. 
Në vitin 1970, Sekretariati i Vatikanit për jokristian, botoi dokumentin me titull “Orientimet për dialog ndërmjet kristianëve dhe musli-manëve”, botimi i tretë i të cilës u botua në vitin 1970, disa vite pas Koncilit II të Vatikanit, në të cilin kërkohen avansime në rrafshin e mirëkuptimit ndërfetar. Shih: Ancora, Romë, sipas: Maurice Bucaille, Biblija, Kur’an i Nauka, botimi II, Sarajevë, 2002, fq. 20-21. 
17 Dr. fra Luka Markovic, Uvod, në: Maurice Bucaille, Biblija, nauka i Kur’an, botimi II i plotësuar, Sarajevë, 2001, fq. 453-460. 

18 Disa takime të tilla janë bërë: Grup autorësh, Dijalog islamskih i ev-ropskih ucenjaka, Sarajevë, 1979 etj. 

19 Sipas: Resid Hafizovic, Muslimani u dijalogu …, op. cit., fq. 75; Krhs.: Dijalog islamskih i evropskih ucenjaka, Sarajevë, 1979. 
20 Ihsanoglu, Ekmeluddin, Zapad i Islam ka dijalogu, Sarajevë, 2001. 
21 Besëlidhja e Re, Përkthimi nga Don Simon Filipaj, Zagreb – Ferizaj, 1980. 
22 Për Kosovën shih: Grup autorësh, Barbaria serbe mbi monumentet islame në Kosovë, Prishtinë, 2000; Për Bosnjën shih: Muharem Omerdic, Prilog izucavanju genocida u Bosni i Hercegovini, Sarajevë, 2000.

25 Sipas: Resid Hafizovic, Muslimani u dijalogu …, op. cit., fq. 78-79. Krhs.: Tomazh Masnak, Zoti i blasfemuar dhe demokracia perëndi-more, Prizren, 2001. 
26 Haris Silajdzic, Albanski nacionalni pokret, Sarajevë, 1995, fq. 11-41. Ahmet Davutoglu, Vetëperceptimet e qytetërimeve, Prishtinë, 2002. 
27 F. William Engdahl, op. cit.; Nikola M. Nikolov, op. cit,; Muhamed Filipovic, Islam i teror, Sarajevë, 1423 h./2002.

28 Zhan-Pol Sartr, në parathënien librit: Franc Fanoni, Të mallkuarit e botës, Prishtinë, 1984, fq. 1, 12. 
Gjerësisht: S. H. Nasr, Srce islama, Sarajevë, 1423 h./2002. 
29 Ibid., fq. 23. Krahaso: Hisham Dzait, Evropa i Islam, botimi II i plotësuar, Sarajevë, 1985, fq. 39-40. 
30 Më 1999, në Wiesbaden të Gjermanisë, F. W. Engdahl, kandidaturën e George Bush i Ri për kryetar të SHBA-së (d.m.th. edhe fitoren e tij – vërejtja jonë) e sheh si gjendje se fryma e ‘Shekullit të luftës’ nuk ka përfunduar. F. William Engdahl, op. cit., fq. 366. Shih gjerësisht për shkaqet e konflikteve ndërmjet Perëndimit dhe Islamit: Muhamed Filipovic, op. cit. 

31 Razgovor sa M. H. Fazlullahom, Islam je vjera buducnosti, Nur – casopis za kulturu i islamske teme, nr. 12/1997. Beograd, fq. 32.
32 John L. Esposito, Islamska prijetnja – mit ili stvarnost?, Zenica, 2001.
33 Nikola M. Nikolov, op. cit., fq. 201.

Përfundim 
Perëndimi dhe Islami mund të bashkëjetojnë, sikur edhe Veriu i pasur dhe Jugu i varfër. Asnjë popull nuk paraqet ‘ujëdhesë’ të vetëmjaftueshme. Porosia e All-llahut të madhëruar: 
“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek All-llahu më i ndershëm ndër ju është ai që më tepër është i ruajtur…”. (Huxhurat, 13) 
kërkon angazhim dhe bashkërenditje për kristianët dhe muslimanët në shërbim të vullnetit të Zotit e kundër seku-larizmit, materializmit, padrejtësive shoqërore dhe politike, sëmundjeve fizike dhe morale, konflikteve të armatosura dhe globalizimit të komunikimit intelektual, kulturor dhe komercial. 
Shtojcë:

Shtetet më të mëdha botërore sollën këto luftra 

Nr.                    Shteti                          Numri i Luftërave                         Kohëzgjatja e të gjitha luftrave

1                    Anglia                             38 luftëra                                                 64 vjet
2                    Franca                            17                                                           58
3                    Rusia                              13                                                           28
4                    Italia                               9                                                            14                                               5                    Gjermania                        6                                                            10
6                    SHBA                              5                                                            11
7                    Japonia                           3                                                             6,33

Ervin Hatibi
Shpluhurosje e një miti

Shenja të revizionizmit historik në vështrimet shqiptare për periudhën osmane.
Përplasja midis Evropës së krishterë dhe Islamit osman, shpesh është përqasur me ballafaqimin e ditëve të sotme midis botës së lirë dhe Bashkimit Sovjetik. Krahasimi nuk është i pavend. …Por këtë përqasje nuk duhet ta tepro-jmë. Në këtë ballafaqim të hershëm, ekzaltimi dhe dog-matizmi ishte i të dy krahëve dhe toleranca më e madhe ishte në anën turke. Në shekujt XV dhe XVI, lëvizja e refugj-atëve - të cilët, sipas shprehjes brilante të Leninit “votonin me këmbët e tyre” - ishte nga Perëndimi në Lindje dhe jo si sot nga Lindja në Perëndim. Shpërngulja e çifutëve për në Turqi, përzënë nga Spanja në 1492, është e mirënjohur, por në asnjë mënyrë e vetmja.
 
Të tjera grupe refugjatësh, të krishterë disidentë të persekutuar nga kishat pre-dominuese të vendeve të tyre, ashtu si edhe çifutë, gjenin strehë në tokat osmane. Kur sundimit osman në Evropë i erdhi fundi, kombet e krishtera të cilat ata i kishin sunduar prej shekujsh ishin ende aty, me gjuhët e tyre, kulturat, fetë e tyre, po ashtu, në njëfarë mënyre, edhe me institucionet e tyre të paprekura dhe të gatshme të rimerrnin ekzis-tencë të pavarur kombëtare. E njëjta nuk mund të thuhet për ata muslimanë që mbetën pas sundimit turk në Ball-kan, apo pas sundimit maur në Spanjë.

“The Middle East”, Bernard Lewis
Një nga kontributet më të shëmtuara intelektuale të she-kullit të kaluar në Shqipëri, është padyshim edhe nxirosja e periudhës osmane të historisë së shqiptarëve, me ngjyrat e padiskutueshme të një barbarie. Duke ndjekur besnikërisht gjurmët zyrtare të akademizmit ideologjik, u formua në kul-turën popullore, me udhëheqjen e komisarëve të letërsisë dhe arteve, një ide fikse e cila kërkonte tek turku, turkosh-aku, anadollaku, kriminelin e zi epshor, injorant me shpatë në dorë.
 
Në përfytyrimtarinë popullore u koleksionua një pavijon grotesk demonografie, me një hierarki të së keqes që kulmohej me Sulltanin dhe vijonte me vezirë, sadrazemë, velinj, me shejhul islamë, dervishë, pashallarë e bejlerbejlerë - detyrimisht të gjithë turq, si edhe demonë më pak të rëndësishëm, se helbete shqiptarë, në forma të deformuara dhjamore bejlerësh e agallarësh e qehal-larësh, shërbëtorë të të huajit. Shtrirë që nëpër faqe të letërsisë, nga ajo e klasit të parë fare, në kinematografinë e neorealizmit socialist, e deri tek retushimet e folklorit, ilus-trimet e revistave të fatosave e pionierëve, nuk do fare mundim për t’u parë se kjo sagë orientaliste, ishte në fakt një projektim në kohën e (pa)kryer i luftës së klasave në variantin e saj agrar shqiptar, i cili e shihte inxhinierinë so-cial-politike të Luftës së Dytë si vendimtare për ndarjen simetrike e jashtëkohore të shapit nga sheqeri.
 
Kështu, në të njëjtin areal aleancash, vendin e pushtuesve italo-gjermanë do ta zënë turqit, në rolin e një lloji mbivlere im-perialiste, një lloji subvencioni nga jashtë, i cili u jep bal-listëve e pasunarëve të Luftës së Dytë, rrjedhimisht edhe paraardhësve të tyre kolaboracionistë -bejlerëve dhe klerit, kapitalin ushtarako-ekonomik për të sunduar mbi bu-jqit, çifçinjtë e rajanë. Deformimi fizik i bashkëpunëtorëve të turkut, mishëruar fonetikisht edhe në damkën e ënjtur raciste “anadollak”, si edhe në epitetin “gjakprishur” - një kompozitë e stilit arbëresho-naimian e cila lundroi me vite në gojët emfatike të patriotizmës kinematografike e letrare - tregojnë haptas frymëzimin shterp rilindas për kombin e zgjedhur pellazg, ilirian, arian, (frymëzim) i cili rrjedhimisht sheh në “tradhëtinë” ndaj kombit të shenjtë pasoja të një sëmundjeje hormonale, të një lloj degjenerimi gjenetik-klasor.
 
Sfondin mistik që justifikon këtë pro-cedim jorealist e joshkencor, e ofron ajo çka atëherë ce-kej vetëm shkarazi; fakti që bashkëpunëtorët bejlerë të turkut kishin tradhëtuar edhe fenë e vërtetë, mund t’i kishte bërë ata pre të zemërimit të një zoti të krishterë, i cili i kishte katandisur ashtu, në derexhenë stilizuese të realiz-mit socialist. Sot, e çliruar nga prangat marksiste e enver-iste, krijimtaria me temë “antiturke-në-fakt-antiislame” merr frymë lirshëm, lulëzon në kimikatet e skaduara të mashtrimit historik. Në suplementin e saj të ditës së diel, gazeta “55” para pak kohësh na ofron një tregim të pik-torit të mirënjohur M. Velo, të cilit, përveç publicistikës dhe tashmë tregimtarisë, nuk i ka mbetur veçse ta shprehë edhe në bojëra uji alergjinë e vet ndaj muslimanëve. Tregimi, në skenën e një burgu komunist, gati fokusohet në vuajtjet e një të dënuari musliman, i cili shprehet se po vuan në lëkurën e vet krimet që ka bërë gjyshi i tij, bash-këpunëtor i turkut, kundër komitëve bullgarë…
 
Më tej, per-sonazhi-rrëfimtar, të cilin në një përqindje mjaft të lartë na duhet ta barazojmë me autorin, shpreh habi sesi policët, ndonëse katolikë, janë kaq mizorë. Si vallë e pajtojnë dhunën që ushtrojnë, me besën e Krishtit, sepse sa për eprorët e tyre muslimanë… ata tek e fundit janë musli-manë, dhe kështu, sipas autorit, nuk mund të mos jenë tjetër veçse monstra. Pas animimit artistik të tezës së përhapur prej vitesh, sipas të cilës, regjimi komunist ka qenë një qeverisje prej “eprorësh-jo rastësisht- mu-slimanë”, provohet, pa ndonjë sukses, të jepet në formë aksiome se muslimanët janë një skotë barbare dhe e pamëshirshme, e cila jo vetëm kaq, por na paska infek-tuar edhe katolikët me mizorinë e vet. Autori harron se ndoshta e vetmja fjalë që kemi ne shqiptarët në gjuhën e përditshme për të shprehur keqardhje, mëshirë dhe kërkesë për përmbajtje para dhunës, është fjala “gjynah”, një fjalë arabe, e mbjellë këtu prej turkut.

Në kundërshtim me faktin historik për kahjen kronologjike të qytetërimit, për dimensionin nga ku lindën fetë, mitet e shkencat, u mëtua se Lindja, Islami, Azia, Anadolli, shkretëtira dhe esmerët ishin djepi i të keqes që na kishte kapluar neve… shqiptarëve (kupto: të bardhëve, perëndimorëve, të krishterëve, evropianëve). I gjithë ky shtrembërim i fakteve në kohë të diktaturës, mendoj se shërbente për të forcuar mitin për popullin e veçantë shqiptar, një popull liridashës i cili kishte zgjedhur të mos ishte kurrë pushtues, por, si i vogël, gjithnjë qëllonte të pushtohej, e kështu i shtypur prej shekujsh, kishte formuar një ndërgjegje “klasore” për të bërë revolucionin kundër atyre që kishte sipër - të huajt dhe të pasurit vendas.
 
Te-orikisht, dukej që shumica e shqiptarëve të ishin edhe të varfër (të mirë) edhe muslimanë (të këqinj, se me fenë e pushtuesit), e kështu me rregull treshi, Islami si fe dhe ideologji e armikut, duhet të ishte imponuar me dhunë e presion ekonomik. Dhe sipas rrjedhojës ideo-logjike, shqip-tarët, të përmbytur nga supershteti i urryer osman, thjesht kishin mbajtur frymën nën ujë për një gjysmë të mirë mi-jëvjeçari, në një lloj rezistence jobashkëpunuese, në një lloj agjërimi gandian antiimperialist.

Është gjithë kjo parapërgatitje masive, e cila justifikon frymën kundërislame në shoqëri. Sigurisht, një fe pushtue-sish, e imponuar me shpatë në dorë, nën presionin e bukës (taksa e xhizjes së famshme), nuk ka sesi përthyhet në ndërgjegje përveçse si një aksident kolosal e mbarëpopullor, një gabim për t’u korrigjuar një orë e më parë, tashmë në kushtet e lirisë. Ateizmi administrativ i En-ver Hoxhës, receptohet thjesht si një ngrirje, si një pezullim pesëdhjetëvjeçar i korrigjimit të gabimit.
Në kohët e hyrjes së Shqipërisë në Konferencën Islamike, hija e turkut si psikozë, arriti, në mënyrë krejt qesharake, të bënte të besueshme dhe të aktivizonte lloj-lloj frikërash e sajesash në sektorë të ndryshëm të shoqërisë.
 
Ndonëse në një regjim parlamentar demokratik, të varur gati totalisht nga ndihmat e huaja perëndimore dhe nga politikat e in-stitucioneve ndërkombëtare, ideja e ushqyer me vite për natyrën e dhunshme e imponuese të Islamit, ilustruar boll-shëm në turkun, ofroi rrënjët dhe bëri që të pranohej si e mundshme fantazia për ngritjen e ndonjë Stalingradi islamik mu në gji të Evropës. Ndërsa diskutoja për Islamin në vitin ’93 me një poet e intelektual të njohur, nuk ishte nevoja për asnjë referencë kuranore apo kulturore, sepse bashkëbiseduesi kishte zgjedhur të debatonte për vlefshmërinë e Islamit me shpifjen sipas së cilës arabët do të ndërtonin një xhami madhështore në Rubik dhe, pasi të privatizonin minierat, në një formë tepër origjinale të xhizjes, nuk do të pranonin në punë asnjë minator katolik pa hyrë më parë në xhami…
 
(Ndërkaq, në Arabinë Saudite e të tjera vende të Gjirit punojnë qindra e mijëra emigrantë të varfër të krishterë, e bile edhe hindusë, bud-istë e sikhë, pa qenë kusht, si në ndonjë vend evropian, që të ndryshojnë fenë.) Apo tipike është edhe zhurma me-diatike e atyre viteve se një milion ferexhe po prisnin gati në garderobat e fondamentalizmit për të mbuluar gratë dhe vajzat shqiptare.
Nuk është nevoja të përsërisim ato që janë evidentuar edhe në shkrime të mëparshme, duke ricituar emblema të tilla nëpër tituj gazetash të mëdha shqiptare: “Muslimanët shqiptarë, pasardhës të haremeve të sulltanit” apo “Kaq e aq fshatarë të aksh zone, braktisën fenë e pushtuesit e u kthyen në fenë e të parëve”.

Megjithatë, tanimë vëmë re, si në mjediset akademike, ashtu edhe në ato kulturore e mediatike, të fryjë një pu-hizë ndërgjegjësimi dhe serioziteti në rivlerësimin e historisë komplekse të epokës osmane, të marrëdhënieve të shqip-tarëve me shtetin osman. Në dritën e fakteve të bujshme historike lexuar në tekste autoritative dhe të realitetin e pakontestueshëm, që mund të vërehet “me sy të lirë” edhe nga joprofesionistët, ka shenja se kultura shqiptare po reagon dhe po pranon në strukturat e veta rileximet historike për periudhën osmane, një proces ky që do dëshiroja ta quanim revizionizëm.
 
Ndonëse termi është ca problematik, jo për origjinën e vet (post)marksiste, sesa për ngjyresën që ka marrë në lidhje me rivlerësimin e fashizmit në Itali, Japoni, Gjermani etj. apo me mohimin e Holo-kaustit nga qarqet negacioniste antisemite, ne po e për-dorim në përqasje me fenomenin e “historianëve të rinj” izraelitë, të cilët u emërtuan si “revizionistë”, pasi çmon-tuan mitet zyrtare përmbi “largimin vullnetar të palestinez-ëve nga trojet e veta”, duke argumentuar se eksodi i 1948-ës ishte një përzënie e dhunshme. Tendencën kul-turore që do të përpiqem ta ilustroj më poshtë, nuk mund ta emërtoj ndryshe veçse si “revizionizëm”, me dijen se termi ka një traditë përdorimi politik dhe shqetësues.
 
Sepse, dihet, shenjat e normalizimit dhe të seriozitetit shkencor mbi epokën në fjalë, ende shkaktojnë “skandal” në radhët e të painformuarve e sidomos në radhët e fa-natikëve apo fundamentalistëve antimuslimanë. Ata e kuptojnë se po u rrënove shpërdorimet historike mbi “për-bindëshin osman”, u gropose njëherësh edhe bazën më të fortë që kanë për të sulmuar identitetin islam në Shqip-ëri…
Për të vijuar, le të bëjmë një përmbledhje elokuente të asaj që është thënë gabim dhe të asaj si do rithënë e vërteta, duke shfrytëzuar citime nga “bibla” kontroversiale e revizionizmit historik shqiptar, analiza “Skicë e mendimit politik shqiptar” të H.Ferrajt, në të cilën, në fakt, spektri re-vizionues prek hapësira shumë më të gjera se vetëm periudha osmane.

Tezat e historiografisë zyrtare shqiptare sipas dr. Ferraj, këmbëngulin se “pushtimi osman i Shqipërisë ka frenuar zhvillimin e shqiptarëve në rrugën evro-perëndimore si rrugë më e përparuar; sistemi politiko-shoqëror; sistemi politiko-shoqëror aziatik osman ka qenë më i prapam-betur, ka qenë barbar në krahasim me ato evro-perëndi-more (në studimet e historiografisë zyrtare shqiptare termi “barbar”… përdoret vetëm për sundimtarët osmanë dhe sistemin e tyre politik, ekonomik e kulturor dhe jo për sun-dues të tjerë si p.sh. ata bizantinë, sllavë etj… - fusnotë e H.F.); osmanët kanë ushtruar presion për asimilimin etnik të shqiptarëve; argument i presionit asimilues është islamizimi i dhunshëm; argument i islamizimit të dhunshëm është taksa e veçantë për jomuslimanët, xhizja.” (fq. 50 botimi i 1998, “Koha”)

Në formë pak më të gjatë do të japim edhe përgjigjen e autorit ndaj tezave, që na duket se puthitet mirë me log-jikën e pastaj (meqë logjika nuk është aspak vendimtare në rikrijimin e tablove historike) do të japim më në fund edhe referenca në natyrë dokumentash e faktesh, me një pjesë të të cilave do të provojmë edhe dukuritë më të fundit “revizioniste” në kulturën tonë . Në faqen 58-59 të “Skicë…”, lexojmë: “Dobësia e hipotezës e cila e paraqet Perandorinë Osmane si “të egër”, “barbare”, me prirje të fortë asimiluese etj., qëndron në faktin se nuk mund të shpjegojë bindshëm se pse shqiptarët u integruan aq shumë në Perandorinë Osmane në qoftë se ajo u keqësoi gjendjen e përgjithshme të tyre? Pse te shqiptarët xhizja ishte presion i mjaftueshëm për ndërrimin e fesë, ndërsa tek popujt e tjerë jo?…
 
Pse nuk u ushtrua dhunë islami-zuese mbi popujt e tjerë por vetëm mbi shqiptarët? A kishte Perandoria osmane ndonjë arsye të posaçme për të ushtruar dhunë mbi shqiptarët ndryshe nga popujt e tjerë?… si e siguroi qetësinë dhe qëndrueshmërinë disashekullore dhe pothuaj sundimin e botës Perandoria Osmane? Si është e mundur që “vendi më i prapambetur i Evropës” është njëkohësisht fuqia më e madhe e botës? A është historike teza se qytetërimi evropian ka qenë qytet-ërimi më i përparuar në të gjithë kohërat, ndërsa Peran-doria Osmane ishte e prapambetur sepse ishte “aziatike”? Në qoftë se Perandoria Osmane ka qenë gjithnjë më e prapambetur se Evropa, atëherë ç’kuptim ka teza se nga fundi i shekullit XVIII e këtej, si rezultat i zhvillimit të revolucionit industrial në Evropën Perëndimore, Perandoria Osmane mbeti prapa saj? A është historike të shtrihet gjendja e saj e dy shekujve të fundit edhe në gjithë shekujt e mëparshëm të ekzistencës së saj? etj. etj”.

Më pas autori, pasi citon një numër personalitetesh, disa të njohur edhe për lexuesin shqiptar, si O. Baj, F. Engels (“pozita e e rajasë në sistemin osman ishte më e mirë se e bujkrobërve në vendet evropiane”), F.Noli (“Turqit erdhën në Evropë si çlirimtarë të bujkrobërve dhe të klasave të shtypura... Kjo shpjegon… sesi arritën të krijojnë një pera-ndori të madhe brenda një kohe aq të shkurtër.”), S.Rizaj (Perandoria Osmane kishte sistemin juridik më demokratik të kohës). Si për të dashur t’i japë fund në mënyrë të pakthyeshme debatit, Ferraj në fq. 61 thotë se shumica e historianëve profesionistë tashmë i përdorin pa referenca teza të tilla për karakterin liberal, joasimilues të politikave osmane.

Establishmenti kulturor nuk i pranon tezat e Ferrajt në përgjithësi dhe për ato të marrëdhënieve shqiptaro-osmane në veçanti, ka patur reagime të posaçme. Kurse orvatje të tjera revizioniste, si përmbledhja studimore “Rreth përhapjes së Islamit ndër shqiptarët” (Klub Drita Kul-turore, Shkodër 1997) me kontribute nga autoritete si Sherif Delvina, Ferid Duka etj., apo edhe punimet me të njëjtën kahje nga Nexhat Ibrahimi apo Ali M. Basha, janë rrethuar me mospërmendje gati të plotë dhe kanë marrë një status klandestiniteti. Prirjet e reja politike siç i lexojmë në ridimen-sionimin më të fundit të pozicionimeve shqiptare në korri-dorin amerikan Turqi-Greqi, janë një nga shtysat madhore që bënë kohët e fundit ridaljen e vrullshme në dritë të tezave rivlerësuese. Është edhe një shtysë tjetër, besoj, me karakter emocional: dëshmitë për pozitat dhe statusin tepër të lartë të shqiptarëve në perandorinë osmane, japin njëfarë komforti nostalgjik e ngushëllues përballë rrënimit që përfaqësojmë prej kaq shumë kohësh.

Për të nisur, si e do adeti, me një klasifikim piramidal, nga shembujt prej botës së institucioneve shtetërore të kulturës, për të zbritur më tej në ato joshtetërore, dokumentojmë fillimisht ngjyrat e zbutjes në parathënien shoqëruese që Dr. Shaban Sinani, drejtor i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, i bën librit “Katalogu i dorëshkrimeve osmane në arkivat e Shqipërisë”, botuar turqisht-anglisht-shqip në Ankara (Vini re!) Në deklarimin e tij profesional, sidomos në sensin politik të fjalës, kryearkivistit i rezulton se në bazë të provave të shkruara, të cilat i kanë patur në dorë edhe parardhësit e tij, do thënë se “…Porta e Lartë disa herë ka ndaluar me urdhra të drejtpërdrejtë cënimin e pronës së të krishterëve dhe të institucioneve të kultit.
 
Dëshmi të tilla janë prova që mund të ndikojnë për të relativizuar disa përfundime të cilat për hir të një tradicionalizmi, ende vlerësohen si jashtë diskutimit, në lidhje me procesin dhe format e ndikimit të perandorisë në strukturën demo-fetare të Rumelisë…” (Katalogu i dorëshkrimeve…, fq. XXIX, Ankara 2001.) (Gjithashtu, botuar edhe në “Njeriu”, përmbledhje e materialeve të sesionit shkencor të Tarikat-eve Islamike të Shqipërisë dhe Kosovës, Eurorilindja, maj 2002.) Autori, tepër i ndërgjegjshëm për rolin prej akullthy-esi, përdor shprehjen “mund të ndikojnë për të relativi-zuar” kur u referohet dëshmive arkivore, të cilat ndonëse me rolin e vet madhor në drejtshkrimin e historisë, ende janë të pafuqishme para “tradicionalizmit të padiskutue-shëm”, tabusë së moçme zyrtare. Se edhe sikur historianët e teksthartuesit tanë ta vënë dorën në zemër e të rithonë në kor të vërtetat e reja, tabu të tilla nuk rrënohen dot vetëm në korridore arkivash apo salla bibliotekash a kon-ferencash. Lufta me to bëhet nëpër sheshe ku njerëzia blen gazetën, nëpër kafenetë ku shqiptarët shpalosin ekzistencën, nëpër…

Në 28 prill të këtij viti, me titull “Një ferman për gruan e Sali pashës”, gazeta “Koha Jonë” boton nën tabelën “spe-ciale” një dosier për fermanet sulltanore të arkivave shqiptare. Janë 48 fermane të tillë. Ndër këta citojmë: ferman i sulltanit për kishën e Delvinës; ferman-vendim i Patriar-kanës për manastirin e Shën Mërisë që të mbesë i pavarur; ferman i sulltanit për të mos ndërhyrë në kishën e Kame-nës; ferman për mbrojtjen e pyjeve… (Krahaso fermanin e fundit ekologjik me shprehjen e njohur herbicide “Ku shkel turku nuk mbin bar”…)

Autori i artikullit që mban edhe titullin e dosierit, gazetari i njohur Fiqiri Sejdiaj, kur komenton fermane të tillë, si ai për ruajtjen pronave të kishës në Delvinë, për riparimin e pa-drejtësive në vjeljen e taksave ndaj të krishterëve të El-basanit apo për rindërtimin e kishës së Shën Harallambit në Sarandë, do të shkruajë: “Natyrisht, po të gjykohen në kohë, të tilla fermane kanë brenda edhe anën e tyre propagandistike, mirëpo gjithsesi, në fund të fundit ato tregojnë frymën tolerante ndaj etnive e religjioneve jo-myslimane. Porta e Lartë dhe Sulltani kanë qenë të kujdes-shëm ndaj nënshtetasve të saj, qofshin muslimanë, kato-likë, ortodoksë apo bektashinj. Ajo i ka trajtuar të gjithë, si qytetarë të barabartë, të paktën në dukje.
 
Ky ekuilibër ndaj religjioneve, popujve, kombësive dhe etnive të ndry-shme e mbajti në këmbë këtë perandori për 500 vjet. Kur ky ekuilibër u prish, atëherë u shemb edhe vetë peran-doria. Këta fermanë, të cilët s’janë të paktë, tregojnë qëndrimin e perandorisë ndaj fesë, faltoreve dhe gjaurëve (të krishterëve). …Fermanët origjinalë që kemi në dis-pozicion tregojnë se Porta e Lartë ka ndaluar me urdhër cënimin e pronës së të krishterëve. …ka ndaluar keqtra-jtimin e tyre dhe të institucioneve fetare. Mendimi tradi-cional i cili shpeshherë nuk pranon diskutime mbi “masat shtrënguese” të Portës së Lartë mbi ndryshimin e fesë në këtë pjesë të Rumelisë duhet rishikuar.” (Koha Jonë, 28 prill 2002)

Është një tendencë e vjetër në historiografinë manikeiste komentimi satanizues e mosbesues i fakteve, i cili rreket të na mësojë se kur “të këqinjtë” bëjnë veprime të mira, nuk i bëjnë për arsyet e afishuara, por detyruar nga frika apo nga ndonjë interes tjetër i tyre; në të kundërtën, pse vallë do të ishin të këqinj… Kështu edhe Sejdiaj, mbase duke e marrë për pak çaste si të mirëqenë se Sulltani është thjesht ai despoti oriental “siç e dimë të gjithë”, e fillon analizën e vet me cilësimin se fermane të tilla kanë edhe anën e tyre “propagandistike”, pa ofruar ndonjë dokument që provon hamendjen e tij. Por ky vështrim, është mbase “gjoba” e detyrueshme që gjithkush duhet të paguajë kur flet për turkun e shqiptarëve.
 
Në rastin në fjalë, gjoba, hedhja e dyshimit mbi sinqeritetin e fermaneve e mbi karakterin e tyre rutinor, mund të formësohet pavullnetshëm nga paragjykimet e “tradicionalizmit”, por edhe nga përdorimi i diplomacisë së tipit “shaje pak atë që do ta lëvdosh, që të bëhesh më i besueshëm”, frytdhënëse si taktikë në një territor kulturor ku qeveris “diktatura e tradicionalizmit”. E rëndësishme është se më pas Sejdiaj në artikullin e tij ndri-çues, vijon me rreshta absolutisht ikonoklastë dhe shkon deri sa të kërkojë rishikimin e historisë.

Nën titullin “Robëri apo bashkëqeverisje?”, revista “Klan” e datës 7 korrik të po këtij viti, boton një opinion nga Blendi Fevziu, i cili sipas dijes sime, është mbase i pari tekst që i ofron lexuesit të gjerë një rezyme revizioniste të historisë tonë osmane, mu në sheshin festiv “Skënderbej” të publi-cistikës shqiptare. Me një linjë lirike, e cila është karakter-istikë për publicistikën e autorit, shkrimi ngroh një ndjenjë të paemërtueshme vetëm me një fjalë, të tërheqjes re-ciproke dhe vijueshmërisë emocionale midis shqiptarëve dhe turqve. Autori thotë se merr shkas për të vënë re të përbashkëtat dhe frymën e veçantë që ekziston midis dy kombeve nga entuziazmi i pazakontë spontan i tiranasve, që festonin me flamuj një fitore të ekipit kombëtar turk të futbollit, dhe gjithashtu nga familjarizimi i tij me mjedisin gjatë një sezoni pushimesh në Turqi. “…
 
I bindur se push-tuesit jo gjithnjë lënë ato gjurmë tërheqjeje dhe dashurie tek ata që kanë pushtuar…” Fevziu pyet: “Si shpjegohet kjo tërheqje fatale… dhe ky pasion i çuditshëm ndaj një populli që në të gjitha tekstet e historisë së Shqipërisë kon-siderohet pushtuesi ynë 500 vjeçar?” Për t’iu përgjigjur kësaj, më pas do të futet tangent në librat e historisë, për të rishkruar vetë një të tillë të formatit të vogël. Fevziut nëpër lexime i del se “Turqit kishin kaluar kufijtë e princi-patave shqiptare në shekullin XIV, të thirrur nga vetë sun-dimtarët shqiptarë.” Për t’u bërë “pjesë e luftrave tona të brendshme…”
 
Më pas, periudhën që njihet thjesht si e pushtimit, autori do ta përshkruajë si kohë kur shqiptarët “qenë transferuar nga tokat e tyre të ashpra në perëndim të perandorisë dhe qenë bërë sundimtarë të shkëlqyer të saj. Kishin ditur të shkëlqenin mbi të gjithë, të fitonin be-simin e sulltanëve dhe shumë herë të bëheshin më të fu-qishëm se ata vetë.” Duke nisur një seri pyetjesh tepër të bezdisshme për veshët e dogmatikëve me temë vetëdijen e shqiptarëve për përkatësinë në shtetin osman, pasi ren-dit emra të bujshëm kryeministrash e drejtuesish madhorë shqiptarë të shtetit osman, pasi përmend me radhë arad-hën e figurave të shquara të përlindjes kombëtare shqip-tare që kanë gëzuar atribute të larta edhe në adminis-tratën osmane, Fevziu konkludon se për të titulluar mar-rëdhëniet shqiptaro-osmane “…fjala pushtim nuk ishte më e gjetura”; sepse “…vështirë të besosh se një komb push-tues u ka dhënë në histori robërve të tij më shumë pushtet se sa ka pasur edhe vetë.” Edhe për Fevziun, sigurisht, ar-gumentet për këto punë “kanë qenë të retushuara ndjeshëm.”

Fevziu në shkrimin e vet përdor edhe elementë ilustrues nga libri “Kujtime” i Eqerem bej Vlorës, botuar këtë vit, i cili ndonëse shkruar jo me pretendimin për të rishkruar ndonjë version “tjetër” të historisë, prapë ofron me bollëk material historik, nga i cili mund të nxirren përfundime “joorto-dokse”. Por gjithsesi, Blendi Fevziu ka shfrytëzuar vetëm atmosferë prej kujtimeve të beut erudit, këtij dëshmitari të kateve më të larta dhe të trojeve më të largëta të Perandorisë; atmosferë piktoreske shqiptarësh që i gjen të sun-dojnë “nëpër vise të largët e shpesh të harruar të Peran-dorisë”, hapësira toke “shumë më të mëdha se të katër vilajetet që përbënin vendin e tyre të origjinës”, duke qeverisur në modelin e Sulltanit apo të 25 kryeministrave osmanë shqiptarë. Fevziut i ka bërë përshtypje aty guver-natori shqiptar i Libanit (jo Vaso Pasha), i ulur në një pallat mbretëror, në shoqërinë e një luani të zbutur Persie, kujtim nga koha kur kishte qenë guvernator në ato vise… pamje të rralla romantike si kjo, bashkë me vizione të një pushteti e roli që nuk e kemi më në këtë fytyrë dheu, janë imazhe që duket se kanë nisur të mësyjnë këto kohë, ndonëse ende pa arritur të zëvendësojnë krejtësisht gjuhën e vjetër me turq pushtues.
 
Këto vizione, të idealizuara, luajnë një rol terapeutik në këto momente hiç të volitshme për pozitën e shqiptarëve, siç ishte edhe momenti i bllokimit kriminal në kufi të emigrantëve shqiptarë që riktheheshin në punë pas pushimeve të tyre në atdhe. Përballë indifer-encës “pasivo-agresive” të doganave greke, mijëra shqip-tarë në një karvan kilometrik makinash përjetuan ditët e fundgushtit të 2002-it një situatë mesjetare rrethimi në kështjellë, me mungesa në higjenë e ushqim e kushte të tjera elementare, me epidemitë që u vërtiteshin mbi kokë.
 
Gjithë Shqipëria u ndje e fyer dhe media u bë mukoza që e përçoi thekshëm këtë lloj ndjeshmërie. Në këtë klimë të përjetuar si fyerje kombëtare, më datë 22 gusht “Koha Jonë” boton editorialin “Hakmarrja e rajave”, nga Ed-mond Arizaj. Editoriali nuk aludon, por haptas vendos se “Janë gati 300 vjet, për të mos thënë 500, që grekët kanë qenë raja të shqiptarëve.” “Shqiptarët kanë qenë për shumë kohë pashallarët e vilajeteve të Greqisë… teksa ishin më të preferuarit e perandorisë osmane.” Prandaj shqiptarët “duhet të paguajnë për stërgjyshërit e tyre që i kthyen stërgjyshërit grekë në raja.” Dhe ”Fatkeqësia është se stërnipërit shqiptarë nuk e kanë më gjakun e të parëve. Grekët po.”

Intelektuali dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare diku poro-siste që të ruhemi nga nostalgjia osmane. Vite më parë kjo më ngjante absurde, sepse nuk mendoja kurrë se puna do të shkonte që të vinte kjo lloj situate, ku romantika e ve-tidentifikimit do ta spostonte veten nga ilirët e Teutës dhe arbërit e Skënderbeut, tek… pashallarët shqiptarë me luanë persie, që qeverisin Libanin e Greqinë, apo thjesht një nga perandoritë më të mëdha të të gjitha kohërave… Edhe historia jonë me osmanët siç duket qenka e des-tinuar të plotësojë ciklin e denigrimit, glorifikimit e më në fund, të rivlerësimit objektiv.

Duke mos qenë aspak historian apo diçka e përafërt me këtë, nuk dua të bie në kurthin e leximeve selektive të his-torisë dhe as të vë dorën në zjarr se e vërteta jonë me os-manët është negativi i asaj ç’është thënë deri dje apo një variant simetrik i përmbysur i saj. Unë besoj se shteti teok-ratik osman, gjithsesi, i ka patur të kufizuara prej ligjit të shenjtë islam mundësitë për dhunë në fe apo për racizëm përjashtues, dhe kështu, edhe duke u bazuar në autorë të ndryshëm, kam krijuar mendimin tim sa u përket os-manëve, islamizimit të shqiptarëve dhe rolit të tyre në Per-andorinë Osmane. Por gjithsesi, fjalën e fundit duhet ta thonë historianët e paanshëm e të çliruar, verdiktin e të cilëve, nëse është shkencor, do të më duhet ta besoj me një përgjegjësi “fetare”, pa komplekse.
Në antologjinë e vogël të një prirjeje të re të shfaqur në publik, thjesht shtoj edhe një zë tjetër që bën thirrje për rilexim të historisë, për hir të drejtësisë dhe të vërtetës - në rastin më të mirë, dhe në rastin më të keq, le të lexohet edhe ky artikull si një provokim tjetër revizionist që ka nevojë për përgjigje.

Milazim Krasniqi
Shtresimet e identitetit kulturor e kombëtar shqiptar: po më tutje?
Identitetet e popujve, pavarësisht nëse definohen si vetëpërcaktime, si diferencime nga të tjerët ose si difer-encime që u bëhen nga të tjerët, në fakt, janë të dhëna, të lindura. Dëshmia më e saktë për këtë është shpallja e Krijuesit:
“O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete…” (Huxhurat: 13).

Është e qartë se identiteti fillestar i Ademit i dhënë në fill të krijimit të njerëzimit, është shumëzuar në identitete të shumta etnike, gjuhësore e racore, me qëllim që ato të pasurojnë njohjen e njeriut, të bëjnë më të begatshme jetën njerëzore e kurrsesi në farë funksioni të konfliktualitetit a të unifikimeve e asimilimeve të dhunshme.
Ndërsa identitetet e dhëna prej Krijuesit, te popujt e ndry-shëm kanë arritur ose arrijnë të theksohen e të funksional-izohen më shumë a më pak, në faza të ndryshme të proceseve historike, sociale e kulturore. Shkalla e theksimit e të funksionalizimit të këtyre identiteteve, duke qenë e ndryshme dhe e ndryshueshme nga rasti në rast, e rrjedhi-misht duke iu nënshtruar një procesi të pandërprerë të lëvizjeve e të transformimeve, nuk e konteston në asnjë moment faktin e mësipërm se janë të dhëna të koduara në vetë njerëzimin.

Zhdukja e popujve - për shkak të mizorive dhe degjeri-meve morale
Meqë gjatë ekzistencës së njerëzimit ka pasur shmangie të jashtëzakonshme nga identiteti themelor i njeriut si krijesë me mision të veçantë në Tokë, pra edhe nga procesi i njohjes dhe i bashkëpunimit të ndërsjellë, ku do të respek-toheshin dallimet e dhëna ndërmjet popujve e fiseve, kanë ndodhur edhe raste të zhdukjes së popujve nga faq-ja e dheut dhe zëvendësimi i tyre me të tjerë. Për zhdukje të popujve të ndryshëm ka edhe lëndë dokumentare, veçmas në periudhat e vona të historisë së njerëzimit. Këtu do të sjellim vetëm ndonjë shembull, sa për ilustrim. Fjala vjen, inkët janë një nga shembujt. Inkët ishin një fis, i cili në shekulin XV arriti të shndërrohej në popull dominues në Ande, aq sa shteti i tyre shtrihej në një kohë nga jugu i Ekuadorit e deri në veri të Kilit, duke përfshirë edhe Perunë e Bolivinë. Por, ky popull i fuqishëm kishte një kult të tmerr-shëm: flijimin e njerëzve në ditë festash, sipas disa ritualeve makabre. Dhe u bë si u bë, inkët u zhdukën si popull, në vorbullat e pushtimeve spanjolle që pasuan.

Një popull tjetër që pati shkaktuar tërmet në lëvizjet de-mografike e politike në Europë e në Azi, ishin avarët. Avarët kishin prejardhje mongole dhe jetonin në një terri-tor të gjerë, që nga Bajkali e deri në Kinën Veriore. Pastaj u shpërngulën dhe ia mësynë Europës, ku mposhtën bull-garët, hunët dhe fiset sllave e madje rrezikuan edhe Bizan-tin. Por, pas atyre valëve të shpënguljeve e të ekspedi-tave pushtuese, pasoi rënia dhe madje zhdukja e tyre. Edhe avarët kanë mbetur në kujtesën historike për prirjen e tyre që të bënin mizori dhe pabesi të pashembullta, gjë që është me domethënie të madhe në kontekst të epi-logut të tyre.
 
Këto janë raste të historisë më të re, ndërsa për zhdukje popujsh na ka dhënë dëshmi edhe Kur’ani, ku përmendet zhdukja e popullit të Adit e Themudit, për shkak të deg-jenerimeve që lindën mes tyre.
Ka edhe raste kur ndonjë popull ose disa popuj nuk janë përfshirë nga zhdukja e plotë, por janë përfshirë nga tjetërsimi i identitetit të tyre etnik. Rasti më i afërt për ne mund të jetë ai i popullit bullgar. Bullgarët kishin prejardhje turko-tatare. Ky popull arriti të bëjë disa pushtime, po duke qenë më i pakët në numër, hyri në një proces asimilimi dhe u transformua në popull sllav.

Një realitet tjetër jetësor e historik është ai i fateve të popujve që as janë zhdukur plotësisht, as janë asimiluar plotësisht, por që historia e tyre është e mbuluar nga am-nezione të mëdha në periudha të gjata historike, dhe rrjedhimisht, për fazat e hershme të jetës së tyre, nuk kanë kujtesë historike, ose e kanë të mjegullt, të ngatërruar me mitet e me legjendat e prodhuara sipas klisheve ideolog-jike të kohëve më të reja. Një rast drastik nga pikëpamja logjike, është ai i popullit sllavomaqedonas. Gjithë bota e di se ky popull me identitet të formësuar pas Luftës së Dytë Botërore, ka prejardhje sllave dhe do të ketë ardhur me valët e pushtimeve sllave në Gadishullin Ilirik në shekujt VII e këndej.
 
Mirëpo, në librat e historisë dhe në gjithë propa-gandën kombëtare, sllavomaqedonasit kanë ngritur pre-tendimin se janë pasardhës të drejtpërdrejtë të maqe-donasve antikë. Kështu, një ideologji e re kombëtare, në këtë rast sllavomaqedonase, është ndërtuar mbi falsifikime drastike të fakteve historike dhe manifeston kokëfortësi ir-racionale në mbrojtje të një identiteti nacional të rrejshëm, vetëm e vetëm që të justifikohet me anë të tij hegjemonia mbi një popull tjetër brenda të njëjtit shtet.
Lehtësia e konvertimit të sotëm të shqiptarëve ka burim të hershëm.

Përsa u përket shqiptarëve, tashmë është një standard të thuhet se populli shqiptar është njëri nga popujt më të vjetër të Gadishullit Ilirik dhe të Europës dhe kjo është normuar edhe në librat e historisë. Dhe është e padyshimtë që populli shqiptar ka një identitet të vetin në aspektin e gjuhës, të territorialitetit dhe të etnopsikologjisë, marrë në kuptim të gjerë. Por, duke qenë një popull i lashtë, pa dy-shim ka edhe vështirësi të mëdha për dokumentimin me fakte konkrete materiale të periudhave të hershme të ekzistencës së vet. Që nga dëshmitë e Herodotit1 për al-fabetin e pellazgëve, të cilin e huazuan helenët e deri te dëshmitë e Brokardit2 për alfabetin latin në librat shqipe, janë fragmente dëshmish të palidhura, të tërthorta e të cilat nuk arrijnë ta krijojnë një pamje të plotë të ekzis-tencës dhe të transformimeve pellazgo-iliro-shqiptare.
1 “Pellazgët kanë qenë të parët që i morën shkronjat prej fenikasve dhe prej pellazgëve i morën grekët aty nga fillimi i shekullit XVI p.e.s” (cituar sipas Albert Kotini, Çamëria denoncon, Fllad, 2001, Tiranë)
2 “Shqiptarët kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga latinishtja, meg-jithatë, ata kanë alfabetin latin në të gjitha librat e tyre” (citim sipas autorit të njëjtë, fq. 130)

Sot, kur shihet në mënyrë retroaktive ajo histori e shqip-tarëve, megjithëse ende e paplotë, mund të hetohen disa shtresime të identitetit kulturor e kombëtar shqiptar, që kanë ardhur si rezultat i fateve dramatike, të përpjekjeve për mbijetesë e për zhvillim brenda një identiteti kulturor e kombëtar të veçantë, në statusin e të qenit popull i push-tuar gjatë dy mijëvjeçarëve.

Rrjedhimisht, shumica e fakteve të ditura dëshmojnë se shtresimet e identitetit kulturor e kombëtar shqiptar, më shumë janë pasoja të gjendjeve të pushtimeve të gjata se sa të zhvillimit normal. Kjo do të thotë se shumë herë është fjala për imponime të vlerave nga jashtë, më shumë me dhunë e më pak si rezultat i një procesi normal kontaktesh ndërmjet popujsh e kulturash që formësohen në vijimësi të ekzistecës e të zhvillimit historik. Rrjedhimisht, ato shtresime identitetesh, në shumë raste janë të paharmonizuara njëra me tjetrën, madje edhe të konfrontuara, ashtu sikundër ka qenë edhe gjeneza e tyre.
 
Ndoshta në këtë kontekst edhe është rasti të mendohet për një çast për atë lehtësi me të cilën shqiptari i dikurshëm po edhe ky i sotmi është kovertuar e konvertohet në identitete të tjera gjuhësore, fetare, kulturore e kombëtare, si bizantinë, sllavë, turq, arabë, grekë, italianë e madje edhe në ashkali e në rusë, ku këto entitetet e fundit janë edhe si raste të shëmtuara të kësaj prirjeje në ditët tona në Kosovë e që arsyetohen me ndonjë lehtësim ose përfitim administrativ e material në shtetet të tjera.
 
Duket se në rastet e sotme të konver-timeve të tilla, kaq të panatyrshme, aktivizohet ndonjë shtresë e atyre identiteteve të dikurshme, të lëkundura në themele, (shtresat pellazge/ilire, romane, bizantine, ose atyre të konfrontuara (kastriotik/otoman, nacionali-st/komunist), gjë që e bën konvertimin më të përballuesh-ëm në ndërgjegjen e bartësve të këtyre dukurive. Sa na është e njohur, në këtë kohë nuk ka raste të tjera në Eu-ropë, që një komb të manifestojë prirje të konvertimit të lehtë të identitetit administrativ si shqiptarët. Probleme të mëdha në periudhën e tranzicionit postkomunist kanë pasur edhe kombet e tjera ballkanike (kroatët, boshjakët, sllavomaqedonasit, serbët, bullgarët, rumunët), po edhe kombet e tjera që kanë jetuar në orbitën sovjetike, dhe ende kalojnë nëpër një proces të rëndë çmoralizimi të shoqërive të tyre.
 
Bie fjala, kontigjentet e prostitutave nga Moldavia, Ukraina, Bullgaria e Rusia janë tabloja tragjike e atij çmoralizimi dhe degradimi. Por, prirje të theksuar për konvertim të idnetitetit kombëtar nuk kanë manifestuar. Përkundrazi, shumica e këtyre kombeve, në këtë periudhë janë shquar për modifikimin e doktrinave tradicionale na-cionaliste dhe funksionalizmin e tyre në realitetet e reja gjeopolitike. Kësaj sindrome nuk i kanë shpëtuar as dy kombet ballkanike me identitetet më të brishta kom-bëtare, boshnjakët dhe sllavomaqedonasit. Ndërsa, shqip-tarët kanë adoptuar si orientime dominuese ideologjitëkozmopolite, të cilat edhe konvertimin e bëjnë moralisht më të justifikueshëm.

Asnjë shqiptar i sotëm nuk krenohet se ka traditë ilire
Sot në identitetin kulturor dhe kombëtar të shqiptarëve, si njëfarë vetëpërcaktimi në nivele të përcaktimit të pre-jardhjes, është injektuar një dozë e identitetit antik ilir. Kjo shtresë identiteti antik më shumë është marrë si mitologji e më pak si argument historik, për shkak se historia ilire shfaqet e fragmentuar, e fshirë në kapitujt e saj kryesorë. Në nivelin e kulturës materiale, vërtet kanë mbetur trashëgimi objekte të shumta arkeologjike, me të cilat arkeologët bëjnë përpjekje të rikonstruktojnë periudha dhe ngjarje të ndryshme.
 
Fatkeqësisht, ende nuk është gjetur askund së paku një fjali e shkruar ilirisht, e cila do të ishte njëfarë çelësi për lidhjet ndërmjet ilirishtes antike e shqipes. Argumenti më i fortë që përdoret për argumen-timin e lidhjeve gjuhësore të ilirishtes me shqipen, janë toponimet e disa qyteteve si Skupi, Skodra, Naisus, të cilat edhe pse janë ndryshuar në ndonjë element tingullor, prapë kanë ruajtur natyrën me rastin e transformimit nga ilirishtja në shqipe3.
3 “Këta janë disa nga emrat e vendeve të lashta të Shqipërisë, që pe-shojnë në punë të autoktonisë së shqiptarëvet. Po të mendojmë më një anë se shumica e emrave të tilla kanë humbur në rrymë të ko-hëve, pa lënë gjurmë toponimi (nënv. imi), e më anë tjetër se materi-ali arkival i mesjetës nuk ka dalë i tëri në shesh, do të pranojmë se em-rat me të cilët mund të operohet sot, nuk janë veçse mbeturina e fundit e burisë së dikurshme. (Eqrem Çabej, Studime gjuhësore, Ril-indja, Prishtinë, 1977, fq, 150)
 
Por, fragmentet e argumentave të gjetur nuk e mposhtin faktin se shtresa e identitetit antik ilir te shqiptarët e sotëm, është në shumë vende e mbuluar nga harresa.
Ajo që është edhe më e dukshme, kjo shtresë e identitetit është pasive, dhe funksionon kryesisht në tematikat letraredhe në debatet historike. Pra, kjo shtresë e identitetit nuk tregon sot fuqi që të regjenerohet, nuk prodhon energji në kontekstin e vetëpërcaktimit tonë kulturor e kombëtar. Fjala vjen, asnjë ngjarje e Ilirisë antike, qoftë kulturore, qoftë historike, nuk shënohet sot nga shqiptarët, me çka do të mbahej e gjallë tradita.
 
Poashtu, asnjë figurë his-torike ilire nuk ka gjetur identifikim në politikë. Shqiptarëve të sotëm as u shkon ndërmend ta aktivizojnë modelin e ekspeditave pushtuese të Pirros, veçse e kanë temë më të shpeshtë humbjen e luftërave të Teutës, humbjen fatale të mbretit Gent, humbjen e Batos së desidiatëve, tradhtinë e Demeter Farit, tradhtinë e Batos së breukëve, etj. Është e qartë se këto kanë një përsëritshmëri të habitshme në his-torinë e re të shqiptarëve, por kjo është një traditë nega-tive dhe si e tillë, nuk ka fuqi të pjesëmarrë më aktivisht në identitetin shqiptar.

Mbetet që pika kulmore e afirmimit të kësaj shtrese të identitetit antik ilir është arritur me përdorimin si argument politik të identitetit ilir, bile më shumë të atij pellazg, nga ideologët e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, të cilët në memorandumet që u dërgonin Fuqive të Mëdha dhe në studimet historike, argumentonin lashtësinë pellazge e ilire të shqiptarëve4.
Në letërsi dhe në pikturë ende sot përdoret si tematikë mi-tologjia ilire, dhe thërrmijat e njohura të historisë së saj5. Por ky tematizim megjithatë ka mbetur shumë i kufizuar dhe nuk ka prodhuar ndonjë element të fuqishëm të identitetit kulturor. Asnjë shqiptar i sotëm nuk krenohet se ka traditë ilire.

Bile, sot kur kombi shqiptar është kombi më i varfër i konti-nentit, ka raste kur përmendja e të qenit populli më i vjetër i gadishullit e i kontinentit, tingëllon si alibi e rreme për gjendjen e tashme. Regjinal Hiberti e ka goditur saktë këtë gjendje kur ka thënë se “shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër të Europës, por vendi i tyre është një nga shtetet më të reja të Europës. Të jesh kaq i vjetër dhe njëkohësisht kaq i ri, është njëfarë fati i keq”6.

Kur të plotësohet tabloja e dhënë nga Hiberti, me faktin se më shumë se gjysma e kombit shqiptar as që është përf-shirë brenda shtetit shqiptar që është ndërkombëtarisht i njohur, veçse ka mbetur nën sundime e administrime të huaja, (Çamëria, Kosova, Lugina e Preshevës, Maqedo-nia, Kraja e Ulqini), është e qartë se sa ters është ky fat dhe sa pak zë vend në realitetin e hidhur, argumentimi me identiteti antik ilir a pellazg.

Zhdukja fizike në periudhën e sundimit serb
Amnezioni ilir apo alban/shqiptar ka qenë edhe më i rëndë në periudhën e gjatë të pushtimeve bizantine, e cila pasoi pacifikimin ilir të arritur në përmasa të mëdha nga Perandoria Romake. Po ai Regjinald Hilbert që cituam më herët, thotë për Shqipërinë se “lidhja e gjatë me Kostandinopojën nuk e la të krijonte identitet politik”7. Por nuk është se mbeti vetëm pa identitet politik, por në atë periudhë shqiptarët mbetën edhe pa identitet kulturor. E tëra që vjen si trashëgimi kulturore dhe qytetëruese nga ajo periudhë, veç shqiponjës me dy krerë në flamurin kombëtar, vjen në formë emrash të disa perandorëve bi-zantinë me origjinë ilire, prej themeluesit të Kostandino-pojës, Kostandinit të Madh e deri te Justiniani. Por, një pre-jardhje etnike nuk është e mjaftueshme, për t’i bërë këto figura elementë të identitetit shqiptar8.

Dhe në përgjithësi, qytetërimi bizantin, me luftëra të përgjakshme për pushtet, nga më mizoret që mund të imagjinohen, me luftëra të egra sektare ndërmjet arianizmit e monofizizmit, me psiko-zat e mitingjeve dhe të hipodromeve, ku ekspozoheshin gjymtyrët e të masakruarve9, për shqiptarët me formim në shtratin e qytetërimit perëndimor dhe për ata të besimit islam, nuk paraqet një mostër që motivon të ndiqet. Si për kumt, bash ata që u shpallën trashëgimtarë të qytetërimit bizantin, rusët, serbët dhe grekët, janë armiqtë historikë të shqiptarëve dhe kryesuesit e mizorive më të llahtarshme kundër shqiptarëve.

Egërsia serbe, e shartuar mbi mizoritë bizantine, ka bërë gjenocid mbi shqiptarët në shekujt XI-XIV, aq sa e ka sjellë para zhdukjes fizike popullin shqiptar. Kjo është periudha e sllavizimit me dhunë të shqiptarëve dhe të toponimeve në hapësirat shqiptare e që edhe sot nuk janë çrrënjosur plotësisht. Noel Malkolm konstaton se “Duke marrë parasysh mbisundimin e serbëve ortodoksë, si edhe të gjuhës serbe në Kosovën mesjetare, ka arsye të mendohet se rrjedha e përgjithshme e asimilimit ka qenë në favorin të serbëve, me disa dallime të vogla. Konkluzi-oni kryesor duhet të jetë se, pa marrë para sysh se në ç’shkallë ka qenë asimilimi, ai është bërë: shumë veta të cilët iu nënshtruan këtij procesi, duhet të kenë lënë gjuhën e tyre shqipe dhe janë bërë serbë”10.

Kjo është periudha kur edhe kishat bizantine uzurpohen nga kisha serbe dhe shpallet trashëgimia dhe pronësia ekskluzivisht serbe mbi to, edhe pse shumica e shqiptarëve të Kosovës së sotme dhe të viseve lindore shqiptare, aderonin në fenë ortodokse. Kjo është periudha kur ap-likohet “Zakonik Cara Dushana” sipas të cilit shqiptarët gjymtoheshin në rast se nuk pranonin ortodoksinë serbe: “Nëqoftëse ndonjë heretik kapet duke jetuar ndër të krishterët, le të damkoset në fytyrë dhe le të dëbohet”11.

Pra, në këto periudha të gjata të pushtimeve bizantine e serbe, as që mund të bëhet fjalë për zhvillimin e identitetit shqiptar, po vetëm për një proces të zhdukjes fizike dhe kulturore të shqiptarëve, përkatësisht të mbijetesës kritike. Dihet se në periudhën para Betejës së Kosovës të vitit 1389, pjesën më të madhe të Kosovës e sundonte Vuk Brankoviqi, ndërsa pjesën lindore të saj, me minierat e njohura të Novobërdës, i sundonte Llazar Hrebelanoviqi12. Është shqetësues fakti që tërë ky realitet i gjendjes së pushtimit të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare nga serbët dhe procesi i zhdukjes së tyre fizike nga serbët, para ardhjes së osmanëve, margjinalizohet ose edhe fshihet nga historiografia shqiptare.

4 “Në të zanun fill të botës, e qysh në kohë që njeriu ishte i padije e jetonte tui luftue njeni me tjetrin, u lkund prej Aziet nji komb njerëzish, shumicë e madhe, e u nda prej farësh të tjera e rej gjindhs tjerë, që ishin ndër ato dhenatë larga, e muerën udhën kah detri për me gjet një dhe tjetër, e për me mujtun me gjallue në pushim, pa frikë e pa droje. Këti kombi, që iku në këtë mënyrë prej Aziet, ia thojshin emnin Pellazgë.” (Pashko Vasa: Shqypnija dhe Shqyptarët, 1879 te “Pashko Vasa, Vepra 3. Rilindja, Prishtinë, 1989, fq. 241)
5 Autori i këtij teksti, ka botuar vepra letrare me këtë tematikë, si bie fjala, dramën “Monedha e Gentit”, komedinë “Kush i bie fyellit”, si dhe një numër të madh poezish me motive e tema nga historia dhe mitologjia ilire në vëllimet me poezi: “Qeshje sardonike”, (1987) “For-mula e Katonit”, (1990), “Kurs për pantomimë”, (1994) dhe “Dalja e atdheut edhe nga ëndrrat”, (1996).
6 Regjinald Hilbert, Fitorja e hidhur, fq. 11
7 Po aty
8 Dëshmi të rralla të përpjekjes për adoptimin e figurës së Kostandinit të Madh janë këto vargje të Naim Frashërit: “Konstandin i madh që thonë/ Edhe ai nga fara jonë”
9 Shih: Ogyst Baji, Perandoria e Bizantit…
10 Noel Malkolm, “Kosova një histori e shkurtër’, Koha, Prishtinë, 1998, fq.53
11 Cituar sipas Noel Malkolmit, fq. 53
12 Po aty

Sami Frashëri – simbol i identitetit të dyfishtë

Procesi i zhdukjes fizike të shqiptarëve nga ana e Peran-dorisë serbe dhe i asimilimit kulturor nga Perandoria e Bi-zantit, u ngadalësua dhe më tutje pothuajse u ndërpre, pas fitores së Perandorisë Osmane kundër serbëve dhe më tutje kundër Perandorisë Bizantine.
Zëvendësimi i pushtuesve të egër serbë e bizantinë, të cilët kishin për qëllim shfarosjen fizike të shqiptarëve dhe fshirjen e gjurmëve të tyre kulturore me një pushtues të butë, i cili sillte edhe mesazhin hyjnor të Islamit, ishte fillimi i një fati të ri historik, kur fillon e krijohet një shtresë e re e identitetit kulturor e kombëtar i shqiptarëve. Prej kësaj kohe ka një profilizim të ri, më tutje edhe një qën-drueshmëri identiteti kombëtar shqiptar.

Sot mund të flitet për një shtresë të identitetit shqiptar nga periudha otomane. Kolosi i dijes, Sami Frashëri, është në të njëjtën kohë reformator i kulturës turke dhe ideolog i çësht-jes shqiptare. Ai është në të njëjtën kohë shkrimtar turk dhe shkrimtar shqiptar. Sami Frashëri është simbol i një simbioze kulturore turko-shqiptare, të bazuar në shtratin e qytetërimit islam.
Kjo traditë pesëshekullore ka mbetur në disa aspekte edhe pas largimit të Turqisë nga Gadishulli Ilirik në vitin 1912. Madje, në disa qytete të mëdha shqiptare si Shkupi, Prishtina e Prizreni, e folmja turqisht ka mbetur për dhjetëvjeçarë të tërë si gjuhë e familjes edhe te shtresa qytetare shqiptare. Sot kjo traditë është në të perënduar, por ama vetëm pas gati një shekulli të largimit të Turqisë.

Përderisa brenda vetë popullit shqiptar kjo gjë është për-jetuar si krejt legjitime dhe jokonfliktuale, ajo është keqpërdorur nga armiqtë e shqiptarëve. Fjala vjen, në rro-kullimën e luftërave ballkanike, Mali i Zi në vitin 1913, pati ndërmarrë një projekt për konvertimin me dhunë të shqip-tarëve muslimanë të Rrafshit të Dukagjinit në ortodoksë. Ky projekt u kthye në një gjenocid kundër popullsisë shqip-tare. Ndërsa në rrokullimën e Luftës së Dytë Botërore, ideologjia fashiste zervase e ka përligjur gjenocidin kundër shqiptarëve në Çamëri, duke i trajtuar si turq që duheshin dëbuar nga toka greke.

Më duket indikative e dhëna se shpërnguljet e mëdha shqiptare nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare të mbetura nën pushtimet sllave, në vitet 1912- 1955, kanë qenë të drejtuara për në Turqi. Kjo sigurisht, ka qenë si rezultat i politikave konjukturale të qeverive serbo-jugo-sllave e turke (Konventa e nënshkruar nga Stojadinoviqi e Ataturku në vitin 1937 dhe Marrëveshja xhentëlmene ndërmjet Titos e Kyprillisë e vitit 1953.) Por, kjo politikë kon-jukturale, nga pikëpamja turke dhe e shqiptarëve që dëboheshin nga atdheu i tyre, ishte e bazuar edhe në prir-jet që pulsonin në vetë realitetin jetësor, që ishte formësu-ar si afri e ndërsjellë nëpër shekuj, nga prezenca dhe nga ndikimi i Turqisë mbi identitetin e popullit shqiptar.

Ripërcaktimi i identitetit kombëtar: drejt panamerikanizmit shqiptar?

Pas ardhjes në krizë të doktrinës dhe të praktikës së social-izmit jugosllav, e cila identitetin kulturor dhe kombëtar shqiptar e mbante nën trysninë e fuqishme të sllavizmit të ambalazhuar si kozmopolitizëm, filloi një fazë e re e ripër-caktimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve në Kosovë dhe në viset e tjera të pushtuara nga sllavët.
Nuk është pa interes të përmendet se pas dyzet vjetëve, kur filloi një valë e re e shpërnguljeve masive të shqip-tarëve nga Kosova, (në vitet 1994-1999), ajo u drejtua për në shtetet europerëndimore e aspak drejt Turqisë. Kjo për arsye se lidhjet me Turqinë qenë shkëputur, ndërsa me Eu-ropën Perëndimore qenë intensifikuar.
 
Më duket se kjo prirje e re e shkuarjes drejt shteteve europiano-perëndimore ka të bëjë edhe me zbehjen e dukshme të identitetit islam të shqiptarëve, në dhjetëvjeçarët e jetës nën socializëm dhe me forcimin e një shtrese europiano-perëndimore të identitetit kombëtar. Partia e parë politike jokomuniste e krijuar në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës, (1989) u shqua për një orientim të theksuar propagandistik europiano-perëndimor, i cili u shndërrua në diskurs dominues edhe në opozitën që lindi në Shqipëri një vit më vonë.

Këto zhvillime ideologjike, politike dhe më tutje ushtarake, në rastin e luftës në Kosovë (1998-1999) dhe në Maqedoni (2001), qenë me ndikim edhe në identitetin shqiptar në përgjithësi, te të cilët në këtë periudhë ka triumfuar botëkuptimi për identitet perëndimor, për çka edhe kanë shpallur aspiratat e tyre për integrimet e plota euroatlan-tike. Roli kryesor i Shteteve të Bashkuara në vitin 1999, në ndërprerjen e spastrimit etnik dhe të gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës, është momenti kyç, i cili prodhon këtë ndjeshmëri proamerikane.
 
Në luftën e fundit ameri-kane kundër Irakut, elitat politike shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë, shpalosën solidaritetin dhe madje pjesëmarrjen në koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me çka kanë for-cuar idenë e re që mbase mund të emërtohet si panamerikanizëm shqiptar13. Kjo sindromë panemari-kanizmi, në fakt, është shtresa e tashme dominuese e identitetit të proklamuar politik shqiptar14. Sa është kjo gjendje emocionale rezultat i zhvillimit normal dhe i aspi-ratave normale e sa i ngjarjeve të imponuara, do të shihet në të ardhmen, nga shkalla e integrimit. Ajo që shihet sot për sot, është se potencialet për këtë proces nuk shquhen për mobilitet të madh. Mbetja e Kosovës pa status politik dhe të qenit e Shqipërisë si shteti i fundit në listën e shteteve europiane që planifikohen të pranohen në Bash-kimin Europian, është një indikator i paqëndrueshmërisë së këtij ekzaltimi të proklamuar. Elementët bllokues të en-ergjive të kombit shqiptar ende nuk janë identifikuar në mënyrë korrekte.

13 Kur filloi intervenimi ushtarak i SHBA-së dhe i koalicionit kundër Irakut, në Prishtinë u mbajt një tubim publik në përkrahje të luftës. Krahas një asociacioni të veteranëve të luftës së UÇK-së, organizatorë të këtij tubimi ishin edhe një asociacion që merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut (!) dhe një organizatë studentore. Ky spektër heterogjen i shoqërisë kosovare, në përkrahje të luftës së SHBA-së, bashkë me pjesëmarrjen e Shqipërisë në koalicion, e ilustron panamerikanizmin e shqiptarëve të Kosovës, po edhe të Shqipërisë zyrtare.
14 Ndërsa po merrte formën përfundimtare ky tekst, në Prishtinë u mbajt një konferencë e organizuar nga strukturat e partisë më të madhe shqiptare të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, me temë të formuluar kështu: “Demokracia amerikane-model për zhvillimet në Kosovë”. Edhe ky aktivitet e ilustron pohimin tonë për prirjen jokritike drejt një panamerikanizmi, madje edhe në rastet si ky, ku kërkohet të shërbejë si model demokracia e superfuqisë së vetme të botës së sotme, në rrethanat kosovare, kur Kosova është nën administrim të huaj dhe nuk është fare shtet i pranuar!

 

Amnestohen të gjithë pushtuesit, përveç Turqisë

Sado që shtresa e identitetit otoman ndër shqiptarë tashmë rezulton e zbehur, më duket se ende bëhen përpjekje që ajo të fshihet e të mohohet krejtësisht, përkatësisht, të mbulohet nga amnezioni i plotë. Dhe kjo bëhet për dy arsye: e para, mendohet se duke u prerë rrënjët lidhjeve të gjata shqiptaro-turke, mund të dobëso-het dhe eventualisht, të mposhtet Islami ndër shqiptarë. Nxjerrja në epiqendër si identitet kombëtar dhe kulturor vetëm e një shtrese të identitetit të krishterë të shqip-tarëve, që ambalazhohet si “përkatësi e civilizimit eu-ropian”, bëhet për këtë shkak.
 
Madje edhe një ngjarje si Beteja e Kosovës e vitit 1389, paketohet si gjoja luftë për ruajtjen e lirisë së popujve ballkanikë, pra, edhe të lirisë e të pavarësisë së shqiptarëve. Ndërsa më herët, u kon-statua se cila ishte gjendja e shqiptarëve nën Perandorinë Serbe, para se ajo të shkërmoqej nga ardhja e osmanëve. Më duket se fshehja e fakteve kaq të fuqishme, përveçse ka për qëllim zbutjen e qëndrimit antisllav dhe antiorto-doks të shqiptarëve, veçmas ka për qëllim mbajtjen e akuzës për Islamin si gjoja pengues të lulëzimit të shqip-tarëve.

Edhe lufta e Gjergj Kastriot Skënderbeut, në shumë aspekte të saj, është e mbështjellë me mitologji, me funk-sion të njëjtë ideologjik, pra për mbjelljen në ndërgjegje të shqiptarëve të ideologjisë, sipas së cilës identiteti i tyre i vetëm është ai i krishterë.
E dyta, në periudhën e vet të fundit, Perandoria Osmane nuk kishte mbetur as hija e një shteti që rrezatonte kulturë, qytetërim e vlera të mëdha për njerëzimin. Ajo ishte përf-shirë nga korrupsioni, nga injoranca dhe nga miopia politike. Turqia e fundshekullit XIX dhe e dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XX, faktikisht, ishte bërë protektorat i disa shteteve perëndimore, veçmas Rusisë, e cila kishte marrë të drejtat e përkujdesjes për ortodoksët dhe të Austro-Hungarisë, e cila kishte fituar të drejtat e protektoratit mbi katolikët e Ballkanit.
 
Egërsia e ekspeditave pacifikuese xhonturke kundër shqiptarëve kryengritës në vitet 1910-1912, u shndërrua në armiqësi për gjeneratat që them-eluan shtetin shqiptar në vitin dhe la vrragë të thella në kujtesën e njerëzve. Prej andej u bart edhe në arsim e në kulturë, duke gjeneruar për dhjetëvjeçarë të tërë armiqësi kundër Turqisë dhe veçmas kundër Islamit, e duke i mo-huar të gjitha anët e mira që kishte sjellë për shqiptarët ajo bashkëjetesë e gjatë në Perandorinë Otomane.
Sindroma antiturke ushqehet vazhdimisht nga propa-ganda e ashpër, e injektuar që nga programet shkollore e deri te komentet politike. Rrjedhimisht, në një pjesë të madhe të popullsisë, shfaqen hutesa e bllokime të en-ergjive, nga frika se përgjigjja në këto mostra, do të shkak-tonte rritje të konfliktualitetit brendakombëtar.

Shqiptarët tashmë i kanë harruar, ose së paku shtiren se i kanë harruar vuajtjet që u janë shkaktuar nga dy pushtime italiane, nga pushtimi nazist gjerman, nga gjenocidi grek në Çamëri, e ka shenja se po relativizohen edhe hidhërimet për gjenocidin e fundit serb në Kosovë. Mbajtja e paragjykimit për Turqinë si pushtuese, kur janë amnestuar pushtuesit më të egër, nuk ka si të shpjegohet ndryshe veçse në kontekstin e një strategjie antiislame, si ndër vetë shqiptarët që duan të mbajnë idenë se identitetit i tyre kombëtar është vetëm i krishterë, si nga të huajt që e stimulojnë këtë ideologji. Por, kjo prirje po shkakton blloki-min e energjive, çoroditjen e dialogut të brendshëm dhe gjymtimin e identitetit shqiptar.

Po më tutje?

E para, është i domosdoshëm rishkrimi kritik i historisë së shqiptarëve, duke e dekontaminuar atë plotësisht nga mi-tologjitë romantike iliro-pellazge dhe nga ideologjitë agre-sive antiislame. Vërtet, përfytyrimet romantike për një popull madhështor në lashtësi përplasen sot me një re-alitet të hidhur, sikundër që përfytyrimet për muslimanët shqiptarë si antieuropianë potencialë apo të fshehtë, nuk kanë asnjë qëndrueshmëri logjike. Po ashtu, edhe periud-hat e pushtimit të gjatë bizantin, e pushtimeve shkatërrim-tare mesjetare serbe, e luftërave të Gjergj Kastriotit, e in-tegrimit në Perandorinë Otomane dhe e komunizmit shqiptar, kërkojnë interpretime të reja shkencore, duke identifikuar pasojat dhe rezultatet për identitetin shqiptar. Në një interpretim kritik të hisorisë kombëtare, duhet të përfshihen të gjitha shtresat e identitetet, në mënyrë që të krijohet një pamje e plotë dhe koherente, pa konfliktu-alitet të mbarsur ideologjik. Fjala vjen, krahas identitetit kastriotik dhe prodhimit të tij në historinë dhe në kulturën kombëtare, duhet të pranohet edhe ajo shtresë e iden-titetit kulturor me prejardhje otomane, e cila në fakt, u bë tharmi i ideologjisë kombëtare të shqiptarëve.

E dyta, ka ardhur koha të mos injorohet identiteti aktual fetar i shqiptarëve, ashtu si është ai në realitetin jetësor. As në këtë nivel nuk ka nevojë të konfrontohet asgjë dhe as të imponohet asgjë. Duhet hequr etiketa që Islami na qenkësh fe antieuropane dhe antiperëndimore, kur dihet se trualli i të tri feve monoteiste është i njëjti dhe vetë Shpallja Hyjnore është unike. Rrjedhimisht, edhe Islami i shqiptarëve duhet të pranohet ashtu si është në të vërtetë: përqafim i Shpalljes Hyjnore15, e cila askujt nuk i imponohet me dhunë, por që vërtet nuk mund të mposhtet nga asnjë ideologji dhe nga asnjë luftë që i bëhet. Në pajtim me këtë, duhet të pranohet kontributi i dhënë nga shqiptarët muslimanë në krijimin dhe zhvillimin e identitetit shqiptar dhe në zhvillimin e gjithëmbarshëm shqiptar në këta shtatë shekujt e fundit, që nga shpëtimi nga asimilimi sllav e bizantin në Mesjetë e deri te krijimi i shtetit shqiptar dhe i ridimensionimeve më te reja gjeo-politike të kombit shqiptar në hapësirat ballkanike.

E treta, në procesin e globalizmit, kultura dhe kombi shqip-tar duhet të vërë në përdorim gjithë spektrin e vlerave që disponojnë, pra edhe vlerat dhe identitetin islam, në mënyrë që në integrime të jemi partner i pashfytyruar dhe ashtu të kontribuojmë më shumë në njohjen e ndërsjellë dhe në zhvillimin pozitiv të bashkësisë njerëzore. Të qenët në një pozicion gjeografik dhe qytetërues të urës lidhëse ndërmjet Perëndimit e Lindjes, do të duhej të shndërrohej në një favor për kombin shqiptar në proceset e ardhshme të integrimeve globale.
 
Hezitimi përsa u përket lidhjeve e bashkëpunimit me Turqinë dhe me botën islame, duhet të tejkalohet, sepse me to bashkëpunojnë të gjitha kombet e tjera, duke përfshirë edhe amerikanët, të cilët edhe kur sulmojnë një shtet arab, si Irakun, atë sulm dhe pushtim e bëjnë nga trualli i disa shteteve arabe, si Katari e Kuvajti. Rrjedhimisht, mbajtja e paragjykimeve dhe e “fajësisë historike” për përkatësinë islame të një numri të madh të shqiptarëve, nuk kanë asnjë mbështetje logjike.
 
Thjesht janë komplekse të imponuara nga armiqtë e shqiptarëve, të cilët këtij kombi i kanë imponuar edhe një ekuilibrim ar-tificial të identitetit shqiptar, duke shtypur shtresën e iden-titetit islam. Vetëm ekuilibrimi i vërtetë i shtresimeve të identitetit tonë do të na nxirrte nga vorbulla e falsifikimeve të përfytyrimeve dhe të realiteteve kombëtare, me çka do të qetësohej ndërgjegjja e shumicës së njerëzve shqip-tarë. Ashtu do të fitohej mobiliteti i kombit në rrugën e përparimit e të emancipimit, çka nënkupton edhe ndih-mën e pakursyer të Krijuesit, në rast se veprohet në rrugë të drejtë.

Përfundimisht, ky do të ishte stabilizim në një identitet natyral, pas sa e sa shekujve humbjesh në vorbullat e am-nezioneve të mëdha, sikundër ishin proceset e mëdha asimiluese: romanizimi, greqizimi, sllavizimi, e turqizimi, e si-kundër ndodh sot, konvertimi në grekë, në italianë e madje edhe në ashkali e në rusë. Pikërisht këto ndikime të forta shfytyruese mbi identitetin kulturor e kombëtar, e veçmas atë fetar, si boshti kurrizor i harmonisë dhe i sta-bilitetit individual dhe kolektiv, e kanë katandisur kombin shqiptar në më të varfrin dhe gati më të parëndësishmin e kontinentit europian, të njohur për lëkundje ideologjike dhe shpërndërrime të rrezikshme të kërkesave sociale dhe politike16, si edhe për relativizime tragjike të projekteve politike e kombëtare17.

Por, a kemi nxjerrë mësime të dobishme nga përvojat e hidhura të dy mijëvjeçarëve të shkuar apo jo, ende nuk shihet qartë. Në fakt, nëse nuk veprohet sipas strategjisë që u skicua më lart, duhet të konstatoj me keqardhje se do të vazhdojë katandisja e kombit tonë, si pasojë e brishtësisë së identitetit, e konfrontimit të shtresave të ndry-shme të këtij identiteti dhe e rritjes së presionit shkombëta-rizues të proceseve integruese globale. Ta zëmë, gjuha shqipe, e cila mbahet si argumenti më i fuqishëm i iden-titetit kulturor e kombëtar të ne shqiptarëve, në të ardhmen mund të margjinalizohet edhe nga vetë shqip-tarët, të cilët nën presionin e integrimit, do të parapëlqe-jnë të flasin e të shkruajnë në gjuhë të tjera, anglisht, ital-isht, greqisht, ashtu siç kanë bërë edhe paraardhësit tanë, që identitetin e vet gjuhësor e kanë shfytyruar, duke parapëlqyer ose duke pranuar imponimin e latinishtes, greqishtes, sllavishtes a turqishtes.

Procesi shfytyrues në të kaluarën ka qenë disi më i ngadaltë, edhe për shkak se pushtuesit kanë ardhur në territoret shqiptare dhe e kanë imponuar me aparat shteti një gjendje pushtimi, ndaj së cilës është manifestuar një dozë rezistence, ndërsa sot shqiptarët vetë shkojnë me vullnet në vendet e tjera dhe me vullnetin e tyre bëjnë përpjekje të integrohen në identitete të reja kulturore e kombëtare. Dhe mbi të gjitha, ateizmi i injektuar në të kaluarën komuniste me dhunë nga ideologjia dhe prak-tika agresive e komunizmit shqiptar dhe i përqafuar nga një numër i shqiptarëve të brezave të rinj, për shkak të edukimit të mbrapshtë, në ndonjë rast edhe si farë “trendi europianizues” e më shpesh si fshehje e identitetit të vërtetë fetar, është vetë tharmi i çmoralizimit, i krizës së identitetit të sotëm shqiptar dhe i lehtësisë së konvertimit.

15 Mehdi Frashëri është njëri nga falsifikuesit e mëdhenj shqiptarë lidhur me natyrën e Islamit. Ai në veprën “Problemet shqiptare”, përpiqet ta mohojë natyrën hyjnore të Kur’anit dhe ta paraqesë fenë Islame si vepër të Muhamedit.

16 Rebelimi i armatosur i vitit 1997 në Shqipëri, krahas përgjegjësisë ob-jektive të lidershipit për lejimin e skemave piramidale, krahas reagimit joadekuat ndaj protestave, krahas sponzorizuesve të jashtëm, që sponsorizuan destabilizimin e Shqipërisë, duket sikur ka pasur brenda vetes edhe tharmin e psikozave të dikurshme të herezive dhe të rebe-limeve bizantine.

17 Aktualisht, në Kosovë ka disa projekte politike për të ardhmen e që në shumë aspekte janë kundërthënëse ndërmjet tyre: 1.Njohja sa më parë e pavarësisë formale të Kosovës nga faktori ndërkombëtar(Rugova, LDK); 2. Moratorium-afatizim për statusin final të Kosovës (Thaçi, PDK); 3. Shpallje e pavarësisë nga deputetët në Kuvendin e Kosovës (AAK); 4. Unioni Kosovë-Shqipëri (LPK); 5. Bashkim i të gjitha trojeve shqiptare (LKÇK dhe AKSH.) Nga ana tjetër, është krejt e qartë se në mijëvjeçarin e ri, përmasat e gllabërimit të identiteteve të brishta kulturore e kombëtare, janë shumëfish më të mëdha se në dy mi-jëvjeçarët e shkuar.

Prishtinë, 18 prill 2003

Fadil Maloku
Shtresimet e identitetit kulturor të shqiptarëve të Kosovës

Që në fillim do theksuar se çështja e procesit të diagnosti-fikimit sociologjik të shtresimit të identitetit kulturor të shqip-tarëve të Kosovës, e do merrja guximin të shtoja edhe atij të Shqipërisë, ngaqë i përkasin një trungu që ishte padre-jtësisht i copëtuar gjatë historisë së kaluar, nuk do të mund të ushtrohej ende me dioptrinë e një skalperi kirurgjik soci-ologjik. Kur e them këtë, para së gjithash kam parasysh, siç do të shprehej sot eminenca numër një në botë, soci-ologu Antoni Gidens, “procesin e nevojshëm të afatizimit të asaj pjese të historisë që në ne fut dilema mbi pre-jardhjen tonë të vërtetë”.

Kur t’i shtohet kësaj edhe një rregull tjetër që në shkencat sociologjike është duke u përfilluar shumë, ai i “nevojës së kalimit të kohës”, për t’u marrë me fenomenet dhe duku-ritë e shtresimit kulturor të popujve dhe të kombeve, që kushtimisht të shprehem, kanë lënë përshtypjen e një të vonuari në maratonën e historisë, por që megjithatë, më në fund, do të arrijë në cakun e limituar më parë.

Distanca kohore për ne sociologët, gjithnjë bëhet një pengesë serioze për të evidentuar ndryshimet apo shtre-simet kulturore që zakonisht ndodhin ndër popuj të ndry-shëm. Klod Levi Straus, një antropolog i shquar, kur është në pyetje fenomeni kohë, na lë të kuptojmë se zakonisht ekspertët e lëmive të ndryshme (aludimi është në histori-anë dhe sociologë) shtresimet kulturore, apo siç i pagëzon ai, “modelet shoqërore të sjelljeve të popujve”, gati në më të shumtën e rasteve vetëm sipërfaqësisht arrijnë të mos i diagnostifikojnë ndryshimet socio-kulturore.

Për ne shqiptarët e Kosovës, kam përshtypjen se çështja e identitetit kulturor nuk mund të diagnostifikohet edhe aq sa do të donim ne, poqese shikohet shkëputur nga proce-set që ndodhën në fund të shekullit të kaluar. Themi kështu ngaqë këto procese ravijëzuan deri diku edhe ndryshimet e tjera ekonomike, politike, etnopsikologjike, etj. Në këtë drejtim do të thoja që shpartallimi i ish–krijesave, mini dha atyre makro-perandorake komuniste, siç ishin ai i ish-Jugo-sllavisë dhe BRSS-së, kah fundi i viteve ’80 dhe fillimi i atyre ’90, shkaktoi dy forma krizash të identiteteve për popujt që ishin ngujuar padrejtësisht me dekada të tëra nën oxha-kun e tyre.

1. Në njërën anë, apo në njërin rrafsh, shkaktoi krizën ekzis-tuese që kultivonin projektin e shtet-kombit me një përvojë të konsideruar të dëshmimit të vetvetes nëpërmjet shkatërrimit të veçantive kulturore të të tjerëve, siç ishte rasti i serbëve në raport me gjithë ish-popujt jugosllavë, e sidomos boshnjakët dhe shqiptarët e Kosovës, që për pa-sojë pati pesë luftëra të përgjakshme, me qindra mijëra viktima të pafajshme civile dhe dëme materiale.
2. Dhe në anën tjetër, krizën apo hutinë e atyre iden-titeteve kombëtare, të cilat me shthurjen e këtyre mega dhe miniperandorive e humbën rastin për të çuar gjer në fund procesin e rrumbullakësimit të identitetit të tyre kom-bëtar, në formë të projektit shtet-komb.

E ardhmja e identitetit kulturor të shqiptarëve të Kosovës nuk guxon të mbetet pa kapakun e veçantisë shtet-komb, anipse në kushtet dhe rrethanat e zhvillimeve të reja globalizuese, ngandonjëherë roli i identitetit shtetëror për-piqet të relativizohet në atë masë sa edhe kontestohet me teori dhe praktika të reja të procesit të ri të global-izimit. Ky proces dhe fenomen i ri, si në praktikën, ashtu edhe në teorinë e zhvillimeve të reja shoqëroro-politike, është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë.
Globalizimi si fenomen i ri ka filluar të përfshijë të gjitha civi-lizimet, kulturat dhe shoqëritë e rruzullit tokësor. Globalizimi kulturor sot në shekullin tonë si tendencë permanente, parashikon dy procese kryesore: diversifikimin kulturor dhe reidentifikimin kulturor. Kur të analizohen kështu, tendenca e parë thuhet se do shpalosë hapësira të emancipimit kul-turor.
 
Identiteti fetar, si pjesë e identitetit të përgjithshëm të shqiptarëve, është një çështje që shpesh zihet në gojë nga studiuesit vendas dhe ata të huaj, me qëllim që pak a shumë të përcaktohet prejardhja e përkatësisë globale si popull. Në këtë kontekst, do të bënim pyetjen se cila veti shqiptarët i shquan si properëndimorë? Pozita e theksuar gjeografike, organizimi përherë jo i qëndrueshëm politik, përcaktimi i tyre në familjen e madhe evropiane, apo diç tjetër?
 
Të gjitha nga pak e asnjë në veçanti, do të ishte përgjigjja. Këtë e themi kështu sepse në periudhën aktu-ale të transformimeve të mëdha globalizuese, të gjithë këta elementë determinues lidhur me identitetin fetar (dhe jo vetëm fetar) shqiptar, po ripozicionohen dhe po marrin dimensione shtesë. Mendoj se identitetin fetar të shqiptarëve të Kosovës, në këto rrethana, e përcaktojnë limite të tjera që gjithsesi, në mjëvjeçarin e ri ushtruan ndryshime të mëdha. Ndër këto këto limite apo thënë më ndryshe, elementë plotësues, në rindërtimin e identitetit fetar (sidomos), është padyshim ai i demokracisë liberale. Kjo gjendje apo ky status që po krijohet dalëngadalë në mentalitetin dhe etnopsikologjinë e shqiptarëve të Kos-ovës, kundruall një identiteti të dëshmuar gjeografik ev-ropian, është i pakrahasuar me çfarëdo që të ketë ngjarë më parë.
 
Universalizimi apo ruajtja e veçantive kulturore?
Që në fillim do përmendja një dukuri të cilën e hasim pothuajse në të gjitha nivelet akademike, kur është fjala për ndërrimin e mijëvjeçarëve. Për ne kosovarët ky term pak a shumë është i ndërlidhur me një ngjarje historike do thoja, për shkak se pas një pastrimi etnik me përmasa të mëdha (1 milion njerëz u shpërngulën!), ata sërish arritën të rikthehen në vatrat e tyre. Mirëpo, poqese ky kontekst i shpjegimit të “mjëvjeçarit” merret si shkak për të shpjeguar një ideologji apo një dukuri që ka ndodhur apo eventual-isht do të ndodhë në të ardhmen, atëherë është e pa-mundur të flitet apo të parashikohen ngjarjet, fenomenet apo edhe ndodhitë në sferat e ndryshme të zhvillimit.

Themi kështu për arsye se natyra dhe dinamika e zhvillimit të dukurive të sotme është aq e shpejtë, aq marra-mendëse, saqë është vështirë të prognozohet se çfarë do të mund të ndodhë brenda një viti, dekade, e jo pastaj brenda një mijëvjeçari.
P.sh. para një mijëvjeçari e këndej kanë ndodhur shumë ngjarje të cilat kanë lënë vrragë në historinë evropiane siç janë feudalizmi, zbulimi i Amerikës, luftërat fetare (kry-qëzatat), arsimimi i njerëzve, zhvillimi marramendës i shkencës dhe teknologjisë, Revolucioni Borgjez Francez, pavarësimi i shumë shteteve, paraqitja e socializmit për të cilin është menduar se është një ardhmëri e sigurtë për njerëzit, Lufta e Ftohtë, rënia e Murit të Berlinit, pastaj këtu lirisht do të mund të futja si ngjarje të rendësishme edhe kthimin e 1 milion shqiptarëve në trojet e tyre, pas dëbimit me dhunë nga regjimi i Beogradit, etj.

Sot, p.sh., a mund ta imagjinojmë, bie fjala, Skënderbeun (një hero në traditën tonë të largët) se si bisedon me tele-fon, i sigurtë me gjeneralët e vet dhe si e organizon, bie fjala, strategjinë e mbrojtjes së vendit të tij nëpërmjet kompjuterit? I njëjti Skënderbe, bie fjala, për kohën e vet as që ka mundur ta imagjinojë një gjë të tillë. Për këtë shkak, si mund të parashikojmë se çfarë do të mund të ndodhte në një mijëvjeçar të tërë?! Mirëpo, pa marrë parasysh tërë këtë rrëmujë të zhvillimeve tekniko-teknologjike, ne po jetojmë në një periudhë shumë di-namike të proceseve që kanë filluar qysh mijëvjeçarin e kaluar dhe të cilave askush s’mund t’ua dijë përfundimin.

Bota ku ne po jetojmë sot, nuk është aspak statike, por është objekt i një transformimi të përhershëm. Nuk duhet edhe të trajtohemi si gjeneratë aq të vjetër, sa mos të mundemi të specifikojmë dallimet dhe imazhet që i kishim, bie fjala, në fëmijëri, dhe ato që kemi tani. Unë, bie fjala, e mbaj në mend kontaktin e parë me TV-në. Për shumicën prej nesh këtu, udhëtimi jashtë vendit ishte pothuajse një aventurë e tërë. Në të vërtetë, ne si individë dhe si sho-qëri, as që kemi ditur se çfarë po ndodh në kontinentet e tjera. Edhe nëse kemi arritur të mësojmë për to, i kemi marrë vesh shumë vonë. Jeta jonë pra zhvillohej me një ritëm shumë të ngadalshëm.

Sot ka ndryshuar çdo gjë. Telefoni, telefaksi, satelitët ko-munikativë, televizioni kabllor, interneti..., na mundësojnë me shpejtësi marramendëse komunikimin me cilëndo pjesë të rruzullit tokësor! A thua jemi të vetëdijshëm se për çdo ditë në internet hapen nga 85.000 faqe te reja? Sipas disa të dhënave, momentalisht në internet janë të hapura dikund rreth 370 gjerë 400 milionë “web faqe”. Për 10 vjetët e ardhshëm supozohet se do të ketë dikund rreth 300 gjer 350 miliardë “web faqe” të tillë!

Kur janë paraqitur radiostacionet e para, thuhet se kanë qenë të nevojshme dikund rreth 38 vjet për t’u arritur numri prej 50 milionë dëgjuesish. Televizionit, për të pasur një numër të tillë shikuesish, thuhet si u janë nevojitur vetëm 13 vjet. Interneti, këtë shifër e ka arritur vetëm për 4 vjet, ndërsa është llogaritur se në vitin 2005, ai do të ketë jo më pak se 1 miliard shfrytëzues, në të vërtetë, një të gjashtën e banorëve të botës! Sot në këtë rrjetëzim të nevojave dhe të interesave askush nuk mund të presupozojë se i mjafton vetvetja, për shkak se çdo aspekt i jetës varet nga shumë individë dhe vende.

Poqese do të bënim një eksperimentim të thjeshtë, do të dëshmonim se ky rrjetëzim nevojash dhe interesash të njerëzve, nga viset e ndryshme të botës, është esenca e botës moderne. Marrim psh. Gazetat. Që të mund të lexo-jmë rregullisht, bie fjala, gazetat ditore, është e nevojshme që dikush në malet e Zvicrës të presë lisat e nevojshëm e mandej t’i përpunojë në formë letre. Kjo letër pastaj është transportuar në vise të ndryshme me trena, anije, kamionë etj., të cilët mund të jenë të Austrisë, Gjermanisë, Francës, etj.

Tek ne në Kosovë, e njëjta letër shërben për prodhimin e gazetave tona ditore, me makina gjermane, angleze apo amerikane, kurse për t’i prodhuar këto makina në formë të shtypshkronjës, është e kuptueshme se është nevojitur hekuri, të cilin një Zot e di ku ka mundur të blihet! Disa nga gazetat që dalin sot në Kosovë, si, Koha Ditore p.sh., ne mund ta lexojmë edhe nëpërmjet programit satelitor, të cilin poashtu e kanë vendosur shtetet evropi-ane, dikund në orbitë. Në këtë kontekst, ne mund të vazh-dojmë të dëshmojmë ndërlidhjen apo rrjetëzimin e nevo-jshëm të shteteve dhe vendeve të ndryshme që dëshmo-jnë se çdo skutë dhe çdo send është lëndë e universumit, ku bashkohen të gjitha këndet që hapin perspektiva të ndryshme për njerëzit anekënd rruzullit tokësor.

Nëse duam të përdorim termin apo shprehjen që tashmë ka filluar të hyjë edhe në gjuhën tonë, sidomos nga me-diat e më pak nga shkencëtarët, atëherë mund dhe du-het të themi se jetojmë në botën që gjendet në procesin e globalizimit. Për mendimin tim, një shtysë të rëndësishme këtyre ndryshimeve u ka dhënë edhe çështja e zbulimeve të reja në dy sfera të jetës sonë të përditshme: në kompjuterizëm dhe në teknologjinë e komunikimit.

Kompjuteri nuk është një zbulim si zbulimet e tjera. Në të vërtetë, të gjitha zbulimet që ka bërë mendja e njeriut, kanë qenë disi në funksion të zmadhimit të kapaciteteve intelektuale dhe atyre fizike të njeriut. Në një mënyrë, këto zbulime ishin dhe janë vazhdim i trupit të njeriut. P.sh., sharra dhe çekiçi janë mënyra që zmadhojnë disa herë rolin e punës së njeriut me dorë; ose rrota së bashku me të gjitha zbulimet me të, në një mënyrë, janë vazhdim i këm-bëve tona, për shkak se na mundësojnë të sillemi me një shpejtësi shumë më të madhe nga sa mund të ishim sjellë pa të.

Apo dylbitë, p.sh., janë vazhdim i syve tanë, kurse radioja vazhdim i veshëve dhe gojës sonë. Por kompjuteri është diçka që nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër. Me të, bie fjala, ne zmadhojmë kapacitetet tona të trurit. Këmbët, duart, goja dhe veshët, në një mënyrë, janë vazhdim i trurit. Ato funksionojnë si armë kryesore të njeriut, por kompjuteri është i vetmi që shumëfishon kapacitetin e trurit tonë. Ai na ofron mundësinë e përpunimit të të dhënave të paimagjinueshme të cilat trurit tonë do t’i ishin dashur ndoshta vite të tëra për t’i përpunuar.

Të gjitha këto veti, pra, kompjuterin e bëjnë të pazëvendësueshëm ngaqë, përveç kësaj, ai na mundëson të gjejmë apo zbu-lojmë edhe armë të tjera, shumë më të sofistikuara nga ai vetë. Ky zbulim, trurit të njeriut i mundëson zbulime të tjera që i mundësojnë atij të riformësojë botën ashtu siç i përgjigjet, pra, në mënyrë që për një kohë të shkurtër, shumë gjëra të paimagjinueshme gjer tani, do të bëhen realitet, në mënyrë që koha jonë të mos krahasohet më me asnjë kohë tjetër të historisë së njerëzimit.

Në anën tjetër, teknologjia e komunikimit i ka fshirë të gjitha largësitë fizike, kurse në anën tjetër, ka rritur të dhënat që mund të kemi për njëri-tjetrin.Tani nuk mund të jetojmë më të izoluar nga të tjerët, ngaqë çdo ngjarje, kudo që të ndodhë, për një kohë shumë të shkurtër pasqyrohet dhe njoftohet me shpejtësi marramendëse. Për këtë shkak, çdo situatë, çdo vendim i rëndësishëm i ndonjë personaliteti të njohur, shprehet apo ndërlidhet me jetët e njerëzve dhe rajoneve të ndryshme nëpër anët e ndryshme të botës. Në të vërtetë, këtë fenomen, ne lirisht mund ta identifikojmë si proces globalizimi, i cili tek ne, edhe si term, edhe si dukuri shoqërore, ende është i ri.

Duke huazuar idenë e grekëve të vjetër në një kontekst tërësisht tjetërfare, çdo njeri bashkëkohor sot mund të thotë lirisht: “Asgjë njerëzore nuk më është e panjohur”, ngaqë çdo gjë mund të ketë reperkusione për secilin nga ne. Marshall Makluani, shumë më herët, në mënyrë gjeni-ale e parashikoi këtë proces, dhe qe i pari që parala-jmëroi dukurinë e “fshatit global”, pra, një botë me komu-nikime të mëdha, e cila do t’i ngjajë vërtet një fshati. Këtë lloj përparimi teknologjik dhe përcjellje të ndryshimeve shoqërore nuk mund ta ndalë më askush. Bie fjala, në vitin 1903, prodhuesit e “Mercedesit” kishin përshtypje se numri i automobilave në gjithë botën, do të mund të ishte mak-simalisht 1 milion, ngaqë llogaritej se ata nuk do të mund të trajnonin 1 milion njerëz të drejtonin automobilat e tyre. Nuk ka dyshim se Kompania ishte në një ëndërr.

Ose p.sh., një komitet i Parlamentit të Anglisë, në debatet e veta, mendonte se llampa elektrike që kishte zbuluar Edisoni e pa të cilën ne sot as që mund ta imagjinojmë jetën (këtë më së miri e kemi provuar ne kosovarët në ko-hën e pasluftës), ishte në të vërtetë një send ekzotik me të cilin argëtoheshin amerikanët, ngaqë sipas anglezëve, amerikanët i kishin në qejf zbulimet sipërfaqësore që nuk kishin rëndësi edhe për pjesët e tjera të botës.

A është i mundshëm globalizimi?

Nëse në mënyrë të paevitueshme jemi duke shkuar drejt globalizimit (kurse në esencë, të gjitha faktet dhe kushtet na flasin se jemi duke shkuar andej pari), atëherë është e nevojshme ta identifikojmë këtë rrugëtim, pra, çfarë glob-alizimi dëshirojmë? Një proces i tillë mendoj se do të mund të zhvillohej në forma apo modele të ndryshme. Sipas këtij parashikimi, nuk është i mjaftueshëm vetëm pranimi i procesit të globalizimit, por para së gjithash, duhet të për-caktojmë mënyrën dhe kushtet nën të cilat do të përfshi-hemi në këtë proces.

Anipse nuk kemi ndoshta edhe shumë kohë të ndalemi në këtë problematikë, mund themi tërthorazi se procesi i globalizimit do të mund të këndvështrohej nga dy per-spektiva. Në njërën anë, është e mundur të tentohet të realizohet një civilizim universal ku tërë njerëzimi një ditë do të bëhet pjesë e një mënyre të vetme të menduari, një shoqërie të vetme e ndoshta edhe një qeverie te vetme?! Në anën tjetër, është e natyrshme të mendohet se një projektim i tillë i ngjarjeve të sipërme nuk është as realist e as ndoshta i nevojshëm, ngase dallimet mes identiteteve të ndryshme kulturore, etnike dhe atyre racore, gjithnjë do të ekzistojnë. Parë nga ky këndvështrim, do të thosha se ndoshta edhe nuk është qëllimi i fundit i globalizimit krijimi i një shoqërie homogjene globale, por krijimi i një koloriti identitetesh etnike, kulturore, ndoshta edhe politike, por, mendoj, assesi ekonomike. Thënë më shkurt, modeli i parë, më tepër parashikon bashkimin, unifikimin, ai i dyti para së gjithash, parcializimin, pra, respektimin e veçantive kul-turore, etnike, etj. të të tjerëve.

A mundet që civilizimi universal të bëhet kulturë univer-sale?

Ideja e civilizimit universal paraqitet me ardhjen e kohës moderne, e cila, në vend që të merret me kultivimin e veçantive kulturore, politike, etnike, etj., zhvillon së pari idenë e integrimeve rajonale, pastaj atë të territoreve, në mënyrë që në fund të krijojë utopinë e një qeverie te vetme me përmasa botërore! Dikujt nga ne këtu, me siguri do t’i duket se ky projekt në të vërtetë është një qëllim i caktuar, prapa të cilit fshihet nostalgjia e idesë së krishter-izmit dhe autoritetit të saj moral, gjë që edhe është ndoshta për të dyshuar, sepse në një mënyrë konsiston të jetë më superiore se sa edhe shtetet nacionale. Problemi shtë se ky koncept i shoqërisë moderne, në vetvete fsheh një paradoks të cilin shumë më parë e kishte kuptuar Zhan Zhak Ruso, i cili do të shprehej me idenë se “kemi obligim të jemi të lirë”.

Gjendemi para paradoksit, ngaqë liria në të vërtetë, d.m.th. që lirisht mund të zgjedhim atë që më së shumti u përshtatet interesave dhe vlerave tona. Mirëpo në anën tjetër, moderniteti na thotë: “Në emër të lirisë, ju mund të zgjidhni vetëm lirinë, jeni të detyruar të zgjidhni vetëm atë!?)”. Sipas kësaj skeme, ne të gjithë kemi të drejtë të zgjedhim vetëm lirinë (!). Nga të kuptuarit e tillë të lirisë, fi-tohet përshtypja se jemi të kufizuar!? Gjërat bëhen edhe më të vështira kur fillojmë të kuptojmë konceptet the-melore të modernitetit në mënyrë operative. P.sh., ç’është në të vërtetë liria? Cilët janë kufijtë e saj? Ç’është demok-racia? Ç’janë të drejtat e njeriut? Dhe a është liria dhunti hyjnore apo njerëzore?
Në suazat e paradoksit të lartpërmendur që posedon moderniteti, do të thoshim se ai kërkon që domethëniet e ndryshme të koncepteve të tilla të interpretohen në një mënyrë të vetme.

Artikulimi i veçantive kulturore

Pozicioni tjetër i të kuptuarit të procesit të globalizimit, kam përshtypjen se është më dinamik, në kuptimin e pranimit të dallimeve ndërmjet kulturave, grupeve, racave, bash-kësive të ndryshme religjioze etj. Këtë model pra, nuk e përbën zhdukja e veçantive që do të viktimizoheshin në altarin e civilizimit universal, përkundrazi, artikulimi i respek-tueshëm i dallimeve etnike, racore, religjioze, kulturore,etj., të cilat vetëvetiu janë shprehje e një lirie dhe tolerance të mirëfilltë ndërmjet popujve, shteteve dhe civilizimeve në mbarë botën e tanishme dhe të ardhshme.
 
Përkundër idesë së modernitetit, e cila dosido identifikohet me format e jetës perëndimore, e cila pretendon të rregullojë të gjitha raportet e shoqërive të tjera sipas kutit të vet, vjen reaksioni postmodernist i cili përkushtimin e ka të koncen-truar në ndërtimin e një shoqërie globale, e cila respekton identitetin e secilit qytetërim tjetër kulturor, duke lejuar që secili grupim kulturor ta kultivojë si shtet i organizuar legal vetveten. Do të thosha se koncepti i postmodernitetit, sot është duke u ndërtuar në një lloj skepticizmi ndaj të gjitha dogmave dhe të vërtetave shoqërore, të cilat në një mënyrë pretendojnë të jenë të padiskutueshme.

Fitohet përshtypja sociologjike se postmodernizmi është ndërtuar apo edhe ende po ndërtohet, në një lloj dyshimi, ndoshta edhe shqetësues, i cili përjashton të gjitha kon-struktet shoqërore që pretendojnë të bëhen të vërteta universale. Me fjalë të tjera, postmodernizmi pranon se ekzistojnë forma të ndryshme të të kuptuarit të demo-kracisë, kulturave, traditave e me këtë, edhe ndërtimin e raporteve shoqërore në forma dhe mundësi të ndryshme.

Postmodernizmi në thelb, përjashton çdo teori mbi njeriun dhe shoqërinë që e ngulfat krijimtarinë, çdo teori e cila veçantitë dhe dallimet i trajton si diçka heretike, çdo teori e cila dënon çfarëdo ndarjeje të stilit perëndimor të jetesës dhe organizimit social. I tërë ky këndëvështrim i këtillë nuk do të thotë se nuk ekziston një lloj rendi global, që do të thotë se gjithë laramania e veçantive kulturore dhe atyre etnike e religjioze, nuk është e thënë të shkrihen në kazanin e asaj që ne po quajmë globalizim.

Historia e njerëzimit gjithnjë flet për tendencën e pamun-dur të krijimit të një shoqërie universale. Në një nivel të thellë emancipimi të njeriut, liria dhe kaosi, në një mënyrë, i duhen apo e plotësojnë njëri-tjetrin. Poqese vendosim, bie fjala, për uniformitetin dhe lëmë pas dore lirinë dhe mundësinë e zgjedhjes, një rregullim i tillë strikt, do të mund të shndërrohej në një totalitarizëm të ri, i cili herët apo vonë është i destinuar të shkatërrohet. Poqese në anën tjetër, bie fjala, zgjedhim vetëm lirinë e pakufizuar, pa zhvillim koherent, me siguri do të gjendemi në një kaos të paparë! Dihet se kaosi është armik i lirisë, sikurse është totalitarizmi. Për këtë shkak dialektika e rendit dhe kaosit është e pandërprerë.

Teza e Fukajamës, e cila parashikon fundin e historisë, për ne është e paqëndrueshme në shumë dimensione, për ar-sye se fundi i historisë në një mënyrë është edhe fundi i dialektikës së gjërave në këtë botë. Kjo pastaj sjell fundin e mundësive që të zbulohet liria, e kjo sjell edhe fundin e njeriut si qenie. Përkundër Fukajamës, unë mendoj se aty ku ka njerëz ka edhe liri, kurse aty ku ka liri, me siguri do të ketë edhe kontestime kulturore, politike, luftëra politike dhe ekonomike ndërmjet gjigantëve konfesionalë, etnikë, racorë, gjinorë, etj. Moderniteti i parë nga ky kënd-vështrim, nuk mund të shënojë fundin e historisë.

Cila është zgjidhja jonë?

Çështja e pare ku do të duhej dhënë përgjigje në përack-timin e marrëdhënieve të ardhshme ndërkombëtare në mijëvjeçarin që kemi hyrë, për mendimin tim, do të ishte se në cilën nga këto dy alternativa ne si shoqëri duhet të shkojmë? Kah uniformiteti apo globalizimi, apo kah respek-timi i veçantive të identitetit të secilit prej nesh? Përgjigja jonë do të ishte e dyta
Pse - shtrohet pyetja. Për arsye se shoqëritë e ardhshme sipas përshtypjes sonë, nuk do të duhej të hiqnin dorë nga identitetet e tyre kulturore (sidomos), në mënyrë që të bëhen shoqëri moderne perëndimore. Fenomen ky që do të thosha se po ndodh me të gjitha shoqëritë postkomu-niste në Evropën Juglindore, duke mos përjashtuar këtu edhe Kosovën.
Shoqëritë botërore do të duhej të forconin dallimet dhe karakteristikat e tyre rajonale në mënyrë që t’i këmbejnë këto dallime si kapital të vlefshëm në periudhën e ardhshme.


Fahrush Rexhepi
Roli krijues i personaliteteve fetare në ruajtjen e kulturës dhe traditës shqiptare të proviencës islame të shek.XVII - XVIII

Për t’i trajtuar gjurmët e letërsisë shqipe, fetare morali-zuese të proviencës islame të shek. XVII-XVIII dhe për ta kuptuar më mirë rëndësinë arsimuese të krijuesve shqip-tarë në frymën islame duhet që problemin ta trajtojmë më në zanafillë të kësaj kulture. Së këndejmi, nisemi nga kon-statimi i Injac Zamputit1 se pas kalimit në Islam, gjuha shqipe mbeti “gjuhë shtëpie dhe tregu”, dhe sipas tij këtu gjejmë një stagnim ose një kthim prapa në ndërgjegjen shqiptare të shek. XVI-XVII, në kohën kur në Evropë for-moheshin gjuhët popullore dhe u zinin vendin gjuhëve klasike në zyrë dhe kulturë.2
 
Mirëpo ky mendim, shikuar në aspektin më të gjerë teorik dhe material del se Zamputi në atë kohë, gjërat i ka vështruar më shumë vetëm nga njëra anë, nga prizmi i perspektivës jo të mirë të kulturës shqip-tare të proviencës së krishterë, në rend të parë katolike. Mirëpo me vet faktin se me islamizimin e shqiptarëve u hoqën barrierat që shqipja në trollin albanofon të mos tra-zohej, bile si “gjuhë shtëpie”, ishte një faktorë i ri dhe shumë i rëndësishëm për kulturën popullore dhe për jetën shqiptare. Edhe fakti se shqipja me islamizimin e shqiptarëve në fusha dhe qytete më të popullëzuar po bëhej “gjuhë e tregut”3 gjithë shqiptar, flet edhe për një kompo-nentë të re që fitoi kultura shqiptare me rëndësi edhe për zhvillimin borxhez të vendit.
 
Në anën tjetër është fakt i pa kontestueshëm se islamizimi masiv i shqiptarëve kontriboi në formimin e tregjeve ndërkrahinore dhe të tregut kom-bëtar shqiptar, si tipar ndër më të rëndësishmit, të kombit. Por është edhe fakti tjetër se shqipja e masave të islami-zuara nuk ishte vetëm gjuhë e familjes dhe e tregut, por ishte së paku edhe gjuhë komunikimi në të gjitha nivelet e institucioneve të kulturës islame në viset shqiptare si dhe në jurisprudencë, në siguri dhe në mbrojtje të vendeve me shqiptarë. Me fjalë të tjera, ishte gjuhë joformale në zyrë dhe në treg.
 
Gjuha shqipe ishte edhe gjuhë e kulturës shqiptare të proviencës islame, me gjasë nga fillimi i islami-zimit, e së paku me Dervish Hasanin, e autorin e jetëshkrimit të Demir Hanit, gjysma e dytë e shek. XVII.4 Edhe fakti se të gjithë misionarët aziatikë të islamizimit në vendet me shqiptarë, dervishë e shehlerë, u familiarizuan me rrethin shqiptar, u bënë linguistë dhe më vonë u asimiluan në shqiptarë, flet për një zotësi të kulturës popul-lore shqiptare të gjuhës shqipe (që ishte në përdorim në fushë të kulturës) të vetëdijës dhe të ndërgjegjes shqip-tare të shqiptarëve të islamizuar. Andaj mund të konstato-het se me fillet e kulturës shqiptare të proviencës islame filloi një jetë e re dhe një fat i ri për pjesën më të madhe të popullsisë në viset shqiptare, e që pretendonte të bëhej fat gjithëshqiptar.
 
Megjithatë, kjo kulturë ndonëse preten-donte të ishte e vetme, në asnjë kohë nuk bëri kufi të pakapërcyeshëm midis asaj dhe kulturës shqiptare të proviencës së krishterë, para asaj dhe as me kulturën kombëtare të rilindjes, si vazhdim. Kultura shqiptare e proviencës islame e periudhës së iluminizmit në mënyrë guerile dhe me aksione disidente bëri përpjekje të vaz-hudeshme pët tu distancuar nga gjiri i kulturës otomane. Atë kulturë e kultivuan personalitete më të shquara të ko-hës, përgjegjës për çështje të fesë islame dhe të kulturës osmane, pranë xhamive, teqeve dhe medreseve në gju-hën turke. Këta krijues duke folur shqip për heroizmin e profetit Muhamed dhe të idhëtarëve të tij, për dashurinë e tyre për gjuhën, fenë, popullin, historinë dhe vendin e tyre, në mënyrë të fuqishme ngjallin dashurinë e masave shqip-tare të islamizuara për një liri më njerëzore, për një fe më liberale me pretendime gjithëshqiptare.
 
”Për një bashkim e solidaritet në nivel të bashkisë së gjuhës, të bashkisë së kulturës, të bashkisë së tregut dhe të bashkisë së vendit”5. Madje këtu nuk është tepër të konstatohet se, të thuash, të gjithë krijuesit shqip me alfabet arab që i njohim deri më sot, kanë vepruar në mjediset ku gjuha shqipe dhe kultura shqiptare ishin tepër të rrezikuara nga gjuhët dhe kulturat e huaja sllave, greke, turke e italiane.

Sa për ilustrim marrim Dervish Hasanin6 i cili aktivitetin e vet krijues e nisi në teqën e madhe në Rahovec, pranë Sheh Sylejman Ejup Dedës të Potoqanit, baba i halvetive. Gjuha shqipe në Rahovec dhe në rrethinë kishte përjetuar një sllavizim të thellë të leksikut. i kishte ngelur shqip vetëm sin-taksa. Sylejman Ejup Dedë kishte mbaruar shkolla të larta të Turqisë. Meqë dilte nga fshati Potoqan, mud të thuhet se shqipen e ka ditur mirë, kurse fakti se i dha përkrahje Myhybit7 të vetë Dervish Hasanit, kultivonte letërsinë shqipe, flet se Sylejman Ejup Dedë e deshi shqipen edhe për qëllime politike, sepse me këtë gjuhë duke u futur në teqën e madhe si institucion më i rëndsishëm për kulturën islame në anadrini, në gjysmën e dytë të shek. XVII, pati për qëllim jo vetëm t’i paraprinte gjuhës turke, si gjuhë zyrtare dhe e kulturës Osmane por shqipen t’ia kthente masës shqiptare, sllavofone të Rahovecit.8
 
Fundi i shek.XVII, vitet 80-ta të këtij shekulli shënuan një degëzim edhe në fushën e krijimatrisë letrare shqipe të divaneve. Krijuesit shqiptar të kësaj periudhe kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mendimin shqiptar islam, duke qenë bes-nik të kërkesave shoqërore shqiptare të kohës mbi platfor-mën politike që shtruan fillet e rilindjes kombëtare shqip-tare. Këta letrarë gjuhën shqipe e kultivuan në të gjitha gjinitë beletristike të njohura aso kohe, në Evropë, përpos dramës dhe romanit të cilat nuk i njiheshin në lindje. Gjerësa faza e parë e letëersisë së bejtengjijve, bartës i së cilës ishte Nezim Frakulla në fillim të shek. XVIII kishte frymë laike, faza e dytë që fillon gjithashtu në fillim të shek. XVIII, me pesonalitete qëndrore, Hasan Zuko Kamberin dhe vazhdon edhe në shek.XIX, e që kishte frymë fetare moral-izuese, por që është pak si arbitrare dhe e diskutueshme.
 
Ulemaja muslimane shqiptare ka dhënë kontribut të çmuar në ruajtjen e kulturës dhe të traditës kombëtare shqiptare, sidomos kontribut të madhë kanë dhënë në ruajtjen e gjuhës shqipe sepse këshillat, mësimet fetare i bëri në gjuhën shqipe veç kësaj në gjirin e këtyre person-aliteteve fetare kanë dal edhe shkrimtarë e poetë të njo-hur si Nezim Frakulla, Hasan Zuko Kamberi, Ismajl Floqi, Dalip Frashëri, Hafiz Ali Ulqinaku etj. Edhe pse këta kishin shkruar me alfabet arab është mjaftë që kanë shkruar shqip dhe që i kanë treguar popullit se gjuha e tyre, shqipja, mund të shkruhet.9

Autori i parë i rëndësishëm i letërsisë shqipe me alfabetin turko-arab ishte Nezim Frakulla i cili rrjedhë nga një familje e fshatit Frakull të Beratit. Ka lindur në pjesën e dytë të shek.XVII, si duket rreth viteve 1680-1685. Kishte studiuar në medresen e Beratit. Nezimit nuk i mjaftoi mësimi që kreu këtu. Ai vazhdoi studimet në Stamboll ku qëndroi shumë kohë. Atje nisi të shkruaj vjersha turqisht, shqip, persisht e arabisht.10 Sipas asaj që thotë Nezimi, ai ka shkruar turqisht, shqip, persisht mendohet të ketë shkruar edhe arabisht. Turqisht, Nezimi ka lënë dy divane dhe shumë poezi të tjera.
 
Nga këto vepra mund ta njohim më mirë poetin dhe kohën e tij. Kurse në gjuhën shqipe nga Nezimi kemi një divan dhe shumë vjersha të tjera të shpërndara. Divanin duket se e ka shkruar rreth viteve 1731.11 Nezimi nuk qe pa dyshim i pari që vjershëroi shqip sipas frymës e modeleve orientale. Por ai u ngrit më lart se pasardhësit e vet pasi që bëri një vepër të plotë e të madhe me të cilën mori emër, si themelues i një rryme të re letrare. Ai mburret se e ngriti lartë dhe e pasuroi gjuhën shqipe të lënë, se është i pari që ka shkruar një divan shqip.
 
Zhvillimi i kësaj letërsie shqipe me alfabet arab që zhvillohej në dy mo-mente kryesore të shprehura në kulturën shqiptare kishin pengesa nga autoritetet turke për shkak të kërkesës që tu njihet shqiptarëve individualiteti kombëtar në mesin e umetit (popullit) musliman osman dhe kërkesa tjetër për autonomi deri në shkëputje që shpreheshin në përpjekjet e bushatasve dhe të tepelenasit, por edhe nga lëvizja kombëtare shqiptare pas tyre. Mirëpo, këto tendenca shqiptare kombëtare për liri dhe pavarësi shprehen më shumë në trashëgimninë letrare bektashiane e konsideruar si vëllazëri bujqish e fshatarësh.
 
Këta krijues bektashianë në viset shqiptare, qofshin shqiptarë, persian, arab, turq, në rrethana të reja politike e kultivuan letërsinë bektashiane shqip dhe në gjuhë të lindjes. Por ky sekt në perandorinë osmane ishte i pa dëshiruar dhe u ndalë së vepruari më 1826 dhe më 1828. Arsyet e ndërprerjes ishin të qarta ngase ky tarikat që mbështete edhe tolerancën fetare të Ali Pashë Tepelenës, ishte bartës i zhvillimit të letërsisë shoqërore dhe kombëtare shqiptare të filleve të rilindjes an-daj ndalimi i saj dhe shpartallimi i tij pati për pasojë një çrregullim në frymën e re të kulturës shqiptare.12
 
Dihet se fenë islame, asokohe, e quanin fe të veten rreth 80% të shqiptarëve në perandorinë osmane. Mirëpo ajo që është me rëndësi të konstatohet se ndjenja fetare e shqiptarëve musliman për mbrojtjen e bashkësisë fetare islame, nuke luhati fare ndjenjën e përkatësisë etnike e vëllazërore të shqiptarëve musliman ndaj pakicës së krishterë, të cilat në anën tjetër, që nga fillimi i viteve të 30 të shek. XIX ishin nën ndikimin e fortë të propagandave të krishtera evropi-ane. Kështu që shumë i rëndësishëm është fakti se shumica muslimane ndaj pakicës së krishterë, në gjirin e popullit shqiptar, mabajti pozitë të vëllait të madh në fa-milje, që të mos lindin përçarje mbi baza fetare, gjë që e nxitnin propagandat e huaja antishqiptare.
 
Ndjenja kom-bëtare e shqiptarëve musliman dhe të shqiptarëve në përgjthësi ishin të orientuara në mbrojtjen e unitetit kom-bëtar shqiptar. Andaj kur t’i kemi parasysh të dhënat që u sollën në frymën fetare e moralizuese të letërsisë shqipe me alfabet arab, përkatësisht në kuturën shqiptare të proviencës islame, nuk do parë roli i saj mobilizues të ma-save kundër robëruesve të rinjë të krishterë evropian, të dëmshëm për ardhmërinë shqiptare.13 Feja islame, edhe pse ka për princip vëllazërimin e kombeve të botës, po kjo fe nuk mundi me i afruar shqiptarët me turqit sepse Turqia nuk kishte ndjekur politikë fetare islame, por një politik kombëtare turke. Prandaj shqiptarët edhe pse pranuan fenë islame, ata qëndruan larg nga influenca kombëtare turke. Kështu kemi Skënderbeun i cili ishte rritur dhe edu-kuar me moral islam, por asnjëherë nuk e kishte harruar kombin shqiptarë, dhe luftoi afër gjysëm shekulli për interesa kombëtare kundër turqëve.
 
Ndër krijuesit e njohur të letërsisë shqipe me alfabet arab, që mund të vështro-het edhe si poeti më i talentuar i gjithë letërsisë së vjetër është Hasan Zuko Kamberi, i cili jetoi në kohën e Ali Pashë Tepelenës e që është nga katundi Starje të Kolonjës. Thu-het se ky ka lënë pas vetës një mexhmua (muaxhem) (përmbledhje poezishë) por e cila ende nuk është gjetur. Ka lënë pas vete 50 poezi lirike, një mevlud të shkurtër dhe 10 vjersha fetare në gjuhën shqipe. Mevludi i Hasan Zukës konsiderohet si vepër e parë himnizuese shqipe për pro-fetin Muhamed dhe kjo vepër shquhet për disa tipare orig-jinale të hartimit dhe për realizimin e thjeshtë që të kujton varibobën. Njohësit e veprës të këtij krijuesi thonë se Hasani ishte zë i ndërgjegjes kolektive shqiptare të kohës së tij dhe një paraardhës i realizimit kritik po në letërsinë shqiptare.14
 
Sipas Dr. M. Pirraku15 të mbështetur në krijim-tarinë e tij Hasan Zuko Kamberi ishte një ndër krijuesit e parë në gjuhën shqipe i cili trajton edhe aspektet të politikës së brendshme e të jashtme të Shqipërisë në fille të rilindjes. Hasan Zukoja kishte edhe kulturën fetare të me-dresës turke. Ai shkroi me alfabet arab. Krijimtaria e tij ndahet në dy pjesë: njëra më tematik laike, kurse tjetra me tematik fetare. Vendin më të madhë e zë e para, sepse vjershat fetare si duket ai i shkroi kah fundi i jetës. Poezitë e këtij lloji e tregojnë Hasanin të pajisur me një kul-turë fetare relativisht të mire, por janë vjershat e tjera, ato laike, që i japin një vend të parë në letërsinë e vjetër shqipe.16 Krijues tjerë letrar kombëtar në fille të rilindjes ishin edhe dy krijuesit shkodran Mulla Hysen Dobraci dhe Mulla Sali Pata.
 
Edhe pse valët e turbullta në të cilat u gjend jeta shqiptare, i bartën me vete ndoshta përgjithmonë, shumë vlera artistike dhe letrare të kulturës shqiptare dhe e var-fëruan fondin e tarshëgimisë kulturale të filleve të rilindjes. Atë që nuk e ruajnë biblotekat dhe arkivat, e ruajti masa popullore e cila poezitë e Mulla Hysenit i revalorizoi dhe i përjetësoi në thesarin e saj popullor. Sot dija folkloristike dhe letrare historike e ka njohur faktin se pjesa më e madhe e këngëve të trimërisë për kohën e bushatasëve janë të Mulla Hysenit.17
 
Në një këngë që flet për përpjek-jen e Karamahmutit më 1795, për ta kthyer Kurt Pashën e Beratit dhe për ta zgjeruar pushtetin edhe në jugë, u zu në gojë në rreshtin e parë emri i krijuesit të talentuar popullor: “Mulla Hysenit i thanë/tabakë dhe terzi/toskë dhe gegë u panë/elbete një kangë e donë “ (tabak e terzi quhen dy lagjet kryesore të Shkodrës, emri vie sipas zejës me të cilën mirreshin). Kjo poezi përpos që flet për bashkim kombëtar, tosk e gegë, mund të na shërbej si çelës për intesifikimin e autorësisë së dhjetëra poezive të tjera historike e të dashurisë, të Mulla Hysenit, të botuara nga Kasem Taipi.18 Ndërsa bashkëkombasi i tij Mulla Sali Pata, ishte njëri ndër hulumtuesit më të dalluar të satirës artistike dhe person-alitet i oborrit të bushatasve.
 
Mjerisht as vepra e këtij kri-juesi nuk është ruajtur andaj na mbetë të pajtohemi me të dhënat që na vijnë për të nga krijuesi Z.Jubani :”Mulla Sali Pata, një tjetër poet geg, shqiptarë i çmuar, që jetoi në kohën e Mahmut Pashait në shekullin e kaluar, na la mjaftë vjersha të stolisura me fjalë të zgjuara dhe satirike. Kritik i pa epur në të njejtën kohë, nuk kursente zotërinjtë më të fuqishëm në satirat e tij (…) ai mundi të quhet kasti i Shqipërisë.19 Këto dy epitete që Jubani i pësrhkroi Mulla Sali Patës – shqiptari i çmuar dhe kasti Shqipërisë flasin më shumë se për një personalitet e krijues, me merita mesa-tare për kulturën shqiptare, në fillet e rilindjes.
 
Mulla Sali Pata si poet i frymëzuar me talent të rrallë, edhe në prani të Karamahmutit ishte kundër shprehive dhe madhështive e kryelartësisë së personaliteteve të kohës, qofshin këta edhe nga rrethi i qeveritarit të shkodrës. Ky krijues i talen-tuar, rilindës, me mjeshtri të rallë portretizoi edhe kadinë (gjykatësin e sheriatit) e kohës së filleve të rilindjes, përkatësisht personalitetin e gjykatësit të korruptuar të sis-temit feudal osman, po edhe shqiptarë të kohës së tij. ”Zanat tjetër unë nuk dijë/veç por bejta (vargje) di me qitë/s’do të bohmei kurrë kadi/se s’di kend me mërdhitë.20 Problematikat të tilla shoqërore dhe historigrafike trajtuan edhe shumë krijues të tjerë më pak të njohr, apo anonim që vepruan në fille të rilindjes. Kulturës së filleve të rilindjes i ka lënë poezi me përmbajtje shoqërore historike edhe kri-juesi gjirokastrit me emrin Elmazi.
 
Një prej poezive të tij mban titullin (Evvel Hastallëk)-Murtaja e parë, në të cilën janë ruajtur shumë të dhëna për jetën ekonomike e sho-qërore dhe për kulturën në Gjirokastër, në fund të dhjetëvjetëshit të dytë të shek.XIX. për këtë poet nuk janë ruajtur shumë shënime, por si duket ka qenë hoxhë dhe bektashi.21 Nga poezia pasqyrohet toleranca fetare midis shqiptarëve musliman dhe atyre ortodoks. Krijuesi, ndonëse hoxhë dhe me gjasë sheh i kaderive, zbulimin e mortajës ja përshkruante më respekt një murgeshe dhe Qir Dhimitrit. Me gjasë e këtij krijuesi ishte “ilahija” për me i ka-jtun fishë e male”. Me të cilën, në stilin e shkollës letrare të Hasan Zuko Kamberit, fshikulloj kurupcionin e hoxhallarëve dhe haxhinjëve, “Qysh se dule mejtepi Hadi / nuk met hoxhë nuk met haxhi/tuj punu coll me kopili”.22
 
Në fille të rilindjes kontribut të madh në fushë të letërsisë kanë dhënë edhe Muhamed Çami e Dalip Frashëri. Këta krijues mund të quhen themelues të poemës dhe të eposit historik në beletristikën shqipe të rilindjes. Muhamed Çami – Kyçyku 1784-1844 u lind në Konispol dhe pasi i mbaroi studimet në Kajro u kthye hoxhë në vendlindje dhe filloi të mirret me krijimtari letrare, fetare dhe shoqërore. Veprat me karakter fetar i përktheu nga arabishtja dhe turqishtja. Veprat me frymë të përzier laike e moralizuese të tij janë: “Erveheja dhe Jusufii e Zalihaja. Poeti është ndjekës i tek-nikës popullore, vargut nezimian. Si edhe poetët e tjerë të rilindjes, ky shkroi për gurbetin, plagë të vjetër dhe për-cjellëse të shoqërisë shqiptare nën robëruesit osmalinjë, jetë ajo me mall për të afërmit, për të dashurit, për vend-lindjen dhe atdheun.
 
Poeti fuqimisht e vuri në pah hallin e gurbetxhinjëve se, “të mëdha halle që kanë”, /që nuk i thotë kandari/dhe të vdesë në dhe s’janë/kurmet (trup) s’jau tert as varri.23 Krijuesi Muhamed Çami, si hoxhë që ishte, e dinte dëmin që po sillte alkoholi, andaj për tu lar-guar bekrinjtë nga pija, jep përshkrime të bukura, realiste të atmosferës në pijetore. Me interes të madh është po-ema prej 600 vargjesh “Zaptimi i misolongjit”, e shkruar më 1826, e cila është poezi historike dhe përshkruan trimëritë shqiptare nën udhëheqjen e Ibrahim Pashës, në shërbim të Mehmet Ali Pashë Misirit, në luftën për Misulong dhe Athinë.

Mirëpo si poet i filleve të rilindjes së mirëfilltë, në njëfarë dore e ngritën lart poemat Erveheja dhe Jusufi e Zelihaja. Subjektin për të parën, poeti shqiptar e mori prej një proze në gjuhën turke, të quajtur “Revza” (lulishtja), kurse subjekti i të dytës është bibliko-kur’anore e trajtuar nga Firdusi (poet Persian). Ndonëse poeti mori për bazë tema të tra-jtuara në letërsi të lindjes, ai veprave shqip u dha origji-nalitet dhe natyrë të mendimit shoqërorë shqiptar të filleve të rilindjes. Erveheja e shkruar rreth vitit 1820 zgjoi in-teresimin e lexuesve gjatë tërë rilindjes dhe deri sot mbeti njëra ndër vlerat më të kërkuara të letërsisë shqipe. Poeti me mjeshtri të madhe artistike dhe në stilin popullor, përshkroi bukurinë trupore dhe fisnikërinë shpirtërore të gruas shqiptare; “Erveheja qe një grua/që s’kish në atë ditë/vajzë dhe si u martua/posi hëna kur bënë dritë.24
 
Edhe poema Jusufi dhe Zelihaja me 230 vargje shtjellon çështje moralizuese të cilat janë lidhur ngushtë me tra-ditën shqiptare. Autori është një njeri i penës, mjeshtër i madhë prej poetit dhe rilindës cilësor. Dashurinë e Jusufit për atdheun e vuri mbi dashurinë dhe mbi çdo gjë tjetër të mirë në jetë. Poeti kësaj vepre i dha vlerë të përher-shme, rilindës, të rëndësishëm për të gjitha kohët dhe për të gjthë popujt. I kësaj periudhe, të filleve të rilindjes është edhe eposi i parë, që dihet në letërsinë shqipe, “Hadikaja” e Dalip Frashërit (pjesa e dytë e shek.XVIII-1842). Kjo është vepra më e vëllimshme e trashëgimisë artistike shqiptare, me afro 65 mijë vargje. Dalip Frashëri25 ishte dervish bek-tashi dhe shërbeu në teqen e Frashërit dhe të Konicës. Ai veten e quante higjiret dhe me këtë emër Naimi e rradhiti pas Hasan Zuko Kamberit e Nezim Frakullës.
 
Sipas të dhënave, autori veprën e përfundoi më 1842. Kjo vepër ka për bazë trajtimin e historisë islame, e në veçanti tragjed-inë e Qerbelasë më 10 tetor 680, kur vritet biri i kalifit Ali (656-661), imam Hyseni, i biri i Fatimes së profetit Mu-hamed. Rëndësia e kësaj vepre historike dokumentare është e madhe për leksikun e dialektit toskërisht të Frashërit, mbi të cilën gjuhë Sami e Naim Frashëri do të ngrisin themelet e toskërishtes letrare. Rëndësia e veprës për kohën e saj qëndron në faktin se ajo ishte e shkruar shqip, në frymën popullore dhe ndikoi fuqimisht në rritën e dashurisë për gjuhën shqipe, duke e quajtur në këtë vepër gjuhën shqipe si dhunti nga perëndia dhe në vargjet e saj zbulohet ndërgjegjja kombëtare e tij.
 
Në periudhën e bushatasve dhe të tepelenasit, aktivitetet letrare, eduka-tive e arsimore në frymën laike e fetare, zhvilluan edhe kri-jues të tjerë, që lanë emër e vepra me vlerë dokumentare e letrare, të konsiderueshme. Ata janë bektashianë si, Shemimi, Ibrahim Deda, Kapllan Pash Toptani, Tahir Nesi-biu i Frashërit etj. Nga gjithë veprimtaria e këtyre krijuesve shohim se krijimtaria letrare shqipe e proviencës islame, e zhvilluar nga fundi i shek.XVIII dhe në fillim të shek.XIX, në historinë e letërsisë shqiptare, nuk ka patur gjykim të drejtë dhe adekuat me gjykimin që iu është bërë letërsisë shqipe të proviciencës së krishter.26 Si shembull marrim në një vend ku thuhet: “Fakti më i rëndësishëm i jetës letrare të këtij shek.(XVIII) që krijimtaria e bejtengjinjëve, përmes së cilës letërsia e vjetër e shkruar bën përpjekjen e pare, të gjerë, për të dal nga kuadri i ngushtë fetar, për të zgjeruar horizontin e saj tematik dhe për tu ngritur në një nivel ar-tistik, të panjohur gjer atëherë”.
 
Mirëpo, më poshtë në këtë vend konstatohet pa argumente shkencore se: “Letërsia e bejtengjinjëve ishte një trup i huaj në kulturën dhe letërsisnë shqiptare. Dhe se qëndroi më shumë larg halleve dhe shqetësimeve të mëdha të popullit dhe pati lidhje të pakta me qëndresën kundër zgjedhës turke”.27 Pa u ndalur gjatë në këtë konstatim të pa saktë, ne shtrojmë pyetjen se pjellë e kujt ishte kultivimi i letërsisë shqipe të proviencës krishtere, e shkruar me alfabetin grek dhe latin? Në këtë trashëgimi kulturore vërehet veprimatria patriotike e autorëve për kulturën shqiptare të filleve të rilindjes dhe ky mendim duhet të përkrahet, po pse të hedhet dyshim në pjesën më të mirë të trashëgimisë kulturore shqiptare në trollin shqiptarë. Andaj përdorimi i alfabetit arab në letërsisë shqipe kur nuk ekzistonte alfabeti në nivel të kom-bit nuk paraqet element të huaj në kulturën shqiptare po më shumë se ç’ishte alfabeti grek dhe ai latin.
 
Andaj kjo letërsi shqipe me alfabet arab para rilindjes dhe filleve të rilindjes ishte aktivitet krijues letrar i angazhuar për çeshtjen shqiptare në tërësi duke pregaditur trollin për intergrimin e kulturës kombëtare shqiptare mbi bazë të tolerancës maksimale fetare dhe duke i ndihmuar mendimit politik shqiptar në afirmimin e lëvizjes kombëtare shqiptare. Kështu, fundi i viteve të njëzeta dhe fillimi i viteve të tridhjeta të shek. XIX shënoi distancim të plotë të shqip-tarëve, veçanërisht të shqiptarëve musliman prej turqëve osman.28 Feja islame nuk ishte për atë që shqiptarin musli-man ta linte afër turkut, dukuri kjo që ishte e pranishme edhemë herët nga viti njëzet të shek.XVII, kur kishte nisur iluminizmi shqiptar, musliman dhe i krishter.
 
Këta krijues të literaturës shqipe, fetare, të proviencës islame, për punën e tyre të papëlqyer nga qeveria osmane gjenin mbështetje në Kur’an dhe në Hadith. Këto burime të islamit parashihnin mundësinë e përhapjes së diturisë në gjuhë të popujve. Pastaj në Kur’an shkruan: “Zoti do të lartësojë ndër ju ata (dijetarët) të cilëve u është dhënë dija”.29 Mbi këto dy burime kryesore të fesë islame krijuesit tanë gjejnë mbështetje juridike dhe vetë profeti Mu-hamed, diturisë i dha vendin kryesorë në aktivitetin e njeriut. Ndër ata që lanë emër në fushë të kulturës shqip-tare, frymë fetare moralizuese mësimore, është edhe Tahir Efendi Boshnjaku, Muharrem Mazuni, Sheh Sylejman Teh-mani, Abdullah Melqani, Hasan Hoti, Sheh Ahmet El-basani, Mulla Ramadani, Sheh Osman Leskoviku, Sheh El-mazi edhe Hoxhë Dedi, Tahir Lluka etj.
 
Një krijues tjetër letrar dhe punëtor i kulturës që e pengonte qeverinë e sulltanit, e cila nuk i linte fushëveprim të lirë dhe që mbante në përcjellje të vazhdueshme, ishte edhe Mulla Dervishi, të cilin e kishin në sy edhe ulemaja proqeveritare dhe myftiu.30 Se poezitë e Mulla Dervishit ishin përhapur dhe ishin të dashura për masat dhe shtresat intelektuale më së miri tregon gjetja e përmbledhjeve të poezive të tij në një familje me traditë intelektuale të anamoravës. Kjo vepër ka 16 poezi dhe ilahinë, “Qetër s’kemi të tut jemi”.31 Mulla Dervishi si myderiz në një shkollë dhe shërbime të tjera në administratën e vendit, një kohë të gjatë ishte vaiz në xhamin e kuqe në Pejë. Thuhet se ka shkruar shumë vepra e më shumë është dalluar në fushë të mendimit filo-zofik dhe letrar. Mulla Dërvishi ishte njohës i mirë i arabishtës dhe persishtës dhe ishte një ndjekës i mirë i Mulla Beqirit në fushë të letërsisë, i cili në popull njihet me emrin dervish efendija i Pejës (fundi i shek.XVII), i cilësuar si person me kulturë të gjerë arsimore islame pak më i vjetër se Tahir effendi Boshnjaku.
 
Sa dihet, ky, studimet i kreu në Stamboll. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Pejë. Një personalitet me autoritet për kohën ishte edhe krijuesi Mul-laklukh Beqiri. Studimet i ka mbaruar në Stamboll po ak-tivitetin kulturor e arsimor e zhvilloi në Kosovë. Vepra e tij letrare dhe një gramatkë arabishtë me shpjegime shqip, ka qenë në përdorim në shumë shkolla fetare dhe me-drese të Kosovës, deri në prag të luftës së dytë botërore.32 Një krijues tjetër i afirmuar mjaft është edhe Tahir Efendi Boshnjaku (Tahir efendija i madh). Ky krijues u afirmua shumë përmes veprës të cilën e shkroi me emrin “Emrin Vehbije Sherif”. Për biografinë e tij me admirim shkroi mulla Ramadani i Shkodrës.
 
Si duket mulla Ramadani kishte në dorë veprën e tij, pasi që ajo u gjetë në biblotekën e tij. Tahir Efendiu shkroi shqiq, (me shkronja arabe) këshilla fe-tare në shumë dorëshkrime dhe sipas J.Vretos del se kemi para vetës një krijues të frytshëm që la pas vetes shumë dorëshkrime. Një dorëshkrim origjinal i tij është gjetur në biblotekën e mulla Ramadanit, i cili kishte 21 faqe dhe si-pas gjitha gjasave ishte shkruar në vitin 1806 dhe ishte ndër veprat e para të tij fetare moralizuese në gjuhën shqipe. Vepra “Emni Vehbije Sherif” sipas Idriz Ajetit33 është shkruar për nevoja të Hixhëve për predikim në popull dhe për nevoja të nxënësve dhe të masave të gjera dhe e cila ka rëndësi kombëtare për kohën kur është shkruar. Në këtë vepër, në mënyrë më të ngulitshme zuri fille përpjekja programore e rilindjes për futjen e gjuhës shqipe në shër-bim të fesë islame në xhami dhe gjetkë. Pasardhësi i veprës së Tahir Efendisë në fushë të mendimit letrar fetar moralizues shqip dhe kontribues për kthimin e xhamisë në xhami shqiptare është Mulla Ramadani, i cili në popull nji-het me emrin Mulla Rama.
 
Sipas Lumo Skendos, ky krijues ishte hoxhë në Postrib në malësi të Shkodrës, i cili la një vepër në dorëshkrim, e që paraqet një përmbledhje këshillash, udhëzimesh e lutjesh fetare. Kjo vepër ka gjithsej 190 faqe. Në veprën e Mulla Ramës ka të dhëna burimore që flasin për ndërgjegjen e lartë kombëtare të autorit dhe të anëtarëve të tjerë të cilët e kultivuan letërsinë shqipe në frymën fetare islame. Si argument për të është kërkesa e mulla Ramës drejtuar masave shqiptare që ato të lute-shin për Tahir Efendin, ”Që e vuri shqiptaren në kalem. Gjithkushë e flet, plak e i ri dinin dhe imanin po e merr ve-shë, që na boni shqipen i gjatë më kalem. E po të zenë plak e i ri”.34 Mulla Ramadani ishte njëri ndër luftëtarët e shquar për krijimin e xhamisë shqiptare. Ai u kishte bërë kërkesa masave që ti këndonin himne imamit të xhamisë Kara Hasanit të Shkodrës, i cili e kishte futurë shqipen në xhami: ”Edhe pastë rahmet sarana n’det nj’ai që rri n’xhami të Kara Hasanit, qi emnit i thonë Elhaxhi (haxhi i vërtetë) Hasan Efendi, qi na forcoi dinin shqip në hytbe, hem kudo që po rri”35.
 
Kërkesat që i shtronte ai ishin kërkesa që i hasim në shkrimet letrare të shumë krijuesve të frymës islame të periudhës së rilindjes, të viteve të 20-ta, përkatësisht 30-70-ta, të shek.XIX. Megjithatë eposi fetar në frymën islame më i rëndësishmi i periudhës së rilindjes deri në vitet 70 është “Muhtranameja” e Shahin Frashërit. Origjinali i kësaj vepre është Persishte por autori veprën e shqipëroi nga turqishtja. Kjo vepër shqipe i ka 12 mijë var-gje dhe u përfundua më 1868. Edhe kjo bënë fjalë për luftën në Qerbela. Kjo vepër, më vonë u bë frymëzim për eposin fetar kombëtar “Qerbelaja” e Naim Frashëit. Vepra u quajt “Muhtarname” sipas emrit të njërit ndër personaz-het kryesore të cilin Naim Frashëri e quajti bashkëluftarin më trim të imam Hysenit: ”Të vdes për mëmëdhenë, si myhtari për Hyseinë”.36
 
Krijuesi letrar tjetër i periudhës së Shahin Frashërit është edhe Sheh Seferi i Gjirokastrës, i cili veproi gjatë gjysmës së parë të shek.XIX. Ky krijues është ndër të parët që planifikoi për hartimin e një antologjije të poezisë shqipe laike dhe fetare të shkruar me alfabet arab. Poezia kishte 170 faqe në të cilën janë përfaqësuar kryesisht krijues gjirokastritë dhe beratas: Nezim Frakulla, Sylejman Naibi, Sheh Iljazi, Hoxhë Dobi, Mulla Fejzë Abdalli, Muhamed Çami etj.37 Në vitet e 20-30 të shek.XIX na para-qitet aktiviteti arsimor e letrarë i Hasan efendi Hotit. Ky ishte hartues i një divani shqip38. Ky vie nga Polaci i Drenicës dhe ishte sipas rradhës hoxha i katërt i hoxhajve të këtij fshati. Bazuar në disa dokumente të kësaj kohe, të botuara nga Omer Naikiqeviqi mund të konstatohet se Hasan efendia ishte personalitet i shquar i kohës së tij, për rrethet e Prishtinës, Vushtrisë, Novobërdës.
 
Në peticionet e nënshkruara të këtyre tri kadillëqeve të datës 18 shkurt 1822, dërguar sullatnit për largimin e Maliq Pash Gjinollit nag posti i Prefektit të Prishtinës, dhe për largimin nga postet qeveritare të personelit nga farefisi i tij, për shkak të plaqkitjeve, të dhunimeve dhe të taksave të rënda, i pari në emër të kadillëkut të Vushtrisë është nënshkruar Hasan Efendia, muderis i medresesë së Vushtrisë. Hasan Efendi Hoti është nënshkrues i parë edhe në shpalljen e kadisë së Vushtrisë më 19 gusht 182239. Mbështetur nga të dhënat e tubuara nga Dr.Muhamed Pirraku40, ky krijues shkollimin e mbaroi në Polac, atë fillor në Vushtri, medresen dhe duket se ishte nxënës i Mulla Beqirit, i cili dha dije nga gjuha arabe, kurse fakultetin e teologjisë e ka mbaruar në Stamboll, ku studjoi plot 12 vjet. Pas studimeve me gjasë u bë Muderis i medreses së Vushtrisë.
 
Ishte teolog i mirrëfilltë dhe kontriboi shumë në forcimin e islamit në Drenicë dhe në viset përreth. Hasan Efendiu ishte i dalluar në fushë të letërsisë. Ai kishte shkruar poezi dhe proza fetare histo-riografike, por ishte marrë edhe me gramatikë të arabishtës dhe të gjuhës shqipe. Kryevepra e Hasan Efen-disë ka qenë një divan me poezi lirike i cili ishte në qarkul-lim deri në vitin 1945, ku gjatë LNÇ-së u zhdukën gjurmët e saj përgjithmonë. Në vitet 30-70 paraqitet edhe një krijues me emrin Sheh Emini (1797-1918) të sadijeve të Gjakovës.
 
Babai i tij, sheh Ahmeti, ishte personalitet i aftë dhe bash-kohës i Tahir effendi Boshnjakut. Ai mbaroi fakultetin e dre-jësisë dhe të arkitekturës, por më 1843 e zuri vendin e ba-basë në teqe të sadive. Mirrej kryesishtë me aktivitet kom-bëtar dhe kishte marrë pjesë në të gjtha ngjarjet kom-bëtare politike të kohës së tij. Por bëri përpjekje edhe në fushë të krijimtarisë. Idetë e tij iluministe mund të hetohen nga e vetmja poezi e tij e ruajtur:”thirrme zemër e thirrë me ashk”, ku midis të tjerash thuhej: ”shejh Emini ka urdh-nue”/me t’pa dijshmit me luftu”.41 Mbi 20 vite pas Sheh Eminit vie krijuesi tjetër nga Hasi, Dervish Salihu (vitet 20-90 shek.XIX). Aktiviteti i tij kulturorë dhe letrar na paraqitet në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
 
Veprimtarinë e vet kulturore e filloi në Rahovec, pranë Sheh Jusufit, në teqen e madhe të halvetive ku dhe punonte në furrën e babait të tij, Fejzë Libizhdës. Pasi që Sheh Jusufi e pa talentin e tij, i sygjeroi atij të shkonte në Koqan të Maqedonisë te Sheh Myhliz Dedja, shqiptar i shquar në fushë të kulturës shqip-tare të proviencës islame. Pas shumë viteve të shërbimit Myhliz Dedja i dha leje për Dërvish dhe e udhëzoi të kthe-hej në Libizhdë për të vazhduar veprimtarinë kulturore dhe arsimore. Parimi filozofik i Dërvish Salihut ishte “të gjthë njerëzit janë vëllezër (…) ata që flasin shqip janë vëllezër prej nane dhe prej babes, pa marrë parasysh ndarjen e tyre në konfesione fetare ose në sekte, tarifate përm-brenda një konfeksioni fetar”42.
 
Në vitet e 70 teqja e dër-vish Salihut u bë si klub me karakter kulturorë politik kom-bëtar dhe aty tuboheshin rreth Dërvish Saliut krerë nga viset për rreth. Aktivitetin e tijë politik dhe kulturor e përkrahnin të gjithë bashkohsit e tijë të dalluar në fushë të kulturës si; Sheh Salihu i Qajës, Sheh Tahiri i Planejës, Sheh Emini i Gjakovës etj. Të cilët morën pjesë active në lidhjen shqiptare te Prizrenit. Kurse Dërvish Salihu përfaqsonte në këtë lighje Hasin, dhe ishte idhtar i pajtimit dhe bashkimit kombëtar. Atë e mundonte ndarja e shqipëtarëve islam në sekte: 12 vëllezër na që jemi; ajri gajri hije nuk kem!,,(…)43. Poezit më të mira Dërvish Salihu i shkroi gjatë përpjekjes për themelimin e lidhjes se Prizerenit.
 
Njëra ndër këto poezi është: Bismilahe nokt e nisa, ku theksonte ,,Muhalife mos t’punojmë;hasret shoqit ruse i bon!” dhe nxirrte në pah rrezikun që i vinte popullit shqiptarë nga të huajët që u pa veqenarisht me luftën ruso turke 1877. Kurse në poezin Kushtrim për Lidhjen e Prizrenit: Kusht t’ jen turk let frrasinë! Paralajmronte fitoren shqiptare që duhej të arrihej përmes luftës e cila duhej të vinte deri në vitin 1881, kur duhej të shpallej autonomia dhe pavarësia e Shqipërisë: ,,Me dyqind e nëndhet e nanë; ka me dal ni Zylfikar (Emri i shpatës s’Aliut), /dushmanin me bo kahar”.44Një krijues tjetër me origjinë nga Shkodra, i lindur rreth viteve 1814-1815 ishte edhe Haxhi Hasan Alia (Sheh Sha-mia 1814-1891).45
 
Që në fëmiri Hasani ishte dalluar për zgjuarsi të rrallë dhe në moshën 14 vjeçare iu vu ndjekjes së mësimeve fetare, i nxitur nga rilindasi i njohur Daut Buriqi. Sipas H. Bushatit, Haxhi Hasan Alia mësimet teolo-gjike i kreu në medresen e mehmet Ali Pashës së misirit në Kafallë të Greqisë. Më vonë nga presioni i administratës turke, për shkak të aktiviteteve politike, ai vendos me dalë në megrim, në fillim në Egjipt, e pastaj në Francë, ku ndjeki kurse mjeksie në Paris. Ai përvetsoi mirë gjuhën frengjishte dhe i hyri përkthimit të Kur’anit në atë gjuhë. Sheh Shamia shkroi edhe vepra të tjera të cilat shenohen në bibliotekën e Parisit, më vonë me ndërhyrjen e Mehmet Ali Pashës pran Sulltan Hamitit, ai kthehet në Shkodër më 1864, por me kusht që të mos marr pjesë në veprimtari politike. Pas kthimit ai filloi të banonte në lagjen “Karahasaj”, ku ishte edhe imam i Xhamisë, e që konsiderohej si dijetari më i pregaditur musliman në fushën e teologjis islame.46
 
Në his-torin e popullit shqiptar, Sheh Shamia zë vendin e merituar jo vetëm si personalitet i shquar për atdhedashurinë dhe ndjenjat demokratike, por edhe për prirjet e tija të thek-suara prej reformatori. Ai fal njohurive fetare islame, fal mendjes së ndritur dhe dashurisë së vërtetë për gjuhën amëtare ndërmori hapin e guximshëm, duke mbajtur lig-jertat e se premtës në gjuhë shqipe, duke sjellë një përm-bysje të traditës në fushën delikate të liturgjisë e të prakti-kave fetare islame në trojet tona. Madje biografitë trego-jnë formën që përdori shehu për ta bindur masën e besim-tarëve mbi dobitë e përdorimit të gjuhës shqipe. Një ditë para xhematit të shumtë, shehu hipi në ,,Qyrs” (vendi i predikimit), hapi qitapin arabisht, lexoi disa rreshta, mbylli librin dhe u largua pa folur, duke befasuar të pranishmit.
 
Të nesërmën drejtoi pyetjen, se çfarë kishin kuptuar nga leximi një ditë më parë. Pasi mori përgjigjëje negative, mbajti ,,Vasen” (kshillën) shqip, duke i paralajmëruar se të premtën tjetër do ta thoshte dhe ,,Hytben” (ligjeratën) shqip.47 Ky veprim i tijë të përkujton përpjekjen fisnike të klerikëve katolik shqipëtarë të veriut si Buzuku etj., për ta futur gjuhën shqipe në veprimet liturgjike. Të gjitha këto aktivitete te këti personaliteti islam, i cili diti se si të kontri-boj në lëvizjen popullore të kohës, bënë të arsyeshme që ceremonia e varrimit të Sheh Shamisë, e zhvilluar më 25 mars 1891, të ishte si diçka e pa zakont për pjesmarrjen e gjerë të qytetarëve shkodran.
 
Një figurë tjetër patriotike e kombëtare e cila mund të vlerësohet kryesisht në dritën e ngjarjeve që lidhen me mbrojtjen e Ulqinit, e që ishte po ashtu nga Shkodra është edhe Hafiz Sali Hylja (Sali Efendiu i Vogël 1820-1900). Ky personalitet, pavarësisht se ishte nga Shkodra, pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Ulqin, ku kryente detyrën e muderrizit të nderuar. Si duket, nga Shkodra, Sali Efendiu i vogël u largua pas ngjarjeve të vitit 1855-1856, për vet faktin që në listën e të internuarve të asaj kohe, pjesmarrës e prijës të kryengritjeve popullore të më parshme përfshihet edhe emri i Hafiz Sali Hylës, ku sipas kronikës së M. Sirrit në mesin e të arrestuarve me 22 sefer 1273 (22.X.1856 natën e së hanës në ora 02, burgoset perveç Ahmet kalajës, Hamza Kazazit, Hasan Hotit edhe Sali Efendiu i madh dhe Sali Efendiu i vogël.48

Këta persona kanë qenë më aktiv që kan ndihmue për propagandimin dhe mobilizimin e popullit në luftë kundër pushtuesit. Sali Efendiu i vogël kishte luajtur rol të rëndësishëm edhe në lëvizjen e fuqishme popullore të vitit 1835 që tronditi administratën turke që krijoi një klimë të tensionuar në mardhënjet e qytetarëve me pushtuesit. Hafiz Sali Hylaj, si eksponent i degës së lidhjes, ishte edhe nënshkrues i protestës së qershorit, që ia dërgoi dega e Shkodrës fuqive të mëdha, do të vij në ujrat e Ulqinit me qëllim që tu lihet Ulqini malazezëve.49

Që ai ishte diplomati dhe truri i veprimtarisë politike në krye të degës së lidhjes së qytetit, e vërtetojmë edhe me informatën që jep autori Xh. Belegu, ku ndër të tjera shkruan se më 24 shtator, 5 de-legatë muhamedanë dhe 2 katolikë shkun me një letër të Sali efendiut nga Ulqini te kunsulli i Austro-hungarisë për të kundurshtu pushtimin e Ulqinit.50 Ky gjest nuk qe i pari dhe as i rastit i Sali Efendiut. Ai pa hezituar gjithnjë iu kundërvu pushtuesit, duke bërë thirrje për luftë të armatosur dhe duke rrëmbyer edhe vetë armën. Hoxha Hafiz Sali Hylja ndërroi jetë në Shkodër, në vitin 1900, pas një aktiviteti të dendur politik e kombëtar. Ai vdiq në moshën 80 vjeçare.

1 Dr. M. Pirraku, Kultura Kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, 1989, 224
2 Po aty

3 Po aty
4 Po aty, 225

5 Po aty, 226
6 Po aty, 227
7 Të dashurit , anëtar të tarikatit, vëlla ideje e besimi

8 Dr.M.Pirraku, Kultura Kombëtare Shqiptare, 227.
9 Zani i naltë, Tiranë, nr.11, nëntor, 1937, 330

10 Historia e Letërsisë Shqipe I-II, Prishtinë, 1975, 195
11 Po aty, 197.

12 Muhamet Pirraku, Kultura Kombëtare Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, 1989, 302-304
13 Po aty , 304-305

14 Dhitër Shuteriqi, Historia e Letërsisë Shqipe për shkollat e mesme, Prishtinë, 1969, 41, shih Historia e Letërsisë Shqipe nr.I-II, Prishtinë 1975, 207.
15 Muhamed Pirraku, Kultura Kombëtrae Shqiptare, 307
16 Historia e Letërsisë Shqipe, 208

17 Po aty, 311
18 Po aty, 311, 312
19 Zef Mirdita, mbi Poezin dhe Muzikën shqiptare , Antologji e mendimit estetik, Tiranë, 1979, 151.

20 Historia e Letërsisë Shqipe, 193
21 O.Muderrizi, Një dorëshkrim shqip i panjohur, 179, Poezia është da-tuar më 14 Maj, 1235 (27 Maj, 1819), cituar nga Muhamed Pirraku, Kul-tura Kombëtare Shqiptare, 31422 22. Hajdar Salihu, Poezi e Bejtexhijve, 287, 288.
23 Historia e Letërsisë Shqipe, I-II, 21524 Po aty, 218
25 M.Pirraku, Kultura Kombëtare, 318

26 Po aty, 321
27 Po aty, 322

28 Po aty, 342
29 Kur’an 58:1130 Dr.M.Pirraku, Në gjurmë të kulturës dhe të burimeve shqipe fetare moralizuese të proviencës islame të shek.XVIII, Gjurmime albanolog-jike, nr.18, 1988, Prishtinë, 1989, 220.
31 Po aty, 222
32 Po aty, 22033 M.Pirraku, Kultura Kombëtare Shqiptare, 375-384
34 Disa dorëshkrime shqip me germa turqishte, dituria, nr.8, Tiranë, 1927, 295, cituar sipas M.Pirrakut, Kultura Kombëtare Shqiptare, 376.35 Po aty, cituar sipas M.Pirrakut, 386
36 N.H.F.Qerbelaja, Bukuresht,1898, 347, cituar sipas Mi.Pirrakut, Kultura Kombëtare Shqiptare, 389
37 Po aty

38 Gjurmime Albanlogjike, IX, 1979, Prishtinë, 1980, 205.

39 Omer Nakiqeviq, Revolt I protestni Marsh stanovnishta Kosova, 1822, Prsihtina, 1969, 69 cituar sipas M.Pirrakut, Kultuar Kombëtare Shqiptare, 390
40 Po aty41 M.Pirraku, Gjurmime Albanologjike, 206, 207
42 M.Pirraku, Dituria, 1-2 / 1978, 107
43 Po aty, 110, 111
44 Po aty, 114
45 Faik Lumi, Islam Dizdari, Nexhmi Bushati, Në kujtim të brezave, Shkodër 1997, 40
46 Po aty, 45
47 Po aty, 48

48 Po aty , 56
49 Po aty, 58
50 Po aty, 60


Feti Mehdiu
Gjurmë të bindjes fetare në kulturën popullore shqiptare

Kur’ani famëlartë na thotë:
“Nuk duhet të shkojnë të gjithë besimtarët në luftë. Disa prej tyre, nga secila bashkësi, le të marrin rrugën e shkencës fetare dhe le t’i tërheqin vërejtjen popullit të vet kur të kthehen nga lufta, ndoshta ata do të ruhen ” (Tevbe, 122).
Kurse V. Hygo thoshte: “Asgjë nuk ka më të rëndësishme se feja për njeriun”

Feja trajtohet si një fenomen shoqëror, për të cilin të gjitha gjeneratat, prej se ekziston bota, janë përpjekur dhe vazhdimisht përpiqen e do të përpiqen që ta zbërthejnë, por prapëseprapë aty do të mbesin çështje të pazbërthy-eshme plotësisht dhe të pakonceptueshme për të tëra breznitë dhe individët. Asnjëherë nuk mund të jenë të kënaqur të gjithë studiuesit, njëlloj, ngase qasjet e tyre janë të ndryshme.
Disa i qasen fesë si fenomen ekskluzivisht sociologjik dhe ngulin këmbë se në rrethana të caktuara të zhvillimit sho-qëror, lind feja konkrete. Disa të tjerë e trajtojnë eksk-luzivisht si çështje hyjnore, të ndarë nga shoqëria njerëzore.

Fshehtësia e tërë kësaj, mendojmë se qëndron në faktin se feja në thelb përmban elementin jashtëshoqëror, por në të njëjtën kohë, ajo i dedikohet ekskluzivisht shoqërisë njerëzore. Pikërisht ky është themeli mbi të cilin mbështeten fetë. Feja është shpallje hyjnore që i drejtohet mbarë gjinisë njerëzore. Feja nëpërmjet shumë pejgam-berëve, nga të cilët më të njohurit edhe për tërë botën aktuale janë: Musa, Davudi, Isa dhe Muhammedi a.s. (Moisi, David, Jezu, Muhammed) u transmetohet njerëzve që t’u shërbejë: huden lilmuttekin… si udhëzim… dhe u shërben vetëm atyre që ruhen prej gabimeve ndaj Krijue-sit, ndaj Atij që ka dërguar Shpalljen. Është saktësuar me Kur’an se procesi i shpalljes së feve ka përfunduar dhe pavarësisht nga zhvillimi i dijes e rrethanave shoqërore, nuk ka më shpallje. Me fjalë të tjera, nuk lind më fe tjetër.

Feja është e pranishme edhe në kulturën e popullit shqip-tar në vazhdimësi, në forma të ndryshme, gjatë periud-have të ndryshme të zhvillimit kulturor, prej lashtësie e deri sot. Edhe në kulturën shqiptare janë shtresuar elementë të paganizmit (fjala vjen, figura të ndryshme të sajuara nga njerëzit që simbolizojnë fuqinë natyrore, dielli, hëna, shpendë të ndryshëm…), por edhe të monoteizmit ( Zoti, qitapet, në folklor, p.sh.…)

Veçanërisht dëshiroj të përqendrohem në elementet monoteiste, burimisht, anipse me kohë hasen me ngjyra të ndryshme të politeizmit, por në asnjë mënyrë nuk mund të dëshmohet ateizmi i shumëproklamuar te shqiptarët gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX.

Para se të përmend disa ilustrime të këtyre shtresimeve, dëshiroj të tërheq një hulli për të shmangur nga hamëlla me therra dhe të theksoj pluralizmin fetar tek populli shqip-tar. Atë pluralizëm fetar që është në hulli të hapur me plug (që ka thikëz dhe plurë) dhe jo me parmendë primitive, vijat e së cilës mund t’i mbulojë dhe t’i deformojë një erë e lehtë apo vetëm një rigë shi.
Pasi fetë (disa i quajnë religjione të mëdha, qiellore, etj.) historikisht mbështeten në shpallje hyjnore, mbetet fakti i pakontestueshëm se populli shqiptar është popull me dy fe: Ka fenë e Krishtere dhe fenë Islame.
 
Secila nga këto dy fe mbështetet në një burim të qëndrueshëm, në Shpallje hyjnore, në një libër të shenjtë: ajo Krishtere në librin Ungjill, të cilin e ka përcjellë hz. Isai a.s. (Jezu Krishti), kurse ajo Islame në librin Kur’an, i cili është përcjellë nga hz. Mu-hammedi a.s, për të cilin libër Massinjon thotë: “… është një diktim mbinjerëzor i regjistruar nga profeti Muhammed, i frymëzuar nga All-llahu, bindje ndaj urdhrave të Tij…”

Nga kjo del se çdo emërtim tjetër, përveç: Fe e Krishtere dhe Fe Islame, të cilave u përket populli shqiptar, është pa mbështetje serioze dhe pa koncept konstruktiv. Prania e këtyre elementeve fetare është në tërë krijimtarinë popul-lore te shqiptarët, si nga aspekti shpirtëror, ashtu edhe nga ai material.
Sado që është folur dhe është shkruar, për qëllime speku-lative, se shqiptarët janë ateistë (një term që nuk ka mbështetje serioze), nuk çajnë kokën për fe… etj., mbetet fakti se në ndërgjegjen e shqiptarit është i ngulitur shumë thellë Zoti edhe kryqi edhe dielli; gjarpëri edhe shpendi; Librat e shenjtë edhe bartësit e tyre. Këtë e dëshmon tra-dita e trashëguar brez pas brezi e cila ka zënë rrënjë të thella në shpirtin krijues të tyre, e që shprehet në investimet krijuese qoftë në fushën e kulturës materiale, qoftë në atë shpirtërore.
 
Në kulturën materiale shtresime të elementit fetar te shqiptarët gjejmë duke filluar nga objektet e kultit: xhamitë, p.sh. në Prishtinë kemi disa sosh ku paraqitet Ylli i Davudit: ylli me gjashtë rrema, i cili është edhe simbol shtetëror për Izraelin dhe e kanë të vendosur në flamur… Në objekte private, gjithashtu, kemi një ndërlidhje ele-mentesh të ndryshme fetare në dekorimin e jashtëm. Në hyrje shohim figura të skalitura në gurë apo në beton e ndonjë formë tjetër që paraqesin luanin, qenin, shpendët apo ndonjë ilustrim tjetër. Edhe në rrethojat e tyre nuk mungon saldimi me formë të kryqit ortodoks, si edhe në fasadën e jashtme me gurë, forma me kryq e ritit katolik etj. Vendi ku shënohet viti i ndërtimit të shtëpisë është për-cjellë me ndonjë shpend a me dy shpendë; por ndon-jëherë edhe me ndonjë yll me pesë apo me gjashtë cepa, ose me ndonjë gjysmëhënë me yllin pesëcepësh në mes.

Çështje më vete është varrimi. Në varrezat shqiptare të besimit islam, deri vonë ka dominuar modestia: dy gurë të bardhë, me ndonjë shënim të shkurtër apo pa të, të ven-dosur pa beton e pa armaturë, pa fotografi, pa ilus-trime…, që paraqet natyrën e porosisë islame që vjen nga Pejgamberi Muhammed se në varre nuk duhen bërë shpenzime, por sa për një shenjë, që edhe ai e kishte pas vënë te varri i njërit prej djemve të tij. Mirëpo, në kohët e fundit merr hov një laramani e dekorimeve ku gërsheto-hen elementi pagan dhe ai i krishterë. Përditë e më shumë hasim varre me një a me dy minare (Prishtinë, Drogomisht…), me gurë të gdhendur në forma të ndry-shme që paraqesin përkatësinë profesionale të të vdeku-rit, ose edhe atë sociale. Shpeshtohet mermeri i zi me fotografinë e individit, me ndonjë libër a ndonjë mjet tjetër afër… që na shpie në traditën e varrimit të popujve pa-ganë.

Në sferën e kulturës shpirtërore, material të mjaftueshëm paraqesin krijimet popullore folklorike. Kjo mund të trajto-het edhe si një element i religjiolinguistikës për shkak se shprehen me anë të mjeteve gjuhësore të brumosura e të gatuara me brumin religjioz, sa që, nëse ia heq atë brumë aty nuk mbetet asgjë. Nuk është thjesht vetëm me karak-ter gjuhësor, fjala vjen: bajram, ramazan, zeqati e ndonjë tjetër. Këto shprehin një bindje të thellë dhe një besim të vendosur për kryerjen e obligimit fetar islam.

Përdorimi i këtyre termave nuk është vetëm mjet teknik për të thënë ndonjë gjë. Ky shtresim i elementit fetar i ngulitur në kulturën popullore te shqiptarët, kërkon hulum-tim dhe qasje më të thellë duke e ndarë në periudha të ndryshme, p.sh.:
- periudha pagane: me ilustrimet si shpendi, luani, etj.
- periudha monoteiste: Zoti, qitapet, xhenneti, bajrami, etj…
- periudha e modernizmit: fundi i shekullit XX dhe fillimi i shekullit XXI.
Në vazhdim do të sjellim disa shembuj në të cilët bindja e brendshme, e shprehur me anë të fjalëve që mund t’i quajmë religjio-linguistikë, flet shumë qartë për elementin e akcilës fe: Krishtere apo Islame. Kemi për shembull sa-bahin, si ibadet – adhurim në fenë islame, e cila edhe në këngën popullore ka mesazh shumë më të fortë se sa një term teknik:
Sulejman Lita fal sabahin
Bini rejat t’u ap niqafin;
Ose në këngën tjetër:
Aman çun pash Perëndinë
Falmja bacës nji sabah

Sulejman Lita edhe pas tragjedisë së rëndë familjare, ku i vriten djemtë, i bindur në caktimin e Krijuesit, ngrihet në mëngjesin e hershëm –sabah, të kryejë detyrën si besimtar islam, ta falë sabahun. Jo vetëm kaq. Ai, në të njëjtën kohë, i vetëdijshëm për rëndësinë e lidhjes së martesës–niqahit, ndërmjet djemve të tij dhe nuseve për të cilat kish-te nisur dasmën, shpreh gatishmërinë që menjëherë ato t’i lirojë nga ai obligim njerëzor, i paraparë me aktin e kurorës islame, me niqah. Në anën tjetër, edhe nuset, si ngushël-limin më të pranueshëm për një besimtar, i urojnë:
Ti ore babë, bon gajret
T’pjekt Zoti me ta n’xhennet
Edhe Ramazani si një formë e adhurimit psikik e fizik, në raste të ndryshme na del një muaj i plotë, pikërisht siç është në Kur’an:
Tridhjetë ditë ka ramazani
… nesër falet bajrami…
kur duhet të veshë xhamadanin e ri të blerë enkas përë këtë festë madhështore:
T’ka ble baca nji xhamadan
Të ma veshish lalës për bajram
Kemi edhe zeqatin, hoxhën, minaren, mashallah, selam…
Na leu djelli n’at buzë mali,
na shkëlqynë gurt’e kalasë
Gani Begu more, Gani beg Toptani,
i jep zeqatin fukarasë
Në rastin konkret, zeqati, ose hoxha dhe minarja, tek kënga:
Hypi hoxha në minare
Dil e pyt se kush ka vdek…
flasin për një sublimim të ndjenjës së obligimit për t’iu përgjigjur thirrjes për të kontribuar në ndërtimin e shtetit e të shoqërisë nga aspekti financiar në një anë, dhe në anën tjetër, dëshmojnë lidhjen e fortë të besimtarit islam me xhaminë, minaren dhe atë që shërben aty. Kur thërret hoxha në minare, ky pret të marrë vesh se kush ka vdekur, ngase tradita e tillë është edhe sot e tërë ditën e pran-ishme në vende të ndryshme, kur rastet e vdekjes lajmëro-hen nga minareja e xhamisë.

Një rast tjetër me interes besimi në dyzet besimtarët–Kërkler, i cili në të njëjtën kohë haset edhe te muslimanët edhe tek të krishterët dhe përcillet brez pas brezi. Këta janë dyzet besnikët e Zotit, por edhe të hz. Isait, apo Jezu Krishtit, të cilët përmenden edhe në një marrëveshje të hz. Aliut r.a. me të krishterët në manastirin Ezekijel Zelkafal.
Si përfundim
Nuk ka dyshim, nëse këto shtresime studiohen imtësisht dhe sistematikisht në kohë dhe hapësirë gjithëpërfshirëse dhe analizohen proporcionalisht me numrin e adhuruesve të kulturës konkrete, do të kemi një pasqyrë mjaft të kom-pletuar për identitetin fetar, kulturor të popullit shqiptar.
Prishtinë, prill 2003

Basri Çapriqi

Konceptimi i Zotit në poezinë e sotme shqipe
Gjuha e poezisë dhe gjuha e religjionit janë vënë pranë e pranë mëse një herë, kurse ajo që i vë në të njëjtën fushë komunikimi është karakteri simbolik, mënyra simbolike e ndërtimit të tekstit, mënyra simbolike dhe e interpretue-shme e funksionimit si dhe mjegulla kuptimore që është gjenerues permanent i shumësisë kuptimore.

Jung konstaton: Sa kohë që ekziston simboli, aty është e domosdoshme analogjia e posaçërisht mjegullimi i përm-bajtjes. Pa ontologji dhe metafizikë të së shenjtës, të relig-jiozes, nuk ka simbolizëm dhe nuk ka pafundësi të interpre-timit” 41
Një luftë e përhershme me zotin dhe një kërkim i fuqisë për ta mundur pushtetin e tij hetohet në poezinë moderne në Kosovë e që përfaqësohet me tre poetë reprezentues, Azem Shkreli, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja. Konceptimi i Zotit te këta poetë, por edhe te disa të tjerë që ndikohen prej tyre në faza të ndryshme, vetëdijshëm apo pavetëdi-jshëm ka krijuar një topos retorik që mund të hetohet me atë që quhet idiolekt i një grupi e jo vetëm i një shkrimtari.

Ali Podrimja, në një luftë të përhershme me një fuqi që domosdoshmërisht mbetet e fshehur, nuk ka emër, po që i shkel hijen, ndërkohë që është i shtrënguar të këndojë, ka vetëm një rrugë triumfi, të mundë zotat:
Ti s’di asgjë miku im
Pse unë këndoj
Kur ma shkelin hijen
Konceptimi i Zotit në poezinë e sotme shqipe
Kohët keq të mësuan
Kur i munda zotërat
Deri në një
Kur i munda zotërat
Zari, fq. 49
Se autori nuk ka ndonjë luftë të brendshme, por ka një fat që lidhet me tërë etninë dhe ku e përforcon vjersha tjetër, Shqiptarët:
Zoti nuk u kishte falur as bar
Vetëm gjarpërinj
E gurë
Por ata kishin diçka
që kurrë s’mund t’ua zbulojë i madhi
jetonin gjatë
vdisnin duke kënduar oi oi oi
te koka
u mbinte
nga një rrap çarë më dysh
Litari i ankthit, fq. 74
Se kjo luftë nuk është e rastit dhe nuk është veç e sotme, por është e fatit dhe e përhershme. Podrimja e shtrin në krahët e mitit si në poezinë Përralla:
Me shekuj pyetën ku është Olimpi
Më në fund e gjetën te këmbët e një përralle
Pastaj e kërkuan zotin me pishë e qiri
Pas shumë vjetësh
Në zot hetuan gjarpërin
Torzo, fq. 72

Udhëtimi për të gjetur shpëtimin apo rruga për të njohur Zotin përfundon fatalisht, në zot hetuan gjarpërin apo në fund të çdo kërkimi u del përpara djalli.
Pasi ka kërkuar në tokë dhe gjetja ka qenë përherë fatale, Podrimja ka bërë edhe udhëtimin tjetër, atë në ëndërr dhe ka plotësuar kaosin e projektuar, braktisjen nga Zoti e nga Robi i vet, Ishulli Albania:
Këtu e në fund të ëndrrës
Ujë e ujë e ujë
Një tokë e djegur
Nga Zoti braktisur dhe Robi i vet
Ishulli Albania, fq. 23
Për ta menaxhuar kaosin autori në një moment ekuilibron polet e kundërta si në Pas rënies Pas ngadhnjimit:
Lavdi djallit
Lavdi zotit
Torzo, fq. 36
Pas një lufte të gjatë në mbrojtje të tërë etnisë, autori bal-lafaqohet sy më sy me vdekjen, me pafuqinë, me krijuesin dhe me kaosin. Kur poeti sheh fundin dhe numëron orët e birit që po vdes, ai s’bën gjë tjetër veç luftë me Zotin duke futur ironinë për të shpëtuar nga akti i shpalljes, Rrenë klluqe:
Do të mbretërojë qetësi varri
Mjekë më shumë se njerëz ka gjithmonë
Qé besa, njëmijë vjet do të jetosh Lumi
Më shumë se vetë Zoti
Dhe gjithnjë duke mos lëshuar pe, autori bën luftën e fun-dit duke marrë mbi vete emrin e Zotit dhe të Krijuesit, në fundin e madh, përpara humbjes së krijesës, Nga kohë e tretë:
Unë jam Zoti yt Lumi Amin
Gabove kur the; Lumi unë lumi
Në vetminë time të ujkut
Numëroj ditët netët numëroj orët tua
Lum Lumi, fq. 61
Diku në fund të këtij udhëtimi, në fund të kësaj lufte me zo-tin, ku autori e ka humbur apo e ka fituar betejën, Po-drimja i futet meditimit, njohjes, Meditim për zotin:
Mirë që imzot
Është i bardhë
Dhe e shoh
edhe në ëndërr
I zi të ishte
Do të harroja
se kam pasur perëndi
e atdhe ndonjëherë
Në bisht të sorrës, fq. 21
Në fund të fundit, autori madhëron dhe njeh frikën: Robi i zotit:
Zoti është i madh
Dhe i rëndë dënimi i tij
Litari i ankthit, fq. 244
Kaosin shpirtëror, po si Ali Podrimja, mundohet ta fusë në një sistem shenjash simbolike edhe Rrahman Dedaj. Ai ndjek sistemin e kontestimit, jo me luftë të shpallur kundër atij rendi, po me një kompromentim që i bën duke u vënë emrat e vërtetë përbërësve të sistemit. Në hulumtimin e tij ai ka gjetur nyjën e së keqes që lidhet me një rënie të vrazhdë të arbitrit, ku kompas i çuditshëm ka vënë ga-bimisht emrat duke bërë atë gabim fatal, gjenerues të përhershëm të kaosit. Në atë orë të ligë, Orë e madhe:
Ka rënë Orë e madhe
Dhe kompas i çuditshëm
Gabimisht ka treguar engjujt
Dhe u ngatërrua ajo që besonim
Me zotët që dënonim
Për kaosin në tokë apo për mëkatin që prekim, Dedaj shkon larg e më larg për të gjetur një pikë që të lidh me rendin e gabuar apo me gabimin që në nismë, Edhe sot qenka dje:
Interesant edhe fati
Vjen rrugës së gabuar
A është e vërtetë z. Niçe
Se çdo zot
Ka një djall për baba
Kryqëzim hijesh fq. 78
Kur ka gjetur rrënjët e së keqes, të gabimit apo të mëkatit, Dedaj u ndërron vendet krijuesit dhe krijesës, duke përm-bysur me qëllim depozitat e enciklopedisë që ekzistojnë me qëllim të ngarkimit me faj robin që ka marrë rolin e kri-juesit, Njëtrajtës:
Do të shenjtërohet
Pasi ta krijojë zotin
Sipas masës së vet
Kryqëzim hijesh, fq. 97
Dedaj shfrytëzon arketipin e pagëzimit të ndërthurur me vënie të emrit që del nga rregulli, i shton pastaj gabimin që vjen si fat e që mbyll rrethin fatal të kaosit shpirtëror:
Më pagëzuan në emër të atit, të birit e të shpirtit të shen-jtë. Emri dhe mbiemri Mujë Kaleci. Libri i shenjtë i gabi-meve s’jep të dhëna të tjera për mua. Krejt ç’filloi si lojë, mbet e pagojë. (Fq. 7, Gjërat që s’preken)
Përderisa ky tip gjuhe lidhet me simbolin, me mjegullën shumëkuptimëshe që bart mënyra simbolike, kaosi shpirtëror në poezinë e D. Agollit i afrohet shumë gjuhës konceptuale, indeksit të realitetit si në poezinë Me një prift në tavernë:
I kam të parët katolikë,
I kam të dytët bektashinj,
Dhe unë i treti asnjë çikë,
S’besoj në shpirtra dhe qirinj.
Se m’u mërzitën gjyshërit shumë,
Që fetë i kthenin mot për mot
Ndaj hoqa dorë i shkreti unë,
Nga çdo besim e nga çdo zot…
1993 Lutjet e kambanës, fq. 52
Ndërsa poetët e mësipërm ndërtojnë simbolin dhe prano-jnë kuptimet e fshehta apo të ndaluara, Agolli hap me-sazhin, e bën transparente domethënien, e identifikon plotësisht me referencë reale duke shpallur kështu pozitat ateiste si rezultat i humbjes së traditës nën presionin e ndërrimeve të shpeshta. “Imazhi është i drejtpërdrejtë, derisa ndryshe nuk dëshmohet”, konstaton N. Fridman, fq. 81
Martin Camaj shquhet në traditën e ndërtimit të simbolit privat përmes ndërthurjes me arketipe tradicionale, Atje ku edhe hana ashtë pjellore:
Atëbotë Dranjen, grue katundëse e vërtetë dhe jo breshkë, në moshën pjellore e zgjoi hana me dorën e vet në shtrojen e fierit dhe e nisi jashtë. Drita e hanës i ra asaj në gjij, ndër dhimba, dhe vetëm kjo cytje i mjaftoi grues me lindë nën qiell një djalë i cili me një brimë qiti kushtrimin burrnor.
Dranja, fq. 60
Poeti ka njohur arketipin hyjnor të mbetjes së gruas shtat-zanë me një prekje hyjnore. Ai ka ndërtuar në sfondin e këtij kodi simbolin privat, shumëkuptimësh, të hapur, sekular e që nuk mund të shpjegohet me asnjë kodeks dijesh dhe as me enciklopedi tradicionale.
Azem Shkreli ka arritur të ndërtojë ligjërimin poetik mbi një arketip ligjërimor biblik duke flakur mesazhin për ta reduk-tuar efektin artistik në simbolizmin tingullor. Vargjet që krijo-jnë një atmosferë predikimi rrezatojnë një qetësi shpirtërore dhe një fund të kaosit, Meshë:
Le të rritet bari im mbi kokën time
Mbi kokën time le të rritet bari im
Bari im mbi kokën time le të rritet
Le të rritet
Le të rritet bari im mbi kokën time
Pagëzimi i fjalës fq. 47
Interpretimi simbolik si i vetmi interpretim i mundshëm që mund t’i bëhet mënyrës simbolike, ku teksti kuptohet si simbol pafundësisht i interpretueshëm dhe dekonstruktibil, na çon në një konstatim të çuditshëm kur kemi parasysh sidomos simbolet e Shkrelit, Dedajt, Podrimjes. Interpretimi konceptual dhe i gjetjes arbitrare të referentëve të çon në konstatimin se poezia shqipe ka një nerv antiperëndi si as-kund tjetër në letërsi. Një luftë aq e egër, një betejë aq e ashpër me Zotin, nuk është tentim për ta mundur por përkundrazi, për të përfituar dashurinë, pushtetin e tij, ad-hurimin, mëshirën, të drejtën, në një realitet të shkelur ku zotëron dhuna, mëkati, vdekja dhe padrejtësia. Interpre-timi simbolik na shtyn të konstatojmë se pikërisht denduria e madhe e simbolit të Zotit, në këtë poezi, gjakimi i madh për të prekur prezencën e tij, është insistimi për të kthyer të humburën dhe të ndaluarën.

Agron TUFA
Traktimi mitologjik i legjendës shqiptare për ylberin

Brezi, (në disa zona të Dibrës së Epërme dhe Lumës, quhet shoka), paraqet në vetvete një element të pandarë të kostumit nacional te një shumicë e popujve. Duke lënë mënjanë anën estetike e etnografike, ne do t’i kushtojmë vëmendje vetëm traktimit mitologjik të përdorimit të tij të domosdoshëm në disa krahina të Shqipërisë së Veriut.

Në Dibrën Veriore dhe në Lumë, mund të dëgjosh një leg-jendë të tillë arkaike: “Njëherë ndrikulla shkoi mysafire te kumara i vet. I ndodhur vetëmpërvetëm me të në shtëpi, kumarës i ra në kokë ngasja tunduese e mishit, iu err ar-syeja dhe u lëshua mbi ndrikullën që të shkrehte epshin. Ajo, nga ana e saj, duke e ndjerë tmerrin e këtij inçesti, doli me vrap nga shtëpia, e ndjekur nga kumara, kaptoi korije e përroska, gjersa më në fund kumara e arriti maje një kodre, ku e çnjerëzoi. Gjatë kohës së mëkatimit, shokën e saj të zgjidhur e rrëmbeu era duke e kthyer në ylber, si shenjë të përjetshme të këtij inçesti”. Në këto krah-ina edhe sot e kësaj dite, kur shohin ylberin, thonë: brezi (shoka) i ndrikullës.

Duke mëtuar t’i analizojmë raportet e ndërsjella ndërmjet dy mitologjemave – ylberit dhe shokës - ne do të veçojmë dy plane themelore në studimin e legjendës. I pari, “sipër-faqësor”, që cek motivin fundamental të inçestit dhe i dyti, “vertikal”, i cili na shpie në arkaikën e hershme dhe që na lejon të merremi me kërkimet mito-filozofike dhe gjithashtu, me mitologji krahasuese.
Sipas mendjes popullore shqiptare, mëkati ndrikull-kumar konsiderohet edhe më i rëndë se motër-vëlla. E mbërritur deri në ditët tona, legjenda na përcjell një mesazh të natyrës didaktike. Subjekti i saj është i grishur t’i kumtojë receptuesit, para së gjithash, që “inçesti është punë e keqe”.

Duke njohur tekstet e baladave të lashta shqiptare, arri-jmë në përfundimin se inçesti, për nga forca fatale, bara-bitet me gjëmat natyrore, p.sh., me përmbytjen e madhe. Në një shumicë të tillë tekstesh, mund të gjesh elemente peripecish të tilla: forcat e natyrës

pjesëmarrin në marrëdhëniet e heronjve dhe përpiqen në çdo mënyrë ta pengojnë inçestin e pavetëdijshëm (kur motra dhe vëllai, pa ditur gjë për lidhjet e tyre të gjakut, vendosin të hyjnë në mëkat, atëherë lind një tufë zogjsh fatidikë, bie shi gjaku etj.). Në Eposin e Kreshnikëve të shqiptarëve të veriut, njërit prej heronjve qendrorë i ofro-jnë të zgjedhë për nuse më të bukurën nga tridhjetë per-ritë e krahinës. Porse ai, i fyer, e hedh poshtë këtë pro-pozim me një ligjëratë të tillë të pezmatuar:
“Zoti ju vraftë, more agët e Jutbinës!
Po ku â ndie n’mjet tokës e t’qiellës
Se muer vllau motrën e vet?
Qi tanë bijat e Krahinës ku janë,
Tanë si motra qi po m’duken!”

Lind pyetja: përse ndër shqiptarë, ndryshe nga një shumicë popujsh, përfshi dhe ata të gadishullit ballkanik, inçesti mbetet një ndër tabutë kryesore? Këtu kemi të bëjmë, ndofta, së pari, me kultivimin e institucionit të ku-marisë (probatinisë) në rang shenjtnie dhe së dyti, me kundrimin e martesës si akt simbolik i “pushtimit të nuses” përmes “fitores mbi babanë apo vëllanë e madh”. Në ras-tin e parë, ashiqare, ia vlen të kthehemi në kohërat e shthurjes së komunitetit primitiv, kur ndodh refuzimi i
ngadaltë nga poligamia dhe, si alternativë e mundshme e martesës poligame lind “kumaria”, madje, dhe ndërmjet mashkullit e femrës. Në rastin e dytë jemi të shtrënguar ta kundrojmë arketipin e dasmës si fakt jo vetëm jetësor, por edhe shpirtëror dhe mistik në jetën e njeriut.
 
Material të begatë e origjinal në këtë drejtim na jep folklori, jo vetëm në format e riteve dhe bestytnive, por edhe në trajtën e eposeve e përrallave që kanë mbërritur gjer tek ne. Për ilustrim, vlen të përmendim studimin antologjik të Vladimir Propp-it, “Morfologjia e përrallës”, në të cilin rrëfehet për variante të ndryshme të subjektit të përrallës. Për shembull, për të marrë princeshën për grua, heroi i përrallës është i detyruar të mundë Gjarpër Gorinicin, Koshcejen apo ndonjë tjetër përbindësh, domethënë, sipas Propit, të ash-tuquajturin “dëmtar” që, si rregull, na del se është jo kush tjetër pos babait (apo një tjetër njeriu të afërt) të prince-shës.
 
Përralla, pa dyshim, shfaqet jo vetëm pasqyrim i arkaikës mentale të popullit, por edhe vetë sikur i imponon njeriut të lashtë ato apo të tjera etalone etike. Këtu vet-vetiu të shkon mendja te konkluzioni frojdist e të gjeturit burrë për vete me funksionin e babait për gruan (apo nusen) si dhe për shkëmbimin e njërit me tjetrin. Këto shpjegime të tabusë inçestuale na duken nga më bindëset, përderisa njeriu i vjetër zor të ketë marrë erë nga nga kodet gjenetike dhe ashiqare, pak e ka vrarë mend-jen mbi faktin se nga flligështia e përhershme e gjakut, herët apo vonë, mund të lindin në familje monstra.
 
Megjithatë, vetë mendimi se vëllai që martohet me motrën e vet ka për borxh (qoftë edhe në kuptimin simbolik, qoftë edhe në nivelin e pavetëdijes) të “triumfojë” mbi babain e tij, domethënë, ta zëvendësojë atë në gjithçka që ka të bëjë me vajzën, duke kryer në këtë mënyrë atëvrasje sim-bolike, ky mendim duket e ka trembur njeriun dhe ka shkuar në të kundërt me normat e tij etiko-morale. Kësisoj, mbase pikërisht për këtë, martesa ndrikull-kumarë është konsideruar si mëkat edhe më i madh se sa martesa ndërmjet të afërmve me lidhje gjaku.

I rikthehemi ylberit dhe shokës. Në zona të ndryshme të Shqipërisë së veriut, ylberi ka disa emërtime: “Brezi i Shën Mërisë së Virgjër”, “Brezi i Diellit”, “Brezi i Zoodiakut” (P. Bogdani), “Brezi i Perëndisë”, “Brezi i Havës”, “Brezi i Mu-hametit” etj. Pra, vlen të theksohet se ylberi shpesh merrej si njëfarë dërgese nga sipër, si një shenjë hyjnore. Në të tilla rrethana, legjendën për ylberin ia vlen ta kqyrim si sub-jekt të ngarkuar me didaktikë të vonë religjioze, ku femra iu kundërvu mëkatit seksual, ndonëse, e nënshtruar me përdhunë, konsiderohet tashmë si martire dhe në shenjë të pastërtisë dhe shenjtërisë së vuajtjeve të saj, në qiell shfaqet shenja hyjnore e dërguar nga lart.

Nëse flasim për interpretim arkaik të kësaj legjende, duhet të kujtojmë atë çka më sipër përmendëm shkarazi. Dhe pikërisht atë që, inçestin e pavetëdijshëm e pengonin vetë elementet e natyrës, duke i shpërqendruar pjesëmar-rësit potencialë të inçestit (por dhe duke i gjymtuar) me gjithëfarë stihish. Përveç gjëmave të ndryshme, numë-rohet edhe përmbytja e madhe, forca tragjike e së cilës barabitet me gjëmën e mëkatit, siç jo rastësisht, do ta shohim më poshtë.

Siç dihet, në shumicën e popujve ekziston përfytyrimi i dasmës së përjetshme mes qiellit dhe tokës, madje, si rregull, toka paraqitet në rolin e femrës, kurse qielli në rolin e mashkullit (egjiptianët dhe disa popuj të tjerë kanë të kundërtën). Interesante është se dasma e qiellit me tokën ka zanafillë inçestuale (toka së pari lind qiellin - Gea pjell Uranin, kurse më pas e merr për burrë), ndonëse në këtë stad zhvillimi të kozmogonisë, inçesti nuk qortohet, por përkundrazi, merret si një gjë krejt e natyrshme dhe e do-mosdoshme (krahasojeni me subjektet e mëvonshme, kur lulëzon motivi i inçestit, p.sh., me mitin e Edipit...). Mjeti më i drejtpërdrejtë i bashkimit të tokës me qiellin paraqitet shiu, vaditësi, mëkuesi dhe pllenuesi i barkut bujar të mëmë tokës.
 
Rrjedhimisht, përmbytja vepron në llojin e vet si njëfarë katarsisi, që pastron dhe në të njëjtën kohë, ush-qen tokën, simbolikisht mund ta quajmë veçse si një akt seksual të qiellit me tokën (se përmbytja s’është gjë tjetër veçse rrjedhojë rrebeshesh të bollshme). Sipas dëshmive të A. Afanasjevit (“Pikëpamjet poetike të sllavëve në natyrë”, V.1, fq. 362), “një legjendë bullgare pohon se para permbytjes biblike, nuk ka patur ylber; po kur toka u tha dhe Noeja i solli Zotit fli, atëherë Perëndia i premtoi atij se përmbytje nuk do të ketë gjer në ardhjen e dytë të Krishtit dhe si dëshmi, na dhuroi ylberin e tha: “Përderisa të shndrijë në qiej ylberi, nuk keni pse të frikësoheni, po kur ylberi të zhduket, kjo ka me qenë shenjë se dita e gjykimit të tmerrshëm po afron...”.
 
Në përmbledhjet me dorëshkrime të vjetra apokrifike, thuhet: “Ylberin e krijoi Zoti pas përmbytjes”. (Përmbledhja Apokrifike e vitit 1531)... “Pas përmbytjes, Zoti vuri një hark në qiell si shenjë dal-luese për përmbytjen e dytë që do të ndodhë”... Ky çast solemn lidhet me “dhjatën” që Zoti Jehova i dha Noesë. Ja se si interpretohet kjo “dhjatë” në enciklopedinë “Mitet e popujve të botës”:
“Zoti fillon me ndëshkimin e tokës për shkak të mëkateve të njeriut me rrotullimin e rregullt të stinëve të vitit përpara: “Në të gjitha ditët e tokës, mbjellja dhe korrja, zhegu e thëllimi, dimri dhe vera, dita dhe nata nuk do të ndalen” (8,22). Noeja qëndron para Jehovait si stërgjysh i njerëzimit të ardhshëm dhe si Adam i ri që merr në fillim po të tilla bekime: “Shtohuni dhe shumohuni dhe mbushni tokën!” (9,11)” (22,24). Dhe kështu, para nesh na del njëfarë rrethi i premtuar dhe këtu vetvetiu mendja të shkon te analogjia e formës harkore të ylberit.
 
Sidoqoftë, harku është veçse pjesa e dukshme e ylberit. A. Afanasjevi, në veprën e njo-hur “Pikëpamjet poetike të sllavëve në natyrë”, shkruan: “Forma gjysmërrethore e ylberit të çon ndërmend, dashje padashje një unazë gjigande që përqaf tokën. Në Bavari atë e quajnë himmelring, sonnenring..., madje disa beso-jnë që në asnjë mënyrë ajo nuk duhet quajtur me emrin e vet, porse vetëm nëpërmjet eufemizmave “unaza qiel-lore”, që të mos biesh në pushtetin e djallit...” (1,358). Kështu pra, ç’do të thotë “unazë”? Unaza është shprehje e qarkullimit të natyrës dhe në të njëjtën kohë, unaza është paraqitja e stërlashtë simbolike e kohës. Kujtojmë se indianët dhe keltët e lashtë me “gjarprin që kafshon bishtin e tij” – se pikërisht me vizatime të tilla, si rregull, janë gdhendur sarkofagët dhe përmendoret e varreve të lashta.
 
Meqë ra fjala, ekziston në një shumicë popujsh emërtimi “gjarpër i ylbertë”. “Në trajtën e një gjarpri të yl-bertë lidhen përfytyrimet për frymën e ujrave, gjarprin – monstër, kristalin magjik (në të cilin pasqyrohet spektri yl-beror), i cili shfrytëzohet nga magjistricat; ylberi asocionon me shiun dhe magjinë e plleshmërisë”. (Mitologjia. Fjalori i madh enciklopedik nën redaktimin e E. M. Meletinskit, Moskë, 1998, f.462). Nëse ylberi është shprehje e qarkullimit në natyrë, atëherë, si dhe në rrjedhën e kohës, në ylber ka një gjysmërreth të ndritshëm, mbitokësor, të qiellt, apo, nëse e doni, hyjnor, sikundër pjesa tjetër është e errët, nëntokësore, e vdekshme.

Këtu është krejt me vend të kujtojmë për brezin (shokën) si për gjendjen e parë mitike të ylberit. Në shumicën e popu-jve, barku identifikohet me vetë jetën (te indianët e vjetër barku konsiderohet si rezervuar i energjive “Agni”: “Në letërsinë postindiane agni konsiderohet gjithashtu në aspektin fiziologjik si element i organizmit të gjallë–zjarri i “barkut” (“audaria)”. (Induizëm. Xhajnizëm. Sikhizëm: fja-lor. Moskë, 1996): Ndër sllavët, vetë fjala “bark” ka patur kuptimin zanafillor “jetë”, “ekzistencë”. Brezi (shoka) i lidhur përreth barkut mund të simbolizojë qarkullimin e kohës, të cilës, sipas dhjatës së Perëndisë, i është e nënshtrueshme gjithçka në natyrë.
 
Madje, sipas gjitha gjasave, ajo pjesë e brezit që gjendet direkt përpara, domethënë që mbulon pjesën e përparme të barkut, përgjigjej për ditën, për natën, d.m.th., për ekzistencën mbitokësore të njeriut; kurse ajo pjesë e brezit që mbulonte shpinën dhe gjendej mbas shpine, mbartte në vetvete kuptimin e territ, natës, udhëtimeve nëntokësore të shpirtit (krahasojeni p.sh., me besimet e indigjenëve jugoamerikanë, për atë që vdekja e shoqëron njeriun gjithandej, duke shkelur pas thembrave të tij, d.m.th., duke u fshehur pas shpinës së tij), kësisoj, brezi shndërrohet nga një objekt veshjeje në një objekt tashmë magjik, në fetish, në talisman. Përkatësisht, këputja ose humbja e brezit (siç më sipër përmendëm, këputje e rrethqarkullimit të kohës dhe jetës në natyrë) ka domethënien e humbjes së mbrojtjes, koritjes apo dhe vdekjes.
 
Një interpretim i tillë i legjendës shqiptare të cituar në fillim na duket mjaft i arsyeshëm. Duke kryer dhunë in-çestuale, kumara e privoi motrën e tij (ndrikullën) edhe nga brezi magjik, duke kryer mëkat të dyfishtë ndaj saj. Megjithatë, nga pikëpamja e vetëdijes arkaike, inçesti është po aq akt seksual legjitim, sa dhe çdo tjetër lloj i këtillë (material mbi këtë na japin përvojat e kulturave pagane, të ruajtura në një masë më të madhe ndër sllavë, në të ashtuquajturën “svalnie grjeha” (një lloj orgjie seksuale pa dallim marrëdhëniesh farefisnore A. T), e cila ndodhte në natën e Ivan Kupalës), pas së cilës shfaqej yl-beri si simbol i plleshmërisë dhe katarsisit mallëngjyes të natyrës.

Te po ai Afanasjev, lexojmë: “... një forcë magjike i jep Homeri brezit të Kipridës, endun fijesh ari: në të fshihej gjithë hijeshia, miklimi i dashurisë dhe dëshira e fshehtë që tundonte arsyen; duke përdorur këtë brez, Hera e joshi Zeusin...” (1,360). Disa thyerje të njëpasnjëshme na japin, megjithatë, shkas ta lidhim ylberin pikërisht me lidhjen martesore mitike dhe plleshmërinë. Përveç kësaj, në po atë libër të Afanasjevit, ka lidhje dhe legjenda e mrekul-lueshme lituaneze për Laumën (nimfën qiellore) dhe Zotin e naltë Perkunas (analog me Perunin sllav, rrufehedhës), çka me të vërtetë të çon ndërmend legjendën shqiptare për lindjen e ylberit.
Siç duket, gjer te ne ka mbërritur një nga variantet më të vona të legjendës për ylberin, e ngarkuar me didaktikën e përditshme, ndërsa, duke gjykuar nga përpjekja jonë e analizës mitologjike krahasuese, me tingëllimin e saj arkaik, kjo legjendë paraqet në vetvete një nga mitet margjinale kozmogonike të krijimit të botës nga martesa e tokës me qiellin.

Abaz Veizi
Pasqyrimi i identitetit shqiptar në letërsi
Nuk jam i sigurt në do ta kisha shkruar këtë ese pa nxitjen e Sokratit, ose më saktë, pa ndihmën e Mirush Kabashit, në interpretimin e mrekullueshëm të “Apologjisë” së Sokratit.
Meqënëse arsyet për të cilat është i dënuar Mirush Sokrati dhe të gjithë ne që pranojmë përulësisht të jetojmë në “pakohë”, janë pothuajse saktësisht të njëjta me të hershmet, me ato të Kohës së Atyre, domethënë të të Tjerëve, unë nuk do të kërkoj të kuptoj të shkuarën si të tillë në vetvete, sepse në kuptimin tim filozofik, për njerëzimin e shkuara nuk ekziston. Dikush mund të thotë që, sidoqoftë, për individin, domethënë për atë vetë, e shkuara ekziston! Por unë, duke mos patur në këtë ese si qëllim kryesor shpjegimin e kuptimit të kohës, tani për tani do të mjafto-hem duke i përcjellë atij mendimin se nuk mund të jetë e ”kaluar” asgjë që, pasi e ke lënë prapa, e gjen vazhdi-misht përpara.
 
Ndoshta do të ishte më i saktë përcaktimi i kohës si “e të vdekurve” dhe e “të gjallëve.” Por edhe këtu do të lindte problemi për pronësinë e kohës sime, p.sh., që është e përzier me kohën e një të vdekuri të pakallur që hiqet sikur është gjallë vetëm e vetëm pse konsumon bukë dhe thashetheme. Prandaj, në këtë shkrim do të mundohem – duke qenë zbulues i faktit të padiskutueshëm që, përveç Kohës së Krijuesit, e cila për Ne përfaqësohet nga dielli dhe që unë nganjëherë pa-drejtësisht e quaj edhe Kohë e Diellit, ekziston edhe mundësia që gjithësecili, pasi përmbush kushtet e nevo-jshme për këtë, mund të Krijojë kohë edhe Vetë, dhe pikërisht kjo duhet konsideruar si Kohë e Vërtetë, ose kohë vet-jake e njerëzimit.
 
Ai që nuk e shfrytëzon mundësinë e dhu-ruar nga krijuesi për të prodhuar kohë, natyrisht që nuk je-ton për vete ose më saktë, është një shtojcë, një mjet ose thjesht një konsumator i kohës së të tjerëve, sepse vetëm me kohën e Krijuesit nuk mund të jetosh si njeri i gjallë, por si i vdekur i pakallur. Megjithatë, për të qenë më i kuptu-eshëm në këtë shkrim që, e përsëris, s’ka si objekt kryesor kohën, më lejoni që nganjëherë edhe unë, përveç për-caktimit si “kohë e Sokratit”, për shembull, ose koha e Mirushit, ose të një krijuesi tjetër të saj, që është i vetmi përcaktim i drejtë i kohëve, më lejoni pra që për lehtësi komunikimi, të përdor edhe ndarjen përcaktuese në “kohë e kaluar” dhe “kohë e tanishme.”

Meqënëse u kthyem përsëri tek Mirush Sokrati, sipas ligjit që, çfarë lëmë prapa e gjejmë përpara, është mirë të sak-tësoj arsyet që më nxitën ta shkruaj, më në fund, këtë ese të projektuar prej kohësh në mendjen time dhe në copa letrash.
E para: Në kohën e “Apologjisë së vërtetë” të Sokratit, dhuna ishte mënyrë e suksesshme jetese, si për ata që e ushtronin, ashtu dhe për ata që pranonin ta pësonin Atë, domethënë dhunën. Sofistët me kurset e tyre mësimore, prej vitesh shpallnin dhe udhëzonin që njeriu të “bëhej” i padrejtë, sepse vetëm kështu do të tregohej inteligjent dhe superior në veprim. Veçanërisht Trasimaku këmbën-gulte se “forca ka të drejtë” dhe nxënësit e tij, lakmues të pangopur të pasurisë dhe të pushtetit, më së miri i zba-tonin ato mësime, sa me forcën e parasë, aq me atë të shpatës dhe të pabesisë.

Por, duke thënë që “atëherë” dhuna ishte mënyrë e suk-sesshme jetese dhe që “forca ka të drejtën”, është mirë të kujtoj që këto radhë po shkruhen në 21 mars 2003, në orën 22.00 të mbrëmjes, kur Bagdadi dhe gjithë Iraku gjenden nën bombat e aviacionit amerikan, përsëri si gjithmonë, për të vendosur ose rivendosur një drejtësi të vërtetë.
E dyta: Dhunuesit dhe përdhunuesit, në kohën e Sokratit, ishin përfaqësuesit, përbërësit dhe shijuesit e Pushtetit.

E treta: Hajdutët, imoralët dhe tregtarët e Atdheut, në ko-hën e Sokratit ishin pushteti i vërtetë dhe të adhuruarit e popullit!
Ata që lexojnë gazetat, që dëgjojnë radiot dhe shohin programe televizive, shqiptarë dhe të huaj, ata që shkojnë në votime, në mitingje dhe antimitingje, ata që lypin bukën me listë në dyqanet e lagjes, ata që lypin punë, stehim dhe drejtësi, shqiptarët dhe tetëdhjetë përqind e frymëve të globit, nuk e di në gjejnë dot ndonjë dallim midis Kohës së Sokratit dhe Kohës së Mirushit, midis kohës së Çezarit, të Stalinit dhe të Bushit.

Unë vetë nuk gjej dot. I vetmi dallim që vërej është që, në qoftë se Sokrati si kundërshtues i dhunës shtypëse dhe ndyrësisë së pushtetit u dënua me vdekje nëpërmjet helmit të koncentruar, i cili të vdes në pak minuta, ne të llojit të sotëm njeri-kundërshtues, të llojit Njeri i tanishëm i panënshtruar, jemi të dënuar ta pijmë helmin tonë me doza më të vogla dhe disi të holluar, gjë që na e bën mundimin më të gjatë, më torturues, më të tmerrshëm!

Ju me siguri jeni kureshtarë për markën dhe emërtimin e helmit që përdoret kundër nesh. Sa për fillim, po ju them që marka është përjetësisht po ajo, e njëjta në emërtim dhe aspak e ndryshuar në aftësinë shkatërruese të individit dhe kjo markë quhet “Pushtet”. Përbërësit kryesorë të tij janë: pozita, opozita dhe turma. Specialistët e prodhimit të këtij helmi, gjithnjë në shërbim të pushtetit që për-faqëson veten e tyre, janë ligjvënësit, ligjzbatuesit ose ndryshe ligjngrënësit, profesor-doktorët, gazetarët, shkrim-tarët, policët, gjeneralët, trafikantët dhe militantët e par-tive, të gjithë dhe gjithmonë të shitblerë.

Sistemi i shitblerjes, (po deshe quaje edhe i shkëmbimit, shkëmbim sendesh, favoresh ose monedhash), është në thelb i vetmi sistem i suksesshëm bashkëjetese i ndërtuar në marrëdhëniet e deritanishme ndërnjerëzore. Për ndër-timin e një sistemi të tillë të frikshëm, janë patur gjithmonë parasysh edhe këshillat e perëndive pagane ose të Zotit modern, i përfaqësuar në tokë nga profetët e tij. Atje ku Zoti është përjashtuar, vendin e tyre e kanë zënë “pro-fetët” e rremë, pothuajse të gjithë të dhunshëm, të dër-guar – ose të ardhur – të vetvetes. Disa nga këta janë quajtur ideologë, të tjerë strategë, pastaj diktatorë ose të treja së bashku. Emërtimet e njohura si “rend skllavopro-nar” p.sh. ose “socialist”, nuk janë gjë tjetër, në fakt, veçse nënndarje të rendit të madh shoqëror shitblerës.

Që të mos largohem shumë nga tema kryesore e këtij shkrimi, po bëj, për veten dhe për ju, përcaktimin e temës së tij:
“Dhuna si mjet, si pësim i pranuar dhe si pësim i kundërshtuar”
Uroj të kuptohemi, por më herët duhet të bëjmë edhe një marrëveshje, që këtë shkrim ta quajmë ese, domethënë, sipas shpjegimit ta fjalorit të gjuhës shqipe, “studim jo shterrues për çështje shoqërore”. Së dyti, më lejoni që çështjet shoqërore t’i shtjelloj jo duke analizuar vrojtime të miat teoriko-praktike, por duke shfletuar dhe duke inter-pretuar katër vepra letrare, përkatësisht, tre romane dhe një libër me tregime, shkruar nga katër shkrimtarë të shquar shqiptarë, katër mendimtarë të vërtetë të përma-save botërore, të cilët sipas rendit alfabetik, janë:
1. Agron Tufa
2. Bashkim Hoxha
3. Faruk Myrtaj
4. Milazim Krasniqi
Librat e tyre, përkatësisht sipas radhës janë, janë:
Abaz Veizi
1. Dueli
2. Hotel Ballkan
3. Njerëzit janë tepër
4. Fotografitë e Kujtimeve

Shqyrtimin e këtyre librave, të cilët meritojnë të studiohen dhe të mbrohen nga njerëzimi si pasuri e përsosur ndërkombëtare, unë do të mundohem ta bëj duke i për-mendur pak, aty-këtu, vlerat e tyre artistike. Ose aspak. Duke i përdorur në shërbim të qëllimit tim, do të merrem pothuajse tërësisht me mendimin që shprehin – jo si e shprehin – do të merrem me mesazhin që më përcjellin mua dhe atyre pak njerëzve që kanë mundësi (dhe dëshirë) të kuptojnë. Them “pak njerëz që kuptojnë”, duke u nisur nga “pak” shkrime të botuar për këto vepra që, në fakt, duhet të ishin në qendër të botës letrare dhe filo-zofike, rrjedhimisht, edhe të botës më të kualifikuar të mendimtarëve shqiptarë dhe botërorë. Por si kudo, edhe këtu hyn në fuqi ligji i shitblerjes dhe rrjedhimisht, duke qenë të “punësuar tek pushteti”, mendimtarëve tanë u mbetet pak ose aspak “kohë” për të menduar lirisht.

Qëllimi që i vura vetes kur e mendova, por edhe tani që po e shtjelloj këtë shkrim, është shumë i thjeshtë: Pa dashur të lëndoj, të prek apo të dëmtoj në çfarëdo mënyre ndonjë qenie mendimtare, dëshiroj t’i rikujtoj mbarë njerëzimit se po shpërdoron në mënyrë të pafalshme mre-kullinë e pakrahasueshme që ka bërë krijuesi duke na dhu-ruar mendimin dhe shijen. As mendimin dhe as shijen kri-juesi nuk na i dha të përkryera, duke dashur ndoshta të na bëjë, në këtë mënyrë, bashkautorë të përsosjes në vazhdim të vetes sonë. Por siç thonë shkencëtarët, ka rreth tridhjetë mijë vjet që truri ynë është po ai dhe kjo jo vetëm në sasi, por edhe në cilësinë e mendimit. Ndërsa shijet dhe kënaqësitë tona, janë pothuajse tërësisht të komanduara nga instinktet, njëlloj si në lashtësinë e mjegulluar të zanafillës.

Që nga njeriu i parë “primitiv” deri tek ne, primitivët “modernë” të mendim-veprimit, qëllimi për të SHIJUAR nëpërmjet rrëmbimit të Gjësë së Tjetrit me DHUNË, nuk ka ndryshuar aspak. I vetmi ndryshim, i ashtuquajtur përparim apo qytetërim, është bërë në përsosjen e mjeteve të dhunës. Demonstrimi më i fundit i kësaj të vërtete është lufta e sapofilluar në Irak.

Në këtë mënyrë, ne kemi bllokuar lëvizjen e kohës. (“Koha është ndryshim”, thoshte Platoni.) Kemi bllokuar jo lëvizjen e kohës fizike, të quajtur ndryshe kohë diellore ose kohë e krijuesit, e cila “është” nga ekzistenca jonë e pavarur, por kohën vetjake të njeriut. Me bllokimin e lëvizjes së kohës njerëzore, njeriu kryen aktin e klonimit të vetvetes tek pasardhësit, fizikisht dhe shpirtërisht. Për ta kuptuar më mirë si ndodh ky fenomen, si pitagorasit që tentuan ta shpjegonin ekzistencën nëpërmjet numrave, edhe unë po mundohem ta qartësoj mendimin tim të mësipërm nëpërmjet një formule:
K = k + m x v
ku:
K është Koha e Vërtetë ose e quajtur ndryshe, kohë njerëzore apo e njeriut.
k është koha fizike, ose koha diellore, gjithsesi kohë e Kri-juesit
m është mendimi i njeriut
v është veprimi ose tërësia e veprimeve që kryen njeru (njerëzimi) gjatë jetës së tij.
Siç e shihni, për të krijuar kohën e Vërtetë, domethënë ko-hën e tij, njeriut i duhet që kohës fizike t’i shtojë produktin e shumëzimit të mendimit me veprimin e tij. Në qoftë se mendimi ynë bën lëvizje rrethore në rrezen e mendimit të brezave të mëparshëm, ai praktikisht nuk krijon kohë të vetën dhe jeton me kohën e tjetrit, ku “tjetri” është edhe Krijuesi i gjithësisë, por edhe njeriu që ia ka bllokuar në një pikë të vdekur mendimin.

Në këtë këndvështrim do t’i shtjellojmë edhe veprat e katër autorëve gjenialë që përmendëm më sipër. Meqë ra fjala, unë mendoj se është gjenial ai mendim-veprim që i shërben gjithë njerëzimit në një rrjedhë të pakufizuar të kohës fizike, në përpjekje për ta shndërruar atë (d.m.th. kohën fizike) në kohë të njeriut. Jam i bindur se shkrimtarët e lartpërmendur i plotësojnë më së miri këto kushte.

Cilësia e përbashkët e katër veprave të mësipërme është përqendrimi i mendimit në shkaqet dhe pasojat e dhunë-përdhunimit që nganjëherë, shumë herë, më shumë herë pranohet dhe kësisoj, nga pranuesit shndërrohet në mënyrë jetese, një mënyrë jetese që gjeneron të këqijat më ekstreme të njerëzimit, ndërsa në raste të tjerë, pësimi i dhunës nuk pranohet dhe kështu rilind mundësia për fito-ren e njeriut mbi antinjeriun.
Në këto vepra gjejmë nënllojet kryesore të dhunës univer-sale dhe praktikisht:
1. Dhunën e individit të një etnie ndaj individit të një etnie tjetër, por edhe brenda së njëjtës etni.
2. Dhunën ”klasore” të një turme të ndërkryer nga pushteti ndaj një ose ndaj disa individëve të të njëjtit popull.
3. Dhunën e “vullnetarëve” të armatosur të një populli ndaj një populli tjetër.
4. Dhunën e një kombi dhe të shtetit të tij, i cili me ushtri “heroike” të penës e të shpatës, dhunon një komb a një shtet tjetër.
5. Dhunën e fshehtë të dinakut të dobët e të poshtër ndaj kujtdo që mendon se vlen më shumë se ai dhe së fundi, por jo e fundit nga rëndësia,
6. Dhuna e pushtetit “demokratik” ndaj popullit të vet, ndaj zgjedhësve të vet, ndaj “të dashurve” të vet.
Duke u njohur me mekanizmin e veprimit të dhunës, në përgjithësi, si mënyrë jetese, do të shohim edhe një nga pasojat më të tmerrshme të saj, prodhimin e njeriut të tepërt, shkurt njeriun-tepër, qenien më të frikshme dhe më shkatërrimtare në gjithë historinë e njerëzimit.

Të gjitha nënllojet e dhunës, me mjeshtëri profetike, janë mbledhur nga katër shkrimtarët e sipërpërmendur anekënd trojeve që banohen nga shqiptarët, por edhe jashtë tyre dhe janë futur në katër libra jo voluminozë, por shumë të dobishëm, them, për një brez në ardhje e sipër, i cili, dëshiroj të besoj se do të vendosë, më së fundi, ta or-ganizojë jetën e vet duke menduar dhe pastaj duke vepruar, jo si tani e më parë, duke vepruar, duke pësuar dhe nëpër dhimbje të tmerrshme, nëpër “fat” të zi të ten-tojnë edhe të mendojnë. Mendimi pas pësimit, për mua, është mendim pa vlerë, mendim i fëlliqur që e përbuz dhe nuk e pranoj! Nuk këshilloj asnjeri që jetën ta ndërtojë me mësimin e pësimit!

Nejse, vazhdojmë!
Milazim Krasniqi në romanin “Fotografitë e Kujtimeve”, botuar në Kosovë nga shtëpia botuese “Dardania” në vitin 2002 ka gjetur, ndoshta, rrugën më të mirë për të na transmetuar tmerrin total të pësimit të dhunës nga një popull barbar mbi një popull që koha e mbrapshtë – siç është gjithmonë koha e të Tjerëve – e çmësoi nga arti më i vlefshëm, nga më fisniku dhe më i dobishmi, nga arti i kundërshtimit të dhunës, nga arti i vetëmbrojtjes aktive.

Qysh në pak rreshtat e faqes së parë, lexuesi përballet me “trupat e KFOR-it në kryeqytet”, me “Kryqin dhe Gjys-mëhënën e Kuqe”, me “banorë të dëbuar gjatë luftës” – dhe, a mundem unë, instinktivisht këtu, mos t’i kujtoj shqip-tarët e harruar, të cilët u dëbuan nga Çamëria gjatë Luftës së Dytë Botërore? Po ashtu, a mund t’i harroj të dëbuarit në Palestinë dhe gjithandej nëpër Tokë?

Po në faqen e parë, me një ngjeshje mjeshtërore prej ar-tisti të përsosur të fjalës së shkruar, vazhdoj të marr infor-macionin e llahtarshëm në formën e një “kumti” që e sjell “një si kokë njeriu me vetulla të gjelbra dhe me vrima të frikshme në vend të gojës e të hundës”! Çfarë tmerri! Përn-jëherësh kuptoj, unë dhe çdo lexues i vëmendshëm, besoj, që një udhëtim i llahtarshëm na pret nëpër faqet e një libri që dëshmon se si barbarët “modernë” e shkatërrojnë mundësinë e njeriut “tjetër” për të krijuar kohë të Vërtetë, duke tentuar të ndërtojnë kohën e tyre të vogël e të mjerë, siç është koha e dhunës së verbër të një “populli” mbi një popull tjetër. Këtë e bëjnë duke sulmuar me for-macione luftarake ushtarësh, akademikësh, klerikësh, kur-vash, spiunësh, politikanësh e hajdutësh, të cilët mësyjnë tokën e lakmuar, por njëkohësisht, rreken të pushtojnë edhe ajrin, edhe mendjen e gjithësisë, duke u shpërndarë si guerrilas të vërtetë në stacione radiosh e televizionesh, në redaksi gazetash e salla konferencash, deri edhe me rite varrimesh, në të gjithë Botën!

Personazhi kryesor i romanit “Fotografitë e Kujtimeve”, në gjendjen inferiore të pësimit të dhunës pa kundërshtuar, me sa duket, i mbetur pa strukturën mendore të organ-izimit të vetes për rezistencë, ka vetëm një synim: të mbe-tet gjallë! Derisa të ikin Ata, barbarët! Po pse do ikin Ata? Kush do t’i bëjë të ikin, Ata? Dhe sa kohë mund t’i fshihet, sa kohë mund t’i largohet njeriu i mjerë përballjes me të keqen?

Nejse, tani kemi tjetër problem. Sepse personazhi kryesor i romanit ”Fotografitë e Kujtimeve”, i fshehur në një bodrum shtëpie në Kosovën e përgjakur, i fshehur për të shpëtuar kokën nga serbët e tërbuar, ka zbuluar “dashurinë për veten”. Por “dashuria e tij për veten” e këshillon vetëm të fshihet, vetëm t’i shmanget të keqes. Për asnjë çast nuk i shkon ndërmend të rezistojë vetë, i veçuar ose i bashkuar me të tjerë njerëz të pushtuar, që fshihen ose që luftojnë diku. Domethënë, personazhi ynë ka një dashuri të mjerë për veten. Është, pra, një shqiptar i zakonshëm që ka frikë. Dhe i fshihet vdekjes.
 
Si një rus i zakonshëm! Si një ameri-kan i zakonshëm! Si një kinez i zakonshëm! Si një arab i za-konshëm! Si një francez, gjerman, anglez, italian i zakon-shëm! Si një njeri i zakonshëm i globit, qoftë ky fshatar, punëtor apo kryeministër. Edhe president i zakonshëm! Edhe dijetar i zakonshëm! Se ne nuk kërkojmë nga të gjithë që të jenë detyrimisht si Sokrati! Apo si Mirushi. As si Ali Tepelena ose si Napoleon Bonaparti. Prandaj nuk marr shumë inat me këtë lloj heroi. Nuk zemërohem dot më shumë me të, se më vjen turp nga vetja kur kujtoj që nuk e kam vendosur ende, të paktën një lule, në varrin e gjyshit tim, në Çamërinë e pushtuar!

(Po ku ta ketë varrin, vallë, ai gjyshi im? Ka mbetur gjëkundi ndonjë gjurmë e tij? Apo gjithë toka e Çamërisë është varr gjigand, i përbashkët, i popullit Çam? Dhe mjafton të vendos një lule në çfarëdo pike të saj, për ta ndjerë gjithësia si në kujtim të gjyshit tim? Ah, sikur të mjaftonte!)
Më vjen turp edhe për një arsye tjetër: sepse në vitin '97 të shqiptarëve të Shqipërisë, nuk u zemërova e nuk u rebe-lova sa duhej me Suden që bleu nga pushteti Shqipërinë dhe mua bashkë me të! Nuk u zemërova tërësisht as me gjeneralët e betuar “deri në vdekje”, të betuar e të ma-jmur për të luftuar, këta gjeneralë të ushtrisë së Enverit, që duhej të mundnin çdo “armik a koalicion armiqsh”, por që i dorëzuan të gjithë repartet dhe armët para një tufe kur-vash dhe hajdutësh ordinerë! Aq më tepër që rebelët nuk ishin as vetëveprues, por mercenarë!

Sidoqoftë, duket sikur nën ndikimin e frikës, heroi i Milazimit arrin një përfitim shumë të madh kur, në gjendjen e krijuar, zbulon “unitetin e shpirtit me trupin e tij”. Këtu, natyrshëm, sa lexoj këto fjalë më hapet një problem i madh, i papër-ballueshëm në këtë shkrim. Sepse, që nga lashtësia deri tani, as të diturit dhe as të marrët, nuk e kanë gjetur dot mënyrën e njohjes dhe as të pranimit të shpirtit. Anak-simeni, pastaj Pitagora, Sokrati, Demokriti, Platoni, Aristo-teli, Platini dhe më vonë Krishti, Shën Augustini pastaj Mu-hameti, deri tek Akuini, Lajbnici dhe Hegeli, pikërisht atje ku duket sikur e kanë gjetur njohjen e shpirtit, më shumë ndahen, më shumë kundërshtojnë njëri-tjetrin se sa qartësojnë të vërtetën e dyshimtë për të cilën vuan dhe harxhon energji të pallogaritshme mbarë njerëzimi tërëko-hor.
 
Pothuajse i njëjti fenomen i çuditshëm ndodh edhe në përpjekjen e mendimit që ka të bëjë me trupin e gjallë, me lëndën, me materien domethënë. Dhe unë nuk e gjej dot saktësisht për ç’lloj trupi dhe ç’lloj shpirti e ka fjalën personazhi i mësipërm, i cili më kujton, në kushte krejt të ndryshme, mendimin e Aristotelit. Sidoqoftë, duke ndjekur këtë personazh të cilin tentojnë ta përjashtojnë nga jeta, unë kuptoj që kam hyrë në rrethin e mbyllur të njeriut të zakonshëm, i njëjtë në të gjithë botën, i cili energjinë e trupit, të mendjes dhe të shpirtit, e merr nga “mbretëria” e frikës. E frikës që vjen nga njeriu “tjetër”! Pak a shumë si kudo, ka ndodhur edhe në Kosovë. Në përgjithësi, cep më cep të globit, na kanë mësuar t’i bindemi më shumë frikës se sa arsyes. Na kanë mësuar ta çmojmë si një gjë të shtrenjtë edhe jetën pa liri, pa punë, pa rend, pa ligj, pa udhëheqës, pa dashuri, domethënë, jetën pa dinjitet, çka do të thotë të qenurit gjallë me çdo kusht ose “vdekur e pa kallur”!

Përpara një situate të tillë, gjithkush do të pyeste instink-tivisht: kështu si e njohim veten dhe njëri-tjetrin, jemi të tillë detyrimisht, me parapërcaktim të pakthyeshëm, të koduar përjetësisht apo jemi pjesërisht të koduar dhe pjesërisht të komanduar nga vullneti ynë, tek i cili arsyeja duhet të jetë elementi përcaktues më i rëndësishëm?

Mendimi im në këtë rast, ka pak rëndësi, ndërsa mendimi i Milazimit është që personazhi i tij, i koduar për të qenë njeri i zakonshëm, domethënë me vullnet veprues shumë të kufizuar, duke qenë i tillë që ka detyrimisht nevojë për një mbështetje pa interes dhe të pakufishme, vuan paso-jat e shkëputjes së gjatë nga Krijuesi dhe nga vlerat e trashëguara të origjinës së tij.
Çuditërisht, frika e bën që, nëpërmjet lutjes për shpëtimin e trupit, të rivendosë njëkohësisht lidhjen me Zotin, me nënën dhe të afërmit e tjerë. Por, ndoshta për të është shumë vonë, sepse asgjëkundi, as në veprimet dhe as në mendimet etij, nuk shohim dhe as nuk ndjejmë ndonjë përpjekje për t’u përballur me të keqen. Ai i është dorëzuar tërësisht fatit dhe praktikisht, i mundur, e ka pësuar dhunën tërësisht, ndonëse askush nga “gjuetarët e vdekjes” nuk i ka prekur asnjë fije floku, por vetëm kanë përzier me të frymëmarrjen e tyre.

Në vazhdimin e mëtejshëm, në dukje të pafund të kësaj gjendjeje, i fshehur në bodrumin e turpit, bodrum që rrallëkush nuk e ka provuar në njëfarë mënyre gjatë jetës së tij, heroi ynë bën edhe një zbulim tjetër të rëndësishëm: ai praktikisht po mbetej pa kohë dhe rrjedhimisht, pa vet-veten!
Këtu më duhet të ndaloj pak, thjesht për të rikujtuar si tra-jtohet problemi i kohës nga disa mendimtarë të mëpar-shëm. Platoni, në trajtimin e saj, e ka përcaktuar kohën si “rrjedhojë të ndryshimit”, si shfaqje të fenomeneve që kanë ndodhur, që janë kryer.

Qindra vite më vonë, Henri Bergson tenton të gjejë “kohën e vërtetë të vazhdueshme”, por e ngatërron veten sa në paradokset e Zenonit, aq në kohën “hapësinore” të krijuar nga intelekti (!) dhe, megjithëqë sugjeron të “mendojmë në vazhdimësi”, kërkon ndihmën e intuitës për të njohur “kohëzgjatjen”. Ndërsa filozofi gjerman Hajdeger, njohjen e kohës e kushtëzon me “vetëdijen për vdekjen” tonë.
Sa për vetveten, do të kufizohem të përmend që Kanti e lidh “unitetin e unit” me “unitetin e përvojave”, që ai e quan “uniteti transhendental i perceptimeve”, ndërsa David Hjumi e kishte lidhur pothuajse gjithmonë “vet-veten” vetëm me “perceptime të vazhdueshme”.

Në qoftë se ju kujtohet, në fillim të këtij shkrimi, unë kam dhënë një formulë të Kohës së Vërtetë, ndryshe të quajtur nga unë edhe Kohë e Njeriut, e cila përcaktohet tërësisht nga produkti i mendimit me veprimin, ku mendimi detyrimisht duhet të plotësojë kërkesat e vazhdueshme të qenies njerëzore, jo për “ta pësuar” jetën, d.m.th. jo për ta vuajtur atë, po për ta shijuar, duke e vlerësuar si pasuri ta parinovueshme, si mundësi të papërsëritshme për individin në ikje. Vetvetiu, kuptohet që mendimi im është tërësisht i kundërt me atë të Bergsonit, i cili thotë se “intelekti ynë synon të sigurojë përshtatjen e përkryer të trupit tonë ndaj mjedisit...” Përkundrazi. Po ashtu, i kundërt pothuajse tërësisht është edhe koncepti im për kohën, krahasuar me atë të shumë mendimtarëve të mëparshëm.

Sidoqoftë, le të ndjekim Milazim Krasniqin në labirinthet e pafundme të mendjes dhe të shpirtit ku mjeshtërisht, me përsosmërinë e fjalës dhe të mendimit, kërkon të na dre-jtojë për të gjetur së bashku një shpëtim të pranueshëm nga e keqja që vetëm në dukje është e pafundme.

Nën tymin e frikës, heroi i parë i romanit ”Fotografitë e Kuj-timeve”, fillon të kujtojë përfundimisht që ka nevojë për Krijuesin, por edhe për fisin, për mikun, për tokën dhe për qiellin. (Shumë i shkëputur paska qenë prej tyre! Po ne të tjerët, me frikën e vdekjes pak më larg se ai, ç’marrëdhënie kemi me trupin, me mendjen dhe me shpirtin tonë? Po me Krijuesin dhe të afërmit tanë? A mun-dohemi, të paktën një minutë në ditë, për të harmonizuar nëpërmjet mendim-veprimit, veten tonë në gjithësi, në gjithësinë e hapësirës, të kohës dhe të marrëdhënieve me njeriun “tjetër”?)

Thamë se heroi ynë është “ngatërruar” në kohë. Por, kot thotë që “koha më ishte ngatërruar në mënyrë të pakor-rigjueshme”. Në fakt, ai nuk ka fare kohë. Sepse nuk mund të bëhesh pjesëtar atje ku e ke braktisur burimin. Ndërsa ai ka bërë edhe më keq. I është frikësuar njeriut, megjithëqë Zoti e ka urdhëruar mos t’i frikësohet asgjëje dhe askujt përveç Perëndisë! Duke u fshehur, duke “ikur” kur duhej të ballafaqohej me vrasësit e tij, ai e humbi të drejtën për të patur kohë të vetën. Ikja, kur nuk përdoret si zgjidhje e këshilluar nga mendimi racional që parashikon dhe dre-jton veprimin e dobishëm në vazhdim, shndërrohet në veprim instinktiv të njëjtë me atë të krimbit, të miut, të der-rit, të lopës... dhe të çfarëdo kafshe tjetër që rrezikut (të keqes) i “shpëton” duke u shmangur, duke u larguar, duke ikur përjetësisht.
 
Dhe dihet që kafshët nuk kanë kohë! Kështu që, tani e tutje, gjersa të vazhdojë të “ikë” dhe të fshihet duke mos menduar në funksion të gjetjes se zgjidhjeve të ndryshme nga ato të një kafshe çfarëdo, ai gjithmonë do të jetë pa kohë ose, në fund të fundit, si të gjitha kafshët, do të jetojë në kohën e Krijuesit, e cila për Njeriun është vetëm lëndë e parë, një nga përbërësit që shërben për prodhimin e Kohës së Vërtetë. Po ashtu, pa kohë njerëzore janë edhe “ndjekësit” e heroit tonë, push-tuesit dhe përdhunuesit e tij. Dhuna, si mjet përfitimi dhe kënaqësie, e komanduar gjithmonë nga lakmia – qoftë kjo e hapur apo e fshehur – e përjashton procesin e mendimit të arsyeshëm dhe kësisoj, e bllokon edhe për atë, për pushtuesin, prodhimin e Kohës Njerëzore! Por, këtë problem do ta shqyrtojmë më vonë.
 
Tani le të ndjekim më tej heroin e romanit “Fotografitë e Kujtimeve”, i cili vazhdon t’ia mohojë vetes mundësinë për ta kundër-shtuar të keqen dhe këtë e quan “ruajtje të mendjes”. Por mendja që nuk e kundërshton të keqen e njohur, në fakt, shndërrohet në mendje të vdekur. Me mendje të vdekur, njeriu e humbet përfundimisht mundësinë e lidhjes, e bashkimit të trupit me shpirtin e tij dhe njëkohësisht, e ka të humbur edhe aftësinë për të krijuar kohë për veten!
Arrijmë kështu të njohim qenien që rëndom quhet “njeri në mëshirën e fatit”. Dhe nganjëherë, fati ka mëshirë.
Ndoshta për t’u tallur. Ndoshta për t’u argëtuar, ose thjesht për të na dhënë “një mundësi tjetër”, që kësisoj të forcojë ekzistencën e vet! Kështu që, këtë herë, fati i heroit tonë dërgoi në Kosovë NATO-n. Historia dihet.

Për heroin tonë, tani fillon përjetimi i pësimit të ndodhur në popullin e vet, njëkohësisht edhe përjetimi real i mizorisë së popullit tjetër, i cili prej qindra vjetësh vjen në Kosovë për të dhunuar gjithçka. Vjen këtu. Domethënë ikën nga diku. Ikën duke ndjerë, pa u përpjekur të kuptojë “pse-në”, që “Atje” ku është nuk i mjafton qielli, ajri dhe toka. As Alek-sandrit nuk i mjaftonte. As Pirros. As Qezarit. As Timurit. As Napoleonit. As Hitlerit. As Stalinit. As grekut, turkut apo ser-bit më të humbur, qoftë ky kapter, fshatar apo bari shpirtëror, nuk i mjafton hapësira.
 
Dhe, mungesa e hapësirës së pretenduar, për qindra vite e “ka penguar” të ndjehet i lumtur! Kështu i duket. As që mundohet fare, nëpërmjet mendimit të arsyeshëm, të gjejë zgjidhje tjetër veç përgjakjes së fqinjëve, por edhe të vetes, natyrisht. Nuk dëshiron të mendojë. Nuk do të mendojë, dhe në këtë mënyrë, duke mos menduar për zgjidhje pa dhimbje fatale, duke mos menduar për zgjidhje të ndryshme nga bindja ndaj instinktit grabitqar të njeriut primitiv, në vend që “brenda” kohës së Diellit të krijojë Kohën e Vërtetë të jetës së tij, shkatërron edhe atë që është dhuratë e Krijue-sit, për të gjithë njëlloj. Shkatërron atë që është pjesa e tij në kohën e Diellit për fqinjët me të cilët lufton.

Në këtë mënyrë, i përfshirë nga lakmia dhe urrejtja, me furinë e vet të papërmbajtur, shkatërron kohën e vetes, njëherësh dhe të gjithkujt që duhet të bashkëjetojë me të. Është e çuditshme se si ka mundësi që asnjë mendimtar nuk ka kërkuar kurrë nga ndjekësit e vet shtrirje në kohë, por vetëm në hapësirë. Askush nuk është munduar të bëjë të kuptueshëm faktin se shtrirja në hapësirë, asnjë “luftëtar” dhe asnjë popull s’ka mundur ta bëjë të lumtur edhe në KOHË! Sepse Koha e Njeriut, në praninë e luftës grabitqare, e cila asnjëherë nuk është produkt i mendimit të arsyeshëm me vlerë më të madhe se zeroja, vdes e para. Kështu që, në pamundësi për të qenë i lumtur pa “kohën tënde”, shtrirja në hapësirë, e shoqëruar me luftë dhe urrejtje, sigurisht dhe gjithmonë sjell vetëm fatkeqësi. Dikush mund të thotë që edhe “luftëtari” – në fakt këtu duhet thënë “grabitqari i armatosur” – ka patur dhe do ketë gjithmonë “kohën e tij”.

Nuk mund të jem dakord me asnjërin që mendon kështu, sepse atje ku shkel urrejtja, koha e tanishme e Njeriut të tanishëm, d.m.th. koha e vërtetë e tij, pushon së ekzistuari. Nëpërmjet urrejtjes dhe rrëmbimit të gjësë së tjetrit me dhunë, njeriu e transferon vetveten në kohën e mëparshme, e cila është një përzierje e kohës së Diellit me kohën e stërgjyshërve të tij!
“Vetëpozicionimi i gabuar i koshiencës është vezullim i fshehtë vetëpëlqyes. Është një gjendje natyrale dhe e përhershme vetëshijuese, që krijon mundësinë e teprimit”, do të thoshte në këtë rast psikoanalisti i njohur Çlirim Kok-onozi.
I rrëzuar në kohën e të tjerëve dhe mbi të gjitha, duke vazhduar ta teprojë me pranimin e të “drejtës” instinktive kundër të drejtës së arsyes, njeriu i tillë vuan pasojat e mar-rëzisë së tij në vazhdim. Aq më tepër, ngaqë kurrë nuk mund të kënaqet, për shkak të kodimit absolutisht të mbrapshtë të vetvetes, kodim i cili kërkon kompensim në Hapësirë për çdo humbje të pësuar në Kohë.

Edhe ai që e pëson dhunën pa kundërshtuar, domethënë e pranon humbjen dhe nënshtrimin si mënyrë jetese, mbe-tet jo vetëm pa hapësirën – të cilën ia merr, ia rrëmben “armiku” – por njëherësh mbetet edhe pa kohën e tij, të cilën ia shkatërron njeriu i dhunshëm. Në këtë rast, koha e njeriut të nënshtruar matet vetëm me kohën e Diellit, e cila në fakt nuk është kohë e vërtetë e tij, por “kohë në mundësi” për çdo njeri të mundshëm. I nënshtruari, duke u pajtuar me të keqen e pësuar, shndërrohet menjëherë në një lloj kafshe të vetëquajtur njeri. Shtoj këtu që mekanizmi i prodhimit të Kohës Njerëzore fillon menjëherë nga puna me nisjen e arsyetimit, që duhet detyrimisht të shoqërohet me veprim të dobishëm, për të gjetur nëpërmjet mendimit aktiv, zgjidhje që na ndihmojnë ta shijojmë jetën jo nëpërmjet përjashtimit të “tjetrit”, por nëpërmjet pranimit të ekzistencës së “tij”, jo i “huaj”, por si pjesë e tërësisë së domosdoshme të kohë-hapësirë-mendimit.

Jam i sigurt që shumëkujt nuk do t’i pëlqejë arsyetimi im i mëposhtëm, por për të qenë i drejtë me veten dhe me të gjithë ata që kuptojnë, jam i detyruar të bëj një ndarje të qenies njeri në përkatësi të ndryshme, në raport me veprimtarinë e tyre mendore, e cila kushtëzon edhe shijet, kënaqësitë dhe veprimet në shërbim të çfarëdo aktiviteti jetësor.
Ndarja ime nuk është ajo e “tre llojeve të shpirtit” me “tre lloje të ndryshme jete” dhe përkatësisht “me tre lloje njerëzish” e Pitagorës, as ndarja e Platonit në klasa me “prodhues” të ulët dhe “me ruajtës” të lartë, as – ca më pak – ndarja klasore e Marksit në “shtypës” dhe “të shty-pur”.

Është një ndarje jo e paracaktuar dhe as e përhershme, në pjesën më të madhe të saj dhe kryesisht ka të bëjë me veprimtarinë mendore në shërbim të aktivitetit privat dhe shoqëror të çdo njeriu. Jam plotësisht i sigurt që kushdo, diku do ta gjejë veten në klasifikimin tim. Vazhdojmë. Niv-eli më i ulët – këtu, para së gjithash, duhet të sqaroj qysh në fillim që në çdo shtresë të ndarjes time ka me bollëk di-jetarë, politikanë, shkrimtarë, poetë, profesorë, teknikë si dhe punëtorë e fshatarë të thjeshtë – pra, niveli më i ulët është ai i Njeriut të Rëndomtë. Në nivelin e dytë është Njeriu i Mirë i Zakonshëm. Në nivelin e tretë është Njeriu i Merituar dhe në nivelin e katërt gjendet Njeriu i Vërtetë.
 
Në mënyrë transversale, katër shtresat i përshkon pam-barimisht një nënshtresë, ndoshta – ose sigurisht – më e madhja, të cilën në biseda dhe diskutime me miq mendimtarë, unë e kam quajtur gjithmonë shtresa e njeriut të tepërt, ose shkurt – Njeriu Tepër!
Po shpjegoj shkurt diçka për secilën shtresë, sepse anal-izën e mëtejshme të veprave të sipërpërmendura, do ta vazhdojmë duke e përdorur gjerësisht këtë mënyrë klasi-fikimi të njerëzimit.

1. Njeriu i Rëndomtë: është padyshim përbërësi i vetëm i shtresës më të ulët të racës njerëzore, i asaj shtrese që je-ton kryesisht për të ngrënë dhe pothuajse të gjitha kënaqësitë i përfshin në përmbushjen e nevojave fizike të trupit. Mendimi, për këtë shtresë të njerëzimit, pothuajse kurrë nuk ngrihet në shkallën e arsyetimit logjik. Cilësi krye-sore të jetës së njeriut të rëndomtë janë urrejtja për këdo “tjetër njeri”, lakmia dhe veprimtaria për të rrëmbyer me dhunë gjithçka që i duhet për të jetuar. Nuk i dhimbset as-kush, as fëmijët e tij, përpara qëllimeve instinktive që e udhëheqin në jetën e përditshme. Dita e veçantë është, pothuajse gjithmonë, fillimi dhe mbarimi i jetës së tij.

2. Njeriu i Mirë i Zakonshëm: është shtresa më e ndjeshme, më e palodhur dhe njëkohësisht më e keqtrajtuar e çdo populli. Njerëzit e kësaj shtrese, edhe kur janë punëtorë apo fshatarë të thjeshtë, por edhe kur janë ushtarë, mësues apo dijetarë, janë të parët që e vënë veten në shërbim të “njeriut tjetër”, qoftë ai pjesëtar i fisit të tij apo krejt i panjohur. Njeriu i mirë i zakonshëm është i prirur të mendojë gjithmonë se të tjerët janë “nevojtarë” më shumë se ai dhe duhen ndihmuar gjithmonë prej tij. E urre-jnë sherrin dhe veçanërisht luftën dhe shpesh, pa një ud-hëheqës, janë krejt të paaftë për t’u mbrojtur para rreziqeve dhe padrejtësive të pafundme të jetës. Aftësitë e tyre mendore mund të jenë edhe të shkëlqyera, por dal-lohen vetëm për mendim pasiv. Veçanërisht në fillim, e pësojnë të keqen si dënim të fatit, të rastit ose të Zotit dhe nuk reagojnë...

3. Njeriu i Merituar: është pa dyshim një shtresë e admirue-shme e njerëzimit. Njeriu i merituar ndjen, mendon dhe vepron në sinkron pothuajse të përsosur. Merret me gjithçka, por asnjëherë nuk e harron, nuk e lë pas dore kënaqësinë e jetës për vete. Kërkon të fitojë para dhe lavdi, por pa e tepruar, sepse nuk i shijon kurrë as ma-shtrimi, as dhuna ndaj “njeriut tjetër”. Nuk është kurrë i kënaqur plotësisht me veten, kur rreth e qark sheh padre-jtësi dhe varfëri. Kjo e shtyn shpesh në sakrifica ekstreme dhe duke përdorur njëkohësisht mendimin dhe veprimin, bëhet prijës shumë i dobishëm. Është pothuajse e pamun-dur ta detyrosh të pranojë nënshtrimin dhe kurrë nuk e sheh t’i shmanget përballjes me të keqen.

4. Njeriu i Vërtetë: është e vështirë gjetja e fjalëve për sak-tësimin e cilësive të një njeriu të tillë, para së gjithash, për arsye të zhvlerësimit që kanë pësuar shumica e fjalëve të përdorura nga studiues të shumtë të qenies njerëzore kur kanë dashur të konkretizojnë synimet për “njeriun” e ëndrrave të tyre.
Megjithatë, duke mos dashur të ngatërroj apo të habis lexuesin, po bëj një përshkrim të thjeshtë dhe jo përfun-dimtar të Njeriut të Vërtetë, njeri i cili nuk jeton në ëndrra për të ardhmen, por në realitetin e dyshimtë të përdit-shëm.
Njeriu i Vërtetë është kërkues i palodhshëm i diturisë. Është admirues, por edhe përpunues, deri edhe korrigjues, i trupit të tij. Po ashtu, përsosja e qenies njerëzore, për Njeriun e Vërtetë nuk është vetëm mundësi, por edhe qël-lim i mendjes dhe veprës së njeriut që mendon. Arsyeja pa detyrim është e vetmja drejtësi që pranon Njeriu i Vërtetë.
 
Mendimi aktiv bëhet prej tij dhe e bën, kur vjen nga të tjerët, ta shijojë ekzistencën si një mrekulli të papërsërit-shme. Të përballet me të keqen edhe kur atë vetë kjo e keqe nuk e kërcënon direkt aspak, është për të kënaqësi e pakufishme. Vetja e tij, jo vetëm shpirtërisht dhe mendërisht, por pothuajse edhe fizikisht, nuk është e ndarë nga të tjerët. Paratë dhe lavdia nuk janë aspak pjesë e rëndësishme e qëllimit të jetës së Njeriut të Vërtetë. Dëshi-ron ta pasurojë diturinë e njerëzimit dhe vetëm kështu mendon se kryen misionin më të rëndësishëm të qenies së tij. Në racën e prejardhjes, por edhe në çfarëdo popull të botës, çdo njeri të arsyeshëm e quan “njeriu im”. Nuk dëshiron të jetë “udhëheqës”, por lumturohet pafu-ndësisht kur e pranojnë si mësues.

5. Njeriu Tepër: është nënshtresë ndërkaluese, e cila depërton diagonalisht shtresën e Njeriut të Rëndomtë, shtresën e Njeriut të Mirë të Zakonshëm dhe atë të Njeriut të Merituar. Fillon e gjerë, e bollshme, “e pasur” dhe për-fundon “e tretur” përfundimisht në shtresën e Njeriut të Merituar pa mundur të depërtojë në shtresën e Njeriut të Vërtetë! Njeriu (im) i Tepërt (shkurt njeriu-tepër) ngjan shumë pak ose aspak me “njerëzit e tepërt” anonimë të Niçes. Për shkak se qëllimi i këtij shkrimi nuk është posa-çërisht analiza e përbërjes së shoqërisë njerëzore, edhe këtë “lloj” njeriu po e përshkruaj sa më shkurt.
Në bazë të prejardhjes, kjo shtresë ndahet në dy kategori të mëdha:

1. Të vetëpërjashtuarit
2. Të përjashtuarit nga “të tjerët”
Të vetëpërjashtuarit vijnë kryesisht nga shtresa e Njeriut të Rëndomtë, pak vijnë nga shtresa e Njeriut të Mirë të Za-konshëm dhe pothuajse aspak nga shtresa e Njeriut të Merituar. Të lindur, të rritur dhe banues në fshat apo në qytet, me punë në fusha, në male në fabrika, në univer-sitete, në akademi, në ministri apo kryeministri, të veshur me shajak apo me kostume “firmato” mijëra dollarësh, kanë një ngjashmëri të frikshme me njëri-tjetrin në gjithçka që ka të bëjë me qenien e tyre, që nga ecja, veshja, ngrënia, e folura dhe deri tek... e qeshura, e cila i ngjan më shumë një ngërdheshjeje qeni të rrugës!

Pa vullnet për të mësuar, gjithnjë të pangopur e të pakënaqur me gjithçka që fitojnë, me arrogancën, mburrjen, përbuzjen, brutalitetin, injorancën, pabesinë, paaftësinë etj., vese pa fund, vetëpërjashtohen pam-barimisht që nga familja e tyre deri në çdo qelizë apo strukturë të shoqërisë, dhe kështu, duke u ndjerë të refu-zuar, e shohin veten “jashtë”, domethënë tepër. Lakmia dhe urrejtja janë përzierja energjike e fuqisë lëvizëse të veprimtarisë së tyre jetësore. Kësisoj, fillojnë të vënë në veprim një hipokrizi të pallogaritshme me më të fuqishmit, agresivitet të shfrenuar me më dobëtit dhe të bashkuar me njëri-tjetrin si miq-armiq të palodhur, synojnë pam-barimisht të ndërtojnë apo të pushtojnë gjithëfarë sho-qatash, “organizmash” dhe sidomos partitë politike.

Duke synuar majat e parasë dhe të pushtetit, ata vetë nuk ndjehen njerëz të tepërt, përkundrazi, e quajnë veten “më të aftët”, “më të mirët”, “më të dobishmit”, por “të pav-lerësuar” dhe “të pakuptuar”, sidomos nga “populli”.
Lakmia për para, pushtet dhe lavdi, me të cilat identifiko-jnë "vlerën e tyre" dhe gjithë "të mirat" njerëzore, e sho-qëruar kjo me një pangopësi të frikshme për çfarëdo “ushqimi” të trupit (sepse shpirt është e sigurt që nuk kanë), i bën të jenë gjithnjë të pakënaqur dhe si të tillë, duke e ndjerë veten "të parealizuar” plotësisht në synimet absurde të mendjes së tyre të papërpunuar, ata janë gjithmonë të tepërt për normalitetin e arsyes së mjaftue-shme.

Për të kënaqur lakmitë e tyre, sakrifikojnë (shesin, vrasin apo mohojnë) pa hezituar (nuk mund të thuhet “pa men-duar”) shokun, mikun, gruan, fëmijët,... Atdheun?! (“Ata”, pothuajse gjithmonë, qofshin shqiptarë, francezë, ameri-kanë apo kinezë, Atdheu kurrë nuk i "meriton", në kuptimin që vlerat e tyre janë aq të shumta sa humbasin kot..., prandaj bëjnë përpjekje për ta pronësuar këtë Atdhe ose në pamundësi, shpesh kërkojnë një Atdhe tjetër!...)
Kategoria e dytë, ata që dalin tepër si rezultat i për-jashtimit që u bëjnë "të tjerët", janë shumë, por sasia e tyre, në varësi të dhjetëra kushteve që ndikojnë direkt ose indirekt në këtë fenomen, ndryshon shpesh jo vetëm brenda familjes, kombit, shtetit por edhe në rajone të ndryshme të botës.

Një nga arsyet më të njohura, më të përhapura, më shkatërruese dhe më të pandreqshme që njohim nga his-toria, por edhe nga plagët tona kombëtare, është lufta pushtuese, shkaqet e pafundme të të cilave gjithkush i ka mësuar, i di dhe i kupton më së miri. Ju kujtoj këtu që unë vetë, si shqiptar me prejardhje çame, si rezultat i Luftës së Dytë Botërore, kur shteti grek i dëboi banorët e Çamërisë nga trojet e tyre, kam lindur dhe jetoj si njeri i tepërt, sepse për shtetin e atëhershëm grek prindërit e mi atje “u bënë” tepër, por edhe unë për shtetin e tanishëm grek, jam përsëri tepër. Rast tjetër shumë i njohur, por pak më i ndry-shëm në natyrën e tij, është ky i fundit, kur Sadami dhe amerikano-anglezët janë njëkohësisht "të tepërt" për njëri-tjetrin.

Për t’i përmbledhur në pak fjalë, shkaqet–e shkakut të mo-sarsyes së mirë njerëzore që prodhon njerëz “të tepërt” – janë pak e shumë këto ose të ngjashme me këto:
ekonomiko-grabitqare, profesionale, fetare, kulturore, ra-core, emotive, zakonore ose anormale dhe mbi të gjitha, dëshira, vullneti dhe paturpësia për t’i zgjidhur problemet e marrëdhënieve ndërnjerëzore me dhunë! P.sh., lufta e klasave marksist-leniniste, është një shembull i turpshëm i historisë njerëzore, ku egërsia e mosarsyes nxjerr "tepër" mi-jëra miliona njerëz brenda të njëjtit popull!

Lakmia për gjënë e tjetrit dhe përdorimi i dhunës për të kënaqur pangopësinë, janë e keqja më e madhe e njerëzimit, janë mekanizëm i djallëzuar për prodhimin e njeriut-tepër!
Por, njeriu i detyruar të dalë “tepër”, pothuajse kurrë nuk e pranon “fatin” e humbësit dhe kështu, në kundërshtimin e tij, vazhdon një zinxhir i tmerrshëm luftrash, deri në përm-bysjen e raporteve të mëparshme dhe rifillimin e një cikli të ri dhune të pafundme.

Kështu, bota është mbushur jo vetëm me Njerëz Tepër, por edhe me Popuj Tepër dhe pa aktivizuar mendimin e Vërtetë të interesit Global – sepse interesi rajonal ose fisnor është shkatërrimtar – pa mësuar të njohim të Tërën, brenda së cilës janë edhe zgjidhjet “e vogla”, njeriu nuk mund të shpëtojë nga mekanizmi prodhues i fatkeqësisë që shtohet nëpërmjet prodhimit të Njeriut Tepër!
Kaq në këtë shkrim, për “llojet” e Njeriut Tepër.

Para se të vazhdoj me shqyrtimin e mëtejshëm të romanit “Fotografitë e Kujtimeve”, për lehtësi komunikimi, kur bëhet fjalë për Njeriun e Merituar dhe Njeriun e Vërtetë, atje ku cilësitë e tyre janë të përbashkëta, unë do përdor emërtimin Njeriu Im.
Vazhdojmë.
Njeriu Im, në luftë përfshihet kundër dëshirës, kundër vull-netit të tij, por i detyruar nga mendimi i mosbindjes ndaj të ligut, i mosnënshtrimit ndaj të keqes që e kërcënon me përdhosjen e gjithçkaje që ai e ka të shenjtë!

Vendimi i dhimbshëm i Njeriut Tim për të hyrë në një luftë të detyruar vetëmbrojtëse nuk është as i rastit, as kalimtar, por shfaqet si pjesë e mendimit të dobishëm në vazhdim, që synon "të mirën" jo vetëm për atë si individ, por edhe për tërësinë e jetës botërore, me të gjitha vlerat e saj the-melore.
Mendimi i dobishëm në vazhdim, nuk e synon kurrë dëm-timin e tjetrit, por as nuk rri kurrë pasiv kur "tjetri" marroset dhe bëhet i egër e i papërmbajtshëm në lakminë e tij të pakufizuar. Njeriu Im arrin tek trimëria vetëm nëpërmjet ar-syes. Nëpërmjet mendimit pa ligësi, e kodon vetveten për të mbrojtur hapësirat e qenies së vet, të të afërmve, të miqve dhe të popullit të tij, po aq edhe të popujve që përfaqësojnë vazhdimin e harmonizuar të jetës ndërkonti-nentale, ndër-racore dhe ndërfetare.

Njeriu Im nuk bën kompromis me të keqen. Kur është i detyruar, edhe humbjen e jetës, vdekjen, nuk e kon-sideron si problem më të madh se shprishja, se shpërdorimi i jetës së tij nga të tjerët. Vdekja është për të një e keqe shumë më e vogël se sa pranimi i pësimit të dhunës pa luftuar kundër saj. E keqja më e madhe për Njeriun e Meri-tuar dhe për Njeriun e Vërtetë, është vetëm përulja para dhunuesit. Meqënëse Njeriu Im përuljen e ka përjashtuar përgjithmonë nga mënyra e jetesës, gjithçka që i duhet të përballojë e konsideron si veprim të arsyeshëm që i shër-ben dinjitetit dhe shijes së jetës. Kësisoj, i vetvendosur në pozicionin e mbrojtjes së vlerave pozitive të ekzistencës, ai e "shijon" vetëmbrojtjen dhe kështu arrin të krijojë Kohë të Vërtetë për qenien e tij, por edhe për çdo njeri që bash-kohet me të.

Thamë më lart që "mëshira e fatit" e ndihmoi heroin tonë, në romanin “Fotografitë e Kujtimeve”, të cilin tani mund ta klasifikojmë si Njeri të Mirë të Zakonshëm. Lufta e pushtuesit tentoi ta shndërronte atë në njeri të tepërt, por mëshira e fatit e ndihmoi të mbetej gjallë në bodrumin e tij. E ndihmoi edhe të dilte nga bodrumi dhe të fillonte punë në një ekip të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe të Gjys-mëhënës së Kuqe që kishte nevojë për përkthyes. Ekipi do të regjistronte gjendjen e shtëpive që kishin shpëtuar nga djegiet e barbarëve.

Anëtarët e ekipit vijnë nga përvoja të ndyshme luftërash, djegiesh dhe vrasjesh. Dikush ka parë e dikush ka pësuar. Që nga Berlini i rrënuar i Luftës së Dytë Botërore, ku dhunuesi i mëparshëm shndërrrohet në viktimë e dhunuar sipas një rregulli historik të pagabueshëm, deri në kampet e Sabrës e Shatilës ku, në emër të përjashtimit "të tjetrit" nga e drejta për të jetuar sipas mënyrës së tij, u masak-ruan qindra gra, pleq e fëmijë palestinezë.

Anëtarët e ekipit, vullnetarë për të ndihmuar fatkeqët në vende të ndryshme të botës, kanë parë dhe kanë për-jetuar vetë tmerre nga më të ndryshmit dhe më të pa-besueshmit. Megjithatë, në Kosovë gjenden përballë një realiteti të llahtarshëm, realitet që i tejkalon të gjithë tmer-ret e njohur prej tyre. Edhe pse të mësuar gjithë jetën me pamje masakrash e shkatërrimesh, në realitetin e ri ku ndodhen, ata mbeten të shtangur nga habia.

Këtu, mjeshtëria e Milazim Krasniqit në përshkrimin e të keqes është homerike! Ju kujtohen pleqtë e habitur të Tro-jës përpara bukurisë së Helenës? Për shkaqe të tjerë, por gjithsesi tejet të habitur mbeten para tmerrit që ka pësuar Kosova, dëshmitarët e ekipit ndërkombëtar, ata të cilët në vende të ndryshme të botës kanë parë tmerre pa fund luftërash mizore, veçse jo të një egërsie të tillë! Habia, si mjet artistik i përsosur, është shfrytëzuar nga autori për të thënë gjithçka në pak rreshta. Por, pas habisë për tmerrin e parë, ku përzihen eshtrat e djegura të fëmijëve me ato të prindërve, po edhe me “gjymtyrët” e shtëpive të tyre, një tjetër habi i pushton anëtarët e vjetër të ekipit: "Pse kaq shumë mizori?!" pyesin të shtangur ata. Asnjë justifikim të njohur nuk mund të përdorin këtu, në një fshat të hum-bur të Kosovës, ku të gjitha shtëpitë janë djegur bashkë me banorët e tyre fatkeqë, fëmijë, burra, gra apo pleq.

"Po ky fshat i shkretë, kujt i ka zënë udhën? Kjo është një urrejtje irracionale dhe asgjë tjetër. Nuk mund të shpjego-het", - thotë njëri nga pjesëtarët e ekipit, ndërsa të tjerët heshtin të gjithë. Por pa shpjegim është e pamundur t'i gjendet një mjet shërimi të keqes së ndodhur. Se kështu, pa shpjegim e pa shërim, e keqja mund të përsëritet në çdo çast të ri, këtu ose gjetkë, kudo!

Të shumta janë përpjekjet e bëra nga njerëz të mençur e të mësuar, të cilët janë munduar t'i shpjegojnë veprimet e
dhunshme të njeriut me nevojat e paplotësuara të tij, qof-shin këto nevoja materiale ose shpirtërore. Midis tyre ka patur profetë dhe mjekë, mësues të thjeshtë, sociologë të famshëm, shkrimtarë dhe politikanë, të cilët kanë patur vullnetin e mirë për të shpjeguar shkaqet e liga, me qëllim që pastaj të parandalojnë të keqen e mëtejshme. Shpesh është dukur sikur kanë patur edhe sukses, por suksesi ka zgjatur aq kohë sa “dikush”, i cili ka vendosur të koman-dojë, nuk ka dalë në sheshe të bëjë mitingje dhe të mbledhë ushtarë për të ndryshuar "fatin" e kombit!

Askush nuk është marrë seriozisht me faktin e njohur se për cilindo që dëshiron të komandojë, gjenden gjithmonë me shumicë ata që duan të binden. Por edhe bindja e tyre ka një kahje të çuditshme, gati të njëjtë në shekuj e në mi-jëvjeçarë, në çfarëdo vendi të botës njëlloj. Në qoftë se udhëheqësi kërkon prej tyre të armatosen dhe të nisen bashkë me të për të plaçkitur fqinjët, dhe pastaj larg e më larg, për të vrarë e për të djegur, për të shkatërruar e për të vjedhur, një mizëri e pafund që vetëm vdekja mund ta ndalojë, nisen në aventura të përgjakshme, ku bien vik-timë "të tjerët" e sulmuar, por edhe ata vetë. I njëjti ud-hëheqës, po të kërkojë njerëz të bindur për të punuar në mënyrë paqësore, bindjen e tyre nuk e fiton dot kurrë pa ndihmën e dhunës fiziko-psikologjike.
 
Dhuna, pra, dhuna e lejuar ose e pësuar, i bën të shumtët të binden! Në një kohë që duhej të ndodhte e kundërta. Njeriu që mendon, pikërisht dhunës nuk duhet t'i bindet. Bindja ndaj dhunës është gracka më e tmerrshme ku njeriu i rëndomtë vazhdon të bjerë rregullisht. Bindja ndaj dhunës e lë të hapur udhën për pushtetin e hajdutit, për pushtetin e vrasësit dhe gjithfarë keqbërësish që nuk mungojnë kurrë, në asnjë kohë, në asnjë vend dhe në asnjë komb!
Njeriu i Rëndomtë, në thelb të ekzistencës së vet, ka “ik-jen” dhe rrëmbimin me dhunë. Gjithmonë kërkon të ikë nga vendi dhe nga gjendja që zotëron, nëpërmjet zhven-dosjes së trupit në hapësira të reja. Në hapësirat e reja kërkon t'i gjejë të gatshme ose me pak mundim, mjetet e jetesës. Edhe kur banorët e tokës ishin të pakët dhe kishte hapësira të lira pa fund, njeriu grabitqar rrallë preferonte vende të tilla. Pothuajse gjithmonë, njëlloj si sot, lakmonte rrëmbimin e hapësirës së Tjetrit, bashkë me pasurinë dhe jetën e tij.

Sa më e varfër të jetë mendja dhe shpirti i një populli, aq më e papërmbajtur është lakmia e tij për hapësirën e Tjetrit. Pa hapësirë të rrëmbyer, i duket se i mungon gjithçka që do t'i jepte mundësi për të qenë i lumtur. Lum-turia, për njerëz të tillë, matet me shtrirjen e maleve, de-teve, pyjeve dhe fushave. S'njohin dimension tjetër veç lartësisë, gjatësisë dhe gjerësisë. Për ata, ekzistenca është tredimensionale. Mendimi, koha dhe shpirti janë armiq të betuar të tyre. Nuk i kanë për vete, nuk i shohin dot të ekzistojnë as tek të tjerët. Prandaj urrejtja e tyre vërsulet për të djegur shtëpitë, për të shkulur pemët, për të zhdu-kur monumentet, për të ndërruar edhe emrat e ferrave dhe të gurëve.

Kështu që, më shumë se kudo, arsyen e mizorive të kryera në luftën grabitqare, duhet ta kërkojmë në varfërinë e mendjes, rrjedhimisht edhe të shpirtit, të kujtdo që sulmon dhe që vret një njeri apo një popull tjetër.
Po populli Tjetër, populli i sulmuar, ç'duhet të bëjë, ndërkohë? (Ndërkohë! Ç'përsosmëri e fjalës shqipe që sak-tëson ekzistencën e kohëve të ndryshme të ndërfutura tek njëra-tjetra! Në këtë rast, koha e viktimës është e ndërfutur midis kohës së Krijuesit dhe kohës së sulmuesit.)

Ndërkohë që, më parë se të sulmohet, më parë edhe mësimit për të jetuar, çdo popull duhet të mësojë si të vdesë. Ai që nuk di të vdesë, në asnjë rast nuk di të jetojë si njeri i vërtetë. Dhe Ku, dhe Kur më shumë se atëherë kur të dhunojnë, të duhet mjeshtëria e mësuar për të vdekur?! Ai që ka mësuar si të vdesë nuk gjendet kurrë i djegur bashkë me fëmijët në dhomën e gjumit. As në kuzhinë. Të paktën, për të qenë Njeriu Im, ti duhet të gjendesh i vde-kur në derën e shtëpisë tënde! Dhe jo i çarmatosur!

Po heronjtë e Milazimit, ç'mendim sjellin për rastin në fjalë?
Heroi i Bodrumit, ai “i fshehuri” që tani punon me ekipin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, ka filluar të kuptojë diçka. Ka ndikuar këtu, me sa duket, efekti i krimeve të bëra nga serbët, por edhe sakrificat e njerëzve të ekipit për fatkeqët e panjohur. Kjo e shtyn atë të mendojë që "ikja nga balla-faqimi me të keqen”, ikje që do ishte më mirë të quhej ar-ratisje, i hap rrugën e robërisë për veten dhe për kombin e tij! Edhe diçka tjetër ka kuptuar ky “hero”: "Atdheu nuk mbrohet vetëm tek dera e shtëpisë, as vetëm në kufi, por edhe mijëra kilometra larg, kudo që shfaqet e keqja dhe ti vrapon të përleshesh me të!"

Mrekulli! Më së fundi, po fillojmë të kuptojmë diçka. Mi-lazimi është pa dyshim një mendimtar i klasit të parë dhe dalëngadalë, na tërheq në hapësirat e një mendimi modern, për të cilin kemi shumë nevojë. Kemi nevojë t'i kuptojmë, t'i shpjegojmë dhe kështu të fillojmë t'i shërojmë shkaqet e katastrofave tona kombëtare, të cilat prej shumë kohësh nuk po na ndahen! I meritojmë vallë? Të shohim.
Në një shtëpi të djegur në një fshat të humbur të Kosovës, shtëpi e djegur si gjithë të tjerat bashkë me banorët brenda saj, midis trupave dhe orendive të djegura, heroi ynë gjen një album fotografish dhe dorëshkrimin e një ro-mani, të përcëlluar nga zjarri, por ende të lexueshëm. Su-pozohet që autor i romanit të jetë i zoti i djegur i shtëpisë së djegur.

Çfarë shkruhet në atë roman? Asgjë e jashtëzakonshme, në pamje të parë. Përmenden "fotografi kujtimesh të dridhshme” mes njohjes, mosnjohjes dhe harrimit. Ca fjalë të shkëputura, si: kujtim, mendim, mesazh, meditim, hak-marrje. Dhe papritur, fjala "kaos" që përsëritet pesë herë në një gjysmë faqe libri. Për çfarë kaosi flet autori i panjohur, i djegur në shtëpinë e djegur, në librin e tij gjysmë të djegur?

Ndoshta është këtu brenda, në pak rreshta, çelësi i enig-mës së habitshme se përse një njeri dhe shumë të tjerë si ai, kanë mbetur në pritje të pabesueshme për t'u djegur me gjithçka, pa lëvizur nga shtëpitë e tyre! Më duket se po! Dhe meqënëse kuptimi i kësaj të vërtete të lemer-ishme del në pak rreshta në mënyrë të përsosur, më lejoni të bëj citimin e tyre të plotë, sepse më mirë se Milazimi, atë gjendje të viktimës unë nuk e përshkruaj dot:
“...ky kaos ka lindur si pasojë e dhunimit që i është bërë shpirtit tim nga ndikimi i faktorëve të jashtëm. Pas një fëmi-jërie të qetë, në ambient të ngrohtë familjar, ka filluar dhuna e ideve të mbrapshta mbi shpirtin tim dhe me kohë ajo ka shkaktuar çrregullime të ndjeshme në ekuilibrin tim shpirtëror. Ka shkaktuar kaos. Kjo është fjala më e përshtatshme. Kaos. Në një anë dashuria për familjen, edukimi fetar, qetësia shpirtërore, ndërsa në tjetrën pre-sioni i ideologjive ateiste dhe antimorale, ngulfatja nga ritmi marramendës. Kaos tamam.”

Besoj se këtu qartësia është mahnitëse. Tani, nën dritën lemeritëse që lëshojnë trupat e djegur, banesat e djegura dhe librat e djegur - “gjithmonë na i kanë djegur edhe li-brat”, thotë autori diku - ne kuptojmë që paska edhe njerëz viktima!
Njeriu VIKTIMË, i cili është kryesisht Njeri i Mirë i Zakonshëm, gjithmonë i beson të “madhit”, qoftë ky i madhi i shtëpisë, i madhi i fshatit, i madhi i fisit, i madhi i krahinës, i madhi i partisë, i madhi i kombit apo i madhi i Zotit. Kur të gjithë këta flasin me gjuhë të ndryshme, njëri me gjuhën e Kainit, tjetri me atë të Abelit, njëri me gjuhën e Kryqit, tjetri me gjuhën e Hënës, njëri me gjuhë hajduti, tjetri me gjuhë banditi, ç'të bëjë njeriu i thjeshtë, ai që dëshiron vetëm të punojë, të udhëhiqet dhe të bindet? Ç'të bëjë njeriu i mirë që dëshiron paqe, besim dhe dashuri?

Njeriu i Mirë i zakonshëm mbetet atje... në mes të Kaosit të jashtëm që shpejt a vonë bëhet dhe Kaos i brendshëm dhe në shumicën e rasteve nuk e di më kurrë nga të shkojë! Në rrëmujën e krijuar rreth tij, përballë shembjes së njëpasnjëshme të të gjitha vlerave në të cilat ka besuar, ai e ka të vështirë, në mos të pamundur, të gjejë më tutje një drejtim të dobishëm për jetën e tij. Sepse Njeriu i Mirë i Zakonshëm, qoftë fshatar, mësues apo mjek, është i men-çur, por jo mendimtar i pavarur, është i ditur, por jo filozof, është i aftë, por jo i mjaftueshëm për vetveten. Njeriu i Mirë i Zakonshëm e ka të domosdoshëm Zotin, ligjin, fla-murin, kufirin dhe udhëheqësin. Kur harmonia e këtyre elementëve prishet, Njeriu i Mirë i Zakonshëm, brenda dhe jashtë vetes, ndjehet në mes të një kaosi të llahtarshëm, i vetmuar, i braktisur, i dobët, i mundur!

Pa "udhëheqës", Njeriu i Mirë i Zakonshëm e ka të humbur gjithçka, dhe në raste të tilla, mund ta shohësh duke u djegur i gjallë nga i ligu brenda në shtëpinë e tij, bashkë me fëmijët e vegjël, pa lëvizur asnjë gisht të vetëm për t'u mbrojtur!
Turpi, në këto situata, është për "të mëdhenjtë" e kombit, për ata që bëjnë mendimin zyrtar, për ata që bëjnë trimërinë zyrtare, për ata që bëjnë politikën, artin, shkencën dhe ligjin, për ata që bëjnë udhëheqjen!

I paharruar qoftë turpi i tyre në popullin tim!
Megjithëse ata nuk turpërohen pothuajse kurrë! Sepse gjithë "të mëdhenjtë" e rëndomtë, ata që bëjnë me të njëjtin zell të papunin, por edhe ministrin, tregtarin dhe kryeministrin, thashethemexhiun dhe shkrimtarin, mjekun dhe ideologun, duke kaluar shpesh nga njëra "mjeshtëri" tek tjetra, gjithmonë sipas parimit të shitblerjes dhe asgjësimit fizik të konkurentit, vijnë nga nënshtresat e er-rëta të Njeriut të Tepërt, i cili lulëzon në të tre shtresat e para që përbëjnë shoqërinë. Në fakt, janë ata që në hije kohën e Diellit bëjnë politikën, por edhe artin dhe shkencën zyrtare të "kohës së tyre" anonime.
Ç'mbetet të bëjnë "të tjerët", më tej, atëherë?

Të gjithë e dimë që kombin e bëjnë heronjtë e heshtur, e bëjnë poetët, artistët, filozofët dhe shpikësit, e bëjnë po-licët dhe mësuesit e panënshtruar ndaj pushtetit të dhunës, të cilët pothuajse gjithmonë paguhen keq për punën e tyre dhe jetën e ngrysin me vështirësi të pa-fundme, sepse nuk dinë as të shiten dhe as të blihen! Dinë vetëm të punojnë dhe kanë të gjithë të njëjtën dëshirë: puna që kryejnë, të shërbejë për nderin dhe mirëqenien e kombit!

Këto qenie të palodhura dhe përgjithësisht të heshtura, vijnë nga shtresa e vetvetes, nga shtresa e vogël, por e pashtershme e Njeriut të Vërtetë! Këta njerëz, pushteti qendror nuk i pranon kurrë në radhët e veta, sepse kurrë Njeriu i Vërtetë nuk bën shitblerje me bindjen e tij, por as me jetën e atyre që përfaqëson dhe që duhet t'i mbrojë. Pushteti absolut, me këta njerëz furnizon rregullisht kampet e përqendrimit dhe kampet e punës së detyruar, burgjet dhe vdekjen e parakohshme, ndërsa pushteti në "demok-racitë e kulluara" i dënon me papunësi, domethënë me uri të vazhduar, por as në këto kushte nuk i detyron dot që ata ta ndjejnë veten njerëz të tepërt, sepse janë aq të përgatitur në shpirt e në mendim për të përballuar çfarëdo vështirësie, saqë edhe sikur prova para së cilës vendosen të jetë e pafundme, përsëri e quajnë të pakët para forcës së tyre të pashtershme. Gjithashtu, për t'i bërë të pabesueshëm, për t'i mbajtur të ndarë nga mendja e Njerëzve të Mirë të Zakonshëm, pushteti i të gjitha kohëve, Njerëzit e Vërtetë i akuzon si prishës të rendit, të traditës, të fesë dhe të ligjit, si shkaktarë të Kaosit, në popull dhe në institucione.

Jo hajduti, jo krimineli, jo tregtarët e flamurit të kombit, jo shitësit e ajrit, të tokës, të ujit dhe të dritës së Atdheut, jo
fallsifikatorët e historisë, jo spiunët e partive dhe as trafi-kantët e gjithçkaje, jo! Nuk janë ata e keqja e madhe! E keqja e madhe, bile e vetmja e keqe është Njeriu i Vërtetë, njeriu që kupton dhe punon, njeriu që përhap di-turinë e tij, njeriu që kupton dhe kundërshton, njeriu që lufton gjithmonë si vullnetar i përjetshëm!

- Ky është armiku! - thotë pushteti për Njeriun e Vërtetë!
Njeriu i Mirë i Zakonshëm, me intuitë kupton dhe ndoshta dëshiron të kundërshtojë ose të paktën të pyesë, por pushteti ka gjyqtarë, analistë, gazetarë, politikanë, shkrim-tarë dhe filozofë të paguar mirë, domethënë të shitblerë ose ndryshe të quajtur intelektualë me arsye të detyruar që shkruajnë dhe thonë ç'të duan, me përjashtim të asaj që duhet! Afër radios, përballë ekranit, përballë gazetës së pushtetit, dhe sidomos përballë gjykatësit të tij, Njeriu i Mirë i Zakonshëm, patjetër mbetet i hutuar, në KAOS total!

I hutuar, i trembur e i lodhur, Njeriu i Mirë i Zakonshëm jo vetëm që s’mundet më të kundërshtojë, por sado i madh të jetë rreziku, edhe po t'i thuash “ik”, nuk di ku të shkojë!
Prandaj, kur të duash, po të duash mund ta djegësh edhe të gjallë!
Mund ta djegësh atë dhe diellin e tij, dhe kohën e tij, dhe jetën e tij me gjithçka, po sidomos shtëpinë, kujtimet, li-brat. Të gjitha këto nuk i them unë, por Milazim Krasniqi, herë nëpërmjet heroit tonë të parë, ish të fshehurit në bodrum gjatë luftës, herë nëpërmjet një romani gjysmë të djegur, të gjetur rastësisht në rrënojat e tmerrshme të Kos-ovës, të shkaktuara në vitin 1998.

Edhe detaji më i thjeshtë, edhe një datë gjysmë e ngrënë nga zjarri p.sh., bëhet në penën e përsosur të Milazimit një mjet i mrekullueshëm për të udhëtuar në kohë, herë duke hyrë në të shkuarën-që kurrë nuk ikën-dhe herë duke u kthyer në të tanishmen, që ne e quajmë të tillë vetëm për lehtësi orientimi, ose më thjesht, për të shprehur kohën fizike, jo atë që në fakt duhet të jetë gjithmonë e “tanishme”, kohën e mendimit dhe të shpirtit. Sepse në kohën e shpirtit të tij - pa ndarje në të shkuar, të tanishme dhe të ardhme - heroi i mësipërm ka të stampuar orën POLICORE!

Ju kujtohet gjë në cilin libër filozofie apo në cilin libër shkencor, keni lexuar për ekzistencën e një KOHE të tillë, që matet me orën policore?! Epo, ja që ekziston dhe është një kohë e tmerrshme! Është koha e pushtetit, e cila, si për ironi të fatit ose për saktësi të paracaktuar nga Krijuesi, ka brenda vetes njëkohësisht pushtin dhe pushtuesin.
Ora policore, e cila është KOHË e pushtuesit, por edhe e pushtetit të dështuar, ka brenda vetes koburen, ba-jonetën, thikën dhe helmin, njëkohësisht me titujt e ga-zetave dhe paragrafët e urdhëresave të dhunshme! Në këtë mënyrë, jeta shndërrohet në një baltovinë ku njeriu duhet të gjejë mënyrën për t’u përballur me të keqen ose të zvarritet i çoroditur dhe i pafuqishëm.

Në një kohë të tillë artificiale, të vetmit që mund të bëjnë diferencën, të vetmit që mund ta ndalin rrjedhën e fëlliqur të kësaj kohe-mënxyrë, janë Njerëzit e Vërtetë dhe Njerëzit e Merituar! Njeriu Im i mrekullueshëm, herë duke injoruar tërësisht rrezikun e vetes, herë-herë edhe duke e kërkuar atë në shkëmbim të shpëtimit të të tjerëve, bëhet për-faqësues dhe shpëtues i kombit. Por duhet thënë që populli, sado i rrëzuar të jetë, sado në hall e në nevojë, për shkak të zhgënjimit të pësuar nga "udhëheqësit" e shit-blerë, për ta kuptuar e për ta besuar njeriun e Vërtetë, ka nevojë për provën e famshme të zjarrit, domethënë për vdekjen ose për gjymtimin e tij!

Me siguri është ndodhur në situata të tilla të vështira, shkrimtari i panjohur i djegur i librit gjysmë të djegur, sepse pa qenë i dëshpëruar nuk mund të shkruash që "unë tashmë jam i bindur se lexuesi nuk ekziston dhe vepra ar-tistike shkruhet për vete e për askënd tjetër", (pothuajse njëlloj si Niçe) ose: "Njerëzit asnjëherë nuk kishin patur re-spekt e dashuri për shkrimtarët... Bashkëkohësit ua kishin nxirë jetën me lloj-lloj intrigash dhe ndjekjesh, duke ua nxjerrë edhe sytë, duke i shpënë shumë prej tyre në burgje ose në spitale psikiatrikë."

Eh! i dashur, kushdoqofsh! Mbase faji i "bashkëkohësve” nuk është aq i madh sa duket me një sy. Mos të harrojmë që midis shkrimtarëve si "midis" kudo tjetër, ka aq shumë të shitblerë nga pushteti lokal ose ai ndërkombëtar, saqë, i ziu popull që nuk e ka as cilësi dhe as detyrë mendimin e thelluar, nuk di kë të lexojë, kë të kuptojë, kë të besojë dhe kë të ndjekë në rast nevoje. Dhe mos të harrojmë që populli përditë "ka nevojë"! Pasi, të pafundme janë prapësitë e pushtetit, të firmosura "në emër të popullit", nga mjeshtrat e shitblerë të dhunës psikologjike apo fizike, mjeshtra të pushtetit, në shërbim të përjetshëm të pusht... it.

Në kushte të tilla, njeriu “i hedhur” në botë pa kërkuar një gjë të tillë (Hajdeger), aq më tepër që për disa kjo botë është "më e mira e mundshme që Zoti ka krijuar" (Lajbnic) dhe për të tjerë “më e keqja e të gjitha botëve” (Shopen-hauer), në kushte të tilla pra, njeriu ndalon i frikësuar mes qiellit e tokës, mes të njohurës e të panjohurës dhe pyet: "Kush jam unë?! Ç'duhet të bëj, ç'mund të bëj, ose pse nuk shërben plotësisht vetja ime për qëllimin tim?"

Ka shumë mendimtarë, kryesisht materialistë dhe evolucionistë, që pretendojnë se e kanë kapërcyer kufirin e mosnjohjes së vetes, tërësisht ose aq sa mos të kenë më nevojë të merren me këtë problem. Me këta nuk dua të zgjatem. Aq më tepër që ata përgjithësisht janë mendim-tarët me nivelin më të ulët të mundshëm dhe ndoshta pikërisht për këtë, edhe shumë të suksesshëm në punë të popullaritetit dhe fitimit të pasurive. Po përmend këtu që, mendimtarët më të përkushtuar në meditim, duke filluar nga Parmenidi, Empedokli, Platoni, Aristoteli, Agustini (Shën), Avicena, Akuini dhe deri tek të mëvonshmit si He-geli dhe Martin Hajdegeri, janë marrë gjerësisht me problemin e zanafillës së qenies, pa zgjidhjen e kënaqshme të të cilit nuk mund të ketë saktësi në përcaktimin e iden-titetit të vërtetë të njeriut. Por, pa identitet, shpirti i mendimtarit nuk gjen qetësi.

Shumë shkurt, po citoj disa mendime të tyre për qenien:
Parmenidi thotë se: "Ne nuk mund të pranojmë që diçka ta fitojë ekzistencën nga diçka që nuk ekziston” dhe “gjithçka është mbushur nga qenia e vazhdueshme."
Plotini: “Zoti është bariu i gjithë sendeve (dhe qenieve) dhe njeriu, në fund të udhëtimit të tij, tek Ai duhet të kthe-het.”
Platoni: “Format - të cilat mishërojnë qenien - para se të vijnë në ekzistencën që ne njohim, janë në mendjen e Zo-tit ose të Demiurgut.”
Aristoteli: “Format janë shkaku i thelbit të të gjitha sendeve, ndërsa Njëshi (Zoti) është shkaku i formave.”
Agustini: “Qenia e përkryer, Zoti, i cili është vetë - ekzistues, pa kohë dhe pa hapësirë, është burimi i të gjitha qenieve. Po ashtu, Ai ia jep njeriut edhe ndriçimin e mendjes, edhe forcën e vullnetit.”
Akuini: "Zoti është një qenie e cila domosdoshmërinë e ekzistencës e shkakton edhe tek qëniet e tjera."
Hegeli: ..."Joqenia rrjedh nga Qenia" dhe: “Ndërmjet qenies dhe njohjes ka një identitet të vetëm, domethënë janë pjesët e një të tëre unike.” Gjithashtu: “Kategoritë e kanë fillimin e tyre tek Mendja Absolute.”
Hajdeger: “Në ndryshim nga sendet dhe qeniet jo men-duese, qenia e njeriut përfshin vetëdijen e tij për qenien e vet... gjithashtu, i duhet të zgjedhë se si të jetë, duke pranuar njëkohësisht se ai (njeriu) është hedhur në jetë nga dikush.”
Hajdeger, në përcaktimin e qenies njerëzore, me eksperi-encën dhe mendimin e saj në ekzistencë, përdori fjalën Dasein që (në gjermanisht) ka kuptimin "të jesh atje", domethënë në botë, në jetë.
Pa u zgjatur më tej me argumente të tilla, si pamundësia ose mundësia e arsyes së njeriut për të hyrë në të fshehtat më të thella të realitetit, po përmend vetëm bindjen e idealistëve të shekullit XIX, sidomos atyre gjermanë, se gjithçka që ekziston është e njohshme.

Besim të madh në mundësitë e njohjes së pakufishme, me pretendimin e dukshëm për të shkuar deri në zanafillë, përkundër "origjinës nga majmuni", e shohim të shprehur thjesht dhe qartë edhe në faqet e librit të Milazimit:
"...mosnjohja mundet vetëm me njohje të sërishme, të vazhdueshme, të përhershme", shkruan i panjohuri në librin e tij, brenda librit dhe mendimit të Milazimit. "Edhe ky rrëfim është një rrugë për të mundur mosnjohjen e vetes, për t'u kthyer në identitet", vazhdon ai.

Vini re me çfarë lakonizmi të përsosur të fjalës dhe njëko-hësisht me çfarë fuqie të pabesueshme të mendimit, e shpreh problemin dhe njëkohësisht propozon edhe zgjidhjen, për një nga hallet më të mëdhenj të njerëzimit, për atë që Hajdegeri e ka quajtur "ankthi që vjen nga zbu-limi i asgjësë në qenien tonë", por që unë do ta quaja as-gjë që zbulohet si rezultat i njohjes gjysmake të qenies. Duke patur besim të pafundmë në fuqinë e mendimit, njëkohësisht duke e konsideruar ashtu si El Muminin, “mungesën e diturisë burim të përhershëm frike”, Milazimi shprehet në mënyrë gjeniale kur thotë se "mosnjohja mundet vetëm me njohje të sërishme, të vazhdueshme, të përhershme..." dhe kësisoj, e propozon diturinë si mjet për të kapërcyer pragun e rrezikshëm të "ankthit" dhe të "frikës".
 
Është e qartë që autori, duke kërkuar identitetin e shqiptarëve të tjetërsuar disi nga dhuna dhe nga mashtrimi i gjithfarë të vërtetash të shitblera ose nga ideologji "të mbrapshta", ka zgjedhur rrugën e diturisë në vazhdim si mjetin më të mirë për zbulimin, pastrimin dhe furnizimin e vlerave autentike të popullit tonë, vlera të lid-hura ngushtë me origjinën, traditën, kulturën, mënyrën e mendimit, të shkrimit, të besimit, të shprehjes, të veprimit, domethënë, të gjithçkaje që përbën të veçantën dhe universalen, me një fjalë, identitetin real të një kombi.

Në një rast të tillë tingëllojnë veçanërisht të mrekullueshme fjalët se:
"... nuk ka gjë të fshehtë që të mos zbulohet dhe asnjë sek-ret që nuk do të njihet". (Ungjilli sipas Mateut: 10-26)
Prandaj, "me njohje të sërishme", ne kemi mundësi dhe detyrë t'i tregojmë botës që armiqtë nuk na e kanë vrarë dot shpirtin, nuk na e prishën dot "identitetin", megjithë përpjekjet e djallëzuara dhe të pafuqishme dhe të pa-fundme që nëpërmjet ideologjisë dhe kulturës së tyre, të tjetërsonin ndërgjegjen e qenies tonë!
Vijnë si ngushëllim për ne dhe për çdo njeri të ndodhur në kushtet e shqiptarit të pushtuar, fjalët profetike të Krishtit:
“Dhe mos kini frikë nga ata që vrasin trupin, por nuk mund të vrasin shpirtin; kini frikë më tepër nga ai që mund t'ua humbë shpirtin." (Ungjilli pas Mateut: 10-28)

Nënkuptohet qartë që, përveç të panjohurave pothuaj të përjetshme dhe të panjohurave të përkohshme, të trashëguara nga brezat e mëparshëm, njeriu ndeshet edhe me të panjohura të reja që jeta i prodhon përditë në rrjedhën e saj të dyshimtë. Por njeriu, në vend që të ndërtojë lumturinë e tij me zgjidhjen e të fshehtave të pa-numërta të hapësirës dhe të qenies, që do të ishin një gëzim i vërtetë e i pafund për mendjen, rrjedhimisht, edhe për shpirtin dhe trupin njerëzor, merret me të panjohura ideologjike ose me të panjohura mashtruese të cilat s'kanë si qëllim zhdërvjelltësimin e mendimit të njeriut, por mpirjen deri në ulje të aktivitetit mendor në nivelin e identi-fikimit të tij me instinktet. Kjo, natyrisht i shërben ruajtjes së monopolit të “diturisë së nevojshme” nga një bandë e përjetshme përvetësuesish imoralë. Kujtoj këtu që Muhameti a.s., në një hadith të tij, thotë: “Kush fiton me anë të një monopoli, është mëkatar dhe kriminel.”

Në tërësinë e veprimeve të pista për ruajtjen e monopolit të diturisë së përfitimit, bën pjesë edhe shfaqja e pa-numërt e parashikuesve të fatit, e shenjtorëve dhe fallso-profetëve në shërbim të pushtetit, të cilët, si gjithë përvetësuesit më ordinerë të jetës së përditshme, kërkojnë të përvetësojnë deri edhe lavdinë e Perëndisë, gjë që shpesh e bëjnë me sukses të pabesueshëm.
Pikërisht në kushte të tilla, kur është bërë “monopol” mësimi, dituria, e vërteta dhe e drejta, mund të ndodhë dhe ndodh shpesh që “të theret fëmija në barkun e nënës, të mbushen puset me trupa vajzash që i rezistojnë përdhunimit dhe muret e shtëpive të rrënuara me zjarr e hekur të duken si gojë të vdekurish, të mbetura hapur."

Njeriu i Mirë i Zakonshëm, në të gjitha rastet që për-mendëm, duke e parë të keqen në ecjen përpara (ecje e cila në mendjen e tij njësohet me ideologjitë dhe shen-jtëritë mashtruese të pushtetit), vetvetiu, instinktivisht, si çdo qenie në buzë të greminës, kërkon të kthehet prapa, të ikë sa më larg rrezikut të llahtarshëm. Autori ynë i panjo-hur, i librit të gjetur në gërmadha, nuk është mendimtar i përsosur.
 
Ai është më shumë një njeri i intuitës, njeri që e ndjen kudo rretheqark rrezikun e katastrofës, e parala-jmëruar kjo nga shumë fenomene anormalë, të shfaqur rregullisht në jetën e tij të përditshme, fenomene këto që marrin karakteristikat e qarta të shkatërruesit të një iden-titeti të caktuar, e në këtë rast, identitetin e jetës së shkrim-tarit të djegur, por edhe të etnisë që ai përfaqëson. Prishja e identitetit, e cila paraprin shkatërrimin total të një kombi, mund të krahasohet më së miri me prishjen e imunitetit në organizmin e një njeriu, gjë që paralajmëron se atë njeri e kërcënon vdekja e sigurt!

Me përdorimin e fjalës "intuitë" pak më lart, nuk kam para-sysh elementin (nivelin) më të lartë të njohjes të Spinozës, as intuitën në ndihmë të kuptimit të supozuar të Kantit dhe as intuitën si "një mënyrë tjetër për të njohur vetveten", domethënë një mënyrë të vetvetishme, pa analizë intelek-tuale të pasojës dhe të shkakut. Përkundrazi, si njeri që ar-syetoj me të gjitha mjetet e njohura të organizmit, por edhe me ato të panjohurat e tanishme të qenies sonë ende të pazbuluar plotësisht, e klasifikoj intuitën si gjenera-tor të tejshtimit të energjisë njohëse, e cila ndihmon për parashikimin dhe në rast nevoje për parandalim të paso-jave, duke u nisur nga informacioni i thjeshtë i shqisave tona për shkaqe të fenomenologjisë së përditshme. Kësisoj, intuita nuk është njohje e vërtetë, por pjesë e rëndësishme e të vërtetës së njohjes.

Sidoqoftë, heroi ynë, shkrimtari i djegur, para se t'i ndod-hte fatkeqësia, në bisedë më një mikun e tij të qytetëruar (kupto: të tjetërsuar ose thjesht të depersonalizuar, akoma më thjesht - të zhveshur nga identiteti, po edhe më thjesht - të shkombëtarizuar), i kishte thënë atij:
"Nuk ka identitet njeriu që nuk ka një vendlindje, që nuk ka një shtëpi, nga e cila buron identiteti i tij për të tjerët dhe për veten e tij."

Në ditët e mëvonshme, kur fillon të shkruajë "librin", arsye-timet e tij kalojnë në përzgjedhjen e kujtimeve që lidhen - detyrimisht - me shtëpinë ku është lindur, me prindërit, me shokët e shkollës, mësuesit etj. etj.
David Hjumi thotë se fuqia e kujtimeve tona krijon tek ne mbresën e identitetit të vazhdueshëm. Por, me sa duket, "mbresa e identitetit" nuk është identiteti vetë, identitet të cilin personazhi ynë, në të gjitha strukturat e jetës, që nga fëmijëria dhe në vazhdim, përditë e më shumë e sheh të kërcënuar dhe të dëmtuar deri në kufirin e rrezikshëm të prishjes.

Si tregues të prishjes së identitetit të njeriut, autori i panjo-hur përmend mbi të gjitha, shkëputjen nga Zoti dhe dhun-imin e të parëve të tij nga pushteti i të huajit, dhunim i pakundërshtuar gjerësisht deri në flijim të vetes, përkundrazi, nga shumë bashkëqytetarë të etnisë së tij, jo vetëm i pranuar, por edhe i përkrahur. Kjo përkrahje, që bastardët e çdo populli i bëjnë ideologjisë, klerikëve, ushtarëve dhe spiunëve të huaj, është mënyra më e mirë që përdor çdo armik për shkatërrimin e identitetit, domethënë të vetvetes së mëparshme të një populli tjetër.

“Dhe armiqtë e njeriut do të jenë ata të shtëpisë së vet.” (Ungjilli sipas Mateut: 10-36)
Jo se nuk është "armik" ai që vjen nga jashtë për të shkatërruar jetën tënde, por dëmi dhe dhimbja e shkak-tuar nga vëllai, janë me të vërtetë të pakrahasueshëm me çdo të keqe që pësojmë nga i huaji!
Sa më shumë bastardë të pandëshkuar të një etnie vrapojnë për të përqafuar të huajin përdhunues, aq më shumë ai popull e meriton skllavërinë! Prandaj, para se të luftojë të huajin, populli fatkeq ka nevojë të pastrojë vet-veten, pastrim i vështirë e i dhimbshëm, që konsumon za-konisht jetën e njerëzve të tij më të mirë!

Ishim tek identiteti. Në këtë libër thuhet se identiteti, për të qenë i vërtetë, ka nevojë për një kohë të mëparshme e cila duhet të vijë tek ti nëpërmjet stërgjyshit, babait dhe nënës, dhe bashkë me kohën e diellit, të të shërbejë si lëndë e parë për të krijuar kohën tënde. Kur i huaji dhe bastardët e popullit tënd fusin mes teje dhe "origjinës" ko-hën e tyre të shprishur, edhe mekanizmi i mrekullueshëm i prodhimit të kohës vetjake, prishet. Dhe, kur mbetesh pa kohë, katastrofa është brenda teje, ashtu siç je edhe ti brenda katastrofës!

Mekanizmin e krijimit të kohës së tij, njeriut ia prish gjithçka që i shkatërron identitetin. Thamë që identiteti i një njeriu ka nevojë për origjinën e të parëve. Pa dyshim, në këtë këndvështrim, rëndësi të veçantë për identitetin merr themeli i shtëpisë së të parëve të tu, mbi të cilin është ndërtuar shtëpia jote, po ashtu gjuha, këngët, tregimet, legjendat e popullit... ("Armiku gjithmonë na i ka djegur shtëpitë dhe librat!"). Gjithashtu, veçanërisht e rëndësishme në këtë aspekt është mënyra sesi fisi i tij lidhet me Zotin. (Nuk është e rastit që të gjithë armiqtë e një populli tjetër, kërkojnë gjithmonë ta rekrutojnë Zotin si ush-tar për luftën e tyre të mjerë.)

Unë them që, për aq kohë sa fetarët nuk përdorin fenë si mjet për pushtetin e tyre, si mjet për forcimin dhe zgjerimin, për shtrirjen në kohë dhe hapësirë të pushtetit të njeriut, prirja fetare e çdo etnie duhet respektuar dhe vlerësuar si mirësi për ekzistencë pozitive, por atje ku fillon përdorimi i fesë si mjet lufte ose si arsye për luftë e një grupi njerëzish kundër një grupi tjetër, kam bindjen se pikërisht atje fillon shkatërrimi i Zotit dhe i Njeriut, në identitetin e tyre të vërtetë!
E përmenda këtë fakt, nisur jo vetëm nga konfliktet botërore në vazhdim, por edhe nga eksperienca e hidhur e etnisë së cilës i përkas. Për ata që s’e dinë, po e përsëris që unë jam çam.

Tendenca e përjashtimit të tjetrit nuk vërehet aspak në ar-syetimet filozofike të shkrimtarit të panjohur, brenda librit të Milazimit. Sipas të gjitha gjasave, shumë e gjatë dhe e mundimshme ka qenë rruga e torturës nëpër të cilën ka kaluar jeta e tij, para se ai të paralajmërojë që një katas-trofë e tmerrshme po i vjen rrotull popullit të tij dhe këtë ta bëjë nga këndvështrimi i një filozofie të caktuar, ku kërkon të gjejë mbrojtje, por pa mallkuar në asnjë rast kërrkënd dhe pa i kërkuar ndihmë Zotit të tij në dëm të dikujt kundër dikujt!
- Do të na gjejë një hata e madhe, - i thotë ai dikur një mi-kut të vet.
- Nga kush?
- Si nga kush? Nga vetvetja, po nga kush! Njeriu i bën dëm vetvetes.
Këtu është rasti të qëndrojmë pak më gjatë. Sepse, katas-trofa e paralajmëruar në Kosovë, ndodhi. Por në qoftë se nuk i kuptojmë shenjat, nuk i shpjegojmë dhe nuk i paran-dalojmë shkaqet, katastrofat do të vazhdojnë rregullisht. Do të vazhdojnë në Kosovë dhe në Shqipëri. Në Amerikë dhe në Irak. Në Kinë dhe në Rusi. Dhe, ç'është më e rëndësishmja, ai që prodhon dhunë, është njëkohësisht edhe konsumatori i parë i saj!
Por, le të vazhdojmë me romanin e Milazim Krasniqit. Sepse është e tmerrshme në thjeshtësinë e saj thënia se “njeriu i bën dëm vetvetes.”

Kjo është një parathënie e tmerrshme e fatit, në gojën e një njeriu që të ardhmen e lexon në veprimet e sotme të gjithkujt! Ndoshta këtu qëndron edhe madhështia e këtij libri, i cili tragjedinë shqiptare - dhe jo vetëm shqiptare, po të kujtojmë Rusinë e refugjatëve, gjithashtu Afrikën, Azinë dhe Amerikën e Jugut - e deshifron në "vërshëllimën e hapësirave të vendlindjes”. "Vetmi e shkaktuar nga ikja. Njerëz që ikin nga vetvetja", thotë autori. "Në vend se ta krijojnë një model jete në vatrën e vet, duan të shkojnë kudo e të marrin një model të gatshëm...", megjithëqë, ngado që të shkojnë nuk kanë ku të fshihen nga vetvetja."

"Sepse njeriu nuk mund ta shmangë përgjithmonë përball-jen me veten e tij të vërtetë!" do të thoshte Hajdeger, ndërsa Agron Tufa do të rekomandonte që mos ta shty-jmë pafundësisht "duelin" me të këqijat e jetës, sepse jo vetëm nuk është kjo mënyra më e mirë për të shpëtuar prej tyre, përkundrazi, duke e shtyrë përplasjen, do të jemi të detyruar të "ndeshemi" me të në kohën më të pafavor-shme, për ne, pikërisht kur të dojë dhe si dojë "e keqja"!

Ju duket si shumë cinike, ë? Mua jo. Mua më duket si klithma e dhimbjes pa kufi të një mendimtari që ka deshi-fruar kodin e fshehtë të luftës moderne të një armiku pa-fundësisht dinak. Sepse ky është armik shumë më i rrezik-shëm nga ai që dëshiron të të vrasë me thikë ose me plumb, pasi, duke ta derdhur gjakun në tokën tënde, e shenjtëron atë dhe u jep brezave të ardhshëm një vlerë të shtuar të identitetit të tyre. Armiku modern, më parë se të përdorë automatikun, përdor njëmijë dredhira për të ta "nxjerrë nga qejfi” veten, fisin, gjuhën, fenë dhe tokën tënde. Sa herë në ditë i dëgjojnë ose i lexojnë fjalët që "ne jemi popull i mallkuar" ose që "kjo tokë është e dënuar nga Zoti?" Disa e thonë të dërrmuar nga pesha e halleve të përditshme, por nuk janë të pakët ata që paguhen mirë për të folur ose për të shkruar në atë mënyrë!

Ashtu siç paguhej mirë mësuesi i biologjisë që e tmerronte fëmijërinë e heroit me prejardhjen e njeriut nga majmuni, lexo "jo nga yt atë që nuk e do pushtetin, as nga stërgjyshi yt me identitet të njohur botërisht."
Paguhej mirë edhe mësuesi i historisë që i mësonte nxënësit "të donin Marksin", më shumë se çfarëdo heroi të kombit të vet, edhe mësuesi i anatomisë, dhunues i psiko-logjisë së pafajshme të fëmijëve që duhej t'u jepte dituri. Në këtë mënyrë, të zgjedhura me kujdes e të stërholluara mirë, shfaqen në kujtesën e heroit format e dhunës së pësuar në bankat e shkollës, pikërisht atje ku fëmija duhet të mësojë diturinë dhe personalitetin, përbërësit kryesorë të identitetit. I rritur dhe i mësuar në këtë mënyrë, njeriu shtrëngohet të ikë nga sytë këmbët ose të jetojë si i tred-hur.

Të jetosh si njeri i tredhur do të thotë "t'i nënshtrohesh dik-taturës dhe të sillesh sikur je komb i lumtur." Fjalët në thon-jëza i thotë një gjerman, anëtar i ekipit të Kryqit të Kuq në Kosovë.
"T'i nënshtrohesh diktaturës" është një faj i madh. Dhe ne shqiptarët, vërtet kemi faj që iu nënshtruam diktaturës, por fajin nuk e kemi para njeriut, veçse para Zotit, sepse ai na urdhëron të mos kemi frikë asgjë dhe askënd përveç tij. Prandaj asnjë diktator, i vjetër ose i ri, në të gjithë botën, kurrë nuk e ka dashur dhe nuk e ka pranuar Zotin!

Prandaj, zotnia gjerman që mund të ishe edhe amerikan, italian, rus e kinez, kujtohu një herë sa të lumtur ishit ju, ca vite më parë, me diktatorin tuaj, sa të lumtur ishin italianët dhe rusët me diktatorët e tyre! Lëre fundin. Pas fatkeqësisë të gjithë bëhen të mençur! Pas pësimit të gjithë e kanë mendjen të kthjellët. Por, pas vdekjes së atyre që e kanë pësuar, nganjëherë edhe më shpejt, e keqja përsëritet në përmasa edhe më të mëdha. Përsëritet sepse njeriu në përgjithësi e ka kujtesën të shkurtër. Kujtesa e njeriut të za-konshëm, në shumicën e rasteve, zgjat sa shërimi i plagëve të trupit ose sa uria e tij. Prandaj shkruhen librat, prandaj saktësohet në to çdo çast i mashtrimit të kuali-fikuar të diktatorëve, të cilët pothuajse gjithmonë e ndërthurin karrierën e tyre, sa me dinakërinë e egër deri në vrasjen e miqve-armiq, aq me premtimet dehëse për popullin dhe për popujt, të cilët, të droguar nga propa-ganda, sulen si lukuni e tërbuar kafshësh mishngrënëse, mbi "armiqtë" e brendshëm dhe të jashtëm.

Librat shkruhen për të zgjatur kujtesën. Diktatorët, pushtue-sit dhe çfarëdo pushteti i dhunës, e dinë që kujtesa është armiku më i rrezikshëm i tyre prandaj, që nga perandorët e vjetër kinezë deri tek "shokët" e rinj, që nga diktatorët gjermanë deri tek rusët e shqiptarët, që nga sheshet e Romës deri në ato të Parisit e të Pekinit, në të gjitha kohët -koha është një, apo jo? - zjarri ka gllabëruar mijëra libra, në praninë e pashtershme të popujve “të lumtur” që qeshin e këndojnë, duke u bërë kësisoj protagonistë të së keqes, bashkëfajtorë të pajustifikueshëm me tiranin dhe pushtetin e tij!

Përveç zjarrit, diktatorët dhe pushtuesit përdorin paralelisht edhe lavazhin e mendjes së njerëzve që duan t'i sundojnë përjetësisht. Për këtë qëllim, shërbejnë gazetarët, kroni-kanët, analistët, shkrimtarët dhe gjithëfarë specialistësh, profesorësh e doktorësh militantë, përgjithësisht vullnetarë, në rendjen për t'i shërbyer pushtetit të dhunës vendore ose pushtuesit të huaj. "Vullnetarë në dëshirë, por kurrë të papaguar e të pashpërblyer mirë për shërbimin që krye-jnë. Prejardhja e tyre është gjithmonë nga njerëzit e Rën-domtë dhe të Tepërt ose nga ata që ndjejnë se po bëhen të Tepërt dhe duke mos dashur të humbasin asnjë privi-legj, kryesisht të pamerituar, vrapojnë t'i shërbejnë çfarëdo dhunuesi, çfarëdo përdhunuesi që shfaqet në jetën e tyre, mjafton që t'i paguajnë mirë.

Sa dhimbje, sa zhgënjime duhet të ketë pësuar autori i panjohur, i cili shkruan se: "tmerrohesh nga shkalla e anal-fabetizmit të atyre që zakonisht quhen intelektualë."
"Po pse është kështu?"
"Si pse? Po këta janë disa njerëz të partisë (nënkupto: të "pushtetit"), të cilët kanë marrë grada shkencore e tituj akademikë për shkak të pozitave partiake. Emrat i stolisin me shkurtesat Dr. ose Mr. po në fakt, janë analfabetë".
Më qartë nuk mund të shkuhet.

Pikërisht tani, besoj se lexuesi im e ka të qartë çfarë i ndodh në shpirt një Njeriu të Mirë të Zakonshëm, kur në situatën e një dhunimi total, njerëzit rebelohen kundër dhunës vendore apo dhunës së pushtuesit, siç ndodhi në Kosovë me studentët në vitet tetëdhjetë, dhe menjëherë në sheshe, në median e shkruar dhe atë elektronike, shfaqet raca e mësipërme e "intelektualëve të shquar", e profesorëve, shkrimtarëve dhe doktorëve të famshëm, për të cilët jo më kot pushteti ka investuar me dobi të palloga-ritshme.

Përkundër vullnetit të "rebelëve", vullneti i “profesorëve” të shitur e këshillon Popullin e Mirë të Zakonshëm për maturi, sepse "me dhunë nuk zgjidhen problemet" ose, "tani nuk është koha e përshtatshme për kryengritje, sepse...", dhe po të presësh e të pyesësh ata, koha për kryengritje nuk vjen kurrë!
Njeriu i Mirë i Zakonshëm, i ndodhur midis kryengritësve dhe të keqes që e ka lodhur, në njërën anë, por edhe përballë plumbave të pushtetit të dhunës në anën tjetër, është i prirur t'i mirëpresë “këshillat” e njerëzve "të ditur", aq më tepër kur ata janë të racës së vet. Ky është momenti kur "këshilltarët" e shitur tek pushteti, në gjithë botën njëlloj, në të gjitha "kohët" njëlloj, - më lejoni që këtu të përdor shprehjen më të bukur në botë, natyrisht shqip, këshilltarët ia fusin popullit të vet!

Po më tej?
Në qoftë se kryengritësit e parë, pothuajse të gjithë Njerëz të Merituar dhe të Vërtetë, mbeten pa përkrahjen e popullit, pushteti vendor ekstrem ose pushtuesi bashkë me strukturat vendore ku militojnë edhe këshilltarët e shitur, duke vënë në përdorim ushtrinë dhe policinë, masakron këdo që hyn në listat e zeza. Në këtë rast, të shumëllo-jshëm janë shpërblimet dhe titujt për "udhëheqësit" shpirtë-rorë lokalë që e kanë ndihmuar pushtetin për të shtypur kryengritjen. Ndërsa, në rastet e rralla kur kryengritësit fito-jnë, shumica e "intelektualëve të shquar", në rrëmujën dhe çorientimin e zgjatur që shoqëron çdo luftë, kanë kohë të mjaftueshme për t'u bashkuar me fitimtarin e ri, kushdo qoftë ai.
 
Dhe historia vazhdon, duke i patur gjithmonë në krye të vendit të shquarit e shitblerë të të gjithë pushteteve. Të mos harrojmë gjithashtu faktin që, të gjithë të shitblerët e botës, kudo që janë, kanë bashkëpunim të admirueshëm dhe vrapojnë në ndihmë të njëri-tjetrit nga të katër anët e globit, kudo që ndjehet edhe rreziku më i vogël për të njëllojshmit e tyre. Në këtë këndvështrim, in-telektualët "e shquar" të shitblerë, janë të paprekshëm! Si-doqoftë, edhe në qoftë se disa mbeten pa u "sistemuar në atdhe” sipas dëshirës, për shkak të konkurencës mes llojit të tyre, janë gjithmonë të mirëpritur e të mirëpaguar, që nga Anglia deri në Amerikë, që nga Franca deri në Kanada! Sigurisht, në rastin më të parë, sipas detyrash të dobishme shumëpalëshe, bëhen edhe shkëmbime, domethënë zëvendësime me ata që mbeten në Atdheun "e dashur". Në fund të fundit, "të gjithë" bëhen të kënaqur, sepse kurrë nuk mbeten jashtë listëpagesave të pushtetit. Ky është edhe qëllimi i tyre kryesor.

Sa për popullin e mbetur pa imunitetin e kthjelltësisë men-dore, në mes të Kaosit të "këshillave", të urdhrave, të pro-fecive dhe të plumbave, ai shndërrohet në popull vulner-abilis. Duke përdorur frikën dhe urinë, kërbaçin dhe kar-rotën, pushteti e detyron këtë popull të hajë vetveten.
Po Njeriu i Vërtetë, Njeriu Im, çfarë bën? Në konflikt të për-hershëm me pushtetin, i detyruar të kryejë punët më të vështira, më të rrezikshme, më pak të preferuara nga ku-shdo tjetër, i keqpaguar e i keqtrajtuar, mundohet të flasë e të shkruajë ashtu si mendon për të keqen dhe të mirën, për Pushtetin e Nevojshëm dhe Pushtetin Ekstrem, për dik-taturën ose pushtimin, të cilët i urren dhe i lufton pa pushim. Janë të shumtë Njerëzit e Vërtetë që internohen, burgosen ose vriten, por edhe ata që shpëtojnë nga dënimet e rënda çnjerëzore, pushteti i lë të papunë në punët e tyre të mendjes aq sa, po të mos jenë fizikisht të përsosur ose të mbrojtur nga të afërmit, duhet të vdesin dalëngadalë nga uria. Megjithatë, Njeriu i Vërtetë nuk bën kompromis me të keqen! Prandaj, Njeriun e Vërtetë e urrejnë mbretërit dhe oborrtarët, pushtetet ekstreme, dik-tatorët dhe puthadorët e tyre, "intelektualët analfabetë" të shitblerë ose të quajtur ndryshe, intelektualët me Arsye të Detyruar!

Lidhjet e Njeriut të Vërtetë me Njeriun e Mirë të Zakon-shëm, për arsye të pozitës së tij të papreferuar në sho-qërinë e të gjallëve, pozitë e privuar nga mjetet e komu-nikimit, pozitë me sukses të minuar dhe kësisoj me besueshmëri të rrënuar, janë të vështira. Tani është rasti të them që më shumë se në çdo aspekt tjetër jetësor, vlera e një populli duket në mënyrën se si ai i krijon, si i mban dhe si i zhvillon lidhjet me Njerëzit e tij të Merituar dhe të Vërtetë, si i trajton dhe si i mbron Ata nga Pushteti Ekstrem.

Njeriu i Vërtetë, nga ana e tij, asgjë nuk ëndërron dhe për asgjë nuk lufton më shumë se sa për vendosjen e lidhjeve të besueshme, të qarta e të qëndrueshme me popullin. Në aktivitetin e tij, pothuajse kurrë njeriu Im nuk e ka si qël-lim të vetin marrjen pushtetit. Përkundrazi. Ai dëshiron gjithmonë të gjendet në anën e kundërt të tij. Bashkë me popullin dëshiron të organizojë dhe të bëjë qëndresë të dobishme për kombin, kundër dhunës së pushtetit në përgjithësi, por sidomos kundër dhunës barbare të Pushtetit Ekstrem, të diktaturës dhe të pushtimit.

Në këtë kuptim, edhe thirrja e Milazim Krasniqit për kthim në identitet, është thirrja e një Njeriu të Vërtetë drejtuar popullit të tij, për t'i kthyer udhën gjetiu fatit të keq. I gjithë libri është një mesazh profetik për të mos jetuar gjatë me të keqen e kaluar, sepse "asgjë nuk ndreqet duke vajtuar për padre-jtësitë e të kaluarës" ose e thënë ndryshe, "një mendje e dre-jtuar nga e kaluara vazhdon të krijojë agresivitet."

Ky mesazh përmban brenda tij detyrimin për njohjen e shkakut, gjë që nuk mund të bëhet pa njohjen e vetvetes; vetes së tanishme dhe vetes së mëparshme, vetes së kri-juar dhe vetes së mundësuar nëpërmjet besimit, mësimit dhe punës.
Deri këtu, nëpërmjet romanit "Fotografitë e Kujtimeve", në të cilin jeta e personazheve shfaqet para nesh si shfletim i një albumi të gjallë fotografish, diskutuam me shkrimtarin nga Kosova, Milazim Krasniqi, për pësimin e dhunës dhe reagimin ndaj saj. Në këtë libër, problemi i raporteve njerëzore zhvillohet kryesisht midis individit që pëson dhe pushtetit të huaj që e dhunon atë, në bashkëpunim me të shiturit e përkatësisë së tij etnike.
 
Humbja e traditës - e identitetit - humbja e vetvetes së trashëguar, bashkë me mënyrën e jetesës, që nga ndërtimi i shtëpive deri në ko-munikimin me Zotin dhe braktisjen e atdheut, të gjitha si rezultat i qëllimit "intelektualist" për të shitur vetveten në shkëmbim të një identiteti tjetër, në kërkim të jetës së mirë materiale, janë shkaqet e katastrofës kombëtare të pop-ullit shqiptar në Kosovë. Autori ankohet për rezistencë të pakët ndaj dhunës që vjen nga jashtë, por që shtohet edhe së brendshmi, në një popull të pushtuar. Problemet, në dukje janë të thjeshtë, megjithëqë njerëzimi ka qindra popuj të skllavëruar që e vuajnë mungesën e lirisë dhe pa njohje të mëtejshme që do të sillnin edhe qëndrime të reja, zor se zgjidhjet do ishin të pranueshme e të do-bishme.

Qazim Qazimi
“Erveheja” sintezë e moralit shoqëror të kohës

Shfaqja e shkrimit të bejteve (vargjeve) në letërsinë tonë është e hershme dhe sipas shumë dëshmive e provave, ajo daton që nga paraqitja e islamit në trevat tona.
Profesor Eqrem Çabej, në lidhje me paraqitjen e ele-mentëve të Lindjes në gjuhën shqipe, ndër të tjera, thotë: “Orientalizmat e para ndër të folme shqipe u vërejtën që nga viti 1336, kur në Shqipëri u dukën për herë të parë mercenarë turq nën komandimin e perandorit bizantin, Androniku III Palelogut, të cilët kishin ardhur të shuanin një kryengritje që kishte plasur në Jug të Shqiperisë”.1

Ndeshja e parë, ballafaqimi i orientalizmave me shqipen, siç thekson gjuhëtari ynë shumë i njohur, profesor Çabej, ka rëndësi të dyfishtë; në rend parë ka rëndësi historike, sepse bën të mendojmë se islami në trevat tona ka mbër-ritur edhe para ardhjes së osmanllinjve dhe së dyti, ka rëndësi kulturore, sepse Lindja - Islami, ka ushtruar ndikim mbi shqipen dhe mbi kulturën shqiptare dhe ajo qysh herët është prezente në këto treva, gati para shtatë she-kujve.
“…Vetë poetët që kishin mësuar nëpër medrese dhe shkruanin divane turqisht e persisht, nisën të shkruanin poezi shqip për publikun që kishte kaluar nëpër mejtepe, që ishte familjarizuar deri diku me temat, gjinitë dhe stilin e
1 Mehmet Halimi, “Ndikimi i orientalizmave në fushën e fjalëformimit ndër të folme shqipe”, “Gjurmime Albanologjike”, 22-1992 Prishtinë, 1993, f. 116.

”Erveheja” sintezë e moralit shoqëror të kohës
letërsisë orientale, po s’ishte në gjendje t’i shijonte…”, tho-shte një shkencëtari ynë i mirënjohur.2
Shkrimtarët që në aspektin shpirtëror dhe kulturor ishin for-muar nën ndikimin e kulturës së lindjes, në realitet, asaj islame, është e kuptueshme që, edhe kur janë marrë me probleme shoqërore, të jenë marrë në kuadrin e kësaj kul-ture dhe sipas koncepteve e në harmoni me normat islame.

Nga ana tjetër, përmbajtja e kësaj letërsie është më kom-plekse dhe më e gjerë se sfera e motiveve që lidhen me fenë islame. Ajo nuk mund të ishte e shkëputur nga trualli ku lindi, nga bota e njeriut shqiptar dhe përjetimet e tij emocionale.
“Ashtu sikundër ishte letërsia fetare shqipe letërsi qendrore për shtresën e klerit katolik dhe ortodoks, ashtu sikundër letërsia popullore letërsi qendrore për popullsinë shqiptare, para së gjithash, për popullsinë fshatare, ashtu ishte letër-sia e bejtexhinjve dhe e autorëve të tjerë që shkruanin me alfabetin arab, letërsi qendrore për shtresën qytetare, si-domos për atë qytetare muslimane: për kallfët, për zana-tçinjtë, për tregtarët dhe për nëpunësit”, do të konstatojë një akademiku ynë.3


Kur vlerësojmë këtë poezi të shkruar me alfabet arab, du-het të kemi parasysh dhe duhet nisur nga këndvështrimi se lidhja e poetit me lexuesit, në rend të parë, vihej në mënyrë verbale në sferën fetare. Poezia fetare përm-bante edhe elementë të poezisë shoqërore, kurse poezia patriotike gërshtohet me iluminizmin fetar dhe idetë e elementët patriotikë, vetëm mund të ndërthureshin me tema të tilla në poezinë e shkrimtarëve të vjetër që kanë shkruar me alfabet arab.
2 Hasan Kaleshi, “Roli i Shqiptarëve në Letërsitë Orientale”, separat, Universiteti i Prishtinës - 1976, f. 152.
3 Rexhep Qosja, “Porosia e madhe”, “Rilindja”, Prishtinë, 1990, f. 40.

Është i njohur fakti se një numër studiuesish tanë kanë shprehur rezerva ndaj letërsisë shqiptare të shkruar sipas modeleve të Lindjes, por edhe kur i janë qasur kësaj veprimtarie letrare, në momente të caktuara historike ka ndodhur të mos i kenë bërë trajtim të mirëfilltë shkencor e pa paragjykime ideologjike. Këtë segment të letërsisë sonë të vjetër shkruar me alfabet arab, ndoshta në pa-mundësi që ta lexojnë, ta shfrytëzojnë e t’i njohin vlerat reale artistike-kulturore të saj, shumëkush e ka parë, të themi, me një dozë përbuzjeje e cinizmi, duke e injoruar e mohuar. Më duket se ndoshta, s`kemi qenë mjaft të ndërgjegjshëm se me një sjellje të tillë kemi varfëruar letërsinë kombëtare, kemi varfëruar kulturën tonë të gjithëmbarshme.

Njëri ndër studiuesit më seriozë dhe njohësi më i mirë i kësaj pjese të letërsisë së vjetër shqipe, të shkruar me alfa-bet arab, Osman Myderizi, për punën e bërë në hulum-timin, gjetjen dhe grumbullimin e këtyre teksteve, thotë:
“Më 1950 filloi në një shkallë të gjerë puna për zbulimin dhe grumbullimin e teksteve shqipe me alfabet arab. Kërkimi filloi së pari në Bibliotekën Kombëtare, ku u gjetën katër dorëshkrime të panjohur. Një nga këto ishte me shumë rëndësi se përmbante origjinalin e “Ervehesë” së Muhamed Çamit…”4

4 Osman Myderizi, “Tekstet e Vjetra Shqipe me Alfabet Arab”, Konfer-enca e Parë e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 15-21 nëntor 1962, bot. Tiranë, 1965, f. 290.

Muhamet Kyçyku - Çami (1782-1844 m. 1197-1260 h.) i ta-kon epokës së poetëve tanë të hershëm që kanë shkruar me alfabet arab, të quajtur më vonë shkrimtarë “bejtex-hinj”, të cilët kanë shkruar divane, kaside, poema, gazele, mevlude, bejte, ilahi e poezi të ndryshme. Veprimtaria letrare e Muhamet Çamit, le që nuk i është prezentuar lexuasit e tëra, por edhe ajo pjesë që i është ofruar, siç ishte e vetmja "Erveheja", deri në vitet ‘90 nuk i është prezantuar opinonit ashtu siç ishte e siç duhej paraqitur. Thënë ndryshe, ajo që i është ofruar, siç ishte "Erveheja", version i botuar nga Jani Vretoja, ishte e deformuar dhe e sakato-sur nga koncepti substancial i saj.

Edhe Muhamet Çami në veprimtarinë e tij letrare nuk ka mundur të dalë jashtë kornizës së shkrimtarëve muslimanë që kanë shkruar me alfabet arab. Edhe te ky, vetëdija fetare, elementi islam, manifestohet dukshëm dhe në mënyrë shumë të theksuar. Edhe ky problemet i sheh dhe i zgjidh sipas koncepteve, parimeve dhe normave fetare islame jo vetëm të atyre me karakter e përmbajtje fetare, po edhe te poezitë me temë laike, historike, atdhetarie, sociale, shoqërore, etike, erotike etj.
Duhet pranuar, ngase është fakt i pamohueshëm, se letër-sia me alfabet arab i dha Rilindjes një gjuhë të përpunuar, e Muhamet Çami i dha poemat e para - “Ervehenë” dhe “Jusufi dhe Zulejhanë” e me këto i dha edhe modelet për epopenë e letërsisë shqiptare.

“Erveheja” është ndër veprat më të rëndësishme, në mos më e rëndësishmja e Muhamet Çamit. Kjo vepër në fillim mbante titullin “Revza” (Kopshti). Është shkruar midis viteve 1818-1820. Më vonë është konsatuar se poema “Erveheja” është përshkruar nga kushëriri i Muhamet Çamit, mulla Sulejman Ymer Kyçyku, ndërsa mulla Hydo Gjirokastriti e ka plotësuar dhe e ka përfunduar, duke i shtuar 4 strofa katërshe. Kështu, sipas variantit të parë, origjinalit të Muha-met Çamit, poema ka 214 strofa, ndërsa sipas variantit të H. Gjirokastritit, ka 218 strofa. Jani Vreto botoi variantin e mulla Hyda Gjirokastritit më 1888, duke i shtuar edhe 8 strofa të tjera. Por, këtu duhet cekur se botimi i Vretos, dy strofat e para të origjinalit dhe dy të fundit, nuk i ka.
Një ndër veprat më të realizuara artistikisht, me ide të pasura e vlerë të madhe letrare, e sigurisht ndër veprat më të shquara, por edhe vepra e parë e botuar e Muhamet Çamit, është pra poema e tij e mirënjohur "Erve-heja".
Frymëzimin për këtë poemë të gjatë prej 856 vargjesh, me gjithsej 17 faqe, Muhamet Çami thotë se e ka marrë nga një libër që mbante emrin "Revza" (kopsht), emër të cilin e thekson dhe e zë në gojë poeti që në strofën e parë në origjinalin e kësaj poeme:
Pa digjoni një hiqajet
të zemanrave të parë,
në Revza e bën' rivajet
punëra që kanë gjarë.5

Me këto vargje, Muhamet Çami na bën me dije se "hiqa-jen"-tregimin e "Ervehesë", që ka ndodhur në kohëra të hershme "zemanrave të parë" e bën "rivajet" - është rrëfyer në librin "Revza", por nuk na jep të dhëna dhe hollësi të tjera rreth këtij libri, nuk na bën me dije se kush është autror i tij e në çfarë gjuhe është origjinali i "Revza"-së.
Nisur nga këtu, u jemi qasur hulumtive për të zbuluar se cila dhe vepër e kujt është "Revza" ku eventualisht është bazuar, e ka përshkruar apo e ka përkthyer Çami, për ta shkruar poemën e tij "Erveheja". Sipas mendimit tonë e duke u mbështetur në fakte, kujtoj se "Revza" e cituar nga Çami, është vepra prozaike "Revzatu-s Safa" arab. "Revda-tus-Safa" - (Kopshti i pastër) i autorit persian Mirhandit me origjinë nga Buharaja, i cili ka jetuar e vepruar në oborrin e dinastisë së timurajëve në Herat, ku edhe ka vdekur më 1498.

Sipas një mendimi tjetër, burimi i kësaj poeme ka të ngjarë të jetë një variant poetik i rrëfenjës prozaike "Tyti-nameja" persiane (Libri papagajve), vepër e Zijaud-din Nakshebi (vd. 750 h. /1349 m). Vepra përmban tregime. Në gjuhën turke nga persishtja e kanë përkthyer Sari Abdullah dhe Mehmed Kadri. Vepra është botuar në Stamboll në vitin 1257 h./1841/42 m.5
Nga këto të dhëna, mund të konstatohet se "Tyti-nameja" në turqisht është botuar dy dekada pas "Ervehesë" së Muhamet Çamit, e shkruar më 1818- 1820 në gjuhën shqipe, që nënkuptohet se Muhamet Çami temën për "Ervehenë" nuk e ka marrë nga varianti turk, por nëse ka marrë diçka, mund ta ketë marrë nga ai pers.

5 Shih Agah Sirri Levend, “Tyrk Edebijati Tarihi”, cild.-I- Ankara: Tyrk Tarih kurumu, Basemevi, 1984, f.231. shih f. 46.

U tha se “Ervehenë" i pari e ka botuar Jani Vreto në Buku-resht më 1888, po jo origjinalin e veprës, jo dorëshkrimin e Muhamet Çamit. Ai kishte arritur të gjente vetëm një stërkopje në Stamboll, të përshkruar nga mulla Hydo Asqeriu prej Gjirokastre. Jani Vreto, duke dashur të qëronte fjalët e huaja, si: arabe, osmane, perse e greke që kishte përdorur poeti, me apo pa qëllim, e ka ndry-shuar në mjaft raste ndërtimin e vargut të traditës e të Lindjes, por mbi të gjitha, ka cenuar përmbajtjen the-melore islame, të cilën kishte vepra në origjinal.

Edhe pse vetë Muhamet Çami pranon se lëndën për shkrimin e "Ervehesë" e ka të nxjerrë nga "Revza", (Revzatus-Safa, Q.Q.), për të cilin bëmë fjalë më herët. Edhe pse ka mendime se "Erveheja" mund të jetë një vari-ant i "Tyti-names" të Zijaud-din Nakhshebisë. Edhe pse te "Erveheja" ndërhyn në një mënyrë apo tjetër Gjirokastriti e Vretoja. Edhe pse "Ervehesë" i është shtuar apo hequr ndonjë strofë, siç pamë, me qëllim të mirë, “për ta bërë të kapshëm për gjitha shtresat” apo nga barrierat ideolog-jike-fetare, poema "Erveheja" e Muhamet Çamit s'është as përkthim e as përshtatje. Ajo është vepër origjinale e Mu-hametit, i cili nga "Revza" mori vetëm subjektin dhe për të nxjerrë prej tij një poemë morale islame, të cilën e zgjeroi, e përpunoi rishtazi, në përshtatje me qëllimin moralizues islam-shqiptar që ndiqte me lexuesit shqiptarë, të cilëve u drejtohet. Kështu nga mënyra e paraqitjeve të ngjarjeve, nga natyra e zhvillimit të tregimit, nga konstruktet e shpre-hja krejt shqipe, nga pamjet e situatat e krijuara të ambi-entit shqiptar, vepra mori një fytyrë të re, formën e një po-eme origjinale konform normave morale islame.

Meqë poema “Erveheja” është vlerësuar si një vepër erotike, është interesant të vështrohet këndi nga ku i qaset Muhamet Çami këtij motivi. Në këtë poemë nuk kemi erotikë, nuk kemi dashuri romantike, nuk kemi të riun që i vërtitet dhe i jep komplimenta të dashurës së tij, nuk e gje-jmë atë të ketë synim shfryrjen e pasioneve e të epsheve të tij, nuk kemi femrën, të renë e cila me lajkat e saj tregon bukurinë fiziologjike për të sensibilizuar a për t’u tërhequr vëmendjen të rinjve me lakuriqimin e pjesëve të trupit të saj. Këtu kemi shkrimtarin që për një çast ndalet në zem-rën e plagosur të dashnores- bashkëshortes, në vuajtjet e saj shpirtërore e fizike, në plagën që i është hapur nga i shoqi i saj të posamartuar, i cili për arsye të theksuara, detyrohet të largohet e të ndahet nga bashkëshortja e re besnike, e paluhatshme në nderin, karakterin dhe moralin e saj, e cila u përballoi të gjitha joshjeve të të pamoralshmëve.

Erveheja-heroina, kjo krijesë me virtyte hyjnore e pa të meta, kjo shëmbëlltyrë e gjinisë femërore, magjepsëse, e bukur e me karakter të fortë, e mençur e me zgjuarsi të jashtëzakonshme, e mësuar e me moral të lartë, e ditur e me virtyte fisnike, e cila kishte formim intelektual islam, bie viktimë e bukurisë së saj, e dashurisë së saj, e ndershmërisë së saj, e bujarisë së saj e bamirësisë së saj dhe prej dashurisë së flaktë, të papërshkrueshme, të papërballue-shme ndaj saj, nxitet urrejtja fiktive nga të pamoralshmit, me urrejtje e shpifje me qëllim shërimin e plagëve të dashurisë.

Nisur nga këtu, shumë padrejtësi, shumë të këqija të mëdha i bëhen asaj, saqë heroinës i lëndojnë shpirtin, i njollosin moralin, i dëmtojnë trupin, i sjellin fatkeqësi e vua-jtje marramendëse. "Bukuria për Ervehenë u bë kob, atë e provokuan njerëz të kategorive të ndryshme të afërt famil-jarisht dhe të largët, të begatë e të varfër, intelektualë dhe injorantë. Në të gjitha rastet, u tregua e vendosur, sakrifikoi çdo gjë vetëm për të shpëtuar apo për të ruajtur moralin."6

Elementi islam në "Erveheja"
Edhe në poemën "Erveheja" të Muhamet Çamit, morali shoqëror i kohës sintetizohet fuqimisht me moralin universal islam. Poema "Erveheja" është llogaritur si poemë erotike dhe ndër të parat e llojit të vet në letërsinë shqipe, meg-jithatë, nuk ka dyshim se dashuria e paraqitur në këtë po-emë përkon me kohën, lind zhvillohet dhe përfundon në harmoni me principet islame e duke i respktuar normat e tij.
Erveheja (heroina e poemës), sipas kritereve të kohës, ishte një femër komplete, ideale, magjepsëse që do ta lakmonte çdokush për bashkëshorte:
Erveheja qe një grua,
që s'kish shoqe nd'atë ditë:
vajzë dhe si u martua,
posi hëna që bënë dritë.7

6 Dr.Mahmud Hysa, “Autorë dhe Tekste nga Letërsia e vjetër shqiptare -II”, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 1995, f. 187.
7 Dr.Mahmud Hysa, “Autorë dhe Tekste nga Letërsia e vjetër shqiptare II”, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 1995, f. 202.

Bashkëshorti i saj ishte një burrë që kishte nuhatur bukurinë dhe personalitetin e Ervehesë dhe, përveç saj, nuk do të ekzistonte femër tjetër si ajo për t'lidhur fatin me të:
Burr'i saj e kish në nazar,
që s'e duaj vetëhenë,
as më tjetër bën karar'
grua, veçse Ervehenë.8

8 Vepra e cituar, f. 202.

Që në fillim vërejmë se tek personazhet kryesorë të Mu-hamet Çamit në poemën "Erveheja", tek çifti i ri, veçojmë një dashuri karakteristike me tipare tipike islame. Tek ata janë paraqitur ata përbërës parësorë dhe të domos-doshëm që çojnë drejt një dashurie natyrale, të sinqertë e të ndershme, shumë emocionale, pa lajka, pa mashtrime, pa aventura, thjesht e lindur dhe e zhvilluar përbrenda normave islame, e cila përfundon me martesë legjitime të të rinjve. Ky moral islam për momentin ishte shumë me rëndësi, prandaj edhe e përshkon tërë poemën. Dhe ky element për një autor, poet të besimit islam, siç ishte Mu-hamet Çami, për kohën, pëveçse ka peshën, ka edhe ar-syen e vet, në mënyrë që lidhjet bashkëshortore që do të nisin mes dy të rinjve të paraqiten legjitime e në harmoni me islamin.

Në dallim nga lidhjet bashkëshortore islame që janë të moralshme, legjitime e civilizuese, në poemë janë paraqi-tur edhe ato gjeste të nxitura nga pasionet e dominuara nga epshi, gjeste të nivelit të ulët e shtazarak, jo të logjik-shme, jo të ligjshme, që çojnë kah turpi, kah e pamoralshmja, kah harami - e ndaluara.

Burri i Ervehesë niset për në kurbet, pasi i mori vëllait prem-timin për t’u kujdesur për shtëpinë dhe gruan e tij. I kunati i saj, një hipokrit, i nxitur prej "qoftëlargut" dhe i shtrënguar nga epshi, theu besën që i kishte dhënë të vëllait dhe i vërsulet Ervehesë (heroinës) që me çdo kusht të ketë mar-rëdhënie intime me të, duke tentuar ta bindë se nuk ka për të marrë vesh askush për lidhjet e tyre dhe kërkon prej saj të heqë çdo dyshim se një ditë do të hetohet nga burri i saj për tradhëti bashkëshortore. Ajo i përgjigjet bindshëm se nuk ka kurrfarë "vesvese" – dyshimi, por as që i shkon mendja për një akt të tillë të turpshëm, ngase ajo ka dronë e All-llahut, meqë një punë të tillë siç ishte "zinaja", All-llahu e kishte bërë "haram" – (të ndaluar) dhe së dyti, një vepër e shëmtuar e asaj natyre, sipas traditës shqip-tare, vlerësohet si një punë tepër e ligë:
Vesvesera u' nuk kam
po valaqin më vjen frikë,
se Allahu e bën haram,
ishtë edhe një pun’e ligë.9

Sa këmbëngulëse duket dhe sa e bindur është ajo në vet-vete për të ruajtur karakterin e moralin e saj dhe nderin e besën e të shoqit dhe sa bindshëm e mbështet qëndrimin e saj në fakte dhe argumenta shkencorë-fetarë-islamë, dëshmojnë vargjet në vijim:
Jo që jam e martuarë,
Po dhe të mos keshë burrë,
Në fiqir s'më ka shkuarë
Zina që të bënjë kurrë.10

9 Dr. Mahmud Hysa, “Autorë dhe Tekste nga Letërsia e vjetër shqiptare II”, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 1995, f. 205.
10 Vepra e cituar, f. 205.

Poeti, në këto vargje, e paraqet Ervehenë si një intelektu-ale të madhe. Ajo është e arsimuar dhe njeh ligjet e All-llahut të kodifikuara në Kur'an. Ajo di se ç'është "zinaja", cilat janë pasojat e saj, cilat janë sanksionet sipas sheriatit – drejtësisë islame për kryesinë e një vepre të shëmtuar siç është zinaja. Fuqishëm tingëllon mendimi: "Në fiqir s'më ka shkuarë/zina të bënjë kurrë".

Erveheja e di hollësisht se zinaja (marrëdhëniet seksuale jashtë kunore), sipas sheriatit islam, klasifikohen në dy kategori:
- Të parës i takojnë beqarët (të pamartuarit), të cilët po prishën moralin e tyre, po ushtruan marrëdhënie seksuale në mënyrë të paligjshme, pason dënimi mbi ta dhe ky dënim bazohet dhe gjen mbështetje në ajetin e dytë të kapt. En-Nurë të Kur'anit, ku thuhet:
"Të amoralshmen dhe të amoralshmin, fshikulloni çdo njërin prej tyre me nga njëqind kamxhikë".11

-Kategorisë së dytë i takojnë të pamoralshmit e martuar, të cilët ushtrojnë marrëdhënie seksuale jashtë kunore. Vepra e këtyre vlerësohet si krim dhe të amoralshmit, pasi të jetë dëshmuar vepra e tyre me katër dëshmitarë oku-larë, dënohen me vdekje (gjuajtje me gurë gjer në vdekje). Ekzekutimi duhet të jetë publik.
Sipas këtij ligji të sheriatit islam, po t'u përgjigjej Erveheja joshjeve të të kunatit, ajo do të dënohej me vdekje – mbytje me gur, ngase kjo ishte e martuar. Këtë ligj Erve-heja e di dhe morali e nderi i saj islam nuk e lejojnë që ajo t'i nënshtrohet një aventure të pandërgjegjshme. All-llahu e kishte bërë haram zinanë, prandaj edhe po të ishte e pamartuar, të mos flasim që ajo kishte burrë, nuk do të pranonte të bënte zina asnjëherë.
Edhe kështu ta diç jekin
ta besoç me të vërtetë,
ajo punë s'isht memqin
përmbi mua të bënetë.12

11 Kur’an, Kapt. Nurë: 2.
12 Dr. Mahmud Hysa, “Autorë dhe Tekste nga Letërsia e vjetër shqip-tare II”, “Flaka e vëllazërimit”, Shkup, 1995, f. 205.

Për të ruajtur moralin shoqëror shqiptar të kohës, me sa duket, e preokupon mjaft autorin; ai edhe më tej në po-emën e tij sintetizon moralin shoqëror me moralin islam. Personazh kryesor të poemës së tij ka zgjedhur Ervehenë, e cila, megjithë shpirtdlirësinë dhe moralin e lartë që ka, ka të rrezikuar jetën e vet nga dënimi me vdekje nën akuzën si e pamoralshme. Shpirtligët, të cilët për shkak të zilisë dhe mossuksesit të asaj që të shfryjnë epshin mbi Ervehenë, janë të gatshëm ta likuidojnë edhe fizikisht, prandaj e aku-zojnë parreshtur si të pamoralshme.

Kunati i pabesë, të cilit i shkoi fytyra kur ia mësyni, por nuk arriti të çnjerëzojë Ervehenë, iu kërcënua se ka për t'u hakmarrë dhe nuk ka për ta lënë gjallë:
Moj bistre, kthenet i thotë,
se ç'më godite në ballë,
po dij që, u' ty në botë
s'kam për të lënë gjallë".13

Kunati hipokrit e dinte se mënyra më e lehtë për t'u hak-marrë ndaj Ervehesë, e cila nuk iu përgjigj aventurave të tij, në njërën anë dhe për të humbur gjurmët e pabesisë së tij ndaj të vëllait që i kishte lënë amanet shtëpinë dhe fa-miljen, në anën tjetër, e akuzoi Ervehenë si të pamo-ralshme, i vetëdijshëm se po u realizua kjo akuzë, sipas sheriatit islam, Erveheja do të dënohej me vdekje:
Të nesërmen me natë
në gjyq qe këlthet e parë,
kurvë dolli ime kunatë
tha, me turproj vëllanë".14

Meqë sipas sheriatit islam, për t'u gjykuar dhe dënuar për punë kurvërie lypen prova, duhen katër dëshmitarë për të dëshmuar krimin e bërë, të cilët me kohë i kishte siguruar kunati:
Tha: kam njerës të besuarë
që me sy të tyr' e panë,
të cilët' i pat paguarë'
dhe si dontej ay thanë.15

Është me rëndësi të theksohet se autori më përpikmëri dhe fanatizëm mbron të drejtën e sheriatit gjatë zhvillimit të ngjarjes. Ai ka parasysh se duhen siguruar katër dëshmi-tarë okularë për të dëshmuar veprën. Në të kundërt, po të ishin më pak se katër apo po të tërhiqej ndonjëri prej katër dëshmitarëve, të gjithë shpifësit do të shpalleshin si gën-jeshtarë dhe për këtë shpifje, çdonjëri prej tyre do të dënohej me nga 80 (tetëdhjetë) shkopinj, rrahje për fyerje morali. Në Kur'an thuhet:
Është më rëndësi të theksohet se autori më përëpikëri dhe fanatizëm mbron të drejtën e sheriatit gjatë zhvillimit të ngjarjes. Ai ka prasysh se duhet siguruar katër dëshmitar okular për ta dëshmuar veprën. Në të kundërtën po t’ishin më pak se katër, apo po të tërhiqej ndonjëri prej katër dëshmitarëve, të gjithë shpifësit do të shpalleshin si gën-jeshtarë, dhe për këtë shpifje, çdo njëri prej tyre do të de-nohej me nga 80 (tetëdhjetë) shkopi, rrahje për fyerje morali. Në Kur'an thuhet:
"Dhe ata që akuzojnë – njollosin në moral femrat e nder-shme e pastaj nuk sjellin katër dëshmitarë, rrihini me nga tetëdhjetë kamzhikë dhe mos ua pranoni më kurrë dësh-minë e tyre".16
Mbështetur në dëshmitë e katër dëshmitarëve okularë (edhe pse gënjeshtarë), gjyqi duhet të marrë vendim:
Që thosh: Grua që ka buurrë,
kurvë po që të zihet,
t'a mbulojnë me gurë,
ky mundim për të duhet.17

13 Mr. Hajdar Salihu, “Poezia e Bejtexhinjve”, “Rilindja, Prishtinë”, 1987, “Erveheja”, f. 178.
14 Mr. Hajdar Salihu, “Poezia e Bejtexhinjve”, “Rilindja”, Prishtinë, 1987, “Erveheja”, f. 179.

15 Mr. Hajdar Salihu, vepra e cituar, f. 179.
16 Kur’an, kapt. En-Nurë, ajeti 4.
17 Mr. Hajdar Salihu, “Poezia e Bejtexhinjve”, “Rilindja, Prishtinë”, 1987, “Erveheja”, f. 180.

Vendimi i gjyqit i bazuar në dëshmitë e dëshmitarëve, merret i prerë:

Këtë funt gjyqit i thanë

kështu mundimnë ja prenë,

merreni taninë, thanë,
për të mjerën' Ervehenë.18
Kurvëria vlerësohet si punë tepër e poshtër, tepër e keqe, si krim që bën pjesë ndër mëkatet më të mëdha në fenë islame. Për të patur efekt më të madh në edukimin e sho-qërisë dhe në moralin e tyre, ekzekutimi i kriminelit bëhet sheshazi, publikisht, para masës, e cila merr pjesë aktive në ekzekutim:
Jashtë në një brek e suallë'
thirrë botën, anë e mbanë,
në këmb' e ngrenë të gjallë,
në qipi gur e mbuluanë.19

18 Vepra e cituar, f. 180.
19 Po aty, f. 180.

Ervehenë e ekzekutuan dhe e lanë për të vdekur, por ajo nuk e kishte patur të shkruar vdekjen, prandaj edhe i mbi-jetoi ndëshkimit të pamerituar. Nga grumbulli i gurëve me të cilët ishte gjuajtur si dënim i caktuar për kurvëri, e nxori një Arab (Bujari, sipas variantit të Vretos), i cili më vonë i shpalli dashurinë dhe i ofroi martesë, por ajo iu përgjigj: "U’ s'ka bërë zina kurrë" ngase "ishtë haram me qitab".

Konceptit islam Muhamet Çami i qëndron besnik dhe nuk i shmanget për asnjë çast. Ky koncept vazhdon ta sho-qërojë poemën gjer në përfundim, (sipas variantit origjinal të Muhamet Çamit), por jo edhe sipas atij që botoi Jani Vreto, i cili me rastin e botimit të poemës, siç e thamë më lart, e ndryshoi rrënjësisht këtë koncept.

Frymë dhe elementë islamë Çami ka futur në vepër jo vetëm në jetën personale të Ervehesë, kur ajo falet e lutet, kur ajo bën vepra humane, kur ajo mjekon, kur bëhet fjalë për aftësitë mjekuese të saj, por edhe në atë kolektive-shoqërore, kur ajo është duke udhëhequr shtetin. Erve-heja, para çdo hapi që merr për mjekim të pacientëve të saj, aftësitë e veta shëruese i mbështet në ndihmën e All-llahut. Për të patur puna sukses e për të qenë e mbarë, ajo para çdo veprimi bën duanë.
Zoti na dha padishahnë!
duan' u bën menjëherë
e shëron ibad-ullahnë. (str. 151)

Kur përfundojmë me "Ervehenë", shohim se kemi patur të bëjmë me një poemë, heroina e së cilës ishte një besim-tare e devotshme, e arsimuar, intelektuale e formuar, shqiptare muslimane e cila, para se të nisë ndonjë punë të "hajrit", bën "dua"- lutet, vepron me "sheriat" në harmoni me "Qitabin" - Kur'anin. Ajo di ç'është "harami" e ç'është "hallalli", ajo njeh "Halikun" - Krijuesin e saj, e falenderon dhe i shpreh mirënjohje Atij për të gjitha dhuntitë, i kërkon "istigfar" - falje për lëshimet dhe gabimet, lyp "rahmetin" - mëshirën nga "Rrahmani"- i Gjithëmëshirshmi dhe çdo të mirë që bën, e bën për të arritur "rizanë" - kënaqësinë e All-llahut.

E tërë kjo frymë islame që përshkon veprën, gjendet në origjinalin e "Ervehesë", shkruar nga Muhamet Çami, por fatkeqësisht, jo edhe në botimin e Jani Vretos.
Osman Myderizi ka thënë se “Erveheja në Rilindje qe libri më i dashur dhe më i kërkuar. Ajo është bërë popullore dhe lexohet me ëndje edhe sot. Emrin e saj që është emri i heroinës së novelës, e mbajnë edhe tashti mjaft vajza e gra në Korçë, Gjirokastër e Çamëri. Letërsia e re një hero-inë të tillë, që është bërë kaq popullore, s’e ka krijuar ende”.20
20 Osman Myderizi, “Tekstet e vjetra shqip me alfabet arab”, Konfer-enca e Parë e Studimeve Albanologjike, fq.290, Tiranë, 15-21 nëntor 1962.

Mesazhi në "Erveheja"
Nisur nga varianti origjinal i poemës "Erveheja" të shkruar nga Muhamet Çami, për dallim nga botimi i Vretos, mund të konstatohet bindshëm se kjo vepër si temë themelore shtron moralin islam të një femre, e cila, përveç bukurisë natyrore që është dhunti e Zotit, besës shqiptare si traditë trashëgimore, ka edhe një arsimim, kulturë e formim in-telektual islam.

Çami e zgjodhi këtë temë jo aq shumë pse në rrethin ku jetonte ai kishte marrë përmasa të gjera "zinaja" (kurvnija), jo edhe aq shumë sa për t'u bërë me dije njerëzve ndalesën e marrëdhënive seksuale jashtë kunorës, "haramin e zinasë" dhe pasojat e saj. Ai këtë temë më tepër e zgjodhi për t'i dhënë krah iluminizmit, në veçanti atij fetar e për të bindur burrat fatkeqë që për shkaqe të ndryshme largoheshin nga gratë e tyre të posamartuara dhe mërgojnë larg nga ato, se po u martuan me femra të arsimuara, të kulturuara, me theks të veçantë, intelektu-ale, të brumosura e të formuara shpirtërisht e fetarisht, ato do të mbeten të ndershme edhe nëse provokohen, siç ishte rasti me Ervehenë.

Së dyti, të heqë nga koka e të pamoralshmëve, nga mendja e injorantëve, paragjykimet fyese e nënçmuese për gjininë e bukur se "çdo femër apo çdo grua është e pandershme".
Nuk dyshoj se ky mesazh i tij ishte tepër i qëlluar për kohën e poetit, por mendoj se këtë pikë, po ta kishim vështruar në kontekst me momentin aktual të kohës, atëherë do të bindeshim se ai është i domosdoshëm edhe për aktu-alitetin e sotëm, kur prostitucioni ka marrë përmasat e një fatkeqësie kombëtare, e ndoshta edhe ndërkombëtare.

Sot, në shoqërinë perëndimore ku “civilizimi”, fuqia mate-riale, dhuna, trafikimi, kënaqësia, pasioni e seksi thuajse janë bërë objekt i një përkushtimi të shfrenuar. Si pasojë e kësaj, femra edhe njëherë filloi të humbasë pozitën dhe autonominë e saj si qenie njerëzore dhe u bë objekt për kënaqësi fizike të të tjerëve e për promovim tregtar. Qël-limi i saj në jetë tani është më shumë të ekspozojë fem-inilitetin e saj sesa anën njerëzore e humane. Ajo tani ka humbur dinjitetin, mizorisht po shfrytëzohet dhe për interes të gjinisë tjetër, është në gjendje të fallsifikojë strukturën dhe pamjen e saj natyrale me të gjitha mjetet artificiale vetëm për të shtuar joshjen e saj në sytë e meshkujve.

Jam i bindur thellë se si në kohën e Çamit, por edhe më shumë sot, kjo e ligë morale, kjo e shëmtuar – prostitucioni, mund të eliminohej ose së paku, të mjekohej më sukses përmes arsimimit dhe moralit fetar islam, si atëherë, po ashtu edhe sot, gjë që i mungon rinisë tonë në mënyrë të dukshme.
Prishtinë, më 19, 04, 2003

Grup autorësh
SHTRESIMET E IDENTITETIT KULTUROR SHQIPTARË

Lektore
Elvana Zaimi

Përgatitja kompjuterike
HATT Design - Prishtinë
044 135-732

Botoi:
Shoqata Kulturore
“ZËRI YNË” - Prishtinë,
Rr. Nënë Tereza, nr. 132/ 1A
Nr. i tel. 044 144476
e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
www.zeriyne.com
Shtypi:
FOCUS – Prishtinë
044 168 489
 


Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm