Menu

Luftëtari Elfir Behrami - Nga Djal i mirë u bë Luftëtar i mirë!

User Rating:  / 1
PoorBest 

Elfir Behrami

Asnji here s'të harroj Elfir Behrami,

Vetëm tre vite na ndanin në moshë. Halla ime (Motra e Babës) ishte Halla e Elfir'it (Gruaja e Axhës), kjo ishte mundësija e mrekullueshme që u njoftëm nga koha fëmijrore e rinore, kemi kalu qaste të mrekullueshme dhe të paharruara me të dritshmin Elfir Behrami.

Befasi; ishe marsi i vitit 1998 kur ne studentët e UP'së dilnim ç'do ditë në demostrata në Prishtinë e që protestonim kundër dhunës e terrorit të milicisë serbiane. Turma e madhe e studentëve në Velani jo larg Villës Presidenciale të Presidentit Dr.Ibrahim Rugova, do identifikoja nga larg Elfir'in i cili ishte bashku me studentët, më befasoj për së miri gjesti i tij guximtarë që kishte ardhur në Prishtinë.

Nuk mundja ti bëja asnji shenjë që te ofroja apo t'i isha afër tij, por pas disa ditëve e takova në rrugë që shpije nga shtëpija ime dhe i tregova se të kam parë në mesin e studentëve, PO, më tha, dhe s'do ju ndahem, jam me juve. E falëmnderova për pjesmarrje!

Nuk harroj kurrë gjallërinë që kishte në shpirtin e tij. Ofensivat sebe të milicisë nuk ndaleshin në Dukagjin e Drenicë, edhe Llapi po përgatitej për luftë, një ditë qershori të vitit 1998 në qytetzën Krypimehë e takoj prap, Elfir'in i cili më pëshpëriti në veshtë e mij; shife atë kodrën lartë, fjala ishte për kodrën e mprehtë e cila e ndan regjionin e Llapit me të Shalës, atje me vrap po trupoj qe disa ditë, ku po kryej ushtrime ushtarake që të jam pjesë e UÇK'së, ishte i prerë në vendim, i urova suksese për vendimin guximtarë.

Më nuk e takova nga ajo ditë!

Luftëtari Elfir Behrami do arrinte suksese me talentin e tij, mendor e trupor, trupi i tij ishte atlet dhe kjo e bëri të ishte më i miri në njësin speciale të UÇK'së, duke luftu në shumë beteja me armikun, deri në ditën kur edhe do shëndërrohej i pavdekshëm, ishte 29 prilli viti 1999 në fushë betejë bjen dëshmor mes kodrave të Kaçandollit. Nga Djal i mirë u bë Luftëtar i mirë!

Në vendin e rënjës u nxhita dhe kujtova ç'do kohë që kalova me Elfir'in dhe ajo ditë ishte e dhimbëshme por edhe krenare.

Elfir Behrami ishte njëri ndër luftëtarët më të spikatur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe emri i tij prezenton shkollën e fshatit Metëhi, aty edhe ku kreu tetë vjeçarën.

Prindët dhe Familja Behrami i japën lirisë së Kosovës, më të shtrenjtin e zemrës së tyre!

Lavdi Elfir, kurrë s'të harroj!!!

Arsim Mulliqaj - Italy, 16 mars 2015

 



Komento artikullin!


Security code
Fresko kodin e sigurisë!

Autor të ndryshëm