Menu

Asip Emrullahu - Rrugës së gjyshërve për Liri e Atdhe deri në vdekje

User Rating:  / 2
PoorBest 

Dëshmori i Kombit - Asip Emrullahu

Shkruan: Nehat Jahiu - Asip Emrullahu u lind në fshatin Hotël të komunës së Likovës më 6 mars të vitit 1961.  Shkollën fillore e kreu në vendlindje, por në vazhdimësi ai nuk mundi ti vijoj mësimet  për arsye ekonomike edhepse kishte një dëshirë të madhe për shkollim të mëtutjeshëm. Ai këtë nuk mundi ta bënte, sepse babai i tij Muhameri kishte vdekur në një moshë të re dhe kështu që Asipi si djali më i madh i nënës Sevdije dhe babait Muhamerit duhej të kujdesej për anëtarët tjerë të familjes, kështuqë si shumë shqiptarë edhe ai një ditë u detyrua të marrë rugën e kurbetit për të siguruar kafshatën e bukës për vete dhe për familjen e tij. Edhepse u largua përkohësisht nga familja dhe nga vendlindja e tij Asipi kurr nuk u shkëput prej tyre, por gjithnjë punoi për ta dhe jetoi me to.

Mallin dhe dashurinë për familjen, vendlindjen, atdheun e tij ai e kishte ngulitur thell në shpirt dhe gjithnjë mendonte që një ditë të kthehej përsëri për të jetuar dhe kontribuar mu aty në vendlindjen e tij Hotël të cilën e kishte dashur shumë, sepse këtë e kishte synim kryesor se gjëja më e shtrenjtë nga vetvetja duhej ti falej vendlindjes, atdheut dhe lirisë, kështu dhe ate që ia kishte dhënë vetes për obligim se pas një kohe do i thotë lamtumirë kurbetit dhe ashtu edhe bëri.

Duke u kthyer në vendlindjen e tij në fshatin Hotël dhe për të vazhduar jetën në vatrën e tij shekullore ku kishte lind vet ai, prindrit, gjyshërit, stërgjyshërit dhe të gjithë të parët e tij  mu në këto vatra të trojeve tona të lashta shekullore. Aty ku me shekuj ishte derdhur djerësa dhe gjaku për ti ruajtur den –babaden si sytë e ballit. Asip Emrullahu këtë e kishte trashëguar edhe nga familja e tij që nga fëmijëria e hershme, sepse ai rrjedhte nga një familje shumë bujare, fisnike, besnike dhe atdhetare. Babai i tij Muhameri ishte shumë punëtor, bujar dhe besnik që njihej si njëri ndër banorët më të ndershëm dhe i respektuar në vendlindje dhe më gjërë ndër miq dhe farefisëri që edhe sot e kësaj dite emri i  tij përmendet në të mirë për të dhe familjen e tij.

Asipi kishte fat të madh që pas vdekjes së babait të jetoj në mbikqyrjen e së ëmës së tij Sevdijes një nënë bujare, fisnike dhe shumë e edukuar familjarisht që kujdesej me të madhe për familjen e saj dhe për rritën e fëmijëve, tre djemve Asipin, Isamedinin, Nizamedinin dhe vajzat Zejnepen, Fatimen dhe Zubejden të cilët mbetën që herët pa babain e tyre, por në përkujdesjen e saj.

Asipi pas vdekjes së babait Muamerit në përkujdesje kishte edhe gjyshin e tij Tasimin i cili përkujdesej për mbesat dhe nipërit që kishin mbetur të një moshe shumë të re pa babain e tyre.

Tasim Asip Emrullahu ishte një njeri shumë i njohur në vendlindje dhe më gjërë me  bujarinë e tij që si familje e kishin trashigimi nga të parët e tyre.  Konaku i tyre ishte gjithnjë i hapur dhe sofra e shtruar me bukë, kripë e zemër për miq, por edhe për çdo udhëtar që e zinte nata nga malësia e kësaj ane të Karadakut, Kosovës e më gjërë.

Dëshmori i Kombit - Asip Emrullahu

Ai pos që ishte një punëtor i vyeshëm, human, bujar dhe njeri besnik, ishte edhe një atdhetar që gjithnjë në shpirt, atdhedashurinë e mbante dhe vepronte për të. Ai ishte një përkrahës i madh i Organizatës Nacional- Demokratike Shqiptare, e quajtur shkurt si  NDSH  dhe  njërin ndër atdhetarët e mëdhenj dhe udhëheqësin e çështjes kombëtare Sulë Hotlën ose siç e quante populli i kësaj ane Aga Sulë. Qëllimi i kësaj organizate pjesë e së cilës ishte edhe gjyshi i Asipit, Tasim Emrullahu ishte çlirimi dhe bashkimi i trojeve etnike shqiptare.

Kontaktet dhe kontributi i gjyshit të Asipit, Tasimit dhe familjes së tij me këtë organizatë dhe me prijësin e saj Sulë Hotlën dhe me shokët e tij nuk kishin munguar asnjëherë duke u ndihmuar në çdo aspekt për të mos kursyer asgjë për çështjen kombëtare. Gjyshi i Asipit, Tasimi që në moshën e re bashkëpunoi dhe dha kontributin e tij kombëtar të një atdhetari , kështuqë familja Emrullahu ishte një çerdhe dhe një vendstrehim i atdhtarëve shqiptarë duke i ndihmuar ata si në aspektin moral, ideal, ushqimor, veshmbathje dhe vendstrehim në konakun e tyre..

Mu për këtë edhe Tasimi gjyshi i Asipit përcillet rregullisht dhe do të maltretohet vet ai personalisht sëbashku me familjen e tij dhe së fundi do të burgoset dhe do të dënohet me  vuajtje dënimi të rëndë me burg, por gjthnjë duke qenë besnik, i paluhatshëm dhe i pathyer dhe ideali i tij nga presionet  dhe maltretimet që i bëheshin. Ai i përjetoi të gjitha këto tortura dhe presione vet dhe familjarisht, por gjithnjë qëndroi besnik dhe stoikisht në idealet e tia ndaj çështjes kombëtare duke ua pecjell si trashëgimi edhe brezërave më të reja të familjes së tij, që në këtë do të vërtertetohemi edhe gjatë vitit 2001.

Trashëgimtari i kësaj familje Asip Muhamer Emrullahu me të dal në skenë Ushtria Çlirimtare Kombëtare gjatë vitit 2001 do vishet me uniformën e kësaj ushtrie të lavdishme dhe do ta bart me krenari ëmblemën, nismën e luftës për liri e barazi në iliridën Shqiptare.

Ai do të rrok armët dhe do ti bashkangjitet shokve të luftës për të luftuar për atdhe e liri. Familja e Asip Emrullahu kishte një gjenezë edhe më të lashtë me një taban të fortë kombëtar dhe liridashës. Edhe vëllai më i madh i gjyshit të tij Tasimit, Shaip Asip Emërllau ishte një njeri me emër në fshatin Hotël  dhe më gjërë si njeri punëtor, bujar, besnik , i mençur dhe gjithnjë kishte kontribuar për çështjen kombëtare, kështu që ai dhe shumë mendimtarë të tillë të këtij fshati do të përcillen nga UDB-ja e atëhershme dhe në vazhdimësi do të jetë në përcjellje, kështuqë më vonë ai do të ketë shumë presione që të heq dorë nga kjo ide duke i dhënë presione nga më të ndryshmet duke e maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, por ai asnjëherë nuk u largua nga ideja e tij që veç tani më në këtë familje po trashigohej dhe po çelikosej për të dhënë çdo gjë nga vetvetja për çështjen kombëtare në mënyra të ndryshme.

Nga presionet, brutaliteti, maltretimet që do të përdorin njerëzit e UDB-së dhe bashkëpunëtorëve të saj, atij dita – ditës do i keqësohej gjendja shëndetësore, kështuqë do të shtrihet dhe do të dirgjet në shtrat që edhe të sëmurë deri në vdekje nuk do e lënë të qetë.

Dëshmori i Kombit - Asip Emrullahu

Ideali për liri në këtë familje nuk kishte munguar, sepse ishte përcjellur brez pas brezi. Edhe Salim Emrullahu axha i gjyshit te Asipit, Tasimit sikurse shumë qytetarë nga vende të ndryshme edhe shumë shqiptarë gjatë perandorisë Osmane ishin dërguar ushtarë për të marrë pjesë në shumë luftëra që i zhvilloi kjo perandori si në Hergjaz, Batum e Jemen. Shumë luftëtarë ranë viktima gjatë këtyre luftërave. Kjo kishte ndodhur gjatë viteve 1879, 1880, 1890, 1895, 1900, ku shumë shqiptarë ishin mobilizuar në ushtrinë turke dhe që dërgoheshin në këto luftëra (konflikte) të Turqisë me arabët. Një numër i madh prej tyre do të vriten dhe asnjëherë nuk do të dihet asnjë gjurmë për ta, Nuk do ju dihet as varri në shumë vende të Jemenit ku ata u vranë. Në këto luftëra do të vritet edhe Salim Emërullahu nga fshati Hotël  i cili kishte lënë gruan me një foshnje (vajzë) 6 mujore.

I lindur në një familje atdhetare dhe i rritur në një frymëzim patriotik në gjirin e një famije me një bagazh dhe me një taban të rrafsh të idealit kombëtar.

Asipi asnjëherë nuk ndejti duarkryq duke mos punuar dhe duke mos dhënë kontributin e tij personal dhe familjar për ta dërguar në vend amanetin e të parëve të tij sa herë që kishte nevojë kombi dhe atdheu. Kontributi i kësaj familje nuk mungoi asnjëherë duke kontribuar për çështjen kombëtare në çdo aspekt, por për të nëse ia vlen dhe ka nevojë të jepet edhe ajo më e shtrenjta siç është gjaku dhe jeta. Edhe këto do të jepen pa e llogaritur kur çmimin e tyre kur është në pyetje atdheu dhe liria. Edhe Asip Emrullahu do të ndjek rrugën e të parëve të familjes së tij dhe gjithnjë që nga rinia e hershme e tij do të jetë i frymëzuar me një dashuri të madhe për liri e atdhe dhe se për to nuk do të kursej edhe ate më e shtrenjtën jetën.

Dëshmori i Kombit - Asip Emrullahu

Siç përmendëm edhe më lart në hyrje të këtij shkrimi Asipi ishte djali i babait Muhamerit dhe nënës Sevdijes dhe vëlla i dy vëllezërve Nizamedinit dhe Isamedinit dhe motrave Zejnepes, Fatimes dhe Zubejdes dhe, pra prindrit e Asipit gjithësejt kishin gjashtë fëmijë.  Asipi që në moshën e tij rinore do të paiset në shpirtin e tij njomarak me vyrytet e një djali të besës dhe të një karakteri burrërorë me vyrtyte të vërteta tipike të një shqiptari të vërtet. Këto vyrtyte ate e bënin që të jetë i dashur dhe i sjellshëm jo vetëm në gjirin e tij familjar, por  edhe në fshatin e lindjes mes shokëve, banorëve të vendlindjes së tij dhe më gjerë.

Siç kemi përmendur edhe më lart se Asip Emrullahu disa vite ishte larguar nga vendlindja përkohësisht pët të punuar në Zvicër për të mirëmbajtur familjen e tij. Ai edhe në mërgim gjithnjë ishte i  preokupuar me çështjen e fatit të kombit tonë në të gjitha trojet Shqiptare.

Ai gjithnjë përpiqej dhe nuk kursente asgjë që të jap nga vetja për zgjidhjen e çështjes kombëtare duke qenë në shumë raste iniciator që rreth vetës të tuboj edhe shumë shokë të idealit për të kontribuar për çështjen kombëtare. Ndihma e tij morale dhe materiale asnjëherë nuk kishte munguar nga ai për të dhënë për çështjen kombëtare që një ditë të arrij që atdheun dhe popullin e tij të shumëvuajtur ta shoh të lirë. Ndihma dhe kontributi i tij ishte i madh në aspektin moral dhe matrial për ta ndihmuar luftën e  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ishte në gjendje që çdo gjë të jepte nga vetja për këtë luftë të shenjtë dhe për ti ndihmuar bijtë dhe bijat më të dashur të kësaj ushtrie të lavdishme që luftonin me armikun me vulën e kësaj ëmbleme të shenjtë çlirimtare. Për kontributin dhe veprimtarinë e tij sot flasin shokët e tij të idealit të cilët kishin bashkëpunuar, kontribuar dhe vepruar në interes të çështjes kombëtare për tokën e shenjtë të Kosovës. Kur kulminacioni i nëpërkëmbjes së dinjitetit kombëtar shqiptar kishte arritur të padurueshmërinë.

Uniforma e dëshmorit Asip Emrullahu

Edhe në vendlindjen e Asip Emrullahut me brutalitetin dhe sjelljet të jobarazisë nga pushtetarët sllavomaqedonas, tani më edhe ai nuk mund të rrinte duarkryq dhe me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Asipi me një dëshirë, vullnet dhe krenari të madhe veshi këtë uniformë të kësaj ushtrie të lavdishme dhe nën ëmblemën e kësaj ushtrie u rreshtua në rradhët e saj dhe iu bashkangjit bijave dhe bijve  më të dashur të këtij populli. Ai do të jetë në detyrën e një ushtari të lirisë i cili do të luftojë me një dinjitet dhe vullnet të madh kombëtar të një atdhetari ku edhe do të udhëheq shokët e tij të luftës si komandant Togu.

Asip Emrullahu do të jetë çdoherë në vijën e frontit për liri dhe gjithnjë me shpirt hapronte nëpër beteja drejt fitoreve duke mos e kursyer aspak edhe më të shtrenjtën jetën. Është për tu veçuar njëra ndër betejat më të vështira, por edhe ndër më të lavdishmet të trimave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që u zhvillua në fshatin Mateç ballë për ballë me forcat  sllavomaqedonase ku në këtë betejë bindshëm ngadhnjyen trimat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Në këto aksione të kësaj beteje nuk mungoi edhe Komandanti i Togut Asip Emrullahu- Komandant Rrufeja me shokët e tij duke luftuar drejt fitores së shumëpritur jo vetëm nga shokët e tij të luftës, por edhe nga e tërë popullata e Karadakut e më gjërë të të gjitha trojeve tona dhe të diasporës shqiptare.

Kurorëzimi i kësaj beteje ishte një fitore e madhe, e krushqve të lirisë që derdhën gjakun dhe dhanë jetën për liri e barazi, në trojet Shqiptare të Iliridës

Trimi i lirisë Asip Emrullahu- Komandant Rrufeja duke përqafuar fushat e malet e Karadakut të lashtë dhe legjendar dhe duke e ujitur me gjakun e tij të një dëshmori të kombit, të lirisë dhe të atdheut, duke i puth dhe duke i ujitur këto fusha e male me gjakun e tij dhe të shokve,  do ia fal më të shtrenjtën jetën atdheut dhe lirisë duke ra dëshmor më 23 qershor të vitit 2001 në fshatin Mateç.

Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Hotël të Komunës së Likovës ku pushon edhe dëshmori Asip Emrullau

Ra dëshmor për të mos vdekur asnjëherë Asip Emrullahu- Komandant Rrufeja.

Ai u varros me nderime të larta në fshatin e tij të lindjes Hotël të cilën aq shumë e deshti. Trupi i Dëshmorit të Kombit Asip Emrullahut- Komandant Rrufejës sot pushon në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Hotël të komunës së Likovës.

Dëshmori i kombit Asip Emërllai nga martesa e tij me Zejniaren si trashigimtarë dhe pasardhës të tij pas vete la dy djemtë e tij të cilët shumë i deshti e ata janë Irfani dhe Ajhani. Që sot bijtë e tij janë krenarë që patën një baba i cili ia fali gjakun dhe jetën atdheut dhe lirisë dhe u nderua me çmimin më të lartë që ekziston Dëshmor i Kombit.

Ai sa ishte gjallë gjatë jetës së tij kishte një përkushtim të posaçëm ndaj familjes së tij e sidomos ndaj edukimit të drejtë të djemve Irfanit dhe Ajhani që sot këta dy djem në shpirtin e tyre bartin një bujari, një krenari, një atdhetarizëm të trashëguar nga babai i tyre dëshmor Asip Emrullahut dhe nga familja e tyre atdhetare e të parëve.   

Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorit të Kombit Asip Emrullahut – Komandanrt Rrufejës!     

Le të mbetet i përjetshëm dhe i paharruar kujtimi për trimërinë e tij dhe për gjakun dhe jetën që ia fali lirisë dhe atdheut!

LAVDI!

* * * * *

Tri shkreptina një rrufe

Hije e zezë ka zënë atdheun
vendlindjen time dhe mëmëdheun
po ushtojnë male e fusha,
kushtrimin ka dhënë Karadaku e Tanusha.

UÇK-ja shtatin me rrethatore ka stolisur
amblemën me tri shkronja ka qëndisur
është tërbuar sllavi, gjaku i është prishur
ushtarët trima me gjak tokën kanë ujitur.

Armiku është armik 
dhe kurrë nuk bëhet mik,
jemi të fortë zjarr e çelik
për atdheun, nuk luajmë qerpik.

Shqiptari tokën me gjak ka la
kurrë për të pabesin besë nuk ka!
këto fjalë Asipi i thonte pa nda
kishte zemër të madhe, sa një kala.

Mos mendoni se vdes Ilirida
s,vdes shqiptari as shqiptaria,
për trojet e mia asnjëherë su bëra urë
atdheu mbetet atdhe, i huaji s'bëhet kurrë.

Emri yt Asip, ka lënë gjurmë e po lartësohet
ky emër, në faqet e lavdisë po shënohet.
gjith shqiptarët kanë një atdhe
tri shkreptina një Rrufe.

Zeqirja Latifi

 

MË THËRRET VATANI

Tek ngritet shqiponja larë me gjak
në maje të larta atje në Karadak,
ngrihet në këmbë Asip trimi
i thot nënës më thërret kushtrimi.

Më thërret nëna ime fusha e mali
pasha besën më thërret VATANI,
mi jep rrobat e ushtrisë sot ti veshi
edhe armët  fort në brez ti ngjeshi.

Trup e shpirt  për liri duhet tretur
për trojet e mia duhet vdekur,
eh, nëna ime sa më ka marr malli
atdheut gjakun  e jetën të ia fali.

Shpirti flakë nënë po më digjet
të shoh se si për liri e atdhe vdiset,
ta shoh si do bëhem dasmor i lirisë
në tokën time të ëmbël të Arbërisë.

Nehat Jahiu

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm