Menu

Astrit Suli - Djaloshi që u flijua për lirinë e kombit

User Rating:  / 1
PoorBest 

Astrit Suli 1976-1999

Astrit (Hekuran) Suli, u lind më 15. 04. 1976 në fsahtain Luzaj komuna Lumas - Berat, me vendbanim në Kuçovë , ra dëshmor më 27. 05. 1999 në Gorozhup.

Portet i Astrit Sulit gdhendur në mermer në Lapidarin e dëshmorëve të UÇK-së nga brigade 128 e ZOP. Në Gorozhp – Has

Gjithçka që sot duhet të thuhet për jetën e Astritit, për familjen, për shkollimin, për veprimtarin e tij atdhetare, për rolin e tij si pjestar i Ushtris Çlirimtare në Kosovë, pastaj edhe si ushtar i Brigadës 128 të Zonës Operative të Pashtrikut, do ti thosha me pakë fjalë, që shpreh kuptimin e jetës së tij, që përmbanë lavdin mbi pavdekshmërin e tij. Astrit Suli ka dhënë jetën për liri dhe çlirimin e tokës shqiptare në Kosovën e pushtuar nga Serbia. Astriti la punën në Greqi për tu rreshtuar përkrah bashkëluftëtarëve në UÇK, ne emer te lirise, gjakut te perbashket e kombit me te njejtin emer. Shqipëria vendi ku e rriti dhe edukoi me motivet më të mira të shqiptarizmit, që kanë ushqyer historin ndër shekuj me zjarrin atdhetar. Si bashkëluftëtar në brigaden 128 të UÇK-së në ZOP e kam të vështirë të shprehu kujtimet për bashkëluftëtarin Astrit edhe pse ndjej një krenari që pata rastin ta njoh si ushtar në radhët e brigades ku ai u rreshtua me 15.04.1999, në komandën e Shtabit nr. 1. në Kukës ku aso kohe bëhej mobilizimi i përgjithshëm i luftëtarëve të UÇK-së për ta luftuar e dëbuar okupatorin serb përgjithnji nga Kosova. Nga shtabi i brigades për mobilizim të luftëtarëve të lirisë ishte caktuar oficeri Sali Saramati tashmë edhe ky dëshmorë. Saliu i jep të gjitha udhëzimet dhe rregullat ushtarake pasi kryen betimin e UÇK-së Astriti duke e pagëzuar për këtë veprim atdhetar duke i thënë se në radhët tona ka përplot luftëtar nga të gjitha trojet shqiptare si dhe nga diaspora. Në luftën çlirimtare janë shënuar ngjarje nga më të ndryshme, janë treguar trimëri të rralla si në kohën e kreshnikëve si nga ato vetijake dhe të përbashkëta, janë bërë sakrifica sublime e mbinjerëzore si kjo e Astritit, ka patur përjetime e dhembje të paimagjinueshme për mendjen njerëzore për ata që ranë në beteja, një gjë të tillë kishte patur edhe brigada 128 e UÇK-së. Më 22 maj 1999 Shtabi i Përgjithsjëm i UÇK-së i dha urdhër për sulm në hapsirën kufitare Drini i Bardhë – Pashtrik, brigades 128.në operacionin luftarak "SHIGJETA". Komanda e kësaj brigade hartoi planin strategjik luftarak për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar si vijë frontale ishte krahu i djatht Drini i Bardhë - Maja e Pashtrikut. Në, Gorozhup ishte përqëndruar komanda e brigades. Detyra kryesore e brigades ishte kapja e vijës Drinit të bardhë, pikat Vau i Morinës, Ura e Nashecit dhe Ura e Fshejtë, të cilën detyrë e realizuam me sukses. Në ditën e 22 majit Astriti në togën ku ai bënte pjesë ishin të pozicionuar në fshatin Mariq ku përkrahë tij ishin edhe bashkëluftëtarët e tij trima Aliriza Selmani nga Tetova dhe Flurim Rushiti nga Presheva, të cilët ishin në ballë të luftës ku luftohej makineria ushtarake e urryer serbe, lufta sa vinte e ashpërsohej por u përmbyll edhe një ditë luftimi i ashpër, por ditët në vijim luftimi vazhdoi edhë më i ashpër ku armiku vuri në përdorim gjithë arsenalin ushtarkak që posedonte, por luftëtarët e lirisë nuk jepeshin por vazhdonin sulmin pa u ndalur ku krismat e armëve dëgjoheshin nga Drini i bardhë e deri në Qafë Prush, armiku po lëshonte disa nga pozicionet luftarake si ato në lagjen e Jelliqëve, Binaj,Tejec, Milaj dhe Stajk, por nga largësia granatonte poziconet tona me tanke artilerie, minahedhës e kaqusha 32 tytëshe, Astriti me shok u dallua në këtë betejë ai pothuaja se luftonte më shumë në këmbë dhe shembullin e tij e ndiqnin edhe Alirizani e Flurimi, duke marshuar vetëm përpara duke lënë oficer e ushtar serb të vrarë e të plagosur, kështu erdhi dita e 27 majit ku oficer e ushtar të brigades tashmë ishin mësuar me krismat e armëve ku luftohej për jetë a vdekje, bijtë e shkinës ishin në tërheqje e panik, djemt e shqipës marshonin përpara, por për një çast në drejtimin ku luftonte Astriti me shok, pushuan armët, mësuam se ishin vrarë nga plumbat e armikut serb, njëkohësisht kishin rënë dëshmor, Astrit Suli dhe Alirizan Selmani, ishin plagosur ca të tjerë... Na kaploi një dhimbje e papërshkruar, njëkohësisht dhe një krenari për shqipet e lirisë... Ne vazhduam luftën pa u ndalur deri më 12 qershor 1999, kështu ne mbajtëm premtimin shokëve të rënë dhe ua morëm hakun shumfishë duke e larguar Serbin nga toka shqiptare...

Lapidari i dëshmorit të kombit - Astrit Suli 1976-1999

Atje, ne Pashtrik, balle per balle me forcat serbe, Astriti gjeti vetveten, gjeti ate altar te shenjte ku do te shkruante per jete emrin e vet, gjeti Pashtrikun ku do te donte te prehej ne emer te nje ideali te perjetshem, siç eshte liria e kombit. Mbase nuk do ta besonte as nena qe e kishte lindur, babai qe i gezohej burrerimit te birit, Astritit. Ai me 27 maj 1999 do te binte si deshmor i kombit ne radhet e UÇK-se, gjate nje beteje te ashper qe Brigada 128 sulmuese e UÇK-se zhvilloi ne malin e Pashtrikut, ne kufi me Hasin. Me 30 janar të vitit 2000 eshtrat e 24 vjeçarit nga Luzaj i komunes Lumas, me nderimet me te medha u percollen per ne varrezat e Deshmoreve te Kombit ne Berat. Ngritja e lapidarit të tij në Kuçovë është punuar nga skulptori Nezir Ago, portretin e dëshmorit të kombit Astrit Suli e kishn porositur bashkëluftëtarët e tij nga Kosova. Qindra ish-luftëtarë të UÇK-së nga vende të ndryshme të Kosovës, krerët e shoqatave të dala nga lufta, djali i komandantit legjendar të UÇK-ë Adem Jasharit, Lulzim Jashari, komandanti i Brigadës 128, Ruzhdi Saramati, eprorë të lartë të TMK-së, këshilltari i kryeministrit Çeku, Arif Muçolli, morën pjesë në zbulimin e bustit të dëshmorit nga rrethi i Beratit, Astrit Hekuran Suli i rënë në betejën e Garrazhubit, më 27 maj 1999.

Njëmbdhjetë vjet pas mbarimit të luftës në Kosovë, qeveria dhe partite duhej tu siguronin materialisht jetën prindërve dhe fëmijëve të dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës, si gjithkund në botë në fund të luftrave çlirimtare, por për fat të keq po ndodh e kundërta. Në tekstet e historiesë për shkolla të mesme, UÇK-së luftës së saj çlirimtare dhe dëshmorëve të kombit që nga legjenda Adem jashari e deri të Astrit Suli në këtë rast, u kushtohet deri në katër here më pak vend se partisë dhe udhëheheqies së saj, që e ka kundërshtuar këtë ushtri dhe luftë çlirimtare. Për këtë luftë çlirimtare ende nuk kemi vepra shkencore dhe filma artistik, siç kanë kroatët dhe boshnjakët.

Institucionet në Kosovë arsyetohen se nuk kanë mjete financiare! Ndërsa harxhojnë me miliona euro për rrogat e majme të deputetëve në Parlament, për karburante, telefonata, kokteje, dreka e darka, por nuk gjejnë mjete për veprat e dëshmorëve të rënë në luftën çlirimtare, për komandantin legjendar Adem Jasharin për bashkëluftëtarët e tij. Sigurisht se Astritit e dëshmorëve të tjerë nuk u duhen më as vepra shkencore e artistike, as filma dokumentar, as edhe këngë. Ata dëshmorët e rënë për lirin e atdheut, as nuk mund ti shohin, as nuk mund ti dëgjojnë më ato. Ata tashmë kanë hyrë në histori – në historinë e krenarisë kombëtare...

Lavdi e përjetshme dëshmorit të kombit Astrit Sulit,dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për liri dhe bashkim kombëtar.

*Autori i këtij shkrimi: ishte ish-bashkëluftëtar i Astritit dhe ish-zv.kom. i Brigadës 128 të UÇK-së në ZOP.

Avdi Ibrahimi
Me, 22.02.2010 Prizren

* * * * *

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm