Menu

Në Vorbullat e Jetës - II - Adnan Abrashi

User Rating:  / 1
PoorBest 
Adnan Abrashi
( R o m a n)
 
NË VORBULLAT E JETËS - II

Ose (Kursi shpirtëror i filozofisë praktike nga mixha Dilë)
( Pjesa e II )
P r i z r e n
2007

Vizitor të nderuar,
KY EDITIM ËSHTË PROMOVIM NË INTERNET I PJESËS SË II-të TË ROMANIT
“NË VORBULLAT E JETËS-I”,
ANDAJ VIZITORËT E KËSAJ FAQ MUND TA SHKARKOJNË ATË FALAS
Autori


* * *
Një tufë rrezesh dielli, që kishin dëpërtuar përmes dritares në dhomën time, më zgjuan befas. Isha ende i përgjumur. Shikova orën në mur. Nëntë e tridhëjetë minuta.
“Obobo, sigurisht jam vonuar për punë! Më paska dështuar alarmi në telefonin tim celular… Përsëri ajo bateri e cila qe amortizuar kaherë dhe nuk e mbante dot mbushjen gjatë”.- Brohorita i dëshëpruar me gjysmëzëri dhe qortova veten pse nuk e kisha ndërruar gjer më tani këtë mbushëse të mallkuar”

Me të shpejtë brofa nga shtrati dhe u drejtova kah banjoja, që gjendet pranë dhomës sime. Në korirdor e takova nënën. Sapo e pashë, për një çast u drodha. Ajo zakonisht zgjohej herët dhe, pas “namazit të sabahit”, nuk flinte më.
Kishte vërejtur se nxitoja:
- “Dritën e ke pasë të ndezur mbrëmë deri vonë. Ma ka marrë mendja se ishe tuj lexue. Pse je zgju kaq herët? Asht ditë e shtunë. Nuk ke me shkue në punë. Kishte me t’ba mirë barem sot një pushim më i gjatë”.

U ndala në vend dhe fillova të buzëqesh me këtë veprim senil timin. Kisha harruar fare se sot është e shtunë - ditë vikendi. Në një gjendje të habisë dhe gëzimit, që më kapluan furishëm si ndjenja, shikimin e drejtova kah nëna. Ajo nuk e kishte ndjerë lajthimin, ndaj nuk i fola asgjë. Vetëm e përqafova si zakonisht, por këtë herë jo nga shprehia, veçse si shpërblim për lajmin e dhënë. Që ta kamufloja situatën, pa pasur etje fare, piva një gotë ujë në banjo.
 
Hyra në dhomë dhe sërish u futa në shtratin e fjetjes. Tentova të flej, por nuk më zinte më gjumë. Ashtu kot rrotullova shikimin rreth e përqark dhomës. I kapluar nga kotësia, pa dashje zgjata dorën në komoden afër shtratit dhe mora librin të cilin mbrëmë e kisha lexuar me pasion deri para agut të mëngjesit. Ishte ende i hapur. Shikova faqet e mbetura të librit. Deri në përfundim më kishin mbetur përafërsisht dyzet faqe .

“Hëm… libër vërtetë interesant!… Ama …tanimë nuk jam disponuar të vazhdoja më së lexuari. Do ta përfundoj sonte në mbrëmje”, – mendova. Faqen, ku kisha mbërritur, e shenjova dhe, duke e mbyllur, e vura sërish mbi komode. Shikimi m’u përqëndrua tek notesi i shënimeve ditore. Ishte fletorja e DITARIT TIM PERSONAL. E hapa dhe me vëmendje fillova t’i shfletoj faqet e shkruara kronologjikisht sipas datave. I asociacionuar nga përmbajtja, vëmendjen e përqëndrova në idenë që më lindi aty për aty: “ Do të ishte mirë që këto shënime nga ditari t’i përpiloja si një roman?!”

Nga ky synim, që më erdhi papritur, ndjeva një disponim. Shpejt u përmbajta, duke krijuar në vete gjendjen e një qetësie të plotë mentale. Kësisoji, në këtë gjendje, qëndrova rreth 10-15 minuta. Më pas, spontanisht, ktheva kokën kah tavolina ku ishte kompjuteri dhe ndjeva sikur edhe ai më foli: “Jam gati o mik, t’ia fillojmë...

V
…Pas dimrit të ftohtë që bënte këtë vit, era e këndshme, që paralajmëronte pranverën e hershme, filloi të ndihej me të madhe edhe në qytetin tim. Sipas disa pleqve të lagjes, kësi të ftohti nuk mbahej mend në këto anë.
- Shyqyr Zotit e kaluam edhe këtë kijamet”- ishin fjalët më të shpeshta të bashkëqytetarëve të mi që vërtetë i gëzoheshin motit të mirë.

Edhe pas katër vjetësh nga mbarimi i luftës në Kosovë, rryma edhe më tej mbetej sfidë e pazgjidhur. Administrata e Përkoshshme e Kombeve të Bashkuara UNMIK ende nuk dispononte me mekanizma përkatës të zgjidhjes adekuate të këtij problemi jetik për popullatën e kësaj ane. Andaj, u dëshmuan plotësisht të sakta parashikimet e nënës simi se “nuk i dihet dimrit biro!”. Me insistimet permanente të saja, unë me kohë kisha siguruar drutë për dimër, ashtu që, edhe përpos redukimeve të shpeshta dhe të gjata, komoditeti i ambientit të ngrohtë shtëpiak dhe mundësia e pergatitjes së ushqimit edhe pa rrymë, nuk ndjehej fare.

Unë edhe më tej isha i punësuar tek Agroni, duke arritur një përparim të dukshëm në këtë profesion. Merresha me referatin e shitjes së trojeve që agjencioni i blinte vetë nga ofertat më të përshtatshme të klientëve. Përveç rrogës së mirë, provizioni, varësisht nga puna e kryer, mundësonte një përfitim të konsiderueshëm të të ardhurave mujore që vërtetë tejkalonin të gjitha standardet e pagave në bizneset kosovare. Me përmirësimin e kushteve materiale të jetesës, hapi i parë që ndrmora i referohej nënës. Asaj i “urdhërova” që menjëherë t’i ndërpresë tërsisht qëndisjet e dorës, që dikur, vërtetë për ne kanë qenë si burim i vetëm material i eksistencës. E nëna, si nënë! Nuk i rrihej rahat asaj pa punuar diçka. Edhe pse rreptësisht i’a kisha ndaluar të merrej me këso “kerefekesh”, e vëreja se ajo, pa gjilpërat e saja, ndjente një mungesë dhe zbrastësirës shpirtërore.
 
Një ditë m’u ankua:
- “E di se ti e ke për të mirën time, o bir, por nëna jote është mësue me këso punësh. Sikur e vëren edhe vetë, qëndisja më asht ba si pjesë e përditshmërisë sime. Nuk asht lehtë që katërdhjetë vjet të punosh një zanat dhe menjëherë ta heqësh nga dora!?”
Mënyra se si m’u drejtua ishte edhe lutje. Pasi u binda se ajo vërtetë e bënte këtë me kënaqësi të veçantë, dhe se kjo shprehi I sillte asaj lumturi, nuk insistova më. U zotova se kurrë më nuk do t’i përzihem në vullnetin e saj të lirë.

Përmirësimi i kushteve materiale reflektonte dukshëm edhe në segmentet tjera të standardit tonë jetësor. Shtëpia, ku jetonim, na ishte vjetëruar mjaft. Që moti në të duhej të bëheshin disa intervenime ndërtimore . Fundi i vjeshtës dhe koha e mirë që vazhdonte të mbretëronte më ndihmuan t’i përfundoj edhe këto adaptime. Gjatë renovimit, rëndësi të veçatë estetike i kam kushtuar dhomës sime të punës, skutës më të dashur për mua, ku e kaloja pjesën më të madhe të kohës. Me orendi të reja dhe vitrina përplotë libra, tani, ajo i gjasonte vërtetë një ambienti të këndshëm intelektual, ku qëndimi i gjatë në te ma shtonte edhe më tepër elanin për punë.

Shumë gjësende të pajisjeve dhe orendive shtëpiake, që dikur nuk kishim mundësi t’i blenim, tani i jepnin një vlerë të veçantë pamjes ambientale, veçanërisht garnitura e re e kuzhinës e porositur dhe e dedikuar nergut për nënën, ku ajo me kënaqësi e kalonte pjesën më të madhe të kohës së lirë. Edhe pse të gjitha gjellërat dhe specialitetet tjera gastronomike, që i përgatiste ajo, ishin kryesisht orientale, nga rrethi i kushërinjve dhe i të afërmve tanë, nëna ndjehej si gatuese më e mirë. “Pitet” e saja dhe përgatitjet tjera nga brumi, që në shtëpinë tonë ishin meny e obligueshme javore për çdo të diel, të bënin vërtetë t’i lëpish gishtat.

E bindur thellësisht për ditët e lumtura që veç ishin në rrjedhojë, me një kënaqësi të veçantë ajo dinte të thoshte shpeshherë:
- “Nuk na ka dënuar ne Zoti përgjithmonë, jo! Vërtetë kemi vuajtur një kohë, por, në këtë mënyrë Allahu i Madh e provon “itikatin” e robëve të vet, se sa përnjëmend ata jenë në rrugën e tij të drejtë.”
Ose ai refren përplot hirësi i ëndrrës së saj të kahmotshme: Të bëhet vjehërr e mirë e rrethuar me nipa, e që kohën e fundit, me të marrë vesh për Zanën, e kishte shpeshtuar edhe më:
- “Kur të na vjen nusja do t’i ndajmë punët. Kuzhinën nuk e jap. Pergatitja e gjellërave, larja e enëve… po, po edhe rritja e nipave do të jenë detyrat e mia”.

Në ditët që rodhën, unë vërtetë isha i dashuruar në lumturinë
Edhe pse larg meje dhe ku ta di ku, mixha Dilë dhe kujtimi për te nuk më hiqeshin nga mendja. Pavarsisht se ai kishte ikur dhe ishte zhdukur si në vegim, si mund ta harroj këtë njeri e të mos e kujtoj me pasion dhe mallëngjim? Këtë skofiar, i cili në momentin vendimtar të një gjendjeje time të errët dhe të llahtarshme shpirtërore shkrepi shkëndijën, që më pas, si një dritë flakëruese, gufoi në mua, duke ma shpalosur një realitet të ri.

Ishte ky një realiteti krejtësisht tjetër. Një realitet që më bëri të kuptoj se unë jam krijesa më e përsosur hyjnore në Univers, si dhe pjesë e pandashme e vetë krijuesit tim - Perëndisë. I udhëhequr gjithnjë me këtë parim të rrënjosur në vete si bindje, ose, të thuash, si një mënyrë e re e të menduarit, jeta ime filloi të merrte kahje në drejtimin pozitiv, duke u ndryshuar gradualisht nga një gjendje e ditëve të irinosura përplot kaotizëm, në një përjetim të harmonisë, dashurisë dhe shpresës për një të ardhme të lumtur.

Sa herë që i gëzohesha të arriturave të tanishme, patjetër përkujtoja edhe të kaluarën. Kishte momente kur, duke u vetëkënaqur me të mirat e së tashmes, shpeshherë e mallkoja të kaluarën, por, me kalimin e kohës, e doja atë histori së cilës me ëndje i rikthehesha në kujtime.
Gradualisht u vërtetova se çfarëdo qoftë ajo, e kaluara ishte pjesë e pashlyeshme e një realiteti të përgjithshëm e cila duhej të ndodhte.Vërtetë momenti hyjnor në jetë është përherë e tashmja, por, nëse e kaluara shikohet me një qaseje dinjitoze, ajo të shpaloset si dëshmi e lëvizjes së përhershme të qenies sonë kah e përsosura në avancim.

Dihet se njeriu si qenie e gjallë githnjë mendon. Mendimet e tij janë nga më të ndryshmet. Por, nëse në mënyrë neutrale i vështrojmë përmbajtjet e tyre, pa dyshim do të vërejmë se ato, ose bredhin në të kaluarën tonë, ose përmes tyre, me skepticizëm shikohet e ardhmja e cila tek duhet të vijë. Pra, gjithnjë mendohet për të kaluarën ose për të ardhmen. Në shumicën e mendimeve tona spontane, e tashmja kurrë nuk ekziston si përjetim. Edhe përjetimet e tashme të pjesëve më të errta të së kaluarës janë realitete të pashlyeshme të asaj që është dashur patjetër të ndodhin, andaj, realisht, ato duhet marrë si begati e asaj që quhet vazhdimësi.

Nga momenti i njohjes me mixhën Dilë dhe ndikimit të vazhdueshëm të mësimeve të tij në ndryshimin e mënyrës sime të të menduarit, kurrë më të kaluarën nuk e kam shikuar si të hidhur, sepse, qenjësisht isha i bindur se nuk kam më të kaluar të hidhur. Çdo gjë e ardhur nga realiteti im i jashtëm, u mësova ta shikoja si indukim të bindjeve të mia që i rrikthehen burimit të saj. Ose, shprehur në komperacion, si reflektim trodimensional nga pasqyra që më rikthehej si përjetim. Përjetimet e realitetit të jashtëm objektiv janë si projektime të brendshme të mendimeve, ndjenjave dhe synimeve të mia vetjake. Kurrë nuk mund ta harroj një porosi të tij që thoshte:

“Ti je vetë ai që jashtë projekton mendime, të cilat shprehin ndjenjat dhe synimet tua, e më pas i pranon gjoja si realiteti i jashtëm. Kur të duket se dikush të shikon, besoje se në fakt ti e shikon veten nga këndvështrimi i projekcionit vetjak…ti je projekcion i vetëvetes. Ti në realitetin e jashtëm projekton ato çfarë mendon se je”.
Dikur edhe vetë isha ballafaquar me vdekjen, të cilën e dëshiroja pandërprerë. E urreja realitetin e jashtëm, rrethin ku jetoja… çdo gjë që lëvizte… Në të vërtetë unë e urreja Universin në tërësi, pjesë e së cilës isha edhe vetë. Dhe tani, tani u binda se të gjitha këto ishin “ashtu”, sepse unë i mendoja “ashtu”! Sepse unë dëshiroja t’i përjetoja “ashtu”, duke u kënaqur se ekzistoj “ashtu” dhe vetëm “ashtu” duhet të jetë edhe vetë ekzistenca.

I bindur me këtë të vërtetë, ndryshova. Nëse dikur ishte “ashtu“, siç medoja se ishte, atëherë pse nuk mund të bëhet “kështu” siç duhet vërtetë”. Edhe “ashtu-ja” edhe “kështu-ja” janë prezente dhe veprojnë në bindjet e mia, andaj edhe mund t’i ndryshoj ato.
Si?
Thjesht! Vetëm se duhej të besoj në atë çfarë preferoj.
Unë vërtetë fillova të besoj sinqerisht.
Çka të them për pasionin tim të dikurshëm të shfrenuar për alkool?
Kishte kaluar një kohë mjaft e gjatë e abstenimit. Që nga zotimi me qirinj në tyrben e “DALLGËM BABËS”, kur, të thuash, isha vënë në lojë nga mixha Dilë, unë kurrë më nuk kam shijuar asnjë pikë alkool. Asnjë pije që në çfarëdo forme kishte ndonjë përqindje të alkoolit në përbërjen e vet. Shpeshherë, qëllimisht qëndrajo në lokale me shoqëri ku konsumohej pija alkoolike. Mundohesha me çdo kusht ta ndjeja ndonjë sinjal të varshmërisë latente të fshehur ndoshta diku në brendinë e ndërvetëdijes sime.

Por, jo.
Tani edhe dyshimi më i vogël se mund të jem recidivist, ishte larguar përgjithmonë nga droja ime.
Mrekullitë e ligjshmërive të veprimit të shpirtit, të mësuara nga mixha Dilë, më ishin mishëruar si parime themelore jetësore. Posaçërisht porositë nga letra e tij e fundit. Ato i shkrova dhe i vendosa edhe në kompjuterin tim personal.Çdo ditë, kur e kyqja kompjuterin, po thuaj ishte e pashmangshme që folderi “LETRA” të mos klikohej së paku një herë në ditë. Vetinponimi në fillim, e më vonë i formuar si shprehi automatike, sigurisht se nuk ka qenë vetëm mësimi i përmbajtjes nga letra në fjalë, por, leximi i saj më ishte bërë si “çelës” që m’i hapte dyert e përjetimit të harmonisë së pakufijshme që sundon në Univers.

Pas leximit rutinor të letrës, pasonte meditimi. Më pas, në atë gjendje të arritur relaksuese, recitoja me gjysmëzëri në vete formulimet autosugjestive, të cilat i kisha formuluar sipas një renditjeje më parë të përcaktuar, si dhe fotmulimet e reja afirmimative të cilat, sipas një plani të veprimt, me sukses i aplikoja pandërprerë.

Jeta ime tanimë ishte në harmoni të vërtetë. Nuk kisha më konfuzione për asgjë. Të gjitha pengesat eventuale i pranoja tërësisht si rrjedha normale. Pikërisht, mu ashtu sikurse më kishte mësuar mixha Dilë, “asgjë në këtë botë nuk është e rastësishme”, andaj, edhe disa situata, që për fillim më dukeshin të pakëndshme, i shnndërroja në kënaqësi, duke inkurajuar veten se ato duhet të janë vetëm një hallkë zinxhirore në rrugën e arritjes drejt cakut përfundimtar të synimit të caktuar.

Ashtu edhe ndodhte.
Në çdo situatë, pas çdo pengese që më paraqitej, shumë shpejt pasonte kënaqësia e suksesit të kërkuar. Vetëdyshimi ishte tretur në tërësi. Mjaftonte vetëm ta parafytyroja qartë dëshirën konkrete dhe atë ta mbushja me energji pozitive në formë të emocionit të besimit të forte. Këtë ritual e bëja gjithnjë i relaksuar dhe me koncentrim të plotë. Me të përfunduar, nuk mendoja më fare në dëshirat dhe, shih çfarë çudie, ato përherë më realizoheshin në tërësi. Kuptohet, paraprakisht kisha kujdes në përfytyrimin e tyre. Asgjë nuk ia imponoja vetes si synim, nëse më parë e vlersoja si të pakapshme. E kapshmëria nënkuptonte vetëm arsyeshmërinë logjike të dëshirës në momentin e caktuar hapsinoro-kohor. Reditjen e mundshmes sipas principit “gradualisht, nga e thjeshta kah e përsosura”. Në të vërtetë, zgjedhja sipas radhës në rrjedhojën e harmonisë universale.

Një javë pas kontraktimit dhe kaparimit të banesës, Zana u shpërngul në qytetin tim. Menjëherë, posa u vendos, më telefonoi për të më falenderuar në ndihmesën dhe shërbimin që i kisha bërë gjatë gjetjes së banesës. Biseda jonë e parë ishte e shkurtër. Edhe pse kisha mjaft çfarë t’i thoja, këtë herë nuk e zgjata aq, duke e përfunduar qëllimisht me kaq. Këtë e bëra jo rastësisht, sepse dessha t’i krijoj vetes pretekst për ta ftuar edhe herën tjetër me telefon.

Me shumë femra që kam njohur dhe që jam munduar t’ua përvetsoj zemrat, gjithnjë që në kontaktin e parë, nuk nguroja t’u bëja me dije qëllimet e mia sentimentale. Tani me Zanën ishte krejtësisht diçka tjetër. Unë e doja marrëzisht dhe dashuria ime ndaj saj sa vinte e shtohej. Fshehja e çfarëdo sinjali që do t’ia bënte me dije për këtë ndjenjë, ishte frika. Frika, jo nga dashuria, por nga dështimi. Ndonjëherë as vetë nuk kisha sqarim adekuat për këtë. Dështimi i parë rinor me Zanën i rrënjosur thellë në ndërvetëdijen time mud të ishte shkas, por rrjedhën e mëtejme të gjërave tërsisht ia kisha lënë intuitës. Ajo as tashmë nuk do të më tradhëtojë…

I telefonova.
Arsyen e ftesës e kamuflova në formë të interesimit tim për adaptimin e saj në rrethin e ri, si dhe ofertës zemërgjërëse që të më drejtohet pa ngurim sa here të ketë nevojë për mua. Edhe pse isha i bindur se kjo metodë e vardisjes reflektoi si naïve, duket se e arriti efektin e duhur.
Sinqerisht m’u falenderua për kujdesin e treguar me një konstatim të prerë që, siç thuhej,” më fjeti në zemër”:
- “E di miku im i dashur, unë kurrë nuk kam dyshuar për këtë.”

Biseda si rrjedhojë vazhdoi tërsisht në spontanitet. Zëri i saj nga ana tjetër e receptorit linte përshtypjen se vinte nga një vashë e gëzuar. Kjo edhe mua më dispononte. Se sa ishte në nivel humori i Zanës, u dëshmua kur në një moment të bisedës e përdori fjalinë: “më dëgjo zemër”. Mbeta i shtanguar! Më konvenoi. Por, tek dikur më vonë e kam kuptuar se këtë zhargon ajo e kishte si shprehi rutinore.

Biseduam gjatë, rreth gjysmë ore. M’u duk sikur koha flutoroi shpejt. Llafosëm për shumë gjëra. Më së shumti ato kishin të bënin me akomodimin e saj në rrethin e ri. Më tergoi për nismën e mirë të realizimit të projektit të filluar humanitar rreth rehabilitimit të popullatës së këtij regjioni nga traumat e luftës, për familjen e saj dhe për nënën e saj të dashur, me të cilën bisedonte po thuaj çdo ditë në telefon, më rrëfeu për njerëzit dhe fytyrat e reja që kishte njohur për një kohë të shkurtër të qëndrimit këtu e, veçanërisht, për gjendjen e popullatës së traumatizuar, si pasojë e tmerrit të luftës së kaluar.

- “ Unë ndjej një kënaqësi të veçantë në këtë punë” – pranoi - “është një përjetim i pashpjegueshëm kur njerzitë të duan, të besojnë, kur para teje sinqerish t’i shpalosin të gjitha problemet e veta më intime. Edhe pse jam mjeke, e specializuar në psikiatri, nuk mund të jem dot indiferente ndaj disa problemeve që i hasa këtu... Në këto anë, miku im i dashur, kishin ndodhur shumë gjëra të tmerrshme nga lufta.” Këtu u ndal paksa, duke ulur nivelin e zërit gati në pëshpëritje.
 
- “Femrat e kësaj ane më pranuan shpejt dhe me to krijova menjëherë kontakin e afërsisë . Kishin nevojë ato të gjora që t’i qanin hallet e veta me dikë, andaj, mbase edhe pse jam femër, më besuan disa intimitete që as mua, të thuash si mjeke, nuk më linin indiferente. Posa u ktheva në shtëpi, mu parafytyruan skenat e tmershme dhe lemeritëse nga tregimet e këtyre femrave. Qava një kohë me lotë, po, po, një mjeke psikiatre, e aftësuar që të kuptoj dhe të shëroj problemet shpirtërore të tjerëve, kam qarë me lotë, por... ta lëmë këtë temë... Do të ishte më mirë që për këto gjëra të bisedojmë më gjërësisht pa telefon. Ndoshta në ndonjë takim tjetër të dretëpërdrejtë”.

Më konvenoi ky propozim. Duhej ta gjeja sa ma shpejt momentin e përshtatshëm që ta caktoj takimin. Ai moment duhet të aranzhohej, ashtu që të dukej spontan.
- “Edhe pse etika ime profesionale nuk më lejon që të bisedoj me të tjerët për brengat e pacientëve të mi”, - vazhdoi më tej tregimimin e saj bregosës Zana – “beso se kam nevojë t’i rrëfehem dikujt..., shumë gjëra të këqija kanë ndodhur në këto anë gjatë luftës... as goja nuk më shkon se si t’i definoj...”

E kuptova ku e kishte fjalën dhe, duke deshur t’ia lehtësoja këtë hamendje, i thashë troq:
- “ Dhunime? Mendon në dhunime ..?” - E bëra këtë pyetje me një ndërhyrje të shpejtë në bisedë.
- “Ashtu, ashtu diçka... dhe më keq” - më tha- “...por lëre, lëre tani. Për këto dhe për shumë gjëra të tjera do të bisedojmë ndonjë herë tjetër”.
Nga zëri vërehej se ishte mjaft e shqetësuar. Humori i saj i mëparshëm përplot disponim, tani kishte marrë një dimension krejtësisht tjetër. Nuk u përmbajt:

- “Bishat..!.”- e tha si në histeri – “... Vetëm bishat mund të bëjnë një gjë të tillë. Paramendo, me fëmijë, femra dhjetë-dymbëdhjetë vjeçare... shkizofreni e shfrenuar kolektive e një hakmarrjeje të pakuptimtë... Si harrohen këto...? Më thauj, si të harrohen këto? Eh, femra shqiptare! Femra e mjerë dhe e përvuajtur shiptare! Dhe, jo vetëm kaq! E keqja më e madhe është se askush nuk i kupton ato.
Filloi të dënesë. Frymëmarrjen e kishte më të thellë. Ajo qante, duke u munduar që ta fshihte atë nga unë. E pashë të arsyeshme të ndërhyj disi dhe ta ndërpres këtë bisedë:
-“ Mirë Zanë, qetësohu”, - e inkurajova, - “ edhe kjo duhet përballuar”.

Mendova se ishte mu ai moment i përshtatshëm për ta caktuar takimin tonë, ku përveç zërit, do ta përjetoja edhe praninë e drejtëpërdrejtë të saj.
- “Hë, mmm... mos është pak tepër, u bë gjatë në telefon? Të takohemi nesër, pasi të këthehesh nga fshati? Të pres në zyrë. Pajtohesh”?
- “Propozim plotësisht i qëlluar. Pajtohem! Shihemi, pra, nesër në zyrën tënde dhe bisedojmë më gjatë”, - ishte përgjigjja që unë kaherë e prisja me ankth.

Duke u përshëndetur, e ndërpreva lidhjen. Pranoi. As unë nuk u ndjeva aq indiferent ndaj rrëfimit të saj. Posa lëshova receptorin, mendova gjatë. Parafytyrimet nga më të ndryshme nuk më linin të qetë. Hapa dritaren dhe zgjata kokën në drejtim të hapësirës nga e cila në dhomë dëpërtoi një rrymë e fortë e ajrit të pastër. Me kokën që e kisha të zvaritur jashtë, me këtë veprim, sikur dëshirova të ajrosja edhe mendimet neveritëse që më kishin kapluar.
 
Bëra disa hapa nëpër dhomë dhe mora vendimin e shpejtë. “Do të jetë mirë të shtrihem në shtrat dhe me trup të relaksuar të lejoj rrjedhën spontane të euforisë së tyre”. Ishte kjo njëra prej “blic” metodave orgjinale që unë e praktikoja rregullisht kur më atakonin shqetësimet e ndryshme me përmbajtje negative. Kur veproja kështu, sado të ishin të forta ato, gradualisht zbeheshin pa pasur hapësirë të përshtatshme të koncentrohen si “lavra energjetike” negative në ndërvetëdijen time…

“…Sa kemi vuajtur ne si popull dhe ende nuk vetëdijësohemi!” - ishte njera nga ato sifidat që më rizgjoi një botë mendimesh dhe ndjenjash në kokën time. “Ende pa i shëruar plagët tona kolektive nga lufta, ka forca politike nihiliste vendore që intensivisht angazhohen në drejtim të minimizimit të tmerrit të madh që ka ndodhur këtu, e në veçanti me një entuziazëm të pashoq, përms publikimit të disa të pavërtetave në media, kontribuojnë në njollosjen e Luftës Çlirimtara të UÇK-së. Nuk njoh popull askund në botë që do të lejonte që nga radhët e veta të dalin njerëz të tillë që lirshëm të shprehin tentativat e tyre të errta të degradimit të luftës së bijve dhe bijave të veta më të mira, që në çfarëdo mënyre janë flijuar për tokën e tyre të shenjtë.

Nëse vazhdojmë kështu, do të na gjejë mallkimi i madh. Po, po, mallkimi i madh si përsëritje e asaj që nuk kemi dashur ta mësojmë nga historia, por këtë herë me pasoja edhe më katastrofale, ku viktimat e shumta do të jenë si gjithnjë të pafajshmit. Natyrisht, të pafajshmit, e kurrsesi këta hipokritë vendorë të cilët sërish do ta gjejnë patronin tjetër për nënshtrim dhe përkulje.

Si duket marrëzia tek ne mat keq, por edhe më keq pret, kurse parimi etik i dinjitetit dhe moralit të mirëfilltë kombëtar përzihet me interesat ditore të ndasive partiake, kapriceve individuale, lakmisë, kokëfortësisë, jotelerancës, urrejtjes, etj.”
Sa më shumë që i bluaja në kokë këto tema nga realiteti ynë i përditshëm, gjithnjë bindesha se kisha të drejtë! Ashtu i shtrirë në shtrat, me duart e kryqëzuara prapa qafe, lejova vazhdimësinë e rrjedhës së lirë të tyre:

“Nga të gjitha vetitë dhe vërtytet e njeriut, mençuria duhet të jetë më së miri e shpërndarë në botë, sepse askush nuk ankohet se i mungon. Sado që jemi të kënaqur me mendjen dhe inteligjencën që e kemi, realiteti i përditshëm është dëshmi e kundërt për pamundësinë, kufizimet intelektuale dhe marrëzinë tonë, e mos të flasim për urtësinë e cila, për momentin, ndoshta nuk ekziston fare.

Para shumë shekujsh, mendimtari i madh grek Sokrati thoshte: “Unë di aq sa s’di asgjë”. Një budalla yni i përditshëm, përkundrazi, beson se di çdo gjë dhe për këtë është në gjendje që me orë të tëra t’ju bindë për njohuritë e veta që ka nga të gjithë lëmenjtë: shkencë, politikë, sport, ekonomi, art, culture, etj. Vaj halli atij, që rastësisht provon t’i kundërvihet këtij “të mençuri”!
Duket se kjo dukuri ka filluar të përhapet si një tendencë e moralit të sëmurë induktiv shoqëror. Mos vallë mençuria jonë nuk ka ardhur në shprehje gjer më tani, apo, ndoshta, nuk e kemi pasur fare? Dashtë Zoti që të jetë kjo e para, por, siç po na shkojnë punët, frikohem se përgjigjja më e vërtetë do të jetë vetë pjesa e dytë e dyshimit.

Eh, sikur të mbesim në gjykimet e mendjes së tashme, nuk duhet edhe aq të shpresojmë për të ardhmen tone. Por, nëse mbi të gjitha, do të mbisundojë instikti shekullor i moralit tonë të shëndoshë kolektiv si popull, i ndërtuar mbi parimet e mirëfillta të trimërisë, besnikrisë, drejtësisë dhe dinjitetit, atëherë lirisht mund të mëtojmë se ka shpresë. Por, ta zëmë, sikur vërtetë të kishim shumë mend? Sigurisht nuk do të mjaftonte vetem me kaq.

Përveç mendjes dhe mençurisë, do të na nevoitej edhe URTËSIA. E urtësia, krahasuar me mençurinë, dallojnë shumë mes vete. Mençuri do të thotë njohja dhe mbajtja mend e të dhënave dhe shënimeve nga informacionet e përditshme, nga mësimet që na i mbushin kokat shkollat dhe fakultetet, duke na graduar si intelektual... Fatmirësisht, këso njerëz të mençur, që unë do t’i quaja “enciklopedistë” ose “universalistë”, kemi mjaft dhe në çdo vend.
E urtësia? Ç’është urtësia? – hyra edhe më thellë në meditime.

Urtësia duhet të jetë shumë më e lartë se vetë mençuria dhe inteligjenca. Me të vendoset shpejt dhe drejt. Ajo nuk ka gabime, nuk frikohet nga askush, e më së paku nga vetja. Është aftësi hyjnore e vetëndërtuar gjatë dhe me durim, përmes vrojtimit të qartë në rrjedhën e gjërave. Ajo, gjithnjë, shkaktarët i gjen në pasoja. Dallon ç’është patjetër për momentin - diferencon realitetin nga iluzionet”. Është plotësisht e panënshtrueshme para emocioneve dhe instikteve momentale. Nuk është egocentrike dhe në gjykime vepron shpejt dhe qartë.
 
Në të nuk ka kokëfortësi, por vendosmëri. Nuk është imponuese dhe zëdhënëse, por është e patjetërsueshme, sepse në vete përbën forcën e madhe të realitetit. Urtësia na nevojitet sot më së shumti, por ku ta gjejmë atë? A ekziston? Patjetër se ekziston, por jo në vendet ku vendoset. Ajo kurrë nuk vardiset, nuk inponohet dhe nuk lajkaton, nuk i duron manipulimet dhe sjelljet pjatalipirëse, prandaj edhe me arsye të plotë nuk është në pushtet, ku ne zakonisht jemi mësuar ta kërkojmë.
Aspak nuk është çudi pse s’është në pushtet, por duhet të jetë çudi pse pushteti nuk i këshillon ata që e kanë këtë urtësi, bile, siç bëhet zakonisht, së paku për t’u lavdëruar se urtësia e dikujt është e tyre.

Përsëri dyshime të liga me dëshirë të sinqertë që të gaboj. Sikur të kishim organizuar një sondazh publik në mes të budallait tonë mesatar, i cili na bind përherë se di çdo gjë, nga njëra anë, dhe atij të urtit të mirëfiltë, i cili deklaron se di aq sa s’di asgjë, nga ana tjetër, sigurisht që do të fitojë ky i pari. Patjetër se do të fitojë opcioni i parë, sepse ai është më i afërt, më i kuptueshëm, më praktikë dhe më i dashur. Thjesht është më i kapshëm për ne. Ai, fatkeqësisht, është pjesë e përditshmërisë sonë…
Në moment, dëshirova që nga vetja t’i largoj këto mendime. Vendosa t’i shmangem, duke e orientuar kahjen e tyre bredhëse drejt më të gëzuarës dhe më të hareshmes…

* * *
Ditët e fundit isha i preokupuar me tërë qenien time në shkruarjen e romanit. Nga vrulli i inspirimit që më gufonte si fuqi shprehimore, unë dhe kompjuteri im sikur flisnim me zë mes vete. Isha i tretur i tëri, duke përjetuar edhe vetë emocionalisht ngjarjen që e përshkruaja. Në ekranin përballë faqet e tregimit të ardhshëm mbushnin shpejtë faqet e programit “Windows”.Vetëm një zë më ndau nga koncentrimi i përqëndruar. Ishte ai i nënës:
- Eja shpejt! Të pret Zana në telefon!

Gati sa harrova. Me Zanën kishim planifikuar që sonte të shkonim në një koncert.
Koncerti ishte i një kangëtari të njohur kosovar, këngët e të cilit, si unë, ashtu edhe Zana, e preferonim marrëzisht. Për këtë koncert në qytet mbretëronte një interesim i madh. Andaj, përmes lidhjeve të mia miqësore, biletat i kisha siguruar tri ditë më parë.

“Tamam me kohë!”- thashë me vete. Sapo e kisha përfunduar këtë pjesë të tregimit. Kursorin e miut e drejtova në “FILE”. U hap dritarja dhe zgjodha opcionin “SAVE AS”…ROMANI…SAVE…
Pas mbarimit të koncertit Zanën e përcolla deri para hyrjes në ndërtesë, ku qe banesa e saj. Gjatë tërë rrugës, biseda e jonë ishte e përqëndruar në komentimin e artistit të famshëm virtuoz, që sonte, vërtetë, na kishte impresionuar me interpretimin e tij. Zana e njihte dhe e adhuronte artin e mirëfilltë. Muzikën e pëlqente pa masë, veçanëriash atë të lehtë. Por, nuk i linte anash as fushat tjera të krijimtarisë artistike.

- Bëje, të lutem, një krahasim mes interpretimit të sotëm, me ato albume kasetash dhe CD-esh që mbushnin tregun tonë?
- Veçanërisht disa media ektronike dhe ato të shkruara reviale, që edhe më tepër favorizojnë këto antivlera, kontribova edhe unë në këtë temë
- Fatkeqësisht, ashtu! – vërtetoi - Tipik follk, turk, sllav dhe grek! Edhe pse rradhitemi ndër popujt më muzikal në botë, çfarë katastrofe është kjo për kulturën tonë kombëtare! – më tha përplot mllef.
- S’ke çfarë të bësh, – ia ktheva në shaka. – “Qika e ka trupin e mirë për tu cullakav dhe baci i’a çon dy –tre mijë euro nga Zvicra apo Gjermania dhe ja albumi…e ha pazari”!

“Ha, ha, ha!…”- qeshëm së bashku me zë.
Me shije artistike gati se pajtoheshim që të dy, por duhet pranuar se ajo kishte një kulturë më të shprehur në artet figurative. Nga letërsia, për dallim nga unë, që e preferoja më tepër prozën, Zana e donte poezinë. Bile, sikur e pranoi njëherë, edhe vetë kishte botuar disa sosh në revistat e kohës.

I frymëzuar nga prania e Zanës dhe nga koncerti fascinant i artistit tonë të madh, për herë të parë dëshirova që rruga gjer në banesën e saj të kryhet sa më parë. Mendjen e kisha në shtëpi dhe në vazhdimin e romanit të filluar. Para hyrjes kryesore të ndërtesës, me një puthje për natë të mirë, u ndava nga ajo, pa e përcjellë si zakonisht gjer në katin e banesës. Ajo e vëreti se nxitohesha, por nuk bëri zë. Mendova se ende nuk është koha t’i tregoj për tentimet e mia fillestare që nga ditari im të përpiloja një roman, por, me një gjë isha sigurisht i bindur se ajo do të jetë patjetër recenzente e parë e romanit tim.
Sonte nuk isha aq i uritur, prandaj hëngra darkë në këmbë, duke i futur shpejt e shpej disa petulla në gojë, që i kishte pergaditur nëna. Nxitova në dhomën time. Hapa kumpjuterin dhe fillova të shkruaj aty ku kisha mbetur…

VI

…Pas bisedës së dytë telefonike, kontaktet tona me Zanën ishin më të shpeshta dhe më të drejtëpërdreta. Në këto takime, që shpeshherë zgjasnin me orë të tëra, veç të tjerash, shoshitnim edhe shumë gjëra dhe ndodhi nga jeta jonë e kaluar. Pas shkëputjes së kontakteve nga shkolla e mesme, tanimë, si miq të vërtetë, unë asaj në detaje i kisha rrëfyer për shumë segmente të rëndësishme të së kaluarës sime: për rënien dhe ngritjen time shpirtërore, për nënën time të e dashur krenare përplot vuajtje dhe durim... si dhe... patjetër, për njeriun gjenial, yllin e jetës sime, Mixhën Dilë.

Nga këto biseda të përbashkëta, edhe unë për Zanën kuptova mjaft. Bazuar në disa segmente të jetës së saj, mund të thuhet se ato ishin gadi analoge me t’mijat. Edhe ajo një kohë të gjatë ka qenë e demoralizuar në rrethin dhe degjenerimin kolektiv shoqëror, në amoralitetin dhe hipokrizinë prezente kudo dhe gadi në të gjitha poret e jetës, luftës së paçfrenuar për poste dhe pushtet, korupcionit … Nga përshtypja e parë dhe nga bindja ime e lirë, që formova, “rebelimi” i saj nga realiteti i inponuar shoqëror, ka mundësi, të ketë qenë shkas që ajo të tërhiqet nga, të shprehem asisoji, “morali ynë shoqëror në krizë”, duke iu përkushtuar në tërsi librave dhe studimit në fakultetin e mjekësisë.
 
Më pastaj, në profesionin e zgjedhur human si mjeke, ajo e ka gjetur tërësisht veten dhe lumturinë e vërtetë, duke u ndihmuar mu atyre që pikërisht kanë nevojë më të madhe për të. Bile, njëherë, gjatë në një bisedë më kishte thënë:
- Nuk i kuptoj fare disa njerëz! Kur bëjnë vepra bëmirëse, e ndjejnë veten sit ë nevojshëm që dikush t’ua pranojë publikisht. Për mua, si shpërblim, mjafton kur ne sytë e njerëzve shoh gëzimin dhe lumturinë. Sa e mrekulluseshme dhe e papershkrueshme eshte kjo ndjenje!

Nuk ka dyshim se Zana vërtet është një skofiare dhe tërësisht e padjallëzuar. Mu tani fillova ta kuptoj pse ajo nuk ishte martuar, ose së paku, pse deri më tani nuk kishte ndonjë të dashur. Sigurisht që ka pasur vardisës të shumtë me mjaft oferta për martesë, por, jam i bindur se të gjitha, ajo i ka vlerësuar si të rrejshme, si tendenca aventuriere ose si eufori rinore.
Me Zanën kurrë nuk kisha biseduar rreth kësaj teme. Një ditë, në bisedë, duke dashur të kuptoj nga vetë ajo diçka më kokrete, iu drejtova me një pyetje më të drejtëpërdrejtë. Për ta maskuar shkakun e vërtetë të kureshtjes sime, pyetjen e bëra si me shaka:
- Një femër e bukur sikurse ti, sigurisht duhet të ketë patur vardisës të shumtë dhe mjaft oferta dashurie nga “donzhuanët e ndryshëm lajkatarë”?

Duke e ngulitur shikimin në drejtim të syve të mi, për një çast u ndal. Ishte tretur në mendime. Ngadalë uli shikimin nga toka dhe vazhdoi të qëndrojë ashtu e heshtur. Jo, jo! Nuk ishte prekur nga kjo pyetje, por vërehej qartë se në kokë bluante diçka të rëndësishme. Ndoshta e hodha shigjetën në cak të duhur dhe duhet përfituar nga momenti,
– thashë me vete. Pas një heshtjeje që mua mu duk e gjatë, Zana vetëm buzëqeshi dhe, me një aktrim të dobët, aty për aty. bëri gjojam sikur iu kujtua diçka:
- Edhe dy ditë është 28 Nëntori, Festa jonë e madhe kombëtare. Festa e Flamurit. Krahasuar me vendet e tjera, kam dëgjuar se kjo festë në qytetin tuaj kremtohet me një pompozitet më të madh.

-Po, po. Ashtu është. Mirë të paskan informuar. Nuk di si është nëpër qytetet tjera, por vërtetë këtu Festa e 28 Nëntorit kremtohet në menyrë madhështore. I tërë qyteti është në rrugë. Lokalet janë përplot. Nga çdo kënd jehon kënga dhe hareja festive…
- Për festë kam pushim, - vazhdoi bisedën e filluar Zana, - dhe është dashur që të jem në shtëpi, por kësaj radhe kam vendosur të mbetem këtu. Pranon të dalim dhe ta kremtojmë së bashku?
“O qyqar, o torrollak!” - Gati sa nuk më shpëtoi me zë ky qortim që ia bëra në mendime vetes. Në vend se ta bëje ti hapin e parë, e bëri ajo para teje. Por, në rregull, kryesorja ia nisi... më në fund ia nisi, - ishte kurajoja që ma zbuti pendimin për gabimin që ndjeva më parë.

- Ide e shkëlqyeshme, pajtohem plotësisht - i thashë, pa fshehur euforinë e gëzimit që më kaploi në atë moment.
- Në rregull, por kam edhe një kusht? – ndërhyri sërish Zana.
Kurrë nuk më ka pëlqyer fjala “kusht”, por e mbajta gjakftohtësinë.
Çfarë kushti tani? – pyeta me një buzëqeshje që më doli plotësisht artificiale.
- Ti je mysafiri im, sepse unë të ftova i pari. Dakord?

- O bobo, tani më zure në zgrip! Mendon të paguash ti në praninë e një “gjentëlmeni” si unë? Ha, ha, ha! Nuk bën, nuk bën kurrsesi! Por, do të shohim.
Me pëlqimin e dyanshëm, vendtakimin e caktuam në ëmbëltoren e lagjes ku unë shkoja rregullisht. Pikërisht, mu në atë lokal, ku për herë të parë ishim takuar atëbotë kur ajo pati ardhur në fillim për të kërkuar banesë .
- Mirë. Aty do ta pimë nga një kafe, e pastaj shohim e bëjmë. Pasi jam në “mahallën” tënde, kafetë mud t’i paguash ti! Ha, ha, ha.
Ashtu edhe ndodhi.

U takuam në vendin e caktuar. Aty pimë kafetë. Gjer këtu, e tërë iniciativa e aranzhimit të këtij takimi festiv ishte e Zanës. Andaj, këtë herë mendova të propozoj unë idenë time:
- Të shkojmë në një restorant të shkëlqyeshëm, ku zakonisht festave dhe vikendeve ka muzikë të mirë. Aty gjithnjë bëhet një atmosferë e këndshme.
Sërish ajo e mori iniciativën:

- Shkojmë, por së pari të bëjmë një shëti. Më lejon që edhe këtë herë të zgjedh unë? Këtë pyetje e bëri duke improvizuar disa grimasa të fytyrës, që krijonin përshtypjen se të dukej si një tinejxhere lozonjare. E pranova edhe unë lirinë e kësaj mënyre të sjelljes dhe:
- Po si madam! - I thashë duke qeshur dhe u përula para saj në stilin e manirit aristrokrat. U shpreha anglisht:
- “Alëays in your service”. Ha, ha, ha!
- Shihe, shihe kozmopolitin tim?! Po më befason! Të paktën sot duhet të flasësh shqip. Ke harruar çfarë feste është?
Fillova të qesh me zë. Me këto sjellje infantile, vetja më dukej si dikush krejtësisht tjetër. S’kishte rëndësi. Kryesorja isha tërësisht i dehur nga lumturia. Kaherë nuk kisha përjetuar një eufori të tillë emocionale. Spontanisht e pranova lojën dhe këtë mënyrë të sjelljes e cila më udhëhiqte si një dhunti e brendshme. Në vend të përgjigjes, në pozitën “gatitu” fillova të këndoj me zë:
“Rreth flamurit të përbashkuar, me një dëshirë e një qëllim...”

Himnin e këndova aq zëshëm sa që udhëtarët e rastit, që ishin të shumtë dhe shëtitnin bulevardit të zhurmshëm, kthenin kokën kah unë duke kujtuar sigurisht se isha i dehur në këtë mbrëmje festive. Mua as që më hante palla për ta. Kryesorja, isha i lumtur dhe vërtetë i dehur, por kësaj radhe nga dashuria.
Edhe Zana dukej ndryshe. Thjesht, edhe ajo ndjehej njëjtë, sikurse unë.

Pasi e këndova strofën e parë të Himnit, filloi të qeshë me zë, duke m’u bashkuar në duet, gjatë strofës tjetër të cilën e thamë së bashku. Me këto sjellje tona të lira, dukeshim vërtetë si “agjami” për moshën tonë që kishim.
- Të shkojmë në një vend?- përsëri inponimi i Zanës.
- Shkojmë ku të thuash. Të thashë, jam plotësisht në shërbimin tënd. Po, më fal, gati sa harrova. Atë e thashë anglisht. Ha, ha, ha!
Kështu të lumtur dhe të gëzuar, shkuam në “kejin” rreth Lumbardhit. Tani aty ishin vendosur karrige dhe lampadina publike përreth, të cilat asaj pjese të qytetit i jepnin një pamje impozante.

Qëndronim së bashku pranë Lumbardhit të lashtë. Këtij lumi që me shushurimin e tij dukej sikur edhe ai gëzohej për festën tonë të madhe. Lumbardhit krenar dhe pitoresk, këtij dëshmitari shekullor të shumë tundjeve historike të qytetit tim.
U ulëm në një karrige. Zana ndejti afër meje. Nuk di pse dhe nga më erdhi kjo, në këtë pozitë e ndjeva veten si model i një statuje antike. U bë një heshtje paksa e gjatë, gjatë së cilës ajo disa herë mori frymë thellë, duke e ndërruar disponimin. Edhe fytyra e saj tani kishte një pamje që shprehte shqetësim.

- Kam një dhuratë për ty. Mbylli sytë dhe, kur të them unë, ti do t’i hapësh.- e tha me një lloj dridhjjeje të zërit që tradhëtonte gjendjen emocionale të saj. Me të dëgjuar fjalën “dhuratë” qortava në mendime veten. Përsëri pakujdesia ime. Sot është festë. Si nuk më shkoi mendja që edhe unë t’i bleja një dhuratë. Sa e kujdesshme dhe sa gjentile u tragua ajo! Nuk fola, dhe ashtu sikurse më porositi, mbylla sytë dhe për një çast një ngrohtësi hyjnore kaploi buzët e mia, ndjenjë kjo që pastaj përfshiu tërë trupin. Nuk di pse i hapa sytë menjëherë dhe dy duart, që më përqafun, u larguan shpejt. Isha i stepur në vend. Pas pak, nga po këto dy buzë mallëngjuese që filluan të lëvizin ngadalë, u dëgjuan fjalët:

- “Kujtohu mirë! Para shumë vjetësh kur ishim të rinj… mu në këtë vend… ti më puthe për herë të parë… dhe unë… t’u kam hidhëruar. E di… kam reaguar ashpër, sepse, atëbotë, si vashëz e re dhe pa eksperiencë, edhe për mua një gjest i tillë ishte befasi. Pas këtij veprimi, ti e ke ndjerë veten të fyer. Krenaria jote mashkullore e një personaliteti dinjitoz nuk të ka dhënë mundësi që ta kuptosh realitetin tjetër. Atë realitet, për të cilin gjest më vonë, umë jam penduar shumë. Nuk kisha mundësi të të ofrohem dhe të kërkoj falje. Kuptohe, edhe unë e kisha krenarinë time si femër dhe, sado që mundohesha ta bindja veten, nuk gjeja asnjë justifikim për një veprim të tillë. Andaj, sot, mu sot, e pashë të arësyeshme të ta kthej këtë borxh.

- Z a n ë! Të dua shumë Zanë! Sa kam vuajtur për ty! U desh një kohë e gjatë të të harroj dhe të të largoj nga mendimet e mia. Dhe, ja tani…Buzët tona, nën ndikimin e një force të fshehur tërheqëse, sërish u bashkun. Amori këtë herë kishte ngulitur thellë shigjetën e vet në dy zemrat tona, për të mos na ndarë kurrë.
Pas Festës sonë kombëtare - 28 Nëntorit, në këtë ditë të madhe ngjau edhe një histori e bujshme që do të lërë gjurmë të pashlyeshme në jetën time - përjetimi i dashurisë, dashurisë së vërtetë, të cilën e prisja kaherë me ankth dhe ajo më në fund arriti triumfalisht në jetën time….
* * *
Sot u zgjova më herët se dje. Nuk u ngrita menjëherë nga shtrati si zakonisht. Ashtu i shtrirë, shpejt e shpejtë kalkulova në kokë obligimet e mia ditore. - As me Zanën nuk kisha takim, - konstatova me vete. Ajo kishte shkuar për vizitë javore tek prindërit. Kjo më bërë të lumtur, spse pa kurrfarë obligimi mund t’i përkushtohem tërësisht shkruarjes së romanit të filluar.
Me të kujtuar Zanën, ndjeva një ankth të lehtë. Ende isha me mbrasat e koncertit të mbrëmshëm, por shpejt mendimet e mia më shkuan tek vendimi meritor, që nesër pritej të arrinte nga Qendra e Donarit që e kishte selinë në Holandë. Vendimi kishte të bënte me vazhdimin apo ndërprerjen e projektit të saj humanitar edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Jo vetëm për Zanën, por edhe për mua kjo kishte një rëndësi të veçantë, meqë aprovimi i tij do të na mundësonte të jemi afë njeri-tjetrit edhe për gjashtë muaj të tjerë. Misioni i saj ishte levdëruar mjaft nga popullata dhe mbikëqyerësit revizorë. Andaj, bazuar në raportet e para, gjasat ishin 90% për “po”, me 10% “ndoshta”.
- Si të mos i besoj intuitës sime se përgjigjja duhet të jetë patjetër positive!? - Ishte kjo më tepër një konstatim se sa pyetje që ia bëra vetes.

U zgjova shpejt nga shtrati. Së pari, bëra banjon e mëngjesit. Me padurim mora fletoren e shënimeve dhe fillova të lexoj. Në sy më ra faqja e ditarit e dates e hëne, 17 dhjetor… Kjo vërtetë ka qenë një ditë shumë e neveritshme dhe specifike për mu. Atë ditë për here të parë kisha rënë seriozisht në dyshim me vetveten.
Hapa menjëherë kompjuterin dhe fillova të shkruaj…
VII

…17.dhjetori i vitit 200… do të jetë për mua një ditë e paharruar, i cili, seriozisht vuri në sprovë të gjitha mësimet e gjertanishme në rrugën time të filluar të vetëngritjes shpirtërore. Ajo çfarë përjetova atë ditë, denjësisht më ngjalli dyshimin se mos vallë isha në rrugën e çmedurisë. Fatkeqësisht, as Mixhën Dilë nuk e kisha pranë. Ndërsa Zanës, si mund t’i thuhen asaj këto gjëra? Vërtetë, për këtë rast ajo më tepër do të kishte kompetencën profesionale. Mirëpo, si ta pyes atë? Si t’i them asaj, mos jam çmendur?! Pastaj, dihet, mjekët, kur merren me shërimin e të afërmve, dyshojnë në më të keqen, dhe janë labilë në diagnostifikim.

Vendosa të hesht! As me Zanën nuk do të flas për këtë.
Çfarë kishte ndodhur vërtetë me mua atë ditë?!
Një mbrëmje, praktikoja meditimin e zakonshëm rutinor, në qetësinë e plotë mentale, si “flesh” figurë e qartë psikike, m’u parafytyrua pamja e një plaku të moshuar, kokë tullace, me mjekër dhe flokë të varura anash në formë të fijeve të parregullta, që të krijonin përshtypjen se nuk ishin krehur kaherë. Ishte kjo një figure e njohur për mua. Ishte disi, si ajo fotografi e Leonardo da Vinçit nga Libri i Enciklopedisë. Po, po ishte vetë Leonado. Ai i njëjti si nga Enciklopedia. Në parafytyrimin tim, figura u shfaq aq e qartë sikur t’ ishte vërtetë i gjallë. Para se të zhdukej, tek ai regjistrova një buzëqeshje të lehtë që shprete disponimin e tij miqësor. Këtë veprim e identifikova si porosi: të mos kem fikë dhe se ai është miku im.

Ky parafytyrim zgjati fare pak, mund të thuash vetëm disa sekonda, por rrënjosja e pamjes së plakut në kujtesën time nuk më linte të qetë me ditë të tëra.
Pranoj se në fillim u frikësova. Aq shumë isha frikësuar, saqë më lindën disa dyshime të çuditshme: m’u paraqiten halucinacionet... ndoshta diçka nuk është në rregull me mua... mos vallë kam filluar të çmendem?...
U desh të përmbahem!
Duke i dhënë pandërprerë vetes sugjestione pozitive, me një vetëkontroll të shpejtë, mënjanova këto zëra, të cilat i cilësova si provokacione të EGO-s .

Gjatë disa seancave të ardhshme të meditimit, sërish e kërkova parafytyrimin e Leonardos, por, çuditërisht, përpos disa konturave të paqarta, ai nuk m’u paraqit më si herën e parë.
Këmbëngula që në asnjë mënyrë të mos heq dorë nga ky qëllim. Patjetër duhet provuar një herë, edhe një herë... gjithnjë sa të arrij cakun e duhur. Një ditë, derisa meditoja në qetësi, sërisht m’u paraqit qartë figura e kërkuar. Në krahasim me herën e parë, tani Leonardo në parafytyrimin tim qëndroi më gjatë, dhe unë kisha më tepër kohë që ta analizoja dukjen dhe detajet e mënyrës së paraqitjes së tij.

Me një përqëndrim të koncentruar të vëmendjes, vërejta se dalja e kësaj pamjeje psikike gufonte nga një amë, shkëndijë e vogël drite me ngjyrë të verdhë ari, e cila gradualisht rritej, duke u qartësuar si pamje e gjallë fizike. Kuptohet, ishte kjo vetëm një personifikim i figuracionit konkret në psikën time që unë në fakt e përjetoja sikur ajo edhe vërtetë të jetë prezente.
Leonardo më shikonte drejt në sy. Këtë shikim e cilësova si “shikim fascinues”. Pasi m’i kishte ngulitur sytë thellë në rrënjëzën e hundës, nga buzët e tij, që si kontura më të shprehura dallonin prej qimeve të mustaqeve dhe mjekrës, përjetova qetësisht jehonën e fjalëve:
- “Mos u frikëso! Unë jam miku yt i vjetër!”.

Këto fjalë i dëgjova tejet të qarta. Më pastaj, gradualisht, qartësia e figurës filloi të zbehej, duke humbur tërësisht.
Gjatë meditimit të mbrëmjes doja ta takoja sërish. Ashtu edhe ndodhi. Gjersa isha në dhomë, u ula këmbëkryq në tokë dhe me shpinë të drejtë. Duart i kisha në prehër. Ishte kjo një pozitë e zakonshme që e praktikoja rregullisht gjatë seancave të meditimit. Para se t’i mbyllja sytë, këtë herë, përballë vetes vendosa një qiri të ndezur. Flakën reflektuese të saj e fiksova me sy disa minuta. Ritualin me qirinj qëllimisht e futa në praktikën time meditative si risi, sepse më nevojitej asociacioni i pikës shndëritëse ngjyrë ari, nga e cila, si shkëndijë në rritje, duhej të paraqitej figura e kërkuar e Leonardos.

Arti i të vepruarit me qiri të ndezur pati sukses. Posa e fiksova me koncentrim disa minuta, mbylla sytë dhe para vetes parafytyrova këtë dritë që në intervale vinte e rritej. Derisa në mendje ndjeja rritjen graduale të formës së flakës, shpejt e dëshirova para vetes pamjen e Leonardos, që m’u shpreh qartë. I ardhur në këtë gjendje, isha plotësisht i qetë dhe e shikoja me vëmendje krijesën e mrekullueshme që paraqitej. Kësaj radhe, çudiëtrish e pashë edhe me trup. Ishte në mes si një siluetë e mjegulluar në formë vezore. Qëndronte i stepur në vend, duke m’i ngulitur sytë. Pas disa sekondash filloi të lëvizë, së pari dorën e djathtë, duke e drejtuar me gishtin tregues kah qielli dhe, pastaj, ngadalë, me dorën e majtë poshtë, duke treguar me gisht tokën.
U bëra plotësisht vrojtues neutral dhe lejova që gjërat të shkojnë me rrjedhën e vet.

Heshtje!
Pas disa sekondasah, nga buzët që më buzëqeshnin, dallova fjalët:
“Ashtu siç është lart është edhe poshtë... Ashtu siç është lart, është edhe poshtë...!“
Këtë e kuptova si një porosi, që tentonte të ma jepte.
- Duhet të jetë një porosi e rëndësishme - mendova. U koncentrova edhe më tepër në domethanien e këtyra fjalëve, por, në moment ai u zhduk shpejt nga qartësia e parafytyrimit tim.
Patjetër se duhet të jetë një porosi e rëndësishme.

“Ashtu siç është lart, është edhe poshtë... Ashtu siç është lart, është edhe poshtë...“
Edhe pse e lodha kot mendjen, nuk kisha ide se çfarë dëshironte të më porosiste me këtë gjestikulacion.
Gishti tregues lart në drejtim të qiellit dhe gishti tregues i dorës tjetër poshtë, në drejtim të tokës!?
Mendja më shkoi sërish te Mixha Dilë. Patjetër se ai do ta zgjidhte me sukses edhe këtë enigmë. Sa më mungon ky njeri?!
Sido që të jetë, u ndjeva i kënaqur. Pas një muaj tentimesh të njëpasnjëshme, ai përsëri u shfaq i qartë në parafytyrimin tim.
E quajta mik dhe besova se ishte ashtu.
Miku im Leonardo? Udhërëfyesi im!

Në të ardhmen, kontaktet e mia me Leonardon u shpeshtuan dhe përherë ndjeja kënaqësi të veçantë kur e parafytyroja. Ai filloi të bëhet çdo ditë i pranishëm tek unë dhe unë, pa ndonjë vështërsi, shkëmbeja mendime me të. Tek paraqitja e këtij parafytyrimi vetëm një karakteristikë ishte specifike: ai, edhe pse dukej sikur fliste, kurrë nuk e bënte këtë aq gjatë. Fjalët e tij ishin të shkurtra. Rëndomë me: “po”, “jo”, “mirë!”, “tani”, etj. Por, ndonjëher Leonardo dinte që pyetjeve të mia vetëm t’u buzëqeshte, pa dhënë asnjë përgjigje konkrete.

Duke i vrojtuar me vëmendje në të ardhmen, edhe vetë u binda në praktikë se pohimet apo mohimet e Leonardos si përgjigje ishin tërësisht të sakta. Andaj, më nuk kisha fare arsye të dyshoja në to.
Me kalimin e kohës, fillova seriozisht të merrem me mundësinë e qartësimit racional të domethënies së fenomenit Leonardo, shkaktarin e dukjes së tij në parafytyrimet e mia dhe deshifrimin e porosive që m’i bënte. Konsultova disa literatura profesionale që disponoja dhe i tërë rezultati i këtij hulumtimi përfundonte në vërtetësinë e dyshimit që veç ishte formuar në mua, se unë vërtetë kisha përjetuar halucinacione.

Edhe pse, në njëfarë forme, të gjitha parasimtomat anonin kah diagnoza e ekzistimit të elementeve halucinoze në mua, nuk më kënaqte ky vlerësim. Intimisht isha i sigurt se shfaqja e parafytyrimit të qartë të Leonardos e kishte edhe kuptimin e vetë irracional?
Një mëngjes, rrugës, derisa shkoja në punë, papritmas, së pari në mendime, dhe më pastaj, gradualisht duke u qartësuar si parafytyrim, m’u shfaq figura e njohur, e cila më shikonte drejtëpërdrejt në sy dhe i buzëqeshur si çdoherë. Për një çast mbretëroi një heshtje e shkurtër dhe më pas ndjeva jehonën e fjalëve: “Unë jam TI në TY, kupton, TI në TY dhe asgjë tjetër...”

U stepa në vend. Pas persiatjeve të gjata, këto fjalë ishin asociuse, që më mundësuan në mendje ta ndjej zbardhjen e përgjigjes që kaherë e prisja. I ngazëllyer nga ky zbulim, duke troikitur me shuplakën e dorës në kokë, brohorita:
- “ E U R E K A !” Si nuk më shkoi mendja? Leonardo është intuita ime. Po, pra, INTUITA ime e cila ka filluar t’i thejë barrierat e pengesave të EGO-s, duke m’u paraqitur permes formës së re si një shprehje e fërkimit, mes dëshirës së flaktë që të komunikoj me të, nga njera anë, si pjesë racionale dhe e vetëdijshme e shpirtit, dhe nga ana tjetër, e principeve shprehimore dominuese materiale të rrënjosura në bindjet e mia. Produkti i ri nga ky fërkim, pra, ishte zëri i intuitës sime që fliste përmes Leonardos në mua.

Ndjeva një gëzim të papërshkuar. Së pari, për shkak se klinikisht isha normal. Çdo dyshim për mundësinë e ekzistimit të simptomave patogjene halucinoze në mua, ishte tretur. Përgjigjja ishte e qartë dhe racionale: Me Leonardon si ndërmjetësues, unë tanimë kisha tejkaluar barrierat e kontaktit të papenguar të pjesës sime të vetëdijshme me atë të ndërvetëdijshme. Zakonisht intuita komunikon me sinalet e ndjenjës së caktuar si përjetim shpirtëror, por këtë herë, jo edhe rastësisht, me mua komunikonte përmes personifikimit si përcepcion fizik. Unë, si krijesë e dualitetit trup - shpirt, në nivelet e caktuara të zhvillimit tim mental, përmes ushtrimeve të pandërprera të teknikave shpirtërore, në ndërtimin e komplikuar të sistemit tim nervor, kam stimuluar aktivizimin e disa qendrtve të heshtura funksionale.

Kështu të paktën ishte shpjegimi im.
Ah, sikur ta kisha mixhën Dilë! Sa e ndjeja mungesën e tij. Mungesën fizike të tij, sepse ai, përmes mësimeve të veta, ishte i pranishëm në të gjitha situatat konfuze me të cilat ballafaqohesha në jetë. E doja mendimin e tij meritor edhe për sqarimin e personifikimit të intuitës përmes Leonardos.

Mixha Dilë më kishte mësuar se EGO-ja jonë është filtër, apo cenzor i komunikimit të mendjes së vetëdijshme racionale dhe të nënvetëdijshme irracionale, dhe se ajo nuk mund të zhduket tërësisht, por vetëm të riedukohet. Unë, në fakt, kisha filluar që me pranimin e bindjeve të reja, dita-ditës, dhe gradualisht, ta riedukoj atë. Edhe pse e riedukuar, realisht EGO-ja ime ka edhe balansin e të kundërtës tjetër, pra të anës materiale.

Nga vetë fërkimi i këtyre dy të kundërtave duhej ta përjetoja paraqitjen e Leonardos si ralitet i ndërvetëdijshëm, në njerën anë, dhe, nga ana tjetër, pamjen tredimensionale përmes personifikimit të këtij personaliteti, si bindje e rrënjosur e kuptimit materialist. EGO-ja jonë është sa shpirtrore, aq edhe materiale. Andaj, edhe njohja e impulseve në realitetin objektiv duhet të jetë me këto elemente të përbashkëta. Pra, ajo është balans i realitetit material dhe shpirtëror në të cilën formë ekziston edhe vetë qenia jonë njerëzore. Leonardo, pra, është zëri i potencialit tim të pastër, që në realitetin objektiv shprehet si personifikim përmes ndjenjës së dokjes tredimensionale.

Por, pse kjo figurë misterioze e Leonardo da Viçit me atë pamje sikurse nga një vizatim i tij kur ishte në vitet e moshuara?
Pse pikrisht prototipi i Leonardo da Vinçit nga perioda e renesansë mesjetare? Mu këtij personaliteti, emri i të cilit ishte shënuar me shkronja të arta në historiografinë e mendjes gjeniale njerëzore të të gjitha kohëve?
Nuk më kujtohej të kasha lexuar diç kohën e fundit ose për çfarëdo arësye të isha marrë më me përkushtim me Leonardo da Vinçin, edhe pse, pa dyshim, vërtetë kisha një konsideratë të jashtëzakonshme për veprën e tij të madhe dhe mençurinë e rallë enciklopedik të cilën e dispononte për kohën e vet.
E lodha gjatë veten me këto mendime të shkakut, por nuk kisha ndonjë përgjigje që do të pranohej si shpjegim adekuat dhe i arsyeshëm.
- Edhe këtu ka zgjidhje- i fola vetes. - Jam i bindur se do të kem përgjigjen së shpejti.

* * *

Kaptullin tjetër, qo do ta paraqitja në romanin tim të ardhshëm, e shpalla si pjesë më interesante të ditarit. Prandaj, e shkrova më ngadalë dhe më me përkushtim, përveçse këtu bëhehej fjalë për mbrëmjen e parë dhe të paharruar romantike që kaluam së bashku në banesën e Zanës. Në shtjellimin e këtij kapitulli m’u desh të konsultoja edhe disa fjalorë dhe literaturë medicinale. Kërkova edhe ndihmën e Zanës, por pa i treguar ende qëllimin e vërtetë. Me të veprova në mënyrë identike, por me një përmbajtje tjetër, sikur nga vetë fabula e kësaj kaptine që pason…

VII

…Ishte dimër i vërtetë.
Janari kulminoi me ashpërsinë e motit të ftohtë që kishte mbretëruar këtë vit.
Sonte më ftoi Zana të jem për darkë tek ajo. Sikur më tha në telefon, nergut për këtë mbrëmje kishte gatuar një specialitet të veçantë. U gëzova pa masë. Ky ishte edhe rast i përshtatshëm që nga ajo të merrja mendimin profesional për halucinacionin tim të Leonardos. Isha në dilemë të madhe si t’ia filloja bisedës rreth kësaj çështjeje. Jo, nuk do t’ia tregoj të vërtetën. Do t’i them se fjala është gjoja për një mik timin, ose për një të njohur… Ama, që tani e parashikoja saktësisht se çfarë do të jetë përgjigjja. Ajo do të insistojë që ta takojë pacientin drejtëpërdrejtë.

Jo, nuk bën. Nuk do të ketë kurrfarë efekti bindës ky justifikim.
Më së miri të mos gënjej. Thjesht, ta filloj bisedën spontane për halucinacione, duke kërkuar shpjegimin e saj të shfaqjes së tyre.
Zana, ngapak kishte dijeni për takimet e mia me mixhën Dilë dhe për urtësinë e madhe që unë mësoja nga ai. Mirëpo, e vërteta ishte se ne kurrë nuk kishim biseduar më gjerësisht për temat nga këto seanca. Shkaku nuk ishte pse doja të fshihja nga ajo, por, gjer më tani, Zana dhe paraqitja e saj në jetën time më tepër më preukoponte sentimentalisht.
Më së miri do të ishte që t’ia lë spontanitetit të momentit.

Më pëlqeu kjo ide dhe gëzimi i takimit të sotëm u pasurua edhe me një sfidë të re.
Me vështirësi të madhe e kalova gjatësinë e rrugës nga shtëpia deri tek banesa e Zanës. Për këtë shtegëtim zakonisht më duheshin10 minuta, por, rrugët me ngrica dhe moti i ftohë që bënte, më morën më tepër se gjysmë ore kohë.
Pas takimeve tona që zakonisht i bënim duke shëtitur , ose në ndonjë restorant të qytetit, gjithnjë Zanën në fund e përcillja gjer në hyrje të banesës. Edhe pse më ftonte, kurrë nuk pranoja të hyja brenda. Gjithnjë prisja rastin më të favorshëm për këtë. E si rast më të favorshëm për këtë m’u duk dita e sotme. Meqë isha pergatitur për kët moment solemn, memzi prisja të isha në dhomën e saj të ngrohtë.

Me të hyrë mbrenda, vërejta se enterieri i banesës ishte sistemuar me shije. Salloni i pritjes para meje u shpalos me një ambient gjysmë të errësuar. Tërë banesa ndriçohej vetëm nga një dritë e zbehtë që vinte nga abazhurja e vendosur në qoshkun e majtë prej hyrjes, kundrejt një tufëze tjetër drite që reflakronte nga “shandani” oriantal me tre qirinjë të ndezur mbi tavolinën e pritjes në mes të dhomës. Pamja e krijuar e atmosferes intime në përgjithësi, si dhe servimi i tavolinës me shije, në veçanti, dëshmonin se edhe Zana ishte pergatitur posaçërisht për këtë mbrëmje vërtetë të veçantë. Në mesin e “ikebanave” me lule mbi tavolinë dhe garniturës luksoze për ushqim, në moment, vëmendjen time, ma tërhoqi një shishe e verës së kuqe që mbante etiketën “GAME PRIZRENI”

Se ç’më ra mu ky detaj në sy!?
Zana e dinte mirë se unë që moti kisha abstenuar nga konsumimi i çfarëdo lloji të pijes që përmban në vete sasisi alkooli… Desha të reagoj, por u përmbajta. Edhe pse aty për aty e fiksova ashpër shikimin tim kah shishja me verë të servuar, qëllimisht nuk e përqëndrova gjatë vëmendjen në këtë detaj fare të parëndësishëm.
- Ndoshta rregullat, rregullat estetike të servimit e kërkonin një gjë të tillë… Ndoshta…? – e binda veten.
Ashtu edhe ishte. Darka solemne me ambient romantik, vërtetë kërkonte edhe shishen e verës si element të paevitueshëm të bontonit fisnik të të servuarit.

Pas formaliteteve të mirëseardhjes, u ula në karrigen e parë afër tavolinës. Edhe Zana, më pastaj, u ul në karrigen tjetër përballë. Trupi im i shtanguar nga të ftohtit, shpejt u akomodua në ngrohtësinë konstante të dhomës. Posa u ulëm, ajo menjëherë regjistroi një shqetësim tek unë.
- Vërej se ke diçka? Je ngapak i tendosur?
- Jo, jo. Asgjë. Ndoshta e kam nga të ftohtit dhe ndërrimi i shpejtë i ambientit. – e gënjeva.
- Është normale kjo, por unë sikur në ty regjistroj një shqetësim që duket se vjen nga diçka tjetër?
- Mirë e ke vërejtur..- e pranova, dhe as vetë nuk di se si për momentin më lindi ky arësyetim.

- Si të them, këto ditë kam lexuar një roman tejet interesant. Në mes të tjerash, ai merrej edhe me dukurinë e halucinacioneve, që kohë pas kohe i parqiten personazhit kryesor të librit… A do të mund të më thuash diç më tepër për këtë fenomen?
- Halucinacionet!? – u befasue Zana. – Është një temë e gjatë kjo. Si definicion gi përgjithshëm mund të thuhet se janë pasojë e një çregullimi psikik të një personi, ku nga shqisa e të pamurit regjistrohet përjetimi i qartë vizual i një sendi, personi tjetër, apo i çfarëdo situate të ndryshme, pa ekzistuar objektivisht ngacmimi konkret. Personat e tillë të sëmurë janë të bindur se dëgjojnë zëra, shohin… në trup ndjejnë atë që nuk ekziston realisht.
Më tingëlloi ashpër cilësimi i Zanës për halucinacionet si “çrregullime psikike” dhe përdorimi i termit “të sëmurët”.
- Çrregullim psikik?! Sa janë vërtetë çrregullimet psikike dhe a mund të jetë një person normal, nëse përjeton halucinacione të caktuara?

- Shiko…!- dhe, derisa kërkonte përgjigje në mendime, u krijua një heshtje të shkurtër - Duhet biseduar gjatë për këtë temë. Është tejet e komplikuar. Halucinacionet edhe në shkencën psikiatrike shkaktojnë mjaft kontradikta autorësh. Njihen format e ndryshme të përjetimeve halucinoze. Ato mund të jenë vetëm si auditive, që kanë të bëjnë me dëgjimin e toneve të ndryshme, objektivisht pa ekzistuar zëri, ose, vetëm si vizuele – të pamurit e gjërave dhe situatave të ndryshme, pa ekzistuar ato realisht. Është edhe forma e tretë e halucinacioneve të kombinuara, së bashku si audio-vizuale, gjegjësisht shikojnë situata të ndryshme dhe dëgjojnë paralelisht edhe zëra të paqenë në realitet.

Me të përmendur halucinacione të kombinuara, unë shtanga në vend. Më interesonte mu ky grup, sepse ashtu i kisha përjetuar si të kombinuara edhe vetë. U gjeta në “pat” pozicion dhe ndjeva rrezikun se loja ime e montuar do të zbulohet nga Zana. Fillova ta improvizoj kollitjen dhe vazhdova qetë.
- Siç e kam kuptuar unë, autori në këtë libër, përmes personazhit të tij, mundohet t’i shpjegojë më ndryshe. Këtu halucinacionet paraqiten dhe përshkruhen si normale, si një mënyrë e saktë e paralajmërimit të disa ngjarjeve që tek duhet të ndodhin.

- Ahaaa! Ti flet për libra si krijime letrare? Shiko! Përmbajtjet e veprave letrare gjithnjë duhet t’i marësh si forma të përjetimit subjektiv të autorit, të pasuruara me përshkrime stilistike e figurative të nivelit të lartë artistiko-letrar. Në përgjithësi, gjërat dhe situatat, të përshkruara në to, janë ngjarje të trilluara. Edhe pse janë pjellë e mendjes kreative të autorit, gjatë leximit, permes fabulës interesante të shtjelluar mirë, me mjeshtri i jepet lexuesit një kënaqësi e caktuar.
Pasi nuhata se tema e bisedës do ta merrte kahjen tjetër, ndërhyra.

- Jo, nuk mendova të përqëndrohemi konkretisht tek romani. Atë e pata vetëm si pretekst që nxiti kureshtjen time, ndërkohë që desha nga ti, si psikiatre, të mësoj diç më tepër për këto, siç I quna ti, çrregullime psikike.
- Dakord. Pajtohem. Vërej se je mishëruar me personazhin tëndë nga romani.

– Hëm. Si duket ajo vëren, lexon diçka nga unë. Ky konstatim i saj dhe kjo mënyrë se si u shpreh, më vuri në dyshim. Mos, vallë, e tradhëtova veten me ndonjë gjest spontan të pakontrolluar, që do zbulonte gënjeshtrën time qëllimmirë?
.– Në përgjithësi, po më pëlqen kjo qasje e jotje analitike në materialin që lexon, – dhe vazhdoi më tej bisedën e filluar. - Më konkretisht, çka dëshiron të dish rreth halucinacioneve?

Me këtë konstatim të fundit, e ndjeva veten më të lehtësuar nga çfarëdo dyshimi i saj.
- Cilët mund të jenë shkatarët e paraqitjes së halucinacioneve? – qëllimisht e bëra pyetjen e përgjithësuar, duke dashur që Zanën gradualisht ta fusja në temën konkrete. E ndjeja se ajo ende nuk ishte ngacmuar sa duhet të debatojë rreth kësaj çështjeje. Andaj, duhej me mjeshtri ta nxisja. E kisha parasysh se Zana në pranin time nuk bisedonte me një koleg të fushës së vet, por me një laik në mjekësi. Mjekët zakonisht nuk janë të disponuar që me laikët e mjekësisë të flasin detjisht për tema profesionale. Ata, në këso rsate, në hqarimet e tyre, gjithnjë japin përgjigje të thjeshta, pa treguar disponim që të lëshohen më gjerësisht në detaje tjera.

- Së pari, gjithnjë duhet ta kesh të qartë se nuk ka halucinacione pa shqetësim të caktuar psikik ose pa ndonjë ndryshim patogjen organik. – Pamja e saj serioze e krijjuar në fytyrën e saj dhe ndërhyrja e shpejtë me përgjigjen ishin shenjat e para konkrete se strategjia ime e parapërgatitur ka filluar të veprojë.

.- Kemi dy lloje të shkaktarëve të paraqitjes së halucinacioneve: të parat cilësohen si “funksionale”, që paraqiten nga gjendjet e ndryshme psikike afektive, siç janë: frika, paniku, ankthi i madh. Si shembuj praktikë, në këtë kategori njihen halucinacionet e shkaktuara nga vetmia e gjatë. Këto zakonisht paraqiten tek personat e burgosur, të izoluar, etj. Grupi i dytë i patogjenezës halucinacioze, është “organike”. Këto forma shprehen si rrjedhojë e disharmonisë dinamiko-fizike të barazpeshës funksionale. Shembuj konkretë kemi tek asketët e ndryshëm, të humburit në shkretëtirë, tek personat që kanë përjetuar katastrofa nga përmbytjet e anijeve …

Një heshtje e shkurtër me frymarrje të theksuar paralajmëronte disponimin e saj për të shkuar më tej dhe më thellë në këtë debatë. Kjo më konvenoi, por vërejta se kahja e bisedës shkonte kah lënda më e gjerë e psikiatrisë. Prandaj, mendova se duhet të ndrhyja dhe ta orientoja në drejtim të cakut të dëshiruar.

- T’i lëmë definicionet shkencore nga literatura medicinale, Zanë! Unë si laik desha të di se çka nënkupton psikiatria me gjendje të çrregulluar mentale të cilësuar si sëmundje dhe çka konsideroni si gjendje të shëndoshë, nënkuptohet gjithnjë duke pasur për bazë paraqitjen e formave të ndryshme halucinacioze. Ose: gjendja e përgjithshme psikike normale a ka rregulla precize paraprakisht të përcaktuara, apo, si bazë merret komperacioni me sjelljet e shumicës tjetër që konsiderohet normale? - U ndjeva si superior me këtë pyetje që në thelb ishte konstatim.

- Kur më pyete për halucinacionet, kërkove mendimin tim profesional. Çështjen që tani e prashtron, nuk është e natyrës psikiatrike, por më tepër filozofike. Halucinacioni është vetëm një shfaqje jonormale simptomatike e një sindromi më kompleks. Çdo i sëmuri mental nuk e pranon se është i sëmurë. Kur bisedon me paranoidin, ai gjithnjë ka justifikim bindës për shkakun e paranojës së tij. Shizofreniku ka ide të marra që ne, në rrethana tona normale, i cilsojmë se janë ireale dhe nuk kanë të bëjnë me realitetin objektiv. Personi depresiv është i bindur për shkaqet e depresionit të vet dhe ato i ndjen si reale. Paraqitja e depresionit është normale dhe ka justifikimin e saj. Por, të gjitha këto forma janë sëmundje që krijojnë shqetësime të caktuara si për vetë paicentin, ashtu, në shumicën e rasteve, edhe për rrethin ku ai vepron.

Nëse halucinacionet si simptoma përcjellëse të një sëmundjeje mentale paraqiten në rrethanat e ndryshimit patalogjik të gjendjes shpirtërore, atëherë ato nuk janë normale dhe cilësohen si sëmundje. Paraqitja e halucinacioneve tek dëmtimet motorike të sistemit nervor, edhe këto nuk mund të janë normale, sepse shkatari i tyre është dëmtimi apo çrregullimi organik i vetë sistemit nervor. Të marrim si shembull më të thjeshtë formën halucinoze të “fatamorganës “në shkretëtirë. Ky fenomen është normal si dukuri, por, e njëjta, në rrethana të zakonshme, nuk mund të stimulohet nga vetëdëshira.

Si mund të keni, ta zëmë, halucinacion për “oazën ekzotike”, kur realisht qëndroni në plazh, në një ambijent të këndshëm me tavolinën pranë përplot pije dhe ushqim? Siç e sheh nga ky shembull, halucinacioni si dukuri e quajtur “fatamorgana” paraqitet nga ndryshimi akut i gjendjes shpirtërore, shkaktuar nga urija, etja, lodhja, nxehtësia e shkretirës, ankthi, shpresa, etj. Ose: të jemi edhe më decidiv. Instikti natyral i vetekzistencës gërshetohet me realitetin e jashtëm objektiv, nga e cila me një intensitet shumë të fortë regjistron sinjale shqisore të ndjenës së rrezikut. Ky “alarm” shkakton trysni aq të madhe psikike saqë kulmon edhe si përjetim halucinoz i situatës apo gjendjes së kërkuar që realisht nuk ekziston.

Ke raste të njëjta me alpinistët që humbasin orjentimin, ashtu që, pas bredhjes së gjatë në të ftohtë dhe acar, nga ndjenja shumë e fortë e urisë, ankthit, brengës për humbjen e rrugës dhe nga lodhja e tepruar, përjetojnë halucinacionin e dhomës së ngrohtë dhe shtratit pranë zjarrit që ndizet. Në krahasim me të tjerët që kanë forma të sëmundjeve të rrënda hronike, këta, ta zëmë, nuk janë njerëz psikikisht të sëmurë, por, në atë moment, nga ndikimi i ndonjë rrethane të dhunshme të trysnisë emocionale, gjendja e tyre shpirtërore është e ndryshuar. Po ashtu raste të ngjajshme paraqiten tek konsumuesit kronikë të drogës dhe alkoolistët. Alkoolisti kronik, në shkallën e “delirium tramensit”, si halucinacione shikon para vetes fytyra të ndryshme të deformuara, shtazë të rezikshme, insekte që ecin nëpër trupin e tij, gjarpërinj…

Me të permendur alkoolistët, më kaploi një ngrohtësi e përcjellë me dridhje të lehta nga pjesa e lukthit, e cila ngadalë ma përfshiu tërë trupin. Nuk e dija pse u shfaq ky reagim emocional aq i shpejtë dhe spontan. Së bashku me këtë përjetim, si efuri, para meje filloi të duket figura e parafytyrimit të Leonardos. Jo, jo…! Nuk i gjasonte halucinacionit si herëve të tjera, por vetëm një skicim i mjgulluar i pamjes së tij. Mos, vallë, sërish intuita dëshiron të më porosiste për diç të rendësishme? Nuk desha të preokupohesha me këtë gjendje të shkaktuar. Menjëherë, në heshtje, i sugjerova vetes të qetësohem.
Vazhdova bisedën normalisht me Zanën.

- Ndryshimin e gjendjes shpirtërore, psikiatria na e quaka si çrregullim, apo?
- Ndryshimin e dhunshëm të gjendjes psikike përms ndikimit të rrethanave të caktuara, psikiatria e quan si çrregullim.
- Por, për ndryshimin e vetëdijshëm të gjendjes psikike, çfarë do të thoshte psikiatria, ose thjesht cili do të ishte komenti yt?
- Nuk e kam aq të qartë. Pse duhet të ndikohet në mënyrë të vetëdijshme për të ndryshuar një gjendje normale psikike?
- Ndalu pak të lutem, në vetë mundësinë e ndryshimit të vetëdijshëm të gjendjes shpirtërore. A është e mundur një gjë e tillë?

- Thashë, është e mundshme, por në mënyrë të “dhunshme”, me ndonjë psikoterapi të caktuar, apo metodë tjetër farmako-terapeutike medikamentoze. Ndryshimi i dhunshëm i një gjendjeje shpirtërore, bëhet vetëm për mënjanimin e një gjendjeje tjetër e cila cilësohet si negative dhe patologjike.
- A mund të realizohet ky ndryshim përmes metodave autogjene të ndikimit në vetvete?

- Parimisht, nuk do të jetë e mundur, sepse, ata që paraqiten për shërim tek psikiatri nga një gjendje e tendosur psikike, janë të sëmurë dhe kërkojnë ndihmën mjekësore profesionale. Po të ishte ai aq i vetëdijësuar në këtë aspekt, me kohë, nuk do të lejonte që sëmundja e tij të shkallëzohet në nivelin patologjik të shprehjes së saj.
- Dakord, u gjeta në zgrip, - por, sikur të vetëdijësohet, gjegjësisht me kohë po t’i vërente ca gabime…

- … Kur veç kemi formën e nivelit të shfaqjes patologjike të asaj gjendjeje, klienti ynë nuk është i aftë më t’i vërejë gabimet e veta dhe t’i evitojë ato pa ndihmën paraprake të dikujt, sepse gjendja e tij shpirtërore është e tillë. “De fakto”, shërimi do të nënkuptonte zëvendësimin e kësaj gjendjeje të çrregulluar shpirtërore, duke e rikthyer në atë normale. Ky “dikushi” duhet të jetë personi që e njeh mire këtë lëmë, gjegjësisht psikoterapeut i kualifikuar.

Edhe një herë më duhet ta përsëris se lënda dhe metodologjia e psikiatrisë si disiplinë shkencore nuk ka të bëjë me trajtimet e gjendjeve normale shpirtërore, por ajo merret me shkaktarët dhe mënyrën e shërimit të formave të ndryshme të këtyre çrregullimeve të shfaqura si sëmundje.
- Po. Pajtohem tërësisht me ty, Zanë.

Isha thellësisht i bindur për saktësinë e pohimeve të saja. Nuk kisha asnjë mbështetje logjike, si mos t’i pranoja këto konstatime. Edhe unë dikur, gjendjen time të degraduar shpirtrore, nuk arrita ta tejkaloja vetë? Ishte ndihma e mixhës Dilë. Mixha Dilë, atëbotë, për mua luajti rolin e psikoterapeutit më të kualifikuar. Për ta mbajtur ende në nivel superioritetin si bashkëbisedues, u desh që të manipuloj disi me situatën, pa u ndjerë i lënduar. Nuk u dorëzova.

- Kur thashë ndryshim i vetëdijshëm i gjendjes psikike, unë atë e nënkuptova si mënyrë e zëvendësimit të saj nga forma e shprehur negative në atë pozitive. Edhe psikiatria favorizon si preventivë higjienën mentale, ushtrimin e mendimit pozitiv, ngritjen e vetëbesimit si mënyrë e luftimit të anksiozitetit dhe frustacionin, depresioneve …
- Ehe, ndalu! – ishte e befasuar me përgjigjen time.- Mos janë këto qëndrime tuaja si reflektime të mësimeve që ke pasur me mixhën Dilë. Më ke treguar dikur për këtë plak të urtë.

- Po, Zanë. Shumë gjëra të funksionimit të anës sonë irracionale si qenie i kam mësuar nga plaku i urtë,
Mixha Dilë. Ai vërtetë nuk është këtu, por unë sinqerisht besoj se do të paraqitet sërish. Duhet ta njoftosh patjetër këtë njeri.
- Po. Me keqardhje duhet të pranoj se ana irracionle, gjegjësisht e ndërvetëdijshme e qenies sonë, ende mbetet e pasqaruar sa duhet nga shkenca me të cilën merrem unë, filozofi im i dashur. Kam dëshirë të flaktë ta njoh Mixhën Dilë. Dhe ti, patjetër, do të më dërgosh tek ai.
- Nuk është këtu, por unë jam i sigurt se do të kthehet së shpejti. Posa të më paraqitet, unë do të të njoftoj.
- Memzi e pres këtë çast. - pohoi Zana me kënaqësi.

Në vijim biseduam gjatë për tema të ndryshme nga psikologjia, psikiatria dhe për metodat alternative të shërimit, që kohën e fundit, me aplikimin e disa njohurive të lashta orgjinale, gjithnjë e më tepër po sfidohet shkenca zrtare. Ishte edhe diçka që më bëri përshtypje tek Zana. Ne sot për herë të parë bashkërisht biseduam për temat nga profesioni i saj. Vërejta se ajo me qëndrimet e saja nuk paraqitej si pjesëtare ortodokse dhe aq e rreptë e fushës që e përfaqëson. Ishte tejet tolerante. Më pëlqeu konstatimi i saj i nevojës urgjente të një qasjeje më labile të shkencës, këtyre metodave alternative të shërimit.
Por, ndërroi temën Zana.

- Pasi tashi e di se ku e ke fjalën, më thuaj më gjërësisht për atë libër dhe për halucinacionet e paraqitjes së vetëdijshme parathënëse të personazhit të tij.
Vetëm sekondat qenë vendimtare për të pranuar të vërtetën. Por nuk di se si u përmbajta. Vazhdova edhe më
tej të flas për përjetimin tim, por në emër të personazhit të romanit të trilluar si pretekst. I tregova me të gjitha detajet historikun e paraqitjes së halucinacionit të Leonardos.
– Librin nuk e kam përfunduar ende së lexuari . Posa ta përfundoj do të bisedojmë për vazhdimësinë e mëtejmë të ngjarjes në të, – sërish e gënjeva.

- Nuk më befason mua libri, dhe as tema e qëlluar dhe e trajtuar mirë nga autori i tij, por më befason logjika e njohjes dhe e inerpretimit tënd autentik. Më befason terminologjia që përdor… Thjesht po më befason për të mire.
Nuk mbeta indiferent në këtë vlerësim, por vendosa ta vazhdoj edhe më tej aktrimin e rolit të filluar.
- Zanë, a mund të japësh një analizë? Çfarë do të ishte supozimi yt, sikur autori të ta besonte përfundimin e romanit? Ta zëmë, pse paraqitet pikërisht personifikimi i Leonardos në halucinacione te ky personazh?

- Unë do ta udhëzoja tek pskiatri. Atij patjetër i nevojitet ndihma e një psikoterapeuti profesional, i cili përmes ndonjë metode psiko-analitike, do të depërtonte në thellësitë e fshehta të ndërvetëdijes së tij. Figura e Leonardos duhet të ketë lënë ndonjë gjurmë në personalitetin e personazhit tonë. Andaj, ai duke angazhuar ndonjë mekanizëm të natyrshëm psikologjik mbrojtës - konkretisht harresën, e ka rrënjosur këtë figurë në ndërvetëdije. Leonardo, ose si paraqitje, ose si emër, apo, ndoshta, me ndonjë detaj, si mohim, tek personazhi ynë, ka mundësi të ketë nxitur ndonjë konflit të fortë emocional.

Për ta eliminuar këtë konflikt, sigurisht, si mekanizëm psikik mbrojtës, është përdorur harresa. Zakonisht me procesin e harresës, vërtetë nga vetëdija largohet ndonjë kujtim i padëshiruar, por, faktikisht, ajo edhe më tej vepronë në ndërvetëdijen tonë, duke tentuar të shfaqet sërish, por tani përmes ndonjë përjetimi tjetër indirekt. Shpeshherë ky përjetim është negativ dhe paraqitet si kompleks…

- Në rastin e personazhit tonë, permes personifikimit të Leonardos si halucinacion, apo? - ndërhyra .
- Mund të jetë ashtu. Të lutem, këto merri si vlerësime të mia të lira, pa i ditur detajet tjera. Rastet psikike dhe deformimet e tyre janë të komplikuara dhe përherë kërkojnë një qasje komplekse profesionale. Shpeshherë ndodh që një efekt, që ne për momentin e konsiderojmë si të nevojshëm, për pacientin mund të jetë antiproduktiv në fazat të tjera të zhvillimit të sëmundjes. Mu për këtë qëllim, unë kurrë nuk praktikoj të jap vlerësime dhe diagnoza vetëm nga përshkrimi i rastit që i bën dikush tjetër, por gjithnjë insistoj që të jetë i pranishëm drejtëpërdrejt pacienti.

- E kuptoj në tërësi brengosjen tënde, Zanë, por ne zhvillojmë një bisedë të lirë, pa pasur në dijeni rastin dhe pacientin konkret, – edhe më tej vazhdova ta gënjej.
- Dakord. Do të pajtohem me ty.
- Vetëm edhe një detaj dhe do të të liroj nga temat e përditshme të profesionit tend. Për të zbuluar shkakun e vërtetë të paraqitjes së Leonardos në halucinacione, çfarë metode më të përshtatshme psiko-terapeutike do ta preferoje tek personazhi ynë?

- Paj, si të them, ka shumë. Përveç anamnezës fillestare, si bisedë e lirë me pacientin, unë do të preferoja ndosha psikoanalizën, përmes asociacioneve ose edhe si metodë më të shpejtë – hipnozën.
- Hipnozën? – u befasova. – E pranon shkenca hipnozën si terapi.?
- E parasheh ndonjëherë, por në raste më të rralla dhe nën kontroll të rreptë profesional?
As vetë nuk e dija pse, por më së tepërmi kureshtjen ma sfidoi hipnoza si terapi. Për këto tema unë kisha nevojë që gjerë e gjatë ta vazhdoj bisedën me Zanën … Por, sikur një zë i brendshëm më pengoi nga ky qëllim. “Freno nga pak “ – më thoshte - “Mendon ti se me këto “muhalifet” tuaja sonte t’ia prishësh Zanës këtë mbrëmje romantike?…

Menjëherë ndërrova temën e bisedës. Se intuita ime kishte plotësisht të drejtë, u vërtetua edhe me një sprovë konkrete të besimit tim të pacënueshëm në te, çka përjetova atë mbrëmje te Zana, nuk ishte ëndërr, nuk ishte halucinacion, ishte loja e dy trupave të tretur në ekstazën e kënaqësisë më të këndshme hyjnore të Universit… Ishte fërkimi i dy të kundërtave nga e cila patjetër do të dalë produkti i ri dhe më i avancuar…

* * *

Lajmi për marrjen e vendimit meritor të vazhdimit të projektit humanitar të Zanës nga qendra e donatorit të saj, edhe për gjashtë muaj të tjerë, ndoshta më shumë më gëzoi mua, sesa vetë Zanën.
Shkëlqyeshëm.
Do të jemi praën njëri-tjetrit edhe për gjashtë muajt e arshëm. Këtë ngjarje e kremtuam mbrëmë në një restorant atraktiv në periferi të qytetit. Kjo ndejë dhe restoranti në periferi ishte iniciativë e saj, andaj edhe qeraste ajo. Restoranti kishte një ambient të këndshëm me motive kosovare. Ky restorant, siç më tha Zana, namin e kishte marrë në tërë qytetin për gatim të shkëqyeshëm të spcialiteteve nga peshku.

Nuk u zhgënjyem. Restoranti, përveç një arkitekture atraktive me motive vendore, të ndërtuar me shumë shije, kishte edhe pishinën e vetë artificiale, ashtu që peshku në fritezë hidhej i freskët. Këtu të ofrohej mundësia që ta zgjedhësh vetë peshkun e gjallë nga pishina sipas llojit dhe madhësisë së dëshiruar. Edhe personeli qe mikpritës. Aq na pëlqeu kjo atmosferë, saqë ishim mysafirët e fundit që e braktisëm atë dikur kah mesnata.

Nuk e kishim problemin e kthimit. Shërbimi “Radio taksi”, që muajt e fundit, si një risi, e kishin vërshuar qytetin tonë, me automjetet e veta lukzoze ishin përherë në gatishmëri në shërbim të pasagjerëve 24 orë.
Ky takim yni në këtë ambient të këndshëm ceremonial ishte për shumëçka i rëndësishëm. Në rend të pare, aty e shfrytëzova rastin e përshtatshëm për t’i treguar Zanës për romanin tim të filluar dhe propozimin që ajo të jetë recensente e dytë. E përkrahu menjëherë këtë ide, duke më përgëzuar për punën e filluar. Ishte e paevitueshme pyetja të cilën e prisja edhe unë nga ajo:

- Dakort, por, kush do të jetë i pari?
- Mendova se do të mund ta marrësh me mend, por po të them menjëherë. Recensenti i parë i romanit do të jetë Mixha Dilë dhe jo rastësisht. Vetë romani, përveç fabulës së thjeshtë, më tepër në vete është një përshkrim i ligjëratave të tij nga takimet tona të përbashkëta.
- Jam edhe unë diku aty? – mu drejtua duke më buzëqeshur.
- Je, – i thashë në mënyre të prerë, - e paraqitur me identitet të plotë. Edhe mixha Dilë në roman është Mixha Dilë dhe Zana është Zanë.

Ajo më shikoi në sy dhe, duke ngritur gotën e e mbushur me verë të zezë, e lavdërori:
- Gëzuar! Memzi pres ta kem në dorë dorëshkrimin.
Ndoshta e vëreni se në këtë mbrëmje të këndshme ishte edhe një element tjetë i rëndësishëm që unë e ndjej si obligim për ta përshkruar. Qe sa kohë që shoqërohemi së bashku, për të parën herë, me lejen dhe në praninë time, Zana kishte porositur verë për pije.
- “Tullusumi”, siç e thonë te ne, i peshkut është vera. Peshku i gatuar mirë, pa verën e kuqe të mirë, është sikurse shtëpia pa dritare, – më tha.

- S’ke çfar të bësh,- ndërhyra edhe unë me shaka. – Nuk ke ti faj që unë ato “cisterna” të mia të verës, të shkruara nga Zoti, i kisha harxhuar para kohe.
Qeshëm me zë së bashku.
Më pëlqeu edhe një fjalë e urtë dalmatine që e dëgjova nga Zana sonte, e që kishte të bënte me verën:
“Peshku tri here e përjeton zhytjen e vetë në lëng: së pari, derisa është në lumë, së dyti, në vajin e fritezës, derisa gatuhet, dhe, së treti, në verë, gjatë ngrënies”

Nga disponimi më i shprehur se zakonisht që vërehej në fytyrën e saj të skuqur, si dhe nga eforia e fjalëve ca më tepër se zakonisht, konstatova se “lëngu me peshkun e zhytur për të tretën herë” tek ajo e kishte bërë efektin e vet.
Zana kishte pirë edhe për mua.
Në shtëpi u kthyem me “taksi”.
- Në ndarje, më tha:
- Vërtetë jam e disponuar që sonte ta kalojmë mbrëmjen së bashku, por të lutem shko! Shko dhe përfundoje sa më shpejt romanin tend! Pres ta lexoj me padurim …

VIII

...Sot në vendin e punës u paraqita shumë më herët se orari i zakonshëm. Posa hyra në ndërtesën e agjencionit, përveç pastrueses nuk e takova askë nga personeli. Hapa derën e zyrës dhe u vendosa në karrigen e tavolinës sime të punës.
Ende pa ndërmarrë asnjë veprim tjetër, në mendje projektova menjëherë planin e aktivitetit të sotëm ditor. Hapa në kompjuter programin e notesit. Në shënimet për ditën e sotme kisha të caktuara pesë takime me klientët. Më duhej të isha i përgatitur si fizikisht, ashtu edhe psikikish. Nga të gjitha terminet e takimeve, që i kisha për sot, e ndava njërën si më të rëndësishme. Kishte të bënte me një lokal në qendrën e qytetit.

Si agjencion ne ishim tejet të interesuar për ta realizuar vetë këtë ofertë. Çmimi i ofruar i pronarit vërtetë nuk na konvenonte. Agroni veç m’i kishte dhënë disa instruksione të mundësive tona materia deri në çfarë vlere mund ta konkretizojmë këtë shitblerje. Çmimi, i ofruar nga ana e jonë, dallaonte rreth 30 % nga çmimi i kërkuar dhe i regjistruar në katalogun e ofruar. Do të ishte vështirë që pronari të bindet për ofertën tonë, por ne kishim eksperiencën e duhur në këtë drejtim. Gjithnjë pazari definitiv kurrë nuk ishte sa kërkonte shitësi. Në anën tjetër, unë veç kisha disa të dhëna për qëllimin e shitjes së lokalit në fjalë. Ofertuesi ka hyrë në një borxh të madh nga një biznes i dështuar, dhe atë borxh duhej ta kthente me afat të caktuar. Patjetër se do ta joshte çmimi ynë i ofruar me kushtin e pagesës së menjëhershme.

Këto taktizime, në shikim të parë duken si “matrapazllëk”, siç thuhet në popull, por, kështu ishte realiteti i veprimtarisë së këtij biznesi që ne bënim. Shpeshëherë më brente ndërgjegjja për mundësinë e keqëpërdorimit të pozitës së vështirë momentale të shitësit, duke dyshuar që edhe ne bëjmë mëkate me këto punë, por, pas një bisede shoqërore që pata një ditë me Agronin, ai më kishte bindur plotësisht për të kundërtën e kësaj.

- Çmimin e mallit e përcakton gjithnjë oferta dhe kërkesa e saj në treg,- më kishte inkurajuar Agroni . - Ne nuk mashtrojmë dhe nuk përdorim kurrfarë lajkash për t’ia inponuar shitësit detyrimisht të pajtohet me ofertën tonë, por ne vetëm ndikojmë në te, që ai të jetë sa më real. Në shitblerje interesi patjetër duhet të jetë i dyanshëm. Në këso raportesh afariste edhe shitësi përfiton para që do t’i dedikojë për ndonjë qëllim të planifikuar vetjak, por edhe blerësi, kuptohet, nga ky reciprocitet duhet ta ketë interesin e vet.

- Mos harro kurrë, - më kishte tërhequr vërejtjen Agroni,- çdo klient që e bën ofertën e shitjes së një patundshmërie, gjithnjë është i bindur se shtëpia, lokali, apo truolli që ofron për shitje, është më i miri, më i vlefshmi, etj. Tregu, tregu miku im, e ka filozofinë e vet dhe ajo vepron sipas ligjshmërive vetjake të funksionimit. Në një biznes, çferëdoqoftë ai, më i fortë dhe më përfitues për momentin do të jetë ana që i di dhe që me përpikëri i zbaton veprimet harmonike të këtyre ligjshmërive. Qëllimi i suksesit tënd duhet të jetë puna e kryer dhe rezultatet e saj, frytet e së cilës do t’i korrim të gjithë ne së bashku! – më kishte këshilluar kështu Agroni.

Duke larguar nga vetja të gjitha paragjykimet, me kalimin e kohës dhe me krijimin e eksperiencës së duhur, unë kisha formuar rutinën e një qasjeje krejtësisht tjetër për punën që kryeja. Të gjitha obligimet e mia i bëja me dashuri të plotë dhe suksesi kurrë nuk më mungonte. Rezultatet e arritura edhe më tepër ma forconin bindjen se unë vërtetë kisha aftësi të jashtëzakonshme në komunikim me njërëz të tjerë, fuqi kjo e fshehur në mua që unë nuk e kam ditur gjer më tani.
U qetësova. Menjëherë para vetes krijova parafytyrimin e strategjisë së veprimit të mëtejmë të mënyrës së kryerjes së obligimeve të sotme ditore. Më së tepërmi u përqëndrova me klientin që ofronte shitjen e lokalit në qendër të qytetit. E mbajta në vete këtë parafytyrim si një film psikik duke e pasuruar atë me ndjenjën e caktuar të kënaqësisë.

Edhe njëherë u koncentrova dhe nga intuita ime mora sinjalin e besimit. Isha i sigurt se ky transakcion patjetër do të përfundonte sipas parashikimit të pritur. Duke kosideruar si sekret timin të suksesit, këtë metotë të veprimit mental e praktikoja çdo mëngjes, para fillimit të orarit të punës.
Sapo nisa me këto veprime të përditshme dhe të zakonshme rutinore të mëngjesit, orari i rregullt i punës veç filloi. Këtë e konstatova nga zhurma që filloi të dëgjohej në korridor.

Për një çast dikush më trokiti në derë:
- Hyn! – bërtita. Ishte Lola, e cila përveç veshjes së bukur, të përzgjedhur me një shije të jashtëzakonshme, projektoi edhe sharmin e saj gjithnjë në humor. Iu ofrua tavolinës sime dhe pa folur asnjë fjalë lëshoi mbi të një tubë letrash që i kishte në dorë. Këtë punë Lola e bënte çdo mëngjesë, duke shpërndarë materialin e seleksionuar. Pasi vërejta se tentonte të largohej shpejt, e ndala.
-Ehej, ndalu pak! Gjithmonë shkon e vjen si era. Më thuaj së paku disa fjalë për disponimin tim të “sabahit”- desha të mahitem me të.

- Ja ku i ke disa oferta interesante të patundshmërive që duhet t’i regjistrosh dhe t’i analizosh me vëmendje. Këtu është një zarf me letër. Dje të kërkoi një klient. Atë nuk e kisha parë ndonjëherë që sillet nëpër zyrat tona. Nga mënyra e paraqitjes së tij, dukej sikur të njeh mirë. Pasi kuptoi se nuk je aty, nuk deshi ta zgjaste bisedën më shumë. Vetëm ma dha këtë zarf dhe m’u lut të ta dorëzoj. Sa munda ta kuptoj, dukej si një mik yti i vjetër, I cili donte të të takonte.
- E çfarë bëre ti?- e pyeta vetëm sa të flas diçka.

- Asgjë. Ngase u prezentua si mik yti dhe unë u mundova që ta prisja sa më mirë. Menjëherë i ofrova kafe apo diçka tjetër të pijë. Me arsyetim se ngutej, i refuzoi që të gjitha. E garantova se zarfi patjetër nesër në mëngjes do të jetë në duart e duhura. Ai u pajtua dhe iku.
Pastaj...hëmmm... Asnjë femër nuk të kërkoi…! Ha, ha, ha! As Zana! Ha, ha, ha ...! Kjo është për disponimin tëndë të “sabahit”. Tung dhe u pafshim! - u largua furishëm nga zyra duke ma mbyllur syrin e djathtë që ishte gjest i afërsisë sonë miqësore dhe sjelljes së saj të zakonshme sharmante.

Mbeta vetëm. Në qetësinë e ambientit të zyrës, i vështrova kalimthi të gjitha ofertat dhe ato i largova anash pa ndonjë preokupim të koncentruar. Dora më shkoi kah zarfi i mbyllur i letrës. E hapa mekanikisht atë dhe e lexova përmbajtjen e saj.
- “Ti je realiteti i kësaj bote, ti je shkëndija e Perëndisë që shndërit pandërprerë dhe quahet jetë...”- Vetëm kaq shkruante në letër dhe asgjë tjetër.
- Mixha Diiilë! – brohorita me zë. Sërish u paraqit në mënyrën e tij të njohur: pa pritmas, si në ëndërr dhe gjithnjë kur më duhet më së tepërmi. Për një çast një ndjenjë e këndshme si ngrohtësi e lehtë e kaploi tërë trupin tim. Sa i papritur dhe sa specifik është ky njeri. U paraqit mu në momentin kur unë vërtetë kisha nevojë për të. Por, çudi e madhe! Pse nuk la ndonjë takim, ndonjë shenjë apo adresë se ku mund ta gjej?! Sidoqoftë, ai duhet të jetë diku afër.

Një trokitje në derë më ndau nga këto mendime dhe, krijesa që u paraqit me figurë të plotë, ishte, kush tjetër, pos mixhës Dilë. Menjëherë u ngrita nga karriga dhe e pranova me afsh në përqafim.
- Më ke munguar shumë mixha Dilë. Këta gjashtë muaj sa kaluan, kam pasur mjaft nevojë për ty. Ti ike pa gjurmë dhe unë nuk kisha asnjë njohuri për fatin tënd.

- Nuk pajtohem se nuk jemi takuar. Përherë kemi qenë së bashku në mendimet tona. Ti i konsideron takimet ende vetëm fizika, apo? Ehe, edhe ca pjesë të rrobave të vjetra, edhe ca nga ato duhet larguar prej teje. - këto fjalë i foli si me ironi.
- Ashtu! Plotësisht ke të drejtë. Gjithnjë ke qenë në kujtimet e mia sikur të ishe i pranishëm edhe fizikisht, por... nuk më the ku ishe, meqë papritmas ike nga lagjja jonë? Pse u desh aq shpejt të largohesh? Ke pasur ndonjë problem? Në letrën tënde të ndarjes më ke porositur që të mos merresha me shkakun e largimit tënd, dhe unë ashtu veprova. Nuk kam menduar fare për këtë. Vetëm një gjë e di shumë mirë: saherë që preokupohesha me momentet e sfidave të reja, në kujtimet e mia gjithnjë paraqitej figura jote.

- E di! Edhe unë këtë e kam ndjerë. Marrja në mendime me problemet e të tjerëve, është humbje e kotë e energjisë së vlefshme vitale, të cilën ti duhet ta orientosh në kahjen tjetër, më produktive. Andaj, në letër, të kam sugjeruar se nuk duhet të preokupohesh me këtë. Tani i ke përvetësuar dhe je aftësuar në shumë teknika psikike, prandaj shëtia e hamendjes sata në kërkim të arsyeve të ndryshme si shkaktarë të largimit tim do të më dëmtonin edhe mua dhe planet e mia të veprimit.

- Bën shaka me mua? The se në mendime me t’i prish planet tua, a?
- Po, o miku im i dashur. Ne, në mes nesh, tani kemi vënë lidhje të ngushtë shpirtërore të kurorëzuar me sinqeritet nga të dy anët. Andaj, informatat e ndërsjella qarkullojnë pa u penguar?
- Por, ti gjithnjë më thoje se i ke metodat tua mbrojtëse nga ndikimet psikike që eventualisht mund të vijnë nga të tjerët.
- Ashtu ësht. Unë në asnjë mënyrë nuk mund të jem viktimë e këtyre ndikimeve që vijnë nga të tjerët, por shpirti im me vetëdije tani i ka hapur kanalet e komunikimit me AURËN tënde, andaj, ne, mes vete, regjistrojmë dhe shkëmbejmë shumë gjëra bashkërisht.

- Vërtetë mixha Dilë, kohën e fundit, saherë që dëshiroja të të kem afër, në njëfarë forme, kam ndjerë edhe prezencën tënde të padukshme, dhe kjo duhet të jetë ajo lidhje për të cilën më flet ti.
- Kjo është ajo lidhje dhe këtë ndjenjë e kam pasur edhe unë për ty. Isha larg dhe në tërësi i regjistroja disponimet tua. Në momente, ke pasur disa hamendje në veprime të caktuara, por shpejt i ke larguar ato nga vetja.
- Plotësisht e saktë. Por, a do të më thuash tani se ku ke qenë gjatë tërë kësaj kohe?

Mbretëroi një heshtje e thellë në të cilën u tretëm që të dy. Mixha Dilë shikimin e kishte koncentruar krejtësisht në drejtim të një këndi tjetër të zyrës. Pas disa çastesh, fjalët e tij kumbuese depërtuen nga thellësia e hapësirës memece.
- Pas djegies dhe shkatërrimit të tërësishëm të shtëpisë sime në fshat, unë, me pëlqimin e organeve ushtare kë KFOR-it, isha vendosur në atë shtëpi të boshatisur të lagjes suaj. Vendosja dhe qëndrimi im këtu ishte i përkohshëm. Shtëpia e huaj nuk është pronë imja dhe unë kurr nuk kam dashur ta përvetsoja atë. Një ditë, më erdhi një lajmërim se brenda 15 ditsh duhej ta liroja shtëpinë, sepse atë, nga pronari i saj i vërtetë, e kishte blerë një shqiptar yni.

Këtë paralajmërim e pranova si të pritur, sepse e dija se kjo ditë patjetër do të vinte dikur. Mu desh të largohem nga ky vend. Djali im i madh, që gjendet në Gjermani, disa herë më kishte ftuar të shkoja tek ai. Edhe pse këtë ftesë gjithnjë e kamë refuzuar, mendova se mu tash është koha e përshtatshme. Atje kisha dy nipa, që unë, përveç në fotografi, as nuk i nihja fare. Të them të drejtën, isha përmalluar për ta.

Djali tjetër ishte vendosur në Zvicër, por ky, edhe pse i martuar disa vjet më parë, nuk kishte ende fëmijë. E dija se djemtë më prisnin me padurim. Kurrë nuk kam dashur që me prezencën time t’u ndërhyja në intimitetin e ambientit të tyre familjar. Eh, sikur nuset të ishin nga tonat, do të ishte ndryshe. Këta të mitë ishin martuar me gra joshqiptare, prandaj edhe mentaliteti i rrethit të tyre dallon nga e jona.

Pas shumë ftesave dhe insistimeve nga të dy djemtë, me garancionet që më kishin dërguar, rregullova dokumentet e vizës hyrëse për Gjermani. Viza kishte lejeqëndrimi për tre muaj, por, në shtetin nikoqir, kjo e drejtë mund të vazhdohej edhe pas kalimit të këtij afati. Shkova dhe atje qëndrova gati gjashtë muaj... (Mbretëroi një heshtje e shkurtër) Dhe, sa për kureshtjen tënde, ky është tregimi i mungesës sime për këtë kohë.

- Mirë,- vazdova edhe më tej me kureshtjen time,- çfarë do të bësh më tej, ku do të qëndrosh tani?
- U ktheva në fshat. Atje shtëpia ime qe djegur në tërësi. Me pak ndihma të materialit ndërtimor nga një organizatë humanitare dhe me disa para që i kisha nga djemtë, mbi gërmadhat e mbetura shpejt e shpejt e renovova shtëpinë dhe u vendosa aty. Më mbeten t’i kryej edhe disa punë ende të pakryera. Pranvera sapo ka filluar dhe kjo më shkon më favor.
- Patjetër se mund të llogarisësh edhe në ndihmën time, mixha Dilë. Mos më kurse!

- Po, po, nuk kam dyshim. Por, unë sot erdha vetëm të të shoh dhe desha tëtë porosis se të pres këtë të shtunë tek unë. Atë ditë ke edhe ti pushim. Duhet të bisedojmë edhe për disa gjëra që i lamë në gjysmë. Për disa gjëra që t’i kisha premtuar edhe në letrën time të ndarjes.
- Dakord. Më në fund erdhi edhe ky moment i pritur. Kohën e fundit kam njevojë shumë për ndihmën tënde, mixha Dilë.
Ende pa e mbaruar mendim, ai veç qe drejtuar kah dalja. E përshëndeta sinqerisht.
- Tung dhe patjetër do të shihemi të shtunën!

Pasi mbeta vetëm në zyrë, mora frymë thellë disa herë. Duhej qetësuar veten nga preokupimi mental euforik i takimit të sërishëm me mixhën Dilë.
Me mixhën Dilë do të jemi sërish së bashku, ashtu si dikur, për t’i shtjelluar shumë elemente të reja, që unë ende mendoj se i kisha të paqarta...

* * *

Përveç punëve rutinore të ditës, në zyrë sot nuk pata asgjë konkrete se çfarë të punoja.
Mora telefonin dhe, nga numri i shënuar që e kisha pranë, e ftova Fatmirin. Fatmiri ishte një shok imi i vjetër i fëmijërisë. Që kur e njoh se punon, përherë e dija se është në Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq. Disa ditë më pare më kishte ftuar me telefon dhe më kishte njoftuar se pas një jave mbahej mbledhja konstituive e kësaj Organizate. Për zgjedhjen e kryesisë, më tha se ka formuluar një listë të kandidatëve potencialë, që ai preferonte të jenë personalitete paksa më autoritarive. Nga degët e kësaj organizate nëpër fshatra përreth, ai kishte dëgjuar për Zanën. Kishte hulumtuar biografinë e saj dhe gjurmët e fundt arrinin tek unë:

- Në kryesi, kam nevojë për një mjeke,- më pati thënë, - e veçanërisht për psikiatre. Do të ishte mirë që, si shok i vjetër, të ndikosh tek Zana për ta pranuar këtë funksion të ofruar. Kam dëgjuar shumë fjalë të mira për të dhe mendoj ta propozoj edhe si delegate nga komuna jonë në kryesinë qendrore…
- Mendoj se këto aktivitete humanitare e tërheqin, por patjetër do të bisedoj me të dhe sigurisht se do të të lamëroj sa më parë, – i kisha premtuar.

Për propozimin e Fatmirit, në takimin tonë të mbrëmshëm, e pata njoftuar Zanën. Ajo, pas disa hamendjeve të vogla, pranoi duke më bërë edhe një shaka.
- Më propozoni për një institucion të komunës suaj, e në anën tjetër, fort mirë e dini se unë jam përkohësisht në këtë qytet!
E thirra Fatmirin dhe ia bëra me dije për punën e kryer. Ia diktova edhe numrin e telefonit të banesë, duke i sugjeruar që për të gjitha veprimet tjera t’i drejtohet drejtëpërdrejt asaj. M’u falenderua sinqerisht. Duke më përshëndetur, në fund ma la edhe një “skambës” pas:
- Kam unë edhe planet e mia për ty, por për to do të biesedojmë herën tjetër”

“Edhe kjo punë u krye me hajër”, – mendova në vete. Shikova orën. Ishte 10. Një kafe do të më relaksonte. Solla numrin e lokalit të byfesë dhe porosita. Pasi e piva kafenë, që vërtetë më relaksoi, shikova ekranin e kompjuterit përballë dhe i fola në zë si një miku të vjetër:
“Do t’ia nisim sa më parë. Sot, me sa duket, duhet të jemi më të vëmendshëm. Fillojmë me prezentimin e fillimit të ligjëratave nga mixha Dilë…”

XI

...U zgjova herët në mëngjes i disponuar. Nga dritarja e dhomës sime vërejta depërtimin e fuqishëm të një tufe të rrezere të diellit, paralajmërim ky i mirë, se dita e sotme do të jetë e ngrohtë.
E shtunë. Dita kur duhet takuar mixhën Dilë. Më parë, para gjashtë muajsh, ka qenë më lehtë. Ne ishim fqinj dhe shtëpitë i kishim përballë. Tani, deri tek ai, duhej udhëtuar me autobus. U përgatita shpejt dhe me gëzim u orientova kah Stacioni i Autobusave të qytetit.

Pasi fshati gravitonte afër magjistrales që lidhte dy qytete, qarkullimi i automjeteve në atë drejtim ishte i shpeshtë. Nuk prita shumë. Shpejt u gjeta në autobusin e duhur. Nga konduktori kërkova ta ndalte autobusin afër vendit që dukej si terminal i improvizuar.
Ky fshat më ishte i njohur edhe më parë, sepse atypari shpesh kaloja në udhtim, por, gjer më tani, nuk kam pasur rastin të jem vizitor në te.

U gjeta në mes të fshatit. Kah t’ia mbaj tani?
Me hamendje se të shpie në qendër të fshatit, ecjen e orientova në drejtim të një rruge që dukej pak më e gjerë nga rrugicat tjera.
“Zakonisht banorët e fshatrave e njohin mirë njeri-tjetri” - mendova. Nuk zgjati shumë. Në fillim të rrugëtimit, menjëherë takova një fshatar dhe e pyeta për shtëpinë e mixhës Dilë.
- E kërkon mësuesin?- pyeti bashkëfshatari.
U befasova.! Mixha Dilë na qenka mësues fshati dhe unë nuk e kam ditur këtë!
- Mësuesi?!... Po, po mësuesi,- e thashë si në hamendje duke dashur ta fsheh befasinë time nga ai.

- Mësues xha Dila? Po, po, ai. Menduam se na u largua përgjithmonë nga fshati, por sërish na u kthye në gjirin tonë.
Tani u binda edhe më tepër se fjala ishte për personin e njëjtë. Vetëm pohova me kokë.
- E ke shumë lehtë ta gjesh, - vazhdoi sqarimin bashkëbiseduesi im, duke e ngritur dorën lart kah lindja, në drejtim të një rafshnalte që dallohej qartë edhe nga fundi i fshatit. - E shikon atë shtëpi të palyer atje lart?
- Po!- thashë.

- E, aty e ke mësuesin që ti e kërkon.
- Punon ende në shkollë xha Dilë?- pyeta nga kurioziteti për të marrë edhe ndonjë informatë plotësuese për të?
- Jo, jo. xha Dilë është mësuesi më i vjetër dhe më i dashur në këto anë. Ai ka kohë që është pensionuar dhe jeton vetëm. Vazhdimisht lexon dhe mëson. Saherë që kemi nevojë, ai edhe ne na këshillon për shumë probleme tona të katundit.
- Po, po. Ashtu është. Ke të drejtë. Mixha Dilë është një personë tejet i dashur.- e vërtetova edhe unë këtë konstatim.
Në ndarje e përshëndeta mikun.
- Të falenderohem shumë dashamir dhe u mirupafshim!

Ai vuri dorë në zemër dhe me një përkulje të lehtë ma këtheu:
- “E.j v a ll a”!
Vazhdova rrugën tatëpjetë. Edhe pse gjer në cak mu desh të ec në këmbë rreth 10 minuta, nuk ndjeva lodhje. Ashtu sikurse që ishte tradita, posa iu afrova shtëpisë, brohorita me zë të lartë nga jashtë:
- “O zoti shpisë, a do mysafirë?”
- “O hajde, hajd!” - u dëgjua zëri nga brenda - Mirë se na vjen, o mik!
Në derë menjëherë u paraqit mikëpritësi dhe ne u takuam si miq të vërtetë.
Në hyrje, kah brendia e shtëpisë, u pa një korridor i gjatë dhe ende i palyer me llaç. Nga korridori vëreheshin tri dyer: një në ballë të hyrjes kryesore dhe dy të tjera në anën e djathtë. E mora me mend se dera e hyrjes përballë duhet të jetë oda e mysafirëve, dhoma e parë në të djathtë - kuzhina, kurse e dyta me rend, sigurisht duhet të ishte dhomë e punës ku rrinte vetë mixha Dilë.

Parashikimet e mia hapsinore të renditjes së dhomave u treguan si të sakta. Me të hyrë brenda, mixha Dilë më drejtoi nga dera e dytë djathtas, ku edhe unë në vete e kisha parathënë të jetë dhomë e tij e punës. Në brendinë e saj, përveç tavolinës përballë me katër karrige të renditura anash, vëmendjen ma tërhoqi dritarja e madhe në mes e rrethuar me polisa përplot me libra që vazhdonte si kthinë edhe nga ana e majtë e pjesës tjetër të murit.

Pasi më dha shenjë me dorë të ulem në karrigen e parë afër tavolinës, nga kjo pozitë, mu paraqit hapësira tjetër e dhomës përballë. Aty ishte vendosur shtrati dhe një komode, mbi të cilën me shije qenë renditur disa suvenirë artistikë. Tërë orenditë dhe inventari në përgjithësi dukeshin se ishin të reja. Ende ndjehej aroma e erës së pishës nga dërrasat e njoma të shtrojës
- A munde t’ia qëllosh se çfarë mendoj në këtë moment? - me këtë pyetje, që vërtet më lindi aty për aty, theva heshtjen që vazhdoi disa çaste.

- Për shtëpinë e re sigurisht. - nuk ja qëlloi kësaj radhe.
- Jo për shtëpinë, por për librat, për librat e tu. Nuk e kuptoj fare, si është e mundur që ato i kishe në shtëpinë e lagjes sonë, i ke edhe tani në shtëpinë e re, e në anën tjetër, shtëpia jote gjatë lufte ishte djegur në tërësi nga lufta? Si është e mundur që librat ende të jenë të padëmtuara?
- Shiko, shiko sa gjentil që je? Mirë e ke vërejtur këtë. Ka aty edhe nga pak mrekulli... ha, ha, ha!

- Me të mbërritur në fshat, sigurisht, duke tentuar ta gjesh shtëpinë, ke pyetyr njeri për mua?
- Ashtu është, - thashë si në befasi.
- Dhe jam i sigurt se cilidoqoftë ai, të ka thënë se e kërkonë shtëpinë e mësuesit?
- Plotësisht e saktë, – edhe më tepër u befasova me këtë konstatim të vërtetë.
- Unë më se dyzet vjet kam punuar si mësues në disa fshatra përreth, kurse pjesën më të madhe të shëbimit tim të pedagogut e kam kaluar këtu, me bashkëfshatarët e mi. Andaj, të gjithë më njohin si mësues dhe më quajnë profesor...
- Edhe për këtë kam dashur të të pyes por ti...

- Ashtu!- ndërhyri mixha Dilë.- Në rrethana të vështira dhe në kushte tejet të papërshtatshme, sa punoja atëbotë si mësues, në fillim kontakti me plakun xha Dalipin ka qenë i shpeshtë, e më vonë edhe miqësia ime e ngushtë. Ai ishte i angazhuar si punëtor ndihmës apo “kurir shkolle”, siç quheh vendi i tij i punës. Dukej i qetë dhe i vetmuar. Nga kolegët tjerë kuptova se nuk kishte as familje. Gjatë shoqërimit tonë të gjatë, tek pas sa e sa kohe, mora vesh se ai vërtetë ruante në vete një histori të hidhur. Ishte njeri i sinqertë dhe pa kurrfarë djallëzirash, prandaj unë e doja pa masë këtë njeri; por edhe ai më donte dhe më respektonte shumë. Menjëherë e pranova dhe e përqafova si një mik të vërtetë. U lidhëm ngushtë me njeri-tjetrin. Për ne shkolla qe shndërruar në shtëpinë tonë, sepse aty e kalonim së bashku pjesën më të madhe të kohës.

Shpeshherë ngjante që së bashku të na zinte edhe agu i mëngjesit. Unë lexoja libra zakonisht deri vonë, ndërsa xha Dalipi përherë më shoqëronte. Ndonjëherë me bisht të syrit e vështroja vjedhurazi. Ai thithte me ëndje kamishin e gjatë me cigare duhani “kaçak” dhe gjithnjë linte përshtypje se ishte i zhytur në mendime. Kur më shihte se pushoja së lexuari, interesohej duke më kërkuar sqarime nga librat që unë i mësoja. I shpjegoja me ëndje për shumë gjëra. Zakonisht më dëgjonte me vëmendje dhe pa ndërhyrë fare në bisedë.

E, kur biseda jonë merrej si temë me ndonjë ngjarje, apo tregohej ndonjë personalitet nga historia e lavdishme e popullit tonë, në këso “muhabetesh”ai gjallërohej dhe bëhej si bashkëpisedues aktiv. Disa nga këto ndodhi të kaluara, apo, siç kishte zakon të shprehej ai vetë, “vaki”, i ndërlidhte edhe me përjetimet e vuajtjet e veta personale. Një mbrëmje, në besim të plotë, xha Dalipi m’a zbuloi edhe një fsheftësi të madhe. Ai, si i ri, kishte qenë bashkëluftëtar i Azem Bejtës, kurse gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte luftuar në radhët e ushtrisë së Shaban Palluzhës.

Prejardhjen e vërtetë e kishte nga një fasht i Drenicës. Gjatë Luftës II Botërore, duke ikur së bashku me të gjithë anëtarët e familjes nga ushtria serbo-çetnike partizane, e cila masakronin fshatrat e Drenicës, kishte hasur në pritë. Atë ditë e tërë familja e tij së bashku me qindra civilë të tjerë qenë likuiduar dhe masakruar barbarisht. Vetë ishte plagosur rëndë. Kështu i plagosur, vetëm fati i mirë i kishte ndihmuar të ikte disi nga vendi i masakrës. Kjo i ka lënë trauma të rënda në jetën e këtij plaku. Që nga kjo ngjarje, ai kurrë më nuk ishte martuar. Me fillimin e luftës së armatosur në Kosovë, edhe pse i moshuar, ndër të parët ishte kyçur në radhët e UÇK-së.

-“Kosova na ka neve biro!”- dinte shpesh të thoshte. -“Unë nuk kam shkollë, por pushkën e kam në gjak dhe syri ende më punon në nishan. Bini ju shkollarë armikut me dije dhe mos iu ndani librave, e kur të të vijë koha, na s’ja huqim gishtit”.
Një mbrëmje, derisa qëndronim së bashku në dhomën e shkollës, ai kishte ngulitur vështrimin në librat e mi të vendosur nëpër polisa:
- “O mësues, në këtë mbrëmje të ftohtë dimri dhe në këto kohë shumë të këqija, po e shikoj me shumë vëmendje dritën e atij kandili si shndërit. E shikoj atë si ndriçon, por jam i bindur se më shumë nga kjo dritë e këndshme e kësaj mbrëmjeje verbuese bëjnë dritë këta libra që i ke ti. Ato shndërrisin dhe flakërojnë më tepër nga të gjitha dritat e kandilave të Kosovës”. – E tha këtë konstatim përplotë emocion, duke dashur që nga unë t’i fsheh lotët që i dolën nga ky mallëngjim.

- Po mixha Dalip, ke të drejtë ti.- i pata thënë atëbotë, por ka gjasë që dikush këta libra t’i marrë dhe t’i konfiskoj. Ndoshta edhe t’i shkatëroj. Besa, ka mundësi që edhe mua të më burgosin. Armiqtë tanë na frikohen. Ata më së shumti tmerrohen, jo aq nga pushka, sa nga dija jonë. Ata gjithnjë kanë dashuar dhe do mundohen të na lënë përgjithmonë të verbër, pa shkollë dhe pa dije. Sepse, vetëm kështu si të verbër mund të na sundojnë. Vetëm kështu mund ta realizojnë synimin e tyre kryesor – asimilimin tonë në tërësi si popull.
- Jo o dashamirë! Këto libra nuk do të preken kurrë derisa të jem unë gjallë. Po ta jap BESËN se do të kujdesem dhe do t’i ruaj si sytë e ballit.

- Ashtu edhe bëri. Shumë libra të ndaluara i ruante dhe m’i sillte vetëm mbrëmjeve, kur i lexoja fshehurazi. Ndërkohë, me kalimin e viteve, unë kisha pasuruar shumë biblotekën time personale. Në të kisha shumë ekzenplarë të rrallë të botimeve në shqip, por edhe mjaft literaturë në gjuhët tjera. Një ditë, xha Dalipi, erdhi tek unë si në befasi dhe më porositi:
- “Më dëgjo mësues! Siç jam duke e parandjerë, po na vijnë ditët e këqija dhe luftën e kemi te dera. Armiku ynë ka shpeshtuar sherrin kudo mes popullatës shqiptare me arsyetim të kërkimit të armëve, por arma jonë edhe më e fortë se pushkët dhe të gjitha armët tjera që ai i kërkon janë këta libra. Më lejo ti fsheh dhe t’i largoj në një vend të sigurt.
– Nuk ia prisha. E lashë të veprojë sipas bindjeve të tij.

Ashtu edhe ndodhi.
Kosova jonë u përfshi nga lufta dhe i tërë fshati u masakrua, u dogj dhe u shkatërua. Mua nga fshati më larguan disa nxënës të mi që ishin të përfshirë në njësitë operativ të UÇK-së. Siç më thanë, me hyrjen e trupave të Policisë serbe në fshat, viktima e tyre e parë patjetër se do të jetë mësuesi. U binda. Me këta djelmosha trima qëndrova gjer në mbarim e luftës. Përjetova shumë beteja të përgjakshme kundër trupave paramilitare dhe policore serbe. Ishte kënaqësi të ishe në vijën e parë të mbrojtjes së atdheut.

Pas luftës, i tërë fshati qe djegur. Edhe shtëpia ime ishte bërë shkrumb e hi. Në këto rrethana, mu desh që strehimin ta kërkoj në qytet. Më tej e di. U vendosa në shtëpinë e atij serbi tek lagjja juaj.
- E, me xha Dalipin, çka kishte ndodhur me te?
- Edhe xha Dalip kishte shpëtuar. Menjëherë, posa u vendosa në qytet, më gjeti dhe, sipas një liste që ia dhash, më solli një pjesë të librave që i kishte fshehur në një vend të sigurt. Tani, kur e renovova shtëpinë, të gjitha librat i mora dhe i vendosa aty ku janë edhe tani.

- Është ende gjallë xha Dalipë, mixha Dilë? – e pyeta i mahnitur me këtë tregim të tij dhe nga heroizmi i këtij plaku popullor.
- Gjallë dhe shëndoshë e mirë. I ka diku rreth tetëdhjetë e pesë vjet. Jeton në fshat në një shtëpi të cilën e ka ndërtuar tërësisht vetë dhe pa ndihmën e askujt. Ka një fermë të vogël pulash dhe aty kultivon shpezë. Në kohën e lirë, shpesh e viziton shkollën e re që u ndërtua pas luftës. Të gjithë arsimtarët e mëparshëm dhe ata të rinj që kanë ardhur pas luftës, e duan dhe e respaktojnë pa masë, prandaj përherë është i mirëseardhur në mesin e tyre.
- Vërtetë interesant....

- E tani, do të ishte e udhës që të më tregosh diç për veten, për të gjitha ngjarjet, kur nuk ishim së bashku. – më ndërpreu, sigurisht duke dashur të më paralajmëronte se është koha për vazhdimin e temave tona debatuese.
Iu rrëfeva në imtësi për të gjitha që kisha përjetuar gjatë tërë asaj periode sa nuk ishim së bashku. Ai më tepër interesohej për aplikimin praktik të ushtrimeve dhe për zbatimin e porosive të dhëna në letrën e tij të ndarjes.
- E ke ende letrën time?

- Po. E kam, dhe e ruaj me përkushtim. Kjo letër për mua është sikur një manifest shpirtëror. E kam të incizuar edhe në kompjuter dhe nuk ka ditë që nuk e lexoj.
- Besoj se të ka shërbyer mjaft në jetë përvoja në formimin e eksperiencës sate?
- Jo pak, por shumë. Ama, ende kam paqartësi për disa gjëra dhe ende më duhet ndihma jote.
E bëra këtë konstatim si me lutje.

- Dija nuk ka kufi, miku im, prandaj duhet ta kesh për bazë gjithnjë një urtësi të vjetër, e cila thotë: “Mos i beso atij që thotë se e kam gjetur të vërtetën, por besoji atij që thotë se e kërkoj të vërtetën!”
Mbretëroi një qetësi, gjersa atë nuk u ndërpreu reagimi spontan i mixhës Dilë:
- Uaaa, gati harova! – bëri me gisht tregues kah koka dhe u ngrit me të shpejtë. Nga komodja, e vendosur përballë nesh, nxori një bllok në formë notesi. Fletorja kishte një dizajn të bukur me kopertina të lëkurës.
- Këte e ke dhuratë nga unë.

- Më ke ngushtuar mixha Dilë.
- Tani e tutje të këshilloj që të mbash shënime. Shumë gjëra do të kesh nevojë t’i përkujtosh më vonë.
- Shumë pjesë të vlerësuara si më të rëndësishme të ligjëratave tuaja të mëparshme, kur kthehesha në shtëpi, i regjistroja në një fletore.
- Ke vepruar drejt. Tani e tutje duhet të shënosh menjëherë, aty për aty. Do të ishte mirë që të mbash edhe një ditar personal.
Nuk fola asnjë fjalë. “Ide e shkëlqyeshme”- mendova. Menjëherë hapa me kujdes notesin e ri. Nxora lapsin nga xhepi i bredshëm i xhaketës dhe në fillimin e faqes së re shënova datën e ditës së sotme.
Mixha Dilë, pasi u kollit disa herë, m’u drejtua:
- Je gati? Mund t’ia nisim?

Unë me kokë dhashë shenjë pohimi.
- Tanimë e ke të qartë se njeriu, si qenie më e përsosur në makrokosmos, me konstruksionin e vetë të ndërlikuar është një mikrokosmos në minjaturë. Ai, si i tillë, është i ndërtuar nga të dy të kundërtat e veta strukturale. Është, pra, qenie fiziko-materiale dhe psikike jomateriale ose metafizike. Në mesin e këtyre dy të kundërtave, si produkt i veprimit të ndikimit të tërsësisë unike, është mendja që vetëdijëson këtë proces të përhershëm të veprimit ekzistencial.
- Triada?

- Po, triada e njohur struktuarle trup-mendje-shpirt, por kjo ishte vetëm një ndarje nga aspekti i ngushtë kuptimor. Në rrugën e mëtejmë të vetëdijësimit edhe më të madh për ndërtimin e qenies sonë, vetëm kjo ndarje në triptih, që ne e bëmë, është e përgjithësueme.
- Mendon se duhet të ketë ende shtresa tjera të panjohura strukturale në konstruksionin e tërsisë së ndërtimit të qenies sonë?

- Po, në tërësinë e qenies sonë ka edhe shtresa të tjera strukturale të ndërtimit. Edhe pse të papranuara nga shkenca zyrtare, ato janë të njohura për urtësinë e lashtë tradicionale. Dikur, pasi e kam përmendur mbështjellësen tonë energjetike, tëquajtur AURA, të kam thenë se ajo ndërtohet edhe nga shtatë shtresat e tjera
- Po, dhe më ke premtuar se ato do t’i mësojmë më vonë.

- Ja, pra, kjo kohë erdhi. Terminet e ndryshme të përdorura gjer më tani si vetëdije, ndërvetëdije, ego, uni, shpirti, mendja… dhe shumë të tjera, ngadalë do t’i vëmë në vendin e tyre të vërtetë. Ekzistenca, që ne e quajmë jetë, në manifestimin e saj të vërtetë e ka burimin nga bërthama qendrore e një niveli të lartë të përsosshmërisë hyjnore. Andaj, të gjitha forcat dhe kualitetet, që i përshkruhen kësa përsosshmërie, janë prezente vetëm atëherë kur jeta del në sipërfaqe nga kjo strofull hyjnore. Këto kualitete dhe forca janë zhvilluar shumë ngadalë. Ato, si trusni e pandërprerë e vullnetit hyjnor, më vonë fillojnë të funksionojnë përmes ndikimeve të forta që vijnë nga jashtë si fuqi evolutive - ekzoterite dhe nga brendësira si forca -ezoterike. I tërë Universi ose sistemi ynë solar është një hapësirë e madhe dhe e pakufijshme e evolucionit.

Ky sistem në konstruksionin e vetë është i shtatëfishtë dhe përfshin botën materiale bashkë me gjashtë shtresat tjera si gradacione progresive të materies, që ne tani e tutje do t’i quajmë si plane ose nivele. Edhe pse i quajtëm si shtresa apo nivele, ato nuk duhet kuptuar vërtetë si shtresa të paluara, por logjikisht duhet t’i nënkuptojmë si gjendje psikike, të cilat, mendja jonë, si tërësi ekzisteniciale, i përjeton përmes qenies së plotë. Natyrisht se planet apo nivelet nuk janë vende të caktuar ku mund të udhëtohet, por në fakt përjetimi i tyre është vetënjohje e thellë, ku arrihet përmes ndritjes.

Ato ekzistojnë dhe veprojnë si tërësi unike dhe jo ashtu siç e përshkruajmë ne ndaras. Përmes ushtrimeve dhe formimit të bindjeve të caktuara për realitetin tonë, arrihet vetëdijësimi gradual për të gjitha këto nivele. Me arritjen e pranisë shpirtërore të vetëdijësimit mental të këtyre niveleve, paralelisht bëhet edhe aktivizimi i qendrave të caktuara fizike që i përgjigjen vetënjohjes sonë për to. Këto qendra janë të vendosura në bazën fizike të amës komanduse të gjendjes së ngurtë të trupit, e quajtur si tru apo sistem nervor.

Pra, materie e fisnikëruar në atë nivel që të pranojë dhe që të dërgojë impulse elektromagnetike si nga bota e jashtme e realititit tonë fizik kah brendësia e shpirtit tonë si vrojtues, ashtu edhe nga jashtë, si trysni e brendësisë sonë hyjnore si inteligjencë e paskajshme. T’i cekim me rend: Niveli më i afërt i ndërtimit të ngurtë fizik është plani astral, në të cilin hyjmë gjatë gjumit dhe vdekjes fizike. Kjo është një shtresë substile e ndjenjave, e emocioneve dhe e dëshirave tona. Pas asaj astrale, plani tjetër më i lartë është niveli mental. Ne e kalojmë jetën më së shumti në këtë realitet dhe përmes tij jemi të vetëdijshëm për të gjitha realitetet tjera. Këtu bëjnë pjesë aftësitë dhe shkathtësitë e shumta të procesit të të menduarit, të fantazisë, të planifikuarit etj…


Mu këtu, kur mixha Dilë fliste për këto dy plane, unë i ndërpreve shënimet që i kisha filluar dhe ktheva shikimin kah ai. Pasi me këtë veprim e kishte vërejtur tendencën time se doja ta pyesja diçka, duke më bërë si shenjë me dorë që të mos ndrhyja, vazhdoi më tej:
- Ky plan është i ndërtuar nga dy shtresa, të cilat do ti qartësojmë më për së afërmi. Sa për fillim, të themi se dy planet, që e ndërtojnë atë, janë: plani i ulët mental dhe plani i lartë mental. Pas planit mental, vjen plani intuitiv që lartësohet në fishet shtresore të qenis sonë hyjnore. Në literaturën e urtësisë së okultizmit, ky plan quhet BUDDHI. Pas planit Buddhi ose intuitiv, vjen niveli më i lartë i planit ATMIK, ANUPADAKA dhe si nivel i shatëtë, gjegjësisht i pari nga burimi, është plani ADI.

- Vërtetë! Këto shtatë shtresa, gjegjësisht plane i pate cekur edhe në ligjërat e kaluara, por vetëm kalimthi.
- Po, sepse në përfshirjen më të afërt të të kuptuarit të ndërtimit të qenësisë sonë, atëbotë përmendja e tyre ishte e paevitueshme Mirë e the se e kam bërë kalimthi, sepse në fillimin e rrugës sate të krijimit të bindjeve të reja, nuk desha ta komplikoja me detajizime të tepruara. Për të hyrë më thellë në shtresimet konkrete, na duhej paranjohje dhe një kulturë më e gjerë e formimit të koncepteve të qarta logjike për mendime abstrakte të operimit. Disa shtegëtarë në rrugën e nisur të vetënjohjes, kënaqen me këtë njohuri, pa dashur të vazhdojnë edhe më tej. Tek ti vërejta se nuk të mungonte jo vetëm interesimi për këtë ngritje, por kishe edhe bazë paraprake të një talenti të lindur. Duhet të shkojmë gjer në fund…
- Sikur nuk ka kthim nga kjo rrugë,- ishte konstatimi im i prerë si ndërhyrje.

- Vërtetë, nuk ka kthim prapa. Ti je duke ecur ngadalë por sigurt kah vetëdijësimi i plotë për shumë shteresa të planeve tona të ndërtimit qenësor. Pa më thuaj, çfarë shkrove në atë fletore? Cilat ishin shtatë fishet e planeve ose niveleve të ndërtimit të qenies sonë?
Mu duk si një pyetje e befasishme. Pasi i kisha të shënuara, fillova t’i lexoj:
- Hm, fizik, astral, mental, intuitiv ose buddhi, anupadaka, atmik dhe adi…

- Shkëlqyeshëm! Mjafton ti mbash mend me këtë renditje. Përveç njohurisë së përgjithshme (se qenia jonë përbëhet nga dy të kundërtat e saj qenësore: e para është fizike dhe tjetra psikike, ose shpesh kemi përdorur termin racionale-irraconale, fizike-metafizike etj) tani e tutje do të merremi edhe me një ndarje tjetër gjenerale të ndërtimit të qenies sonë: planet që ndërtojnë personalitetin dhe ato që ndërtojnë pjesën tjetër, të quajtur si individualitet i qenies sonë.

Personaliteti ynë ndërtohet nga trupi fizik, mental dhe nga ai astral, ndërsa individualiteti ndërtohet nga shtresa e planit intuitiv, ose buddhi, atmik, anupadaka… Mos u befaso me disa terme në emërtimin e këtyre planeve. Unë i përdora në orgjinale, nga burimet e njohurisë okultike. Nëse në ndonjë literaturë tjetër do t’i hasësh edhe me emërtime tjera, ato sigurisht kanë domethënie të njëjtë dhe janë vetëm gjuha e kulturës së atij populli nga vjen kjo njohuri e lashtë.
- Pse dhe sa është e rëndësihme ndarja e ndërtimit të qenies sonë në atë të personalitetit dhe të individualitetit?

- Është shumë e rëndësishme dhe sqarimin e saj më të thuktë do ta kemi më vonë. Sa për fillim duhet ta kesh në dijeni se tri plane që e ndërtojnë personalitetin e qenies sonë, me vdekjen, të themi fizike, shkatërrohen dhe zhduken, kurse ne si shpirt vazhdojmë të ekzistojmë vetëm si individualitet me katër shtresa të tjera të mbetura.
.Derisa përfundoja me shënimet, mixha Dilë u largua nga dhoma. Sikur diçka kishte harruar.

Pas disa minutash u hap dera dhe miku im hyri brenda me një tabakiere në dorë dhe me dy filxhana të mbushura me kafe.
- Nuk ma zen për të madhe. Edhe pse ujin e kafesë e kisha të vluar, gati sa harrova ta përgatis atë,- filloi të arsyhetohej.
Nuk desha të reagoja në këtë mikëpritje, sepse ndjave vërtetë nevojën për një kafe relaksuese. Pasi e ofroi filxhanin para meje dhe pasi e vuri tjetrën në tavolinë afër vetes, propozoi:
- Ç’thua? Të pushojmë pak? Pastaj do të fillojmë që t’i trajtojmë në veçanti dhe më gjërësisht të gjitha planet e ndërtimit të qenies sonë.

Vërtetë kishim nevojë për një pushim. Këtë pauzë, që e dëshiruam që të dy, u shpreh në një heshtje totale. Asnjëri prej nesh nuk fliste dhe secili bluante në kokë diçka të veten. Pasi i pimë kafetë, heshtjen e krijuar e theu së pari mixha Dilë:
- Nga të gjitha shtresat e përmendura, fillimisht do të startojmë nga më e njohura dhe më e kapshmja për ty dhe për të gjithë ne - ndërtimi fizik i qenies sonë, duke kaluarar kështu radhazi gjer në nivelet më të larta kah ama e saj. Jamë i bindur që shumë gjëra, që do ti mësojmë, për ty duhet të jenë të njohura dhe në njëfarë mënyre si përsëritje, por këtë tani duhet ta bëjmë me qëllim të përfshirjes kuptimore të ndërtimit tonë si tërësi. Edhe pse teorikisht ne do t’i përpunojmë këto nivele si ndaras, ato në fakt duhet t’i marrësh si një tërësi harmonike të veprimit. Je gati? A mund t’ia fillojmë?

- Ëhë, – më doli ky pohim nga hunda dhe, duke hapur me të shpejtë faqen e re në notesin për shënime, shikimi im i drejtuar kah ai ishte shenjë se mund t’ja fillojmë menjëherë.
- Nga të gjitha planet e ndërtimimit të tërësisë së qenies sonë, niveli më i dendur është ai i planit fizik, të cilin ne më së miri e njohim dhe me te kemi më së shumti punë, gjersa jeta jonë si ekzistencë është e kufizuar në këtë nivel. Që nga lekcionet tona të hershme, ndoshta sipas një renditjeje didaktike, ligjëratat është dashur së pari t’i fillojmë nga trupi fizik dhe që është më i kapshëm nga ti dhe nga të gjithë ne, por këtë shtresë e lash me qëllim diku në mes, pasiqë, në rend të pare, duhej që në bindjet tua kaherë të rrënjosura, të ndryshohen disa botëkuptime kryekput materialiste. Mendova që fillimisht do të ishte më e preferueshme që të inponohet një edukatë bazë më irracionale dhe, tek pastaj, mund të kalohet edhe në shtjellimin e rëndësisë së vetë trupit fizik si përbërse materiale e qenies sonë.

- Edhe unë e kam vërejtur se ti, që nga fillimi, në ligjeratat tuaja, i ikje përherë që ta potencosh materializmin në planin e pare ekzistencial të qenies sonë. Bile, shpeshherë më akuzoje se kisha botëkuptime të tepruara materialiste në njohjen e realiteteve tona ekzistenciale.
- Patjetër është dashur të sillem ashtu, në mënyrë që matirializmi i imponuar me edukatën që nga lindja të mos dominojë kuptim të gjërave që kishin të bënin me shpirtëroren. E kupton? Gjithnjë kur vlersojmë diçka të re, ne atë e krahasojmë me parime të njohura që kemi në atë moment.

E dallojmë zhurmën vetëm pse ishte qetësi, e dallojmë lëvizjen vetëm pse krahasohemi me trupin që nuk lëviz ...e kështu me rradhë. Mendova se duhej luftuar në mënyrë indirekte bindja e shprehur e identifikimit tënd me trupin tënd. Kur do ta njohësh mirë edhe anën tjetër shpirtërore të qenies sate dhe parimet e funksionimit të saj, atëherë edhe trupi fizik, dhe roli i saj, do t’i shikohet nga ti, prej një këndvështrimi krejtësisht tjetër.
- Plotësisht ke pasur sukses në këtë qëllim.

- Rreth konstruksionit të ndërtimit tonë fizk, në shumë mësime dhe shkrime të autorëve të nryshëm, ka mendime se, në krahasim me shtresat tjera irracionale, trupi është niveli më i parëndësishëm, andaj, në njëfarë mënyre, duhej injoruar. Nëse në të ardhmen do të hasësh diku në këso vlerësimesh, ato kurrë mos i prano si të sakta. E vërteta duhet të jetë se trupi fizik gjatë veprimit të tij në planin material është instrument i shpirtit. Trupi është instrument i gjallë dhe jo makinë e pandjeshme. Si shembull nga përvoja, dihet mirë se poseduesi i një istrumenti që e përdor atë për çfarëdo pune, mjetin e vet duhet ruajtur në gjendje të mirë dhe me të duhet të sillet në atë mënyrë që, duke i lejuar atij që shlirshëm dhe pa kurrfar pengesa, t’i kryejë funksionet e veta të dedikuara specifike. Muzicienti, i cili e lë anash dhe nuk kujdeset fare për violinën e tij, është aq i çmendur sa ai që pasionohet pas tij, duke humbur energjinë e kotë në zbukurimet dhe stolisjet e panevjshme.

Në mënyrë që trupi të jetë sa më i ndjeshëm dhe instrument i fortë në vetëngritjen tonë shpirtërore, para se të fillojmë ta studiojmë metodën që duhet zbatuar në kontrollimin e saj, së pari duhet ta kemi të qartë natyrën dhe funksionin e këtij instrumenti. Trajneri i mirë, që e ushtron kalin për t’i shërbuer atij me besnikëri, së pari duhet ta njohë në thelb natyrën e vetë kalit. Gjëja kryesore në këtë drejtim është që të kemi një parafytyrim të qartë rreth konstruksionit dhe anatomisë e trupit tonë… Mos e kupto këtë si shaka të lutem! Takohesh me Zanën?

Bëri një digresion të menjëhershëm nga tema aktuale. Duke marrë një qëndrim serioz, vazhdoi: Më gjerësisht rreth anatomisë dhe fiziologjisë së trupit tëndë fizik mund të konsultohesh me teë.
- Shihem shpesh me Zanën, po thuaj çdo ditë.
- Bukur, atëherë të kisha sugjeruar që të bisedosh me Zanën më gjerësisht për ndërtimin anatomik të trupit. Ajo është mjeke dhe më së miri ta qartëson këtë temë. Do të ishte e preferueshme që nga ajo të kërkosh edhe ndonjë atlas anatomik me fotografitë e ndërtimit të trupit.

Atlasi të nevojitet që ta sforcos parafytyimin për ndërtimin e jashtëm dhe të mrenshëm të konstruksionit tënd fizik. Fiksoje mirë një figurë të një pjese të trupit nga fotografia e atlasit dhe mundohu që atë ta kesh sa më të qartë në parafytyrimin tend mental. Do të ishte e preferuar që të fillosh me pamjen e kokës, duke vazhduar më tej gjer në gjymtyrët e poshtme të trupit. Analizoji me vëmendje të gjitha organet veç e veç dhe mundohu ta kesh njohurinë bazë edhe për fiziologjinë e tyre. Njohja sa më e afërt dhe në detaje e trupit ta forcon bindjen që ta duash dhe ta respektosh edhe më tepër atë.

Ishte kjo ide shumë e mire e mixhës Dilë. Me Zanën mund të debatojmë edhe për çështje të tjera të rëndësishme të ndërtimit të qenies sonë. Fatmirësisht, ajo nuk ishte vetëm mjeke dhe psikiatre ordinere. Ajo kishte mjaft paranjohuri për metoda alternative të shërimit shpirtëror dhe për urtësitë e civilizimeve të lashta, gjë që plotësisht përshtatej me natyrën e temave që mua më interesonin. Edhe pse Zanën e kisha njoftuar me disa parime të dukurive shpirtërore që i mësoja me Mixhën Dilë, ende nuk kishim hyrë më gjerësisht në konkretizimin e tyre.

- Siç po e vëren,- vazhdoi më tej mixha Dilë, - trupi nuk jemi ne, por ai është një instrument me ndihmën e të cilit shpirti vjen në kontakt me botën e jashtme të realitetit tonë objektiv. Shpirti këtë kontakt e bën permes pesë shqisave tona, të cilat, gjatë evolucionit, janë përsosur dhe kanë arritur nivelin e tyre të ndërtimit të tanishëm. Se sa jemi të varur nga këto pesë organe fizike, mund ta vëresh edhe nga një eksperiment i vogël. Fillo ngadalë dhe me radhë t’i çkyqësh funksionet e të gjitha shqisave tona dhe do të vëresh se kontakti me realitetin objektiv është ndërprerë në tërësi.

Tani, e vetmja gjurmë që na mbetet është kujtesa në gjërat e mëparshme dhe parafytyrimi i eksperiencave të kaluara. Nëse shqisat tona nuk funksionojnë për ta regjistruar drejtëpërdrejt atë, realiteti i tashëm nuk mund të përjetohet si ekzistent. Nëse trupin e shikojmë nga ky kontest, atëherë vërejmë se ai nuk është asgjë tjetër veçse një instrument dhe shërbëtor besnik e shpirtit që në vete kombinon fuksionet e aparatit emitues dhe pranues të informatave të caktuara. Një pjesë e këtyre informatave merren përmes shqisave dhe dërgohen nga realiteti i jashtëm objektiv, kurse të tjerat merren dhe dërgohen nga shtresat tjera të realitetit jomaterial ose metafizik.

Një heshtje për disa sekonda dhe pastaj përsëri vazhdoi me temën e filluar.
- E tani të trajtojmë një kontribut të rëndësishëm që urtësitë e lashta i kanë dhënë njohurisë sonë të përgjithshme të ndërtimit të tërësisë konstruktive të qenies njerëzore. Fjala është për çiftin eterik, apo nëse të kujtohet nga ligjëratat e përparshme, për AURËN si mbështjellëse eterike e trupit me gjendje të ngurtë fizike.
- Po, më kujtohet, dhe ti më ke premtuar se kur të vijë koha më gjersisht do ta qartësojmë atë për këtë.

- Ashtu pra. Dhe kjo kohë është tani. Shkencëtarët tanë modernë, të cilët i kanë kushtuar më tepër se dy shekuj hulumtimit të trupit si gjendje fizike, kanë arritur në të dhëna të thukta për këtë mekanizëm të përsosur. Ata kanë hulumtuar çdo muskuj, çdo asht dhe nerv, organet tona të përsosura funksionale, enët e gjakut, etj. dhe të gjitha të arriturat i kanë evidentuar në katalogët e tyre të prezentimeve shkencore, por edhe pëkundër punës së madhe të kryer, kanë anashkaluar pa e vërejtur edhe pjesën tjetë jomateriale të trupit tonë, që ne e quajtëm AURË.

Tek dikur, kah mesi i shekullit XIX, shkencëtari rus, Kirilijani, zbulon kamerën e cila incizon aurën apo mbështjellësen eterike të trupit tonë. Mbështjellësja eterike e trupit shtrihet në një distance prej 7,5 cm nga pjesa e fortë e saj dhe e përbën tërësinë unike të trupit tonë. Funksioni specifik i mbështjellësit eterik është që t’i shërbejë si lidhëse energjisë vitale me trupin. Ajo ka rolin e akumulimit dhe ruajtjes së vazhdueshme të kësaj energjie të cilën e merr më së shumti nga dielli, pastaj nga ajri me frymëmarrje dhe më së paku me ushqim. AURA jonë është mbështjellëse komplekse dhe trup përmes qendrave energjetike të padukshme për shqisa fizike, që quhen qarka dhe janë të vendosura zakonisht afër gjëndrave të tajimit hormonal të organive fizike të trupit.Ekzistojnëgjithësej shtatë çakra dhe ato janë të vendosura afër trupit sipas kësaj renditjeje:

- E para është në maje të kokës, e dyta në ballë, në mes të fillimit të rrënjëzës së hundës, e treta në mes të gabzherit të fytit, e katërta në mes të gjoksit, e pesta në pleksus, ku fillon pjesa muskulore e lukthit, e gjashta dy gishtërinj nën kërthizë dhe e shtata në fundin e mbarimit të organeve gjenitale. Qarkat, përmes meridianeve, që janë 12, shpërndajnë energjinë vitale në tërë konstruksionin e ndërtimit të trupit së bashku me të gjitha organet tjera funksionale. Vendet, ku përcillet kjo energji tek organi ose pjesa e caktuar e trupit, quhen pika akupukturale, që në trup janë mbi 3000.

- Mos ka të bëjë kjo me shërimin përmes akupunkturës, që kohën e fundit është përhapur shumë tek ne?
- Ka të bëjë pikërisht me akupukturën si terapi tradicionale kineze e cila mbështetet në filozofinë e veprimit të dy poleve të energjisë vitale në trup të quajtur si CHI. Njëri pol i kësaj energjie, si pozitive, quhet JIN, kurse poli tjetër, si negative - JANG. Çrregullimi harmonik i veprimit të këtyre dy energjive të kundërta vitale shkakton sëmundjen e organit ose pjesës së caktuar të trupit. Andaj, medicina tradicionale kineze, e mbështetur në këtë filozofi, përmes futjes së gjilpërave të caktuara në pikat enrgjetike akupukturale, balancon devijimin disharmonik të këtyre dy të kundërtave që kanë shkaktuar sëmundjen dhe kështu vjen deri tek shërimi.

- Përsëri veprimi i Ligit të të kundërtave?
- Po, ashtu është. Mos të largohem aq nga tema jonë konkrete. Trupi, sikurse mendja dhe shpirti, në fuksionimin e tyre si qenie janë të pandashme dhe përbëjnë unitetin e një procedure si tërësi të kontaktit të nivelit të lartë shpirtëror me botën e realitetit objektiv material. Detyra jonë është që të konstatojmë natyrën dhe funksionimin e këtij instrumenti të shpirtit kah rruga e saj e kontaktit dhe njohjes me realitetin objektiv-material. Sepse, shumë disiplina ekzakte shkencore e kanë përsosur në mënyrë të perfeksionuar njohjen e përbërjes dhe funksionalitetin fizik të trupit tonë.

- Gjatë tërë veprimit të saj në realitetin fizik,- vazhdoi më tej mixha Dilë, - trupin gjithnjë duhet shikuar si instrument të shpirtit. Është istrument i gjallë e jo makinë e pandjeshme, prandaj edhe ai ka ligjshmëritë e veta të funksionimit dhe të veprimit. Nëse e trajtojmë trupin si instrument të shpirtit, atëherë, çfarëdoqoftë ky instrument, përherë duhet ta ruajmë në gjendje të përsosur për t’I kryer me sukses të madh funksionet e veta të komplikuara. Përmes këtij shtjellimi të përbashkët, qëllimi ynë do të jetë vetëm njohja e funksionalitetit të saj, me qëllim që kjo njohje, në mënyrë të vetëdijshme, të ndikojë në kontrollimin e këtyre funksioneve.

Gjatë procesit të gjatë të evulimit, ky innstrument, paralelisht me UNI-n, u është zvilluar dhe adaptuar tendencave të procesit të vazhdueshëm të zhvillimit të përhershëm kah e përsosura. Pra, siç e vërejmë, trupi është një instrument bartës, i cili në vete kombinon funksionin e pranimit dhe transmetimit të informative si nga realiteti objektiv në drejtim të UNI-t, dhe anasjelltas. Është tërësisht si një radio-aparat që pranon dhe dërgon sinjale gjatë komunikimit të dyanshëm. Nga bota fizike ajo, përmes shqisave të veta, kap vibracionet e dritës,zërit etj., duke i bartur ato kah UNI. Në anën tjetër, nga UNI, që është në ndërtimin e vetë trupit fizik, pranon mendime dhe impulse motorike dhe ato, përmes organeve të aksionit, i bart në botën e jashtme. Siç e sheh, edhe pse kemi prirje dhe bindje të rrënjosur për t’u identifikuar me trupin tonë, nuk jemi trup, por zotërues i tij. Mbaje në mend gjithnjë këtë thënie:
“TI NUK JE TI NË TY. TI JE TI SE BASHKU ME TY!”

- Kontrolli i plotë dhe i vetëdijshëm i funksionimit të trupit si instrument i UN-it tonë? Tani e kam të qartë. Por, si ta arrijmë atë?
- Thjesht, përmes fisnikërimit të ndërtimit të tij që sipas veprimit të procesit të vdekjes dhe krijimit të qelizave të reja në trup është pandërprerë në përtërirje e sipër. Trupi me një përbërje të ndërtimit të fisnikëruar është përques shumë më i mirë gjatë kontaktit të vazhdueshëm ndërmjet UN-it dhe botës materiale.
- Simbas rezonimit tim, si në mësimet e vjetra orientale, ashtu edhe të atyre bashkëkohore, trupi dhe shpirti formojnë një tërësi të pandashme, ndaj edhe kërkojnë kujdes të njëjtë. Trupi është bartës i shpirtit dhe ana tjetër e tij. Çdo çrregullim organik patjetër reflektohet edhe në funksjonimin shpirtëror, dhe e kundërta.
Fisnikërimi i saj sigurisht duhet bërë përmes ushqimit dhe zgjedhjes adekuate të përbërjes së saj.

- Për njeriun ushqimi nuk është i rëndësishëm vetëm për ripërtëritjen e qelizave, por është edhe si material energjetik për shumë funksione të tij. Kur trupi një kohë të gjatë mbetet pa ushqim, ai shpenzon së pari dhjamin dhe shtresat yndyrore të organeve të brenshme, si dhe yndyrat e akumuluara në muret e enëve të gjakut, pastaj indin muskulor dhe në stadin e fundit palcën nga eshtrat dhe indet trupore. Shikuar nga komponentët, ushqimi, që ne zakonisht e përdorim, përbëhet nga proteinat, hidratet e karbonit, yndyrërat, vitaminat dher materiet minerale. Për të ekzistuar, njeriu gjatë jetës ka nevojë të konsumojë sasi të konsiderueshme të ushqimit, I cili patjetër duhet të jetë i përbërë nga pesë komponentet e lartëpërmendura. Përndryshe, mungesa e shpeshtë dhe e gjatë e njerës prej komponenteve ushqyese shkakton sëmundjen, vetasgjësimin dhe në fund vdekjen fizike të trupit.

- Andaj, edhe nevoja e marrjes së ushqimit përmes instiktit të urisë është e fortë tek të gjitha gjallesat në natyrë?
- Për ruajtjen e përhershme të nevojës së ororganizmit për ushqim kujdeset instikti më i forte, i quajtur instikti i urisë. Instiktet, përndryshe, janë nevojë e fortë vetekzistenciale, përmbushja ose mospërmbushja e të cilëve shkakton shkallën e lartë të kënaqësisë dhe, e kundërta, shqetësimin e fortë emocional. Instikti i urisë është instikt më i fortë i vetekzistimit.
- Sa mund ta mbajmë nën kontroll të vetëdijshëm këtë instikt? Si përmbushet kjo nevojë e të ushqyerit?

- Joga dhe traditat tjera të vetaftësimit psikik në Lindje, njohin dhe e zbatojnë vetëm një sistem të ushqyerit - VEGJETARIANITETIN. Në të kundërtën, mjekësia bashkëkohore thekson se vegjetarianiteti është rruga më e sigurt kah sëmundja, sepse me këtë sistem të ushqimit futen sasi jo të mjaftueshme të proteinave në organizëm. Trupi, theksohet në literaturën medicinale, ka nevojë për sasira të konsiderueshme të proteinave, e një pjesë e madhe e saj duhet të jetë e natyrës shtazore. Pra, këtu mendohet për mishin. Edhe pse pa mish, popujt me traditë të ushqimit vegjetarian në organizëm fusin sasi të mjaftueshme të proteinave, duke u ushqyer me gjëra tjera të natyrës bimore.

Ka mendime se shumë familje në Indi lëngojnë nga sëmundje të ndryshme dhe shkalla e vdekshmërisë tek ata është shumë më e madhe, sepse ushqehen me ushqim vegjetarian. Këto konstatime janë të sakta, por jo edhe të sqaruara sa duhet. Kjo dukuri nuk vërehet tek familjet e pasura indiane, por vetëm tek familjet e varfëra. Nëse shikohet statistika, edhe popujt, që si ushqim kryesor e përdorin mishin, nga varfëria u paraqiten këto shkaqe. Pra, duhet dalluar një realitet tjetër logjik se mungesa e mjaftueshme e ushqimit vegjetarian nga varfëria nuk është e njëjtë me konstatimin se vegjetarianiteti është shkaktar themelor i sëmundjeve dhe i përqindjes së madhe të vdekshmërisë.

- Pse nuk preferohet me këtë traditë ushqimi shtazor, por insistohet kryekput në ushqim bimor?
- Ushqimi bimor është transformimi i parë energjetik natyror. Mbillet farra dhe nga ajo mbin bima që përdorohet si ushqim. Prandaj, transformimi i parë energjetik natyror është ushqim shumë më kualitativ. Mishi i takon transformimit të dytë energjetik natyror, sepse shtazët ushqehen me bimë, e njeriu me mishin e shtazëve që ushqehen me bimë. Gjithnjë, bazuar në këtë parim, kurrë nuk preferohet që ushqimi me mish të jetë i shtazës mishngrënëse, por vetëm bimëngrënëse.

Përpos disa atraksioneneve shfrenuese gastronomike, fare nuk preferohet të përdoret si ushqim i rregullt mishi i maces, i ujkut, i arushës etj. Sepse, në këto raste do të kemi një ushqim të transformimit të tretë energjetik. Edhe pse ushqimi ynë është mishi i shtazëve bimëngrënës, nuk e di sa e ke të njohur se shtaza kur përgatitet për therrje, e parandjen rrezikun që i afrohet, andaj nga frika, në organizmin e tij bëhet tajimi më i madh i hormonit të andrenalinës. Andrenalina edhe pas therjes mbetet në përbërje të mishit, të cilën më pastaj ne e përdorim si ushqim. E andrenalina dihet – shkakton shqetësim dhe agresivitet.

- Jo rastësisht shumë koka gjeniale të botës kanë qenë vegjetarian të përbetuar, bie fjala, si: Leonardo da Vinçi, Bernard Shou, Edisoni, etj.
- Ashtu është dhe lista e këtyre kokave gjeniale të njerëzimit si vegjetarian duhet të jetë e madhe. Është vërtetuar edhe shkencërisht se vegjetarianët, fizikisht, kanë sistem imunobiologjik shumë të fortë, pastaj lëkura e tyre është gjithmonë e re. Nuk djersiten fare dhe rrezatojnë njomësi dhe hajthshmëri. Nuk vuajnë nga sëmundjet kardio-vaskulare, e ç’është më kryesorja, mplakja si proces natyror është tejet i ngadalsuar. Në krahasim me popujt, sistemi i të cilëve parasheh për ushqim mish të mjaftueshëm në tryezë, statistikat e fundit gjithnjë e më tepër vërtetojnë se në Indi dhe në vendet me traditë vegjetariane të të ushqyerit, kanceri si sëmundje po thuaj nuk ekziston fare. Nga aspekti psikik, vegjetarianët tradicionalë janë gjithnjë të qetë dhe tepër komunikativë me rrethin. Nuk kanë strese.

- Përveç vegjetarianitetit, si mënyrë tradicionale e të ushqyerit, disa religjione, e posaçërisht këtu paraprin Islamizmi, aplikojnë edhe agjërimin, abstenimin njëmujor në vit nga të ushqyerit e rregullt ditor. A ka edhe kjo mbështetjen e vet në ndonjë logjikë të efektit tësaj racional ose irracional në qenien tonë?
- Patjetër se po! Të nisemi nga shtazët. Ata si qenie instiktive, kur ballafaqohen me sëmundjen, spontanisht abstenojnë nga ushqimi deri te shërimi i tërësishëm. Po ashtu është interesante tek terapeutët laikë alternativë të Lindjes. Ata pacientëve të tyre për terapi shëruese u preferojnë agjërimin parcial. Tek ne, përkundrazi, të sëmurit me dhunë i japim ushqim për ta ripërtërirë organizmin e rraskapitur nga sëmundja. Abstenimi nga ushqimi, gjegjësisht agjërimi, është metoda më e vjetër e
shërimit të sëmundjeve në historinë njerëzore. Qysh në kohët e lashta konsiderohej se asgjë nuk është më e shëndoshë për njeriun se sa abstenimi i pjesërishëm nga ushqimi.

- Muhamedi, si predikues dhe themelues i fesë islame, 30 ditë të Ramazanit i konsideron si të obligueshme për besimtarët myslimanë.
- Jo vetëm islamizmi, por abstenimin nga ushqimi shumë më parë e kanë njohur civilizimet më të hershme. Agjërimin, si ruitual të vetin themelor, e obligon edhe fakirizmi, budizmi dhe mjaft shkolla të ndryshme të edukimit shpirtëror si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim. Të gjitha religjionet, me disa intervenime, agjërimin e kanë trajtuar si ritual themelor fetar. Shumë shenjtër, para se të kanë arritur ngritjen e tyre spirituale, kanë agjëruar një kohë të gjatë.

Dihet mirë se Jezusi, Mojsiu e të tjerët, për ta pastruar dhe riedukuar shpirtin kanë agjëruar edhe deri dyzet e më tepër ditë. Kështu ishte edhe me Muhamedin, i cili, kur e pranoi kontaktin e parë me nivele më të larta hyjnore, i vetmuar tërsisht në shpellën “HIRA”, ka qenë nën regjimin e agjerimit. Prandaj, edhe zbritja e KUR’AN-it bëhet gjatë muajit të Ramazanit, i cili edhe përcaktohet si obligim për tërë besimtarët islamë.
- Pse konsiderohet si terapi preventive dhe shëruese për trupin dhe shpirtin e njeriut agjërimi?

- Një pyetje tejet e qëlluar. Ashtu sikurse që thamë më parë, kur trupi nuk ka ushqim, ai fillon të shpenzojë veten. Në këtë proces, në trup bëhet djegia e rezervave yndyrore dhe ato që shtresohen nëpër muret e enëve të gjakut. Këtë lloj yndyre në gjak mjekësia e quan holesterol. Me shpenzimin e holesterolit të tepërt, paralelisht bëhet edhe shkatërrimi dhe tretja e shumë toksinave tjera të dëmshme që janë futur në organizëm përmes ushqimit, ajrit dhe tretjeve të panevojshme hormonale nga streset e përditshme të njeriut. Stresi është sëmundje më e rrezikshme e njeriut bashkëkohor.

Shkaktohet me procesin natyror të tretjes së hormoneve në gjak për ta mobilizuar organizmin për aksion. Me pranimin e sinjalit të rrejshëm të stresit, bëhet tajimi i hormoneve adekuate të cilat, pasi nuk janë të nevojshëm realisht për momentin, mbeten të shtresuara në muret e enëve të gjakut dhe kështu shkaktojnë një varg çrregullimesh organike, ku më i përhapur për njeriun e sotëm modern është inarkti i zemrës. Agjërimi, përveçse bën djegien e mbeturinave të hormoneve të tepërta dhe të shtresuara në enët e gjakut dhe toksinave të ndryshme në organizëm, ai edhe ngadalëson mplakjen fizike të trupit.
- Këte kurrë nuk e kamë ndëgjuar. Të kisha lutur mixha Dilë të më sqarosh më për së afërmi këtë ndikmi të agjërimit në mosmplakjen e trupit. A ka kjo ndonjë shpjegim shkencor?

- Tek para disa vjetëve, në një shkrim revial të kurioziteteve nga zbulimet botërore, kam lexuar një artikull që shkonte në favor të kësaj që thashë. Në mes tjerash, këtu bëhej fjalë për zbulimin e shkencëtarit Rus, Vlladimir Nikitin, i cili, pas shumë hulumtimeve empirike, vërteton këtë parim, që për ne ka qenë i njohur kaherë nga të urtit e lashtë. Ky shkencëtar ka konstatuar se në procesin e mplakjes rol të rëndësishëm luajnë gjëndrat endokrine. Me kohë gjëndrat ndryshojnë rrënjësisht dhe fillojnë të tajojnë gjithnjë e më pak hormonin e insulinës, i cili i ndihmon organizmit në përpunimin dhe tretjen e materieve ushqyese. Në anën tjetër, gjëndrat mbiveshkore prodhojnë homone që janë antagoniste me atë të pankreasit dhe me moshë kjo gjëndër fare nuk e dobëson funksionin e vet taitës.

Kështu, me vjetërsimin tone, bëhet disharmonia e taitjes së këtyre dy hormoneve antagoniste të insulinës, e cila zvogëlohet me taitje dhe gjëndrave të pankreasit që mbeten të pandryshueshme. Kështu, me zvogëlimin e taitjes së insulinës, kemi dukurinë e mostretjes së shumë materieve të dëmshme që akumulohen në qeliza dhe shkaktojnë mplakjen e organizmit dhe të trupit në tërësi. Me agjërim ky çrregullim vjen gjer tek balansimi i baraspeshave ndërhormonale antagoniste.
- Unë mendoj se agjërimi, përveç të gjitha rëndësive që i ceke, luan një rol shumë të madh edhe në ushtrimin e vullnetit tonë të kontrollimit të instikteve natyrore, konkretisht në instiktin e urisë, që është tejet i forte.

- Ashtu. Ai, nga ana shpirtërore, ushtron edhe vullnetin në kontrollin e instikteve tona natyrore. Pra, na ushtron që ky instikt i urisë, që është tejet i fortë dhe i natyrshëm të jetë përherë në mbykqyrjen e UN-it tonë e jo të EGO-s, e cila nuk zgjedh mjete për ta imponuar atë përmes shfaqjes së nevojës së tepruar të dëshirës së flaktë për ushqim. Me këtë instikt të sforcuar edhe nga ndërmjetësimi i inponimit të EGO-s shkaktohet disharmoni të dy të kundërtave, duke krijuar frustracione si ndjenja emocionale të padëshirueshme. Shpesh ndodh që nëse kënaqet ky instikt i sforcuar edhe me ndërmjetësimin e EGO-s, atëherë ai inponon oreksin edhe në momente kur trupi ynë nuk ka nevojë për gjëra ushqimore. Në këto raste, ai i shëndron ato në yndyra dhe i akumolon në të gjitha pjesët e trupit si rezerva të caktuara në formë të dhjamit.

- Prandaj kemi trashjen e tepruar dhe deformimin e trupit, - ndërhyra, por Mixha Dilë nuk më la të vazhdoj më tej me përfundimin e pyetjes sime.
- Kemi trashjen, por së pari, për t’iu larguar stresit dhe frustracionit të caktuar psikik, EGO-ja orienton vëmendjen kah kënaqësia përmes ushqimit, andaj në rezervat tona dhjamore, që krijohen në trup, nuk ruhet vetëm fizikisht dhjami si yndyrë, por edhe vetë stresi në kujtesën e qelizave të caktuara. Prandaj, nëse do t’i nënshtrohemi ndonjë diete të caktuar për humbjen e kilogramëve të tepërt, ne, patjetër, do të ballafaqohemi edhe me frustracione të caktuara psikike përmes emocioneve të akumuluara edhe në kujtesën shpirtërore të vetë qelizës yndyrore. Gjatë hymbjes së kilogramëve të tepërt, që realisht janë rezerva yndyrore, ne largojmë edhe klishet e streseve të caktuara që janë të regjistruara në kujtesën programore të vetë informatës së qelizës, indit, etj.

- Prandaj kemi dështimin e shumë tendencave të humbjes së kilogramëve përmes dietës?
- Shumica, nuk janë të përgatitur që t’u nënshtrohen dietës përmes urisë, duke mos njohur veprimin e saj, ose edhe nëse e di, atë e bën njëanshëm, si një eliminim fizik të kilogramëve tepricë, pa anën tjetër të veprimit të saj shpirtëror. Për ta zbatuar dietën me sukses dhe pa tundje të caktuar emocionale, ne rend të parë duhet të parapërgatitemi psikikisht dhe tek pastaj të zbatojmë regjimin e caktuar të dietës.

- Si duhet të parapërgatitemi psikikisht dhe a ka ndonjë regjim adekuat për një dietë të suksesshme në mënjanimin e kilogramëve të tepërt? – kjo pyetje, drejtuar Mixhës Dilë, nuk ishte aspak e rastësishme, pasi që m’u kishte kujtuar Zana, e cila ankohej se në vijën e saj të trupit, që për mua ishte ideale, ka edhe kilogramë të tepërt. Thoshte se disa herë kishte provuar me dietë, por pa sukses.

- Parapërgatitja psikike është vetë dëshira e flaktë që të largohen nga trupi kilogramët e tepërt. Kjo nënkupton largimin e paragjykimeve të tepruara për pamundësinë e organizmit që të qëndrojë gjatë pa ushqim. Të thashë në fillim se organizmi ynë kur nuk arrin tek substancat e nevojshme përmes ushqimit, fillon të shpenzojë rezervat e akumuluara që më parë. Këto rezerva janë shtresa yndyrore të shtresuara nëpëj muskuj, për shkak të konsumimit të sasirave të tepërta të ushqimit. Trupi, nëse nuk ka pasur hë për hë nevojë për to, i ka akumuluar si rezerva. Kur ju kryeni një aktivitet të caktuar fizik dhe për momentin nuk ka matere energjetike të futura përmes ushqimit në organizëm, do të fillojë t’i tretë mu këto rezerva. Pra, fillon shpenzimi i yndyrës në trup si nevojë energjetike fizike.

- A ka edhe nevojë energjetike shpirtrore?
- Po pra, ka edhe nevojë energjetike shpirtërore dhe kjo është energjia vitale. Ti në organizëm përmes ushqimit merr një sasi të kësaj energjie, por pjesën më të madhe të saj e akumulon përmes frymëmarrjes nga ajri. Kjo energji vitale, jetike, ose, e quajtur në filozofinë kineze, “CHI”, dhe PRANA në ate indiane, të nevojitet për pjesën e funksionimit shpirtëror, kurse enirgjia tjetër fizike, që ne do ta quajmë si bioenergji trupore, është energjia që nevoijtet për funksionimin bio-fiziologjik të organizmit tënd. Puna fizike e muskujve, e organeve dhe e pjesëve tjera të trupit shpenzon bio-energjinë fiziologjike, kurse mendja dhe proceset e të menduarit si tërsi, shpenzon energjinë vitale. Me frymarrje furrnizohemi me ajër, ku ka oksigjen , nga njera anë, element ky që, në mes tjerash, konsiderohet si katalizator - ndërmjetësues themelor i shumë proceseve fiziologjike dhe biologjike të organizmit .

Nga ana tjetër, me frymëmarrje, nga eteri, gjegjësisht universi i paskajshëm, në sasira shumë më të mëdha merr edhe energjinë vitale për nevojat e funksioneve tuaja shpirtërore. Si bio-energjia fiziologjike, ashtu edhe energjia vitale të nevojiten vetëm kur je në gjendje të treshes së pandashme:trup-mendje-shpirt. Vetëm si shpirt nuk ke nevoj për këtë energji, sepse të mungon trupi, dhe si mendje-qendër e zbatimit të inteligjencës së paskajshme, vetëm sërish si TRIPTIH, kurse trupi dhe vetë procesi bio-fiziologjik funksionon vetëm sa je gjallë, gjegjësisht sërish si TRIPTIH.

- TRIPTIH?
- Triptih ose triadë e tërësisë unike trup-mendje-shpirt. Në këtë gjendje, të gjitha nivelet mentale, fizike dhe shpirtërore kalojnë përmes lidhjes së fortë të kësaj treshe, andaj edhe nëse ato duhet eliminuar, atëherë sërish duhet vepruar me këtë proces integral. Kilogramët e tepërt shkatohen me veprimin e instiktit të ruajtjes së qenies fizike. Si instikt i lindur është në rend të parë instikti shpirtëror, pastaj kemi kënaqësinë e përjetuar dhe të mbajturit mend të këtij përjetimi, duke e kërkuar përsëritjen e saj të shpeshtuar edhe kur nuk kemi nevojë për të dhe, së fundi, fizik, sepse organizmi ynë, edhe pse ka sasira të mjaftueshme energjetike, ato nuk i tretë, por i konservon si rezerva për t’i përdorur në momentin e duhur të mungesës eventuale të tyre. Nëse kërkohet mënjanimi i kilogramëve të tepruar, atëherë kemi procedurën e lehtë, por siç e thashë, ajo duhet të kalojë edhe aspektet e saja psikike dhe fizike.

- Më thuaj edhe diçka për energjinë vitale . Unë kam ditur për energjinë në tërësi, por nuk kam pasur njohuri se vetë bio-energjia jonë është krejtësisht tjetër nga energjia vitale?
- E thjeshtë, miku im, një anë e jotja e të kundërtave shfrytzon një energji, kurse ana tjetër, energjin tjetër. Trupi fizik - bio-energjinë, kurse shpirti - energjinë vitale. Ti si krijesë ke nevojë për të dyja këto energji. Një për shpirtin dhe tjetrën për trupin, kurse procesi i shpenzimit të këtyre energjive është mendja. E menda, thamë, ka sërish dy të kundërtat e veta, atë racionalen - të vetëdijshmen dhe irracionalen - të pavetëdijshmen.

Funksuionimi i mendjes racionale përmes trurit dhe sistemit të tërsishëm nervor shpenzon bio-energjinë, kurse mendja irracionale, e cila është ndërvetëdija e jonë, shpenzon energji vitale.
- Kohën e fundit paraqiten disa metoda të shërimit alternativ të shumë sëmundjeve që quhet shërimi me bioenergji…?
Mixha Dilë ishte i shpejtë në përgjigje, pa më lënë gjer në fund ta definoja kuptimin e zgjëruar të pyetjes.
- Po, dhe është e vërtetë. Energji vitale disponon çdo njeri, por, siç thua ti, aftësia e shërimit të të tjerëve nënkupton transmetimin e saj nga vetja tek i sëmuri me qëllim që tek ai të arrihet baraspesha e humbur energjetike.
- Si arrihet shërimi përmes kësaj forme të transmetimit të energjisë?

- Sëmundja e shkaktuar organike është gjithnjë pasojë e hubjes së baraspeshës energjetike vitale në tërësinë e konstruksionit tonë. Me çrregullimin e kësaj barazpeshe, vjen deri te mungesa e saj te disa pjesë të caktuara dhe ajo në gjendjen e trupit fizik shprehet si sëmundje… Pushimi që bëri këtu ishte si shenjë se duhet përfunduar takimin tonë për sot. Por, gabova. mixha Dilë kishte ende energji…energji vitale:
- Kam paraparë që sot të debatojmë edhe rreth paraqitjes së Leonardo da Vinçit në parafytyrimet e tua.
The se të ka shqetësuar shumë, duke të shkaktuar mjaft dyshime në vete?

- Ashtu, – memzi e prisja mendimin e tij rreth kësaj qështjeje. Në takimin e parë që pata me të në zyren time, nga padurimi, e kisha njoftuar kalimthi për këtë dukuri të shfaqur kohën e fundit tek unë. Nuk më ka dhënë asnjë koment më konkret, por vetëm më kishte premtuar se këtë fenomen do ta shqyrtojmë më gjerësisht së bashku në ndonjë takim tonin të ardhshëm . “ Mos u shqtëso! - ma kishte tërhequr vërejtjen. – Kjo është krejtësisht normale”.

Nuk e harroi premtimin e dhënë. Pasi kërkoi nga unë edhe disa konkretizime më të thukta, mendoi ca dhe vazhdoi:
- Kontakti i afërt me nivelet e larta shpirtërore kurrsesi nuk përjetohet drejtëpërdrejt, por gjithnjë përmes ndërmjetësuesit të caktuar, i cili, të themi ashtu, qëndron në mesin e këtyre dy botërave të kundërta. Ndërmjetësuesi, pra, është personifikimi i një realiteti fizik si parafytyrim i qartë psikik. Kjo nuk është hyjnore, sepse identifikohet me pamjen e caktuar fizike si asociacion materialist, por nuk është as fizike sepse realisht nuk regjistrohet nga asnjë shqisë e jona e njohjes objektive. Përjetohet mentalisht si eksperiencë e ndonjë regjistrimi të dikurshëm shqisor ose kombinimi kreativ i atij regjistrimi.

- Pse është kështu ? Këtë doja të di. Më intereson logjika e veprimit të vetë kësaj dukurie - këmbëngula.
- E kemi thënë edhe më parë se ne si qenie njerëzore realitetin tonë të jashtëm objektiv e përjetojmë si
“TRIPTIH”, ose ndryshe si TRIADË e trupit, mendjes dhe shpirtit. Trupi është materie dhe, gjatë transformimit të pandërprerë që bën, me arritjen e momentit të caktuar, ai vdes... Pa e përfunduar fjalinë bëri këtu një pushim të shkurtër, duke vazhduar kësaj here me një ton të ndryshuar të zërit :
- Nuk e preferoj aq këtë term “vdes”. Për diçka, që nga një formë kalon në formën tjetër të transformuar, jemi mësuar që gjendjen e mëparshme ta cilësojmë si vdekje, bindje kjo që është plotësisht e gabuar. Nga ana tjetër, shpirti është i përjetshëm, ose ndryshe, si “i pavdekshëm”.- vazhdoi më tej mixha Dilë.

- Nga ligjëratat e kaluara që i trajtuam, trupi është i vrojtuari, shpirti - vrojtuesi, dhe mendja - procesi i të vrojtuarit. UN-i yt është shpirti që vrojton vetveten dhe realitetin tjetër objektiv si tërësi, pjesë e pandashme e së cilës është edhe vetë. Këtë vrojtim shpirti e bën përmes të menduarit. Andaj, të menduarit është momenti i nivelit të vetëdijshëm i kapjes dhe analizës së përjetimeve gjatë procesit të të vrojtuarit, ashtuqë, në fazën e kësaj eksperience, rezultati si informatë e caktuar kalon në UNI-n tënd, duke u filtruar nga filtri i portës ndërmjetsuese të quajtur EGO.

EGO-ja, pra, shprehur figurativisht, është “roja e portës” e cila ka kompetencat e vetëvendosjes së plotë të lejimit dhe zgjedhjes së informatave të bartura në drejtim të UN-it, që realisht është pjesë e tërësisë së potencialit të pastër. EGO-ja gjatë lejimit të informatave i ka kriteret e veta që mbështeten në inpulset instiktive të nevojave të lindura natyrore dhe atyre të formuara gjatë tërë jetës, përmes të mësuarit dhe shprehisë së formuar të bindjeve tona të vlerësimit të gjërave.

- Siç shifet, EGO-ja është një shkallë e caktuar në hierarkinë e organizimit struktural të mendjes? - u nguta ta bëj këtë pyetje.
- Ashtu është. Që nga momenti i lindjes, EGO-ja në strukturën e saj të ndërtimit është formuar si “institucion” në vete, andaj, me rrugë të njëjtë, sikurse që është krijuar, ajo mund të ristrukturohet.
- Unë EGO-n e kuptoj si një strukturë të personalitetit nga shumë forma tjera që e ndërtojnë atë si tërësi të pandashme. A mund të m’i thuash disa prej tyre? – e pyeta.

- I ke në dijeni, dhe ato e ndërtojnë pjesën tënde të vetëdijshme. Për shembull, kujtesa, pastaj vrojtimi, përceptimi… - Këtu u ndal pak. Duke buzëqeshur me gishtin tregues drejtuar kah unë, tha:
- Tani e ke Zanën. Ajo është neuropsikiatre dhe me te në mënyrë më profesionale mund të bisedosh për ndërtimin e personalitetit dhe për shumë gjëra të tjera nga psikologjia dhe psikiatria.
Në fakt, unë veç kisha biseduar me Zanën për halucinacionet. Desha t’i tregoj mixhës Dilë për këtë, por, meqë nga mënyre e humorit të tij dyshova se mos do të bënte shaka me mua si zakonisht kur merrej në gojë Zana, ndërrova mendjen:
- Mirë, dakord. Por, pse e thua me ironi emrin e Zanës?!

- Nuk të konvenoi ideja? A nuk më ke thënë se ajo është me profesion mjeke psikiatre? - Pa komentuar më tej, unë vetëm pohova me kokë në shenjë miradie.
- Ku mbetëm? Aha, e shikon, për të vepruar mendja dhe për të koordinuar procesin e tërësishëm të TRIADËS mendje-trup-shpirt, duhet një qendër materiale që udhëheq këtë funksion dhe kjo qendër koordinuese është truri si një mekanizëm fizik tejet i përsosur. Shpirti ka inteligjencën e vetë përjetuese përmes transformimit që regjistrohet në tru dhe ne këtë proces e identifikojmë si mendje. Ti je përherë në kontakt me UN-in tënd si potencial i pastër, si inteligjencë e paskajshme, por në këtë kontak nuk e ke të kyçur mendjen, gjegjësisht të menduarin si proces.

- Domethënë gjithnjë jam në kontakt të pandërprerë me inteligjencën time të paskajshme, por nuk jam i vetëdijshëm për këtë? – më konvenoi kjo.
- Ashtu është, por nëse nuk je i kyçyr me mendje, nuk do të thotë se kjo lidhshmëri nuk ekziston dhe nuk funksionon. Është vazhdimësi, andaj, pa marrë parasysh sa je, apo s’je i vetëdishëm, nuk pengohet rrjedha normale e vetë procesit si funksion.
- E nëse kontaktoj me inteligjencën e paskajshme, duke qenë i vetëdishëm për këtë, çka mund të ndodhë atëherë?
- Mu ajo që të ka ndodhur dhe që ne si qëllim esencial gjatë tërë të mësuarit të kësaj urtësie e kërkojmë.

Me paraqitjen e qartë të ndërmjetësuesit tënd, gjegjësisht të Leonardos, veç je në kontakt edhe më të afërt me këtë potencial. Shumë mirë e kishe definuar edhe vetë. Leonardo është intuita jote e personifikuar në tredimensionalitet si përjetim i logjikës hapsionoro-kohore të ligjshmërisë materiale të të kuptuaitr kauzal, pra, të ekzistimit të përhershëm të shkakut dhe pasojës.
- Ende thua se mbisundon botëkuptimi materialist në mua...

- Nuk largohet tërësisht kjo bindje dhe ne as që e synojmë këtë. Mos harro se ne jemi në këtë botë për ta njohur materialen dhe ti këtë realitet duhet ta pranosh si proces. Mjafton që ke krijuar bindje të reja, ashtu që tani e ke tejet të qartë këtë ligjshmëri, andaj, edhe kontakti me potencialin tëndë të pastër i kalon fazat e njëjta të paraqitjes. Sinjali i intuitës, ose i zërit të brendshëm, që dikur të vinte si ndjenë, tani qëndron së bashku me mendjen tënde, ashtu që vetë përjetimi i caktuar konkret shndërohet si personifikim, gjegjësisht si parafytyrim i qartë i përceptimit të një personaliteti të caktuar që në ndërdijen tënde dikur sigurisht ka lënë mbresa të thella.

Mu kujtua biseda që pata edhe me Zanën më parë rreth kësaj çështjeje, por kësaj radhe desha të bëja një krahasim me mënyrën e trajtimit edhe nga ana e mixhës Dilë. Është apo s’është funksion normal psikik paraqitja e halucinacionit të Leonardos në mua. Edhe një herë desha ta largoj dyshimin, mos vallë kisha simptoma paralajmëruese të një anomalie psikike për të cilën duhej brengosur?
- Thua se është krejtësisht normale paraqitja e Leonardos në parafytyrimet e mia, por personat me devijime të rënda psikikike si, p.sh shizofrenët, poashtu përjetojnë këso përcepcionesh.

- Ndalu, ndale pak! Shkizofrenia është sëmundje. Kur them sëmunndje, atë duhet kuptuar si çrregullim, ose edhe më konkretisht prishje, gjegjësisht, shkatërrim i raporteve harmonike të dy të kundërtave: shpirtit dhe trupit, vetëdijes me ndërvetëdijen, të menduarit me shpirtin dhe trupit me të menduarit. Truri, si qendër fizike e mendjes, realilisht është i shfrytëzuar vetëm 9%. Mundësitë e tij janë ende të pakufijshme.

Evoluimi i qenies sonë është tek në fazën fillestare edhe në aspektin material. Të gjitha funksionet mentale racionale për të komunikuar me funksionet e nëvetëdijshme irracionale koordinohen nga një qendër komanduese në tru. Kjo qendër ekziston tek çdo krijesë njerëzore. Ajo qendër ka mundësi të jetë e shfrytzuar gjithnjë apo të mos jetë e shfrytzuar. Për të qenë e shfrytëzuar nga heshtja e lindur e mosfunksionalitetit, patjetër duhet të aktivizohet përmes ngacmimit të caktuar fizik ose ndonjë përjetimi të fortë emocional psikik.

Shizofrerni hyn në botën e ndërvetëdijshme i papërgatitur tërësisht duke aktivizuar qendrën e caktuar fizike në tru dhe ajo qender mbetet gjithnjë aktive. Sa më gjatë të mbetet në këtë gjendje, aq më shpejt zbehen qendrat tjera normale të vetëdijes ose, te rastet më të rënda, pushojnë së vepruari. Zakonishit, shizofrenia shkatohet nga ndonjë traumë e sulmit të fortë emocional, duke aktivizuar qendrën e caktuar dhe, si pasojë e këtij veprimi, kemi lidhjen e befasishme me ndërvetëdijen. Në këtë gjendje psikike, shizofreni kontaktin me ndërvetëdijen vetjake e bën befas dhe i papërgatitur, pa njohuri të caktuar paraprake.

Hyrja e shpejtë dhe qëndrimi i shkurtër në këtë gjendje nuk është aq e rezikshme, sepse ende nuk janë shuar ose harruar tërësisht funksioinet aktive të qendrave tjera, të thuash normale. Hyrje- dalja e shpejtë dhe e vetëdijshme në sferat e pakufijshme dhe të panjohura të ndërvetëdijes, aktivizon këtë qendër në tru. Aktivizimi i funksionit të kësaj qendre mentale më vonë i mundëson individit të caktuar hyrje–dalje të papenguar, pa u irituar kjo gjendje nga ndikimi i ndonjë dhuntie traumatike në formë të ngacmit të fortë fizik ose psikik.

Zakonisht këtu kemi të bëjmë me personat të cilët pas ndonjë traume fizike ose psikike kanë përjetuar zhvillimin e papritur të një aftësie supermentale. Edhe në rastet e përdorimit të drogave të caktuara dhe medikamenteve tjera, përkohësisht aktivizohen disa qendra në tru, duke shkatuar kontakte disharmonike me ndërvetëdijen. Kjo zakonisht shprehet përmes përjetimimi të euforisë së zërave dhe toneve të ndryshme, parafytyrimeve në formë të halucinacioneve të caktuara, etj.

Tek ti dhe shumica e të tjerëve, që janë orietuar në këtë rrugë, kontakti i vetëdijshëm mental me forcat e ndërvetëdijshme shpirtërore bëhet ngadalë, paraprakisht të përgatitur dhe me qëllime të caktuara. Ushtrimet praktike mentale dhe ndërrimi i mënyrës së të menduarit shkaton parcialisht edhe aktivizimin e qendrës së caktuar fizike në tru. Kjo qendër më vonë mbahet gjithnjë e mobilizuar, me mundësi të pakufizuar të hyrje-daljeve të vetëdijshme në te. Ky burim është i pashterrshëm dhe ka të bëjë me inteligjencën univerzale... - Për një kohë mbizotëroi një heshtje e shkatuar nga koncentrimi i mixhës Dilë ,dhe - ... Ta zëmë, paramendoje si metaforë për shizofrenin rrënjen e papritur në një humnerë të thellë, ku ka mundësi të lëndohesh dhe të mos dalësh fare nga aty, dhe e kundërta, si metaforë e rrugës sonë nismëtare, nisjen e vetëdijshme me pajisje të duhur për hyrje në këtë humnerë me qëllime të hulumtimit të hapësirës së saj të paskajshme.

Ky sqarim tejet i thuktë i mixhës Dilë më konvenoi, pasiqë, nga unë, hoqi edhe dromcën më të vogël të dyshimit. Atij dyshimi të pa bazë: “ se me paraqitjen e Leonardos si halucinacion, mos vallë diçka nuk do të jetë në rregull me mua!”.
Menjëherë bëra një krahasim me takimin te Zana dhe bisedës sone të përbashkët që patëm rreth kësaj çështjeje. Qëndrimet e mixhës Dilë, dhe ato të Zanës, dallonin diametralisht. Por, duhet kuptuar edhe Zanën. Edhe pse ajo e pranonte se psikiatria bashkëkohore ende ka gjëra të paqarta dhe konfuze në definimin e disa fenomeneve psikike, ato kurrë nuk mundet t’i shikojë si procese që mund të shpjegohen me metoda të tjera, jashtë atyre që pozita dhe edukata e saj arsimore e përfaqësonte si shkencore në qasjet profesionale. Edhe përpos këtij realiteti të pamohueshëm, kisha përshtypjen se ajo, sadopak, në
krahasim me kolegët dhe koleget tjera të profesionit, ishte më tolerante rreth disa principeve alternative të definimit të ligjshmërive univerzale të psikës njerëzore.

Zana veç e kishte shprehur dëshirën e saj të sinqertë për t’u takuar me mixhën Dilë, por ndoshta nuk është tani momenti që me këtë propozim ta dezorientojmë temën e bisedës në vazhdimësi.
Pa e ndërruar fare temën vazhdova bisedën që ishte në vijim:
- Në një moment të kontaktit me Leonardon, ai m’u paraqit me madhësinë e tërë trupit, duke e ngritur dorën e djathtë, me gishtin tregues kah qielli dhe me dorën tjetër të majtë kah toka. Më tha qetë: “siç është lart, është poshtë” dhe u zhduk menjëherë. Qe sa kohë, kot jam munduar ta gjej përgjigjen adekuate për domethënien e kësaj porosie.

- Vërtet thua se Leonardo ka qenë në atë pozitë dhe të ka sugjeruar ashtu?! – ishte i befasuar edhe mixha Dilë?
- Po, po. Bile edhe unë një kohë jam munduar ta gjeja sqarimin. Por kot. Nuk kisha ndonjë përgjigje adekuate. Gjithnjë kam shpresuar se zgjidhjen e kësaj enigme do ta bësh ti mixha Dilë. Cili është komenti yt?
- Nuk di. Plotësisht jam i befasuar! – këtë herë u gjet në zgrip. Mendova se kjo do të jetë hera e parë që nga ai nuk do të kem përgjigje adekuate në pyetjen time.

- Atq që e ke përjetuar ti është një simbol i cili konsiderohet si pikënisje e të kuptuarit të ligjshmërisë bazë në të cilën e mbështesin shumë urtësi të lashta që merren me njohjen e shpirtit. Në domethënien e interpretimit të kësaj simbolike niset: magjia, okultismi, kaballeja etj. Po ashtu, në domethënien e interpretimit të kësaj ligjshmërie jemi mbështetur edhe ne gjat tërë ligjetaratave tona që i shtjelluam së bashku. Mua nuk më befason simbolika dhe domethënia e saj, por paraqitja në parafytyrim përmes udhërrëfyesit tend, Leonardos. Këtë privilegje, gjatë tërë historisë së ekzistimit të njohurive shpirtërore, e kanë pasur vetëm dijetarët e caktuar.

- Thua se e kam përjetuar edhe unë mes të rrallëve?
- Po. E ke përjetuar edhe ti ndër të rrallët. Në urtësinë e lashtë, p.sh. të magjisë, simboli me njeriun në pozitën vertikale me një dorë të ngritur lart, duke treguar me gisht kah qielli, dhe dorën tjetër, duke treguar në drejtim të tokës, quhet simboli i MAGJISTARIT, ose në orgjinal, simboli i MAGUT. Kjo simbolikë nënkupton se ne nuk jemi vetëm qenie fizike, por jemi edhe shpirtërore. Drejtimi i dorës së djathtë me gisht lart kah qiell, simbolikisht ka domethënie se jemi qenie shpirtërore-jomateriale, kurse, kallëzimi me gishtin e dorës tjetër poshtë kah toka, se jemi edhe qenie materiale.

Në mes është, pra, njeriu si NE, ndërmjet dy botërave të kundërta. Të kuptuarit në esencë të kësaj domethënie dhe të qenit i vetëdijshëm për këtë do të thotë mendje - të menduarit. E vëren TRIJADËN, tanimë të njohur për ne, TRUP-SHPIRT-MENDJE. Urtësia “Ashtu siç është lart, është edhe poshtë” nënkupton edhe rrjedhën e të gjitha proceseve që funksionojnë në Univers.
- Mund të thuhet se ka të bëjë me Ligjin e të kundërtave dhe barazpeshën në mes tyre. Si nuk më është kujtuar kjo edhe më parë?

- Po pra! Je në bërthamën e vetë domethënjes së kësaj simbolike. A nuk e sheh se sa ke përparuar? Tani duhet ta dish se ti nga Universi dhe nga inteligjenca e paskashme që është në te, kontakton dhe merr porosi që kanë domethënie konkrete edhe nga mënyra e të kuptuarit objektiv.
- Si?.. Nuk...
- Hesht! – brohoriti mixha Dilë. E di se çka do të thuash. Mos mendo ashtu! Duhet të besosh dhe nuk ka dyshim. Gjithashtu, të kisha preferuar që për këtë gjë të mos bisedosh me askë. E kuptove? Me askë! Besa, tani e tutje, as me mua. Të rrallë janë ata njerëz që do të të kuptojnë. Ti je njeriu i zgjedhur dhe duhet ta ruash këtë fshehtësi. Leonardo është ti në ty, andaj për këtë nuk duhet të merren të tjerët.

- Kështu më kishte thënë edhe vetë Leonardo në një paraqitje: “Unë jam TI në TY” Kjo më asociacio kah intuita ime. Vetëm ajo është unë në mua, apo jo?
- Ashtu pra! Ka të bej me ty dhe ëshë intime e jotja. Unë do të jem plotësisht dakord me vlerësimin tënd në lidhje me shkakun dhe mënyrën e paraqitjes së udhërëfyesit tënd të quajtur Leonardo. Po ashtu kënaqem që në rrugën tënde të ngritjes shpirtërore, për shumicën e eksperiencave të reja, vetë nxjerr konkludime të sakta. Shihet se ke përparuar mjaft në këtë drejtim. Rruga e komunikimit me ndërvetëdijen si amë e burimit të urtësisë së pakufijshme nga makro-inteligjenca, tanimë për ty janë të hapura. Siç e shoh, të gjitha ligjshmëritë e mësuara shpirtërore i ke mishëruar si mënyrë e re e të menduarit, andaj vërehet veprimi i tyre në të gjitha vlerësimet e tua për shumë çështje të realitetit objektiv.

Sa mirë më erdhi për këtë vlersim, por kureshtja ime në këto momente ishte e ngacmuar nga konstatimi i Mixhës Dilë se unë jam ndër të rrallët që e kam përjetuar përmes udhërrëfyesit tim simbolikën parimore të të gjitha ligjshmërive të urtësisë : ”Siç është lart, është edhe poshtë!”
Pasi e kreu këtë sqarim, mbretëroi një heshtje paksa më e gjatë. Gjatë kësaj kohe, unë e përqëndrova vëmendjen në kujtesën e pyetes që kaherë dëshiroja t’ia bëja Mixhës Dilë.

- Në momentin e përjetimit të parafytyrimit të Leonardos, a mund ta quajmë gjendjen time shpirtërore si gjendje TRANSI, ose, thjesht, ma qartëso kuptimmin e transit psikik? Si do ta dalloja atë nga gjendjet tjera shpirtërore?
- Pa ndryshimin e gjendjes së tanishme psikike nuk ka as përjetim të kontaktit të afërt dhe të vetëdijshëm me ndërvetëdijen. Gjendja e transit është gjendje e koncetruar mentale dhe e orientuar kah thellësitë e brendësisë hyjnore. Kjo do të thotë ekzistimi i të gjitha aktiviteteve të vetëdijshme mentale të mendjes, me vëmendje të koncentruar kah brendia e qenies sonë. Në gjendje të transit nuk ka dhunti as vlerësime, por mendja është neutarle në procesin e të vrojtuarit, duke eliminuar tërësisht funksionimin momental të EGO-s. Konkretisht, shkyqemi tërësisht nga përjetimi funksional i botës së jashtme duke u kthyer në thellësitë e brendësisë së pafundme të qenësisë sonë.

- Çfar dallimi mund të ketë në mes të gjumit dhe transit?
- Ka dallim dhe ky dallim është shumë i madh. Gjumi është pushim i plotë i mendjes dhe i aktiviteteve të tij të vetëdijshme. Me këtë gjendje, Un-i yt është në kontakt të pandërprerë me ndërvetëdijen, por mungon mendja dhe forma e vetëdijësuar e këtij kontakti. Në anën tjetër, në gjendje transi, vëmendja është e koncantruar kah brendia jote, gjegjësisht kah sferat e potencialit të pastër të inteligjencës së paskajshme dhe në të hyn së bashku me mendjen e cila tanimë nuk është aktive, por vetëm si vrojtuese neutrale që regjistron çdo përjetim nga kjo hapësirë e re.

Derisa në këtë gjendje mendja është e angazhuar në vrojtimin e brendësisë së ndërvetëdijshme, për këtë moment ajo është e shkyqur nga aktivitetet e jashtme mentale. Pra, kemi shkyqje totale të pesë shqisave tona si instrumente fizike me të cilat regjistrohen ngacmimet nga realiteti i jashtëm objektiv. Orientimi i vetëdijshëm mental kah brendia jonë në gjendje të transit nuk kryhet përmes shqisave, por përmes përjetimit të ndjeshmërisë së brendësisë hyjnore. Paramendo, sikur të jesh në kinama. Mendja, si kamerë projektuese, e projekton filmin në pëlhurë dhe nga aty ti e ndjen rrjedhën e filimit si ngjarje, pra je i vetëdijshëm. Në gjendje të gjumit, kamera ekziston, por nuk është e kyçur, andaj edhe në pëlhurë nuk ka projektim filmi. Mbretëron terri dhe qetësia - je në gjumë. Në trans, kamera është e kyçur dhe punon, pëlhura është e ndritur, por në te nuk ka gjurma filmi - je në gjendje transi.

- Më përngjan sikur me gjendjen meditative tëqetësisë mentale pa kurrfarë vlerësime.
- Ashtu disi. Meditimi, si tendencë e heshtjes dhe e qetësisë mentale pa vlerësime, është vetëm faza e vetëdishme parapergaditore dhe rituale që të shkaktohet transi. Transi pra është gjendje kur kontaktohet tërsjisht me potencialin tonë të pastër. Prandaj, meditimi i rregullt dhe i shpeshtë hap kanalet e shkëmbimit të papengueshëm të informatave në relacionin vetëdije-ndërvetëdije dhe anasjelltas.

- Hëm, por pse bash Leonardo da Vinç, e jo dikush tjetër?
- Duhet bërë analizën e ndërvetëdijes sate përmes aktivizimit të kujtimeve të vjetra të rrënjosura në të. Diçka të ka shtyrë që ta duash dhe ta çmosh këtë figurë, në njerën anë, por ndonjë forcë tjetër më e fortë emocionale ka bërë presion ta heqësh nga kujtesa. Figura e Leonardos nuk të ka humbur dhe tani të paraqitet si personifikim që ndërmjetëson përmes mesazhet të intuitës kah mendja jote e vetëdijshme. Mos u lodh t’a gjesh shkakun tani, sigurisht do të të paraqitet papritur në ndonjë moment të caktuar si zgjidhje reale e vetë problemit.

- “Vërtetë. Kështu kishte konstatuar edhe Zana. Por, ajo dyshonte se zgjidhja do të shfaqej spontanisht si zbardhje ose ndritje në mendjen time. Për hulumtimin e shkakut të paraqitjes së personifikimit të Leonardos, ajo sugjeronte psikoterapinë. Çfarë mendimi do të kishte Mixh Dilë për këtë propozim? Çka mendon ai për terapitë psiko-analitike?

Nga të gjitha metodat psiko-terapeutike, që i kishte përmendur Zana, përnga specificiteti i saj, HIPNOZA më kishte ngjallur kureshtjen si më tepër. Për këtë mënyrë të lashtë të ndikimit të drejtëpërdrejtë në ndërvetëdijen e njeriut kisha dëgjuar ngapak, por, pas propozimit të Zanës, më gjerësisht konsultova literaturën profesionale. Popujt e vjetër nga civilizimet e hershme e kanë njohur me qindra vjet më parë hipnozën, kurse, si metodë terapeutike, shkenca bashkëkohere zyrtarisht e pranon tek dikur rreth viteve të 70-ta. Që t’ia filloja bisedës në këtë temë, pyetjen Mixhës Dilë ia parashtrova si tërthorazi.
- A ka mundësi që përmes terapisë me HIPNOZË terapeuti drejtëpërdrejt të kontaktojë me ndërvetëdijen time dhe aty të hulumtojë shkaktarin e vërtetë të paraqitjes së personifikimit të Leonardo da Vinçit?

- Çfarë di ti për HIPNOZËN?! - ishte befasura Mixha Dilë me këtë pyetje.
- Jo aq. Kam lexuar disa shkrime reviale nëpër gazeta. Di vetëm se është një metodë shumë e vjetër, e njohur qindra vjet më parë nga civilizimet e lashta dhe se tek kohën e fundit, si psiko-terapi, është pranuar zyrtarisht nga mjekësia jonë bashkëkohe.
- Vetëm aq? – sërish një pyetje që tradhëtonte tentimin e qëllimshëm të fshehjes së befasisë nga bashkëbiseduesi im.
- Vetëm aq, por doja të dija më tepër. Pse jo. Ta them të vërtetën, kam dëshirë që edhe vetë mundësisht t’i nënshtrohem kësaj terapie, me kusht që personi i cili do ta zbatonte patjetër të jetë person i kualifikar. - me këto të fundit i citova fjalët e Zanës.

- I kualifikuar?…
- Mendoj, të ketë eksperiencë të duhur në këtë drejtim.
- Dakord. Do të të tregoj më gjerësisht për këtë metodë të lashtë, shumë të lashtë dhe tejet efikase të komunikimit të drejtëpërdrejtë me ndërvetëdijen. Fenomeni i hipnozës është një ndër fenomenet më kontradiktore psikike i cili edhe pse i pranuar shumë vonë nga shkenca oficiale, ende shkakton mëdyshje në opinionin e gjerë.

Duke mos qenë tërësisht e zhveshur nga elementet e shalratantizmit dhe bestytnive të prejardhjes së saj mistike dhe religjioze, ende, nga disa qarqe të caktuara, manipulohet si me diçka mbinatyrore. Pas shumë studimeve dhe eksperimenteve të bëra, gjithnjë e më tepër dëshmohet efikasiteti i saj i pamohueshëm në shërimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të natyrës psikike. Psiko-terapia medicinale tek në vitet e shtatëdhjeta edhe zyrtarisht e ka pranuar këtë metodë, duke e futur atë në radhët e terapive të shumta ekzaminuese, përmes së cilës, duke depërtuar në thebllësitë e paskajshme të ndërvetëdijes njerëzore, mund të arrihet gjer tek informatat e sakta të burimit të sëmundjes.

- Thuhet se është metodë e lashtë, por a dihet saktësisht historiku i prejardhjes së saj?
- Hipnoza zanafillën e vet e ka nga civilizimet shumë të lashta të historisë njerëzore. Dëshmitë e para materiale datojnë që nga populli i vjetër Sumer, 4000 vjet p.e.s. Në shumë religjione, sekte fetare, si dhe shkolla të ndryshme të edukimit psikik hipnoza është ruajtur si njëra ndër ritualet sekrete të ndikimit tek personat tjerë.

Deri në pranim si psikoterapi moderne medicinale, rrugët evolutive të saj kanë qenë përplotë batica dhe zbatica. Për shumë shkencëtarë që në çfarëdo mënyre publikisht kanë tentuar ta dëshmojnë efikasitetin e veprimit të saj, ka qenë e gjatë, e mundimshme, e dhimbshme dhe përplot peripeci. Edhe përpos këtij realiteti të hidhur, shumë studiues eminentë botërorë, përveç zvetënimit të epitetit të tyre të shkecëtarit serioz, janë ballafaquar jo vetëm me dëbimin nga akademia e shkencave të shtetit të tyre, por edhe janë burgosur dhe dëbuar nga vetë pushteti amë. Kur e bëjmë këtë vlerësim si më lart, nuk e kemi në konsideratë periodën e errët mesjetare shekullore të INKUIZICIONIT, kur marrja me fenomene shpirtërore, e veçanërisht me hipnozë, paguhej edhe me kokë.

- Çka është në fakt hipnoza? Si do ta definoje më thjeshtë atë?.
- Definicion të saktë dhe përgjithësisht të pranuar për hipnozën nuk ka. Për këtë metodë sikurse mjekësia shkencore, nga njera anë, ashtu edhe alternativa shëruese tradicionale, nga ana tjetër, kanë definime të ndryshme. Për sa i përket çështjes së definimit të saj, nuk do të preferoja të hymë në imtësitë e detajeve, por mjafton ta kesh të qartë se HIPNOZA është një metodë e ndikimit dhe e komunikimit të një personi si terapeut me një person tjetër si medium, i cili, përmes sugjestioneve verbale, e sjell atë në një gjendje të transit të lehtë, me ç’rast hapet kanali i cenzuruar i komunikimit të pjesës së vetëdijshme me ate të ndërvetëdijshmen.

Realisht, hipnoza është komunikim i drejtëpërdrejtë i terapeutit me ndërvetëdijen e personit të caktuar, duke eliminuar pjesën e vetëdijshme të vlerësimit të sugjestioneve të pranuara, gjegjësisht mënjanimin e EGO-s nga roli i saj i cenzurimit dhe i dyshimit. Kjo nënkupton se përmes sugjestioneve, që i jepen pacientit apo mediumit në hipnozë, dëpërtimi i tyre është i drejtëpërdrejtë. Në qoftë se gjatë transit hipnotik do t’i thuani mediumit se jeni fëmijë në moshën 9-vjeçare, ndërvetëdija e tij do të identifikohet me këtë sugjestion dhe do të veprojë në kudrin e përmbajtjes së saj. Përveç, sugjestioneve të dhëna në mënyrë të drejtëpërdrejtë gjatë transit hipnotik, mediumit mund t’i jepen edhe sugjestione posthipnotike.

Pra, disa kërkesa që duhet t’i kryejë ai pas një kohe dhe në momentin e vetëdijësimit të plotë. Kuptohet, këto sugjestione rrënjosen në ndërvetëdije dhe, sipas përmbajtjes së tyre, nxisin momentin e kërkuar të vetërealizimit. Këto sugjestione në hipnozë quhen si ndikime posthipnotike Po ashtu, shumë ngjarje dhe ndodhi, që për momentin mendohen se janë të haruara, mediumi do t’i përkujtojë ato me përpikëri gjatë një transit hipnotik. Andaj, psikoterapia medicinale, mu për këtë mundësi që ka hipnoza, e zbaton atë për hulumtimin e traumave të rrënjosura thellë në ndërvetëdijen e pacientit, e që supozohen si shkaktarë kryesorë të sëmundjes së caktuar psikike, e cila duhet të kurohet.

- Çka mund të më thuash më tepër për psikoterapinë me hipnozë?
- Në psikoterapinë bashkëkohore, terapia me hipnozë përdoret më së shumti tek shërimi i disa sëmundjeve psikike në formë të paranojave, fobive, gjegjësisht frikave si dhe shumë sëmundjeve organike të natyrës me prejardhjes psiko-somatike, pra që janë shkaktuar nga pengesat psikike. Përmes hipnozës janë shëruar me sukses varshmëritë e ndryshme nga toksinet, duhani, drogat e veçanërisht nga alkooli. Janë larguar burimet latente, shkaktarë të frikave, depresioneve, komplekseve të ndryshme të sjelljes, etj.

Nga sëmundjet organike, përmes hipnozës bëhet shërimi i suksesshëm i të thatit në lukth, kokëdhembjet, të lagurit në shtrat, impotenca, rritja e gjinjve tek femrat, përmirësimi i tenit të fytyrës, etj. Nga disa literatura kurioze senzacionaliste kemi të dhëna se përmes terapisë së hipnozës me sukses janë shëruar edhe sida, kanceri, si dhe shumë sëmundje që për momentin nga mjekësia bashkëkohore konsiderohen si të pashërueshme. Arritja e efektit anastezik përmes hipnozës praktikohet me të madhe edhe tek shumë shërime alternative tradicionale. Me qëllime eksperimentale, janë bërë edhe shumë ndërhyrje kirurgjikale (operacione) të suksesshme pa përdorur anastezinë.

Gjithashtu hipnoza me të madhe është përdorur edhe nga ana e shërbimeve të ndryshme sekrete informative, posaçërisht nga CIA e Amerikane dhe NKVD-ja e ish BRSS-së. Përmes kësaj metode të depërtimit në thellësitë e psikës njerëzore janë bartur nga një vend i spiunimit në vendin tjetër të qendrës informative shumë të dhëna dhe informacione sekrete. Këto shërbime e kanë përdorur metodën e hipnozës edhe për shpërlarjen e trurit gjatë imponimit të dhunshëm të ideve dhe mësimeve të caktuara tek individët dhe grupet shoqërore.

- Ka, thua, edhe hipnozë masive?
- Ka. Dhe të gjithë ne jemi viktimë e ndikimit të pandërprerë të saj. Kur është fjala tek veprimi i hipnozës masive në grupe të gjera shoqërore, kohën e fundit, sistemi i përsosur i marketingut bashkëkohor, me të madhe zbaton këto metoda të sugjestionit masiv përmes mas-mediave të ndryshme me qëllim të inponimit të shitjes sër mallit të caktuar në konkurencën e pamëshirshme të tregut të lirë. Reklama e suksesshme është hipnoza e lehtë e ndikimit në masë për imponimin e blerjes së artikullit të caktuar tregtar.

Vlerësova se mu tani është momenti i përshtatshëm t’ia shpreh mixhës Dilë qëllimin tim që kasha - të hipntizohem dhe nga kjo gjendje e kontaktit të drejtëpërdrejtë me ndërvetëdijen time të kuptohet shkaku i paraqitjes pikërisht të personfikimit të Leonard da Vinçit në halucinacionet e mia. Ia tregova në tërësi bisedën që kisha me Zanën. E përshkrova atë si një psikiatre tolerante e gatshme që të pranojë çfarëdo njohurie që do të shkonte në favor të shërimit dhe trajtimit adekuat të pacintëve të saj. Kjo i konvenoi edhe mixhës Dilë. Andaj, me të propozuar dëshirën e Zanës që të takohet me te, ai e pranoi me zemërgjerësi.

- Patjetër duhet të më njoftosh me Zanën! Patjetër! - ishte konstatimi i prerë i tij.
Një takim të mixhës Dilë me Zanën e dëshiroja kaherë edhe unë. Fundja, këtë ia kisha premtuar edhe asaj, por kurrsesi nuk doja ta largoja vëmendjen nga tema që më bënte kurreshtar. Unë vazhdova edhe më tej me insistimin tim për t’u hipnotizuar.
- Meqë do të kem nderin të njoftohem me Zanën, të premtoj se së bashku do të tentojmë që të zbatojmë këtë terapi tek ti…
U befasova.
- Ti të zbatosh?! Merresh edhe ti me hipnozë?!
- Hajde mos e zgjat më, o miku im, – e bëri këtë si në modesti. - Të premtova dhe kjo do të bëhet. Hipnoza është e lehtë dhe mund të praktikohet nga çdokush. Edhe ti mund ta mësosh shumë lehtë atë… Të premtoj. Jo vetëm që do të jesh i hipnotizuar, por në ndërvetëdijen tënde do ta kesh të “instaluar” edhe një shifër .Gjithnjë, përmes shqiptimit të saj, do të kesh mundësi veten ta futësh në gjendje transi hipnotik. Kjo mënyrë e vetëhipnozës quhet autohipnozë.

- Autohipnozë?
- Po autohipnozë. Hipnotizimi i vetvetes.
Nga vetë iniciativa e mixhis Dilë për të më mësuar edhe një metodë praktike shpirtërore, befasia ime ishte e përzier edhe me emocionin e gëzimit.
- Edhe kjo ka mundësi?!
- Ka mundësi. Është ecje përpara dhe graduale në ngritjen tënde shpirtërore. Gjer më tani, ndikimin në ndërvetëdije e ke bërë përmes autosugjestionit, kurse tani....
- Çfarë dallimi mund të ketë hipnoza prej autosugjestionit?
- Sërish u ngute. Atë desha të të shqaroj. Në krahasim me hipnozën, tek autosugjestioni qëllimi dhe caku i veprimit është gati i njëjtë, por shumë më i ngadalshëm. Me autosugjestion ndikohet gradualisht, derisa vetëdija jonë ta mishërojë tërësisht sugjestionin e caktuar, duke e lejuar dëpërtimin e tij të mëvondshëm në ndërvetëdije.

Ndërsa, tek hipnoza është e kundërta, ndikohet aty për aty dhe drejtpërdrejt në ndërvetëdije. Siç mund të konkludojmë se si me sugjestion a autosugjestion, ashtu edhe me hipnozë komunikimi bëhet me potencialin e pastër, me inteligjencën e paskajshme që nuk i njeh kufijtë e pengasave për realizimin e dëshirave dhe kërkesave tona, me kusht që ato të jenë të dhëna sipas metodikës së caktuar të vetëndikimit…

Edhe pse mixha Dilë ishte i disponuar për të debatuar edhe më gjatë, vjedhurazi e shikova orën dhe pashë se ishte bërë vonë. Duhej të kthehesha në shtëpi. Isha lodhur mjaft duke marrë shënimeve, por edhe një emocion i shtuar ma humbte përqëndrimin e pandërprerë për temën.…
Memzi e prisja mbrëmjen. Do të shkoj te Zana sonte dhe do ta njoftoj për këtë lajmë të gëzuar. Jo vetëm kaq.Unë isha person i zgjedhur që komunikoja me nivele të larta shpirtërore.
Mrekulli!
Pse të mos i besoja mixhës Dilë për këtë vlerësim?!

* * *

Gjat takimeve tona që kishim, Zanës shpesh i flisja për mixhën Dilë, për këtë njeri gjenial, duke mos fshehur nga ajo asgjë: që nga shkaktari i momentit të njoftimit tonë të parë, e gjeri te largimin i tij i përkoshëm. Nga tregimet e mia, ajo mbetej e mahnitur për urtësitë e këtij plaku dhe për njohuritë që ai kishte në fushën e metafizikës dhe anës tjetër të qenijes sonë shpirtit. Një ditë nga kompjuteri im, i printova Letrën ndarse të mixhës Dilë. Me të lexuar përmbajtjen e saj, më kishte thënë e befasuar:

“Kam menduar se tek ne vështirë mund të gjendet dikush që përë këto fenomene të errëta të anës tjetër të qenies sonë – shpirtit, të ket një njohuri të kompletuar dhe të sistemuar. Nuk ka dyshim se këshillat e dhëna në të, sikurse në tërsi përmbajtja e saj, tejkalojnë çdo profesionalizëm të një psio-terapie praktike... Patjetër duesh të më noftosh me këtë njeri....patjetër...”

Sa i përket anës tonë të ndërtimit psikik, ajo ishte më se e bindur se, gjat praktikës së saj disavjeçare si mjeke, shumë njohuri të psikiatrisë bashkëkohore, janë treguar të mangëta, andaj, në vete ndjenjente besimin e pamboshtur intuitiv, se rruga më e përsosur gjer tek arritja e një ngritje më të lartë të vetëdisimit profesional, nuk do të mjaftonin vetëm aplikimi i metodave të ashpra kërkërkimore të mbështetura në logjicizmin racional dhe empirizmit fanatik shkencor, por, veqanërisht në ato të natyrës shpirtërore, në mënyrë të kombinuar, duhet zbatuar edhe ligjet tjera të të kuptuarit iracional.

- Edhe pse nuk mund të merret si ide orgjinale që në të ardhmen tenton të bëhej qëllim” – më thoshte - Mendoj se religjioni dhe shkenca patjetër duhet të bashkëpunojnë në drejtim të arritjes së parimeve më të përsosura të të kuptuarit të realitetit tonë, posaqërisht asaj më pak të njohur shpirtëror. Duhet të vijë një ditë, kur me një “SAMIT” të sintetizuar nga të dy anët, do të duhej të inicohet një njohuri e re dhe më e avacuar e cila për spjegimin e shumë vakumeve sfiduese moderne të definimit të shpirtit, reciprokisht do të kontribonin në progresin e një dije më të avancuar.

Tani kemi një gjendje kur shkenca si njohuri e pacënueshme dhe megallomane, së bashku me religjionin modern të reformuar nga eksterieri, janë të mbydhur në gëzofin e vetë të lepurit dhe me çdo kusht tentojnë ta mbajnë primatin e sundimit në mentalitetin kolektiv të masave. Edhe shkenca, dikur empirike dhe racionaliste, sot e ballafaquar me sfidat e pashmangshme evolutive të vetëdijes njerzore, sikur ndjehej ngapak e pafuqishme. Insistimi i mëtejmë në metodat e veta të rrepta dhe të dëshmuara , sikur asaj ia humbasnin intenzitetin e entuziazmit burimor romantik.

Ndonjëherë më tmerron bindja se gjithë ne, duke qenë të joshur me arritjet e mëdha teknike të shekullit XX, anashkalojmë të vërtetën e pamohueshme se shkenca kaherë nuk ka prezentuar zbulime të mëdha epokale. Përparimi i teknikës medicinale dhe konstruktimi i paisjeve shumë më të sofistikuara të dignostifikimit, në asnjë mënyrë nuk do të thot se, dekada e fundit e këtij mileniumi karakterizohet me zbulime të mëdha shkencore. Duke i ngatruar “çpikjet teknike” me “zbulime shkencore”, ende lajthitemi se shkenca ecën përpara. Ke ndëgjuar se, herën e fundit është zbuluar ndonjë ligjshmëri universale e natyrës? Koha e Njutonit dhe shokëve të tij sikur ka perenduar...”Asociacionin për kët, e gjeta te Hegeli dhe dilektika e ti e njohjes përmes tri stadeve: teza, antiteza dhe sinteza. Nëse religjionin do ta mernim si tezë, shkencën si antitezë, atëherë do të përputhet me këtë logjikë që një njohri prespektive duhet kërkuar si sintezë ndërmjet” . - kishte propozuar ajo.

Zana, nga doajenët e parë të psikiatrisë bashkëkohore kishte një respekt të paluahtshëm për Frojdin dhe metodën e tij psikoanalitike të shërimit të shumë formave të neurozës. Pranonte se kohën e fundit kishte evoluar ca nga këto binde. Edhe pse jo aq dikur, tani ka filluar të merrej mjaft edhe me kolegun e tij separat Jungun, i cili qëndronte prapa tezës se përveq ndërvedies individuale, tek qenjet e gjalla ekziston edhe ndërvetëdia kolektive unversale. E kishia befasuar pa masë, kur e njoftova se klëtë të vërtetë që shkencëtarisht tenton ta mbroj jungu, e kanë ditur që moti të parët tanë nga civilizimet e hershme.
Prezentimi i këtij takimi te mixha Dilë, nuk e kishte vetëm rëndësinë se ishte njohja e pare e Zanës me të, por ajo qe gravuar në kujtesën time edhe për një ndodhje tejet të rëndësishme…

X

…Vendtakimin e përbashkët e caktuam afër stacionit të autobusëve.
Fshati ku jetonte mixha Dilë, për Zanën nuk ishte i panjohur. Mu në afërsi, disa kilometra larg, ishte i stacionuar punkti i qendrës rehabilituese ku ajo ordinonte me projektin e saj humanitar. Edhe pse ambulanca qe vendosur në fshatin tjetër komshi, përfshinte edhe 20 fshatra tjera të regjionit. Pra edhe këtë fshat ku banonte mixha Dilë.

Sa ajo ishte e njohur si mjeke në këto anë u vërejt menjëherë posa zbritëm nga autobusi. Gjat tërë rrugës të shtegtimit tone kah maja e kodrës ku ishte shtëpia e mixhës Dilë, shumica e fshatarve Zanën e ndalnin dhe e përshëndetnin me respekt. Disa na ftonin në shtëpitë e tyre, ndërsa tek disa të tjerë, e paevitueshme ishte pyetja kureshtare, pse dhe tek kush jena këtu? Ajo në çdo pyetje të kësaj natyre gjithnjë përgjigjej se është kalimthi në vizitë te një mik, pa e zbuluar emrin e nikoqirit tone të vërtetë.

Posa arritëm në maje të kodrës, në obor afër hyrjes në shtëpi, mixhën Dilë e takuam të ulur në një shkamb. Në duar kishte një hu me një gjatësi përafërsisht një meter dhe një latë, me të cilën latonte, duke e gdhendur fundin e hurit në formë maje. Me hurin në dorë dhe turmën e thuprave që kishte para vetes, munda të parathoja se ai pergadiste të thurte gardhin rreth shtëpisë. Por kisha gabuar në këtë vlersim.
- Shihe, shihe se kush po na vjen e mirë se na edhët!
- Mërë se të gjetëm mixha Dilë! Mos të penguam nga puna?

- Jo, jo asesi! Ju prisja por nuk desha ta humbasi kohën kot dhe vazhdova ti latoj ca hujë për një torishte shpezësh.Të kujtohet xha Dalip i shkollës…
- Po si jo…xha Dalipi atëdhedashës dhe skofijar…roje besnike e librave tuaja…
- …Sikur e di, ai pas lufte, për ta thyer mërzinë, kishte fillhuar të kultivonte pula dhe shpezë nga racat më të ndryshme. Pardje erdhi tek unë. U interesua për mua. I thash se jam shëndosh e mire por kohën e fundit mërzitem ngapak. Ai mu bë “sebep” dhe ma mbushi mendjen që edhe unë t’i hy kësaj pune. Më premtoi ca qifte të disa racave të pulave. Por, s’pari duhej rrethuar trollin ku planifikoj ta ndaj si hapsirë për këtë qëllim. Sipërfaqja duhet të jet përafërsiht nja dy ari vend. Dikur më vonë, aty afër, planifikoj të ndërtoj edhe një kotec…por t’i lëmë këto punë të pleqëve badiavxhi…urdhëroni dhe hyni brenda!

Sikurse prisja, posa u zbathëm dhe hymë në koridor, mixha Dilë na drejtoi kah dhoma e tij e punës. Kjo dhomë kishte ambient intim dhe ai, pa dyshim, këtu e kalonte pjesën më të madhe të kohës duke lexuar. Edhe pse nuk kam hyrë ende në të gjitha dhomat e shtëpisë, parathoja se mixha Dilë e kishte edhe odën tradicionale për mysafirë . “Sigurisht “- mendova – “pasiqë mua dhe Zanën na konsideronte si miq më të afërt, duke na vajtur tek dhoma e vetë e punës, mikëpritësi ynë na nderoi me ambientin e vet më intim”

I prirë nga mixha Dilë, që të tre hynëm mbrenda. Të ndjer veten si më i akomoduar në këtë shtëpi, u solla i lirë. Mora dy kariga që qenë pranë dhe i ofrova afër tavolinë së punës. Njera ishte për mua kurse tejetra për Zanën. Kjo pozitë më kishte konvenuar që nga vizita e kaluar, sepse mundësonte që bashkëbiseduesin tim ta kisha gjithmonë përballë. Edhe mixha Dilë pa bë zë u ulë në karigën e vetë të punës. Për një çast në dhomë mbretëroi një heshtje shurdhuese. Ishte një përjetim i momentit kur me padurim e pret një takim dhe në te duhesh të ndërmjetëson në njoftimine dy personave tjerë.

E udhës ishte që unë t’ia filloj bisedën i pari. I gjetur në këtë zgripcë, nuk dija se çfar të bëja. Nga t’ja nisi.? Më kujtohet se e shikova vjellurazi Zanën e cila poashtu përjetonte emocionin e takimit të pare. Në anën tjetër, mixha Dilë, veq ishte ulur në vendin e tij dhe nga kjo pozitë, që të dy ne na kishte përballë. Vështrimin e tij karakteristik e fiksoi në drejtim të Zanës. Me gishtin tregues drejtuar nga ajo, dhe duke luhatu kokën në shenjë pohimi, theu monotoninë e heshtjes së momentit:
- Shihe, shihe çfar koecidence?! Ti je ajo mjeke për të cilën me ëndje dhe respekt flasin banorët e këtyre anëve? .Vërtetë…tani nderi më takon mua.

- Ohooo…mos o mixha Dilë… - bëlbëzoi nëpër buzë
- More lere ate, por ti koke edhe një vashë e bukur…ha ha ha….
- Zanëëë! - ndërhyra – tani e tutje duhet të mësohesh me shakatë e shpeshta të mixhës Dilë…
Zana vërtetë nga natyra ishte e bukur, dhe nga kultura e formuar e veshjes, mbahej gjithnjë elegante, por sot dukej më e veçantë. Me një grim më të theksuar se zakonisht, do ta sfidonte vëmendjen e çdonjerit që e shikon s’pari. Por, ky konstatim i mixhës Dilë, nuk ishte sigurisht si shkas i pamjes tërheqëse. Përveq komplimenteve të sinqerta drejtuar saj, ato ishin edhe porosi indirekte për mua, për t’më bërë me dije se zgjedhja ime vërtetë ishte e qëlluar.

Pasiqë Zana me mixhën Dilë, sot takoheshin parën here, nga një skuqje e lehtë e mollëzave në fytyrën e saj, vërehej se këto komplimente e kishin emocionuar edhe më tepër, por në momentin e krijuar, reagimin e saj e cilsova si të qëlluar:
- Edhe për ju mixha Dilë unë kam ndëgjua shumë fjalë të mira. Duhet pranoj se menzi e prisja këtë takim!
- Të falemnderit, por mos t’ ka tepruar ca ky jaran i jonë me lavdërata? – e kishte fjalën për mua. Nuk bëra zë. Ula kokën dhe seq më shkoj menda tek ajo thënje e Sokratit:
- Ti di aq sa s’din asgjë! A po?

- Ashtu të gjithë duhet mendojmë për vete – M’u gjejg shpejtë. Në moment, bëri një pamje serioze. Pasi kishte vërejtur se Zana nuk e shikonte, vështrimin e drejtoi kah unë dhe, duke më bërë shenjë me një mbydhje të lehtë të syrit të djadhtë tha:
- Sa bukur! Tani e tutje do t’a kemi më lehtë. Bëjmë muahebet pa kufi dhe qai nuk do t’na mungoj. Kaherë kemi pasë nevojë për një femër në shoqërinë tonë. Ç’thua ,hëë? – Unë vetëm pohova me kokë në shenjë miradie. Më pastaj ju drejtua Zanës:
- Kuzhinën është kojshi, nga hyrja e jashtme dera e parë djathtas. Do të vëren se mbi shporetin elektrik, gjithmonë vlon uji i qajit. Edhe gotat i ke në raftin përmbi. Qou e na i qit qajat, se ky dembeli yt është mësuar, që unë plaku t’i bëj sajgi ati…ha ha ha...

Zana, e kishte kuptuar sarkazmën e mixhës Dilë. Me një buzagaz të lehtë, pa bë zë, menjëherë u ngrit nga kariga dhe doli. Ai e përcolli me shikim. Kur Zana veq ishte jasht, mu drejtua:
- Këtë e bëra qëllimisht. Kështu do ta ndjej veten sikur në shtëpi të vetë.
. Nuk fola asgjë. Vetëm pohova me kokë në shenjë miratimi.
Nuk vonoi shumë. Ajo arriti shpejt në dhomë, me një tabakijere në dorë që mbante. Mbi të ishin të vendosura tre gota të mbushura të qajit, me një enë sheqeri në formë vezore në mes. Gotën më të afërt s’pari ia ofroi mixhës Dilë, pastaj tjetrën e vuri pranë meje dhe së fundi, duke u ulur në karigë, me goten e vetë në dorëvv tha:
- Nuk keni sheqer në qaj, ëmbëlsojeni vetë sipas dëshirës.

As vetë nuk e kisha pritur se ky takim do të kaloj kaq spontanisht. Edhe pse Zana me mixhën Dilë, sot shiheshin s’pari, ata shpejtë u ofruan me njeri tjetrin.
Gjatë tërë kohës, që të tre së bashku, lënim përshtypje se nihemi gjatë, dhe kjo reflektohej edhe në fytyrat tona të gëzuara. Unë, zakonisht me mixhën Dilë, përveq disa “blic” shakave të momentit, që ai i aplikonte si freski në mes ligjreratave të gjata, raportet tona të ndërsjellta kanë qenë tejet serioze. Por, sot tek ai vërejta një humor të jashtëzakonshëm. Një prirje të papërshkruar për spiritualitet. E dija se ai e bënte këtë qëllimisht. Për hire të Zanës, që tek ajo t’a largonte çfardo ngurimi eventual, duke imponuar me mjeshtri ndjenjën e një miqësie të kahershme.

Atmosfera e disponuar vazhdonte me rrjedhën e vetë të cëlës as unë nuk desha t’ia çrregulloja kahjen.
Edhe pse ky takim i sotëm më tepër ishte paramenduar si formal, mixha Dilë, si një mjeshtër i vërtet i komunikimit me të tjerët, krioi atmosferë të tillë që biseda gradualisht, nga shakat e qëlluara, të merr kahjen e temave më serioze.
Gjatë bisesedës me Zanën diktohej se ai e kishte një stil më të ndryshuar, nga ajo që e zbatoi me mua. Vetë konsidarata e tij se bisedonte me një psikiatre, diktoi edhe nivelin e të gjitha temave të parashtruara . Këtë here, komunikimi i ngjante dialogut në mes të dyve. Unë ngaher ndryja dhe ate e bëja tërsisht në spontanitet, duke qenë i zhytyr edhe vetë në përmbajtjen e tematikës interesante që diskutohej.

Zana, me ato çfar ndëgjonte drejtëpërdrejt nga mixha Dilë, e sforconte edhe më tepër bindjen e saj për gjenialitetin e këtij plaku që kishte formuar më pare nga kalximet e mia për të. Por nga disponimi edhe i vet mixhës Dilë, verehej se adhe ai ishte fascinuar me njohurit e Zanës. Më kujtohet disa here konstatimi i tij:
- Më pëlqen qasja jote më liberale në këto tema. Zakonisht kolegët e tu janë më skeptik në këtë drejtim?.

- Që nga shkolla e mesme, përherë më ka interesuar filozofia , e veqanërisht psikologjia si shkencë. Dikur moti, në një tekst kisha hasur një thënje tejet të thjeshtë por shumë domethënëse për filozofinë dhe filozofët që thoshte: “E vetmja gjë që na nevoitet për t’u bë filozof të mire është aftësia për t’u çuditur”. Këtë aftësi unë e kamë vërejtur në vete duke mbetur përherë fëmi. Gjithnjë çuditesha dhe gjithnjë parashtroja pyetje vetes për çdo gjë rreth meje. A ekziston bota? A është jeta iluzion? Pse jam këtu? Jeta dhe vdekja…e kështu e rradhë. Duke parashtruar këto pyetje dhe duke u çuditur, me një persiatje përherë kam hulumtuar, kërkuar dhe analizuar, por duhet të pranoj ende nuk e kam gjetur përgjigjen në shumë pyetje të mistershme të natyrës dhe ekzistencës sonë në përgjithësi.

- Po, po Zanë! Pajtohem tërsisht me ty. Të gjithë ne si fëmijë e kemi patur aftësinë e çuditjes për botën rreth nesh, por me kohë e kemi humbur atë. Me këtë menyre ne kemi humbur diçka thelbësore – diçka që fillozofët përpiqen që ta rikthejnë në jetë. Sepse diku në veten tone ka diçka që na tregon se jeta është një enigmë e madhe. Kjo është ajo që ne dikur e kemi përjetuar shumë më përpara se të mësojmë të mendojmë lidhur me të. Apo thënë më sakt: edhe pse qështjet filozofike u takojnë të gjithë njerzëve, të gjithë njerzit nuk bëhen filozofë. Për shkaqe të ndryshme, shumica e tyre janë aq shumë të preokupuar me jetën e përditshme, saqë, ajo si e the ti, çudia për jetën, lihet pas dore.

Ata mbeten kokëtrash dhe bënë një jetë indiferente. Mirë e the se me aftësinë tënde për t’u çuditur e ke rruajt ende maniret e një fëmije. Për fëmijët bota dhe çdo gjë që ekziston në të është diçka e re, diçka që shkakton çudi. Por jo edhe për njerzit tjerë, për të rriturit. Shumica e të rriturve e përjetojnë botën si diçka shumë të thjeshtë dhe mu këtu filozofët bëjnë përjashtime të ndershme. Asnjë filozof, realisht kurrë nuk ka arritur të mësohet plotësisht me botën. Për filozofin ose filozofen bota është ende diçka që nuk mund ta shpjegojnë – po, diçka e mistershme, enigmatike. Pra, filozofët dhe fëmijët e vegjël kanë një veti të përbashkët të rëndësishme. Mund të themi pa u shqetsuar se një filozof gjat tërë jetës është i ndjeshëm si një fëmij.

Gjat tërë kësaj bisede unë zakonisht isha si pjesëmarrës i nemitur. I tërë konverzimi bëhej në dialog, mes Zanës dhe mixhës Dilë. Më pëlqeu kjo, por, me të ndëgjuar se si ai me ëndje fliste për filozofinë, i befasuar ndërhyra në këtë bised të tyre:
- Ka kohë që jemi bashk, e ti kurrë nuk më ke folur për filozofinë, mixha Dilë?
Pas kësaj pyetje që ishte ndoshta e papritur, në pamjen e tij vërejta një ngurim. Ai e shikoi Zanën dhe sikur kërkoji leje nga ajo:
- Kushtet dhe rrethanat e njohjes sonë, atëbotë kanë diktuar të jetë ashtu sikur ishte. Gjendja jote e rrëndë depresive nuk lejonte që të meremi me diskutime intelktuale të njohurive të sistemuara sikurse në këtë rast është filozofia. Kërkohej veprim. Veprim i shpejtë dhe shakthtësi me përplot maturi. Në të gjitha takimet tona, unë nuk isha vetrëm një mësues sikurse më kishe përvetësuar, por, në të vërtetë, luaja rolin e terapeutit aktiv. Duhej kamufluar situatën se ne të dy mësojmë, gjë që edhe vërtetë bënim, por, “de fakto”, ti shëroheshe, andaj të gjitha ligjeratat tona ishin tërësi të urtësive që mbështeteshin si në, filozofi, psikologji, psikiatri, ashtu edhe në, teologji, misticizëm, hermetizëm, kaballe … , metoda këto sikur i vlersoja unë se duhen të jenë të suksesshme tek rasti ytë konkret.

Temat e sotme të bisadave me mixhën Dilë, ishin të nduarduarta. Nga të gjitha këto duhej shkoqitur një dialog interesant në mes tij dhe Zanës, e që kishte të bënte me meditimin:
- Kohën e fundit, edhe unë kam filluar, që rregullisht, nga dy here në ditë, ta aplikoj meditimin. Edhe pse më duket e lehtë dhe si metodë efikase për arritjen e qetësisë shpirtërore, në vete sikur kam një dyshim? Ajo gjithnjë më ngatrohet me koncentrimin duke mos e ditur fare t’a dalloj përjetimin e vërtetë të saj?

Pas disa preferimeve t’mia dhe sipas dëshirër së vetë Zanës, meditimin si një teknikë e arritjes së qetësisë shpirtërore, ajo, kohën e fundit, aktivisht kishte filluar ta praktikonte. Edhe pse unë e kisha udhëzuar për shumë detaje qenësore të zbatimit praktikë, bëri mirë që konkretizimet më të detajizuara i kërkoi aty ku duhej - tek mixha Dilë.

- E dallon mirë, por problemi lind aty kur ti me vetëdijen tënde tenton këtë gjendje t’ia përshkruash vetes. Nuk mundesh! Gjendja shpirtëror e arritur përmes meditimit, nihet dhe është e kapshme, vetëm në atë moment kur ne e përjetojmë dretëpërdret në qenien tonë. Sipas procesit të natyrshëm mental, për ta kërkuar sërisht si përsëritje kënaqësin e kësaj gjendjeje, s’pari duhet t’a kemi mbajtur në mend atë.Gjithmonë gjatë kësaj faze të mbajturit mend, ne shërbehemi me metoda logjike të njohjes së veçorive karakteristike që do ta përcaktonin përmbajtjen e saj. Zakonisht, kur jemi në një gjendje të caktuar shpirtërore ne tentojmë të analizojmë në vete se, a është pikrisht ajo se çfar ne vërtetë e dëshirojmë. Këtu qëndron gabimi. Gjendjetë shpirtërore nuk kanë veçori, prandaj kurrë nuk mundemi t’jua dimë as përmbajtjen e tyre.
- Mbase, sipas këtij konstatimi, gjendja meditative duhet t’na jetë ndjenjë, atëher ajo patjetër është edhe pjesë e realitetit tonë që ne e regjistrojmë?

- Përmes krijimit të një realiteti kuantitativ, gjer më tani ende të panjohur, ndihmojmë që të zhvillojmë një realitet kualitetiv evolutiv që veq e kemi të njoftur dhe është pjesa e jonë e pandashme.
- Teni e kam të qartë, mendon në shkaktimin e një gjendje shpirtërore meditative si kuantitet të ri, që do ta ndihmoj zhvillimin kualitativ të një realitetit tjetër evolutiv, e kjo sigurisht duhet të jetë arësyeja
- Ashtu pra! Arësyeja, por, në këtë rrast, më e ngritur dhe më transparente në vedijen tënde.
- Duhet të më ndimosh pak edhe me disa konkretizime në këtë drejtim.

- Patjetër dhe me ty do të kem sigurisht më lehtë se sa në fillim me këtë jaranin tim – mendonte në mua?
Unë edhe më tej isha vrojtues pasiv por i vëmedshëm në kët dialog tejet konstruktiv.
- Pse mendon kështu mixha Dilë? Me këtë pyetje që unë e kuptova si vërejte, Zana më tepër sikur deshi t’më shkonte në favor mua.

Qëllimin e vërtetë të dyshimit të saj e kishte kuptuar edhe mixha Dilë.
- Jo nuk mendova në at kuptim… por, me ty do ta kem sigurisht më lehtë, sepse paranjohuritë e tua profesionale, nga njera anë, dhe vullneti i mirë që e ndërton arësyen tënde të hapur edhe për mendimet tjera, të themi ashtu “pak më ndryshe”, nga ana tjetër, do të mundësonin që në bindjet e tuaja të revidohen disa premisa që edhe vetë i parandjen se mund të jenë të paqëndrueshme në drejtim të arritjes të një konkuzioni edhe më valid.

- A ekziston një konkludim valid që duhet të jetë përherë i qëndrueshëm në këtë drejtim?.
- Shumica e rregullave mendore të metodave logjike të të kuptuar, tek ti dhe çdo njeri tjetër, janë të lindura. Ka edhe sosh që formohen me eksperiencën e krijuar gjet tërë jetës. Disa, këto rregulla, i kanë më të formuara, kurse tjerët diç më të varfuna. Këtu qëndron kategoria e nivelit të zhvillimit mental të një krijese nga ajo tjetra. Në të kuptuarit e mëtejmë logjik, ne së bashku, vetëm mund të tentojmë që tek ti t’i ndryshojmë disa premisa apo gjykime, të cilat më pastaj, vetveti do të shpien gjer tek nxjerja e një konkludimi më valid?

- Ku do të jetë këtu argumenti i asaj konkluze që unë do ta nxjeri pas revidimit të premisave të mia ekzistuese për një dukuri.
- Ndjenja e qenësishme e vërtetësisë perms intuitës.
- E ajo arrihet…?
- Arrihet mu përms meditimit që nxit hapjen e kanaleve intuitive ndaj niveleve më të larta hyjnore?
- Si ta kuptoj unë këtë gjuhë? Ka ndonjë shenjë karakteristike këtu?
- Ka! Të kaplon përjetimi euforik i ndjenjes së sigurisë se është ashtu?
- Të këthehemi konkretisht teknikës meditative. Sikur kuptova, e tërë poenta metodike qëndron aty, se unë i koncetruar në një cak, vetëm duhet të qetsohem dhe të relaksohem, pa tentuar të analizoj se, a është mu kjo ajo e vërtetë që unë e përjetoj në at moment.

- Përgjithësisht ashtu! Por, pas arritjes së qetësisë dhe relaksimimit, pikqëndrimi mental i koncentrimit duhet të orjentohet në një nocion, parafytyrim, apo, ndonjë emocion, por në asgjësi:
- Asgjësi…? – ishte e befasuar Zana.
- Po, po, në asgjësi. Të koncetrohesh në gjendjen sikur nuk mendon në asgjë, ose mendon asgjë për asgjë?
- Duhet të jetë e vështirë kjo, sepse mendja është shëtitëse?

- Vërtetë, mu për këtë, në fillim kërkohet një vetëdiscipline e rreptë mentale. Sikur e the edhe vetë, mendimet tona janë vërtetë bredhëse, sepse me kohë ashtu i kemi mësuar të jenë Andaj, edhe me arritjen e qetësisë apsolute mentale pa mendime, dhe mbajtja e saj sa më gjatë, është mu ajo gjendje shpirtërore, që ne e quajtëm si “meditative”
- Po, po! Mund të them se tani e kam të qartë. Nëse edhe ndonjë dilemë më shfaqet në të ardhmen, mund t’ju drejtohem sigigurisht? – tha Zana e bindur në një përgjigje positive.
- Patjetër! – ia këtheu me buzëqeshje mixha Dilë.

Shikova orën. Që nga ardhja e jonë këtu, kishin kaluar shumë shpejtë tre orë të plota. Në fillim mendova mos ta teproj për sot, por padurimi im qe dominant dhe e bëri veten:
- Nuk di sa është koha tani të të them, por, kur do të jemi të gjithë së bashku, ku do të jetë edhe Zana, ti më ke premtuar diç? S’të kujtohet?
Nga vetë shikimi i menjëhershëm që më drejtoi, dukej se vërtetë kishte haruar. Me sy që I mbante si gjysëm të mbydhu, dhe i zhytyr në mendime, regjistrova orvajtjen e tij që ta këthente në mendje këtë premtim të dhënë?
- Më ndihmo vetëm pakës sa të kujtohem…? – e tha si në amulli.
-Hipnoza…ashtu disi…t’kujtohet tani? – buzëqesha.

Ai vetëm pohoi me kokë dhe nuk mu përgjegj asgjë. U ngrit nga tvolina ku qe i ulur dhe duke u drejtuar në drejtim të dritares, e kamufloi ate me një batenie që e mori mbi shtratin aty pranë.
Dhoma tërsisht ishte errësuar. Unë dhe Zana nuk bënim zë. Me një vëmendje të madhe përcjellnin të gjitha veprimet e mixhës Dilë. Më pas vërejta se silueta e tij u drejtua nga komodja, ku nxorri një shandan orjental të degëzuar në dysh. Në vendet e improvizuara të dy skajeve si degë, qenë të ngulitur dy qirinjë.

I ndezi ato dhe i vuri mbi tavolinën e punës. Dhoma, nga ajo e posaerrësuar më parë, menjëherë mori pamjen e ndrititëshmërie së ngulfatur. Unë këtë atmosferë e përjetova si ajo e agut , kur nata, duke u tretur gradualisht me ndritjen e lehtë, paralajmëron mëngjezin e ditës së ardhshme. Nga vitrina e komodes, nxori një mannetofon dhe e kyqi në rrym. Shtypi batonin START, dhe nga autoparlanti i saj gufuan zërat e një melodie të lehtë instrumentale të muzikës serioze. Mu duk si ndonjë sinfoni e Betovenit, por nuk e lodha kokën t’ia qëllojë kompozitorin, as cila vepër ishte.

Pasi i bëri të gjitha këto parapergaditje, u kthye nga unë dhe më urdhëroi të shtrihem në shtratin aty pranë. Ashtu edhe bëra. Ai mori një karigë dhe e vendosi afër, mu përballë fytyrës sime. Zanës i urdhëroi të ulej në karigën tjetër pas meje.
Atmosfera që ishte krijuar tani në dhomë qe një përjetim vërtet i papërshkruar. Ne dijmë që bukvalisht të themi si atmosferë romantike. Por jo dhe ashtu. Ishte një atmosferë joshëse që indukonte qetësinë relaksuese dhe të bënte të jesh i tretër tërësisht në vete. Ose nëse isha shprehur me definicion nga ato të mësuara : isha tretur në tërsinë e unitetit të pandashëm të triadës sonë si qenie “TRUP-MENDJE-SHPIRT” Mendja, menjëherë, vetvetiu filloj t’më pushonte duke u përqëndruar në tingujt magjepëse të muzikës që burronin lehtësisht nga autoparlanti i mgnetofonit.

- Fillimisht merrë frymi tri herë thellë dhe lëshoje ajrin.- theu këtë qetsi magjepëse zëri i mixhës dil, që më gufoi sikur nga thellësia e një tuneli - Më pastaj, do të fillosh ndalngadal të relaksohesh. Trupi duhet të jetë tërësisht i shlirshëm. Fillo nga koka duke u koncentruar në të gjitha muskujt. Gradualisht shko kah ato të fytyrës, qafës, gjoksit, duarve, belit.... deri tek shputat e gjymtyrve të këmbës. Trupin duhet ta ndjesh tërsisht të rrënduar kurse mendjen ta kesh të lirë. Duke e kryer relaksimin është mirë t’i mbydhish sytë. Për këtë veprim ke kohë 15 minuta. Me meditim, ti e ke mësuar koncentrimin, prandaj përqëndrohu me tërë qenjen tënde në këtë veprim.

Bëra ashtu. Morra frymë thellë tri herë me hundë dhe lëshova ajrin nga goja. Më pastaj, mbydha sytë dhe fillova me procedurën e relaksimit të tërë trupit. Ndjehesha shpirtërisht lehtë e më lehtë, kurse fizikisht trupi më ishte rrënduar si plumb. E kisha humbur tërë ndjenën për kohën, andaj, as nuk dija sa zgjati kjo procedurë. Pas sa kohe, e ndjeva sërishtë zërin e lehtë të mixhës Dilë që më fliste me një tonë më ndryshe. Fjalët e tij shqiptoheshin në mënyrë ritmike...
- ...Tani ngadal do t’i hapësh sytë pa e përqëndruar vëmendjen askund. Duhet të koncetrohesh vetëm në fjalët e mia dhe askun tjetër.

Hapa sytë ngadal dhe vërejta se njera prej dy qirinjëve nga një krah i shandani që ende qëndronte mbi tavolinë, ishte shkulur dhe vendosur mbi një karigë mu përball meje. Karigën e kisha vizavi me sytë e mij .Mixhën Dilë më qëndronte afër dhe nga reflektimi i dritës së qiriut, fytyra e tij dukej me kontura të qarta por diq më e errët.U koncentrova në këtë figurë dhe me padurim prisja sugjerimet e ardhshme.
- ...përqëndroje shikimin në flakën e qiriut që e ke përpallë. Më pas, ngadal, do të veprosh sipas sugjestioneve të mia që do të pasojnë...

E vështroja me koncentrim flakën e qiriut e cila ndalngadal filloj t’më trubullohet. Para meje si vorbull u formua thellësia që më shpiente, sikur të dëpërtoja në ndonjë tunel. Paralelisht me këtë përjetim vizual ndëgjoja disa ushtime të paartikuluara që zbeheshin. Sigurishti vinin nga tingujt e muzikës prej autoparlantit të manjetofonit.... nga mbrndia e kësaj vorbulle si tunel ushtuan fjalët:
- ... je i qetë...plotësisht i qetë ... vëmendja e jote është e çkyqur nga jasht dhe tërësisht e koncentruar në fjalët e mia... unë do të numroj deri më dhjetë dhe ti do të fillosh ngadal t’i mbydhish sytë... 1... 2...6, je thellë e më thellë në një gjendje të këndëshme të qetësisë së plotë shpirtërore...nuk ndëgjon më asgjë...asgjë, asgjë përveq sugjestioneve të mëa...7... sytë e tu follojnë ngadal të mbydhen dhe ti je pjesë e pandashme e kësaj qetësi që t’ka kapluar...je i zhytyr tërësisht në përjetimin e plotë të harmonisë hynore... 8... tani ngadal ti do të fillosh ti hapësh sytë, ...7... 8... gjidhnjë e më tepër je i vedishëm dhe sytë e tu hapen, 9... 10... hapi sytë.

Këto i shin të gjitha që më kujtohen se i kam ndëgjuar gjatë tërë kësaj seance, të thuash hipnotike. Hapa sytë. Ndjeva se trupin e kisha të relaksuar. Qiriu përball meje nuk ishte më i vendosur në karikë. Vetëm ajo tjetra në shandanin mbi tavolin ende qe e ndezur. E pash mixhën Dilë që qëndronte në vendine tij të mëparshëm, por këtë herë duke m’u buzëqeshur. Në këtë gjendje, gadi kisha haruar se me mua ishte edhe Zana të cilën, posa hapa sytë, nuk e vërejta menjëherë. Mixha Dilë u ngritë nga kariga pranë dhe hoqi bateninë nga dritarja. Duke i fryer qiriut të ngulitur në shandanin mbi tavolinë, u ulë në karigën e tij të punës dhe më urdhëroi i disponuar:

- Tani mund të ngrihesh miku im? Ke qenë fantastik!
- U ngrita. Tek tani pas meje e vërejta Zanën e cila, sikurse mixha Dilë, edhe ajo më buzëqeshte ëmbël dhe nga goja e saj si me padurim jehuan fjalët përplot ironi:
- Hajde hajde, o i dashuri im gjenial! Çfar zbulim epokal! Leonardo da Vinçin na e paskemi shqiptarë
- Jo, jo Zanë,- ndërhyri poashtu me ton ironik mixha Dilë – jo shqiptar por arbëresh, ha, ha, ha...
Si duket sërisht isha vënë në lojë nga ta?

- Heej! Çfar keni ju të dytë?- reagova ashpër – çfar Leonardo Da Vinçi, çfar shqiptari apo arbreshi...? – duke i ndëgjuar këto shaka të pakripta, nga zemrimi i madh që më kaploi ndjeva një ngrohtësi në trup. U këtheva nga mixha Dilë dhe me qëllim revanshues i thash:
- Kësaj po na i thuakan hipnozë a? Të them të drejtën, përveq një qetësie të këndshme nga atmosvera e krijuar realksuese, dhe disa numrimeve tuaja: 6,7..8,9,10...unë nuk kam ndjerë asgjë të veçantë?

- Ha ha ha – sërisht qeshje, të cilëve ju ishte bashkangjit edhe Zana.
Ai e kishte regjistruar nervozizmin tim:
- Mos u shqetso! Çdo gjë ka shkuar në rregull dhe pa kurfar komplikimi. Mbi 30 minute ke qenë në gjendje hipnotike. Është më se normale se të kujtohet vetëm numrimi i fillimit, kur përmes sugjestioneve hyje në këtë gjendje, dhe ato të fundit, kur të numrohet dalja sugjeruese nga kjo gjendje.
Pamja dhe biseda tani e mixhës Dilë merrte kahje më serioze dhe këjo më bëri të jem më i qetë.

- Sa i përket Leonardos, gjat seancës hjipnotike, me ndihmën e plotë të Zanës, ne dëpërtuam në ndërdien tënde dhe si trysni e e vetëdishme e bërë përmes haresës, zbuluam se figura që të paraqitej gjat meditimeve tuaja ishte e vetë Leonardo da Vinçit. Ashtu sikur doje edhe ti, kërkuam, të dijmë pse pikriash ai dhe jo dikush tjetër?
- Bukur!- klitha i magjepsur përplotë kureshtje – dhe...
- ... Dhe ti, me të mësuar diç më tepër për këtë personalitet të rëndësishëm i cili është regjistruar me germat e arta në mendjen e pashyeshme kolektive botërore, ke qenë i mahnitur me gjenialitetin e këtij enciklopedistik Në kokë , nuk e the as në hipnozë ng, t’u është pjekur hipoteza se ai ka një prejardhje shqiptare, gjegjësisht arbëreshe... Ke pasë ndonjë shok me emrin strit në shkollë fillore? – Bëri digresion mixha Dilë nga sqarimi për Leonardon.

- ...Hmm...Vëretetë ka qenë një Astriti shakaxhi që na përkeshte të gjithëve në klasë?
- Pikrisht atij – Astritit, i ke treguar për Leonardo da Vinçin, i cili sipas supozimit tënd, mund të ketë prejardhje arbreshe. Ai, aq e ka marrë me përqeshje dhe shaka hipotezën tënde, saqë, Leonardon, edhe pse ishte shkencëtarë gjenial, e ka quajtur homoseksual.
- E çfar ka këtu për tu habitur? – ndërhyra

- Vërtet asgjë, por me këtë konstatim, shoku yt Astriti t’ka shpreh edhe dyshimin tjetër që t’ ka ngacmuar edhe më tepër dhe mu aty qëndron nyja e problemit të rastit tënd.
- E ajo është .... – Bëra një gjest habi dhe stepa, pa e përmbaruar pyetjen gjer në fund.
- ...E ajo është ... – ndrhyri me të shpejtë mixha Dilë, që sigurisht e kishte vërejtu habin time -... interesimi ytë për njerëz të tillë...dyshimi i shprehur se, mos edhe ti mund të kesh prirje homoseksuale në vete. Ky vlersim aq i parëndësishëm, i bërë në shkaka, nga një shok shakaxhi, atëbotë, t’ ka shkatuar trauma të papërshkruar në psikën tënde të njomë. Këtë ndjenjë të fortë traumatike në formë harese e ke trusur në ndërdijen tënde. E ke fshefur aq, saqë je ruajtur edhe nga vetja?
- E pse, sipas teje, kam vepruar ashtu?

- Sepse në klasën e tetë të shkollës fillore ishe në moshën e pubertetit. Ke qenë i ndishëm në qfardo nënqmime dhe përqeshje. Përveq saj, në njëfar forme, pasi nuk kishe baba, rrethi të konsideronte si jetim. Vujaje shumë për këtë, dhe në vete kishe formuar një “kompleks të vlerës së ultë” i cili të ka përcellur tërë kohën. Në të vërtetë, nuk je ngacmuar ti aq për Leonardon dhe përqeshjen mbi hipotezën tënde sa ai ka mundësi të jetë me prejardhje arbëreshe, por më tepër të ka frustuar homoseksualizmi i tij dhe mundësia e një dyshimi që mos të konsiderojnë edhe ty me këso prirje. Pasi ishe më i tërhekur në klasë, ti këtë frikë e ke pasur shumë më afër. Mos u befaso! Kuptohet! Të gjitha këto janë normale dhe karakteristikë e çdo të riju të kësaj kohe.

I magjepsur nga ato qfar ndëgjoja, tentova ta hapi gojën dy-tri herë për të folur, po pikrisht në çastin kur ato bëheshin gati t’më dilnin nga buzët, një forcë e fshehur dhe e papërshkuar që ishte në mua, i shtyente fjalët në fund të gjoksit,
Gjersa bisedonim me mixhën Dilë, Zana nuk tha asgjë, por vetëm pohonte me kokë në shenjë miradie. Mixha Dilë kishte vërejtur se shpesh e vështroja me shikim dhe tha:
- Gjatë tërë kohës së seancës hipnotike sa ishe ti në këtë gjendje miku im, bashkëpunëtorë profesional e kisha edhe Zanën, bile tek Leonardoja ajo e morri iniciativën?

Zanan këtu theu heshtjen e saj:
- E sa për ndonjë frikë nga homoseksualimi në të ardhmen më ke dëshmitare mua... ha ha ha ....- qeshje e gjat me zë të cilës me ëndje iu bashkangjit edhe hipnotizuesi im.
- Ka edhe diçka tek Leonardoja? – sikur nuk e kishte kryer tërësisht dhe sërisht u ndëgjua zëri i migjës Dil. Por, tani ai kishte marrë një pamje më serioze.

- Ti me Leonardon nuk je takuar vetëm at ditë të përshkruar, por edhe shumë herë më parë?
- Shumëherë më parë?!! – nga befasia mbeta me goj hapur.
- Po, po shumë herë më parë.- këtë vërtetim e përcolli duke pohuar edhe me kokë.- Gjithnjë kur deheshe, dhe në ekstazën e kësaj gjendje ti komunikoje me të...
- Kjo s’është e vërtetë...nuk është e mundur...nuk më kujtohet..- i thoja fjalët si në transë.
- Vërtetë se nuk të kojtohet, sepse në esëll i haroje të gjitha – Këtë herë sikur u binda. Me një shpejtësi i rrotullova mendimet vërdallë. Nuk më ndritej dot asnjë situatë në favor të asaj çfar ndëgjoja. Vetëm mu kujtua disa detale indirekte që ndoshta duhen të jenë relevante.

Ju këtheva Zanës:
- A e mban mend e dashur kur ishim në atë darkën solemne tek ti dhe bisedonim për halucinacione?
- Kur më vëne në lojë me at personazh nga libri...- ishte e disponuar ende për shaka.
- Lere mahinë Zanë!... Atbotë, kur më sqaroje për halucinacione, në mes tjerash përmende edhe gjendjen e paraqitjes së tyre patogene tek alkoolikët.

- Po, dhe ...
-Gjersa ti më tregoje për paraqitjen e halucinacioneve tek alkoolikët, unë në at moment kam ndjerë një përjetim të papërshkruar. Isha i kapluar nga një ngrohtësi që më kishte përfshirë tërë trupin. Kjo gjendje përcillej edhe me një ndjersitje të lehtë të duarve...
- ...ka qenë reagimi i ndërvedijes sata në këtë sinal...vërtetoi këtë edhe mixha Dilë...
- ... dhe rasti tjetër...- vazhdova më tej - ... nëna...
- Çka nëna? – ndrhyri Zana e cila kishte regjistruar sqetsimin në mua.

- Nëna... dikur kur kthehesha i dehur në shtëpi, kishte vërejtur se në at gjendje, flisja në dhomën e zbrazët me dike. Ajo e shkreta dyshonte mos kisha kontakte me “qoftlargun”. Pasi, kam reaguar ashpër në këtë vërejtje të saj, kur ma nuk ma nuk e kishte përmendur.
- Ja pra, këto biseda që ti i bëje në gjendje të dehur, sikurse pranove vetë në hipnozë, ishin me Leonardon. Ai tentonte gjithsesi të shprehej në ty.

- Sikur se duket, gjendja e transit nga dehja me alkool dhe ajo që tani unë e përjetoj vetëvetiu, janë përjetime të njata, a po?
- Jo..jo..mos ...– mu hakerue mixha Dilë.- ...Asesi! Është aty ndoshta vetëm një moment që ndërlidhet por në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se kemi të bëjmë me gjendjen e njejt. Analoge, mund të jetë vet humbaja e vetëdijes përmes dehjes ku së bashku me të, e humb dominimin e vetë edhe“cenzori” në ty, tanimë i njoftun për ne- EGO-ja. Kur deheshe, gjendja e jote shpirtërore ishte euforike, e shkaktuar dhunshëm në mënyrë atificiale. Kurse tani, përmes ngritjes tënde shpirtërore, është e spastruar dhe fisniknuar në mënyrë tërsisht të vetëdishme.

Nuk dij si ta përshkruaja veten në këtë momet, përveqse, thejshtë, si një njeri: i habitur, i hutuar, i tretur që shëtiste shikimin e qorollditur, herë tek Zana dhe herë tek mixha Dilë. Nuk kisha kurfar argumenti për mohim dhe as që diçka më kujtohej që t’i vërtetoja të gjitha këto.
- Gjat gjendjes tënde hipnotike, tër kohën me mua ka qenë prezente edhe Zana. Ate u desh ta largoj nga dhoma vetëm për një çast kur duhej të të sugjeroja shifrën tënde për transin autohipnotik, që tani e tutja do ta zbatosh vetë. Kështu janë rregullat dhe këtë shifër e dijmë unë dhe ti dhe askush tjetër. Do ta shkruaj në një letër posa të nisesh për shtëpi.Tani e tutje, sa herë dëshiron të vetëhipnotizohesh, do ta zbatosh procedurën e njejtë dhe pasi të numrosh në vete gjer më shtatë, në gjysëmzëri, do ta thuash disa herë këtë shifrër në vete. Ajo të ndihmon që në mënyrë atomatike, të thellohesh shpejtë dhe lehtë në botën e qetësisë hyjënore dhe inteligjencës së paskajshme. Por, ke kujdes në sugjestione që do t’i japësh vetes në këtë gjendje.
Mos e harao Ligjin e Karmës...

EPILOGU I NJË FILLIMI

Me të përmbaruar të gjitha shënimet, mu desh t’i kthehesha sërish librabrave të MIA religjioze: KUR’AN-it dhe BIBLËS, përmbajtjes së tyre të shenjtë në verifikim të ndritjes që flakëroi në mua si e vërtetë e porosisë metaforike të tyre:
Lexova KUR’AN-in: “Allahu është caku, synimi, qëllimi i çdo krijese, sepse çdo krijesë ka nevojë për Te”.

Mendova racionalisht dhe shënova:
Ne jemi krijesë e Allahut të madh dhe burim i pashtershëm që vjen nga Ai. Jemi pjesë dhe krijesë e Allahut, prandaj Ai është në ne, dhe askund tjetër. Qëllimi i ngritjes sonë shpirtërore do të jetë që sërish të vihet kontakti i afërt meTë - ashtu sikurse ishte në Kopshtin e Edemit. Ashtu sikurse ishte para mëkatit të parë.
Sërish lexoj në KUR’AN: ”Nuk ka asnjë njeri që Allahu t’i ketë folur ndryshe përveç mënyrës së frymëzimit (arabisht: “VAJH” v.a.), ose pas ndonjë perdeje, ose t’i dërgojë të dërguar (melek), me lejen e tij t’i shpallë atë që Ai dëshëron”.
Më tej lexoj komentin e këtij ajeti:

“Njeriu si krijesë e dobët nuk është në gjendje të vejë kontakt me atë fuqi aq të lartë të Zotit, ai nuk mund t’i afrohet fuqisë së lartë, edhe të pranojë ate që Ajo e shpreh. Nëse i afrohet fuqisë së lartë, e dobëta do të shkatërrohej. Zoti e di atë, prandaj në fjalën e vet thotë se njeriu nuk mund t’i pranojë fjalët në mënyra të theksuara. Nuk mundet sepse njeriu është qenie materiale. Për t’i pranuar fjalët prej Allahut, nevojitet të jetë qenie më e lartë se njeri, qenie që nuk është materiale. Ja, pra, Zoti e caktoi melekun Xhebrail, krijesë e lartë dhe jomateriale. Ajo krijesë mund të pranojë fjalët prej Allahut dhe ato t’ia transmetojë njeriut...”
Mendova racionalisht dhe shënova:

UN-i jemi ne, qenie më e përsosur në Univers, e ndërtuar si mikrokosmos me shtatë fishet tona të qenësisë.
Ne si krijesë më e përsosur në Univers, e ndërtuara nga shtatë shtresa të qeniesisë tonë, si të vetëdijësuar shfrytzojmë vetëm tri shtresat të ndërtimit: materiale, astrale, dhe mentale. Edhe pse shatëfishësia jonë është ndërtimi unk dhe i pandashëm, me shtresat tjera që janë jomateriale, mund të komunikojmë vetëm përmes shtresës së katërt të sensibilizuar në vazhdim. Kjo shtresë është INTUITA . Pa përjetuar hapjen e kanaleve me intuitën si ndërmjetësues, nuk ka kontakte me nivelet tjera më të larta të shtatëfishësisë.
Intuita është Xhebraili, kontakt i drejtëpërdrejtë përmes figurës së personifikuar, përjetuar në nivelin e afërt të qenies sonë si

TRUP- SHPIRT -MENDJE

Intuita është zëri i vetëdijshëm prapa perdes - si vegim,
Intuita është ndjenja e vërtetësisë - si frymzim.
Engjujt janë ndjenja e INTUITËS që tentojnë të na ndihmojnë përmes informatave nga nivelet më të larta. Pas personifikimit, si mënyra më e përsosur e kontaktit, shprehur përmes kryemelekut XHEBRAIL, engjujt na shfaqen si vegime, frymëzime, parandjenja.... si tendenca më të ulta të komunikimit me vetëdijen tonë.

Luciferi, djalli, dreqi... apo si do që ta quajmë, nuk është asgjë tjetër përpos EGO-s sonë, asaj që ndërtohet si pasqyrë e rrejshme që ne kemi për veten. Ngadhënjimi mbi EGO-n është heqja e perdes para krijuesit tonë dhe komunikimi i ndërsjellë që është edhe proses natyror i vetë ekzistimit të qeniesisë.
Trupi vdes, kurse shpiti jo, - thonë librat e shenjtë.
Trupi vdes së bashku me tri shtresa tona të ndërtimit të qenësisë.
Shpirti, duke iu kthyer burimit të vërtetë, eksiston në përherësi me katër nivele tjera të shtatëfishësisë, nivele këto që tani bartin edhe informatën e gravuar të aktivitetit si tërësi shtatëfishore nga realiteti ekzistencial materialist - mendoj unë racionalisht.

E hapi BIBLËN dhe lexoj:
“Lypni do t’ju jepet,
kërkoni dhe do të gjeni,
trokitni e do t’ju çelet!
Sepse , kush lyp, i jepet,
E kush trokit, i çelet.”
Shënoj:
166
Unë jam njeriu më i lumtur në botë, sepse tanimë, qfardo që lypi, më jepet, sa herë që trokas, më çilet dhe gjithnjë e gjej atë që e kërkoj...

V A ZH D O N ...

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm