Menu

Ismet Jashari - Krenaria e Kombit Shqiptar

User Rating:  / 1
PoorBest 

Ismet Jashari (16.04.1967- 25.08.1998)

Shkruan: Nehat Jahiu - Me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shumë bijë dhe bija më të dashur dhe më të dashura do të radhiten në rradhat e kësaj ushtrie të lavdishme.Edhe shumë djemë, djemë shqiptarë të përndjekur nga regjimi sllav me të krisurit e pushkës së parë çlirimtare i thanë lamtumirën botës, botës perendimore dhe u rradhitën në radhët e UÇK-së. Njëri ndër ata bij dhe bija më të dashur të kombit ishte edhe Ismet Jashari. Ishte ai i cili ia ngriti lavdinë kësaj ushtrie të lavdishme, vendlindjes Orizares, familjes dhe mbarë popullit të tij.

Pra, marsi i pranverës më të bukur dhe më të dashur i viti 1998 do të jap trimin e lirisë. Ky kushtrim do të jepej nga pushka e legjendarit Adem Jasharit. Ky do të jetë kushtrimi-kushtimi i lirisë që do ti përgjigjen shumë djemë dhe vajza si nga vendi njashtu edhe nga mbarë trojet shqiptare e nga diaspora.

Ismet Jashari qysh si fëmijë në vendlindjen e tij në Orizare kishte filluar ta ndjejë në zemrën e tij të njomë një vuajtje të rëndë të robrisë së popullit të tij. Ismet Jashari u lind në fshatin Orizare, komuna e Likovës më 16 prill të viti 1967. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Pas kryerjes së tetëvjeçares Ismeti do të regjistrohet në shkollën e mesme të Kumanovës.

Ismet Jashari dhe Fatmir Limaj

Qysh në fillim të shkollimit të mesëm Ismeti do t'ju bie në sy pushtetit sllavo – maqedonas për ta quajtur ate si seperatist, nacionalist, irredentist.... e çfarë jo, për këtë Ismeti do të jetë ndaj këtij pushteti armik i përbetuar dhe gjithësesi duhej të përjashtohej nga bankat e kësaj shkolle. Pas përjashtimit nga shkolla e mesme e Kumanovës ai do të vazhdoj shkolllimin e mesëm në gjimnazin "Skënderbeu" të Preshevës.

Gjatë kësaj kohe Ismetit dita-ditës po i ngushtohej veprimtaria e tij patriotike duke u përcjellur çdo hap lëvizja e tij nga organet e sigurimit sllavo-maqedonas, kështu që në gusht të vitit 1989 detyrohet të migroj në Zvicërr për të vazhduar veprimtarinë e tij patriotike e atdhetare me shumë shokë tjerë të idealit që vepronin në emigracion. Në prill të vitit 1989, gjegjësisht më 19. 04. 1989 të mëngjesit kur u bë arrestimi i vëllait të tij Xhemajlit, atë ditë Ismeti nuk ishte në shtëpi, por ishte mysafir dhe posa informohet për këtë ngjarje ai më nuk do të kthehet në shtëpi. Disa ditë do të qëndroj nëpër miq që pastaj të niset për tek i vëllai i tij Murati në Zvicër. Ai derisa të mbaroj gjykimi i vëllait Xhemajlit me shokë – grup si anëtarë të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës nuk do të kërkoj azil. Në vjeshtë të këtij viti me vendim të shokëve të organizatës do të lajmërohet azil kërkues dhe organet zvicërrane e caktojnë në kantonin e Baselandit (BL), konkretisht në fshatin Gelterkinde. Ismet Jashari do të inkuadrohet (me vendim të organeve të organizatës) në këshillin e rethit të LPRK-së për kantonin Baselandit dhe më vonë nga shokët zgjidhet kryetarë i këtij këshilli. Ismeti në janar të vitit 1989 ishte fejuar me Habibe Myftari-Seferi nga Presheva. Në fund të dhjetorit të vitit 1989 Myftari sëbashku me të bijën Habibën shkoi në Zvicërr ku dhe Ismeti do të martohet me Habibën, ndërsa dasma do të bëhet në banesën e të vëlllait Muratit në Richterswil (Zh) me 31. 12. 1989.

Ismet Jashari me ushtarët e tij

Ismeti në Gelterkinden do të qëndrojë deri në mars të vitit 1993 dhe aty i lindin vajzat: Donika dhe Monika. Në mars të atij viti transferohet në fshatit Bubendorf (BL). Aty do ti lind vajza Marigona. Aty qëndron deri në fund të dhjetorit të vitit 1994. në janar të vitit 1995 transferohet në fshatin Moudon të kantonit Vaud (VD). Në Moudon do t'i lindin edhe dy vajza: Margarita dhe Arta. Më 10. 03. 1998 me shokë niset për Tiranë. Në Shqipëri takohen edhe me shumë shokë të ardhur nga Gjermania dhe vende tjera të Europës. Mbas disa ditëve hynë në Kosovë, në pjesë të tokave të Shqipërisë, atje ku ka pasur nevojë më së tepërmi për atdhetarë, për ata që kanë ditur të mendojnë vetëm shqip.

Se liria e një populli mund të fitohet vetëm me luftë do të shprehej shumë herë Ismeti nëpër shumë tubime e demostrata që do të mbahen nga bashkëatdhetarët tanë në diasporë. Dëshria e tij ishte gjithnjë më pak fjalë e më shumë vepër. Dhe kështu këtë dëshirë të kahëmotshme që e mbante në zemër do ta bëjë reale.

Pra, Ismeti do të jetë ai bir i atdheut dhe popullit që ndër të parët do të futet ndër radhët e bijve më të dashur të vendlindjes, atdheut, kombit, do të rreshtohet në radhët e luftëtarëve të lirisë. Do t'ju thotë lamtumirë të gjithëve me radhë: familjes, dhe më të dashurëve të tij pesë vajzave, shokëve dhe mbarë farefisit të tij... Do të përshëndetet me të gjithë ata që shumë i deshi dhe e deshën në Zvicër e gjetiu... I përshëndeti të gjithë për tu nisur nga Zvicra dhe për tu nisur drejtë tokës arbërore, në tokën stërgjyshërore, në tokën e tij të lashtë shekullore, sepse për të gjithnjë jetoi dhe veproi.

Ismet Jashari (16.04.1967- 25.08.1998)

Ishte pranvera me e dashur dhe më e lumtur për te, pranvera e vitit 1998 kur Ismet Jashari biri më i dashur i Orizarës së bashku me shumë shokë të tij të idealit do t'ia mësyjnë Kosovës së dashur, që do të vijnë dhe do të futem thellë në zonat e okupuara të Drenicës legjendare për ti thënë armikut sllav, kthehu mbrapa nga këto toka, se këto troje këto janë toka arbërore.

Ismeti me shokë do të jenë ata që do ti thonë armikut sllav se kurr ska qenë kjo tokë sllave dhe kurr e kurr ska për të qenë deri sa të jemi ne gjallë, o të vdekur.

Ky ishte trimi e lirisë, ishte ai që i dha shpresë e shpirt se gryka e Llapushës dhe mbarë trojet shqiptare kurr nuk munden të pushtohen nga hordhitë barbare sërbe. Ishte ky trim, ishte Ismet Jashari- Komandant Kumanova e shumë shokë tjerë. Këto trima të lirisë dhe shumë shokë tjerë do ti shohim kudo në Kosovë, kudo në tokën e tyre arbërore, do ti shohim kudo në Likoc, Drenoc, Lladrovc, Kleçkë, Jezerc, Qafë të Dulës, Malishevë, gjithëkund në Kosovë...

Ishin një, dy, tre. U bënë shumë. U bënë me mija e mija trima, trima të lirisë që nuk e kursyen më të shtrenjtën dhe më të dashurën jetën e tyre për liri, për atdhe...

Ishte liria që shumë e deshti Ismeti me shokë. Ishte ajo e domosdoshme për Ismet Jasharin – Kumanovën.

Gjithëkund ishte Kumanova, në flakë e barot, në mesin e shokëve, në mesin e popullatës. Ishte ky Ismet Jashari që u shëndrrua në një legjendë. Duke ra dëshmorë në altarin e lirisë më 25 gusht 1998 në një aksion të guximshëm duke luftuar ballë për ballë me kriminelët sërb, bie dëshmorë për të mbetur yll i pashurar i lirisë.

* * * * *

Përmendorja e Ismet Jasharit- Komandant Kumanovës në vendlindjen e tij, Orizare

TË KËRKONIM O TRIM

(Heroit të Kombit Ismet Jasharit- Komandant Kumanovës)

Të kërkonim nëpër male
nëpër shkrepa e livadhe
të kërkonim tek Drini në Bistricë.

Të kërkonim në Kaçanik- në Karadak
nëpër male gjithëkund në Gollak,
të kërkonim në Deçan- në Junik
në grykë të Caralevës – në Dugagjin.

Të kërkonim në male të Berishës
bashkë me dëshmorët e Drenicës,
të kërkonim në grykë të Llapushnikut
në maje të maleve të Pashtrikut.

Të kërkonim, komandant shumë
të kërkonim në çdo katund,
të kërkonim në Malishevë
fjalë e besë ishe gjithëkund.
Të kërkonim, të kërkonim natë e ditë
të kërkonim ty aty në konak në Luzhnicë,
të kërkonim në Therand në Shirokë
të kërkonim gjithkund në Kosovë.

Të kërkuam shumë e dikur të gjetëm
të thamë, o komandant kjo është Kleçka,
kjo është kleçka me djemtë e lirisë
në ballë u prinë ti, o vigan, o dëshmor
në ballë u prinë në altarin e lirisë.

Përmendorja e Ismet Jasharit – Komandant Kumanovës në Prizren

TË PASH TY

Të pash me sytë e mi
të pash o komandant ty,
të pash diku
pushkën në dorë e në gjoks të pash diku.

Të pash diku në kullë o trim
me trimat e lirisë kur dhe betim
të pash o bir i tokës sime
ty Ismet o rreze drite.

Të pash sëbashku me legjendarin
me korifeun Adem Jasharin
të pash diku në fushë e në male të pash në Kosovë
të pash se si lirisë i thurre kurorë.

Të pash o trim të pash nëpër beteja
në dorë shkabën amanet nga Bajram Curri
të pash kur të përqafoi Azem Bejta
të pash kur të valvitej e ngjyej flamuri.

Të pash o komandant me bijtë e kësaj toke
me trimat e bijat e kësaj loke
të pash në tym të pash në flakë
të pash kur Kosovën e puthe mu në ballë.

E sot përsëri po të shoh komandant prore
ballin lart në vendlindje- në Orizare
po të shoh komandant kokën lart përpjetë
armët në brezë sa bukur i paske ngjesh.

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm